33 urdhĂ«r-arreste pĂ«r kontrabandĂ«n e mbetjeve âDurrĂ«s-TajlandĂ«â
Prokuroria e Durrësit ka ndërmarrë një hap domethënës në hetimin e kontrabandës së mbetjeve të rrezikshme që kishin origjinë Shqipërinë rreth dy vite më parë, duke lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj drejtuesve të kompanive të përfshira dhe zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen mjedisore dhe doganore.
Ky Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« skandalin me jehonĂ«n mĂ« tĂ« madhe ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« ka njohur ndonjĂ«herĂ« ShqipĂ«ria sa i takon çështjeve tĂ« mjedisit. ĂĂ«shtja nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« ndjekur nĂ« vazhdimĂ«si nga Citizens.al me raportime tĂ« zgjeruara dhe dĂ«shminĂ« e plotĂ« se si u sinjalizua nĂ« fillim rasti.
Lexo: Dëshmia e plotë e Jim Puckett për mbetjet toksike
Hetimi, bazuar në ekspertimet që tashmë kanë konfirmuar natyrën e rrezikshme të mbetjeve industriale, zbuloi se sasia prej mbi 2,800 tonë mbetjeje e dërguar në mënyrë të dyshimtë përmes 102 kontejnerësh drejt Tajlandës u eksportua në shkelje të ligjit mjedisor dhe procedurave doganore.
Ekspertimi i kryer â me vonesa shqetĂ«suese â nĂ« Itali i klasifikoi kĂ«to mbetje si pluhur me pĂ«rmbajtje tĂ« lartĂ« metalike dhe substancash tĂ« dĂ«mshme tĂ« ardhura nga furrat industriale (kategoria EAFD).
Sipas njoftimit zyrtar, masat e sigurisĂ« pĂ«rfshijnĂ« drejtues dhe punonjĂ«s tĂ« kompanive âKĂŒrĂŒm Internationalâ dhe âSokolaj shpkâ, zyrtarĂ« publikĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« institucioneve qĂ« kishin detyrĂ« kontrollin mjedisor dhe doganor nĂ« Portin e DurrĂ«sit.
Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, transport të paligjshëm, kontrabandë dhe pastrim parash.
Nga alarmi ndërkombëtar te konkretizimi i hetimeve
Rasti u bë publik në vitin 2024, kur autoritetet tajlandeze refuzuan ngarkesën dhe kthyen mbetjet në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare për hetime transparente dhe të pavarura.
Citizens.al raportoi se mbetjet e kthyera përfunduan në Porto Romano, ndërsa institucionet shqiptare shmangën për muaj me radhë dhënien e informacionit mbi përbërjen e tyre dhe përgjegjësitë ligjore.
Në mars 2025, Citizens.al publikoi dëshminë e Jim Puckett, drejtues i Basel Action Network (BAN), i cili paralajmëroi se Shqipëria po shfaqte shenjat e një skeme trafiku mbetjesh, pasi ky mund të mos ishte një rast i izoluar.
Puckett akuzoi autoritetet shqiptare për zvarritje të hetimeve dhe mungesë vullneti për të ndjekur zinxhirin e plotë të përgjegjësisë, përfshirë aktorët shtetërorë.
Lexo: âShqipĂ«ria po zvarrit hetimet pĂ«r kontrabandĂ«n e mbetjeve toksikeâ
Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, miratoi më 3 shkurt 2026, rreth dy vite më vonë, 33 masa sigurie: 26 me burg dhe 7 me arrest shtëpie.
Sipas prokurorisë, kontrabanda u mundësua përmes falsifikimit të dokumenteve, shmangies së kontrolleve mjedisore dhe doganore përmes lejeve të dhëna në shkelje të ligjit.
Në fokus të hetimit janë vënë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), Doganës së Durrësit dhe struktura të përfshira në administrimin e portit.
Mes të arrestuarve janë drejtuesja aktuale e AKM-së, Marjeta Përlala, ish-drejtuesja Arta Dollani dhe tre punonjës nga sektori i lejeve të kësaj agjencie.
Gjithashtu janë arrestuar pesë punonjës të Doganës së Durrësit, dy inspektorë të Autoritetit Portual, administratori dhe dy punonjës të koncesionarit që operon terminalin lindor të portit.
Nga kompanitĂ« e pĂ«rfshira, Ă«shtĂ« kĂ«rkuar arrestimi i administratorĂ«ve tĂ« KĂŒrĂŒm, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai KĂŒrĂŒm, si dhe katĂ«r drejtorĂ«ve pĂ«rgjegjĂ«s tĂ« sektorit tĂ« mjedisit, prodhimit, transportit dhe shitjeve tĂ« saj.
Nga âSokolaj shpkâ janĂ« arrestuar pronarĂ«t Gjovana dhe Doni Sokolaj, si dhe kontabilistja e kompanisĂ«. Paralelisht Ă«shtĂ« kĂ«rkuar arrestimi edhe i zotĂ«ruesve, administratorĂ«ve dhe punonjĂ«sve tĂ« disa kompanive ndĂ«rmjetĂ«se si âBajrami Nâ, âJoti Speditionâ dhe âAlliance Resourceâ.
Citizens.al pati raportuar më herët për heshtjen njëvjeçare të Prokurorisë së Durrësit, duke ngritur dyshime për mungesë transparence dhe llogaridhënie në një çështje me pasoja të rënda mjedisore dhe shëndetësore.
Argumenti kryesor lidhej me zvarritjen e kryerjes së analizave të ngarkesës së 102 kontejnerëve, të cilat ishin provuar më parë në Tajlandë se përmbanin lëndë të rrezikshme.
Lexo: Një vit heshtje nga Prokuroria për kontrabandën me mbetje të rrezikshme
Lëshimi i 33 urdhër-arresteve shënon zhvillimin më të rëndësishëm për zbardhjen e kësaj çështjeje, por ajo nuk i jep fund pikëpyetjeve mbi rastin, rolin e institucioneve, kontrollin real dhe mbi të gjitha propagandën.
Gjithashtu vĂ« nĂ« diskutim njĂ« çështje tjetĂ«r: ĂfarĂ« do tĂ« bĂ«het me ngarkesĂ«n? Ku do tĂ« vendoset pĂ«rfundimisht ajo dhe si do tĂ« veprohet me tĂ«, nĂ«se do tĂ« duhet tĂ« asgjĂ«sohet?
Kujtojmë se qeveria e mohoi kategorikisht kontrabandën në fjalë dhe dha informacione për të vetëm pasi çështja mori jehonë ndërkombëtare.
TashmĂ« rasti mbetet njĂ« test pĂ«r drejtĂ«sinĂ« shqiptare, e cila ka bĂ«rĂ« hapa tĂ« konsiderueshme me strukturat e reja â Struktura e Posacme Anti-Korrupsion â por qĂ« mbetet tâi tregojĂ« konkretisht nĂ«se i ka fituar tĂ« plota standardet e drejtĂ«sisĂ«.
Lexoni gjithashtu:
- Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete
- Fitime në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet
- Bankers Petroleum nën hetim: Dyshohet se për 20 vite shmangu taksat
The post 33 urdhĂ«r-arreste pĂ«r kontrabandĂ«n e mbetjeve âDurrĂ«s-TajlandĂ«â appeared first on Citizens.al.
