Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/- Shqipëria dhe kultura e saj do të jenë kryefjalë të jetës kulturore në qytetin Shamberi (Chambéry) të Francës për vitin 2026.

Falë partneritetit dhe miqësisë së krijuar qysh prej vitit 2022 midis qyteteve të Shamberisë dhe Korçës, një program special do t’i kushtohet këtë vit kulturës, arteve, muzikës dhe letrave shqipe.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Shambari ku një ndër ngjarjet kyç të kësaj stine kulturore shqiptare do të jetë ekspozita “Ikona të Shqipërisë”, që do të zhvillohet nga maji deri në nëntor në Muzeun e Arteve të Bukura të Shamberisë.

Në këtë ekspozitë do të shfaqen 45 vepra arti të rëndësishme nga trashëgimia kombëtare e Shqipërisë së shekujve XIV deri në XX, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Krahas kësaj ekspozite do të mbahen edhe evente të tjera si konferenca si pjesë e Muajit të Evropës, prania e partnerëve shqiptarë në Tregun e Kontinenteve, pjesëmarrja e artistëve dhe grupeve folklorike nga Korça në Festivalin e Kulturave Botërore, si dhe projekte krijimi artistik dhe teatral që bashkojnë të rinj dhe profesionistë nga të dy vendet.

Lidhja midis Korçës dhe Francës është historike dhe veçanërisht e fortë. E quajtur “Parisi i Vogël” për të kaluarën e saj frankofone, Korça është e njohur për traditën dhe dinamizmin e saj kulturor, arkitekturën dhe rolin e saj historik në zgjimin kombëtar shqiptar.

Midis dy luftërave botërore, Liceu Francez në Korçë ishte djep i elitave intelektuale dhe kulturore shqiptare, dhe kujtimi i tij do të ringjallet me hapjen së afërmi të liceut të ri franko-shqiptar të Korçës, projekt i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës me sytë nga shkencat dhe e ardhmja. /a.g/

https://www.chambery.fr/349-korca-en-albanie.htm?fbclid=IwY2xjawP2b41leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFZRXduNGRESU1vSGJZNHNXc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHsmRVQwFMy1OzxOhKc26k_MAQ-O0s6ZJ4Y5xbZ6gKMYX50v-ks4J4MmP84tx_aem_WWC4uE3mHerxV-h_EcVL7g

The post Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shambari të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit në Hagë

PRISHTINË, 9 shkurt/ATSH/- Sot nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ky vit pritet të jetë vendimtar për katërshen e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës./KosovaPress/

The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murali i Maria Callas në Kalamatë shpallet “Murali më i Mirë në Botë 2025”

9 February 2026 at 08:35

KALAMATË, 9 shkurt/ATSH/ – Një mural gjigant që nderon legjendën e operës Maria Callas në qytetin jugor të Kalamatës është shpallur murali më i mirë në botë për vitin 2025 nga platforma ndërkombëtare e artit urban Street Art Cities.

Vepra monumentale, realizuar nga artisti vizual grek Kleomenis Kostopoulos (KLE), mbulon të gjithë lartësinë e një ndërtese banimi në rrugën Aristomenous dhe është shndërruar shpejt në një nga simbolet më të dallueshme të qytetit.

Murali u porosit nga Bashkia e Kalamatës, si pjesë e nismave për t’i dhënë qendrës së qytetit një frymë të re përmes artit publik bashkëkohor. Që nga përfundimi, ai ka tërhequr vëmendje të pandërprerë nga banorët e turistët, duke qarkulluar gjerësisht në komunitetet e udhëtimit dhe artit.

Street Art Cities e përshkroi projektin si një vepër që “përqafoi fasadën e një ndërtese të tërë, me synimin për të sjellë pak poezi, ngjyra dhe imagjinatë në zemër të qytetit.” Portreti i Callas, i rrethuar me degë, zogj dhe fruta, simbolizon lidhjen e njeriut me natyrën – një marrëdhënie që mbetet e fortë në rajonin e Messinisë dhe sidomos në Kalamatë.

Në një postim në rrjetet sociale, artisti falënderoi të gjithë ata që mbështetën veprën, duke e cilësuar këtë vlerësim si një arritje kolektive.

“Vazhdoj me të njëjtin guxim, besim dhe vizion për një hapësirë publike që i përket të gjithëve,” shkroi ai, duke shtuar se shpreson të kontribuojë në një kulturë bashkëkohore greke “që ia vlen të duash dhe të ndash.”

Për më tepër, autoritetet vendore e kanë cilësuar muralin një histori suksesi të transformimit urban dhe një shembull të mënyrës sesi arti publik kthen një hapësirë të zakonshme në një pikë referimi kulturore që promovon identitetin e qytetit në mbarë botën.

The post Murali i Maria Callas në Kalamatë shpallet “Murali më i Mirë në Botë 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimet: Muzika klasike përmirëson përqendrimin – rikthehet “Efekti Mozart”

9 February 2026 at 08:28

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – Një sërë studimesh të viteve të fundit po rikthejnë vëmendjen te ideja se muzika klasike mund të përmirësojë ndjeshëm përqendrimin, duke ringjallur edhe një herë debatin rreth të ashtuquajturit “Efekti Mozart” – fenomeni sipas të cilit dëgjimi i veprave të kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart ndihmon në aktivizimin e zonave të trurit që lidhen me të mësuarit dhe fokusin.

Sipas specialistëve, ritmet e rregullta, harmonitë e pastra dhe mungesa e shpërqendrimeve vokale janë ndër faktorët që e bëjnë muzikën klasike një mjet efektiv për të rritur vëmendjen, sidomos gjatë studimit apo punës intelektuale.

Ekspertët theksojnë se dëgjimi i kompozimeve të qeta, si sonata apo adagio, ndihmon në uljen e stresit dhe në rritjen e kapacitetit të përpunimit të informacionit.

“Ndonjëherë, për të menduar më mirë, mjafton të dëgjosh më mirë” – shprehen studiuesit, duke nënvizuar se muzika e zgjedhur me kujdes mund të shndërrohet në një aleat të rëndësishëm të produktivitetit dhe mirëqenies mendore.

The post Studimet: Muzika klasike përmirëson përqendrimin – rikthehet “Efekti Mozart” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 09.02.2026

9 February 2026 at 07:37

SIDNEJ (Australi) – Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton vendin, pas të shtënave në Bondi Beach.

HONG KONG (Kinë) – Dënimi i ish-manjatit pro demokracisë Jimmy Lai, i shpallur fajtor për kryengritje dhe bashkëpunim me fuqitë e huaja.

KARIWA (Japoni) – Rinisja e një reaktori në centralin bërthamor Kashiwazaki-Kariwa, më i madhi në botë, i cili u mbyll në vitin 2011.

HAGË (Holandë) – Argumentet përfundimtare në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

PARIS (Francë) – Rinisja e reaktorit bërthamor Flamanville EPR2 është planifikuar pas incidenteve të lidhura me stuhinë ”Goretti”.

PARIS (Francë) – “Jelekverdhët” – Nëntë oficerë policie kundër trazirave në gjyq për dhunë në një ”Burger King” në vitin 2018.

NICE (Francë) – ”EasyJet” do të prezantojë ofertën e saj të fluturimit për në Mbretërinë e Bashkuar.

STRASBURG (Francë) – BQE – Presidentja Christine Lagarde i drejtohet Parlamentit Evropian gjatë një debati mbi BE-në dhe aktivitetet e bankës qendrore.

MINNEAPOLIS (Shtetet e Bashkuara) – Gazetari Don Lemon paraqitet në gjykatë pas arrestimit të tij gjatë protestave kundër operacioneve antimigratore.

MILANO – Lojërat Olimpike Dimërore./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 09.02.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shi me intensitet të ulët paradite, nga mesdita alternime kthjellimesh

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor duke mbetur prezente në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100 metra në verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Shi me intensitet të ulët paradite, nga mesdita alternime kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 8 February 2026Agjencia Telegrafike Shqiptare

Karateistja shqiptare medalje të argjendtë në Europianin e Qipros

TIRANË, 8 shkurt /ATSh/ Kombëtarja shqiptare e karatesë ka fituar sot medaljen e dytë në Kampionatin Europian në Limasol (Qipro), medalje që erdhi nga sportistja Lanika Rexhepi.

Federata Shqiptare e Karatesë njoftoi se Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Europës në kategorinë Cadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21.

Vajza nga Kosova, e cila garon për Shqipërinë, arriti të fitonte medalje argjendi në kategorinë e kadetëve për peshat +61 kg. Rexhepi spikati me paraqitjet e saj, teksa kaloi me radhë duelet, duke nisur me fitore 8-0 ndaj Malit të Zi, për të vijuar me të njëjtin rezultat edhe ndaj Gjeorgjisë, më pas 6-1 kundër Francës dhe 3-0 përballë Italisë.

Lanika Rexhepi u ndal vetëm në finale, pasi humbi 0-1 me rivalen nga Portugalia, pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Suksesi i parë për Shqipërinë erdhi ditën e shtunë nga Neevis Hasani, i cili fitoi medaljen e bronzit në kategorinë e kadetëve për peshat -52 kg. Një rezultat historik që vjen nga karateisti i talentuar i Tiranës, i cili prej 5 vitesh stërvitet në shtëpinë bardheblu nën drejtimin e trajnerit Bekim Basha.

Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në Europianin e karatesë me 14 sportistë, të drejtuar nga trajnerët Mirandi Backa, Lirim Dedej dhe Jetmir Rexhepi.

Kombëtarja shqiptare e karatesë ka marrë pjesë në Kampionatin Europian në Limasol të Qipros, duke shënuar rezultate të rëndësishme, me dy medalje të fituara në kompeticionin ku garonin rreth 1195 sportistë nga 46 shtete.

medalistet shqiptare ne larate ne Europianin e Qipros
1 nga 6

The post Karateistja shqiptare medalje të argjendtë në Europianin e Qipros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DOHA – Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj

8 February 2026 at 17:54

DOHA, 8 shkurt /ATSH-ANA/ – Duke folur në një konferencë në Doha, udhëheqësi i Hamasit Khaled Mashaal deklaroi se organizata terroriste nuk do të heqë dorë nga armët e saj dhe as nuk do të pranojë ndërhyrjen e huaj në Gaza, duke hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

“Kriminalizimi i rezistencës, i armëve të saj dhe i atyre që e kryen atë është diçka që nuk mund ta pranojmë”, tha Mashaal.

Ai i bëri thirrje Bordit të Paqes të miratojë një ”qasje të ekuilibruar” që lejon rindërtimin e Gazës dhe rrjedhën e ndihmës, duke paralajmëruar se Hamasi “nuk do të pranojë sundimin e huaj”. /os/

The post DOHA – Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë më 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

PRISHTINË, 8 shkurt /ATSh/ Platforma “Liria ka Emër” u bëri thirrje kryetarëve të komunave, përfshirë ata që tashmë kanë shprehur gatishmëri dhe mbështetje, që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”, e cila do të mbahet në Prishtinë.

Ata ftuan gjithashtu qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në këtë marsh madhor, para se të jepet fjala përfundimtare në Hagë, për të dëshmuar, siç u shprehën, për historinë e Kosovës dhe sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media përfaqësuesi i Platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli Kosova ndodhet në javën e fundit para një vendimi historik, pasi më 9 të këtij muaji nis faza finale e gjykimit në Hagë, e cila ka rëndësi jo vetëm juridike, por edhe morale, historike dhe politike për vendin. Ai theksoi se kjo javë nuk është vetëm afat procedural, por koha kur po afrohet fjala e fundit dhe kur Kosova po vëzhgohet nga e gjithë bota.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre institucional janë dëshmi se kjo çështje po trajtohet me seriozitetin më të madh dhe përgjegjësi që e meriton. Ftojmë edhe kryetarët e tjerë të komunave që  të përfshihen në këtë mision kombëtar dhe patriotik duke dhënë kontributin e tyre në një moment vendimtar për dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Jemi në javën e fundit para një vendimi historik, me datën 9 të këtij muaj nis faza finale e gjykimit në Hagë, një fazë që nuk ka peshë vetëm juridike por edhe morale historike dhe politike për vendin tonë. Kjo javë nuk është thjeshtë një afat procedural, është java kur fjala e fundit po afrohet. Është java kur Kosova po shihet dhe po gjykohet në sytë e botës. Në këto momente heshtja nuk është neutralitet, është mungesë qëndrimi. Prandaj, “Liria ka Emër”, njofton dhe fton qytetarët në marshin më të madh që ka pasur ndonjëherë vendi ynë, një marsh qytetarë, paqësor e dinjitoz dhe gjithëpërfshirës. Një marsh për drejtësi dhe jo politikë, një marsh jo kundër dikujt, por për dinjitetin e Kosovës, për të vërtetën dhe për respektimin e sakrificës mbi të cilën është ndërtuar liria jonë”, tha Tasholli.

Pesë protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë organizuar vitin e kaluar nga kategoritë e dala nga lufta. Në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup, me mijëra shqiptarë protestuan me thirrje “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Protestë tjetër do të mbahet në Prishtinë në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të hënën nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dje Rexhep Selimit. /KosovaPress/

The post Protestë më 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Milano Cortina 2026, pretendetja Lindsey Vonn dëmtohet gjatë garës së zbritjes së lirë

TIRANË, 8 shkurt /ATSh- ANSA/ Ëndrra e skiatores amerikane Lindsey Vonn për medalje në Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026 mori fund, vetëm një javë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Kampionia amerikane në ski, një nga favoritet për medaljen e artë, humbi kontrollin vetëm pak sekonda pas nisjes sot në garën e zbritjes së lirë për femra, duke u përplasur me forcë në tokë, para pikës së parë të ndërmjetme të pistës.

Të gjithë pjesëmarrësit që ndiqnin garat ranë në heshtje për një minutë dhe trajneri Aksel Lund Svindal dukej shumë i shqetësuar, teksa në pistë dëgjoheshin vetëm rënkimet e skiatores së dëmtuar. Gara u ndal për më shumë se 10 minuta përpara se Vonn të transportohej me helikopter për në spitalin olimpik Codivilla në Cortina për kontrolle mjekësore. Dhe teksa helikopteri ngrihej në fluturim të pranishmit shpërthyen në duartrokitje inkurajuese për amerikanen.

Skiatorja amerikane Vonn ka qenë shumë herë e pafat, pasi u është nënshtruar dhjetëra operacioneve gjatë karrierës së saj në ski.

The post Milano Cortina 2026, pretendetja Lindsey Vonn dëmtohet gjatë garës së zbritjes së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN -Nobelistja për Paqen, Mohammadi, dënohet me gjashtë vjet burg

8 February 2026 at 16:57

TEHERAN, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, është dënuar me gjashtë vjet burg në Iran, njoftoi avokati i saj. (…vijon)

The post IRAN -Nobelistja për Paqen, Mohammadi, dënohet me gjashtë vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legjionarët Ajeti dhe Seferi protagonistë absolutë në fitoren e ekipit turk

TIRANË, 8 shkurt /ATSh/ Legjionarët kuqezinj Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi ishin protagonistë absolutë në fitoren e ekipit të tyre ditën e sotme.

Jo vetëm Arlind Ajeti, i cili shënoi sot një dygolësh (12’ e 43’), por te Bodrumspor po shkëlqen edhe Taulant Seferi, i cili po kalon një sezon fantastik. Sot shënoi dhe asistoi për ekipin e tij në transfertën e Adana Demirspor. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në minutën e 76-të në sfidën në transfertë ndaj Demirspor, takim ky i fituar 0-5.

Seferi asistoi fillimisht në minutën e 69-të, më pas realizoi golin e tij vetëm shtatë minuta më vonë. Kështu tashmë është në kuotën e 13 golave dhe pesë asistimeve në Ligën e Parë turke, ndërsa janë 23 paraqitje nga ana e tij.

Ndërkohë dhe pse qendërsulmues, Seferi po shkëlqen edhe në krahun e majtë. Ish-lojtari i Tiranës nuk mori ftesë nga Kombëtarja në vitin 2025.

Bodrumspor është me pretendime në kategorinë e dytë për nga rëndësia. Klubi ku Seferi është kryefjalë, synon ngjitjen në elitën turke të futbollit.

29-vjeçari Seferi ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe numëron 4 asiste. Seferi u transferua te Bodrumspor në gusht të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në 2027-tën.

The post Legjionarët Ajeti dhe Seferi protagonistë absolutë në fitoren e ekipit turk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryeministrit Starmer

8 February 2026 at 16:17

LONDER, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, Morgan McSweeney, ka dhënë dorëheqjen pas presionit për çështjen Mandelson.

McSweeney është identifikuar gjerësisht si personi që shtyu përpara emërimin e Peter Mandelson si ambasador i SHBA-së.

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me dosjet Epstein, kritikat janë shtuar ndaj Starmer dhe gjykimit të tij në lidhje me emërimin e Mandelson në postin më të lartë diplomatik.

Sipas thashethemeve dhe raporteve të shtypit në Mbretërinë e Bashkuar, McSweeney, një mik i Mandelson, duket se ka shtyrë përpara që ai të merrte punën. /os/

The post BM – Jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryeministrit Starmer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda: Goditja pa kompromis e armëmbajtjes pa leje, në fokus të Policisë së Shtetit

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, shprehu sot vlerësimin për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për operacionet e  suksesshme që po zhvillon në goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes dhe mbajtjes së tyre pa leje në territorin e Tiranës.

Në një reagim në kuadër të operacionit “Barriera” ku u sekuestruan 12 pistoleta “Glock” me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27‑vjeçar nga Kosova, Proda tha se “ky operacion si dhe operacionet dhe goditjet e realizuara përgjatë vitit 2025 dhe në fillim të këtij viti, janë dëshmi e një pune të mirorganizuar, profesionale, hetimore dhe operacionale, e strukturave të DVP Tiranë”.

Gjithashtu, vijoi Proda, konfirmojnë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ligjzbatues, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në funksion të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Proda tha se armët e zjarrit janë mjeti kryesor për kryerjen e veprave penale dhe përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike.

“Parandalimi dhe goditja e tyre mbetet një prioritet absolut i Policisë së Shtetit, në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve. Sjell në vëmendjen tuaj se gjatë vitit 2026, goditja pa kompromis e armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë kriminale të lidhur me to, do të jetë një nga fokuset kryesore të punës së Policisë së Shtetit në të gjitha qarqet e vendit”, nënvizoi Proda.

Proda inkurajoi forcat e policisë që të vazhdojnë punën me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, në shërbim të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

/k.s/r.e/

The post Proda: Goditja pa kompromis e armëmbajtjes pa leje, në fokus të Policisë së Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti.

Në një reagim lidhur me një kronikë televizive për këtë memorial, Gonxhja tha se “Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative të përmasave ndërkombëtare. Një bashkëpunim strategjik mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), falë përkrahjes nga partnerë evropianë, do të sjellë nga kjo pranverë një frymë të re në zemër të trashëgimisë sonë”.

Sipas Gonxhes, ky projekt ambicioz i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do ta shndërrojë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë.

Ky destinacion i ri kulturor do të përfshijë rezidenca artistike dhe shkëmbime, ku artistë e studentë francezë dhe shqiptarë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor. Itinerari i Gjurmëve Fishtjane është si një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivën e jashtëzakonshme të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

“Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe institucione ndërkombëtare, por edhe me promotorët lokalë e agroturizmat e zonës, ky projekt do të kthejë edhe vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itenerareve historike të Lezhës. Me mbylljen këtë janar të proceseve të kolaudimit, regjistrimit dhe kalimit në administrim, në mars pritet të nisë zbatimi dhe jetësimi i projektit”, theksoi Gonxhja.

Shtëpia-muze dhe Memoriali i at Gjergj Fishtës ndodhen në fshatin Fishtë (Lezhë), në vendlindjen e poetit, atdhetarit dhe figurës madhore të kulturës shqiptare, at Gjergj Fishta, autor i veprës epike “Lahuta e Malcis”.

Shtëpia-muze ruan objekte personale, dorëshkrime dhe dokumente të rëndësishme që pasqyrojnë jetën dhe veprën e Fishtës, duke shërbyer si një qendër reflektimi për letërsinë dhe identitetin kombëtar.

Memoriali i at Gjergj Fishtës, i ndërtuar mbi truallin e kullës ku ai lindi, është pjesë e projektit “Gjurmë Fishtane” dhe përfshin 12 pika pelegrinazhi që rrëfejnë historinë, kontributin dhe ndikimin e tij në kulturën shqiptare.

/k.s/r.e/

The post Gonxhja: Memoriali i Fishtës do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshihet në konflikt një avokat, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Policia e Shtetit informoi sot se shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në qytetin e Vlorës një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas Policisë konflikti nisi rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do të furnizonte automjetin.

Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/k.s/r.e/

The post Përfshihet në konflikt një avokat, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: SHBA po propozon që Rusia dhe Ukraina ta përfundojnë luftën “deri në fillim të kësaj vere”

8 February 2026 at 15:22

KIEV, 8 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se SHBA-ja po propozon që Moska dhe Kievi t’i japin fund luftës gati 4-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës “deri në fillim të kësaj vere.

“Amerikanët po propozojnë që palët ta përfundojnë luftën deri në fillim të kësaj vere dhe me gjasë do të ushtrojnë presion ndaj palëve sipas këtij afati”, tha Zelenskyy për gazetarët.

Sipas mediave ukrainase, Zelensky tha se pala ukrainase e kupton se “çështjet e brendshme” në SHBA kanë ndikim në këtë afat dhe se beson se ky afat lidhet me fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ndërmjetme në SHBA më vonë gjatë këtij viti.

Ai shtoi se SHBA ka propozuar të presë për herë të parë një takim mes ekipeve negociuese ruse dhe ukrainase, duke shtuar se ky takim pritet të mbahet “ndoshta në Miami, brenda një jave”.

Më tej, presidenti ukrainas tha se SHBA-ja ka sugjeruar që Rusia dhe Ukraina të mbështesin sërish nismën e presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke shtuar se Kievi e ka konfirmuar mbështetjen e tij, ndërsa Moska ende jo.

Deklaratat e presidentit ukrainas pasojnë negociatat dyditore mes Moskës, Kievit dhe Washingtonit në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 4 dhe5 shkurt, pas të cilave Rusia dhe Ukraina realizuan shkëmbimin e parë të të burgosurve pas pesë muajsh.

Para këtyre negociatave të zhvilluara këtë javë, një raund fillestar bisedimesh trepalëshe u mbajt më 23 dhe 24 janar, gjithashtu në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.   /os/

The post KIEV – Zelensky: SHBA po propozon që Rusia dhe Ukraina ta përfundojnë luftën “deri në fillim të kësaj vere” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë

8 February 2026 at 14:39

KOPENHAGE, 8 shkurt /ATSH/ – Fëmijët kalojnë orë të tëra të lidhur me telefonat e tyre celularë dhe rrezikojnë të bëhen të varur nga kjo teknologji, shkruan corriere.it.

Ka gjithnjë e më pak hapësirë ​​në jetët e tyre për lojëra në natyrë, dhe tastiera e telefonit inteligjent duket se është bërë forma e vetme e argëtimit.

Si mund ta përmbysim këtë trend?

Sipas Jessica Alexander, psikologe, eksperte arsimore, ku sipas saj “metoda daneze për rritjen e fëmijëve të lumtur mbetet metoda më e mirë për ti larguar ata nga kjo vatësi”.

Metoda daneze për t’i shkëputur fëmijët nga smartfoni quhet shpesh “kutia e telefonave” dhe bazohet te rregullat e përbashkëta + shembulli i prindërve.

Është shumë e thjeshtë dhe funksionon sepse bëhet normë familjare, jo ndëshkim.

Si funksionon metoda daneze

Në shtëpi vendoset një kuti ose vend i përbashkët. Në orare të caktuara të gjithë (edhe prindërit) i lënë telefonat aty zakonisht: gjatë vakteve, pas shkollës për 1–2 orë dhe në mbrëmje pas një ore të caktuar

Rregulli kryesor: Prindërit japin shembullin

Nëse telefoni ndalohet për fëmijën, ndalohet edhe për të rriturit.

Çfarë bëjnë fëmijët në vend të telefonit

  • lojëra tavoline
  • sport ose shëtitje
  • lexim
  • biseda familjare
  • aktivitete kreative (vizatim, ndërtim, muzikë)
  • Pse funksionon në Danimarkë
  • Nuk përdoret ndalim i ashpër
  • Fëmija ndihet pjesë e vendimit
  • Nuk krijon stres apo rebelim
  • Forcon lidhjen familjare    /os/

The post FOKUS – Metoda daneze që ndihmon fëmijët të shkëputen nga telefonat celularë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik armësh nga Kosova, arrestohet 27-vjeçari

TIRANË, 8 shkurt /ATSh/ Policia e Tiranës ka goditur ditën e sotme një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta “Glock” me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27‑vjeçar nga Kosova.

Aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta “Glock”, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12.

Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e “Freskut”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

The post Trafik armësh nga Kosova, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë

8 February 2026 at 13:47

KALIFORNI, 8 shkurt /ATSH/ – Kur sateliti rus që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë manovroi në afërsi të një sateliti amerikan qershorin e vitit të kaluar, ishte lëvizja e fundit e një loje të rrezikshme sikur “e maces me miun” në hapësirë.

Cosmos 2558 është parë duke e ndjekur satelit USA 326 që kur sateliti rus u lansua në hapësirë më 2022. Por, tani ai doli me një befasi, duke lëshuar një modul më të vogël që nisi të lëvizte edhe më afër satelitit amerikan.

“Kjo është hera e dytë që kemi parë një veprim të tillë nga pala ruse”, tha DeAnna Burt, e cila në kohën e incidentit ishte drejtoreshë për operacione në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

“Keni një satelit që ka brenda tij një satelit tjetër, për të cilin ne besojmë se është një mjet KK apo Kinetic Kill, i cili do të mund të lëvizë dhe të takohet me një satelit tjetër dhe potencialisht mund ta dëmtojë atë ose ta fotografojë apo të kryejë veprime të ndryshme”, shtoi ajo.

Burt doli në pension në tetor të vitit 2025 dhe foli për Radion Evropa e Lirë gjatë një vizite në Pragë, të organizuar nga Instituti Aspen. Në një intervistë më 30 janar, ajo diskutoi për kërcënimet ndaj satelitëve nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, si dhe për një konflikt ‘në hije’ që tashmë po zhvillohet që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia nisi më 2022.

Takimet e rrezikshme në hapësirë

“Kemi parë atë që ne do ta quanim operacione afrimi dhe takimi, që do të thotë… fluturim rreth e rrotull dhe vëzhgim i satelitit tjetër”, tha Burt, kur u pyet për incidentin e qershorit të vitit të kaluar.

Shqetësimi, shtoi ajo, ishte nëse “do të lëshonin një mjet shkatërrues” apo nëse bëhej fjalë “thjesht për mbikëqyrje dhe zbulim”. Rezultoi se ishte kjo e fundit. Megjithatë, situata mbeti alarmante, jo vetëm për shkak të rrezikut të përplasjes.

“Ajo që po shihni në këtë zhvillim, të gjitha këto janë teste që ndërtojnë gradualisht një kapacitet… hipotetikisht, nëse do të synoja të zhvilloja një aftësi në hapësirë, fillimisht do të doja që të sigurohesha se mund t’i identifikojë objektivat, përpara se të mund t’i godasë”.

Kjo nuk hera e parë që Burt paralajmëron për kërcënime të tilla ruse.

Incidenti i mëparshëm u përmend shkurtimisht nga shefi i atëhershëm i operacioneve hapësinore të Forcës Hapësinore të SHBA-së, gjenerali John Raymond, në një deklaratë për revistën Time në vitin 2020.

“Mënyra se si e imagjinoj unë këtë në mendjen time është si kukullat ruse matryoshka”, tha ai. “Sateliti i dytë doli nga sateliti i parë”.

Në vitin 2024, pasardhësi i Raymondit, gjenerali Chance Saltzman, paralajmëroi për një “Ditë Zero” nëse Rusia do të vendoste një armë bërthamore në hapësirë, e aftë të shkatërrojë kapacitetet e satelitëve.

Po atë vit, një pretendim i Pentagonit se Rusia “me gjasë” kishte vendosur një armë antisatelitore në hapësirë u hodh poshtë nga Kremlini.

Më 21 janar, ndërkaq, një raport i Këshillit të Atlantikut tha se SHBA-ja është “në mënyrë të papranueshme e cenueshme” ndaj kërcënimeve të tilla dhe bëri thirrje që vendi të kalojë drejt “arkitekturave satelitore më të qëndrueshme”.

Burt tha se ky është tashmë është një prioritet kryesor për SHBA-në: “Të kesh aftësinë të përballosh një goditje dhe të jesh në gjendje të rikuperohesh… me satelitë në depo që janë gati për t’u lëshuar”.

Një stërvitje e kryer më 2023, me emrin e koduar Victus Know, vendosi një rekord të ri për lëshimin e një sateliti “nga depoja në kapacitet operacional në orbitë brenda një jave”, sipas një njoftimi të Forcës Hapësinore. Por, për Burtin, kjo nuk mjafton.

“Si ta bëni këtë në një shkallë të gjerë? Ne e kemi bërë këtë në mënyrë të izoluar, vetëm një herë. Si të arrijmë ta bëjmë këtë në përmasa të mëdha, në mënyrë që të ndërtojmë qëndrueshmëri”, tha ajo.

Por, ky është skenari më i keq, që Burt e kishte përshkruar dikur në një ligjëratë si “një [v.j. sulmi i befasishëm që Japonia kreu ndaj SHBA-së në Havaji më 1941] Pearl Harbor në hapësirë”. Çdo sulm i tillë në shkallë të gjerë do të ishte gjithashtu një vetëdëmtim, pasi do të shkaktonte dëme pa dallim, duke shkatërruar ose duke i bërë të paaftë satelitët që u përkasin Rusisë, Kinës apo shteteve të tjera.

Bllokimi i sinjaleve, laserët dhe krahët robotikë

Ka edhe shumë mënyra të tjera, më të sofistikuara, për t’i nxjerrë satelitët jashtë funksionit sesa vetëm t’i shkatërrosh në stilin e Star Wars.

“Kemi parë në Ukrainë që një nga sulmet e para ishte një sulm kibernetik ndaj një rrjeti komunikimi satelitor… Dhe, kemi vazhduar të shohim bllokim të GPS‑së dhe ndërhyrje në komunikimet satelitore gjatë gjithë këtij konflikti”, theksoi Burt.

Këto janë sulme direkte ruse ndaj kapaciteteve satelitore të SHBA-së.

“Këto sulme kanë pasur efekt shumë të lokalizuar, jokinetik, që nënkupton se bëhet fjalë për ndërhyrje në sinjale, duke e nxjerrë një satelit jashtë funksionit për një periudhë kohore dhe më pas ai rikthehet në funksion sapo të dalë nga zona ku ka ndërhyrje në sinjale. Pra, është shumë e qartë se synimi është të ketë një efekt rajonal dhe të bëhet vetëm për shfaqje, jo efekt global. Kjo është diçka që e shohim mjaft shpesh”, tha Burt.

“Armiqtë tanë e kuptojnë rëndësinë e hapësirës, dominimin gjithmonë më të madh, siç e quajmë ne ‘semper supra’”, shtoi ajo.

Implikimet në Tokë

Siguria e satelitëve ka implikime për jetën në Tokë. Nga satelitët varen shumë gjëra duke nisur GPS-i civil dhe parashikimet e motit e deri te bankat dhe komunikimet.

Implikimet ushtarake në rast të pengesave në aktivitetin e satelitëve mund të jenë nga pamundësia e ushtarëve për të komunikuar, mungesa e imazheve satelitore dhe informacioneve të tjera të inteligjencës, e deri te sistemet e mbrojtjes antiraketore që mbeten krejtësisht të paaftë për të reaguar ndaj sulmeve.

“Të gjithë janë të cenueshëm” nga kjo, paralajmëroi Burt.

“Nuk them domosdoshmërish se është Thembra jonë e Akilit. Por, mendoj se të gjithë varen nga kjo. Dhe po, do ta bënte luftimin më të vështirë. Por, gjithashtu do të thosha se luftëtarët tanë do të vazhdonin të luftonin, dhe pjesa tjetër e forcave do të vazhdonte gjithashtu luftën… Por, padyshim do ta bënte më të vështirë, dhe mendoj se do të humbnim më shumë jetë njerëzish nëse hapësira nuk do të ishte e qasshme për luftën e përbashkët”, theksoi aI shkruan REL.   /os/

The post FOKUS – SHBA paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌