Normal view

VIDEO/ Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin e të atit

2 June 2026 at 11:34

Prej orës 07:00, Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit. Ish presidenti ka mbërritur i shoqëruar nga policia, në Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare.

Varrimi do të mbahet në orën 12:00. Leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.

Po ashtu, sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm, ku i është dhënë leje nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 21:00 të darkës, me miratimin e prokurorëve të SPAK-ut, për të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë./abcnews.al

Meta, liri për varrimin e babait/ SPAK miraton lejen, do shoqërohet nga policia në Skrapar

1 June 2026 at 14:31

Ilir Meta do të lerë për disa orë qelinë e burgut pas më shumë se një viti e gjysmë qe pas arrestimit.

SPAK i ka miratuar kërkesën për të marrë pjesë në përcjelljen e të atit që është ndarë nga jeta.

Ilir Meta do të shoqërohet me forca të policisë së burgjeve deri në fshatin Çepan të Skraparit, ku do kryehet dhe ceremionia e varrimit të babait të tij 83 vjeçar

 

“‘Ujku’ është Durim Bami”, Idajet Beqiri: Po foli ai, Ilir Meta rrezikon burgim të përjetshëm

20 May 2026 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, bëri deklarata të forta në adresë të Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit të vitit 2024.

Ai theksoi se Ilir Meta ka porositur Durim Bamin, për të vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Sipas Beqirit, Durim Bami ka në dorë burgun e përjetshëm për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Durim Bami ka në dorë burgun e përjetshëm për Ilir Metën. Si e porosit Meta për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës.

Ilir Metën këto e kanë bërë kockë e lëkurë dhe ai nuk pyet për korrupsionet që ka bërë. “Ujku” për Ilir Metën është Durim Bami. Po foli ai, Meta e ka burgim të përjetshëm.”, tha ai/abcnews.al

Atentati ndaj Kujtim Metës/ Dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, e çuam me makinën time në spital

13 May 2026 at 13:00

Në seancën e radhës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Artan Tafani, dëshmoi Raido Kajdo, i cili rrëfeu momentet e atentatit ndaj Kujtim Metës.

Në atë ngjarje, prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Kajdo deklaroi se në momentin e ngjarjes ndodhej në një lokal duke pirë kafe së bashku me vëllain e tij, kur u dëgjua një e shtënë arme. Sipas Kajdos, në momentet e para pas të shtënës ai pa një person të maskuar.

Ai tregoi më tej se është rikthyer më pas në lokal për të gjetur të vëllain dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit. Në fund të dëshmisë së tij, ai tha se ngjarja i ka shkaktuar traumë të fortë psikologjike.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam. Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll.

Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai qëndroi aty, unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital. Vetëm rënkonte, Juxhini, vëllai im dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm rënkimet e të dëmtuarit. Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin s’e njoh, e kam parë në lajme.”, tha ai.

Në dëshminë e tij në GJKKO në vitin 2025, Artan Tafani, i penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiu, dëshmoi edhe mbi atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnje. Ngjarje kjo e regjistruar në prill 2022. Ai tha se Laert Haxhiu porositi vrasjen e tij, pas sherri që Meta kishte patur me babain e tij.

Meta – Ismailit: Më duhen 200 mijë/ SPAK zbulon mesazhin dërguar pronarit të DIA

11 May 2026 at 15:16

TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon seanca e dytë e gjyqit në themel në ngarkim të ish-kreut të shtetit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë.

Në seancë, palët kanë parashtruar qëndrimet e tyre. Konkretisht, SPAK ka lexuar kërkesën për gjykim në episodin CEZ-DIA.

Prokurori i çështjes Sotir Kllapi, ka pohuar se Meta dhe Kastriot Ismaili kanë lidhje të ngushta, ndërsa ka përmendur dhe një sms në vitin 2009, ku Meta i thoshtë pronarit të DIA, Kastriot Ismailit që i duheshin 200 mijë, por pa specifikuar emrin e vlerës monetare.

“Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”.”, tha Kllapi.

Ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai.

“Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, tha ai.

Në lidhje me episodin e  lobimit të ish-LSI në SHBA, Kllapi dha detaje nga dosja.

“LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, u raportua se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e katër muaj, por realisht ishte një muaj, me kosto 15 mijë dollarë që kaloi nga llogaria. Fatura e parë, 10 shkurt 2016, fatura tre, 11 maj 2016, fatura e katërt, 28 qershor 2014. Tre fatura janë paguar nga LSI, 93 mijë dollarë, një nga kompania e Shatkut. Meta ka qenë në dijeni se LSI po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në SHBA. Pagesat ishin periodike. LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta e Panariti kanë shkuar në SHBA. Janë vërtetuar lidhje të vazhdueshme, takim i zotit Meta në Marok dhe SHBA me zotin Shatku. Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Haxhinasto, ministër i Infrastrukturës, për të ndryshuar një urdhër.”, theksoi Kllapi.

Arrestimi dhe akuzat

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje, si edhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme./abcnews.al

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

By: Rovena
4 May 2026 at 10:19

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë. Paralelisht, në GJKKO do të shqyrtohet e njëjta kërkesë për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.

BE kritikon platformën: Meta nuk po i pengon fëmijët të hyjnë në rrjetet sociale

29 April 2026 at 09:15

Meta po shkel ligjin e Bashkimit Evropian duke mos i penguar fëmijët nën 13 vjeç të përdorin platformat e saj të mediave sociale Instagram dhe Facebook, sipas një gjetjeje paraprake nga Komisioni Evropian, dhe potencialisht mund të përballet me një gjobë të madhe.

“Kushtet e përgjithshme të Metës tregojnë se shërbimet e tyre nuk janë të destinuara për të mitur nën 13 vjeç. Megjithatë, gjetjet tona paraprake tregojnë se Instagram dhe Facebook po bëjnë shumë pak për të parandaluar fëmijët nën këtë moshë të hyjnë në shërbimet e tyre”, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

”Masat që janë aktualisht në fuqi për të parandaluar të miturit nën moshën 13 vjeç të hyjnë në platforma, si dhe ato që synojnë të identifikojnë përdoruesit e mitur dhe t’i largojnë ata, duket se janë joefektive”, tha komisioni.

Gjiganti amerikan i teknologjisë tani mund t’i përgjigjet akuzave të komisionit dhe potencialisht të prezantojë ndryshime.

Nëse gjetjet e komisionit konfirmohen përfundimisht, Meta mund të përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj totale vjetore në të gjithë botën.

Australia kërcënon me sanksione “Meta”, “Google” dhe “TikTok” nëse nuk bëjnë marrëveshje

28 April 2026 at 09:51

Qeveria australiane prezantoi një projektligj që do të vendosë dënime më të ashpra ndaj gjigantëve të teknologjisë Meta, Google dhe TikTok për t’i detyruar ata të bëjnë marrëveshje me mediat australiane për t’i paguar ato.

Mediat tradicionale po përballen me vështirësi në shumë vende, ndërsa gjithnjë e më shumë lexues drejtohen drejt mediave sociale falas.

Sipas mbështetësve të projektligjit, këto platforma tërheqin përdoruesit me lajme dhe kështu marrin të ardhura nga reklamat që duhet të shkojnë në media. Sipas kryeministrit laburist Anthony Albanese , Meta, Google dhe TikTok fillimisht do të jenë në gjendje të hyjnë në marrëveshje tregtare me mediat australiane.

Nëse refuzojnë, do të duhet të paguajnë një shumë të barabartë me 2.25% të xhiros së tyre në Australi shtoi kryeministri, duke specifikuar se këto para do të rishpërndahen në sektorin e mediave lajmesh.

/abcnews.al/

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel/ Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

23 April 2026 at 15:16

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish presidentin Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqsorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.

Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. E njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.

Ilir Meta vijon të jetë në qeli si person që dyshohet nga Prokuroria e Posacme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, lidhur me hetimet për CEZ DIA, lobimin në SHBA të ish Levizjes Socialiste për Integrim si dhe për hetimin pasuror që prokuroria kreu ndaj tij dhe familjarëve të tij./abcnews.al

Ish-Presidenti kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Metës, më 23 prill

14 April 2026 at 10:38

Me 23 prill Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO dhe Apelit të GJKKO dhe lirim nga qelia.

Meta i është drejtuar disa herë me kërkesë shkallës se parë dhe të dytë të gjyqësorit, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh. Kjo është hera e tretë që ai dorëzon rekurs ne Gjykatën e Lartë dhe kërkon lirim nga burgu.

Sipas mbrojtjes se Ilir Metës rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.

Rekursi i Metës do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda Albana Boksi dhe Gentian Shala.  Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 3 episode,  pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

/abcnews.al/

Treshja gjykuese e Metës/ Hidhet shorti, caktohen togat e zeza

2 April 2026 at 11:23

Gjyqtarja Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, u shpreh se dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.  Më 18 mars dosja ndaj të pandehurve kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake.

Hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi u mbyllën më 28 korrik të vitit 2025, ku përfshihen tre çështje, CEZ-DIA, lobimi i LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

Ndaj ish-Presidentit Meta janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.

Referendumet/ Ekspertët: Një instrument që duhet të përdoret në shërbim të qytetarëve!

29 March 2026 at 19:40

Të ftuar në “NewsRoom” në ABC News, ekspertë të zgjedhjeve, Greta Meta dhe Andon Kume analizuan draftin e mazhorancës për Referendumet.

Gjatë fjalës së tij Eksperti zgjedhor Andon Kume tha se drafti është munduar të rregullojë disa gjëra, edhe pse ka ende punë. Gjithashtu ai shton se drafti i propozuar nga PS nuk ka asnjë prapavijë siç është pretenduar.

“Ky draft është munduar të rregullojë disa gjëra, por mendoj se është ende larg. Sa i përket referendumeve lokale, është po siç ka qenë dhe nuk bën sens që për një çështje lokale të pyetet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ‘a mund të shtrohet kjo pyetje për popullsinë, qytetarët apo jo’… Sa i përket çështjes nëse PS ka një prapavijë për të bërë ndryshime Kushtetuese, kjo nuk qëndron me këtë draft…Kërkesat janë totalisht të njëjta nuk ka asnjë ndryshim. Kushtetuta e ka të parashikuar edhe ku draft e ka të parashikuar në të njëjtën mënyrë. Padiskutim që ky draft është për t’u diskutuar edhe me palët…

Nga ana e saj ekspertja e zgjedhjeve Greta Meta shtoi se Zvicra është një nga shtetet që përdor referendumet. Po ashtu theksoi se duhet të bëhet një shpjegim i saktë për qytetarët se si funksionon.

“Zgjedhësit kanë të vetmin interes që vota e tyre të lexohet dhe peshohet si duhet. Pra duan që votat që ata japin të mos shkojnë kot. E mira për referendumet do të ishte që të shpjegohej që këto modele që po bëhen të mund të thuhet se me kë vende i kanë krahasuar. Ne dimë që shtete që përdorin Referendumin janë Zvicra…dhe është një nga vende që nuk ka fare kuorum të pjesëmarrjes…Ky është një moment, për të parë se sa dëshira ka politika për të fuqizuar realisht demokracinë direkte te qytetarët dhe për ta kthyer si instrument të përdorshëm dhe jo si instrument që e kemi në letër dhe nuk e bëjmë dot”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Leksioni nga Shkupi

27 March 2026 at 23:46

Një zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut akuzon Shqipërinë se po mban një të burgosur politik. Pretendimi flet më shumë për të kaluarën e Shkupit sesa për të tashmen e Tiranës.

Nga Albatros Rexhaj

Të premten, në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, një zëvendëskryeministër doli përpara kolegëve të tij dhe deklaroi se Shqipëria po mban një të burgosur politik. Aleksandar Nikollovski, një figurë e rëndësishme në VMRO-DPMNE dhe ministër i infrastrukturës në qeverinë aktuale të Shkupit, i tha seancës plenare se Ilir Meta, ish-president i Shqipërisë, është mbajtur në paraburgim për dy vjet pa një dosje. Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama si trashëgimtar i Enver Hoxhës. Ai pyeti kolegët e tij nëse vërtet e admirojnë një njeri të tillë.

Ishte një performancë e jashtëzakonshme. Meritonte një përgjigje të saktë.

Mesazheri

Aleksandar Nikollovski nuk flet nga një terren neutral. Ai është një nga figurat më të spikatura të VMRO-DPMNE-së, partisë që qeverisi Maqedoninë e Veriut për më shumë se një dekadë nën Nikola Gruevskin dhe që ndërtoi, gjatë asaj kohe, një nga rastet më të dokumentuara të regresit demokratik në Ballkanin Perëndimor. Nën VMRO-DPMNE, shteti përgjonte mijëra qytetarë, përfshirë gazetarë, politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe diplomatë. Ai kapi gjyqësorin, nënshtroi prokurorinë ndaj udhëzimeve politike dhe shkatërroi mediat e pavarura përmes presionit financiar dhe makanizmave rregullatore. Ky fakt nuk është i diskutueshëm. Ai është dokumentuar nga Komisioni Evropian, nga monitorues ndërkombëtarë dhe nga gjykatat që më pas e trajtuan.

Nikola Gruevski, arkitekti i atij sistemi dhe mentori politik i Nikollovskit, u dënua për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai nuk e vuajti dënimin. Ai u arratis në Budapest, ku jeton prej vitesh nën mbrojtjen e Viktor Orbán, kryeministrit hungarez që ka bërë më shumë se çdo lider tjetër evropian për të penguar zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe reformat demokratike në rajon.

Kjo është tradita nga e cila flet Nikollovski kur ai përmend të burgosur politikë dhe vlera demokratike. Ironia nuk është rastësore. Është strukturore.

Akuza

Pretendimi specifik i Nikollovskit është se Ilir Meta po mbahet pa një dosje të çështjes. Ky është një pretendim që bëhet rregullisht nga avokatët dhe aleatët politikë të Metës, dhe është një pretendim që gjykatat shqiptare e kanë shqyrtuar dhe rrëzuar vazhdimisht. Meta përballet me akuza, përfshirë nxitje dhune, të lidhura me ngjarjet rreth zgjedhjeve të qershorit 2023. Ndjekja penale është ngritur nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, një institucion i ndërtuar nën mbikëqyrje intensive ndërkombëtare me mbështetje teknike dhe financiare amerikane dhe evropiane, i projektuar me kujdes të jashtëzakonshëm pikërisht për të izoluar ndjekjen penale nga manipulimi politik.

Mund të kundërshtohen përfundimet e SPAK-ut. Për këtë shërbejnë gjykatat. Ajo që nuk mund të bëhet në mënyrë të besueshme është të përshkruhet SPAK si një instrument i përndjekjes politike, ndërkohë që kjo thuhet nga një parlament ku partia në pushtet kaloi një dekadë duke ndërtuar realisht një të tillë. Kategoritë nuk janë të barabarta. Realitetet institucionale nuk janë të barabarta.

Krahasimi me Hoxhën

Përmendja e Enver Hoxhës kërkon trajtim të drejtpërdrejtë, sepse nuk është një krahasim i zakonshëm politik. Emri i Hoxhës në diskursin politik shqiptar mbart të gjithë peshën e pothuajse pesë dekadave sundimi totalitar, të kampeve të punës, të ekzekutimeve, të një shoqërie të izoluar nga bota dhe të copëzuar mes informatorëve dhe viktimave. Të përmendësh këtë emër në një parlament të huaj, ta lidhësh me një kryeministër shqiptar në detyrë përpara një audience evropiane, nuk është koment. Është një akt i qëllimshëm dhune historike ndaj kujtesës shqiptare, i përdorur për efekt politik.

Duhet të quhet si i tillë. Jo me zemërim, që është pikërisht reagimi që provokime të tilla synojnë të prodhojnë, por me qartësi. Nikollovski e di saktësisht çfarë po bënte. Po ashtu edhe audienca e tij.

Modeli

Asgjë nga kjo nuk ndodhi në izolim. Kampi i Ilir Metës ka kaluar vitin e fundit duke ndërtuar sistematikisht një rrjet ndërkombëtar solidariteti politik, kryesisht nga e djathta joliberale. Lidhjet kalojnë përmes Budapestit, përmes aparatit mediatik simpatizues në Beograd dhe tani edhe përmes Shkupit. Vetë Nikollovski është një aleat i njohur i Orbánit. Deklarata nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut nuk lindi nga një shqetësim parimor për standardet gjyqësore shqiptare. Ajo lindi nga një model i ndërthurur mesazhesh politike të sinkronizuara, efekti i të cilave, i qëllimshëm apo jo, është dëmtimi i besueshmërisë së Shqipërisë në momentin më të rëndësishëm të procesit të saj të anëtarësimit në BE.

Koha nuk është rastësi. Forumi nuk është rastësi. Zgjedhja për të përmendur Hoxhën përpara një audience parlamentare evropiane në këtë moment të caktuar nuk është rastësi.

Përgjigjja e Shqipërisë

Institucionet nuk mbrohen duke bërtitur për to. Ato mbrohen duke i mbijetuar shqyrtimit. Shqipëria ka kaluar pesëmbëdhjetë vjet duke çmontuar pikërisht llojin e sistemit që VMRO-DPMNE ndërtoi dhe Gruevski e përsosi. Ajo ka ndërtuar, në mënyrë jo të përsosur dhe nën presion të vazhdueshëm, institucione që tani funksionojnë nën mbikëqyrje ndërkombëtare. SPAK ekziston sepse Shqipëria zgjodhi përgjegjshmërinë përballë komoditetit. Kjo zgjedhje ishte e vështirë dhe mbetet e debatueshme. Por është zgjedhje e Shqipërisë, e bërë përmes proceseve të saj kushtetuese dhe politike, e mbështetur nga partnerët e saj transatlantikë.

Një zëvendëskryeministër, partia e të cilit ka si figurë themeluese një të arratisur nga drejtësia të strehuar nga një shtet anëtar i BE-së, nuk ka asgjë për t’i mësuar Shqipërisë për shtetin e së drejtës. Deklarata e tij të enjten nuk ishte një kontribut në diskursin demokratik. Ishte një provokim, një akt i qëllimshëm armiqësie rajonale i planifikuar për të shkaktuar dëmin maksimal, dhe duhet të kuptohet dhe të regjistrohet pikërisht si i tillë.

Shqipëria nuk është e detyruar t’i përgjigjet çdo fyerjeje. Por ka të drejtë t’i emërtojë ato.

Referendumet, entuziazëm dhe kujdes/ Ekspertët: Mundësi e munguar, por të shmanget përdorimi për axhenda politike

27 March 2026 at 15:05

Shqipëria mund të shkojë drejt një referendumi të rëndësishëm në vitet në vijim. Sinjalet erdhën pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përmendur mundësinë e një konsultimi të drejtpërdrejtë me qytetarët, që mund të përfshijë edhe çështje me karakter kushtetues.

Kjo nismë po diskutohet në një moment të ndjeshëm politik, ku mazhoranca synon të konsolidojë mbështetjen për reforma të rëndësishme, ndërsa opozita ka shprehur rezerva, duke kërkuar më shumë qartësi mbi përmbajtjen dhe qëllimin e këtij procesi.

“Ky është një lajm i mirë, që më në fund ne, politika e ka vendosur në agjendën e vet, pjesën që do u ofrojë qytetarëve të drejtën për të organizuar referendum”, tha ekspertja Gerta Meta.

“Nisma që është marrë për të kanalizuar ligjin për referendumet, ligj i munguar i cili është dashur të realizohet i tillë nga Kuvendi i Shqipërisë, që pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2010 në Kodin Zgjedhor”, tha Kristaq Kume.

Po çfarë mendojnë ekspertët zgjedhor mbi këtë çështje?” Ekspertja cilësoi një sërë çështjesh të cilat nuk mund të zgjidhen përmes referendumit, por tha se ky është një moment i artë për adresimin e problematikave.

“Referendum mbi të drejtat e njeriut nuk mund të iniciojnë as qytetarët dhe as politikanët. Në procesin e buxhetimit nuk mund të merren iniciativa nga qytetarët. Gjëra që lidhen me buxhetin e shtetit, janë gjëra që nuk lejohen dhe nuk do të jenë pjesë e objektit të organizimit të një referendumi. Natyrisht për sigurinë kombëtare, që ka një lloj hierarkie që shteti e respekton. Ky është një moment i artë që do të ndihmojë në procesin dhe në të gjitha problematikat, apo shqetësimet që kanë qytetarë, apo grupe interesi”, shtoi ekspertja.

Politika propozon, por politika mund ta përdorë. Ekspertët shprehen se referendumi duhet të jetë për fuqizimin real të qytetarëve, dhe jo instrument i manipulueshëm nga politika.

“Nuk do të donim që referendumet të përdoreshin vetëm me natyrë të fokusit politik, por përkundrazi më tepër të trumbetohet si një mekanizëm dhe si një instrument që qytetarët do ta përdorin për çështje madhore dhe çështje që i shërbejnë kauzave kombëtare në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh më tej Meta.

“Politika këtu te ne veçanërisht ka kërkuar gjithmonë që të jetë ajo alfa dhe omega e që të jetë ajo alfa dhe omega e çdolloj ndryshimi që mund të bëhet në legjislacion, ose të rregullave në përgjithësi sipas të cilave ne qeverisemi”, u shpreh nga ana tjetër Kume.

Sidoqoftë ekspertët shprehet skeptik lidhur me legjitimitetin e referendumit në rast të pjesëmarrjes së ulët, duke iu refereruar zgjedhjeve parlamentare.

“Ndër pengesat unë listoj vetëm një: që të fitojë alternativa mbi të cilën zhvillohet referendumi duhet që të votojnë pro kësaj alternativë, jo më pak se 1/3 e të gjithë zgjedhësve të Republikës së Shqipërisë. Pra jo më pas se një 1 milionë e 200-300 mijë zgjedhës duhet të votojnë por, gjë që është shumë e vështirë”, përfundoi Kristaq Kume.

Pas propozimeve në tryezat socialiste dhe opinioneve mediatike, drafti për referendumin do të kalojë për diskutim ku pritet qëndrimi i palëve për miratimin final të tij./abcnews.al

Gjobitet “Meta”/ Dënim 375 milionë dollarë, fëmijë të pasigurt në rrjetet e saj sociale

By: Rovena
25 March 2026 at 13:48

Kompania Meta, që ka në pronësi edhe Facebook dhe Instagram, është gjobitur me 375 milionë dollarë nga një gjykatë në New Mexico për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë.

Një juri vendosi se Meta është përgjegjëse për mënyrën se si platformat e saj rrezikuan fëmijët dhe i ekspozuan ata ndaj materialeve seksuale eksplicite dhe kontaktit me ngacmuesit seksualë.

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico tha se vendimi është historik dhe shënon herën e parë që një shtet ka paditur me sukses kompaninë Meta për çështje të sigurisë së fëmijëve.

Një zëdhënëse e Meta, e udhëhequr Mark Zuckerberg, tha se kompania nuk është dakord me vendimin dhe synon të apelojë.

Juria zbuloi se Meta ishte përgjegjëse për shkeljen e Aktit të Praktikave të Padrejta të New Mexico, sepse mashtroi publikun në lidhje me sigurinë e platformave të saj për përdoruesit e rinj.

Gjatë një gjyqi që zgjati shtatë javë, anëtarëve të jurisë iu paraqitën dokumente të brendshme të Meta dhe dëgjuan dëshmi nga ish-punonjësit se si kompania kishte qenë në dijeni të ngacmuesve të fëmijëve që përdornin platformat e saj.

Prokurorët e shtetit treguan një hulumtim të brendshëm të Meta që, në një moment, zbuloi se 16% e të gjithë përdoruesve të Instagram kishin raportuar se u ishte treguar nuditet ose aktivitet seksual i padëshiruar në një javë të vetme.

Dënimi total civil prej 375 milionë dollarësh u arrit pasi juria vendosi se kishte mijëra shkelje të aktit, secila me një gjobë maksimale prej 5,000 dollarësh secila.

Meta është gjithashtu e përfshirë në një gjyq të veçantë në Los Angeles, në të cilin një grua e re pretendon se u bë e varur nga platforma si Instagram dhe YouTube, në pronësi të Google, si fëmijë për shkak të mënyrës se si këto media sociale janë projektuar qëllimisht.

Nis gjyqi për Ilir Metën/ Frrok Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

18 March 2026 at 23:45

Analisti Frrok Çupi thotë se ish-presidenti Ilir Meta është kupola e krimit dhe bizneseve të pista, teksa Gjykata e Posaçme dërgoi në gjyq dosjen ndaj tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se në gjyq u dërgua e gjithë kupola e LSI.

Sipas Çupit, partia e Ilir Metës dhe Monka Kryemadhit është një organizatë kriminale.

“Gjykata Speciale ka vendosur që Ilir Meta, është kupola e këtij lloj krimi dhe bizneseve të pista, të fillojë çështjen gjyqësore ndaj tij. Në gjyq, u dërguan e gjithë kupola e LSI. Vetë Ilir Meta, zonja Kryemadhi, dhe babai i nënkryetares Xhixho. Mendoni një organizatë, që si të mos quhet organizatë kriminale. Konstatohet fakti se i vetmi rast që Ilir Meta u revoltua, gruaja e tij u bë më me humor të zi, ishte dita e sotme. Asnjëri prej tyre nuk e priste që GJKKO të fillonte çështje gjyqësore ndaj tyre. Ndaj Berishës dhe ndaj Metës, nuk do fillonin çështje gjyqësore. Çështja ndaj Berishës do të zvarritej. Druaj se SPAK është kthyer në institucion që lëviz nga shkon era”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO kalon për gjykim Metën e Kryemadhin, i pandehur edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho

18 March 2026 at 11:29

GJKKO vendos të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Cokut. I pandehur është marrë edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit të vitit të kaluar, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Sipas hetimeve të SPAK, Ilir Meta i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024 akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz CEZ – DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.

Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash./abcnews.al

U kap me armë e tritol në makinë/ Urim Meta: Do i çoja në Maqedoninë e Veriut, mora 400 euro paradhënie

18 March 2026 at 11:15

Urim Meta i cili u arrestua një ditë më parë nga policia për trafik armësh ka pranuar akuzat që në momentin e arrestimit.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka konfirmuar dhe dyshimet e grupit hetimor që armët do të shiteshin në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë dëshmisë së tij Urim Meta ka thënë se porosinë e ka marrë nga një ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi që do i merrte në Maqedoninë e Veriut.

“Do i çoja deri atje, paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër pasi të dorëzoja armët dhe municionet”, tha thënë ai ndërsa ka theksuar se është përfshirë në trafik armësh pasi kishte nevojë për para./abcnews.al

Gjyqi për Ilir Metën/ Në 18 mars vendimi për nisjen e gjykimit në themel

12 March 2026 at 13:31

Seanca e radhës për ish-presidentin Ilir Meta do të zhvillohet me datë 18 mars në orën 10:00, ku do të jepet vendimi nëse dosja kalon për gjykim ose jo.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Meta u tërhoq nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, “arrest në burg”, që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Shkak është një rekurs i bërë në Gjykatën e Lartë dhe mbrojtja e Metës është në pritje të shqyrtimit nga kjo gjykatë.

Meta ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit 2024 dhe po hetohet nga SPAK për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.

Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie./abcnews.al

“Berisha dhe Meta, gjarpër me dy koka”/ Beqiri: Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia që…

By: Rovena
6 March 2026 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke i cilësuar ata si figura që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të Shqipërisë.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se Berisha dhe Meta përpiqen të ulin imazhin dhe arritjet e vendit në arenën ndërkombëtare, teksa theksoi se Shqipëria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas tij, po arrin nivele më të larta zhvillimi dhe integrimi.

Ai shtoi gjithashtu se opozita, në bashkëpunim me figura të tjera politike, synon të krijojë tensione dhe të dëmtojë, sipas tij, progresin e vendit.

“Berisha të gjitha aktet që bëjnë të gjithë shqiptarët këtu brenda dhe kryeshqiptari Edi Rama, që e ka çuar Shqipërinë në majat më larta, kur shikon Ramën krah Trump dhe Shqipëria po hyn në BE, kërkon që ta ulë. Bashkë me Serbinë kërkon që ulë lartësinë e Shqipërisë. Berisha, Meta dhe Beleri, janë antishqiptarë të deklaruar, madje do thoja që janë të tërbuar.

Berisha dhe Meta janë gjarpër me dy koka. Meta është e pjellë e Berishës, i ka bashkuar antishqiptarizmi. Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia, që Shqipëria hedh hapat më të larta dhe bëhet faktor stabiliteti në të gjithë Europën, kërkojnë që të gjejnë akuza, të hedhin molotovë dhe të bëjnë krime. Për të ngritur stuhinë në gotë dhe për zvogëluar këtë forcë dhe madështi. Kjo gjë i çmend”, u shpreh avokati Beqiri.

❌