Normal view

Përplasi për vdekje të miturin/ Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

30 October 2025 at 14:13

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit, Leandro Shametaj.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen.

Ndërkohë jashtë gjykatës të pranishëm edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident.

Daja i 17-vjeçarit të ndjerë, Partiot Deraj, tha se ky rast duhet të cilësohet si vrasje me dashje dhe jo thjesht si një aksident rrugor.

“Ne kërkojmë nga drejtësia, që vërtet ai e ka marrë atë çfarë meriton, por ne kërkojmë të ashpërsohet ky ligj pasi ai nuk është një aksident, por për ne është një vrasje me dashje.

Në momentin që ecën ne bulevard me 200 km/h dhe të jesh i papërgjegjshëm dhe të të dalin të dyja testet e bëra të alkoolit pozitiv, për ne kjo është…ku di unë, nuk ka fjalë dhe nuk e përshkruajmë dot.

Nuk arrijmë dot ta besojmë të gjithë atë që ka ndodhur. Kërkojmë të ashpërsohet ligji dhe të mos ngelet me burg apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, se kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por për ne është vrasje me dashje.”, tha ai.

/abcnews.al

Vlorë, bie prodhimi i ullirit/ Fermerët: Cilësia e vajit është më e mirë

30 October 2025 at 13:31

Në Novoselë të Vlorës fermerët kanë nisur vjeljen e ullinjve.  Kultivojnë varietete të ndryshme, por prodhim i marrë këtë vit ka qenë më i pakët se vitin e shkuar.

Kushtet e motit sipas specialistëve të bujqësisë janë ato që kanë ndikuar në rënien e prodhimit në disa varietete të ullirit.

Ndonëse prodhimi është më i pakët cilësia  e ullinjve të këtij viti  është më  e lartë.  Kjo vihet re në sasinë e vajit të marrë prej tyre. Në fabrika ka nisur prodhimi.

Prodhimi plotëson nevojat e tregut vendas, por specialistët thonë se  Shqipëria ka mundësinë  të jete një nga shtete kryesore të   eksportit  të vajit të ullirit.

Në vendin tonë prodhohet rreth 25 mijë ton vaj ulliri në vit. Çmimi i tij varet  edhe nga vendet e tjera si psh Spanja qe mbetet vendi i parë për prodhimin e ullirit dhe vajit të tij në botë.

Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Vlorë, lule në klasën e 17 vjeçarit që humbi jetën në aksident

29 October 2025 at 13:30

Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte  17 vjeçari Leandro Shametaj i cili  u përplas për vdekje  nga  një makinë e mërkura ishte ditë zie.

Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe  një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit.

Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës.

Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve  të 17  vjeçarit në lamtumirën e fundit.

Leandro Shametaj  po kthehej nga puna për në shtëpi me motor  kur është përplasur nga makina që  drejtohej nga  32 vjeçari  Haiti Bajramaj.

32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha  se  po  ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe  pas testeve rezultoi  në gjendje të dehur./abcnews.al

Përplasen dy automjete në Vlorë, humb jetën 17-vjeçari

28 October 2025 at 07:59

VLORË- Dy automjete janë përplasur rreth orës 01:30 të natës në Vlorë dhe për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur përgjatë bulevardit kryesor.

Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik./abcnews.al

Garon për Bashkinë e Vlorës për PS/ Brunilda Mersini heq dorë nga mandati i deputetit

27 October 2025 at 10:52

Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi dorëheqjen nga mandati të deputetes së PS, Brunilda Mersini.

Brunilda Mersini do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, për Bashkinë e Vlorës, nën siglën e Partisë Socialiste.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi Peleshi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

Lista e kandidatëve, KQZ publikon emrat, “mungon” Tirana

25 October 2025 at 13:35

Trembëdhjetë kandidatë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Kandidatët e pavarur tashmë kanë përfunduar me procedurat, duke dorëzuar pranë KQZ dhe firmat që i nevojiten nga qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Vlorë, kandidatja e PS është Brunilda Mersini, ndërsa PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota. Në Berat, socialistët hyjnë në garë me Ervin Cecën, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Pavlo Shkarpa.

Në Cërrik, Partia Socialiste ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat, ndërsa opozita ka vendosur të përkrahe të pavarurin Amarildo Hoxha

Ndërkohë, në Mat, PS ka propozuar Altin Bojnin për kryetar bashkie, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas Socialiste, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.

/abcnews.al/

Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

17 October 2025 at 10:06

Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.

Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

/abcnews.al/

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykatat e Shkallës së Parë Vlorë, Fier e Sarandë pezullojnë proceset gjyqësore

By: Rovena
7 October 2025 at 10:53

Proceset gjyqësorë në Gjykatën e Shkalles së Parë Vlorë do të pezullohen jo vetëm këtë të martë, por deri në datë 10 tetor.

Është ky informacioni më i fundit nga Gjykata e Vlorës. Përjashtim vetëm masat e sigurisë.

Edhe Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka pezulluar për sot, ditën e martë, të gjitha proceset gjyqësore.  Ndërkohë edhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh dhimbjen dhe hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës, në sallën e gjyqit.
Ky akt i rëndë dhe i papranueshëm përbën një sulm brutal ndaj drejtësisë, ndaj figurës së magjistratit dhe ndaj vetë rendit demokratik në Republikën e Shqipërisë. Vrasja e një gjyqtari në vendin ku jepet drejtësia është një goditje ndaj themeleve të shtetit të së drejtës dhe ndaj çdo qytetari që beson në ligj dhe drejtësi.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e gjykimit duhet të shërbejë si thirrje e fortë për të ndaluar çdo formë dhune, fyerjeje, poshtërimi apo kërcënimi ndaj magjistratëve dhe gjithë atyre që kontribuojnë në dhënien e drejtësisë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e Gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar me respekt figurën e tij profesionale dhe njerëzore.
Institucioni ynë angazhohet të bashkëpunojë ngushtë me organet kompetente për garantimin e sigurisë më të lartë për magjistratët, stafin administrativ gjyqësor, avokatët, ekspertët dhe të gjithë qytetarët që frekuentojnë gjykatat.
Vendimi është marrë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga Elvis Shkambi.
Gjatë ditës së sotme, përjashtim do të bëjnë vetëm seancat për masat e sigurisë, ndërsa të gjitha proceset e tjera gjyqësore janë pezulluar./abcnews.al

Ngjarja në Vlorë, 36-vjeçari u vetëplagos, gjendet arma e zjarrit, e fshehur në një rrugicë mes luleve

4 October 2025 at 11:40

VLORË- Është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se u vetëplagos 36-vjeçari në Vlorë.

Sipas policisë, arma e zjarrit e cila posedohej pa leje, e markës Ekol Special, u gjet në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në një rrugicë, e fshehur mes luleve. Gjithashtu u sekuestrua së bashku me një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, materialet shtesë do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

“Tiranës i duhet një drejtues”/ Çupi: Domosdoshmëri jo vetëm politike. Bashkia duhet qeverisur

30 September 2025 at 13:24

Qeveria ka çuar në presidence vakancat e kryetarëve në gjashtë bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Berat, Mat dhe Tepelenë.

Pas dekretit nga presidenti Begaj brenda 48 orësh, i hapet rruga zgjedhjeve te parakohshme në këto bashki.

Analisti Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, u shpreh se kjo ishte e pritshme, dhe se Tirana ka nevojë për një drejtues.

“Ishte e pritshme. Ligji Kushtetuta, vetëmbrohen në favor të individit, popullit zgjedhësit. Kishim të bënim këtu më një raport të drejtë, një akt që shkon drejtpërdrejt të njerëzit. Kërkohej një zëvendësim, dhe më tepër për kryeqytetin. Domosdoshmëria ishte jo vetëm politike. Politika kishte ndërhyrë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset vendi. Ndryshimet janë sociale, kulturore, ekonomike…Jemi duke ardhur në një aspekt interesant dhe pushtetin e shikojmë të na shërbejë afër. Ndërsa për ankimimi i Veliajt, thashë se demokracia ka instrumente të fuqishme për të mbrojtur vetveten, Kërkesa e Veliajt ishte një akt që ngjalli kuriozitet…Kam përshtypjen se atje ka shumë politikë, por edhe shumë ligj. Tek pjesa politike nuk do doja ta shikoja Veliajn të radhitej atje ku janë radhitur gjithë njerëzit që kanë pësuar humbje dhe i kanë thënë tjetrit “më ndëshkove mua dhe do ta shohësh se çfarë do të gjejë prej meje”. Pasi ai ka një eksperiencë dhe një trashëgimi shumë të mirë për Tiranën, por kjo ndodhi. Erion Veliaj është ndodhur përballë një inkuizicioni…”, tha analisti Frrok Çupi.

/abcnews.al/

Automjeti del nga rruga në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital

24 September 2025 at 21:56

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Peshkëpi-Kotë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMRI/ U paraqit në spital me plagë në këmbë, 37-vjeçari dyshohet i plagosur me armë zjarri

22 September 2025 at 15:33

Një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të policisë, dyshohet se 37-vjeçari banues në Selenicë dyshohet se është plagosur me armë zjarri në pjesë e këmbës.

Aktualisht, 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

/abcnews.al/

Kryetar i komanduar i Vlorës/ Elis Halili: Kënaqësi ta drejtoj bashkinë në këtë periudhë tranzitore

By: Rovena
22 September 2025 at 11:30

Këshilli Bashkiak i Vlorës është mbledhur këtë të hënë, më 22 shtator, për të zgjedhur kryetarin që do të ushtrojë funksionet ekzekutive të bashkisë në periudhën tranzitore pas largimit të Ermal Dredhës. Me shumicë votash, Këshilli vendosi të emërojë nënkryetarin Elis Halili si kryetar të komanduar, i cili do të drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri përmes procesit zgjedhor.

Në fjalën e tij pas emërimit, Halili falënderoi anëtarët e Këshillit për besimin dhe u shpreh se do të fokusohet në zbatimin e projekteve zhvillimore të qytetit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Vlorës.

“Unë jam Elis Halili, kam lindur dhe jam shkolluar në qytetin e Vlorës. Jam rritur në këtë qytet. Fati, por edhe shkollimi që kam marrë, jam inxhinier ndërtimi më ka sjellë prej 7 vitesh në qytetin e Vlorës. Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve kryesore të këtij qyteti. Këto projekte të cilat e kanë çuar qytetin në këtë pikë që është sot. Për mua është kënaqësi, por më shumë edhe detyrim, që të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak më kanë besuar për të drejtuar bashkinë në këtë përudhe tranzitore, deri për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Fokusi jonë do të jetë në zbatueshmërinë e të gjitha projekteve që ta bëjnë më mirë jetesën në këtë qytet”, Elis Halili.

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës/ Çuçi mbledhje me këshilltarët socialistë: Duhet një emër unik për pasuesin e Dredhës!

20 September 2025 at 11:24

I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi dje një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në selinë e partisë, për të diskutuar mbi emrin që do të propozohet si pasues i kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga takimi bëjnë me dije se Çuçi ka theksuar se është mirë që këshilltarët socialistë të dalin me nje emër në mbledhjen e të hënës, ndaj duhet të ketë një kandidat. Sipas tij, duke qenë se problematika më e madhe ka qenë tek puna publike dhe infrastruktura, emri më i përshtatshëm për të zëvendësuar Dredhën është Elis Halili.

Megjithatë, kjo propozim nuk është pritur mirë nga një pjesë e këshilltarëve socialistë, të cilët kanë kundërshtuar duke thënë se Halilin nuk e njohin mjaftueshëm dhe se ndoshta do të ishte më i përshtatshëm një emër tjetër.

Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes. “Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, është shprehur ai para të pranishmëve. Ndërkohë prezent mësohet se ka qenë edhe vetë Halili !

VIDEO/ Shqipëria destinacioni i preferuar për të huajt, kroçera me rreth 600 turistë mbërrin në Vlorë

20 September 2025 at 09:57

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj. Numri i pushuesve që zgjedhin vendin tonë është në rritje. Jo vetëm gjatë verës, por edhe në sezonin e vjeshtës, Shqipëria mbetet vendi i preferuar për turistët e huaj.

Këtë të shtunë rreth 600 turistë kanë mbërritur krocerë e ardhur nga monopoli, Itali !  Krocera me turistë nga vende të ndryshme të Europes veç Italisë dhe Greqisë e Kroacisë ka në destinacionin e saj edhe Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit në Vlorë , turistet e huaj do të vizitojnë jo vetëm qytetin bregdetar por destinacione të tyre janë edhe Apolonia e qyteti i Beratit. Qëndrimi i krocerës do të jetë një ditor në Vlorë për t’u larguar drejt destinacioneve të tjera.

Vlorë, tre makina përfshihen nga flakët njëra pas tjetrës

By: Rovena
19 September 2025 at 17:38

Tre makina të parkuara janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm duke u shkrumbuar totalisht. Ngjarja është riregjistruar pak minuta më parë në lagjen 15 të qytetit, e njohur ndryshe si zona e Spitalles.

Drejt vendit në ngjarjes janë nisur disa skuadra të repartit zjarrfikës, si dhe disa patrulla të policisë së rendit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por flaket janë përhapur nga njëra makinë në tjetrën me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era e fuqishme që ka përfshirë Durrësin pasditen e kësaj të premteje./abcnews.al

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, përmbyten disa rrugë në Vlorë

11 September 2025 at 07:24

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 05:25.

Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.

Rreshjet e shiut dhe prania e ujit ne rrugw kane krijuar probleme ne qarkullim./abcnews.al

VIDEO/ Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në Vlorë, hiqen tendat dhe karriget në rrugët dytësore

6 September 2025 at 10:14

Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.

Inspektorët e IMT në bashkëpunim me policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet. Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerime për ata që shkelin rregullat.

Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit. Aksioni ka nisur prej disa muajsh vazhdon në zonën e Lungomares ndërsa tashme po vijon edhe në rrugët dytësore në qytet por edhe në brendësi të zonave të banuara.

/abcnews.al/

Aksidenti i rëndë në Levan-Vlorë/ Policia zbardh dinamikën: Turistja italiane goditi nga pas kamionçinën

By: Rovena
1 September 2025 at 15:44

Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën se si ndodhi aksidenti në autostradën Levan-Vlorë, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Nga verifikimet në terren nga policia rrugore, dyshohet se automjeti tip “Dacia”  me targa AA 408 XY me dy shtetas të huaj ku drejtuesja ka qenë femër, ka qenë dhe shkaktarja e aksidentit, pasi makina që ajo drejtonte tip Dacia e ka goditur nga pas kamionçinën , ku kjo e fundit është spostuar duke u përplasur me pjesën ndërse të autostradës.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit dhe po kryen hetimet, ndërhohë që zjarrfikësit kanë prerë pjesën metalike të kabinës dhe kanë nxjerre trupin e pa jetë të drejtuesit të kamionçinës. Pasagjeri është në gjendje të rendë në spital.

“Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al

 

Kanosi dhe dhunoi fizikisht 30-vjeçarin/ Vlorë, shpallet në kërkim agresori

31 August 2025 at 09:49

VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, banues në Vlorë, pasi akuzohet se ka kanosur dhe dhunuar fizikisht një 30 vjeçar.

Ka qenë ky i fundit, i cili e ka kallëzuar në Polici.

Grupi hetimor po punon për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

❌