Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Lajme Kosove

Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore

13 January 2026 at 09:51

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbërritur në gjykatë, lidhur me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.

Në këtë seancë gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rozeta Hajdari del para gjykatës për skandalin me rezerva shtetërore appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari

13 January 2026 at 09:27

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrek të Prizrenit, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.

Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Shyqyri Duraj, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

13 January 2026 at 09:22

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë tre të mitur, A.N, A.B dhe L.K.

Sipas informatave fillestare, A.N dhe A.B kishin qenë duke pritur autobusin, ndërsa në momentin që nga autobusi ka zbritur i mituri L.K, situata ka degjeneruar menjëherë në konflikt fizik.

Dyshohet se L.K e ka sulmuar fillimisht A.N me mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime në këmbë, në zonën e kukës.

Në vazhdim të incidentit, A.N dyshohet se e ka goditur L.K në kokë me shufër metalike, ndërsa A.B dyshohet se e ka goditur me grushte në këmbë të njëjtin.

Të miturit janë intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si: ndaj A.B: “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj A.N: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndaj L.K: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.   

Me urdhër të prokurorit, i mituri A.N është ndaluar për 24 orë, ndërsa dy të miturit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen ne Deçan, tre persona të plagosur në një kafiteri

13 January 2026 at 09:15

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës në Deçan, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave, rreth orës 00:15 të datës 13.01.2026, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e emergjencës nga QKMF-Deçan, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë viktimave, të cilat më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Rastit i janë përgjigjur gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, njësia e hetimeve rajonale të Pejës, si dhe Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën e dyshuar si mjet i përdorur në rast, si dhe tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I dyshuari, Ismet Zukaj, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen ne Deçan, tre persona të plagosur në një kafiteri appeared first on Sinjali.

Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati Daut Cacaj

13 January 2026 at 09:01

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Në mesin edhe tyre, siç merr vesh Gazeta Sinjali ka mbetur i plagosur edhe avokati kosovar Daut Cacaj.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy pjesëtarë të nacionalitetit serb.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtënat në Deçan – dyshohet se i plagosur mbeti edhe avokati Daut Cacaj appeared first on Sinjali.

Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

13 January 2026 at 08:49

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër.

Gjatë mbrëmjes, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre.

Madje, jo vetëm një puthje. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit appeared first on Sinjali.

Një shqiptar dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë – çka ndodhi mbrëmë pas mesnate në Deçan?

13 January 2026 at 08:28

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali të plagosur kanë mbetur dy pjesëtarë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i nacionaliteti shqiptar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një shqiptar dhe dy serbë mbesin të plagosur nga të shtënat me armë – çka ndodhi mbrëmë pas mesnate në Deçan? appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona – arrestohet i dyshuari

13 January 2026 at 08:12

Deçani është tronditur mbrëmë pas mesnate nga të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në një lokal, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet mjekësore, të cilat u kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurve dhe i kanë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit policor është sekuestruar edhe arma e dyshuar e përdorur në incident.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë mbrëmë pas mesnate në Deçan, plagosen tre persona – arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.

Rusia nis valën më intensive të sulmeve ndaj Ukrainës këtë vit

13 January 2026 at 08:00

Forcat ruse nisën valën më intensive të sulmeve me raketa këtë vit në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës herët të martën, thanë zyrtarët dhe mediat ukrainase, duke vrarë katër persona në qytetin verilindor të Kharkiv.

Kreu i administratës ushtarake në Kiev, Timur Tkachenko, tha se kryeqyteti ishte nënshtruar një sulmi të shkurtër por intensiv me raketa.

Dëshmitarët e Reuters dëgjuan shpërthime në qytet, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Kanalet e Telegram që monitorojnë situatën në Ukrainë thanë se rreth 20 raketa balistike u lëshuan gjatë natës gjatë një periudhe prej rreth një ore, në atë që ata e përshkruan si sulmi më i gjatë ndaj Ukrainës deri më tani këtë vit.

Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur llogarinë e Telegram. Forcat e armatosura të Ukrainës nuk komentuan menjëherë mbi gamën e plotë të sulmeve dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia mbi sulmet.

Në Kharkiv, një qytet rreth 30 kilometra larg kufirit dhe një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse, guvernatori rajonal Oleh Sinyehubov tha se katër persona ishin vrarë në një sulm ajror në periferi të qytetit. Ai tha se gjashtë persona u plagosën.

Rusia ka lëshuar vazhdimisht raketa dhe dronë në qytetet ukrainase që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë dimrit, ndërsa mbrojtja e Kievit është nën presion të madh në kapjen e sulmeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia nis valën më intensive të sulmeve ndaj Ukrainës këtë vit appeared first on Sinjali.

Ylli i RB Leipzig, Diomande deklaron dëshirën për t'u bashkuar gjigantin e Ligës Premier

13 January 2026 at 09:55


Sulmuesi anësor i RB Leipzig, Yan Diomande, e ka shprehur hapur ëndrrën e tij për të luajtur për Liverpoolin, duke konfirmuar se është një tifoz i flaktë i klubit.

Ngritja e shpejtë e Diomandes në Gjermani e ka bërë atë një nga talentët e rinj më tërheqës në Evropë, duke tërhequr interesin e disa klubeve kryesore, përfshirë Liverpoolin, Bayern Munichun, Manchester Cityn dhe Chelsean.

Liverpooli është lidhur fort me sulmuesin e gjithanshëm, i cili ka bërë përshtypje me shpejtësinë, driblimin dhe kërcënimin e tij për gola që kur u bë pjesë e ekipit të parë të Leipzigut.

Ndërsa nuk ka dalë asnjë ofertë zyrtare, admirimi publik për Diomande mund t'u japë Reds një avantazh në çdo përpjekje të ardhshme.

Talenti 19-vjeçar në zhvillim i tha gazetës gjermane BILD se dëshiron të luaj për klubi nga Anfield.

“Dua të luaj për Liverpoolin. Jam një tifoz i madh i Liverpoolit. Babai im ëndërron të më shohë duke luajtur në Anfield!”, ka thënë Diomande.

Këtë sezon, Diomande ka bërë 14 paraqitje në Bundesligë për RB Leipzig, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tre asistime në 890 minuta. /Telegrafi/

Meta zbulon iniciativën 'Meta Compute' për të ndërtuar infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale

13 January 2026 at 09:55


CEO i Meta, Mark Zuckerberg, tha të hënën se kompania po lanson një iniciativë të re "të nivelit të lartë" të quajtur Meta Compute, ndërsa investon më shumë para në qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën që fuqizon shtytjen e saj të IA-së.

Zuckerberg bëri të ditur se Meta planifikon të ndërtojë "dhjetëra gigavat" kapacitet këtë dekadë dhe "qindra gigavat ose më shumë" me kalimin e kohës, përcjell Telegrafi.

"Mënyra se si ne projektojmë, investojmë dhe bashkëpunojmë për të ndërtuar këtë infrastrukturë do të bëhet një avantazh strategjik", shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.

Meta ka thënë se planifikon të investojë 600 miliardë dollarë në infrastrukturën dhe vendet e punës në SHBA, duke përfshirë qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale, deri në vitin 2028.

Santosh Janardhan, kreu i infrastrukturës së kompanisë, dhe Daniel Gross, i cili iu bashkua Meta vitin e kaluar nga startup-i i inteligjencës artificiale Safe Superintelligence, do të udhëheqin iniciativën e re Meta Compute.

Dy drejtuesit do të punojnë ngushtë me Dina Powell McCormick, presidenten dhe nënkryetaren e sapoemëruar të Meta, e cila do të përqendrohet në partneritetin me qeveritë dhe entitetet sovrane për të ndihmuar në ndërtimin dhe financimin e infrastrukturës.

Powell McCormick është një ish-zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump dhe kaloi 16 vjet në Goldman Sachs. /Telegrafi/

Një qytet në Afrikën e Veriut ka parë 'reshje të konsiderueshme bore' për herë të parë në 25 vjet

13 January 2026 at 09:52


Banorët në një qytet të Afrikës së Veriut kanë përjetuar reshje të konsiderueshme bore për herë të parë në afërsisht 25 vjet - ndërsa pamjet tregojnë vendasit me veshje të trasha të jashtme duke u argëtuar në rrugët e mbuluara me borë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më 7 janar 2026, qyteti maroken verilindor i Oujdas regjistroi dy centimetra borë në qendër të qytetit, ndërsa fshatrat përreth panë deri në 10 centimetra.

Rare snowfall blanketed Oujda in eastern Morocco on Tuesday evening, marking the city’s first significant snow event since 2012.

With its semi-arid climate, snow is highly unusual here, making the scenes exceptional for locals. pic.twitter.com/rs98tG9qKV
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 7, 2026

Thuhet se reshjet e borës kanë ndodhur gjatë një valë të ftohti që solli një rënie të ndjeshme të temperaturave në pjesë të Afrikës së Veriut, të nxitura nga një sistem i fuqishëm me presion të ulët dhe masa e ajrit të ftohtë.

Dhe fenomeni i rrallë natyror erdhi si surprizë për banorët në rajonin gjysmë të thatë, ku temperaturat e dimrit zakonisht janë midis 4C dhe 10C.

🇲🇦 First Snowfall in Oujda in 25 Years (Morocco, January 7, 2026)

❄️🌨✨On January 7, 2026, the city of Oujda (Morocco) experienced its first snowfall in 25 years. The rare event surprised residents in a region where snow is extremely uncommon.

The snowfall caused brief… pic.twitter.com/QKtu6hPujD
— Global Crisis (@_GlobalCrisis_) January 10, 2026

Ndërsa dëbora është një dukuri normale në disa vargmale të Marokut, ku ndodhen vendpushime skijimi si Ifrane dhe Oukaimeden, është e pazakontë për Oujda, e cila ndodhet pranë kufirit me Algjerinë.

Edhe pse disa raporte lokale pohojnë se Oujda përjetoi për herë të fundit borë të konsiderueshme rreth 14 vjet më parë, shumë burime si Arabia Weather përmendin gjerësisht një periudhë më të gjatë prej rreth 25 vjetësh. /Telegrafi/

Trifonov: Në Maqedoni ka urrejtje ndaj Bullgarisë

13 January 2026 at 09:51


Kryetari i partisë bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov, komentoi thyerjen e xhamit në derën hyrëse të Ambasadës bullgare në Shkup.

Ai vlerëson se në Maqedoni ka urrejtje ndaj Bullgarisë, e cila, siç thotë ai, ka vazhduar prej vitesh dhe se e ka parë personalisht.
“Nuk e di nëse e dini, por një person në Maqedoninë e Veriut iu afrua derës hyrëse prej xhami të misionit diplomatik bullgar në Shkup, theu xhamin dhe u largua. Kjo u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Mund të pyesni: çfarë është kaq e frikshme, është vetëm një copë xhami.

Epo, po, por problemi nuk është xhami i thyer, por qëndrimi. Zakonisht dëshiron të thyesh xhamin e dikujt që nuk e pëlqen, ose thjesht e urren”, shkroi Trifonov në rrjetet sociale.

Ai theksoi se ishte në Shkup disa vite më parë dhe nuk do ta harrojë kurrë sa i tronditur u ndje kur, siç thotë ai, pa një tabelë të madhe përballë Ambasadës bullgare në qendër të Shkupit, e cila dyshohet se shkruante “Vdisni bullgarët”./Telegrafi/

Në kujtim të Reçakut, Shtimja mbyll bizneset më 15 janar

13 January 2026 at 09:46


Komuna e Shtimes ka njoftuar se e enjtja, 15 janar 2026, do të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës, në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve të rënë në Masakrën e Reçakut.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë për Shërbime Publike, vendimi është marrë në bazë të rregullores komunale në fuqi dhe ka për qëllim shënimin e Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila ka rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.

Në këtë ditë, të gjitha subjektet afariste obligohen të jenë të mbyllura, përveç disa veprimtarive esenciale. Lejohet të punojnë vetëm furrat e bukës, barnatoret farmaceutike, pikat e shitjes së karburanteve dhe sektori i gastronomisë.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se për kujdestari janë caktuar disa biznese të veçanta, të cilat do të ofrojnë shërbime për qytetarët gjatë kësaj dite pushimi.

Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për respektimin e këtij vendimi, duke theksuar se mbyllja e bizneseve më 15 janar është një shprehje respekti dhe përkujtimi për viktimat e Masakrës së Reçakut. /Telegrafi/


SHBA, thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani tani!

13 January 2026 at 09:37


Ambasada virtuale e SHBA-së për Iranin u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të hënën të largohen menjëherë nga vendi pa vonesë, ndërsa trazirat në të gjithë Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen.

"Largohu menjëherë nga Irani", tha ambasada në një alarm sigurie, duke u bërë thirrje shtetasve të saj të planifikojnë largimin nga Irani pa ndihmën e qeverisë amerikane.

"Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt brenda banesës suaj ose në një ndërtesë tjetër të sigurt", shtoi ajo.

Njoftimi u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Iran të presin ndërprerje të vazhdueshme të internetit, të planifikojnë mjete alternative komunikimi dhe "nëse është e sigurt të bëni këtë, të merrni në konsideratë largimin nga Irani me rrugë tokësore drejt Armenisë ose Turqisë".

"Shtetasit e dyfishtë amerikano-iranianë duhet të largohen nga Irani me pasaporta iraniane", tha ambasada virtuale e SHBA-së duke shtuar se qeveria iraniane nuk njeh shtetësi të dyfishtë dhe do t'i trajtojë shtetasit e dyfishtë vetëm si shtetas iranianë.

"Tregimi i një pasaporte amerikane ose demonstrimi i lidhjeve me SHBA-në mund të jetë arsye e mjaftueshme që autoritetet iraniane të ndalojnë dikë", tha ambasada virtuale.

Të hënën, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një tarifë prej 25 për qind për "çdo dhe të gjitha" vendet që bëjnë biznes me Iranin, mes një goditjeje qeveritare ndaj demonstratave në rritje antiqeveritare.

Ndërsa Trumpi ka kërcënuar vazhdimisht të sulmojë Iranin nëse autoritetet atje përdorin forcë vdekjeprurëse për të shtypur protestat, ai ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësinë e diplomacisë me Teheranin.

Raportet treguan se Trumpi të hënën u informua mbi disa opsione për të vepruar kundër Iranit, përveç sulmeve ajrore ushtarake konvencionale.

Trumpi tha të dielën se administrata e tij po e monitoron nga afër situatën në Iran dhe po shqyrton "opsione shumë të forta" ndërsa numri i viktimave në protestat e vazhdueshme vazhdon të rritet.

"Ne do të marrim një vendim", tha Trumpi duke shtuar se kishte marrë raporte çdo orë mbi Iranin, pa dhënë informacion se kur, ku ose si do të vepronte SHBA-ja. /AA/

Shumica e makinave do të kenë ende motorë me benzinë ​​deri në vitin 2035 - thotë Bosch

13 January 2026 at 09:29


Sipas Bosch, motorët me benzinë do të vazhdojnë të dominojnë tregun e makinave në Amerikën e Veriut edhe deri në vitin 2035.

Kompania parashikon se rreth 70 për qind e automjeteve do të kenë ende motorë me djegie të brendshme, kryesisht të kombinuar me sisteme hibride ose si gjeneratorë për automjete elektrike.

Presidenti i Bosch në Amerikën e Veriut, Paul Thomas, tha se kompania po ndjek një qasje të balancuar mes elektrifikimit, hibrideve dhe motorëve tradicionalë.

Ndërkohë, prodhuesit e makinave po investojnë gjithnjë e më shumë në teknologjitë hibride, përfshirë modelet ku motori shërben vetëm për karikimin e baterisë.

Shembuj të tillë janë Ford, Scout dhe Nissan, që kanë njoftuar modele të reja me sisteme hibride ose me gjenerator të integruar.

Sipas Bosch, automjetet plotësisht elektrike do të zënë rreth 30 për qind të tregut amerikan në dekadën e ardhshme. /Telegrafi/

Futbollisti i parë profesionist homoseksual pretendon se u përjashtua nga ish-klubi i tij për shkak të homofobisë

13 January 2026 at 09:25


Joshua Cavallo, futbollisti i parë që e deklaroi publikisht veten homoseksual, pretendon se u përjashtua nga ish-klubi i tij për shkak të homofobisë së brendshme.

Cavallo, i cili së fundmi iu bashkua Stamford AFC pasi u largua nga Adelaide United në maj të vitit të kaluar, bëri bujë globale në vitin 2021 kur pranoi publikisht nëpërmjet një videoje se ishte homoseksual.

Ai tani pretendon se zyrtarët e Adelaide United e ndaluan nga loja për shkak të seksualitetit të tij, diçka që një zëdhënës i klubit tha se ai e mohon kategorikisht.

“Të gjitha vendimet në fushë që lidhen me përzgjedhjen e ekipit merren ekskluzivisht në fushat e futbollit”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.

Në një postim në Instagram, Cavallo shkroi se i duhej kohë për të “kuptuar se si përfundoi koha e tij te Adelaide United”, por tha se foli sepse tifozët meritojnë ndershmëri.

"Ishte e vështirë për mua ta pranoja kur kuptova se klubi im ishte homofobik. Isha i zemëruar sepse njerëzit mendonin se isha jashtë për shkak të lëndimeve, por në realitet ishte homofobia e brendshme që më mbajti në stol", ka thënë Cavallo.

Adelaide United have responded to claims by former player Josh Cavallo that he left the club due to alleged homophobia that kept him off the field.https://t.co/xp6s6hEj0Q
— PerthNow (@perthnow) January 13, 2026

Një zëdhënës i Adelaide United tha se të gjithë në klub ishin të zhgënjyer nga akuzat e bëra.

“Adelaide United ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për lojtarët, stafin dhe tifozët, dhe ne mbetemi krenarë për punën tonë të vazhdueshme për të promovuar përfshirjen në futboll”.

Cavallo më parë foli për mënyrën se si merrte kërcënime me vdekje pothuajse çdo ditë pasi vendosi të dilte publikisht, por tha se keqardhja e tij e vetme ishte që nuk doli më herët. /Telegrafi/

RDM: Kërkojmë një njësi zgjedhore dhe lista hapura

13 January 2026 at 09:24


Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), në pritje të takimit të liderëve të paralajmëruar për 14 janar 2026 nga kryeministri Hristijan Mickoski, mirëpret mundësinë për dialog për konsultime thelbësore politike mbi ligjet dhe proceset e rëndësishme reformuese që duhet të forcojnë shtetin dhe demokracinë tonë.

"Si parti, ne qëndrojmë fort dhe vazhdimisht pas angazhimit tonë afatgjatë për ndryshime sistemike në legjislacionin zgjedhor që do të sigurojnë përfaqësim politik më objektiv dhe më të drejtë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë drejtim, ne apelojmë dhe kërkojmë që në rendin e ditës të takimit të liderëve të përfshihet dhe të diskutohet konkretisht një ndryshim në modelin zgjedhor, pra në vend të sistemit ekzistues proporcional me gjashtë njësi zgjedhore, duhet të futet një model zgjedhor me një njësi zgjedhore", thonë nga RDM.

Nga atje thonë se po vazhdon përpjekjet dhe iniciativat e saj për një njësi të vetme zgjedhore si një model që e ka mbështetur me vite dhe e konsideron të nevojshëm për përfaqësim më të mirë dhe një votë të barabartë për çdo qytetar.

"Një zonë e vetme zgjedhore garanton një votë të barabartë për të gjithë, pa pabarazi rajonale dhe pabarazi në vlerën e votës së votuesve nga pjesë të ndryshme të vendit. Ky model rrit shkallën e proporcionalitetit në shpërndarjen e mandateve, gjë që është thelbësore për krijimin e një përfaqësimi demokratik më të drejtë dhe me cilësi më të lartë", thonë nga RDM./Telegrafi/

Totaj emëron Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshë së Inspektorateve në Prizren

13 January 2026 at 09:24


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka emëruar Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj bëri të ditur se ky emërim është pjesë e procesit për kompletimin e ekzekutivit komunal.

“Kam emëruar Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve, derisa cikli i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti”, ka shkruar Totaj.

Ai theksoi se qëllimi i këtij procesi është vazhdimi i punës me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e projekteve dhe obligimeve institucionale për qytetin e Prizrenit.

“Synimi ynë është që të vazhdojmë me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e punëve për Prizrenin”, u shpreh kryetari Totaj.

Sipas tij, kompletimi i strukturës ekzekutive do të krijojë kushtet për një funksionim më efikas të institucioneve komunale në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/


"Besoj në Zot" - Bia mohon se bëri 'sehire' ndaj Albës

13 January 2026 at 09:22


Në spektaklin e së hënës është shfaqur një klip ku janë paraqitur disa veprime të Bia Khalifës.

Kjo gjë është komentuar sikur Bia po bënte magji të zezë jashtë mureve të asaj shtëpie.

Banorët janë shfaqur të habitur në momentin që panë këtë, derisa Bia është shprehur se ishte në formë shakaje.

- YouTube www.youtube.com

"Nga familja, jemi shumë shumë religjioze. Kur kam qenë e vogël më kanë mësuar të besoj te Zoti", u shpreh ajo.

"Është shumë e rëndësishme për mua besimi në Zot. është keqkuptim", theksoi tutje.

Të gjithë konkurrentët e tjerë kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me këtë, duke theksuar se nuk është hera parë që Bia bën veprime të ngjashme.

Alba gjithashtu u shokua kur pa klipin pasi ishte te shtrati i saj dhe u duk se e kishte për të. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌