Normal view

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

8 August 2026 at 14:59

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.
Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime infirmacioni nga burgu Fier pohojnë se një ka qënë në paraburgim, ndërkohë që stafi drejtues i burgut është thirrur me urgjencë për të shqyrtuar sitiatën.

Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit.

The post Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital appeared first on Euronews Albania.

14:57 Ndahet nga jeta Jorge Messi, babai i Lionel Messit

8 August 2026 at 14:57

Last Updated on 08/08/2026 by Kesjana

Jorge Messi, babai i legjendës së futbollit Lionel Messi, është ndarë nga jeta.

Lajmi është raportuar nga mediat spanjolle, ndërsa Jorge Messi ka qenë për vite një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e yllit argjentinas.

Ai e ka shoqëruar Lionel Messin gjatë gjithë rrugëtimit të tij, që nga hapat e parë në futboll e deri te suksesi në nivelet më të larta të sportit botëror.

Jorge Messi ka pasur gjithashtu një rol të rëndësishëm në menaxhimin e karrierës së djalit të tij, duke qenë një prej njerëzve më të afërt me të edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës.

Vdekja e tij përbën një humbje të madhe personale për Lionel Messin dhe familjen e tij.

Detaje të tjera rreth shkakut të vdekjes dhe ceremonisë së lamtumirës pritet të bëhen publike në vijim./kb

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

8 August 2026 at 14:53

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Në orët e para të së shtunës, raketat goditën lindjen e kryeqytetit, vetëm disa ditë pasi sulmet në të gjithë Ukrainën vranë 21 persona.

Sulmet me raketa balistike vranë tre persona dhe plagosën tre të tjerë, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Timur Tkachenko, duke shtuar se mbeturinat që binin dëmtuan ndërtesa apartamentesh dhe makina.

Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin serb, Beograd, për vizitën e tij të parë. Ai do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për të diskutuar lidhjet ekonomike, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë biznesit të Noizy-t në Durrës

By: us er
8 August 2026 at 14:52

Një sasi e dyshuar lënde eksplozive është gjetur e pashpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së një biznesi në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa pas konstatimit të lëndës plasëse, në vendngjarje kanë […]

The post Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë biznesit të Noizy-t në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Lënda plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim 3 vëllezërit (EMRAT)

8 August 2026 at 14:51

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari, duke shkaktuar dëme të pakta materiale.

Policia ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të identifikuar si Ervis Alla 39 vjeç, Altin Alla 43 vjeç dhe Maksim Alla 41 vjeç, të tre me precedentë të mëparshëm penalë. Ata dyshohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, tre vëllezërit dyshohet se rreth orës 00:30 kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., për motive të dobëta.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin e koduar “Motivi”. Këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi i provave dhe veprimet hetimore çuan në identifikimin e autorëve të dyshuar.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Lënda plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim 3 vëllezërit (EMRAT) appeared first on Euronews Albania.

Çfarë nënkupton ‘rivendosja e kontrolleve’ mes Italisë dhe Spanjës

8 August 2026 at 14:50

Gazeta Si – Të premten në mbrëmje, edhe Spanja rivendosi kontrollet kufitare me Italinë – një masë që Italia e kishte zbatuar tashmë javën e kaluar në përgjigje të krizës së migracionit në Ceuta.

Duke qenë se të dyja vendet nuk ndajnë një kufi tokësor, kontrollet do të prekin udhëtarët që mbërrijnë me avion ose me anije.

Si Italia, ashtu edhe Spanja janë pjesë e Zonës Shengen, një zonë që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe përfshin 25 vende të Bashkimit Evropian (të gjitha përveç Qipros dhe Irlandës), si dhe Norvegjinë, Zvicrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Normalisht, shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtojnë midis tyre pa kontrolle të thelluara; për shembull, gjatë fluturimit nga Italia në Francë, kontrollohet vetëm karta e identitetit në momentin e hipjes në mjetin e udhëtimit.

Megjithatë, tani Italia dhe Spanja do të veprojnë – të paktën pjesërisht – sikur të ishin jashtë Zonës Shengen. Duke filluar nga 8 gushti, Spanja do të kryejë kontrolle të identitetit dhe shtetësisë së pasagjerëve që mbërrijnë nga Italia me anije ose avion; për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, kontrollet do të përfshijnë gjithashtu vizat ose lejet e qëndrimit.

Këto masa hyjnë në fuqi sot, ndaj nuk është ende e qartë se si do të funksionojnë në praktikë apo nëse do të shkaktojnë ndonjë pengesë.

Qeveria spanjolle ka deklaruar se kontrollet do të mbeten në fuqi deri më 7 shtator, përveç rastit kur të ndryshojnë kushtet që çuan në zbatimin e tyre.

Kontrollet italiane përfshijnë kërkimin e dokumenteve të udhëtimit nga pasagjerët në anije dhe aeroplanë që mbërrijnë nga Spanja; në teori, këto vlejnë vetëm për individët që mbajnë pasaporta nga vende jashtë Bashkimit Evropian.

Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e saktë: autoritetet e porteve dhe aeroporteve po kryejnë kontrolle të rastësishme për mbërritjet nga Spanja, që do të thotë se edhe qytetarët italianë, spanjollë dhe të tjerë evropianë mund të preken.

Gjatë kontrolleve fillestare, pasagjerët evropianë mund të tregojnë thjesht kartat e tyre të identitetit para se të vazhdojnë, ndërsa udhëtarët nga vendet jo-evropiane i nënshtrohen inspektimeve më të hollësishme.

Situata është megjithatë konfuze dhe procedurat ndryshojnë nga një port ose aeroport në tjetrin: në disa raste, janë krijuar korsi të dedikuara për pasagjerët që mbërrijnë nga Spanja, ndërsa në të tjera, kontrollet kryhen menjëherë pas zbarkimit ose në zona të ndryshme të aeroportit.

Raportet për radhë po qarkullojnë në faqet e internetit spanjolle – që ndodhin pikërisht gjatë sezonit të verës, kur udhëtimi midis dy vendeve është në kulmin e tij.

Rifutja e kontrolleve buron nga një përplasje politike lidhur me imigracionin midis qeverive të Pedro Sánchez-it (të qendrës së majtë) dhe Giorgia Meloni-t (të së djathtës), e cila nisi në fund të korrikut, kur dhjetëra mijëra emigrantë hynë në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku, por u kthyen mbrapsht brenda pak orësh.

Asnjë nga personat që mbërritën në Ceutë nuk arriti në kontinentin evropian; megjithatë, Meloni e shfrytëzoi incidentin për të forcuar pozicionin e saj dhe për të demonstruar një qëndrim të vendosur kundër imigracionit të parregullt.

Fillimisht ajo e kritikoi ashpër qeverinë e Sánchez-it, por më vonë e ndryshoi qasjen, duke shprehur solidaritet me Spanjën.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për t’i dhënë fund ngërçit diplomatik. Sánchez-i i përket Partisë Socialiste dhe qeveria e tij është një nga të paktat në Bashkimin Evropian që mban një qëndrim më pak përjashtues ndaj emigrantëve.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Çfarë nënkupton ‘rivendosja e kontrolleve’ mes Italisë dhe Spanjës appeared first on Gazeta Si.

​Lushtaku pas gjuajtjes së Kurtit me vezë: Njeriu çfarë mbjell edhe korrë

8 August 2026 at 14:49
Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj e ka gjuajtur me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pasi kërkoi kohë shtesë në seancën e sotme konstituive. Për këtë situatë, deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se “njeriu çfarë mbjellë, edhe korrë”. “Njeriu çka mbjellë edhe korrë, si i thonë një fjalë e urtë, por në […]

Parandalohet vrasja në Spille. Arrestohet 31-vjeçari, tentoi t’i merrte jetën me kallashnikov 38-vjeçarin

8 August 2026 at 14:49
Një konflikt mes disa personave në zonën e Spillesë, në Rrogozhinë, rrezikoi të përshkallëzohej në një ngjarje të rëndë kriminale, por ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e saj. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë […]

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

8 August 2026 at 14:49
Ndodh sërish! Te dera e dyqanit në pronësi të Rigels Rajkut ose siç e njohim të gjithë reperit Noizy, është gjetur një sasi e vogël lënde eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer. Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat […]

ITALI – Mbi 200 të evakuuar nga zjarri masiv pranë liqenit Garda

8 August 2026 at 14:48
ROMË, 8 gusht /ATSH-DPA/- Më shumë se 200 persona janë evakuuar për shkak të një zjarri të madh, që ka përfshirë zonën pranë liqenit Garda, në veri të Italisë, mes tyre edhe dhjetëra turistë, njoftuan sot shërbimet zjarrfikëse. Zjarri po përhapet në territorin e komunës së Tignale, në bregun perëndimor të liqenit Garda, liqeni më […]

14:45 Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi

8 August 2026 at 14:45

“Është mirë që po vjen”. Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.

Presidenti i Ukrainës do ta vizitojë Serbinë më 8 gusht, më pak se një muaj pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Kiev në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore.

“Duhet edhe ta vizitojnë njëri-tjetrin si miq. Në këtë mënyrë do të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin, sepse edhe Serbia është një vend i bukur, sikurse Ukraina”, tha Svetlana për REL-in.

Svetlana u largua nga Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, afër shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Deri në dhjetor të vitit 2025, në Serbi ishin regjistruar zyrtarisht pak më shumë se 16.000 refugjatë nga Ukraina.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë gjithashtu afër 4.000 ukrainas dhe kjo pakicë kombëtare ka edhe këshillin e vet kombëtar.

Filip Pronek, kryetar i këtij organi që merret me ruajtjen e identitetit ukrainas në Serbi, tha për REL-in se vizita e Zelenskyt është një lajm i mirë.

Ai kujtoi se zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e vizitoi Serbinë në maj të vitit 2024 së bashku me ministrin e atëhershëm ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

“Mendoj se është normale që [Volodymyr Zelensky] të vijë dhe ta vizitojë Serbinë, si dhe të avancohen dialogu dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy shteteve dhe dy popujve vëllazërorë sllavë. Janë dy shtete sllave që kanë shumë gjëra të përbashkëta gjatë historisë”, tha Pronek./kb

ITALI – Mbi 200 të evakuuar nga zjarri masiv pranë liqenit Garda

8 August 2026 at 14:45

ROMË, 8 gusht /ATSH-DPA/- Më shumë se 200 persona janë evakuuar për shkak të një zjarri të madh, që ka përfshirë zonën pranë liqenit Garda, në veri të Italisë, mes tyre edhe dhjetëra turistë, njoftuan sot shërbimet zjarrfikëse.

Zjarri po përhapet në territorin e komunës së Tignale, në bregun perëndimor të liqenit Garda, liqeni më i madh në Itali dhe një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të vendit.

Dhjetëra turistë që qëndronin në një resort pushimesh, u evakuuan si masë paraprake, së bashku me banorët e disa shtëpive të pushimit.

Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarri u përhap me shpejtësi në zonat malore mbi bregun e liqenit dje në mbrëmje dhe gjatë natës.

Dhjetëra ekipe emergjencash kanë vijuar sot në mëngjes përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll, por deri tani pa sukses.

“Përpjekjet aktualisht janë përqendruar në frenimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e disa ndërtesave të banuara”, deklaroi shërbimi zjarrfikës.

Në operacion janë angazhuar edhe avionë dhe helikopterë zjarrfikës.

Italia po përballet prej javësh me një valë të të nxehtit, me temperaturat që në disa zona kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Pothuajse, në të gjitha qytetet e mëdha të vendit janë në fuqi aktualisht alarmet e kuqe, për shkak të rrezikut shëndetësor që paraqet i nxehti ekstrem.

Ndërkohë, niveli i ujit në lumin Po, më i gjati në Itali, ka rënë ndjeshëm.

Temperaturat e larta pritet të vijojnë deri në mesin e muajit. //a.i/

The post ITALI – Mbi 200 të evakuuar nga zjarri masiv pranë liqenit Garda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë/ Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë, 3 vëllezër në kërkim

By: us er
8 August 2026 at 14:45

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tiranë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari. Nga ngjarja pati vetem dëme të pakta materiale. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të identifikuar me […]

The post Tiranë/ Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë, 3 vëllezër në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet!

8 August 2026 at 14:41

Ndodh sërish! Te dera e dyqanit në pronësi të Rigels Rajkut ose siç e njohim të gjithë reperit Noizy, është gjetur një sasi e vogël lënde eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer.

Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

Siç e kemi theksuar në nisje të lajmit, kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, ekzaktësisht më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar.

Incidente këto, pas përplasjeve të tij (edhe fizike) me reperin Kleviol Ahmeti ose Cllevio Serbiano.

Sa i takon ngjarjes së para 4 viteve, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet, ndërsa deri më tani është zbuluar se tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut. Ky i fundit (shok me Cllevio-n), rezulton i akuzuar për një sërë veprash penale dhe është dënuar me burg përjetë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në 2017-ën.

Për të dhënë deklarime, në SPAK janë paraqitur Noizy, babai i tij dhe Cllevio.

Lumenjtë e Evropës po thahen, rrezik për ekosistemet dhe goditje për ekonominë

8 August 2026 at 14:41

Rënia e pazakontë e nivelit të ujit në disa prej lumenjve më të mëdhenj të Evropës po shkakton pasoja të forta për transportin, bujqësinë, furnizimin me ujë dhe ekosistemet. Rini, Danubi dhe Po kanë arritur nivele historikisht të ulëta, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për pasoja që mund të zgjasin edhe më tej.

Situata është veçanërisht e rëndë përgjatë Danubit dhe Rinit. Në disa zona, anijet e mallrave dhe ato turistike nuk mund të lundrojnë normalisht, ndërsa në Hungari, Rumani dhe Kroaci, rënia e ujit ka nxjerrë në sipërfaqe edhe mbetje anijesh dhe automjetesh të fundosura prej dekadash.

Sipas të dhënave të sistemit zyrtar gjerman për nivelet e ulëta të ujit, vetëm në një pjesë shumë të vogël të pikave matëse përgjatë Danubit nuk raportohet nivel i ulët.

Edhe Rini po përballet me një situatë të jashtëzakonshme. Në stacionin matës të Kaubit, në Gjermani, niveli i ujit ka zbritur në rreth 24 centimetra dhe pritet të bjerë edhe më tej. Në disa zona të Këlnit dhe Dyseldorfit, pjesë të shtratit të lumit janë bërë të kalueshme në këmbë.

Rrezik për ekosistemet

Niveli i ulët i ujit nuk prek vetëm transportin dhe ekonominë. Temperaturat e larta bëjnë që uji i mbetur në lumenj të ngrohet më shumë dhe të përmbajë më pak oksigjen, duke rritur rrezikun për ngordhje masive të peshqve.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për dëmtimin e habitateve natyrore përgjatë brigjeve. Në zonat me zhavorr të Rinit, tharja e brigjeve prek midhjet dhe organizmat e tjerë që janë pjesë e zinxhirit ushqimor të peshqve.

Thatësira, temperaturat e larta dhe përqendrimi i lëndëve ushqyese mund të favorizojnë edhe përhapjen e algave toksike. Një situatë e tillë u regjistrua në vitin 2022 në lumin Oder, ku ngordhën rreth 1,000 tonë peshq.

Rrezikohet edhe uji i pijshëm

Një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me furnizimin me ujë të pijshëm. Në shumë zona, uji i lumenjve kontribuon në furnizimin e puseve përmes procesit të filtrimit natyror në tokë.

Kur niveli i ujit bie, ndërsa sasia e ndotësve mbetet e njëjtë, përqendrimi i tyre në ujë mund të rritet. Kjo mund të kërkojë procese më të kushtueshme për trajtimin e ujit të pijshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe dëmtimi i ekosistemeve mund të rrisin kostot e trajtimit të ujit me deri në 30 për qind. Deri në vitin 2035 mund të nevojiten miliarda euro investime shtesë për infrastrukturën e ujësjellësve, rezervuarët dhe sistemet e trajtimit.

Goditje për ekonominë

Niveli i ulët i lumenjve po dëmton edhe transportin e mallrave. Në disa raste, anijet janë të detyruara të lundrojnë me vetëm një pjesë të ngarkesës së tyre normale.

Kjo shkakton vonesa dhe rrit kostot për industri të rëndësishme, përfshirë industrinë e çelikut, atë kimike dhe sektorin e produkteve të naftës.

Situata ka ngritur gjithashtu shqetësime për furnizimin me energji. Në Hungari, niveli i ulët i Danubit ka shtuar rrezikun për funksionimin e centralit bërthamor të Paksit, i cili varet nga uji i lumit për sistemin e ftohjes.

Kërkohen zgjidhje afatgjata

Autoritetet po shqyrtojnë masa të ndryshme për të përballuar situatën, nga ndërhyrjet në shtretërit e lumenjve deri te përshtatja e transportit.

Në Gjermani po diskutohet thellimi i disa segmenteve të Rinit për të ruajtur lundrimin gjatë periudhave me ujë të ulët. Organizatat mjedisore kundërshtojnë këtë qasje, duke paralajmëruar se ndërhyrje të tilla mund të përshpejtojnë rrjedhjen e ujit dhe të ulin nivelin e ujërave nëntokësore.

Ekspertët propozojnë përdorimin e anijeve me zhytje më të vogël, zhvendosjen e një pjese të transportit të mallrave drejt hekurudhave, si dhe restaurimin e ligatinave dhe zonave natyrore përgjatë lumenjve.

Sipas tyre, rehabilitimi i lumenjve, rikthimi i lagështisë në moçale dhe ruajtja e ujit në peizazh mund të ndihmojnë në përballimin e periudhave të thata.

Megjithatë, në planin afatgjatë, ekspertët theksojnë se lufta ndaj ndryshimeve klimatike mbetet zgjidhja kryesore, pasi periudhat e nxehta dhe thatësirat pritet të bëhen gjithnjë e më problematike.

❌