Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Lajme Shqiperi

07:45 Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

By: Kesjana
28 January 2026 at 07:45

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave./Marrë nga Monitor/kb

07:32 Përplasja e furgonit të tifozëve të PAOK-ut në Rumani/ Dyshohet se mes viktimave ka shqiptarë

By: Kesjana
28 January 2026 at 07:32

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rumani, ku kanë humbur jetën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK.

Sipas raportimeve, dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me raportimet.

Më herët u raportua se mjeti në të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas me një autobot dhe më pas me një kamion. Si pasojë e goditjes, shtatë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital me lëndime të rënda.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Europa League që do të luhet ndërmjet Lyon dhe PAOK. Autoritetet rumune kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Kb

07:30 Dekriminalizimi i shpifjes dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh, miratohen ndryshimet në Kodin Penal!

By: Klara
28 January 2026 at 07:30

Last Updated on 28/01/2026 by Klara

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje paketën e ndryshimeve në Kodin Penal, si dhe një sërë projektligjesh të rëndësishme, me shumicë votash. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me 85 vota pro.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi dje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Lamallari sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian, me qëllim përputhjen për aq sa është e mundur.
Dy ndryshimet e propozuara më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike është ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes.

Këtë ndryshim, Lamallari e cilësoi një shembull të diskriminimit pozitiv që shteti shqiptar ka ndaj medias, ndërsa theksoi se parkimi dysh do të trajtohet si vepër penale vetëm në raste kur kjo shkelje pengon qarkullimin e autoambulancave, zjarrfikësve apo operacionet e Policisë së Shtetit.
Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:
• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025
• Projektligji për bashkëpunimin strategjik
• “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale”
• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”
• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit
• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”
• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal”
• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”
• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”
• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”
• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
• Projektligji “Për Mediat Audiovizive”/K.M

07:20 Trump njofton uljen e tensioneve në Minesota, por thekson: Ne nuk do të largohemi

By: Klara
28 January 2026 at 07:20

Last Updated on 28/01/2026 by Klara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një ulje të tensioneve të operacioneve të zbatimit të ligjit për imigracionin në Minesota, pas vdekjes së dytë të një qytetari amerikan nga agjentët federalë të shtunën në Minneapolis.

” Do ta ulim pak tensionin “, tha Trump për Fox News, duke iu referuar operacioneve të agjentëve federalë në Minesota. Ai nxitoi të sqaronte se ” nuk është një tërheqje “, por një “ndryshim”.

Donald Trump tha gjithashtu se kishte folur me Tom Homan, të ashtuquajturin “car kufitar” të cilin presidenti amerikan e dërgoi në Minesota për të mbikëqyrur situatën.

Lidhur me vdekjet e Renee Good dhe Alex Pretty nga agjentët e ICE, Trump i quajti ato incidente “të tmerrshme”. Megjithatë, ai foli pozitivisht për prindërit e Good, të cilët njihen për mbështetjen e tij, dhe la të kuptohej se vajza e tyre “ishte radikalizuar”.
Pas bisedës së tij me Fox, presidenti amerikan foli me mbështetësit e tij në Iowa. Edhe pse fjalimi u përqendrua në ekonomi dhe çështje të tjera të brendshme, pati edhe referenca për imigracionin dhe Minesotën.

Ai tha gjithashtu se protestat në Minesota janë pjesë e një përpjekjeje për të shpërqendruar vëmendjen nga një hetim më i gjerë federal mbi mashtrimet me ndihmën sociale në shtet.
“E gjithë kjo bujë, është bërë për t’i mbajtur njerëzit larg të folurit për mashtrimin. E kam thënë këtë që nga dita e parë, është një shpërqendrim”, tha ai./K.M

07:15 Skia botërore drejt revolucionit

By: Kesjana
28 January 2026 at 07:15

Me afrimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, skijimi alpin po i nënshtrohet një rishikimi të thelluar të masave të sigurisë, veçanërisht në pistat e stërvitjes, ku rreziqet shpesh janë më të larta. Ky fokus vjen pas aksidenteve të rënda që shkaktuan humbjen e jetës së dy skiatorëve të rinj italianë.

Federata Ndërkombëtare e Skive dhe Snoëboard-it (FIS) ka deklaruar se nuk do të përjashtojë asnjë masë sigurie, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të airbag-ëve në garat e shpejtësisë dhe stërvitjet zyrtare.

Debati për sigurinë është intensifikuar për shkak të pistës Stelvio të Bormios, e njohur si një nga më sfidueset, ku skiatorët arrijnë shpejtësi deri në 150 km/orë dhe ku ndodhi aksidenti i kampionit botëror Marco Schëarz në dhjetor 2023.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina do të zhvillohet nga 6 deri më 22 shkurt, me ceremoninë hapëse që do të mbahet në stadiumin ikonik të Milanos, San Siro./kb

07:10 “Nuk ka shans që të zhduken provat ndaj Ballukut”, Dedaj: Ka disa kopje për tenderat ku është përfshirë!

By: Klara
28 January 2026 at 07:10

Last Updated on 28/01/2026 by Klara

Gazetari Reldar Dedaj ka komentuar hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se procesi lidhet drejtpërdrejt me procedurat e tenderimit dhe verifikimin e dokumentacionit zyrtar.

Sipas Dedajt, në procedurat e tenderave dokumentet ndahen në disa kopje dhe arkivohen si në formë fizike, ashtu edhe elektronike, çka e bën të pamundur ndërhyrjen apo ndryshimin e provave. Ai u shpreh se procedura ka ndodhur, dokumentet u janë vënë në dispozicion palëve dhe tashmë janë objekt verifikimi nga organet e drejtësisë.

Gazetari theksoi se prokuroria mbështetet kryesisht në dokumente fizike dhe në ballafaqimin e tyre, ndërsa përgjimet shërbejnë si indicie. Sipas tij, nëse ka përputhshmëri mes dokumentacionit dhe provave të tjera, çështja konsiderohet e provuar dhe personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Dedaj nënvizoi se, sipas procedurave ligjore, asnjë ndikim politik apo ndërhyrje e jashtme nuk mund të ndryshojë faktet, pasi provat janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.

“Balluku po gjykohet për tenderat. Ai që e di procedurën dihet që ndahen në 3 kopje, vendosen në arkiva fizike dhe elektronike. Procedimi ka ndodhur dhe u janë dhënë dokumentet palëve. Edhe Zoti të jetë nuk ndikon dot të provat, ndahen në 4 kopje, kush e di procedurën e tenderave. Prokuroria merret me dokumente fizike, të ballafaqon me dokumentin. Përgjimet janë indicie. Nëse ka përputhshmëri je zënë shah mat dhe përballu me drejtësinë”, u shpreh ai./K.M

07:00 Histori/ 1932 – Incidenti i 28 Janarit, Shangai bëhet pararendësi i një lufte më të madhe

By: Leonard
28 January 2026 at 07:00

Më 28 janar 1932, qyteti i Shangait – një nga portet më të mëdha dhe më kozmopolite të Kinës – u shndërrua në skenën e një përplasjeje të dhunshme që do të paralajmëronte tragjedinë e madhe të Azisë Lindore. Forcat ushtarake të Perandorisë Japoneze ndërmorën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj qytetit, në një operacion që historia do ta njohë si Incidenti i 28 Janarit.

Ngjarja u justifikua zyrtarisht nga Tokio si një akt hakmarrjeje dhe “mbrojtjeje të interesave japoneze”, pasi në Shangai një turmë e zemëruar kinezësh kishte vrarë një prift budist japonez. Incidenti u përdor menjëherë si pretekst politik dhe ushtarak për të ndërhyrë në një qytet që kishte rëndësi strategjike, ekonomike dhe simbolike për të gjithë rajonin.

Një qytet nën zjarr

Sulmi nisi me bombardime ajrore dhe detare, të pasuara nga zbarkimi i trupave japoneze. Shangai, një metropol i ndarë në koncesione të huaja dhe zona kineze, u përfshi nga kaosi. Lagje të tëra u shkatërruan, mijëra civilë u vranë ose u detyruan të largoheshin, ndërsa forcat kineze u përpoqën të rezistonin përballë një ushtrie më të mirëpajisur dhe më të disiplinuar.

Megjithëse luftimet zgjatën disa javë dhe u ndërprenë përkohësisht përmes presionit ndërkombëtar, plagët që la pas ky sulm ishin të thella. Incidenti i Shangait shënoi një pikë kthese: ishte hera e parë që Japonia përdorte në mënyrë kaq të hapur forcën ushtarake në një qendër urbane kineze, duke sfiduar drejtpërdrejt rendin ndërkombëtar të kohës.

Pasoja të rënda në Japoni

Ironikisht, ngjarjet e Shangait nuk tronditën vetëm Kinën, por edhe vetë Japoninë. Klima e militarizmit ekstrem dhe nacionalizmit të verbër u përshkallëzua. Në maj të vitit 1932, vetëm disa muaj pas incidentit, kryeministri japonez Inukai Tsuyoshi u ekzekutua nga oficerë të rinj nacionalistë në atë që u njoh si Incidenti i 15 Majit – një grusht shteti i dhunshëm që shënoi fundin e demokracisë parlamentare japoneze.

Vrasja e Inukait simbolizoi triumfin e ushtrisë dhe ideologjisë imperialiste mbi institucionet civile. Japonia po rrëshqiste me shpejtësi drejt një regjimi të dominuar nga gjeneralët, ku diplomacia dhe kompromisi konsideroheshin dobësi.

Parathënie e pushtimit të plotë

Incidenti i 28 Janarit nuk ishte një episod i izoluar, por një paralajmërim i qartë. Pesë vjet më vonë, në vitin 1937, Shangai do të pushtohej plotësisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Sino-Japoneze, në një nga betejat më të përgjakshme të shekullit XX.

Ajo që nisi në vitin 1932 si një “incident” lokal, u shndërrua në një kapitull të errët të historisë botërore, duke treguar se si dhuna e justifikuar politikisht dhe nacionalizmi ekstrem mund të çojnë shoqëritë drejt katastrofës.

Shangai i vitit 1932 mbetet sot një simbol paralajmërues: aty ku tensionet etnike, interesat imperialiste dhe propaganda ushtarake takohen, paqja është gjithmonë e përkohshme.

Përgatiti: L.Veizi

07:00 Trump mund të kandidojë për një mandat të tretë si president i SHBA-së

By: Klara
28 January 2026 at 07:00

Udhëheqësi i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar përsëri mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Trump e bëri këtë deklaratë në një bisedë me mbështetësit gjatë një udhëtimi pune në Des Moines, Iowa.

“Vlerësimet tona janë të shkëlqyera, më të mira se kurrë. Mendojeni pak. Nëse do të kandidoja përsëri, a do të ishte dikush i lumtur për këtë?” pyeti Trump, i shoqëruar nga brohoritjet e turmës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu shpresën se Partia Republikane do të fitojë zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres që do të mbahen në nëntor 2026./K.M

06:45 Sfidojnë Kosovën në Play Off të Botërorit, lojtari i Sllovakisë: Kundërshtar i vështirë

By: Klara
28 January 2026 at 06:45

Sllovakia do të përballet me Kosovën, në kuadër të Play Off të Botërorit. Leo Sauer, 20-vjeçari sllovak i Feyenoord, ka folur për dardanët dhe për mundësinë për të luajtur në këtë kompeticion, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Do të jem i sinqertë, nuk di shumë për këtë kundërshtarë. Nuk e kam parë asnjëherë duke luajtur. Por Kosova e ka mposhtur Suedinë dhe të gjithë thonë se kemi kundërshtarë të vështirë. Kështu që duhet të përgatitemi mirë.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës do të thoshte shumë për mua. Tashmë kam shijuar Evropianin dhe kam pasur përvojë dhe kujtime të mahnitshme”./K.M

06:30 Erdogan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike/ Çfarë u diskutua mes liderëve

By: Klara
28 January 2026 at 06:30

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvillimet në Siri, procesin e paqes në Gaza dhe marrëdhëniet tregtare, me një fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

Në deklaratën e presidencës turke, thuhet se Erdogan ka theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të marrë masa për të forcuar bashkëpunimin me SHBA-në, duke nënvizuar se promovimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat i shërben interesit të përbashkët të të dy vendeve.

Presidenti turk theksoi rëndësinë që Turqia i kushton zbatimit të plotë të armëpushimit në Siri, duke vënë në dukje se situata po monitorohet nga afër në koordinim me autoritetet amerikane dhe siriane.

Duke iu referuar Gazës, Erdogan shprehu dëshirën e tij për funksionimin e suksesshëm të Bordit të Paqes, dhe deklaroi se përfundimi i krizës humanitare dhe rindërtimi i zonës mund të hapin rrugën për paqe të qëndrueshme në rajon./K.M

Parashikimi i motit për sot, 28 Janar 2026 –

By: 27
28 January 2026 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshmeSipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Janar 2026 –

By: 27
28 January 2026 at 07:32

Dashi

Do të ndiheni pak të bllokuar; rutina ndonjëherë bën lojëra të këqija dhe ju keni dëshirë për ndryshim. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos e teproni. Në dashuri ka një situatë ngecjeje me partnerin; mund të organizoni diçka ndryshe nga zakonisht për të thyer monotoninë.

Demi

Do të përjetoni një ditë pozitive. Në punë mund të sillni disa risi që do t’ju ndihmojnë të rrisni të ardhurat. Ata që janë në çift do ta shfrytëzojnë momentin për të organizuar një mbrëmje të veçantë. Beqarët mund të marrin një mesazh shumë të këndshëm që e kanë pritur prej kohësh.

Binjakët

Do të përballeni me një ditë me tension në ambientin e punës. Mundohuni të mos ushqeni konflikte të panevojshme dhe tregohuni diplomatë. Në dashuri, xhelozia e theksuar mund të shkaktojë një debat me partnerin, që nuk duhet nënvlerësuar.

Gaforrja

Do të përpiqeni të dëgjoni më shumë emocionet tuaja. Yjet favorizojnë hapjen dhe dialogun me njerëzit e dashur, si dhe aftësinë për të menaxhuar tensionet me qetësi dhe mirëkuptim. Në punë do të keni disa ide për t’i vënë në praktikë brenda një kohe të shkurtër. Do të ketë hapësirë edhe për kreativitet.

Luani

Do të ndieni nevojën të dilni në pah, por duhet të shmangni sjelljet shumë dominuese. Yjet këshillojnë një qasje më bashkëpunuese dhe fleksibël për të arritur rezultate të mira. Ata që janë në çift mund të kenë pasur keqkuptime; tani është momenti për t’i sqaruar.

Virgjëresha

Shfrytëzojeni mundësinë për ta organizuar sa më mirë ditën dhe për të planifikuar me kujdes. Qartësia mendore do të jetë një avantazh i madh. Për çiftet gjithçka do të ecë qetësisht, ndërsa beqarët duhet të bëjnë hapin e parë ndaj një personi interesant që e kanë pasur prej kohësh në mendje.

Peshorja

Do të duhet të balanconi emocionet me arsyetimin. Yjet nxisin komunikimin dhe mirëkuptimin për të krijuar marrëdhënie më harmonike, veçanërisht në çift. Në punë mund të dalë një e papritur, por me pak përkushtim do ta kaloni pa vështirësi.

Akrepi

Do të përjetoni një ditë me ulje-ngritje. Në punë do të ketë një problem për t’u zgjidhur që mund të kërkojë kohë. Në dashuri, ata që janë në çift do të alternojnë momente qetësie me debate të kota, ndërsa beqarët do ta kenë të vështirë t’i afrohen personit që pëlqejnë.

Shigjetari

Do të lëvizni me energji dhe dëshirë për veprim. Yjet mbështesin iniciativa të reja, por ju kujtojnë t’i kushtoni rëndësi detajeve për të shmangur probleme. Disa çifte po kalojnë një krizë; kjo mund të jetë dita për të bërë një hap përpara.

Bricjapi

Do të përqendroheni tek objektivat afatgjata. Dita është e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme në punë. Ata që janë në çift do të kalojnë një mbrëmje të qetë, ndërsa beqarët do të kenë më shumë mundësi për të njohur persona interesantë.

Ujori

Do të përjetoni një ditë plot stimuj dhe kreativitet. Yjet këshillojnë të ndiqni idetë e reja, por me një qasje praktike dhe konkrete. Në dashuri gjithçka do të ecë mirë; do të ketë shumë harmoni dhe mirëkuptim me partnerin.

Peshqit

Këtë të mërkurë mund të jeni pak nervozë. Në punë keni pasur disa diskutime me një koleg ose me eprorin, dhe situata është bërë e rëndë. Ky nervozizëm mund të ndikojë edhe në jetën sentimentale, ku do të duket sikur nuk po e kuptoni njëri-tjetrin me partnerin.

 

 

FOKUS – BM: Mund të përdorim naftën e sekuestruar ruse për të ndihmuar Ukrainën

28 January 2026 at 07:37

LONDËR, 28 janar /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe mund të përdorë naftën e sekuestruar nga cisternat e flotës hije ruse për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës, ka sugjeruar sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey.

”Po shqyrtohen opsione të tjera ushtarake për të goditur anijet që shmangin sanksionet dhe që ushqejnë makinerinë ruse të luftës”, tha Healey.

Ai ngriti mundësinë që të ardhurat nga nafta e marrë nga anijet e sekuestruara të devijohen drejt Kievit.

Deklaratat vijnë pasi Britania e Madhe ka ndihmuar së fundmi forcat amerikane dhe ushtrinë franceze në sekuestrimin e cisternave ruse, të cilat Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet ndaj eksporteve të saj të naftës që nga pushtimi i plotë i Ukrainës.

“A duhet të bëjmë më shumë kundër transportit hije? Po, duhet, dhe tani kam identifikuar opsione të tjera ushtarake që mund të përdorim për të goditur këtë transport hije”, tha Healey duke folur para Komitetit të Mbrojtjes të Dhomës së Komuneve.

“Po i diskutoj këto me kolegët e kabinetit”, theksoi ai.

Britania e Madhe do të presë së shpejti një takim të vendeve të JEF (Forca e Përbashkët Ekspedicionare), së bashku me ekspertë ligjorë ushtarakë, për të shqyrtuar bazën ligjore mbi të cilën mund të veprojmë kundër transportit hije dhe anijeve të sanksionuara si edhe opsionet ushtarake që mund të përdorin.

“Kjo është pjesë e rritjes aktive të veprimeve kundër transportit hije që keni parë të ndërmarrim me aleatët në javët e fundit. Dhe është pjesë e sigurimit që Putin të mos jetë në gjendje të financojë kaq lehtë makinerinë e tij të luftës në Ukrainë përmes shitjes së naftës së sanksionuar”, shtoi ai.

Healey theksoi se gjatë vitit të fundit janë sanksionuar 250 anije, ndërsa të ardhurat ruse nga nafta janë ulur me një të katërtën në këtë periudhë./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post FOKUS – BM: Mund të përdorim naftën e sekuestruar ruse për të ndihmuar Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 28.01.2026

28 January 2026 at 07:33

PEKIN (Kinë) – Vizitë e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

SEUL (Korea e Jugut) – Vendimi në gjyqin e ish-Zonjës së Parë të Koresë së Jugut, Kim Keon Hee.

CEBU (Filipine) – Takimi i ministrave të Jashtëm të ASEAN-it.

PARIS (Francë) – Publikimi i nominimeve për çmimet ”Cesar”.

LILLE (Francë) – Vendim në gjyqin e 17 të dyshuarve për trafikim njerëzor, përfshirë katër të akuzuar për vrasje të paqëllimshme.

BERLIN (Gjermani) – Kancelari Friedrich Merz mban një konferencë për shtyp me homologun e tij rumun.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Këngëtari Chris Brown paraqitet në gjykatë me akuza për sulm.

PARIS (Francë) – Meshë në nderim të Brigitte Bardot.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Dëgjim në senatin amerikan i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio mbi operacionin për kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.

ORLANDO (Shtetet e Bashkuara) – 40-vjetori i shpërthimit të anijes kozmike ”Challenger”.

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Takim Ministror i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën.

PANAMA (Panama) – Forumi i Bankës për Zhvillim të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CAF) me pjesëmarrjen e presidentit brazilian, Lula.

EVROPA – Futboll – Liga e Kampionëve – Faza e grupeve – Dita e fundit e ndeshjeve./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 28.01.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

28 January 2026 at 07:30

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metra dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 2/16 Diell re shi
Kukës 2/14 Diell re shi
Lezhë 3/17 Diell re shi
Dibër 1/14 Diell re shi
Durrës 4/18 Diell re shi
Tiranë 6/19 Diell re shi
Elbasan 5/18 Diell re shi
Berat 4/19 Diell re shi
Vlorë 6/19 Diell re shi
Korçë 1/14 Diell re shi
Gjirokastër 2/19 Diell re shi
Sarandë 6/19 Diell re shi

/r.e/

The post Reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letër nga Uashingtoni: Trump konsolidon ndikimin në Ballkan

27 January 2026 at 22:04

Gëzuar rendin e ri botëror, të sponsorizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump! Kjo nëse ajo që ka ndodhur që nga fillimi i vitit mund të klasifikohet si rend. Trump, i cili lulëzon në kaos, ka riorganizuar kuvertën dhe ka nisur një rishpërndarje të re të pushtetit që mund të përfundojë me shembjen e aleancave […]

The post Letër nga Uashingtoni: Trump konsolidon ndikimin në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Parashikimi i motit, 28 janar/ ‘Ikën’ dielli, rikthehet shiu e dëbora

28 January 2026 at 07:00

Për ditën e mërkurë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonëne Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

/ abcnews.al /

Horoskopi, 28 janar 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve

28 January 2026 at 07:00

DASHI

Yjet flasin për fillime të reja, por kini kujdes: jo gjithçka duhet të nxitohet. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Në punë, jeni të etur për ndryshim, për të vërtetuar vlerën tuaj dhe mundësitë janë të shumta, veçanërisht nëse keni mbjellë mirë në muajt e fundit. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra: të folurit tani shmang shpërthimet më vonë. Beqarë? Takimet janë të mundshme, por vetëm nëse e ulni vigjilencën.

DEMI

Pas një periudhe tensioni, veçanërisht emocionale, yjet ju kërkojnë të ngadalësoni dhe të rifitoni stabilitetin. Puna kërkon durim: asnjë veprim impulsiv, por strategji të forta. Rezultatet do të vijnë, edhe nëse nuk janë të menjëhershme. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: ata që janë në një lidhje ndiejnë nevojën për siguri, ndërsa ata që janë beqarë mund të rizbulojnë një të dashur nga e kaluara. Këshilla e yjeve? Besojini më shumë instinkteve tuaja.

BINJAKËT

Mërkuri ju bën të shkëlqyer, komunikues dhe të papërmbajtshëm. Është koha e duhur për të propozuar, për të folur dhe për të negociuar. Vetëm kini kujdes të mos e humbni energjinë tuaj në shumë drejtime. Në dashuri, jeni kuriozë, ndoshta paksa të paqëndrueshëm: çiftet duhet të rizbulojnë komunikimin, ndërsa beqarët përjetojnë flirtime argëtuese, por jo të gjitha janë të destinuara të zgjasin. Javë interesante për ata që punojnë me fjalë.

GAFORRJA

Yjet flasin për emocione intensive, nevojën për mbrojtje dhe të vërtetën. Në punë, je më i fortë nga sa mendon, por shpesh saboton veten nga frika se mos bën gabime. Është koha të besosh më shumë në veten tënde. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do të gjejnë një lidhje, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë ndjenja të papritura. Hëna të fton të kujdesesh edhe për veten tënde.

LUANI

Mund të fitoni njohje në punë, veçanërisht nëse ndaloni së përpjekuri të kontrolloni gjithçka. Në dashuri, jeni pasionantë dhe magnetikë, por kini kujdes me krenarinë tuaj: nuk keni gjithmonë të drejtë, edhe nëse mendoni se keni. Beqarët janë të favorizuar në takime, ndërsa çiftet duhet të ripërtërijnë dëshirën e tyre. Energjia është e lartë, por përdoreni me mençuri.

VIRGJËRESHA

Ndjeni nevojën për të vënë gjërat në rregull, si brenda ashtu edhe jashtë. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por yjet ju kërkojnë të mos jeni shumë të ashpër me veten. Në dashuri, jeni më të kujdesshëm: ata që janë në një lidhje kanë nevojë për siguri, ndërsa ata që janë vetëm duhet të jenë të kujdesshëm para se të hapen. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë zgjedhje praktike dhe konkrete, veçanërisht në lidhje me të ardhmen.

PESHORJA

Vendimet e shtyra janë kthyer në derën tuaj. Në punë, duhet të zgjidhni anën tuaj, pa frikën se do të humbisni diçka. Në dashuri, është një kohë qartësie: marrëdhëniet e forta forcohen, ato të brishta lëkunden. Beqarët mund të bëjnë takime interesante, por vetëm nëse ndalojnë së tepërmi idealizuari. Yjet janë të ndritshëm për kreativitet.

AKREPI

Mund të mbyllni një kapitull në punë dhe të filloni një tjetër, më në përputhje me atë që jeni tani. Në dashuri, jeni pasionantë, por edhe dyshues: kini kujdes të mos krijoni probleme aty ku nuk ka. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë një tërheqje të madhe. Yjet ju kërkojnë të lini mënjanë kontrollin.

SHIGJETARI

Qielli favorizon udhëtimet, ndryshimin dhe përvojat e reja. Mundësitë ju presin në punë, veçanërisht për ata që guxojnë të thyejnë modelin. Në dashuri, jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ndoshta tepër: kini kujdes me fjalët tuaja. Çiftet kanë nevojë për frymëzim të ri; beqarët janë gati të bien në dashuri, por vetëm nëse ndihen të lirë. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Po hidhni themele të rëndësishme në punë, edhe nëse ndiheni sikur po keni vështirësi tani. Në dashuri, jeni më të rezervuar se zakonisht: hapja nuk është dobësi. Çiftet duhet të rizbulojnë komunikimin dhe beqarët mund të takojnë dikë në punë. Këmbëngulja shpërblehet.

UJORI

Ndjeni nevojën për një ndryshim drejtimi. Në punë, keni ide inovative, por duhet të jeni konkretë. Në dashuri, jeni simpatikë, por të distancuar: ata që ju duan kërkojnë më shumë prani. Beqarët mund të përjetojnë takime jokonvencionale. Është koha të jeni autentikë, edhe nëse kjo do të thotë të shkoni kundër rrymës.

PESHQIT

Qielli flet për ëndrra, intuita, por edhe për konfuzion. Në punë nevojitet më shumë qartësi: mos i shtyni vendimet e rëndësishme. Në dashuri, jeni romantikë, por kini kujdes të mos idealizoni tepër. Çiftet rizbulojnë ëmbëlsinë, beqarët mund të bien lehtësisht në dashuri. Yjet ju ftojnë të qëndroni me këmbë në tokë pa ndaluar së ëndërruari.  /abcnews.al /

Foto nga bora dhe akulli në SHBA. Temperatura deri në minus 46 gradë!

By: njeshi
28 January 2026 at 07:03

Gjysma e SHBA është prej ditësh nën pushtetin e borës dhe akullit. Temperaturat kanë arritur deri në minus 46 gradë! Aeroportet e bllokuara, pa energji elektrike dhe mbi 40 të vdekur deri tani. Një situatë apokaliptike. Situata e borës dhe akullit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë përmasa qartësisht apokaliptike, duke ekspozuar jo vetëm forcën brutale të natyrës…

Source

❌
❌