❌

Normal view

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

By: A R
15 October 2026 at 20:00

Dy mina janë zbuluar në murin e një pallati 4-katësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Mjetet shpërthyese dyshohet se ndodheshin aty prej shumë vitesh dhe mund të jenë armatime të mbetura nga viti 1997.

Ngjarja është evidentuar gjatë orëve të pasdites, kur banorët e pallatit kanë konstatuar praninë e dy minave brenda murit, pranë sahatit të energjisë elektrike, në hyrje të ndërtesës.

Dyshohet se amortizimi i murit ka bërë që mjetet shpërthyese të bëhen të dukshme, duke alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Vlorës.

Prokuroria maqedonase thellon bashkëpunimin me Brazilin, Kolumbinë dhe Venezuelën kundër trafikimit të njerëzve

15 October 2026 at 20:00
Kryeprokurori publik Nenad Saveski dhe prokurorë të krimit të organizuar u takuan në Shkup me kolegë nga tri vende të Amerikës së Jugut, në margjinat e takimit rajonal të ekspertëve nën patronazhin e UNODC-së.

Mickoski takohet me Lidhjen Kombëtare Maqedonase: në fokus procesi zgjedhor në Serbi dhe të drejtat e maqedonasve

15 October 2026 at 20:00
Kryeministri Hristijan Mickoski bisedoi me përfaqësuesit e Lidhjes Kombëtare Maqedonase për pozitën e maqedonasve në Serbi dhe për zgjedhjet e ardhshme për këshillat kombëtarë.

Malaj: Shkatërrimi i pronës publike e private e papranueshme, pasojat i paguajnë qytetarët

15 October 2026 at 19:57

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj reagoi sot në lidhje me dëmet e shkaktuara gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet.

Teksa ka publikuar një video të bizneseve private të dëmtuara, Malaj thekson se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë, janë të papranueshme.

Sipas Malajt, çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve.

“Pasojat i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët”, theksoi Malaj.

Ai nënvizoi se protesta është një e drejtë, teksa shtoi se dhuna nuk ka asnjë përligjje.

/m.q/r.e/

The post Malaj: Shkatërrimi i pronës publike e private e papranueshme, pasojat i paguajnë qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

19:57 Dhuna dhe agresionet ndaj gazetarëve në protestë/ UGSH: Përgjegjësit do të ndëshkohen ligjërisht

By: Monika
15 October 2026 at 19:57

Last Updated on 15/10/2026 by Monika

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj dhunës fizike që është bërë ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në protestë.

UGSH paralajmëron se të gjithë ata persona që godasin gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës dhe punonjësit e mediave do të ndëshkohen ligjërisht.

Reagimi i UGSH-së

Dhuna dhe agresionet ndaj gazetarëve do të ndëshkohen ligjërisht dhe do të përballen me reagimet tona

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon goditjet fizike ndaj gazetares Doriana Bezati, ndërsa raportonte protestën e sotme në vend. Goditja e reporterëve në detyrë gjatë ditës së sotme ndodhi edhe në Durrës, ndaj gazetares Vali Qyrfyçi, kryetare e UGSH së qarkut të Durrësit.

Rastet e sulmeve fizike, agresionet verbale dhe sidomos risqet ndaj integritetit fizik te reporterëve dhe punonjësve të mediave janë rritur në mënyrë alarmuese gjatë dy ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, Durrës dhe në disa tubime e protesta të tjera.

Në dy ditët e mëparshme episode të tjera u raportuan nga shumë media dhe shkaktuan reagime të degëve të UGSH.

Rastet e kolegëve Enkelejda Mema, Alice Taylor, Bekim Bici, Anesti Bajramemaj, dhe operatori Heri Simota, Xhoi Malsia, Izmir Akulli të ndodhura në harkun kohor të dy ditëve të fundit, janë të lidhura me sjellje të papërgjegjshme, akte brutale dhe veprime të dhunshme të individëve me uniformën e policisë së shtetit.

Ndërkohë që operatori Elvin Kamberi, Fatime Halmusaj kanë pësuar dëmtime dhe ekipi i Report TV është sulmuar nga protestues të dhunshëm në krye të detyrës.

UGSH në kordinim me të gjitha degët në 12 qarqet po përgatit një raport specifik për rastet dhe situatën e gazetarëve në kushtet e kësaj situate të pazakontë.

UGSH shpreh solidaritetin e plotë me kolegët dhe apelon për moscënim dhe mospengim të askujt dhe prej askujt që është në detyrën raportuese.

U bëjmë thirrje të gjithë provokuesve, agresorëve, militantëve kërcënues dhe fytyrave që fshihen nën maska kriminale me qëllim kërcënimin, goditjen, pengimin dhe shantazhimin e gqzetarëve, se do të përballen me procese ligjore dhe ndëshkim të pashmangshëm.

U drejtojmë thirrjen tonë punonjësve të policisë që në çdo rast dhe kurdo të respektojnë detyrën e gazetarëve dhe mediave dhe të bëhen solidarë kundër çdo agresori ndaj tyre./mxh

Civilët e paidentifikuar fusin studentin në furgonin pa logo të policisë

By: us er
15 October 2026 at 19:55

Një incident është regjistruar në rrugët e Tiranës, ku një student është kapur me forcë nga persona me rroba civile dhe është futur në një furgon pa logo policie. Pamjet tregojnë momentin kur personat e paidentifikuar ndërhyjnë ndaj të riut dhe e largojnë me forcë nga rruga. Identiteti i personave që ndërhynë dhe rrethanat e […]

The post Civilët e paidentifikuar fusin studentin në furgonin pa logo të policisë appeared first on BoldNews.al.

19:55 Tensionet në protestë/ Policia nis shoqërimet

By: Monika
15 October 2026 at 19:55

Last Updated on 15/10/2026 by Monika

Situata në terren vijon të jetë kritike për shkak të protestës që po zhvillohet në kryeqytet.

Protestuesit vijojnë qëndresën e tyre dhe nuk tërhiqen.

Ndërkohë policia ka nisur shoqërimet e të rinjve.

Sipas pamjeve, shihet që forcat e policisë po ndalojnë dhe shoqërojnë disa të rinj.

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve janë të ashpra./Mxh

26 të lënduar nga protesta, Ministria e Shëndetësisë tregon bilancin e mbrëmjes: Janë jashtë rrezikut për jetën

By: redi
15 October 2026 at 19:54

Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Në një përditësim të orës 19:31 të gjendjes shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për…

Source

Sauerbraten gjerman — mishi i viçit i marinuar në uthull e verë, i zier ngadalë me salcë të ëmbël-thartë

15 October 2026 at 19:53
Rostoja më e famshme gjermane — mishi marinohet për ditë të tëra, pastaj ziehet ngadalë derisa të shkrihet në gojë, nën salcën e tij të errët ëmbël-thartë.

19:52 Tym e flakë në Tiranë!/ Pamje dramatike nga qendra e kryeqytetit (VIDEO)

By: EL
15 October 2026 at 19:52

Last Updated on 15/10/2026 by EL

Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë protestës së studentëve.

Siç duket edhe nga pamjet përplasje të forta po zhvillohen mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga Ura mbi Lanë deri te Ministria e Brendshme

Gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë.

Situata është tensionuar edhe më tej pas zjarrit që përfshiu një kioskë të mbyllur pranë lulishtes së “Vëllezërve Frashëri”. Flakët janë përhapur edhe te pemët përreth, ndërsa tymi ka mbuluar zonën e bulevardit.

Përplasjet rifilluan me breshëri fishekzjarrësh dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa segmente të kryeqytetit./ET

Aleanca Kosovare e Bizneseve letër Begajt, Ramës e Peleshit: Mbroni bizneset e pronën, shqyrtoni gjendjen e jashtëzakonshme

By: A R
15 October 2026 at 19:52

Ndërkohë që Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga protesta të dhunshme Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka drejtuar një letër presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri.

Duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar, AKB kërkon nga institucionet shqiptare që “të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike”.

AKB kërkon gjithashtu koordinim mes institucioneve përgjegjëse, hapjen e kanaleve të dialogut institucional dhe politik, si dhe shqyrtimin e mekanizmave kushtetues e ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore.

ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE – AKB

Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri

Të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rrezikun ndaj pronës private e publike, sigurisë së qytetarëve dhe funksionimit normal të institucioneve, ju drejtohet me këtë thirrje për veprim të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

Mbrojtja e jetës, sigurisë së qytetarëve, pronës private dhe publike, si dhe garantimi i rendit kushtetues, janë përgjegjësi themelore të shtetit. Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet që ju drejtoni:

1.Të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike.

2.Të sigurojnë koordinim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

3.Të hapin kanale efektive të dialogut institucional dhe politik për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

4.Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese.

Ne vlerësojmë se në momente të tilla nevojitet përgjegjësi e lartë shtetërore, maturi politike dhe veprim në kohën e duhur, me qëllim që të parandalohet çdo cenim i mëtejshëm i sigurisë dhe pronës.

Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt.

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh bindjen se mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik.

Duke ju kërkuar vëmendje dhe veprim urgjent institucional, ju shprehim konsideratën tonë të lartë.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)”.

UGSH: Dhuna dhe agresionet ndaj gazetarëve gjatë protestave do të ndëshkohen ligjërisht

15 October 2026 at 19:51

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi sot në lidhje me dhunën dhe agresionet ndaj gazetarëve gjatë protestave të zhvilluara tri ditët e fundit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncoi goditjet fizike ndaj gazetares Doriana Bezat, ndërsa raportonte protestën e sotme.

Gjithashtu, goditje e reporterëve në detyrë gjatë ditës së sotme ndodhi edhe në Durrës, ndaj gazetares Vali Qyrfyçi, kryetare e UGSH së qarkut të Durrësit.

UGSH thekson se rastet e sulmeve fizike, agresionet verbale dhe sidomos risqet ndaj integritetit fizik të reporterëve dhe punonjësve të medieve janë rritur në mënyrë alarmuese gjatë dy ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, Durrës dhe në disa tubime e protesta të tjera.

Në dy ditët e mëparshme episode të tjera u raportuan nga shumë medie.

“Rastet e kolegëve Enkelejda Mema, Alice Taylor, Bekim Bici, Anesti Bajramemaj, dhe operatori Heri Simota, Xhoi Malsia, Izmir Akulli të ndodhura në harkun kohor të dy ditëve të fundit, janë të lidhura me sjellje të papërgjegjshme, akte brutale dhe veprime të dhunshme të individëve me uniformën e policisë së shtetit.

Ndërkohë që operatori Elvin Kamberi, Fatime Halmusaj kanë pësuar dëmtime dhe ekipi i Report TV është sulmuar në krye të detyrës nga protestues të dhunshëm”, njoftoi UGSH.

UGSH thekson se në kordinim me të gjitha degët në 12 qarqet po përgatit një raport specifik për rastet dhe situatën e gazetarëve në kushtet e kësaj situate të pazakontë.

Gjithashtu UGSH shpreh solidaritetin e plotë me kolegët dhe apelon për moscenim dhe mospengim të askujt dhe prej askujt që është në detyrën raportuese.

“U bëjmë thirrje të gjithë provokuesve, agresorëve, militantëve kërcënues dhe fytyrave që fshihen nën maska kriminale me qëllim kërcënimin, goditjen, pengimin dhe shantazhimin e gqzetarëve, se do të përballen me procese ligjore dhe ndëshkim të pashmangshëm”, njoftoi UGSH.

UGSH u bën thirrje punonjësve të policisë që në çdo rast dhe kurdo të respektojnë detyrën e gazetarëve dhe medieve dhe të bëhen solidarë kundër çdo agresori ndaj tyre.

/m.q/r.e/

The post UGSH: Dhuna dhe agresionet ndaj gazetarëve gjatë protestave do të ndëshkohen ligjërisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen e largojnë Kosovën nga rruga drejt BE-së

15 October 2026 at 19:50

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe në mospërputhje me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Kos bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kryenegociatorin e Kosovës, Jeton Zulfaj. Diskutimi u përqendrua te integrimi evropian dhe progresi i vendit në zbatimin e reformave të kërkuara.

Komisionerja vlerësoi se, edhe pse Kosova është përballur me paqëndrueshmëri institucionale gjatë dy viteve të fundit, vendi ka bërë përparim në sundimin e ligjit, në reformat e parashikuara nga Plani i Rritjes dhe në afrimin me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Megjithatë, ajo paralajmëroi se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të ndikojnë negativisht në rrugëtimin evropian të Kosovës.

Sipas Marta Kos, miratimi dhe zbatimi i këtyre ndryshimeve do të binte ndesh me angazhimet e Kosovës ndaj BE-së dhe do të përbënte një hap të rëndësishëm prapa në procesin e integrimit.

Ajo theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe ruajtja e pavarësisë së institucioneve gjyqësore janë kushte themelore për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Image

Komisionerja evropiane nënvizoi gjithashtu se përmbushja e këtyre parimeve është thelbësore për përgatitjen e hapave të ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian.

The post Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen e largojnë Kosovën nga rruga drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Pacolli: Zhvillimi i Kosovës duhet të shkojë paralelisht me mbrojtjen e tokave dhe mjedisit

15 October 2026 at 19:50

Vendimet që merren sot janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet Kosova e vitit 2050.

Ekspertë nga Kosova dhe vende të tjera, përfaqësues të institucioneve, akademikë, oda profesionale dhe partnerë zhvillimorë u mblodhën në Simpoziumin Ndërkombëtar “Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050”. Ky aktivitet u organizua për herë të parë në Kosovë në një nivel të tillë dhe kishte për synim krijimin e një qasjeje të përbashkët për zhvillimin territorial të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua rritjes së pakontrolluar urbane, ruajtjes së tokave bujqësore, mbrojtjes së hapësirave të gjelbra dhe domosdoshmërisë për një zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me kërkesat e mjedisit.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se duhet kaluar nga hartimi formal i planeve në zbatimin e tyre konkret. Sipas saj, sfidat e trashëguara dhe ndryshimet në nevojat demografike kërkojnë planifikim më të përgjegjshëm, afatgjatë dhe gjithëpërfshirës.

Vizioni Hapësinor i Kosovës 2050 synon të shërbejë si bazë për një zhvillim të strukturuar, infrastrukturë funksionale, qytete më të përshtatshme për jetesë dhe mbrojtje më efikase të pasurive natyrore.

Ndërtimi i Kosovës së vitit 2050 nis me përgjegjësinë e treguar në të tashmen. Përmes një drejtimi të qartë, planifikimit afatgjatë dhe zbatimit të qëndrueshëm, zhvillimi mund të ecë së bashku me mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Simpoziumi u organizua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe Qeverisë Zvicerane, përmes GIZ Kosova.

The post Pacolli: Zhvillimi i Kosovës duhet të shkojë paralelisht me mbrojtjen e tokave dhe mjedisit appeared first on Albeu.com.

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15 October 2026 at 19:48
Analisti Labinot Bislimi ka deklaruar se protestat e fundit nuk përbëjnë një lëvizje studentore, por sipas tij, janë të nxitura nga Partia Demokratike. Bislimi u shpreh se demokracia e garanton të drejtën e protestës dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ndërsa theksoi se do të mbështeste një lëvizje të mirëfilltë studentore. […]

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15 October 2026 at 19:48
Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Në një përditësim të orës 19:31 të gjendjes shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në […]

«Nuisance Bear» merr datat e kinemasë: dokumentari fitues në Sundance hapet më 6 nëntor në Los Anxhelos

15 October 2026 at 19:47
MUBI shpalli planin e shfaqjeve dhe trailer-in e ri për dokumentarin e Jack Weisman dhe Gabriela Osio Vanden për arinjtë polarë të Gjirit të Hudsonit; pas Los Anxhelosit, filmi arrin më 4 dhjetor në Nju Jork, Kanada dhe Britani.

Protestat/ Ambasada e SHBA-së sërish thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratat

By: Brisi
15 October 2026 at 19:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sërish në lidhje me protestat që janë duke u zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, kryesisht në qendrat e qyteteve dhe pranë ndërtesave qeveritare, ndërsa […]

The post Protestat/ Ambasada e SHBA-së sërish thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratat appeared first on BoldNews.al.

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15 October 2026 at 19:47
Nga Mero Baze Në vitin 1998, ndërkohë që vendi ishte pushtuar nga trazirat e shtatorit, një biznes në rrugën pranë Doganës së Tiranës kishte ulur qepenat dhe kishte shkruar me bojë blu: “Janë të nxëna. Jena qeqenë.” Ishte fjala për disa magazina në krahun përballë doganës, atje ku sot është mbikalimi. Pas disa vitesh u […]
❌