Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

“Mëkati zikaltër” i Gjimshitit/ Kapiteni i kombëtares shkakton gabim të madh në Atalanta-Inter

By: Rovena
29 December 2025 at 12:51

Nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Këtë e kishte të qartë Berat Gjimshiti, por edhe trajneri i Atalantës, Paladino, ndonëse e hodhi titullar në një betejë shumë të ashpër në Serinë A.

Në Bergamo mbërriti Interi, ekipi që bashkë me Napolin dhe Milanin, janë pretendentët kryesorë për titull, dhe kapiteni i kombëtares shqiptare pati një mbrëmje për t’u harruar.

Gabimet e tij erdhën radhazi, dhe një herë u shpëtua nga pozicioni jashtë loje dhe nga ndërhyrja e VAR-it, një herë tjetër nga gabimi I sulmuesit zikaltër Markus Turam, ndërsa herën e tretë ishte gjithçka fatale.

Pasimi i tij i pakujdesshëm krijoi golin e vetëm të ndeshjes. Interi fitoi falë rrjetës së kapitenit Lautaro Martinez, dhe e mbajti vendin e parë në Serinë A me 36 pikë në 16 ndeshje, një më shumë se Milani e dy mbi Napolin.

Sa për Gjimshitin, vlerësimet nga mediat sportive italiane dhe kontinentale ishin negative. “La Gazeta delo Sport” i dha notën 4.5, duke e cilësuar më të keqin tek Atalanta.

“Eurosport” e veçon që në titull në faqen e portalit të tij, ndërsa i vendos notën 4 për gabimin e pafalshëm. Natyrisht, në paraqitjen e tij të dobët ndikoi fakti se erdhi direkt nga dëmtimi dhe nuk mund të kishte formën e duhur fizike dhe për të përballuar një ritëm kaq të lartë.

Mëkat, sepse kapiteni i Shqipërisë ka qenë vazhdimisht ndër më të mirët e Atalantës, madje dikur i shënoi Interit një gol të bukur, në fitoren e madhe bergamaske 4-1./abcnews.al

Politikanët shqiptarë në Maqedoni urojnë Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

29 December 2025 at 09:35


Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mesazhe urimi kanë dërguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, liderët e koalicionit VLEN dhe lideri i ASH-së, Arbe, Taravari, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi në urimin e tij thotë se fitorja e fundit e Kurtit dëshmon besimin dhe mbështetjen për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen konstruktive, si dhe qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar", shkruan Gashi.
Liderët e VLEN-it poashtu i kanë dërguar mesazhe urimi Kurtit.

Mesazh urimi për Kurtin ka ardhur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

"I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj", shkruan Ahmeti.

Izet Mexhiti në urimin e tij shkruan se zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë ferr dhe të drejtë.

"I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë", shkruan Mexhiti.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të jashtëzakonshme.

"Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3", shkruan Kasami.

Fitoren e Kurtit e uruan edhe zv. kryeministrat Bekim Sali dhe Arben Fetai.

"I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët", shkruan Sali.

Mesazhe urimi ka pasur edhe nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit! Urime Vetëvendosjes e Kurtit! I priftë vetëm e mira në punën e tyre!", shkruan Taravari./Telegrafi/

Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime

By: V K
29 December 2025 at 08:26

Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në minutën e 65-të, ndërsa Lautaro Martinez përfitoi nga kundërsulmi i krijuar.

Trajneri i Atalantës tha fjalën e tij pas ndeshjes. Rafaele Paladino deklaroi:

“Në fund të ndeshjes e përqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bën këto gabime. Janë episode që ndodhin dhe nuk mund ta fajësoj.

Kemi gabuar në zgjedhjet përfundimtare, kemi pasur edhe disa raste, si ai i Samardziç. Kundër këtyre skuadrave duhet t’i shfrytëzosh rastet sepse nuk të japin shumë”, u shpreh trajneri i Atalantës.

The post Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Komuna e Çairit miraton buxhetin për vitin 2026, do të jetë rreth 26 milion euro

25 December 2025 at 17:20


Komuna e Çairit njofton se në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Komunës së Çairit, të mbajtur më 25.12.2026, me vota unanime të këshilltarëve komunalë, u miratua Buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026 në vlerë totale prej 1.604.144.521 denarë, ose rreth 26 milionë euro, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.

Siç thonë nga Komuna e Çairit, buxheti i miratuar ka karakter publik dhe zhvillimor dhe përfaqëson dokumentin kryesor financiar për funksionimin e komunës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2026.

"Limiti bazë i buxhetit të komunës për vitin 2026 është 280.305.012 denarë, ndërsa zgjerimi i buxhetit përmes projekteve qeveritare arrin në 458.342.267 denarë, duke e çuar vlerën totale të buxhetit komunal në 738.647.279 denarë. Dotacionet për shkollat fillore janë planifikuar në 648.095.000 denarë, ndërsa dotacionet për çerdhet në 271.912.000 denarë".

"Në tërësi, buxheti vjetor i Komunës së Çairit për vitin 2026 është planifikuar duke respektuar parimin e balancimit ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve.Transparencë dhe informim publik: Buxheti i Komunës së Çairit është dokument me karakter publik dhe mund të shihet dhe të konsultohet nga qytetarët në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Çairit", thonë nga Komuna e Çairit./Telegrafi/

Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak dëmtimi

17 December 2025 at 19:27

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka mbyllur sezonin për këtë vit pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Shqiptari u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të kampionatit Seria A kundër Cagliarit, ku ndjeu shqetësime fizike.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një lëndim muskulor të shkallës së parë, që nuk paraqitet serioz, por do ta mbajë Gjimshitin jashtë fushave për disa javë.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Genoas më 21 dhjetor dhe ndaj Interit më 28 dhjetor.

Në dyshim mbetet pjesëmarrja e tij në sfidën ndaj Romës, që është planifikuar për më 3 janar.

Dy ditë më parë, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, për të dytin vit radhazi.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

/gj.m/a.f/

The post Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak dëmtimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Justin Bieber interpreton hitin e Eminem, mirëpo tallet nga përdoruesit në internet

By: D Marku
17 December 2025 at 16:28

Ylli i Pop-it, Justin Bieber, është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për shkak të një kënge të re, por për shkak të një interpretimi të papritur në rep.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, Bieber guxoi të këndonte një nga këngët më të famshme të Eminem, dhe klipi u bë menjëherë viral dhe shkaktoi një mori komentesh në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngën ikonike Forgot About Dre nga albumi 2001 i Dr. Dre i vitit 1999, me pjesëmarrjen e Eminem.
Pjesa e tij njihet për stilin e saj agresiv dhe të shpejtë, si dhe lojën inteligjente me fjalë, prandaj konsiderohet jashtëzakonisht sfiduese për t’u interpretuar, dhe Bieber e pranoi sfidën.

Reagimet ndaj performancës së Bieber ishin, për të thënë të paktën, të ndara. Ndërsa disa ishin të kënaqur me trimërinë dhe aftësitë e tij, të tjerë nuk ishin aspak të impresionuar, dhe disa shfrytëzuan rastin për ta tallur atë.

“Kjo është çuditërisht e keqe. Hajde, lëre të argëtohet”, “Gjëja qesharake është se ai po transmeton drejtpërdrejt provën e tij të Coachella dhe po paguhet për këtë lmao”, “Bieber është i mirë, por kjo definitivisht nuk është e mirë lol”, “Ha ha, kjo është çmenduri”. “Nuk po shkon mirë” dhe “A është kjo IA?” janë vetëm disa nga komentet poshtë videos.

The post Justin Bieber interpreton hitin e Eminem, mirëpo tallet nga përdoruesit në internet appeared first on Albeu.com.

Berat Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars

By: V K
17 December 2025 at 09:54

Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u zgjodh “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Kapiteni u ngjit në skenë për të marrë çmimin dhe falenderoi të gjithë protagonistët që e kanë ndihmuar që të arrijë atë çmim, ndërkohë që pas ceremonisë foli para mediave ku u ndal edhe te Kombëtarja dhe ndeshjet e “Play Off” në mars.

Gjimshiti e mori këtë çmim nga votat e bashkëlojtarëve të tij, të cilët zgjodhën pikërisht kapitenin si më të mirin e vitit.

ÇMIMI- “Së pari ju përgëzoj për organizmin dhe faleminderit. Besoj se vitin e kaluar, mami im bëri një figurë më të mirë se imja. Falënderoj çunat e Kombëtares sepse pa ata nuk vlen asgjë. Futbolli është kolektiv dhe i falënderoj ata, stafin dhe presidentin Duka. Falënderoj edhe kryeministrin dhe më të rëndësishmit, familjen time për sakrificat që kanë bërë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu dhe që e fitoj këtë çmim. Është krenari, por sërish e them që futbolli është një lojë kolektive dhe e ndaj me të gjithë bashkë lojtarët e mi. Sigurisht që është edhe fitore e atyre”.

PLAY OFF- “Rivalët sigurisht që kanë më shumë eksperiencë, kanë shkuar shumë shpesh në Botëror, por prapë besoj se shanset tona janë 50 me 50. Pse jo, të ëndërrojmë. Të jenë të gjithë çunat gati në mars dhe të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar”.

PREMTIM- “Si të gjithë, do të japim maksimumin dhe shpirtin në fushë. Të gjithë së bashku do ta arrijmë qëllimin që kemi”.

DËMTIMI- Aktualisht, Gjimshiti ndodhet jashtë fushave për shkak të një problemi fizik. Në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit, kapiteni i Kombëtares u detyrua të largohej në minutën e 55-të pas një tendosjeje muskulore në fleksorin e djathtë.

Gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim, por kjo ndalesë e përkohshme nuk e zbeh aspak një sezon ku ai ka qenë protagonist absolut. Me shumë gjasa, Gjimshiti do të mungojë për skuadrën e tij në ndeshjen e radhës, por pritet që të rikthehet në fushë menjëherë pas kësaj jave dhe mund të kontribuojë me fanellën e Atalantës, që po kalon një moment shumë të mirë.

 

The post Berat Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars appeared first on Albeu.com.

FSHF zgjedh më të mirët, nderohen edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë

15 December 2025 at 23:47


Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotmen ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

15 December 2025 at 21:30

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Si nuk i dhatë asnjë votë Armand Dukës?! Është kënaqësi që të ta lexoj emrin si lojtari i vitit nga Kombëtarja. Duke të falënderuar për forcën dhe shembullin që je në fushë. Dua të falënderoj që na bëre të harrojmë Lorik Canën. E fute te pensionistët që del këtu dhe përshëndet. Të uroj më shumë forcë dhe vullnet për të rritur çunat në prapavijë”, tha Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

/r.e/

The post Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Topi i Artë 2025” / Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

By: M C
15 December 2025 at 21:43

Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

The post “Topi i Artë 2025” / Kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari i Vitit i Kombëtares” appeared first on Albeu.com.

Rashiti: Zgjedhjet do të monitorohen vetëm nga DnV, rreziku për manipulim kësaj here është më i madh

14 December 2025 at 17:42


Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të monitorohen vetëm nga Demokracia në Veprim.

Rashiti vlerëson se ‘rreziku për manipulim kësaj here është më i madh”, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së.

“Kësaj here jemi vetëm në dorë të Demokracisë në Veprim (DNV-së) për monitorimin e zgjedhjeve. Siç e kanë bërë gjithmonë, DnV-ja do e bëjë prapë më së miri. Rreziku për manipulim kësaj here është më i madh. Eugen Cakolli, Ismet Kryeziu….të gjithë, edhe organizatat ndërkombëtare, do të varen nga vlerësimi i DnV-së”, ka shkruar Rashiti.


Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën e “armiqve”?!

By: M C
9 December 2025 at 22:09

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merktos së verës 2026. Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.

The post Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën e “armiqve”?! appeared first on Albeu.com.

Gjimshiti kundër “çunave” të Londrës/ Atalanta-Chelsea është një nga duelet e mëdha në Champions

By: xhir jeta
9 December 2025 at 12:40

Është padyshim në momentin e tij. Berat Gjimshiti do të jetë sërish titullar në një ndeshje për Atalantën, ndërsa e bëri sefte me gol pak ditë më parë në Serinë A.

Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të ketë një detyrë të lehtë, po ashtu si edhe skuadra italiane, sepse përballë tyre do të jetë Çelsi, skuadra tepër e fortë angleze, kampione e botës në fuqi.

Mbrojtësi kuqezi do të udhëheqë linjën e prapavijës, ndërsa e ka treguar se ndaj ekipeve nga Anglia di të luajë shumë mirë.

Kush e harron paraqitjen ndaj Liverpulit në prill 2024, kur bergamaskët u kualifikuan me fitoren e madhe 3-0 në “Anfild” dhe humbjen minimale 0-1 në shtëpi?

Vetë UEFA i veçoi aksionet e kapitenit të Shqipërisë.

Pritet të luajë ndeshjen e 34-ët në Ligën e Kampionëve, në të cilën ka shënuar një gol ndaj Shahtarit të Donjeckut.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin.

Atalanta ka 10 pikë, po aq sa Çelsi, dhe një fitore jo vetëm që do ta ngjiste mbi rivalin, por edhe do ta ndihmonte për të hyrë ose për të qenë shumë pranë 8 vendeve të para që të kualifikojnë si vazo e parë në raundin e dytë në Champions, duke eliminuar plej ofin, e duke pasur avantazh në short.

Skuadra italiane e trajnerit Paladino ka shumë pak mungesa, vetëm Sulemanën dhe Bakerin.

Çelsi nga ana tjetër po kalon një sezon kontradiktor, duke qenë vetëm në vend të pestë në Premier Ligë, ndonëse mbetet tepër I fortë dhe I rrezikshëm.

Fati nuk është me kuqezinjtë/ Daku, Broja e Gjimshiti luajnë titullarë, por pësojnë humbje

7 December 2025 at 13:31

Të paktën mund të jemi të qetë sepse po luajnë. Disa nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare hynë në fushë që nga minuta e parë këtë fundjavë, edhe pse nuk është se fati ishte me ta.

Mirlind Daku u kthye nga dëmtimi, ashtu siç paralajmëronin mediat nga Tatarstani, por doli i humbur nga sfida e Premier Ligës ruse, Rostov-Rubin, që përfundoi 2-0 për vendasit.

Në një derbi të jugut, shqiptari nuk pati shumë mundësi, edhe pse arriti ta fitonte një penallti, të cilën çuditërisht nuk e gjuajti vetë. Atë e mori përsipër kapiteni Vujaçiç, ndërsa Daku si shpesh herë e mori një të verdhë, edhe pse është sulmues.

I humbur edhe Armando Broja në Premier Ligën kryesore, atë të Anglisë. Sulmuesi I Shqipërisë luajti për herë të parë titullar tek Bërnli këtë sezon të kampionatit dhe u përpoq jo pak.

Trajneri Parker e mbajti në fushë 86 minuta dhe kjo tregon diçka, e shpresohet që talenti kuqezi të ketë më shumë mundësi në të ardhmen.

Nuk ishte fundjavë e mirë as për Berat Gjimshitin, i cili pësoi një humbje të papritur në fushën e Veronës.

Atalanta ishte favorite në sfidën e Serisë A kundër një rivali që nuk kishte fituar asnjë ndeshje deri tani, por gjithçka shkoi mbrapsht. Veronezët triumfuan me meritë 3-1, ndërsa kapiteni i kombëtares ishte titullar si gjithmonë dhe e mbylli ndeshjen në terren.

Mëkat, ndërkaq, për Nedim Bajramin.

Mesfushori I kombëtares ishte për herë të tretë radhazi titullar në Premier Ligën skoceze për Gllazgou Rejnxhërsin, por këtë herë ndeshja e tij zgjati pak.

Pasi shënoi javën e kaluar duke siguruar barazimin 2-2 në stadiumin e Dandi Junajtidit, ylli kuqezi pësoi dëmtim dhe u zëvendësua në 21’. Shpresa është që të mos ketë asgjë serioze./abcnews.al

Ecja simbolike në parkun e Blinajës, rikthim te trauma e të mbijetuarve

6 December 2025 at 23:57


Mjegulla që mbuloi parkun e Blinajës të shtunën është simbolikë e dhimbjes së përjetuar nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe simbol i dëshmisë se as mali nuk ka qenë vend i sigurt.

Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, vazhdon thirrjen për të gjithë.

As trajtimi e as njohja ligjore as drejtësia nuk duhet të afatizohet pasi shumë vajza dhe gra duhet ta kenë momentin e caktuar në familje kur e marrin guximin të flasin dhe kërkojnë ndihmë.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, theksoi se shumë gra e vajza ende nuk e gjejnë guximin të kërkojnë ndihmë.

"I kemi zgjedhë malet për faktin se përveç bukurisë e qetësisë që e ka parku Blinaja mendojmë që shumë herë këto gra janë detyruar t'i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të kalojnë nëpër male nëpër fusha por fatkeqësisht edhe aty se kanë pas qetësinë, nganjëherë mali ka qenë dëshmitar i dhunës së tyre , ato ende nuk kanë arritë me fole për krimet që janë ushtruar në trupin e pafajshëm të tyre", ka thënë ajo.

Në mbështetje të tyre dhe me vlerësimin se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe në mbështetjen e të mbijetuarve, ambasadori i Britanisë në Kosovë u bashkua në këtë ecje teksa tha se tubimi shërben për të reflektuar si mbi progresin, ashtu edhe mbi sfidat emocionale e shoqërore me të cilat të mbijetuarit ende përballen

“Ky vend ka bërë tashmë një rrugë shumë të gjatë. Ka edhe shumë për të bërë. Ka ende shumë njerëz të tjerë që e dimë se janë aty, të cilët ende nuk kanë mundur ta diskutojnë këtë, e sigurisht jo ta bëjnë publike, prandaj mbështetja që u jepet atyre është gjithnjë e më e rëndësishme. Dhe unë me të vërtetë shpresoj dhe sot po mendojmë veçanërisht për faktin se u takon të mbijetuarve të vendosin se kur është koha e duhur për ta që të dalin hapur dhe të kërkojnë të drejtat e tyre që të jetë e mundur të zgjatet afati brenda të cilit ata mund të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, në momentin që është i duhuri për ta. Prandaj është e mrekullueshme që jemi të gjithë këtu bashkë duke festuar”, ka thënë ambasadori Jonathan Hargreaves.

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë nënvizoi se procesi i shërimit të viktimave të dhunës seksuale është i gjatë dhe i mbingarkuar me traumë, ndaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme.

“Mendoj se Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë vende ku i është kushtuar më shumë vëmendje, ndoshta me vonesë, por megjithatë për t’u siguruar që njerëzit të kenë mundësi të marrin mbështetje. Sigurisht, këtu një meritë të madhe kanë KCRT dhe organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë mbështetje psikologjike, sociale dhe financiare për viktimat. Mendoj se drejtësia është diçka e rëndësishme për të gjithë. Të jesh në gjendje të gjesh të dashurit e tu dhe t’i përcjellësh me nderim është gjithashtu e rëndësishme për të gjithë”, ka thënë Mary Ann Hennesey.

Statistika të organizatave të ndryshme pas tregojnë për 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës në Kosovë. Afati për aplikim për njohje të këtij statusi është zgjatur deri më 15 maj të vitit 2027.


Mexhiti: VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një lider

5 December 2025 at 21:19


Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se nuk ka ndonjë garë brenda VLEN-it se kush mund ta marrë drejtimin e saj dhe sipas tij deri tani u dëshmua se subjekti nuk është i lidhur për pozicione.

“VLEN është dëshmuar edhe me këtë formacion, sepse te shqitarët janë mësuar kryesisht deri tash me bajraktakrizma dhe VLEN po e thyen këtë paragjykim, se nuk është me rëndësi individi, por ideja, platforma dhe VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një njeri të parë”, tha ai.

Sipas Mexhitit, gara kryesore tani është Gostivari dhe Vrapçishti.

"Prioritet tani janë zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht ku duam të rikthehemi fuqishëm dhe Gostivari dhe Vrapçishti të bashkohen me fitimtarët dhe fitoren dhe njerëzit që duan të punojnë për qytetarin dhe jo të shndërrohen në terren eksperimental politik për opozitën shqiptare”, ka thënë ai.

Lidhur me atë se cilët deputetë nga opozita negociojnë me pushtetin, Mexhiti madje me përgjigje se ka lëvizje të shumta.

Realizoi gol me kokë, mediat italiane vlerësojnë Berat Gjimshitin (VIDEO)

By: V K
4 December 2025 at 08:29

Atalanta “thyen” me “poker” golash Genoa-n, “fluturon” në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë aty ku do të përballet me Juventus.

Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi, ishte protagonist absolut i këtij takimi ku në minutën e 19-te, i pa shqetësuar në zonë, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar rezultatin.

Ky ishte goli i tij i parë sezonal. Jo vetëm kaq, por Gjimshiti flirtoi edhe me golin e dytë.

Rrjedha e këtij takimi mori një kthesë të fortë në minutën e 36-të, ku Fini u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Genoa-n me dhjetë lojtarë.

Në fraksionin e dytë ishte De Roon që me një goditje fantastike realizoi një super gol, duke dyfishuar shifrat.

Paladino ndërhyri menjëherë në formacion duke kryer tre zëvendësime të shpejta, mes tyre uli në stol edhe Gjimshitin.

Atalanta menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur të këtij takimi, madje në fund kishte kohë dhe për dy gola të tjera, duke firmosur suksesin e pastër 4-0.

 

 

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti rezultoi një nga lojtarët më të vlerësuar sipas mediave italiane: “Zhbllokon takimin me një goditje të bukur me kokë, madje flirton dhe me golin e dytë”, nota 7 për Gjimshitin shkruajnë mediat italiane.

The post Realizoi gol me kokë, mediat italiane vlerësojnë Berat Gjimshitin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Vjen goli i parë i sezonit, Gjimshiti tund rrjetën në Kupën e Italisë

By: M C
3 December 2025 at 16:23

Berat Gjimshiti ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Genoas.

Në minutën e 19’ të takimit, Gjimshiti goditi me kokë pas një krosimi të Zalewskit, duke kaluar në avantazh ekipin zikaltër.

Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë i kapitenit të Kombëtares shqiptare këtë sezon, i cili vijon të tregojë se është një pikë kyçe te Atalanta.

VIDEO

The post VIDEO/ Vjen goli i parë i sezonit, Gjimshiti tund rrjetën në Kupën e Italisë appeared first on Albeu.com.

Berat Gjimshiti në stilin e 'bomberit', gjen golin në Kupën e Italisë ndaj Genoas

3 December 2025 at 15:49


Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti ka gjetur golin e parë në këtë sezon me skuadrën e Atalantas.

Atalanta është nikoqir i Genoas në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës të Kupës së Italisë, e cila ka filluar nga ora 15:00, e ditës së sotme (e mërkurë).

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me epërsinë e vendasve me rezultat 1-0.

𝐃𝐉𝐈𝐌𝐌𝐈 💪🖤💙#CoppaItaliaFrecciarossa #AtalantaGenoa #GoAtalantaGo pic.twitter.com/tk5WzrDEFP
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 3, 2025

Goli i vetëm në 45 minutat e parë është shënuar pikërisht nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Gjimshiti.

Gjimshiti (19’) shënoi një gol të bukur me kokë për epërsinë 1-0, falë asistimit të të Nicola Zalewskit. /Telegrafi/

Gol Berat DJimsiti. Atalanta 1-0 Genoa#CoppaItalia
Live ANTVpic.twitter.com/OzfFn2E4Bz
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) December 3, 2025




Pas spektaklit të kaluar ku u shfaq shumë e ngarkuar emocionalisht, Leonora Jakupi mungon sonte në BBVK - zëvendësohet nga Valdrin Sahiti

28 November 2025 at 21:49


Leonora Jakupi, opinionistja e njohur e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Javën e kaluar, ajo u bë protagonistja e emocioneve të forta, teksa u përlot duke diskutuar për temat e divorcit dhe ndikimin që kjo mund të ketë te fëmijët.

Sot, Leonora nuk ishte prezente në “Prime”. “Leonora mungon sot, por do vijë të hënën,” njoftoi moderatori Alaudin Hamiti.

Në vend të saj, për këtë episod, rolin e opinionistit e mori dizajneri i njohur Valdrin Sahiti, duke sjellë një perspektivë të re në debatet e shtëpisë më të madhe të vendit. /Telegrafi/

❌
❌