Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

By: lindita
16 January 2026 at 09:58

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes. Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet“, thotë Rubio në deklaratën e tij.

Source

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

By: Ela
16 January 2026 at 09:59

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio për Evropën. Rubio në një nga paraqitjet e tij të fundit ka folur i shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes në Evropë. “Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet. Aleancat tona me partnerët tanë […]

The post Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 January 2026Main stream

Danimarka paralajmëron për 'mosmarrëveshje themelore' pas bisedimeve të Shtëpisë së Bardhë për Grenlandën

15 January 2026 at 08:49


Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thënë se ka një "mosmarrëveshje themelore" me SHBA-në për Grenlandën, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Lars Lokke Rasmussen tha se takimi me zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio të mërkurën kishte qenë "i sinqertë, por konstruktiv".

Por ai shtoi se presidenti i SHBA-së po këmbëngulte në "pushtimin" e Grenlandës, gjë që ishte "krejtësisht e papranueshme".

"Ne e bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Danimarkës", tha ai, transmeton Telegrafi.

Trump më pas përsëriti interesin e tij për të blerë ishullin e pasur me burime, një qëndrim që ka tronditur aleatët në të gjithë Evropën dhe ka nxitur tensione me NATO-n.

Takimi njëorësh midis SHBA-së, Danimarkës dhe Grenlandës nuk arriti të sjellë një përparim të madh, megjithëse të gjitha palët ranë dakord të ngrinin një grup pune të nivelit të lartë për të diskutuar të ardhmen e territorit autonom danez.

Rasmussen tha se kishte "vija të kuqe" që SHBA-të nuk mund t'i kalonin dhe grupi i punës do të takohej në javët e ardhshme në një përpjekje për të gjetur një kompromis.

Ai shtoi se Danimarka dhe Grenlanda ishin të hapura ndaj mundësisë që SHBA-të të hapin më shumë baza ushtarake në ishull.

"Është produktive të fillohen diskutimet në një nivel të lartë", tha ai.

Rasmussen tha gjithashtu se kishte një "element të së vërtetës" në pikëpamjen e Trump, se siguria duhet të forcohet për të kundërshtuar interesat ruse dhe kineze në Arktik.

Por ai tha se komentet e presidentit në lidhje me praninë e anijeve luftarake ruse dhe kineze rreth Grenlandës "nuk ishin të vërteta".

Pavarësisht se është një territor me popullsi të pakët, vendndodhja e Grenlandës midis Amerikës së Veriut dhe Arktikut e bën atë të pozicionuar mirë për sistemet e paralajmërimit të hershëm në rast të sulmeve me raketa dhe për monitorimin e anijeve në rajon.

Trump ka thënë vazhdimisht se blerja e saj është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

SHBA-të tashmë kanë më shumë se 100 personel ushtarak të stacionuar përgjithmonë në bazën e tyre Pituffik në skajin veriperëndimor të Grenlandës, një strukturë që është operuar nga SHBA-të që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas marrëveshjeve ekzistuese me Danimarkën, SHBA-të kanë fuqinë të sjellin sa më shumë trupa që duan në Grenlandë.

Pas bisedimeve të mërkurën, Ministrja e Punëve të Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, tha se territori ishte i hapur për një bashkëpunim më të madh me SHBA-në, por gjithashtu kundërshtoi një pushtim.

"Ne kemi treguar se ku janë kufijtë tanë", tha Motzfeldt.

Vance dhe Rubio nuk komentuan menjëherë pas takimit. Ndërkohë, Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale: "Ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare".

"Problemi është se nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë në lidhje me këtë nëse Rusia ose Kina duan të pushtojnë Grenlandën, por ka gjithçka që mund të bëjmë", tha ai, duke shtuar se nuk beson se SHBA-të mund të mbështeten te Danimarka për të mbrojtur ishullin.

Bisedimet erdhën ndërsa aleatët në Evropë vepruan shpejt për të treguar mbështetje për Grenlandën. Suedia të mërkurën u zotua të dërgojë forca të armatosura në territor me kërkesë të Danimarkës.

Gjermania tha në një deklaratë të dhënë për BBC se do të dërgonte një "ekip zbulimi" në Grenlandë, për të "shqyrtuar kushtet e përgjithshme për kontribute të mundshme ushtarake për të mbështetur Danimarkën në sigurimin e sigurisë në rajon".

Duke folur në Suedi të mërkurën në mbrëmje, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, tha se pas një kërkese nga Danimarka, Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte një oficer ushtarak si pjesë të ekipit të zbulimit.

Ministri i Jashtëm i Francës tha se vendi planifikonte të hapte një konsullatë në ishull muajin e ardhshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të merrte pjesë gjithashtu në ekipin e zbulimit dhe se "elementët ushtarakë francezë" ishin tashmë në rrugë drejt Grenlandës.

Danimarka tha se zgjerimi i saj ushtarak në Grenlandë do të zhvillohet "në bashkëpunim të ngushtë me aleatët".

"Tensionet gjeopolitike janë përhapur në Arktik", tha ajo në një deklaratë.

Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë ishin vetëm raundi i fundit i diskutimeve diplomatike mbi interesin në rritje të Trump në territor. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

SHBA kërkon Groendlandën, kryeministrja daneze konfirmon bisedimet me Marco Rubion

By: armand
11 January 2026 at 18:20

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen konfirmoi të dielën se Ministri i saj i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen, do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio për bisedime mbi Groenlandën javën e ardhshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtyjnë përpara kontrollin e ishullit të madh arktik. “Jemi në një udhëkryq”, tha Frederiksen gjatë një konference […]

The post SHBA kërkon Groendlandën, kryeministrja daneze konfirmon bisedimet me Marco Rubion appeared first on BoldNews.al.

Trump papritmas lexon me zë të lartë shënimin konfidencial të Rubios

10 January 2026 at 17:07


Donald Trump e vë Marco Rubion në një situatë jo të rehatshme duke lexuar shënimin e tij me zë të lartë gjatë takimit të gjigantëve të naftës me presidentin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio i dorëzoi presidentit amerikan, Trump një shënim konfidencial gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë së naftës.

😅Trump put Rubio in an awkward spot by reading his note out loud

U.S. Secretary of State Marco Rubio handed Donald Trump a confidential note during a meeting with representatives of the oil industry. But Trump suddenly decided to read it out loud.

“Go back to Chevron. They… pic.twitter.com/8LhIcJdt2c
— NEXTA (@nexta_tv) January 10, 2026

Por, lideri amerikan papritmas filloi ta lexojë atë me zë të lartë për të gjithë të pranishmit.

“Kthehu te Chevron. Dëshirojnë të diskutojnë diçka”, Sekretari i kishte shkruar në letër presidentit.

Chevron është një nga tre kompanitë e naftës që pritet të përfshihen në shitjen e naftës së Venezuelës.

Në momentin që 79-vjeçari e lexoi shënimin para të gjithëve, Rubio dukej dukshëm i sikletosur, ndërsa Trump, nga ana tjetër, u duk i kënaqur - madje e përkëdheli në shpatull.

Ndryshe, kompanitë e naftës nuk premtuan se do të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë, ashtu siç kishte deklaruar Trump. /Telegrafi/

Rubio përshkruan tre faza të operacionit për Venezuelën

10 January 2026 at 08:04


Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbuluar tre fazat kryesore të planit të SHBA-së për Venezuelën.

Ai ka deklaruar se këto hapa do ta çojnë vendin e Amerikës së Jugut drejt stabilitetit dhe normalitetit ekonomik.

Sipas Rubios, faza e parë është ajo e stabilizimit, ku Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me autoritetet për të siguruar një “treg për shitjen” e naftës venezuelase, që do të përfitojnë si SHBA ashtu edhe vetë Venezuela, raporton skynews.

Faza e dytë, sipas tij, është rimëkëmbja ekonomike, ku paratë do të shkojnë në dobi të qytetarëve dhe do të nisë një proces pajtimi brenda vendit. Rubio nuk dha detaje të hollësishme për mënyrën se si do të zhvillohet ky proces.

Faza e tretë parashikon kalimin në operacione normale, duke kthyer Venezuelën në një “vend normal” dhe duke krijuar marrëdhënie të forta ekonomike dhe diplomatike midis dy vendeve. Sekretari i Shtetit shtoi se kjo do të parandalojë që armiqtë e Uashingtonit të kenë ndonjë “themeli” në vend, ndërsa Venezuela do të mbështesë interesat e SHBA-së.

Ndryshe, presidenti i venezuelas, Nicolas Maduro, u kap më 3 janar 2026 gjatë një operacioni të forcuar ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u dërguan më pas në New York për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe “narko‑terrorizëm”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Grenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

By: Rovena
7 January 2026 at 22:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se planifikon të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Grenlandën, ndërsa një krizë po përshkallëzohet brenda NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për të marrë territorin e Arktikut.

Një takim urgjent ishte kërkuar nga ministrat e jashtëm të Grenlandës dhe Danimarkës, e cila ka thënë se çdo pushtim ose  marrje e territorit nga aleati i saj në NATO do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”.

Duke folur me gazetarët në Washington, Rubio nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje nëse administrata Trump ishte e gatshme të rrezikonte aleancën duke ecur potencialisht përpara me një opsion ushtarak për të fituar kontrollin e Grenlandës.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake, do të takohem me ta javën e ardhshme. Do t’i zhvillojmë ato biseda me ta atëherë, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar për këtë”, tha ai.

Franca ka thënë se po punon me aleatët se si t’i përgjigjen nëse SHBA-ja pushton Grenlandën.

“Duam të veprojmë, por duam ta bëjmë bashkë me aleatët evropianë”, ka theksuar ministri i Jashtëm, Jena Noel Barrot.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi preferon diplomacinë, por se nuk përjashton veprimin ushtarak.

“Kjo është diçka që po diskutohet në mënyrë aktive nga presidenti dhe ekipi i sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja Karoline Leavitt.

SHBA – Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme mes mosmarrëveshjeve për Groenlandën

7 January 2026 at 20:05

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/-  Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thasot se ka planifikuar të takohet me përfaqësuesit e Danimarkës, javën e ardhshme për të diskutuar mosmarrëveshjet për Groenlandën

Ai nuk pranoi të thoshte nëse kjo nënkuptonte që veprimi ushtarak i SHBA-së për të marrë kontrollin e ishullit ishte jashtë diskutimit.

Duke folur me gazetarët, Rubio nuk specifikoi se kur ose ku do të zhvillohej takimi.

Danimarka dhe Groenlanda kishin kërkuar më herët bisedime me diplomatin më të lartë të SHBA-së.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha këtë javë se ishte i frustruar që komunikimi me SHBA-në ishte kryer, kryesisht përmes medias.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ngriti sërish mundësinë e aneksimit ose blerjes së Groenlandës, duke përmendur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Groenlanda, shtëpia e rreth 57 000 banorëve, është kryesisht autonome, por zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s.

Trump e ka lakmuar prej kohësh Groenlandën. Gjatë mandatit të tij të parë, ai shkaktoi shqetësim diplomatik duke shprehur interes për blerjen e ishullit Arktik.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha sot se mundësia e blerjes së Groenlandës po diskutohej në mënyrë aktive nga presidenti Trump dhe ekipi i tij.

“Të gjitha opsionet janë në tryezën e bisedimeve për presidentin Trump, ndërsa ai shqyrton se çfarë është në interesin më të mirë të SHBA-së, por ju bëj me dije se opsioni i parë i presidentit ka qenë gjithmonë diplomacia”, tha ajo.

Qeveria daneze, e mbështetur nga disa partnerë evropianë, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, ka hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet e Trump për aneksimin e ishullint.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka paralajmëruar se një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do ta çonte në fund NATO-n. //a.i/

The post SHBA – Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme mes mosmarrëveshjeve për Groenlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-së për Venezuelën është stabiliteti, rimëkëmbja dhe pastaj tranzicioni

7 January 2026 at 19:46

UASHINGTON, 7 janar /ATSH/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka hedhur poshtë kritikat se Uashingtoni po “eksperimenton” në Venezuelë – ndërsa ka shpjeguar strategjinë e SHBA-së për vendin pas operacionit kundër Nicolas Maduro, sipas “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan prej tre hapash për Venezuelën – që do të fillojë me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane arrestuan udhëheqësin, Nicolas Maduro, duke siguruar që kompanitë amerikane të naftës të kenë akses në vend gjatë një faze rimëkëmbjeje dhe më në fund duke mbikëqyrur një tranzicion, tha sot Rubio.

“Politika e SHBA-së ndaj Venezuelës bazohet në një strategji të strukturuar që përfshin kontrollin mbi naftën, e cila shihet si një mjet të jashtëzakonshëm – për të nxitur ndryshime politike dhe ekonomike në vend”, tha Rubio.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Rubio u përpoq të qetësonte kritikat e senatorëve – të cilët akuzuan Uashingtonin se po vepron pa një qasje të qartë.

Rubio tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend të qeverisin Venezuelën drejtpërdrejt, por synojnë të mbajnë një “karantinë energjetike” për anijet që shkojnë dhe vijnë nga Venezuela.

“Ne do të vazhdojmë me karantinën dhe presim të shohim ndryshime që jo vetëm që përparojnë interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – por gjithashtu çojnë në një të ardhme më të mirë për popullin e Venezuelës”, tha ai.

“Ne do ta shesim naftën venezueliane me çmimet e tregut dhe paratë do të menaxhohen nga SHBA-ja, të cilat do të kontrollojnë shpërndarjen e saj të drejtpërdrejtë tek populli i Venezuelës”, tha ai.

Rubio sqaroi gjithashtu se qëllimi i SHBA-së nuk është të “qeverisë” Venezuelën, por të përdorë instrumentet ekonomike dhe politike me mençuri për të arritur objektivat e politikës së jashtme në Hemisferën Perëndimore, duke shmangur një prani të drejtpërdrejtë ushtarake në terren. //a.i/

The post UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-së për Venezuelën është stabiliteti, rimëkëmbja dhe pastaj tranzicioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-të thonë se do të diskutojnë pronësinë e Grenlandës me Danimarkën javën e ardhshme

7 January 2026 at 20:29


Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka njoftuar se do të zhvillojë bisedime me Danimarkën javën e ardhshme, mes shqetësimeve mbi dëshirën e Amerikës për të përvetësuar territorin danez të Grenlandës.

Deklarata e Marco Rubios për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura me senatorët amerikanë vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte diskutuar opsione, përfshirë forcën ushtarake, për të përvetësuar Grenlandën.

Shqetësimet mbi të ardhmen e territorit u rishfaqën pas përdorimit të njëanshëm të forcës ushtarake nga Trump kundër Venezuelës të shtunën për të kapur presidentin e saj, Nicolás Maduro.

Administrata Trump thotë se Grenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-së. Por Danimarka thotë se një sulm do t'i jepte fund aleancës ushtarake të NATO-s.

"Nëse presidenti identifikon një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, çdo president ruan mundësinë për ta adresuar atë me mjete ushtarake", tha Rubio të mërkurën.

"Si diplomat, që është ajo që jam tani, dhe për të cilën punojmë, ne gjithmonë preferojmë ta zgjidhim atë në mënyra të ndryshme".

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot tha se Rubio kishte "përjashtuar mundësinë e një pushtimi" të Grenlandës në një telefonatë me të.

Barrot do të diskutojë ishullin Arktik, i cili ndodhet në një zonë me rëndësi strategjike, me homologët e tij gjermanë dhe polakë më vonë të mërkurën.

Ndërkohë të martën, udhëheqësit evropianë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke mbështetur Danimarkën, e cila ka kundërshtuar ambiciet e Trump për të zotëruar ishullin.

"Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre", thanë udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës në një deklaratë të përbashkët.

Duke theksuar se ishin po aq të interesuar sa SHBA-të për sigurinë e Arktikut, nënshkruesit evropianë thanë se kjo duhet të arrihet nga aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-të, "kolektivisht".

Ata gjithashtu bënë thirrje për "mbrojtjen e parimeve të Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve". /Telegrafi/

Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët

By: M C
7 January 2026 at 19:41

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua të mërkurën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë.

Ai u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje me Groenlandën, por Rubio shmangu komentimin mbi thelbin, duke deklaruar se kjo nuk ishte koha e duhur për një diskutim të tillë.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo për ndërhyrjen ushtarake. Do të takohem me ta javën tjetër. Do t’i zhvillojmë këto diskutime atëherë. Në këtë kohë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar,” tha ai.

Megjithatë, Rubio iu referua interesit të hershëm të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, duke theksuar se kjo nuk është një ide e re. Siç tha ai, çështja ishte ngritur në të kaluarën nga Donald Trump , gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

“Interesi i Donald Trump për blerjen e Groenlandës nuk është i ri. Ai e kishte përmendur atë në mandatin e tij të parë dhe ai nuk është presidenti i parë i SHBA-së që shqyrton ose studion se si vendi ynë mund ta fitojë Groenlandën. Ka interes “, tha ai.

The post Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët appeared first on Albeu.com.

Rubio zbulon strategjinë e SHBA-së për Venezuelën: kontrolli i naftës, “rimëkëmbja” dhe tranzicioni

By: Elva
7 January 2026 at 18:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka prezantuar publikisht një strategji të rinovuar të Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, pas operacioneve të fundit që përfunduan me ndalimin e presidentit Nicolás Maduro dhe ngritjen e një plani amerikan për të ardhmen e vendit. Rubio tha se qasja e SHBA-së ndaj Venezuelës do të zbatohet në tre […]

The post Rubio zbulon strategjinë e SHBA-së për Venezuelën: kontrolli i naftës, “rimëkëmbja” dhe tranzicioni appeared first on BoldNews.al.

“Interesi i SHBA për Groenlandën nuk është i ri”/ Rubio: Do të takohem me zyrtarët danezë javën e ardhshme!

By: armand
7 January 2026 at 17:59

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua sot (7 janar), nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Ai ka folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë. Rubio u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje […]

The post “Interesi i SHBA për Groenlandën nuk është i ri”/ Rubio: Do të takohem me zyrtarët danezë javën e ardhshme! appeared first on BoldNews.al.

Groenlanda “në shitje”/ Rubio: Do e blejmë ishullin, nuk do e pushtojmë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 15:56

Europa është vënë në lëvizje pas deklaratave të Donald Trump se ai kërkon që të bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara. Franca po punon me aleatët për një përgjigje në rast se Uashingtoni zbaton kërcënimin për të pushtuar Groenlandën.

Ministri i Jashtëm i Francës, Zhan Noël Barro, tha se ai dhe homologët e tij nga Polonia dhe Gjermania do të koordinohen për veprimet që do të ndërmarrin.

Diplomati francez mbajti më herët një telefonatë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, I cili përjashtoi mundësinë e një pushtimi.

Rubio gjithashtu raportohet t’u ketë thënë ligjvënësve në një takim me dyer të mbyllura, se kërcënimet e fundit të administratës kundër Groenlandës nuk sinjalizojnë një pushtim të afërt dhe se qëllimi është blerja e ishullit nga Danimarka.

Nuk është e qartë nëse Rubio thjesht po tentonte të qetësonte ligjvënësit, por administrata Trump ka sinjalizuar prej kohësh se ka kërkuar të bindë Danimarkën të dorëzojë kontrollin e Grenlandës, ishullit më të madh në botë. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se nuk kanë parë shenja se Shtëpia e Bardhë po përgatit një pushtim ushtarak të Grenlandës.

Kreytari I republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Johnson, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, reagoi gjithashtu për zhvillimet e fundit, dhe tha se veprimet ushtarake në Groenlandë do të ishin të papërshtatshme.

Trump ka përsëritur ditët e fundit se dëshiron të fitojë kontrollin e Grenlandës, një ide e shprehur për herë të parë në vitin 2019 gjatë presidencës së tij të parë. Ai ka argumentuar se është çelësi për ushtrinë amerikane dhe se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë.

Groenlanda nuk është një anëtare e pavarur e NATO, por mbrohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancën veriatlantike.

Disa vende në të gjithë Evropën kanë shprehur mbështetje për Groenlandën dhe Danimarkën pas kërcënimeve të vazhdueshme të Donald Trump për të aneksuar territorin.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj.

CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë

By: Brisi
6 January 2026 at 18:27

Forcat speciale amerikane kryen një operacion të befasishëm për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe Donald Trump pa operacionin të zhvillohej nga pasuria e tij në Mar-a-Lago. Pranë tij ishte Marco Rubio, ministri i fuqishëm i jashtëm dhe njëkohësisht këshilltari i sigurisë kombëtare, në një fotografi që përmbledh një rrjedhë vitesh për njeriun që […]

The post CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë appeared first on BoldNews.al.

Rubio thotë se SHBA-të nuk do ta qeverisin Venezuelën, por do të bëjnë presion për ndryshim politikash përmes bllokadës së naftës

5 January 2026 at 08:07


Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, sugjeroi të dielën se SHBA-të nuk do ta qeverisin Venezuelën çdo ditë, përveç zbatimit të një "karantine nafte" ekzistuese pas një operacioni që i pa ata të rrëzonin dhe të kapnin presidentin Nicolás Maduro.

Deklarata e Rubios duket si një përpjekje për të zbutur shqetësimet se veprimi i vendosur i së shtunës për të arritur ndryshimin e regjimit në Venezuelë do ta zhytte vendin në një ndërhyrje tjetër të zgjatur të huaj ose në një përpjekje të dështuar për ndërtimin e kombit, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Ky qëndrim është një kthesë e dukshme nga deklaratat fillestare të bëra nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilat ai këmbënguli se Uashingtoni do ta "drejtonte" vendin derisa të gjendet një zgjidhje demokratike afatgjatë për krizën.

Komentet e Rubios ishin në kontrast me pretendimet e gjera, por të paqarta të Trump se SHBA-të do të "drejtonin" të paktën përkohësisht kombin e pasur me naftë, komente që sugjeronin një lloj strukture qeverisëse sipas së cilës Karakasi do të kontrollohej nga Uashingtoni.

Bllokada ndaj cisternave të naftës të sanksionuara, disa prej të cilave janë sekuestruar nga SHBA-të, "mbetet në fuqi dhe kjo është një sasi e jashtëzakonshme levash që do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të shohim ndryshime që jo vetëm çojnë përpara interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, i cili është numri një, por edhe që çojnë në një të ardhme më të mirë për popullin e Venezuelës", shtoi ai.

Pak orë më vonë, udhëheqësja e përkohshme venezueliane Delcy Rodríguez e ftoi Trumpin “të bashkëpunonte” dhe tha se ajo kërkon “marrëdhënie respekti”, duke përdorur një ton dukshëm më pajtues sesa në pozicionet e saj të mëparshme.

“Ne e ftojmë qeverinë amerikane të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit”, shkroi Rodriguez në një postim online.

Ajo kishte mbajtur fjalime duke projektuar një sfidë të ashpër ndaj administratës Trump më herët gjatë fundjavës dhe i bëri thirrje Uashingtonit të lironte menjëherë Maduron.

Por deklarata e saj në anglisht në llogarinë e saj në Instagram duket se shënoi një ndryshim dramatik të tonit. /Telegrafi/

Bloomberg: Marco Rubio merr rol kyç në menaxhimin e Venezuelës pas arrestimit të Maduros

By: armand
4 January 2026 at 20:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shfaqet si figura qendrore në menaxhimin e situatës në Venezuelë pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane. Sipas një artikulli të Bloomberg, Rubio ndodhet në qendër të zhvillimeve, ndërsa Uashingtoni përballet me sfidën e hartimit të një strategjie për një vend pa udhëheqje politike dhe pa […]

The post Bloomberg: Marco Rubio merr rol kyç në menaxhimin e Venezuelës pas arrestimit të Maduros appeared first on BoldNews.al.

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës, por pse kanë nevojë për të Rusia, Kina e Irani?

4 January 2026 at 16:52


Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjatë një interviste dhënë në NBC, u pyet për planet e reklamuara të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës.

Rubio iu referua në mënyrë të veçantë nevojës për të ndaluar rivalët globalë të kenë qasje në burimet e vendit, duke thënë: "Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara”, transmeton Telegrafi.

“Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre”, shtoi Rubio.

"Nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të jetë një bazë operacioni për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara. Duam të shohim që të ardhurat nga nafta e atij vendi të përfitojnë popullin e Venezuelës", theskoi ndër tjera Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, vetëm Kongresi amerikan ka fuqinë për të shpallur luftë. E Rubio zbuloi dje se Kongresi nuk ishte njoftuar para operacionit të së shtunës.

Në intervistën për NBC, ai tani këmbënguli se kapja e Nicolas Maduros "nuk ishte një veprim që kërkonte miratimin e Kongresit sepse ky nuk ishte një pushtim". /Telegrafi/

Arrestimi i Maduros/ Rubio: S’jemi në luftë me Venezuelën

By: Rovena
4 January 2026 at 16:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja nuk është në luftë me Venezuelën.

“Kjo nuk është një luftë”, ka thënë ai.

“Dua të them se ne jemi në luftë kundër organizatave të trafikimit të drogës, kjo nuk është një luftë kundër Venezuelës”, ka shtuar ai duke folur për mediat të dielën.

Ai ka thënë se sekuestrimi i anijeve të sanksionuara “që sjellin drogë drejt Shteteve të Bashkuara” do të vazhdojë.

“Ne po zbatojmë ligjet amerikane në lidhje me sanksionet e naftës”.

Rubio: Mos luani lojëra me Trumpin

3 January 2026 at 20:16


Sekretari ameirkan i Shtetit i SHBA‑së, Marco Rubio, foli sot në një konferencë për media lidhur me sulmin amerikan ndaj Venezuelës, ku edhe u bëri një paralajmërim të qartë atyre që “luajnë lojëra”.

Rubio tha se ka njerëz që mendojnë se mund të “luajnë lojëra” pa pasoja, por se kjo është një mbresë e gabuar.

Ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara tani kanë një president që “nuk luan lojëra” dhe që thotë atë që mendon.

“Mos luani lojëra me këtë president, sepse nuk do të përfundojë mirë për ju”, tha Rubio, duke iu referuar kreut të Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpit.

Trump gjithashtu foli në konferencë, duke shtyrë se Amerika do të mbajë kontrollin e Venezuelës derisa të realizohet një tranzicion i pushtetit, dhe premtoi investime miliarda dollarë nga kompanitë amerikane të naftës për të bërë Venezuelën “një vend të pasur”.

Ai gjithashtu përsëriti se Nicolás Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, akuzohen për narkoterorizëm dhe do të sjellë drejtësisë në New York. /Telegrafi/

— (@)

❌
❌