Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

“PD, në situatë kaotike”/ Bejko: Protesta nuk prodhoi asgjë, vazhdimësi e strategjisë për të qenë në kaos

By: Re Nato
23 December 2025 at 23:38

Analisti Roland Bejko thotë se protesta e PD e thirrur nga Sali Berisha, nuk prodhoi asgjë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD ndodhet në situatë kaotike.

Bejko shtoi se kush ka mendim ndryshe, cilësohet si njeri që po i shërben kryeministrit Edi Rama.

“PD është në një situatë kaotike. Nuk është hera e parë. I mungon qartësia, nuk di çfarë të bëjë. Kemi parasysh, protestën e thirri si finale. Ku përfundoi kjo protestë? Përfundoi me një shëtitje të zotit Berisha. shtë kaotike. Në fillim u duk sikur e paragjykuam, thamë që Sali Berisha, këtë protestë e bën për të shuar dy lëvizje. Ai e mori partinë për ta pasur pronë private. Zoti Berisha, e kuptoj pse e ka botuar atë libër. E ka botuar, sepse tezën e parë e ka pasur, nuk largohem nga partia. Këta janë mësuar të mbështeten te propaganda. Berishistët brenda PD thonë, kush do të bëjë analizën, i shërben Ramës. Kush ka mendim ndryshe, i shërben Edi Ramës. Berisha është konsumuar, nuk është në kohën e vet. Sot ka shumë akuza, i shpallur non grata”, theksoi ai./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

By: Rovena
22 December 2025 at 22:31

Duke marrë si referencë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 1997, ku PD humbi, ndërkohë në referendumin e bërë paralelisht për formën e regjimit, pro monarkisë ishin më shumë se 37-38 % e shqiptarëve. Analisti Çupi u shpreh se Ahmet Zogu po shkonte te 50 % dhe askush nuk bënte pyetjen pse.

“Ne jemi dëshmitarë të asaj gjëje se gjithë politika u trondit shumë, ishte një përqindje e frikshme. Njerëzit nuk e dinin çfarë po bënin, dhe kjo ishte e para për arsye të një emri. Leka Zogu bëri një fushatë shumë të mirë. Dhe kam përshtypjen se ky 16% është e njëjta lëvizje. Në momentin e dëshpërimit politik, në atë kohë ata kërkuar një ‘perëndi të vdekur’ dhe gjetën Zogun, e njëjta gjë ndodh edhe sot. Zogu vijon të jetë influencues për arsye të politikave që këtu kanë zënë vend dhe nuk harrohen, kujdesi për shtetin, lidhjet me Perëndimin, bankat, ushtria”, u shpreh Çupi.

Por analisti Bejko, shprehet se në 1997 gjyshërit tanë ishin gjallë, dhe ata e kanë jetuar kohën e Ahmet Zogut.

“Në atë periudhë gjyshërit tanë ishin gjallë, në kohën e Zogut ata kanë qenë o fëmijë o adoleshentë. Dhe ata e kanë përjetuar situatën e Zogut. Gjatë kohës së Enver Hoxhës ishin të frustruar nuk guxonin të flisnin dhe të thonin të vërtetën. Kjo ishte njëra anë, ata flisnin përgjithësisht pozitivisht për kohën e Zogut, sepse ka patur drejtësi, ka patur rend Shqipëria ishte me një dimension tjetër. Elementi i dytë, që ndikoi në 1997, mendoj ishte fakti që u cenua realiteti i shtetit shqiptar dhe për këtë arsye, edhe për faktin tjetër se me Republikën nuk ishin mësuar dhe në kujtesën e tyre u thirr monarkia dhe në Lazarat fitoi Zogu. Dhe kjo thirri atë ndërgjegje kombëtare,” u shpreh Bejko

Për studiuesin Ndoj, Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti

“Zogu ka arritjet më të mëdha në proceset e shtet ndërtimit shqiptar. Por ka të bëjë edhe me orientimin perëndimor, disa gjeste shumë të forta të Zogut. Duke shfrytëzuar edhe martesën e tij me një bijë fisnike, hungareze ishte një gjest shumë i madh i tij, që tregonte edhe vizionin e tij se Shqipëria është Perëndim. Ndërsa sa i përket fushatës antizogiste në 45 vjet komunizëm, e ka lëshuar në zero mbështetjen, por shqiptarët nuk pengohen për të mësuar të vërtetën. Zogu ka qenë një nga përfaqësuesit me të mira  e të metat e tij si burrë shteti. Ka patur kundër personalitetet më të mëdha të vendit,” tha ai./abcnews.al

Vija e kuqe është Salianji! Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

19 December 2025 at 23:37

TIRANË- Analisti i njohur Roland Bejko, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se baza e Partisë Demokratike e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën.

Ai theksoi se Berisha presionet për Ervin Salianjin i bën për të përçuar mesazhet se ai është vetë partia dhe askush nuk mund të dalë jashtë kësaj kornize.

“Baza e ka nxjerrë gati “non grata” Berishën, pasi ndihet e gënjyer, për të mos thënë e tradhtuar. Berisha nuk e mori një vendi të përjashtimit, pavarësisht se e paralajmëroi, por nuk i paraqiti asnjë provë dhe asnjë fakt për takimin në Elbasan, me pretendimin se takimin ia ka organizuar Suel Çela. PD e konsideron pronë, luftën e bëri për ta hipotekuar atë”, tha ai.

Ai u shpreh se Sali Berisha është një politikan autokrat pasi prej 35 vitesh vijon të mbajë “peng” Partinë Demokratike.

Sipas tij, Berishës i mungon qartësia politike, sepse vetë PD nuk ka struktura dhe as bazë organizative.

“Berisha është autokratik sepse nuk mund të rrijë politikani 35 vjet në krye të partisë.  Berisha e ka partinë e shkalafitur.

I mungon qartësia. Berisha është i paqartë, sepse pushtetin e shikon të largët, sepse siç e thotë edhe vetë, pushtetin nuk ia marrim dot Ramës.

Nuk ka struktura bazike dhe kjo i ka dhënë pasigurinë e pjesëmarrjes. Janë larguar për shkak të zhgënjimit.”, u shpreh ai/abcnews.al

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

“Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore”/ Bejko: Berisha humbi zgjedhjet, shkeli statutin

By: Rovena
10 December 2025 at 20:50

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi rreth lëvizjeve të deputetit Salianji brenda Partisë Demokratike. Bejko theksoi se Salianji po përpiqet të kuptojë realisht perceptimin e bazës së partisë dhe, mbi këtë bazë, të ndërtojë rrjetin e tij brenda strukturave partiake.

Analisti nënvizoi se përjashtimi i Salianjit nga Kryesia nuk ka bazë statutore, pasi statuti nuk e ndalon një anëtar të Kryesisë të organizojë mbledhje, ndërsa thekson se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Bejko shtoi se të dhënat që Salianji mbledh nga baza mund të shfrytëzohen në mënyrë direkte në vendimmarrjet e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Salianji është futur për të kuptuar realisht se si e percepton baza, dhe në bazë të kësaj kërkon që të ndërtojë bazën e tij. Nëse Berisha përjashton Salianjin apo këdo tjetër. Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore.

Është në gabim, sepse statuti nuk e ndalon anëtarin e Kryesisë që të bëjë mbledhje. Ama statuti thotë që kryetari i çdo parti duhet të japë dorëheqjen kur humb zgjedhjet. Salianji të gjitha të dhënat që do mbledhë në bazë, di i çojë në Kryesinë e Partinë Demokratike”, tha Bejko.

“Lëvizja e dhjetorit, tradhtoi idealet”/ Bejko: Shqiptarët kishin pritshmëri nga PD

By: Re Nato
8 December 2025 at 22:29

Analisti Roland Bejko thotë se lëvizja e dhjetorit të vitit 1990 tradhtoi idealet për të cilat u krijua.

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Bejko u shpreh se shqiptarët kishin pritshmëri nga PD.

“Ne na u tradhtuan idealet. Sot, 35 vjet më vonë, themi jo. Qytetarët shqiptarë kishin disa pritshmëri nga PD. E drejta e pronës. PD u krijua si parti e qendrës së djathtë, nuk e zgjidhi, e ngatërroi më shumë. Është rishikimi i historisë. Shqipëria ka pasur nevojë për dekomunistizim. Nga PD u prit krijimi i kohezionit social. Ishte çështja e tregut. Ne nuk kemi treg fare. Shqiptarët prisnin shtet të së drejtës.”, theksoi ai./abcnews.al

Kujtohet lëvizja studentore/ Bejko: U rrëzua busti Enver Hoxhës, por jo miti i Berishës. PD e marrë peng!

By: Rovena
8 December 2025 at 18:30

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, ish-studenti i dhjetorit Roland Bejko tha se Shqipëria ndodhet sot më pranë Evropës, por rruga drejt integrimit mbetet e vështirë.

Ai u ndal te situata politike brenda Partisë Demokratike, për të cilën u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë të mbërrinte në këtë pikë, duke e parë “të zhveshur nga strukturat” dhe të marrë peng. Bejko theksoi se, ndonëse ish-studentët e dhjetorit rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës dhe regjimin komunist, në politikë ende mbeten mite të pashkëputura, si Sali Berisha në PD dhe Edi Rama në PS.

Ai paralajmëroi se mungesa e rotacionit të elitave në PD e ka çuar partinë në një situatë dramatike, duke krahasuar rolin aktual të Berishës me atë të Ramiz Alisë në fundin e regjimit.

“Shqipëria sot më parë Evropës. Rruga drejt integrimit, jo e lehtë. Nuk besoj se PD do të mbërrinte në këtë fazë të saj, për herë të parë PD e shikoj pas struktura dhe të marrë peng. Sot do kapem me ish-studentët e dhjetorit. Kemi rrëzuar monumentin e Enver Hoxha, regjimin komunist, por nuk kemi rrëzuar mitet në PD, Sali Berishën dhe në PS Edi Ramën.

PD mund të mos ishte fare. Kjo e bën dramatike situatën, sepse nëse do të kishte ndërrime të elitave, do të ishte shumë më ndryshe. PS ka bërë disa ndryshime elitash, ka ndodhur një rotacion elitash, në PD nuk ka ndodhur një ndryshim elitash. Sali Berishën e shikoj sot në vendin e Ramiz Alias”, tha Roland Bejko.

 

“Qasja e Salianjit, hapja e PD”/ Bejko: Lëvizjet e tij kërkojnë riformatim të partisë. Berisha i frikësuar!

By: Rovena
6 December 2025 at 23:48

Analisti Roland Bejko komentoi në “Ora e Fundit” në ABC News tensionet brenda Partisë Demokratike, duke krahasuar qëndrimet e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

Sipas Bejkos, Salianji promovon hapjen dhe reformimin e partisë, duke fituar mbështetje tek gratë, të rinjtë dhe intelektualët, ndërsa Berisha refuzon të pranojë humbjen dhe ka vështirësi në menaxhimin e figurave që po rriten brenda PD. Analisti theksoi se statuti i partisë pranon diversitetin dhe Berisha nuk mund ta injorojë këtë realitet.

“Ndryshe nga Berisha, që e përjashton humbjen për shkak të mosfunksionimit të partisë, Salianji ka një qëndrim ndryshe. Një gjë tjetër që tha Salianji, është që të pranojmë të vërtetat. Mirëpo Berisha nuk pranon që të shikojë personat që kanë fituar.

Qasja e Salianjit, ishte hapja e PD, lëvizjet e tij kërkojnë një reformim të partisë. Lëvizje të tilla kompleksojnë Berishën. Berisha ka thënë që ne nuk e mundim me votë e Edi Rama, që ka çuditur edhe qytetarët në foltoret e tij. Salianjin e mbështesin në shumicë gratë, të rinjtë dhe intelektualët, Berisha nuk ka mbështetje të të rinjve sepse u ka zënë vend të rinjve.

Berisha në PD edhe në ditët më të keqe ka mbështetësit e vet. Berisha nuk duhet të lëshojë fare sinjale ulëritëse për të përjashtuar, sepse nuk është në të tilla kushte. Berisha është i dënuar të pranojë divesitetin që ka statut dhe statuti nuk i përjashton, i pranon”, tha Bejko./abcnews.al

Berisha pret në zyrë doktorin/ Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

By: Rovena
6 December 2025 at 23:41

Analisti politik Roland Bejko  i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi lëvizjet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te vizita e mjekut dhe deputetit Ilir Alimehmeti në zyrën e Sali Berishës. Sipas Bejkos, pas këtij takimi fshihen dy arsye kryesore: frika për karrierën politike që sapo ka nisur dhe bindja se e ardhmja e Alimehmetit në PD varet ende nga Berisha.

Ai theksoi se kreu i opozitës po shfaq shqetësim nga zërat kritikë në parti, përfshirë Alimehmetin dhe Salianjin, ndërsa akuzoi Berishën se flet për statut, por e ka shkelur vetë atë duke mos u tërhequr pas humbjes së zgjedhjeve dhe duke penguar rritjen e figurave të reja në PD.

“Duhet të ketë disa arsye që Alimehmeti ka shkuar në zyrën e Berishës. Ka kuptuar që nuk mund të ketë lëvizje si Berisha. E para është çështja e frikës, sepse sa e ka nisur karrierën dhe është një nga njerëzit më të votuar. E dyta që Alimehmeti ka shkuar te Berisha është fakti që pa Berishën nuk mund të jetë të ardhme politike për të. Mendoj që këto kanë qenë dy arsyet. Berisha është ai që të prët karrierën, flet për statutin, por kurrë nuk e respektoi atë.

Statuti nuk ndalon një anëtar të Kryesisë që të takojë qytetarët. Berisha flet për statut, por e ka shkelur vetë atë, sepse pas humbjes së zgjedhjeve duhej që të largohej. Berisha është shqetësuar jo vetëm nga fjalimet e politikanëve, Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, por edhe të qytetarëve, sepse u thanë të gjitha dështimet e Berishës.

U premtua që do ketë demokraci dhe meritokraci në fitore, nuk ka, u premtua që do të fitonin zgjedhjet dhe nuk i fituan. Berisha është frikësuar, sepse është mësuar që të mos ketë kundërshtarë. Duke qenë se Berisha e ka mbyllur partinë dhe e kontrollon PD-në, kjo i duket si rrezik. Berisha nuk pranon që të ketë figura që rriten në PD”, tha Bejko./abcnews.al

 

“Letërsia, kështjella e të vërtetave të shpirtit”/ Bejko: “Ad infinitum”, dashuria e përjetshme për letërsinë e kulturën shqiptare

By: Rovena
4 December 2025 at 13:55

Studiuesi dhe shkrimtari Sadik Bejko ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ku foli për krijimtarinë e tij letrare, studimin më të fundit “Ad infinitum” dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj kulturës shqiptare.

Bejko theksoi se letërsia dhe kultura janë “shtëpia jonë shpirtërore”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit dhe ushqyerjes së tyre për brezat që vijnë. Sipas tij, pa këtë përpjekje rrezikohet humbja e thelbit tonë kulturor, ndërsa biblioteka mbetet metafora më e madhe e dijes së ngjeshur.

Libri “Ad infinitum”, siç u shpreh ai, lidhet me “dashurinë e pafundme” për letrat shqipe, nga baladat e deri te letërsia bashkëkohore.

Është një shërbim i madh që i bëhet kulturës. Në përgjithësi ne duhet të zhvillojmë kulturën shqiptare, e cila është shtëpia jonë shpirtërore. Nëse duam një shtëpi shpirti dhe ajo se ç’ka është e jona shpirtërisht, çka përbën gjërat më të ëmbla më të thella dhe më origjinale tonat është pikërisht letërsia, kultura.

Ne po nuk e punuam dhe po nuk e gatuam si burimi këtë kulturë, po nuk  e bëmë atë të ushqyeshme për brezat ne jemi në vend që rrezikojmë të humbasim shumë nga ajo që quhet shpirti jonë, kultura jonë. Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se jonë.

Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se çfarë është ajo, është një metaforë e madhe e dijes e ngjeshur. “Ad infinitum”, lidhet me një dashuri të pafundme, që mendoj se e kam për kulturën shqiptare dhe për letrat shqipe, që nga baladat dhe nga letërsia bashkëkohore”, tha Sadik Bejko./abcnews.al

“PD, parti e bunkerizuar”/ Bejko: E ka humbur identitetin, berishistët po e dëmtojnë

By: Re Nato
27 November 2025 at 23:40

Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë.

“Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat. Pjesa më e mirë atje në PD, janë realistët. Berishistët janë pjesa që po e dëmtojnë PD. Gaz Bardhi, bën pjesë te konformistët, ka qenë përballë Berishës. Rezistuan deri në farë kohe, pastaj u bashkua me të. Nëse bie në dorë të konformistëve, do jetë më keq. Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka ide. Nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berisha po thur plane sesi t’i ndajë këta.”, theksoi ai./abcnews.al

Zgjedhjet/ Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik”

9 November 2025 at 21:51

Analisti Roland Bejko në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25”, u shpreh se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër.

Sipas tij nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari duke shtuar se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik.”

“Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko.

/abcnews.al/

Bejko: Opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar!

3 November 2025 at 22:33

Analisti Roland Bejko në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News analizoi përgjigjen e sondazhit për pyetjen “Pavarësisht se kë doni që të fitojë, kush mendoni se fiton në pesë bashkitë më 9 nëntor?”

79.5 % iu përgjigjën se fitues janë kandidatët socialistë, ndërsa 20.5% e tyre kandidatët opozitarë.

Sipas analistit Bejko kjo tregon sipas tij opozita në perceptimin e publikut është moralisht më e korruptuar.

“Ajo që më çudit është fakti që sa më shumë qeveria ka skandale, aq më shumë zvogëlohet opozita, paradoksalisht. Pra opozita në perceptimin e publikut është më e korruptuar moralisht. Në këto kushte zgjidhet midis dy të këqijave…”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Vdekja e Fatos Nanos/ Petraj: Modeli më i mirë i politikës shqiptare. Bejko: Pranoi rotacionin politik, ndryshe nga Berisha

By: Rovena
31 October 2025 at 23:42

Në “Ora e Fundit” në ABC News, politologu Roland Bejko dhe analisti Edmond Petraj komentuan lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Ata vlerësuan kontributin e tij në politikën shqiptare, duke theksuar rolin e Nanos në konsolidimin e demokracisë brenda Partisë Socialiste dhe në jetën politike të vendit.

Sipas Roland Bejkos, Nano ishte një figurë me kontraste, por mbi të gjitha një demokrat i vërtetë që pranoi rotacionin politik dhe votoi për reforma të thella në parti, ndryshe nga rivali i tij politik, Sali Berisha.

Roland Bejko: Ka një kontribut shumë të madh në historinë politike shqiptare. Te Fatos Nano është një politikan që gjen shumë elemente të mira. Gjen një kontrast shumë të fortë. Një nga gjërat pozitive që e pranojnë të gjithë është që brenda Nanos ishte një demokrat i vërtetë të PS. Pranoi rotacionin politik, futi demokracinë, dhe solli një reformë. Kontrasti me Berishën është se pranoi votën në parti. Berisha nuk e ka bërë dot këtë brenda partisë së tij. Brenda PD-së nuk ka votë të lirë dhe të ndershme.

Ndërsa Edmond Petraj e cilësoi Nanon si një nga modelet më të mira të politikës shqiptare, duke theksuar se ai vendosi themelet e një force politike moderne dhe europiane si Partia Socialiste.

Edmond Petraj: E cilësoj si një nga modelet më të mira të politikës shqiptare. Një nga politikanët më të mirë të historisë shqiptare. Vuri një model të PS, e cila ngelet forca më modele dhe më europiane. Në PS shikohet një progres dhe kjo i takon Nanos./abcnews.al

“Berisha nuk humbi nga non grata”/ Bejko në “Real Story”: Rast i ndryshëm nga Dodik

By: Re Nato
29 October 2025 at 20:12

Analisti Roland Bejko thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk humbi në zgjedhjet e 11 majit, për shkak të non gratës nga SHBA.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha, ka rast të ndryshëm nga Millorad Dodik, i cili doli nga lista e zezë e SHBA.

“Varet nga negocimi që ka bërë, ose që po bën Berisha. Nuk është e fshehtë, ai ka paguar një shumë të madhe dollarësh. Ata po negociojnë heqjen e non gratës së Berishës. Nëse Dodik ishte dikush që kishte pushtet real dhe bëhet pengesë për Bosnjen, SHBA, aty çështja është serioze. Për Berishën, ata, figurat e larta amerikane, e dinë rrezik që ai nuk është fare në politikë. Por ai është kryetari i opozitës. Ata e ndryshuan qëndrimin, thanë se ishte lapsus. Berishës, mirë është që t’i hiqet. Berisha nuk ka humbur pse është penalizuar me non grata. Ne nuk e dimë nëse amerikanët do ia heqin non grata. Çështja është, si një amerikan në rajon, çfarë pune pengon Berisha?”, theksoi ai./abcnews.al

Gara për kreun e SPAK/ Bejko: Drejtuesi i ri i pavarur nga politika, filtër rigoroz për 4 kandidaturat

By: Rovena
20 October 2025 at 13:43

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me katër kandidaturat për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK).

Analisti Roland Bejko i ftuar në “News Line” në ABC News shprehu mbështetje për katër kandidaturat, ku shtoi se përzgjedhja e tyre është bërë në sajë të një filtri rigoroz.

Ai shtoi se SPAK ka bërë një punë shumë të mirë përgjatë këtyre viteve dhe se edhe drejtuesi i ri i SPAK, pasues i Altin Dumanit do të ecë në të njëjtat gjurmë.

“Këta emra prisja që të kalonin pasi dihet që kanë kaluar në një filtër rigoroz përderisa kanë mbërritur deri këtu. Në bazë të rezultateve që kanë arritur ata janë gjykuar. Mendoj se do të zgjidhet i duhur. Më afër se sa politikë qëndron SHBA, për të ruajtur politikat gjeo-strategjike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Ai që do të zgjidhet do të kryejë detyrat siç duhet, dhe do të plotësojë pritshmëritë e qytetarëve.

Goditjet më të mëdha i ka realizuar SPAK, edhe ndaj politikës. Berisha nuk është në dorën e SPAK, por të gjykatës, në këto kushte edhe mënyra se si do të trajtohet kjo dosje në gjykatë do na e bëjë të qartë nëse SPAK ka punuar mirë apo jo me strukturat e veta. Puna e SPAK është e jashtëzakonshme. Situata e pastrimit të parave në Shqipëri është shumë evidente, kemi një ekonomi të kriminalizuar, këto janë dhe sfidat e SPAK”, tha Roland Bejko./abcnews.al

Mjeku e përndiqte prej një viti, gazetarja Albana Bejko zbulon sms për herë të parë: Jam burri i ëndrrave të tua

By: redi
7 October 2025 at 23:11

Gazetarja sportive Albana Bejko, e ftuar në ”Goca dhe Gra”, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi. Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij. Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte…

Source

"Jam i bukur, kam gjendje financiare të mirë dhe shëtis botën", gazetarja Albana Bejko publikon mesazhet e psikiatrit nga Kosova që e përndiqte

7 October 2025 at 22:30


Gazetarja sportive e njohur, Albana Bejko, ka folur për herë të parë publikisht mbi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, duke treguar se ka qenë viktimë e përndjekjes nga një mjek nga Kosova, i identifikuar si Behar Kamberi.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Bejko rrëfeu se përndjekja kishte nisur më shumë se një vit më parë dhe ishte bërë gjithnjë e më intensive, deri në momentin që ajo vendosi të kërkojë ndihmën e institucioneve, gjë që më pas çoi në arrestimin e autorit.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua dhe më kërkoi që të uleshim për kafe. Reagimi im ishte instiktiv, i trembur — i thashë ‘të lutem mu hiq qafe’. Pikërisht në atë moment kaluan katër djem dhe kjo e trembi pak. Periudha më intensive e përndjekjes ka qenë nga qershori i vitit të kaluar deri para pak ditësh, kur unë telefonova policinë”, – rrëfeu gazetarja.

Foto: Top Channel/YouTube

Në studio, Albana shfaqi edhe mesazhet këmbëngulëse dhe shqetësuese që i dërgonte mjeku kosovar, të cilat tregonin një fiksim të thellë ndaj saj. Ai i shkruante duke e quajtur “gruaja e ëndrrave të tij” dhe i ofronte martesë, duke pretenduar se ishte “mashkulli ideal” për të.

Në një prej mesazheve, Kamberi i shkruante: “Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Ti do vazhdosh të punosh si tani. Pres reflektim nga ti”.

Në një tjetër mesazh, ai përpiqej ta bindte për t’u takuar personalisht: “Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë, kemi bërë foto dhe kemi folur në telefon, kam një ftesë për kafe me ty… Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari”.

Foto: Top Channel/YouTube

Ndërsa në një komunikim tjetër, ai shkruante: “Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Të ftoj të vish në Prishtinë. Të dua shumë, Albana”.

Gazetarja tregoi se pas përballjes me situata të tilla kërcënuese dhe pas rritjes së shqetësimit për sigurinë e saj, vendosi të bëjë denoncimin zyrtar, çka i dha fund përndjekjes.

Rasti i Albanës ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, me shumë kolegë dhe qytetarë që kanë shprehur mbështetjen për gazetaren dhe kanë kërkuar që institucionet të trajtojnë me seriozitet të plotë rastet e dhunës psikologjike dhe përndjekjes, sidomos ndaj grave në publik.

Ky rrëfim tronditës vjen si një kujtesë se përndjekja është një formë e dhunës që shpesh nënvlerësohet, por që mund të ketë pasoja të rënda emocionale dhe profesionale për viktimat. /Telegrafi/

“Jam burri i ëndrrave të tua…”/ Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana Bejko publikon mesazhet

By: gaze tare
7 October 2025 at 22:12

Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë. Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.

“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes. Kam pasur mesazhe obsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës. Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko ne ‘Goca dhe Gra’.

Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

The post “Jam burri i ëndrrave të tua…”/ Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana Bejko publikon mesazhet appeared first on iconstyle.al.

Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit/ Bejko: Reforma në drejtësi duhet rishikuar! Lami: Vrasja e gjykatësit, alarm!

6 October 2025 at 22:21

Analisti Roland Bejko në një intervistë në emisionin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News, foli për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ngjarje që tronditi vendin këtë të hënë.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se një nga konfliktet më të mëdha që kanë pasur shqiptarët ndër vite, është për çështjen e pronës. Ndërsa shtoi se reforma në drejtësi duhet rishikuar dhe të bëhet akoma më mirë.

“Nuk është vetëm drejtësia, por edhe pasojë e veprimeve të politikës. Konflikti më i madh që kanë shqiptarët është për pronat. Dhe ngjarja e sotme ishte për shkak të pronës. Pra kjo është zanafilla e problemit. Reforma e re në drejtësi nuk mund ta zgjidhë dot më edhe sikur të ketë vullnet, sepse vetëm për një pronë mund të kesh 3-4 pronar. Por kjo më pas sjell edhe gjyqtarë të korruptuar, apo edhe që mund të kenë frikë…”, tha Bejkjo, duke shtuar se reforma në drejtësi duhet rishikuar që të bëhet më mirë. Ajo që na bën skeptik rishikimin e reformës në drejtësi janë ata dy dinozaurët që ndoshta mund ta bëjnë edhe më keq”.

Nga ana e tij, analisti Roland Lami theksoi se vrasja e gjykatësit është një kambanë alarmi.

“Pika ku takohen të gjithë është fenomeni se si funksion drejtësia tek ne. Dhe kjo nuk ka funksionuar. Fakti që ka një mllef tregon për gangrenën që nuk është zgjidhur. Familjarë, fise të njohur janë përplasur me sistemin e drejtësisë dhe nuk kanë marrë drejtësi. Ne mund të kapemi me motive se sa banale mund të jenë ata, por ndoshta për ata njerëz është mbijetesa. Ndaj mendoj që kjo është një gjë që duhet të na alarmojë të gjithëve, tha më tej Lami.

/abcnews.al/

❌
❌