Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër tre anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor të hënën, duke vrarë 8 persona, sipas Komandës Jugore të SHBA-së. Sipas Komandës Jugore, operacioni u zhvillua të hënën nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, i ekzekutuar në ujëra ndërkombëtare nga Task Forca e Përbashkët Southern […]
24 persona janë arrestuar nga karabinierët italianë në Foggia, ku 19 prej tyre janë me masën e sigurisë arrest në burg dhe 5 në arrest shtëpiak të mbikëqyrur me byzylykë elektronikë, të dyshuar për trafikim, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve. Operacioni, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik vendas dhe rezultat i një hetimi të […]
Karabinierët italianë kanë çmontuar sot një organizatë shqipfolëse të trafikut të drogës, që operonte kryesisht në zonën e Teramos, në Siçili. Pesë persona u arrestuan dhe një i gjashtë u shpall në kërkim. Operacioni filloi njëkohësisht në Alba Adriatica, Martinsicuro dhe Tortoreto, me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Teramos […]
Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të […]
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 5 dhjetor, pas një procesi me gjykim të shkurtuar që zgjati mbi 5 vjet e gjysmë, të shpallë vendimin në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar si pjesë e […]
Detaje të reja janë mësuar lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Sipas burimeve për mediat, në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i […]
Një oficer i Antiterrorit është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK. Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj është arrestuar pasi akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane. Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. […]
Një 39-vjeçar shqiptar, Osmen Hoxha nga Fieri, është arrestuar nga policia greke, pas një urdhri arresti europian të lëshuar nga autoritetet belge. Arrestimi u krye nga oficerë të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke. Hoxha dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale me seli në Belgjikë, aktive në […]
Pavarësisht dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë cenueshmërish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025, i publikuar të hënën. Raporti, i përgatitur nga organizata jofitimprurëse me qendër […]
Një grup priftërinjsh që ishin të implikuar edhe në një rrjet të trafikut të drogës është zbuluar nga autoritetet greke. Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier. Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë […]
Anëtari i një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar në vendin tonë.
Sipas policisë, personi qe eshte ekstraduar eshte Emri Hysenaj, të cilit GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal të Troplinëve në të cilin bënte pjesë.
Njoftimi i plotë
Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.
Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.
Në gjyqin e zhvilluar në Mal të Zi në tetor ndaj grupit të dyshuar kriminal të Radoje Zvicerit, një ekspert balistike ngriti një çështje serioze lidhur me përdorimin e provave nga aplikacioni i mesazheve të enkriptuara Sky ECC, i cili ishte zbërthyer nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Eksperti pranoi se nuk mund të verifikonte […]
Forcat amerikane kanë sulmuar sërish një anije në Karaibe të dyshuar për trafik droge. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, tha se anija ishte duke kontrabandonuar drogë dhe ishte e operuar nga banda venezueliane Tren de Aragua, e klasifikuar nga Uashingtoni si organizatë terroriste. “Të enjten, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës […]
GJKKO ka dënuar me rreth 22 vite burg 4 të pandehurit Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Konkretisht, Besjan Ramaj u dënua me 10 vite burg, […]
Një organizatë shqiptare e “shtëpive të barit” është çmontuar nga policia në Spanjë ditë më parë, teksa u zbulua edhe një vilë e kthyer në plantacion hashashi për mbjellje, tharje dhe përgatitje me metodat më të sofistikuara dhe pajisje moderne.
Guardia Civil (Roja Civile) ka arrestuar 5 anëtarë (katër burra dhe një grua, të moshës midis 24 dhe 37 vjeç) të një organizate kriminale të dedikuar për trafik droge nga Alhendín, në Granada.
Bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që kishin qendrën e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes së marijuanës në një zonë banimi të kësaj komune metropolitane, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga autoritetet.
Pesë të paraburgosurit akuzohen se i përkasin një organizate kriminale, ndërsa tre prej tyre përballen me akuza për kultivim dhe prodhim droge dhe mashtrim me energji elektrike; dhe dy prej tyre përballen me një akuzë të katërt për falsifikim dokumentesh.
Arrestimet pasuan një kontroll të një shtëpie në një zonë banimi në Alhendín, i cili, që nga gushti, ka shkaktuar ankesa të shumta nga banorët për shkak të erës së fortë të marijuanës dhe trafikut të pazakontë të automjeteve që i afrohen shtëpisë.
Vila ishte luksoze dhe e pajisur me pishinë e bodrume të përshtatshme për kultivim.
Oficerët hetues zbuluan se shtëpia ishte e zhurmshme me ventilatorë shkarkimi, një erë të fortë marihuane, një furnizim të dyfishtë me energji elektrike dhe një fluks të vazhdueshëm njerëzish dhe automjetesh.
Dy nga të ndaluarit ishin përgjegjës për kujdesin dhe ruajtjen e plantacionit të brendshëm të drogës dhe u arrestuan në një operacion special të mbështetur nga Njësia e Sigurisë Qytetare të Granadës dhe Armillas, Shërbimi i Qenve dhe Ekipi Pegaso.
Në të njëjtën kohë, një tjetër grup agjentësh kreu arrestimet e anëtarëve të mbetur të organizatës kriminale në Granada.
Gjatë kontrollit, oficerët sekuestruan 270 bimë marihuane dhe 53 kilogramë sytha të thata të paketuara, 700 euro para në dorë, dokumente të ndryshme identifikimi të rreme dhe disa telefona celularë.
Një gjykatë në detyrë ka urdhëruar burgosjen e dy prej të ndaluarve dhe ka liruar pjesën tjetër me akuza, ndërsa hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera./Vizion+
Një organizatë e madhe italo-shqiptare është shkatërruar nga Antimafia dhe Guadia di Finanza në rajonin e Kaljarit në Sardenja pas disa vitesh hetime dhe përgjime të pandërprera. Mes të arrestuarve janë edhe 10 shqiptarë. Pjesa e parë e gupit ishte goditur muaj më parë, teksa numri total i arrestimeve dhe procedimeve ka shkuar në 50 […]
Një grup narkotrafikantësh është goditur nga autoritetet italiane, ku në pranga kanë rënë 30 persona, 13 prej të cilëve shqiptarë. Baza e veprimtarisë së tyre kriminale ishte në Salento, ndërsa të arrestuara janë edhe disa gra. Mes shqiptarëve të arrestuar janë Xhuljano Ajazaj 28 vjeç, Julian Beqiraj 45 vjeç, Alfred Feta 56 vjeç, Jeta Feta […]
Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim më parë nga Franca është arrestuar në aeroportin e Pescarës në Itali. 32-vjeçari shqiptar kishte udhëtuar nga Tirana me Wizz Air drejt Italisë me një dokument identiteti të rremë. Ai u arrestua nga autoritetet italiane menjëherë sapo arriti në aeroport. Mediat italiane raportojë se 32-vjeçari shqiptar kishte një […]
Një çift shqiptar është kapur teksa po trafikonte një sasi të konsiderueshme me mbi 17 kg kokainë të pastër me vlerë mbi 2 mln euro në treg. Ndalimi erdhi pas një operacioni në shkallë të gjerë kundër grupeve kriminale në rajonin e Puljas. Policia e Barit njoftoi se bashkë me Prokurorinë nisën më 1 tetor […]
Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të katër grupeve të strukturuara, të cilat merreshin me trafik ndërkombëtar të drogës nga Italia, Spanja dhe Shqipëria. Sipas autoriteteve italiane, Guardia di Finanza e Leçes u ka komunikuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj 29 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë, të […]