Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Mujë Igrishta është emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.
Në një postim në Facebook, Igrishta ka theksuar përkushtimin e tij ndaj detyrës.
“Angazhohem që këtë detyrë ta ushtroj me përgjegjësi të plotë para Zotit, me integritet dhe profesionalizëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe në shërbim të interesit publik të qytetarëve, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë në çdo veprim”, thuhet në postimin e tij.
Ai gjithashtu shprehu falënderimin për Kryetarin e Komunës për besimin e dhënë: “Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Komunës, Faton Peci, për besimin e dhënë. Me përkushtim ndaj detyrës dhe bashkëpunim institucional, besoj se do të arrijmë rezultate konkrete në dobi të qytetarëve".
Igrishta përfundoi mesazhin me një premtim simbolik për qytetarët: “Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë”. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara kanë "ndikim maksimal" mbi autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas kapjes së Nicolas Maduros dhe do të diktojnë vendimet që ata marrin, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump do të takohet me drejtuesit e naftës amerikane të premten për të diskutuar planet për sektorin e naftës së Venezuelës, tha Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, disa ditë pas bastisjes që rrëzoi Maduron.
"Ne padyshim kemi ndikim maksimal mbi autoritetet e përkohshme në Venezuelë tani", ka thënë Leavitt në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Ne po vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet e përkohshme dhe vendimet e tyre do të vazhdojnë të diktohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Trump ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të "drejtojnë" Venezuelën pas kapjes së Maduros, pavarësisht se nuk kanë forca në terren atje.
Në realitet, Uashingtoni duket se mbështetet në një bllokadë detare të eksporteve të naftës venezueliane dhe kërcënimin e forcës së mëtejshme të mundshme, për të siguruar bashkëpunimin e presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez.
Plani i SHBA-së deri më tani përfshin atë që Trump tha të martën se ishte një marrëveshje – e pa konfirmuar nga Karakasi – që Venezuela t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë.
Ai ka thënë gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të investojnë në objektet që po shkatërrohen në Venezuelë, megjithëse asnjë kompani nuk ka bërë ende premtime të tilla.
“Takimi është të premten dhe është vetëm një takim për të diskutuar, padyshim, mundësinë e madhe që është para këtyre kompanive të naftës tani”, u tha Leavitt gazetarëve.
E Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, tha më parë se Uashingtoni do të kontrollojë shitjet e naftës venezueliane “për një kohë të pacaktuar”.
Shtetet e Bashkuara po zbatojnë atë që e quajnë bllokadë ndaj Venezuelës për të ndaluar çdo eksport të paautorizuar të naftës, duke sekuestruar një anije cisternë nafte në Atlantikun e Veriut të mërkurën pasi e ndoqën atë nga brigjet e Venezuelës.
Leavitt këmbënguli që anija-cisternë, e cila kishte pretenduar se lundronte me flamur rus, ishte “konsideruar pa shtetësi pasi kishte ngritur një flamur të rremë”.
“Kjo ishte një anije e flotës në hije të Venezuelës që ka transportuar naftë të sanksionuar”, tha ajo, duke shtuar se ekuipazhi do të “i nënshtrohej ndjekjes penale”. /Telegrafi/
TIRANË, 5 janar/ATSH/ Më 5 janar 1991 u recitua për herë të parë në publik, pas 45 vjetësh, “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”.
Në Shkodër, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte mësuar përmendësh varg për varg.
Lahuta e Malcis është e shkruar në gegërisht, gjuha origjinale dhe standarde e kohës. Ajo është poema epike kombëtare shqiptare, botuar në vitin 1937. “Lahuta e Malcis” përbëhet nga 30 këngë dhe mbi 17 000 vargje. Fillimisht u botua nga Shtypshkronja Françeskane në Shkodër dhe ka rreth 700 faqe.
Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë.
Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe në shek. XX. Krahas barazimit me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti.
Për shkak të shkeljes së rregullave brenda shtëpisë, tre banorët Seno, Keijsi dhe Kristi dolën në televotim, duke u vënë në duart e publikut për të vendosur se cili prej tyre do të largohej nga gara për çmimin e madh.
Përplasjet dhe sjelljet e tyre gjatë javës kanë qenë të shpeshta dhe të debatueshme, gjë që ndikoi në vendimin e Vëllait të Madh për t’i futur në rrezik.
Pas televotimit, Seno u eliminua dhe përfundoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
BBVK/YouTube
Ky eliminim solli reagime të shumta te banorët e tjerë, ndërsa momenti i ndarjes u përcoll me emocione dhe reflektime mbi sjelljen dhe strategjitë e secilit prej të përfshirëve.
Ky televotim i së shtunës theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave brenda shtëpisë dhe tregoi se asnjë banor nuk është i paprekshëm, pavarësisht popullaritetit ose lojës së zhvilluar deri në atë moment. /Telegrafi/
Një tjetër nominim është hapur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Albania, dhe një nga banorët Kristi, Keijsi ose Seno do të largohet nga shtëpia gjatë natës së sotme.
Përplasjet e ashpra mes këtyre tre banorëve gjatë javës kanë sjellë një vendim të prerë nga Vëllai i Madh, i cili nuk toleron në asnjë rrethanë diskriminimin, përplasjet fizike apo hedhjen e sendeve dhe lëngjeve mbi trupin e një banori tjetër.
Me pyetjen drejtuar publikut, “Kë doni të largoni?”, sonte do të vendoset se cili prej tyre do të përfundojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme. /Telegrafi/
Një seri përplasjesh ka shënuar këtë javë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kryesorë ishin Kristi, Keijsi dhe Seno.
Debatet nisën pas hyrjes së Keijsit në shtëpi, ku tensioni u rrit për shkak të gjuhës provokative dhe incidenteve të vogla, si lagia me birrë.
Gjatë një debati, Seno u përfshi duke shtyrë Kristin, kur ky i fundit po kujdesej për shtretërit e banorëve.
Kristi tha: “Të them të drejtën, unë që nga jashtë me tipat si puna e Keijsit jam këtu sot. Nuk është Keijsi fare arsyeja. Është një më shumë në numër këtu dhe as më shumë e as më pak. Këtë ka të mirë kjo lojë. Ka diversitet. Është një tematikë që jam përballur goxha jashtë, janë ditur të kapen. T’u jap ushqim dhe të më japin ushqim për të ecur përpara. Shihet qartë. Nuk është presion loje. Është të cënosh dinjitetin, të cënosh moralin, të cënosh atë karrierën time që më është dashur gjak, mund, djersë, të rri pa bukë, larg familjes për vite me radhë dhe të vijë një tip si puna e Keijsit, që trupi i tij funksionon nga mesi e poshtë. Unë s’kam ardhur të tregoj burrërinë me asnjë, aq më pak nga mesi e poshtë. Çdo njeri kërkon atë që i mungon. Mua më mungonte të tregoja Kristin që nuk është artist. Asnjë nga këta s’e kam prekur nga jashtë. Kam pasur mundësinë patjetër. Di histori. Tirana është e vogël. Ama kam zgjedhur të mos prek. Unë jam brenda këtyre mureve. Sa për pështymën, për sa kohë nuk është nga im atë, nuk më vjen asnjë keqardhje”.
Keijsi shtoi: “Fjalia e parë është ndjesë për atë video që pamë. Që kur kam ardhur, ka pasur një tendencë të shëmtuar për të marrë informacion nga jashtë. Duke marrë parasysh sjelljen e tij kundrejt meje, m’u duk pak si shumë e tepruar. Nuk mund të flasë për burrëri Kristi”.
Arbër Hajdari tha: “Po e mendon gabim. Edhe ti e mendon gabim, edhe Kristi e mendon gabim. Nuk duhet të ikim nga disa të vërteta. E vërteta kryesore është që ti e ke bullizuar Kristin për gjininë e tij. Të flasim drejt dhe hapur”.
Keijsi përfundoi: “Mënyra se si u afrua ishte shumë e shëmtuar”.
Seno komentoi: “Kristi ka bërë një provokim sistematik për gjërat në shtëpi. Nuk e kishte luftën personale, por duhet të ishte shtëpia në rregull. Për Vitin e Ri e kam uruar me zemër, por ai vazhdon t’i bëjë gjërat aq madhore sa të dalim nga vetja. Mënyra si janë duke u sjellë njerëzit me mua, unë jam pasqyra e karakterit. Ndoshta është diçka e tepruar, por raporti im me të tjerët ka qenë xhentil”. /Telegrafi/
TIRANË, 3 janar /ATSH/ Skiatorja Lara Colturi u rendit në vendin e gjashtë sot në garën e sllallomit gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, bëri një zbritje të parë mjaft të mirë, teksa e mbylli në vendin e tretë, me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të mijtat.
Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi bëri disa gabime dhe humbi shumë kohë duke e përshkuar pistën me kohën 59.42 sekonda e duke u renditur e 10-ta për këtë zbritje, ndërkohë që koha totale e pozicionoi përfundimisht në vendin e gjashtë. Në përfundim të dy zbritjeve Colturi grumbulloi kohën 2 minuta 1 sekondë e 17 të qindtat.
Gara e sllallomit gjigant që është etapa e radhës e Kupës së Botës në garat e skive për femra në Kranjska Gora të Sllovenisë, u mbyll me fitoren e zviceranes Kamil Rast.
Aktualisht, Kolturi mban vendin e 6-të edhe në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku ka siguruar 402 pikë, 341 të tilla larg kryesueses Mikaela Shifrin, e cila është pretendentja kryesore për fitoren edhe në këtë sezon të Kupës së Botës në Ski për femra.
Nesër (e diel) Colturi do të garojë në sllallomin special po në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Lezha i dedikoi nje aktivitet perkujtimor, Gjergj Fishtes, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues.
Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve.
Për ta, trashëgimia e Fishtës mbetet aktuale edhe sot, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për mesazhin kombëtar dhe moral që përcjell vepra e tij.
Veprimtaria u shoqërua me recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga jeta dhe krijimtaria e At Gjergj Fishtës, duke kthyer këtë përkujtim në një homazh për një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare./abcnews.al
TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Sot mbushen 85 vjet prej ndarjes nga jeta të Gjergj Fishtës, një prej figurave themelore të letrave shqipe.
Françeskani erudit, i quajtur ndryshe edhe Homeri shqiptar, i mbylli sytë më 30 dhjetor 1940. Fishta mbetet një prej figurave më brilante të letërsisë, publicistikës, gjuhësisë, meshtarisë, kulturës e diplomacisë.
Me penën e tij të fuqishme, At Gjergj Fishta lartësoi gjuhën shqipe, i dha zë epopesë historike të shqiptarëve, ndërtoi mitin letrar të qëndresës dhe dinjitetit kombëtar si dhe shndërroi fjalën artistike në akt atdhetarie.
“Lahuta e Malcís” shkruar prej tij, mbetet një nga kryeveprat e letërsisë sonë, dëshmi e shpirtit, historisë dhe identitetit shqiptar.
Në këtë 85-vjetor, Biblioteka Kombëtare nderoi At Gjergj Fishtën duke risjellë në kujtesë trashëgiminë e pavdekshme të tij, e cila vazhdon të jetojë dhe të flasë fuqishëm në kulturën, gjuhën dhe vetëdijen tonë kombëtare.
Ndërsa Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” e qytetit të Lezhës kujtoi një fragment të fjalimit të Hoxhë Hafiz Ali Kraja, mbajtur në funeralin e At Gjergj Fishtës, ku thuhej: “Me ty, Patër Gjergj, Kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”. /j.p/
Nga Albert Vataj Ai ishte tempull. Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare. Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit. Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës. Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.
Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.
Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.
BBVA/YouTube
Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.
Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. /Telegrafi/
Lore, dhe Seno Fishta janë dy banorët e tjerë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”. Lore është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore. Ajo u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj unik. Ndërsa, Seno Fishta njihet si tifoz i […]
Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, i bashkohet grupit të banorëve.
I lindur në Shkodër, ai e përshkruan veten si “delja e zezë” e familjes, duke treguar se gjithmonë ka vepruar kundër rrymës dhe pritshmërive të zakonshme.
Seno është një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar podcastin e tij, “Na shkoi jeta rrefishat”, ku diskuton pasionin për futbollin dhe temat e tjera që e lidhin me komunitetin dhe shoqërinë.
BBVA/YouTube
Një moment vendimtar në jetën e tij lidhet me një periudhë të vështirë për familjen, kur nëna e tij u shtrua në spital në Francë për një ndërhyrje koronare.
Përvojat e kësaj periudhe e kanë detyruar të reflektojë thellësisht mbi zgjedhjet e tij dhe drejtimin e jetës. /Telegrafi/
Legjenda e Kombëtares dhe e skuadrës së Flamurtarit Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport”, A2CNN. Ish-sulmuesi vlonjat ka trajtuar temën për formën e sulmuesëve shqiptar.
“Momentalisht, për mua Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë shqiptar. Ai jo vetëm luan në La Liga, por është edhe mes golashënuëve kryesor.
Talente kemi edhe te Milani e Juventus, pra është gjë e mirë, ama duhet të presim për të ardhmen”, u shpreh Kushta.
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet nga eprorët të vendosin sa më shumë gjoba ndaj qytetarëve.
“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta në E Zone.
Sipas tij, kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.
Fishta u bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.
Në Novosej të Kukësit vjeshta është drejt fundit sepse vetë lartësia në të cilin ndodhet ky fshat e sjell dimrin më herët.
Banorët shfrytëzojnë kullotat edhe për pak kohë për tufat e tyre. Rexhep Dema është njëri prej banorëve të Novosejt.
Ka vënë para tufën e lopëve të fshatit, por nuk është më si dikur, për shkak se numri i banorëve është tkurrur.
Tufat e dikurshme të Novosejt i kalonin 500 lopë, pa llogaritur kuajt apo të imtat.
Vetë ka vetëm një lopë, ndërsa pjesa tjetër e fshatit kanë nga dy e dikush tjetër s’ka fare.
Në fillimet e viteve ’90 ka punuar në jug të vendit duke kujtuar se i dukej e habitshme braktisja e fshatrave, pa e menduar se do i vinte radha edhe fshatit të tij në skajin verilindor të vendit.
Sipas tij, më herët fshati Novosej renditej ndër fshatrat me më shumë banorë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm të moshuarit.
Vetë natyra, pozita gjeografike, kullotat malorë të novosejt e bëjnë të veçantë dhe unike cilësinë e mishit apo produkteve të tjera blegtorale.
Pavarësisht këtij fakti, në novosej s’ka kush merret me blegtori.
Edhe prodhimin e qumështit dhe bylmetit nuk kanë ku e çojnë. Në këtë fshat, por edhe në zonën verilindore në tërësi nuk ka asnjë pikë grumbullimi e përpunimi të qumështit.
Novosej është një nga 7 fshatrat e njësisë administrative Shishtavec të Kukësit.
Veç blegtorisë e cila I kishte të gjitha kushtet optimale për t’u zhvilluar e mbarështuar tufa, këtu kultivohej edhe patatja e famshme e Shishtavecit./abcnews.al
Personi që shihni në foto, është 38-vjeçari Arvjo Fishta, i cili ditën e sotme ra në kontakt me rrymën elektrike, ku fatkeqësisht humbi jetën.
Sipas informacioneve, 38-vjeçari Arvjo Fishta, po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.
Njoftimi:
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave.
Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.
"Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK", tha Graishta.
Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.
"Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme", thuhet në njoftim.
Tutje, Prokuroria thotë se brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Ndryshe, personi i dyshuar, me inicialet A.I, dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit në oborrin e shtëpisë së tyre.
Mësohet se i dyshuari, ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, ndaj të cilit Prokuroria në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprat penale "Dhunë në familje", dhe "Kanosje".
"Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se prokurori i shtetit ndaj personit te dyshuar A.I., më datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, e cila po të njëjtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore ne Prishtine, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale “Dhunë ne familje” sipas nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje” në bazë të nenit 181 të KPRK-së", ka konfirmuar për Telegrafin, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, policia më herët ka konfirmuar se vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 11:00./Telegrafi/