Lezha i dedikoi nje aktivitet perkujtimor, Gjergj Fishtes, një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare, në 85-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Aktiviteti u mbajt në qendrën muzeale që mban emrin e tij në fshatin Fishtë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit, studiues, historianë e botues.
Të pranishmit sollën në fokus rolin e pazëvendësueshëm të At Gjergj Fishtës në formësimin e gjuhës shqipe, në letërsinë kombëtare dhe në jetën shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve.
Për ta, trashëgimia e Fishtës mbetet aktuale edhe sot, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për mesazhin kombëtar dhe moral që përcjell vepra e tij.
Veprimtaria u shoqërua me recitime poetike dhe këngë të frymëzuara nga jeta dhe krijimtaria e At Gjergj Fishtës, duke kthyer këtë përkujtim në një homazh për një nga figurat më emblematike të kulturës shqiptare./abcnews.al
TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Sot mbushen 85 vjet prej ndarjes nga jeta të Gjergj Fishtës, një prej figurave themelore të letrave shqipe.
Françeskani erudit, i quajtur ndryshe edhe Homeri shqiptar, i mbylli sytë më 30 dhjetor 1940. Fishta mbetet një prej figurave më brilante të letërsisë, publicistikës, gjuhësisë, meshtarisë, kulturës e diplomacisë.
Me penën e tij të fuqishme, At Gjergj Fishta lartësoi gjuhën shqipe, i dha zë epopesë historike të shqiptarëve, ndërtoi mitin letrar të qëndresës dhe dinjitetit kombëtar si dhe shndërroi fjalën artistike në akt atdhetarie.
“Lahuta e Malcís” shkruar prej tij, mbetet një nga kryeveprat e letërsisë sonë, dëshmi e shpirtit, historisë dhe identitetit shqiptar.
Në këtë 85-vjetor, Biblioteka Kombëtare nderoi At Gjergj Fishtën duke risjellë në kujtesë trashëgiminë e pavdekshme të tij, e cila vazhdon të jetojë dhe të flasë fuqishëm në kulturën, gjuhën dhe vetëdijen tonë kombëtare.
Ndërsa Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” e qytetit të Lezhës kujtoi një fragment të fjalimit të Hoxhë Hafiz Ali Kraja, mbajtur në funeralin e At Gjergj Fishtës, ku thuhej: “Me ty, Patër Gjergj, Kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”. /j.p/
Nga Albert Vataj Ai ishte tempull. Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare. Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit. Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës. Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon.
Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.
Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”.
BBVA/YouTube
Seno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.
Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për fatin e banorëve përmes televotimit. /Telegrafi/
Lore, dhe Seno Fishta janë dy banorët e tjerë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”. Lore është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore. Ajo u bë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, ku impresionoi audiencën me zërin e saj unik. Ndërsa, Seno Fishta njihet si tifoz i […]
Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, i bashkohet grupit të banorëve.
I lindur në Shkodër, ai e përshkruan veten si “delja e zezë” e familjes, duke treguar se gjithmonë ka vepruar kundër rrymës dhe pritshmërive të zakonshme.
Seno është një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ka krijuar podcastin e tij, “Na shkoi jeta rrefishat”, ku diskuton pasionin për futbollin dhe temat e tjera që e lidhin me komunitetin dhe shoqërinë.
BBVA/YouTube
Një moment vendimtar në jetën e tij lidhet me një periudhë të vështirë për familjen, kur nëna e tij u shtrua në spital në Francë për një ndërhyrje koronare.
Përvojat e kësaj periudhe e kanë detyruar të reflektojë thellësisht mbi zgjedhjet e tij dhe drejtimin e jetës. /Telegrafi/
Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet nga eprorët të vendosin sa më shumë gjoba ndaj qytetarëve.
“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta në E Zone.
Sipas tij, kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.
Fishta u bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.
Personi që shihni në foto, është 38-vjeçari Arvjo Fishta, i cili ditën e sotme ra në kontakt me rrymën elektrike, ku fatkeqësisht humbi jetën.
Sipas informacioneve, 38-vjeçari Arvjo Fishta, po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.
Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.
Njoftimi:
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Lezha kremton ”shtegun e poezisë fishtjane”. Itinerari 6 kilometërsh nisi nga shtëpia ku ka banuar Fishta e më pas vizitorët, mes tyre dhe të huaj ndalen në 12 stacione: bujtina, guest house, memoriale, ferma dhe restorante, ku janë vendosur qindra thënie e poezi të Fishtës. Sipërmarrësi Altin Prenga nuk i kursen kritikat kur shprehet se “është paradoks…
TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit kanë hapur dyert për të mikpritur të gjithë me shprehjen: “Mirë se ju ka pru Zoti”.
“Shtegu i poezisë Fishtjane”, është një udhëtim magjik përmes fjalës së At Gjergj Fishtës, ku i gjithë fshati Fishtë hap dyert e shtëpive dhe bujtinave për të pritur miqtë, vizitorë dhe të apasionuar pas poezisë dhe gastronomisë tradicionale.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale videomesazhin e banorëve të fshatit Fishtë nga ku, muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës kthehet në një udhëtim poetik mes traditës, vargjeve dhe mikpritjes shqiptare.
Shtegu fillon pranë shtëpisë ku ka banuar At Gjergj Fishta, tek memoriali, bujtina, ferma, restorante apo dhe shtëpi të fishtjanëve. Gjatë këtij itinerari mund të lexosh me qindra vargje të Homerin shqiptar.
Gjatë gjithë shtegut të shoqëron mikpritja e banorëve dhe bujtinave duke ofruar prodhime tradicionale vendase dhe ky udhëtim poetik e shpirtëror vijon përgjatë bukurive të fshatit.
Poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe publiçisti At Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.
Shkrimtari i madh që u la shqiptarëve veprën madhështore “Lahuta e Malcisë”, lindi më 23 tetor të vitit 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës.
Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.
Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
TIRANË, 23 tetor/ATSH/ At Gjergj Fishta lindi 154 vjet më parë, më 23 tetor të vitit 1871, në fshatin Fishtë të Zadrimës.
Ai konsiderohet si Homeri i letrave shqipe.
Mësimet e para i mori në seminarin françeskan të Shkodrës. Studimet e mëtejshme i ndoqi në Bosnje, në disiplinat e filozofisë dhe të teologjisë. Fishta qe drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane. Në drejtimin e tij, u mundësua që shqipja të përdorej në katedër si gjuhë mësimi. Si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi” mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe në cilësinë e kryetarit, drejtoi veprimtarinë e Komisionit të Alfabetit.
Në vitin 1913, themeloi revistën letrare-kulturore “Hylli i Dritës”. Gjatë Luftës së Parë Botërore, bashkëthemeloi me Luigj Gurakuqin Komisinë letrare, që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Gjatë vitit 1920 u caktua Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Po atë vit, u zgjodh deputet i Shkodrës. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924.
Për kontributin e dhënë në lëmin e edukimit, të letërsisë dhe të fesë, Fishta mori dekoratën “Foenix” (1931), si edhe u bë anëtar të Akademisë italiane (1939). Vepra që përjetësoi figurën e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, së cilës i kushtoi 40 vjet punë.
Atë Gjergj Fishta ndërroi jetë në vendlindje, në Shkodër, më 30 dhjetor 1940.
Shtëpia ku ai banoi, është kthyer në shtëpi-muze. Ajo mbetet një nga objektet më të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare. Shtëpia, e cila mban statusin monument kulture, është vendi ku poeti i madh kaloi periudhën e hershme të jetës së tij.
Në nder të kësaj figure të shquar të kombit, gjatë tetorit, janë organizuar një sërë aktivitetesh letrare, kulturore e artistik kushtuar Fishtës. /j.p/
TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Në muajin e lindjes së Gjergj Fishtës, Lezha kremton frymën e poetit kombëtar me “Tetorin Fishtjan”, një udhëtim mes vargjeve, traditës dhe mikpritjes së fshatit Fishtë.
Bujtinat dhe banorët hapin dyert për të gjithë vizitorët, për një përvojë që nuk duhet humbur.
“Mirë se ju bjen Zoti!”, është shprehja që dëgjon nga çdo banor, pjesë e Shtegut të Poezisë Fishtjane. Në bujtinat e shtëpitë e kësaj zone janë vendosur tabela me poezi të At Gjergj Fishtës. Ata presin buzagaz vizitorët, duke u ofruar prodhime vendase.
Vizitorëve që do të kalojnë në këtë shteg, në datat 23, 24, 25 dhe 26 tetor, do u jepet edhe itinerari i përcaktuar për t’u ndjekur, i cili nis me shtëpinë ku ka banuar At Gjergj Fishta. Përgjatë shtegut janë vendosur me qindra poezi, që të shoqërojnë nga një bujtinë, në një guest house, tek memoriali, ferma, restorante apo dhe shtëpi të fishtjanëve.
Nga Albert Vataj Nuk do të kishte një mënyrë më origjinale se kjo për të kremtuar ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, për të risjellë në shpirtin e përtëritjes, jo vetëm poetin, por edhe figurën qendrore të veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe të stuhishme të kapërcyellit historik. Për të rikthyer në kujtesë dhe mirënjohje, një prej figurave monumentale të…
Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë. -Zotëri, a nuk keni karrige? e pyeti drejtuesi i seancës. -Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin…
Qitë dhambët përjashta, por si lata t’prehta Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, Kosën pështetun përmbi kocka t’ngrehta T’cepit t’shpulpuem, Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullit, Zymtë e me i hije t’trishtueme, t’përmnershme Lshue krahëve’ i havër t’zezë, si re thellimit, Rrin Deka e tmerrshme. Prej avisit t’humnerëve t’zgavrueme Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori, Të hapët tërthoren e natyrës s’krijueme Kundron në mni, E idhtë asa’ i kërcënohet. Nji t’përqethët Acar, at botë, natyrës i shkon, n’për tejza, Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët E jetës ndër fejza. Me u zbe nisë rrezja shi n’krue t’vet shkëlqyeshëm Bres dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrota Së moknes s’rrokullis e boshtit rryeshëm I vjen rreth bota. Felgruemun njerzit nën tjara struken; Për nën kunora pshtimin ato lypin! Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken; N’andrra t’dheut zdrypin. Por kot. Mizore ajo kosë t’vet ka sjellë, Shungllon thellimi për nën kupë t’Empirit; Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell E nën kambë të nierit. Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija; Tallaz m’tallaz nis deti me gjimue, Ulëron stuhia. E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta; Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta Ka’ ajo sjell kosën. T’poshtrat me t’eprat vise pshtiellen n’vaj, E mnert kah kosa cepit t’dekës të shkulet; Kah m’kërdhokla londit kërçiku i saj Shekulli përlulet. Vetëm s’përkulet para Dekës njai trimi, N’zemër t’cilit nuk randojnë punë t’liga, E që s’e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra) As paja as friga. Për nën mburojë t’ndërgjegjes s’vet t’kullueme; Atje n’kufi t’Atdheut ase n’truell T’elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s’shëmtueme I rrin kundruell. Përpara tijë shkon moti t’uj u endun: Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; Tash mreten n’burg, tash shkartha n’fron t’përmendun Kanë për t’u pa. Por, ngulë ai synin n’ideal t’naltueshëm, Si’ i kep, qi vala smundet n’det m’e e lkundun, Sido qit t’dajë ndeshtrasha e dheut t’mjerueshëm, Ngelë n’vend pa u tundun. Jo po: as n’flakë t’armëve nuk veton ai sye, As buzës humnerës nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbarë me pasë për t’u shpërthye S’i ban lak zemra. Rekton mbarë jeta për nën fyell t’kërçik’e Të dekës s’shëmtueme, s’përmnerëshme mizore: Vetëm BURRNIJA – një BURRNI çelike Asaj i rrshet dore./KultPlus.com
Cilësohet poet kombëtar e njihet edhe si Homeri shqiptar. Gjergj Fishta (23 dhjetor 1871 – 30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptarë për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabet e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar.
– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!
– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!
– Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!
– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!
– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!
– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,
– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…
– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e tveten e lèn mbas dore…
– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…
– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…
– Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!
– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!
– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija! / KultPlus.com
Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara. Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi […]