Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Kush ishte Fanil Sarvarov, gjenerali rus që u vra nga një shpërthim makine në Moskë?

22 December 2025 at 12:40


Zyrtarët kanë thënë se një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese të vendosur nën një makinë.

Autoritetet ruse kanë thënë se një teori që po hetohej ishte përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Ukraina nuk ka komentuar deri më tani.

💥 Moscow: Russian Telegram channels report a possible assassination attempt on Major General Fanil Sarvarov, a senior Russian officer.

An explosion occurred in his vehicle as he was getting inside in the courtyard of a residential building. The car was heavily damaged, and… pic.twitter.com/OthjEMxbjU
— 🇺🇦 Ukraine Frontline_Daily (@ukraine_frontup) December 22, 2025

Por kush ishte Fanil Sarvarov?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sarvarov ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura.

I lindur më 11 mars 1969, ai u diplomua në Shkollën e Lartë të Komandës së Tankeve Krasnoznamensk në Kazan në vitin 1990.

Ai gjithashtu u diplomua në Akademinë Ushtarake të Forcave të Blinduara në vitin 1999 dhe në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse në vitin 2008;

Ai thuhet se mori pjesë në “operacione kundër terrorizmit” në Çeçeni për gjashtë vjet.

Ndërkohë në vitet 2015-2016, ai ishte i përfshirë në operacionet e Rusisë në Siri.

Që nga viti 2016, ai është emëruar në pozicionin e Shefit të Drejtorisë së Përgatitjes Operacionale të Forcave të Armatosura Ruse.

Ai ka marrë disa dekorata nga autoritetet ruse. /Telegrafi/

Pajisje shpërthyese nën makinë, vritet një gjeneral rus

22 December 2025 at 08:47


Zyrtarët kanë thënë se një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese të vendosur nën një makinë.

Sarvarov ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura, shtoi komiteti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Fanil Sarvarov, Head of the Operational Training Department of the Russian armed forces, was blown up in a car in Moscow and died.

Sarvarov took part in Russia's full-scale invasion into Ukraine, took part in wars in Chechnya and Syria. pic.twitter.com/Cp8ORUR5Ki
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 22, 2025

Ai tha se një teori që po hetohej ishte përfshirja e shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Ukraina nuk ka komentuar deri më tani.

🚨 BREAKING 🚨

A car belonging to Major General was reportedly blown up in Moscow

Fanil Sarvarov serves as head of the Operational Training Directorate of the Russian Armed Forces and took part in the war in Ukraine.

A powerful explosion occurred in the courtyard of a… pic.twitter.com/LU97xADpxm
— NEXTA (@nexta_tv) December 22, 2025

Hetuesit janë dërguar në vendngjarje, thuhet se në jug të kryeqytetit të Rusisë.

Media ruse raportoi se shpërthimi ndodhi në një parking makinash pranë një pallati apartamentesh. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Shpërthimi në Selitë/ Pronari i mjetit i afërm i ish prokurorit, ja çfarë deklaroi në polici

By: xhir jeta
19 December 2025 at 11:52

Dritan Jano, ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se nuk di kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse. Ai ka thënë se ka qenë në banesë bashkë me familjen kur ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë në kamerat e sigurisë të marra nga policia, rezultojnë se autorë të kësaj ngjarje kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hedhur lëndën plasëse.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se në skedarët e policisë Dritan Jano rezulton i pastër dhe i pa skeduar, pa precedent penal të mëparshëm. Pista kryesore po hetohen konflikte të fundit që ka pasur Dritan Jano pavarësisht se ai nuk ka deklaruar të ketë konflikte.

Ndërkohë policia po heton edhe ndonjë konflikt për shkak të detyrës së bashkëshortes së Dritan Janos, e cila rezulton të jetë një prej administratorëve të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Dritan Jano është nipi i Prokurorit të dalë në pension Thoma Jano./abcnews.al

Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, përfshihet nga flakët banesa

By: Brisi
10 December 2025 at 11:23

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit. Shkak për zjarrin është bërë një bombël gazi e cila ka shpërthyer brenda banesës dhe kjo e fundit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një banore, e cila ndodhej në banesë […]

The post Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, përfshihet nga flakët banesa appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në biznesin në Shkodër/ Dyshohet për dy autorë, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

By: Brisi
10 December 2025 at 09:20

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen “Skënderberg” të Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet për dy autorë. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, është parë se kanë qenë dy persona me motoçikletë, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse në derën […]

The post Tritoli në biznesin në Shkodër/ Dyshohet për dy autorë, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Reagon policia: Ka vetëm dëme materiale

By: M C
9 December 2025 at 23:18

Policia ka dalë një një regim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në subjektin “Lufa Print” në pronosi të Lulzim Mehmetit. Blutë bëjnë me dije se nga lënda plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur te dera e një subjekti, e cila operonte në fushën e reklamave dhe marketingut. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Reagon policia: Ka vetëm dëme materiale appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër

By: Elva
9 December 2025 at 22:37

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku është vendosur tritol në një biznes privat. Raportohet se biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut, në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti. Ndërkohë lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit. Nga informacionet […]

The post Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim në Shkodër, i vihet tritoli një biznesi

By: M C
9 December 2025 at 22:47

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skandërbeg” në Shkodër.

Sipas raportimeve paraprake, lënda plasëse e dyshuar tritil, t’i jetë vendosur një biznesi teksa raportohen vetëm dëme materiale.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Shpërthim në Shkodër, i vihet tritoli një biznesi appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, lëndohen pronari dhe punonjësi i picerisë, dëmtohen bizneset

4 December 2025 at 15:11


Një shpërthim bombole gazi ndodhi këtë të enjte në një piceri, te kompleksi “Delijorgji”, në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit mbetën të lënduar dy persona, pronari i subjektit, rreth 40 vjeç dhe punonjësi i tij 28-vjeçar. Dy të lënduarit u dërguan në spital për trajtim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Piceria ku ndodhi shpërthimi ishte ende në proces hapje dhe nuk ishte funksionale.

Sipas hetimeve të policisë, bombolat e gazit kanë qenë të instaluar në katin minus 1, ndërsa kanë qenë të lidhura me katin sipër përmes tubave. Kur pronari dhe punonjësi kanë hyrë brenda në piceri ata nuk e kanë ndjerë aromën e gazit që ka pasur rrjedhje dhe kanë nisur punën. Në një moment brenda subjektit dyshohet së ka pasur një shkëndijë dhe në atë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.

Pamjet tregojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke dëmtuar pothuajse të gjithë fasadën e jashtme të subjektit. Gjithashtu edhe një pjesë e fasadës së bizneseve ngjitur me picerinë janë dëmtuar.

Dëmtime në fasadën e jashtme kanë marrë edhe bizneset përballë xhamat e picerisë si pasojë e shpërthimit janë zhvendosur disa metra më tej duke rënë në dyert dhe xhamat e bizneseve të tjera.

Kontrollet periodike të bombolave të gazit mbeten të domosdoshme, pasi shpesh rezultojnë një ndër problematikat kryesore të sigurisë. (A2 Televizion)

Shpërthimi i bombolës te “Delijorgji”/ Policia: Janë plagosur pronari i picerisë dhe punonjësi

By: armand
4 December 2025 at 12:25

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një piceri që aktualisht është jo funksionale. Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur pronari i ambientit një 40-vjeçar dhe punonjësi i tij, 28 vjeç. “Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka […]

The post Shpërthimi i bombolës te “Delijorgji”/ Policia: Janë plagosur pronari i picerisë dhe punonjësi appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga shpërthimi i bombulës në Tiranë, plagoset pronari i picerisë

By: armand
4 December 2025 at 11:59

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një piceri në zonën e Delijorgjit, në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur i lënduar lehtë pronari i lokalit, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të biznesit që ishte ende në proces hapjeje. I plagosuri po dërgohet në QSUNT për ndihmë mjeksore. Dyshohet se gjatë instalimit […]

The post Detaje nga shpërthimi i bombulës në Tiranë, plagoset pronari i picerisë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit në një market tek ish-parku në Tiranë, dyshohen për disa të lënduar

4 December 2025 at 11:38


Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një market pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Sipas raportimeve të para, A2 CNN mëson se kanë qenë qytetarët që kanë telefonuar policinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga shpërthimi janë lënduar disa persona.

Qytetarët kanë njoftuar se në vendngjarje ka persona të lënduar.

Lajmi në përditësim.

Shpërthen bombola e gazit te Tregu Çam/ Përfshihet nga flakët banesa

By: Brisi
1 December 2025 at 20:01

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Tregu Çam në Tiranë. Rapotohet se një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Si pasojë e shpërthimit, zjarri ka përfshirë banesën, sic mund të shihet edhe në foton e mësipërme. Deri më tani nuk raportohet […]

The post Shpërthen bombola e gazit te Tregu Çam/ Përfshihet nga flakët banesa appeared first on BoldNews.al.

I vunë tritol gjatë natës, pamje nga dëmet në banesën e Gentian Zotos

By: Elva
30 November 2025 at 08:55

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçarje Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:38 në rrugën “Ali Demi”. Në fotografi duken shenjat e shpërthimit në pjesën e jashtme të portës, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banesa i përket nënës së […]

The post I vunë tritol gjatë natës, pamje nga dëmet në banesën e Gentian Zotos appeared first on BoldNews.al.

Vlorë, 63-vjeçares i shpërthen eksplozivi në derë të shtëpisë

30 November 2025 at 10:20


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme në Vlorë, pasi në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçareje ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Policia bënë me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Sakaq, po punohet ende për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë 63-vjeçarja Bakie Soto deklaron se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton nga ka ardhur shpërthimi apo për çfarë arsye.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres./tch/

- YouTube www.youtube.com

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Vlorë

By: V K
30 November 2025 at 07:43

Një shpërthim me eksploziv, ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Partizani” të Vlorës. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të një banesë, në pronësi të shtetases me iniciale B.Z 63-vjeçe.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

By: Brisi
16 November 2025 at 11:36

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për shpërthimin me tritol në Kamëz rezulton të jetë një emër i dëgjuar për policinë. Raportohet se Lami, përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Ndërsa lidhur me ngjarjen në Kamëz, Lami dyshohet se në bashkëpunim me Jeton […]

The post Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me tritol në biznesin në Kamëz, pamjet nga dëmi! Pronarët: Nuk kemi konflikte

By: Elva
15 November 2025 at 09:36

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në Kamëz gjatë orëve të natës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, ku pjesa e mbrapme e biznesit është goditur dhe disa xhama të fasadës janë thyer. Pronarët janë shprehur se nuk kanë konflikte me asnjë person […]

The post Shpërthimi me tritol në biznesin në Kamëz, pamjet nga dëmi! Pronarët: Nuk kemi konflikte appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me tritol në një biznes në Kamëz

15 November 2025 at 08:25


Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, raporton euronews.al

ISLAMABAD – 12 viktima pas shpërthimit jashtë një gjykate

11 November 2025 at 11:40

ISLAMABAD, 11 nëntor/ ATSH/ – Një shpërthim në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka lënë 12 të vdekur dhe 20 të plagosur, bëri të ditur Instituti i Shkencave Mjekësore të Pakistanit, sipas CNN.

Në një deklaratë të lëshuar nga një burim i shërbimit të sigurisë për CNN bëhet e ditur se shpërthimi është kryer nga militantë të lidhur me talebanët afganë dhe Indinë.

Islamabadi kërkon një nivel të lartë sigurie për të hyrë dhe dalë nga qyteti me zona specifike sigurie në të gjithë kryeqytetin.

Shpërthimi ndodhi në parkimin e kompleksit gjyqësor të qytetit, në një lagje të mbushur me zyra qeveritare të nivelit të lartë.

Sulmi vjen më pak se një ditë pasi një kolegj kadetësh u sulmua nga militantë në veriperëndim te Pakistanit. /Ad.Ab./

The post ISLAMABAD – 12 viktima pas shpërthimit jashtë një gjykate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌