Normal view
-
- Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi
Nëntë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës
PRISHTINË, 5 shkurt /ATSh/ Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.
Dy ekskavatorëve iu është dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.
E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka pati deklaruar se “së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe”.
Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.
/KosovaPress//r.e/
The post Nëntë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Festivali i parë i filmit shqiptar pritet të mbahet më 5 mars në Berlin
Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, më 5 mars do të mbahet Festivali i filmit shqiptar, një ngjarje kulturore që synon të promovojë dhe festojë kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Sipas organizatorëve, festivali do të zgjasë pesë ditë dhe do të sjellë para publikut rreth 20 filma të realizuar gjatë viteve të fundit nga regjisorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga diaspora.
Përveç shfaqjeve filmike, programi do të përfshijë edhe diskutime dhe takime me disa nga regjisorët pjesëmarrës, duke krijuar hapësirë për dialog artistik dhe shkëmbim idesh me audiencën.
“Jemi krenarë dhe të emocionuar të njoftojmë Festivalin e parë të Filmit Shqiptar në Berlin. Kjo është një ngjarje historike që feston kreativitetin, vizionin dhe praninë ndërkombëtare në rritje të kinemasë shqiptare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Sipas tyre, gjatë festivalit Berlini multikulturor do të shndërrohet në një pikë takimi për histori të fuqishme dhe zëra të guximshëm artistikë.
Filmave pjesëmarrës u bashkohet një tematikë e gjerë që përfshin identitetin, historinë, migrimin, traditën dhe realitetet bashkëkohore, të trajtuara me origjinalitet dhe thellësi artistike.
Organizatorët theksojnë se kinemaja shqiptare po përjeton një moment të rëndësishëm zhvillimi, e karakterizuar nga një brez i ri regjisorësh që sjellin rrëfime personale, por edhe histori me angazhim të theksuar shoqëror, duke pasqyruar njëkohësisht rrënjët kulturore dhe evolucionin modern të shoqërive shqiptare.
Po ashtu gjatë festivalit do të mbahen dhe evente paralele që do të promovojnë artin dhe kulturën shqipare, si psh. ekspozitë me piktura, shitje/promovim librash të autorëve shqiptare në Gjermani, etj.
Festivali do të organizohet në ACUD Kino, një nga hapësirat më ikonike dhe të pavarura kulturore të Berlinit, duke u konsideruar si një mundësi unike për bashkimin e regjisorëve, dashamirësve të filmit dhe publikut ndërkombëtar rreth rrëfimit shqiptar në ekranin e madh.
Ndryshe, organizatorët janë pjesë e ABC Book Club (Berlin), ku organizohen rregullisht takime letrare dhe kulturore. /Telegrafi/

-
- Një bibliotekë në Kaliforni ka marrë një surprizë të pazakontë - një libër i kthyer pas gati 46 vitesh vonesë
Një bibliotekë në Kaliforni ka marrë një surprizë të pazakontë - një libër i kthyer pas gati 46 vitesh vonesë
Një bibliotekë në Kaliforni ka marrë së fundmi një surprizë të pazakontë: një libër i kthyer pas gati 46 vitesh vonesë.
Punonjësja e bibliotekës në La Mesa, San Diego, hapi një pako anonime dhe brenda gjeti librin, i cili duhej të ishte kthyer më 20 maj 1980.
Paketa përmbante vetëm një shënim të shkurtër: “Më falni që u vonova kaq shumë”, shoqëruar me një fytyrë të buzëqeshur.
Menaxherja e degës tha se libri ishte dërguar në adresën e saktë, pavarësisht se biblioteka është zhvendosur ndër vite, gjë që tregon se dërguesi kishte bërë kërkime për ta kthyer.
Biblioteka theksoi se tashmë nuk aplikohen gjoba për vonesa dhe se “kurrë nuk është vonë për të kthyer librat”.
Libri nuk do të rikthehet në rafte, por do të ruhet si një kujtim i veçantë. /Telegrafi/

Një libër kthehet në bibliotekën e Kalifornisë pas gati 46 vitesh
Një punonjës në një bibliotekë të Kalifornisë hapi një pako dhe u habit kur gjeti një libër që duhej të kthehej gati 46 vjet më parë.
Cassie Koldewyn, menaxhere e degës në lokacionin La Mesa të Bibliotekës së Qarkut San Diego, tha se e hapi pakon në fillim të janarit dhe zbuloi librin e pritur prej kohësh -- i cili ishte me të drejtë një kopje e librit “The Incredible Journey” nga Sheila Burnford.
"Arrita ta hapja dhe të shijoja aromën e librit të vjetër”, tha Koldewyn.
Pako u dërgua në mënyrë anonime, me një shënim ku shkruhej "Më vjen keq që jam kaq vonë".
Të dhënat e bibliotekës zbuluan se libri duhej të kthehej më 20 maj 1980. /Telegrafi/

A ka vdekur kultura e leximit?
Nga: Riley Cooper (Whitman Wire, mars 2025)
E përktheu: Jola Tasellari
Kudo dëgjojmë: Njerëzit nuk lexojnë më si dikur. Edhe pse format tradicionale të leximit mund të jenë më pak të zëshme, kultura e leximit është jo vetëm e gjallë, por edhe vitale. Ajo thjesht ka marrë forma të ndryshme nga përfytyrimi klasik i hapjes së gazetës çdo mëngjes apo leximit spontan të Lartësitë e stuhishme. Një vëzhgim të ngjashëm ka bërë edhe kolegu im Arham Khan për mënyrën se si të rinjtë i përthithin lajmet, duke theksuar se Nëse pyesni bazën tonë mediatike, arsyeja pse të rinjtë po largohen nga lajmi tradicional është sepse qenkan dembelë, të painformuar ose tepër të fiksuar pas rrjeteve sociale për t’u shqetësuar për botën reale. Kjo është kryekëput marrëzi! Për mua, e njëjta logjikë vlen edhe për librin. Narrativa se të rinjtë po i largohen letërsisë tradicionale për shkak të dembelizmit, mungesës së informacionit apo varësisë nga rrjetet sociale është e pavërtetë. Njerëzit nuk po i kthejnë shpinën leximit; përkundrazi, kultura e leximit po shndërrohet në diçka të bukur dhe të shumëllojshme, e cila gabimisht po interpretohet si e vdekur.
Edhe pse format tradicionale të leximit mund të mos jenë më aq dominuese, vetë kultura e leximit ka evoluar ndjeshëm gjatë pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Larg zhdukjes, leximi është përshtatur me mënyrat e reja të jetesës dhe teknologjitë bashkëkohore, duke krijuar forma të reja angazhimi, si rasti i botimit të librit të parë të Harry Potter në vitin 1997, i cili shiti 107 milionë kopje, duke u renditur pas The Book of Mormon (Libri i Mormonit) me 192 milionë kopje të shitura. Shpërthimi i letërsisë për të rinj (young adult) luajti një rol themelor në formësimin e klimës bashkëkohore të leximit. Pas Harry Potterit erdhën vepra si Twilight, The Hunger Games, Divergent dhe The Maze Runner, tematika e të cilave mbërtheu fort Gjeneratën Z, Milenialët dhe mjaft lexues nga brezat më të vjetër.
Mua nuk më lejuan ta lexoja The Hunger Games deri në klasën e gjashtë, pasi prindërit e mi e konsideronin të tepërt për mendjen e një 10-vjeçari idenë e disa fëmijëve, brenda një zone, duke konkurruar deri në vrasje me njëri- tjetrin. Kjo për mua ishte shkatërruese, ndaj iu drejtova librave të tjerë si Divergent, The Maze Runner dhe Twilight, për të qenë koherent me bashkëmoshatarët e mi dhe për të marrë pjesë në lojëra e debate të zjarrta në oborrin e shkollës mbi “grupet” ku përkisnim. Ditën e parë të klasës së gjashtë, mora nga biblioteka librin e parë të The Hunger Games dhe kam ndenjur tërë natën pa gjumë duke e lexuar të gjithin në një frymë. Entuziazmi për leximin që më ngjalli letërsia për të rinj ishte aq i fuqishëm, sa nuk u shua kurrë plotësisht.
Shpërthimi i letërsisë për të rinj në fillim të viteve 2010 rigjallëroi kulturën e leximit masiv. Seritë bestseller si ato të sipërpërmendura tërhoqën audienca të mëdha, duke ndërthurur temat distopike me përjetimet, dëshirat dhe ankthin adoleshent. Këta libra dominuan listat e shitjeve dhe frymëzuan edhe plot adaptime kinematografike të suksesshme, duke kultivuar një brez lexuesish të uritur për më shumë. Ndonëse kulmi i letërsisë për të rinj mund të ketë kaluar, ndikimi i saj ndihet ende. Këta libra i futën shumë lexues në një rrëfim serial dhe i çelën rrugën zhanreve të tjera letrare. Shumë prej atyre që u rritën me këtë letërsi kanë kaluar sot te letërsia bashkëkohore, fantazia, romanca apo klasikët letrarë.
Suksesi i letërsisë për të rinj tregoi gjithashtu se sa thellë rezonojnë me lexuesin temat e identitetit, rebelimit dhe marrëdhënieve njerëzore. Motivet e fuqizimit dhe qëndrueshmërisë emocionale u bënë ura lidhëse me lexuesit në mbarë botën. Autorë si Angie Thomas, me The Hate U Give, apo Elizabeth Acevedo, autorja e The Poet X, ndërthurën trajtimin e tematikave sociale me narrativën tërheqëse, duke dëshmuar se letërsia për të rinj mund t’i ofrojë njëkohësisht dhe arratisjen nga realiteti, dhe debatin kuptimplotë. Audio-librat po ashtu kanë transformuar ndjeshëm mënyrën se si konsumohet letërsia. Dikur të konsideruar si një medium “periferik”, sot ata janë jashtë mase të përhapur, dhe jo kot, por me arsye.
Platforma si Audible dhe Spotify kanë përfituar nga ky trend. Udhëtarë, sportistë, kuzhinierë, prindër të ngarkuar, praktikisht kushdo, mund t’i drejtohet audio-librit për të shijuar një tregim pa pasur nevojë për kohë të dedikuar leximi. Kritikët debatojnë mbi faktin se dëgjimi i librave nuk “llogaritet” si lexim. Megjithatë, studimet tregojnë se audio-librat angazhojnë trurin në mënyra të ngjashme me leximin tradicional, madje edhe më efektivisht për grupe të caktuara, si personat me disleksi, ata që lexojnë në një gjuhë që nuk e kanë amtare. Për shumëkënd, audio-librat kanë ringjallur kënaqësinë e rrëfimit.
Industria e audio-librit ka nxitur edhe inovacion në performancë. Narratorë të talentuar si Bahni Turpin dhe Jim Dale i kanë dhënë jetë personazheve përmes interpretimit vokal dinamik, duke krijuar përvoja të jashtëzakonshme. Efektet zanore, muzika dhe interpretimet me shumë zëra e kanë pasuruar më tej këtë formë leximi. Pastaj, ca njerëz thjesht preferojnë audio-librat. Së fundmi dëgjova librin Big Swiss, të cilin e shijova shumë më tepër sesa do ta kisha lexuar në tekst, falë theksit zviceran të personazhit kryesor, qenit dhe efekteve zanore që shoqëronin veprimet.
Edhe industria e librave komikë vijon të rritet. Sipas Business Insider, shitjet e librave komikë, përfshirë romanet grafike, numrat individualë dhe komiket digjitale, arritën në 2.075 miliardë dollarë në vitin 2021, një rritje prej 62 përqind krahasuar me vitin paraardhës dhe 70 përqind krahasuar me 2019-ën. John Jackson Miller, themelues i Comichron, theksoi se botuesit fituan më shumë nga përmbajtja e komikut sesa në çdo vit tjetër. Komunitetet e fan fiction-it ilustrojnë gjithashtu evolucionin e peizazhit të leximit. Platforma si Archive of Our Own (AO3) dhe FanFiction.net u kanë dhënë fansave mundësinë të zgjerojnë universet letrare të dashura, duke krijuar përmbajtje dinamike që mban lexuesit të angazhuar. Për shumëkënd, fan fiction-i shërben si hyrje në botën e rrëfimit dhe si nxitje për kreativitet e debat.
Në kundërshtim me parashikimet se libraritë do të zhdukeshin në epokën digjitale, libraritë duket sikur kanë rilindur. Ekspozime të kuruara, ambiente intime dhe aktivitete komunitare i kanë shndërruar libraritë në qendra kulturore. Rrjetet sociale si TikTok (veçanërisht prej #BookTok) kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e shitjeve, duke kthyer tituj të panjohur në fenomene virale. Lexuesit sot kanë po aq gjasa ta zbulojnë librin e radhës përmes një rekomandimi në TikTok sa nga një kritik letrar; një demokratizim i kulturës së librit që vlerëson lidhjen emocionale mbi elitizmin intelektual. Libraritë janë përshtatur me këto preferenca, duke ofruar hapësira për klube leximi, takime me autorë dhe workshop-e. Përzgjedhjet e kuruara nga autorë të ndryshëm kanë zgjeruar përfaqësimin në letërsi, duke reflektuar më mirë identitetet dhe përvojat e lexuesve. Libraritë po shndërrohen në “hapësira të treta”. Siç shprehet Courtney Stookey, pronare e Lovebound Library në Salt Lake City: Doja që të ishte një hapësirë e sigurt ku çdokush, pavarësisht nëse lexon 300 libra në vit apo nuk ka prekur kurrë një roman, të ndihet i mirëpritur.
Ky transformim pasqyron një prirje më të gjerë: Leximtarët po i përqafojnë librat gjithnjë e më shumë si argëtim, jo vetëm si përfitim intelektual. Letërsia e njohur nuk ka më nevojë të mbrojë veten ndaj pretendimeve se vlen më pak; lexuesit janë të lirë të shijojnë atë letërsi që u flet më fort.
Nga ana tjetër, letërsia eskapiste po popullarizohet vitet e fundit. Në një kohë trazirash sociale dhe politike, lexuesit i janë kthyer romancave, fantazive dhe mistereve, për të gjetur aty prehje. Këto zhanre ofrojnë zgjidhje të kënaqshme dhe tema frymëzuese, si një strehë në kohë të pasigurta. Leximi është bërë “chic”. Estetika e Instagram-it me rafte librash të kuruara, romane të shënjuara dhe kënde leximi të rehatshme, e ka kthyer kulturën e librit në një trend vizual. Lexuesit ndajnë me krenari blerjet e tyre, objektivat e leximit dhe përshtypjet onlajn, duke ndërthurur rrjetet sociale me përfshirjen tradicionale letrare. Aty ku leximi dikur shihej si veprimtari vetjake, sot ai është thellësisht social. Klubet e leximit, sfidat onlajn dhe rrjetet sociale nxisin lexuesit të ndajnë përvojat dhe mendimet. Për dekada, leximi mbarti një ngjyrim elitist: “Lexuesit seriozë” pritej të merreshin me klasikë, filozofi apo letërsi të “fortë”. Ky qëndrim përjashtoi shumë lexues potencialë. Sot, kjo mendësi po zbehet. Pranimi i leximit si formë argëtimi ka krijuar një hapësirë më gjithëpërfshirëse, ku zhanret dhe romanet grafike vlerësohen njësoj.
Lexuesit nuk ndihen më të detyruar të lexojnë tërë veprën e një autori apo të qëndrojnë te titujt e kanonit letrar. Eksplorimi i zhanreve të ndryshme, interesave dhe kënaqësive e ka bërë leximin më të prekshëm dhe më të gëzueshëm. Edhe institucionet e arsimit po i përshtaten këtyre ndryshimeve kulturore. Shkollat po përfshijnë gjithnjë e më shumë zhanre të ndryshme, romane grafike dhe letërsi bashkëkohore në kurrikula, për të angazhuar lexuesit që hezitojnë. Duke legjitimuar letërsinë “në modë” si letërsi të vlefshme, ata po nxisin përvoja pozitive leximi që krijojnë marrëdhënie afatgjata me letërsinë.
Në këtë peizazh dinamik, një gjë mbetet e paprekur: dëshira njerëzore për t’u lidhur përmes rrëfimit. Qoftë i dhënë pas një romani, duke dëgjuar një audio-libër apo duke shfletuar një Webtoon, lexuesi vijon të kërkojë narrativa që e frymëzojnë, ngushëllojnë dhe sfidojnë. Kultura e leximit nuk po zhduket. Ajo po lulëzon në forma të reja dhe të papritura. /Gazeta “ExLibris”/

Pesë site kulturore në botimin e financuar nga EU4Culture
TIRANË, 13 janar/ATSH/ Projekti i Bashkimit Evropian, EU4Culture, publikoi librin “Përafrime -Trashëgimia si infrastrukturë e vetëreflektimit”.
Botimi përmbledh pesë ese të autorëve pjesëmarrës që trajtojnë pesë struktura emblemë të Tiranës, nga mozaiku “Shqipëria” dhe Teatri i Kukullave, te Galeria Kombëtare e Arteve, ish-Legata Italiane dhe Qendra “Sotir Kolea”.
Pesë sitet kulturore vijnë përmes analizave të thelluara, ku ofrohet qasje të re mbi marrëdhënien mes trashëgimisë, shoqërisë dhe identitetit kulturor.
Nëpërmjet këtyre teksteve, trashëgimia konceptohet si infrastrukturë e vetë-reflektimit shoqëror. Botimi është realizuar në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht si dhe është menduar të jetë sa më i arritshëm për një audiencë të gjerë, duke qenë i disponueshëm në versionin PDF në platformën ANNEX PILOT dhe në versionin audio në Spotify.
Botimi, pjesë e programit të granteve nga EU4Culture, është realizuar nga organizata United Nations Association Albania, si rezultat i një procesi kërkimor dhe bashkëpunimi ndërdisiplinor.
Ky botim eksploron trashëgiminë kulturore si një hapësirë dialogu dhe reflektimi mbi mënyrën se si i kuptojmë dhe i përjetojmë hapësirat publike sot. /j.p/
The post Pesë site kulturore në botimin e financuar nga EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Libri kthehet në bibliotekë pas 36 vitesh
Një libër u kthye në Bibliotekën Rajonale të Chantilly pas 36 vitesh dhe një udhëtimi në Greqi.
Sistemi i Bibliotekës së Qarkut Fairfax njoftoi rreth kthimit të librit.
“Harry, the Dirty Dog”, ishte në duart e disa diplomatëve që jetonin në Uashington.
Ata tani janë në pension në Greqi dhe libri u gjet nga djali i tyre në rafte.
Libra të tjerë janë kthyer në biblioteka pas dekadash në muajt e fundit, përfshirë një që mbërriti në Bibliotekën Publike të San Antonios pas 82 vjetësh. /Telegrafi/

“Ka lexuar edhe librin tim”, Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer së fundmi për eksperiencat e tij pas skenave dhe takimet me disa nga yjet më të mëdhenj botërorë.
Ai ka folur për aktorin e njohur Leonardo DiCaprio, të cilin e konsideron idhullin e tij më të madh.
“Leonardo DiCaprion e kam idoll më së shumti. Leonardo DiCaprio më ka dashur më shumë kur kam bërë shaka me të. Nuk më ka dashur kur iu kam ngjitur unë”, u shpreh Ludo Lee.
Banori i ri shtoi se perceptimi i tij ndaj aktorit ka ndryshuar me kohën.
“Kur e kam ndërruar lojën s’kam qenë fans i tij. U ndryshua loja, edhe librin tim e ka lexuar”, tha ai.
Deklaratat e Ludo Lees kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Big Brother VIP Kosova, duke ngjallur kuriozitet rreth eksperiencave të tij personale me yjet ndërkombëtarë dhe mënyrën se si e percepton idhullin e tij në botën e filmit.
Krahas tij, ai është takuar edhe me Kim Kardashian, Kanye West, Megan Fox, Kylie Jenner, Kendall Jenner etj.
The post “Ka lexuar edhe librin tim”, Ludo Lee me deklaratë të fortë për Leonardo DiCaprion appeared first on Albeu.com.
-
- Miqtë në zhdukje të librit/ Studiuesja: Autoriteti i kritikës ka humbur! Rita Petro: Mungesa e recensës po largon lexuesit
Miqtë në zhdukje të librit/ Studiuesja: Autoriteti i kritikës ka humbur! Rita Petro: Mungesa e recensës po largon lexuesit
TIRANË- Libri po përballet me sfida të shumta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Miqtë e librit sa vijnë e zvogëlohen. Por pse ndodh ky fenomen shqetësues dhe si është situata në Shqipëri?
Kjo temë u diskutua mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla.
Studiuesja e njohur Alda Bardhyli u shpreh se autoriteti i kritikës së mirëfilltë ka humbur terren në Shqipëri. Sipas saj, tek kjo pjesë duhet të investohet më shumë.
“Autoriteti i kritikës duket se ka humbur këtu tek ne”, tha ajo.
Gjatë diskutimit në studion e “Real Story”, shkrimtarja Rita Petro u shpreh se një problematikë tjetër që vihet re është mungesa e recensës, pasi njerëzit lodhen së tepërmi duke lexuar një studim kritik.
“Kur mungon konkurrenca nuk mund të thuash që ai ishte një medium serioz, njerëzit ishin të ideologjizuar. Nuk të lejonte njeri. Edhe përshtypjet që dalin shpesh edhe janë zhgënjyer njerëzit dhe sado e madhe të jesh, nisin njerëzit edhe zhgënjehen.
Duhet të kemi recensë, lexuesi lodhet po të lexojë një studim kritik. Ai do një recensë, kjo na mungon”, tha ajo./abcnews.al
-
- “Letërsia nuk të jep famë të shpejtë”, Rita Petro: Rikthimi i lexuesve te autorët shqiptarë është një sinjal pozitiv
“Letërsia nuk të jep famë të shpejtë”, Rita Petro: Rikthimi i lexuesve te autorët shqiptarë është një sinjal pozitiv
TIRANË– Shkrimtarja e njohur, Rita Petro, e ftuar në “Real Story” u shpreh se në letërsi nuk mund ta kesh famë të shpejtë në moshën 18-vjeçare, siç haset në disiplinat e tjera, konkretisht në sport.
Ajo thotë se një letërsi e mirë krijohet ngadalë dhe në këtë mënyrë lexuesin do ta kesh për një kohë të gjatë.
Megjithëse ka shumë autorë në treg, Petro pohoi se interesi i publikut për autorët shqiptarë ka njohur rritje të admirueshme.
“ Në letërsi nuk është njëlloj sikur je këngëtar që mund ta kesh famën 18 vjeç, apo sikur je sportist. Në letërsi krijohet shumë ngadalë, nëse do një lexues që ta kesh gjithë kohën. Unë për vete këtë radhë në panair me ‘Poema e mungesës’ u çudita që edhe një emër me poemë, me vargje mund të merret.
Pra, varet edhe çfarë shkruajmë. Ka nga të gjithë llojet e autorëve, ka autorë që shumë shtëpi botuese i refuzojnë, por pozitive është vitet e fundit që ka një rikthim te autorët shqiptarë.
Gjithmonë kemi zgjedhur libra të autorëve të njohur në gjithë botën dhe ai konkurron me ty që je brenda një lokacioni të caktuar”, tha ajo/abcnews.al
Promovohet vepra e prof. dr. Seit Mansakut në Akademinë e Shkencave
The post Promovohet vepra e prof. dr. Seit Mansakut në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Promovohet në Austri romani autobiografik KREUZTANNE i ambasadorit Fate Velaj
Mbrëmjen e djeshme, më 23 shtator, është bërë prezantimi i romanit autobiografik KREUZTANNE të ambasadorit shqiptar në Austri, Fate Velaj, i shoqëruar shoqëruar me pikturat dhe fotografitë të realizuara prej tij. Aktiviteti u mbajt në qytetin Traiskirchen , në një sallë ku të pranishëm ishin shumë ambasadorë si dhe dashamirë të shumtë të letërsisë, ku […]
The post Promovohet në Austri romani autobiografik KREUZTANNE i ambasadorit Fate Velaj appeared first on BoldNews.al.
-
- Jeta si përrallë, rrëfehet Elia Zaharia: “Perla dhe dreri i artë” mesazh për mirësinë e guximin. Frymëzim, vajza ime Geraldina
Jeta si përrallë, rrëfehet Elia Zaharia: “Perla dhe dreri i artë” mesazh për mirësinë e guximin. Frymëzim, vajza ime Geraldina
Një përrallë që flet me gjuhën e zemrës, një histori të ngrohtë, të mbushur me dashuri e shpresë, është mesazhi për Elia Zaharia përcjell në librin e saj ‘Perla dhe dreri i artë’, frymëzimin për të cilin thotë se e ka marrë nga vajza e saj, Geraldina. Zaharia vjen në një rrëfim në studion e ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën, për librin, jetën e saj, aktrimin por jo vetëm.
“Librat e mi janë libra të frymëzuar nga natyra, historia, traditat, kulturat, kanë marrë kohë për t’u shkruar por edhe disiplinë. Vajza më frymëzon shumë, kalojmë shumë kohë të dyja. Fëmijët kanë përrallën, ëndrrën, fantazinë. Kanë një raport shumë të vecantë me gjithësinë dhe natyrën, ndaj kur shëtisim të dyja e kemi për zakon të ndalojmë te lulet, t’I përkëdhelim petalet, nuk I këpusim. Flasim me to, edhe ajo është shumë e dhënë pas gjithë, ajo më ka frymëzuar hap pas hapi në ndërtimin e këtij libri me pyetjet që bën me kuriozitetet e fëmijës. Nëse jemi të vëmendshëm ndaj botës së fëmijës, frymëzohemi sa herë që marrim frymë.” -thotë ajo, ndërsa thekson se ndryshe nga libri i parë, te ‘Perla dhe dreri i artë’ ka qenë një simbolikë më e lirë. Krahas, aktrimit, piktura është një tjetër pasion i saj.
“E kam shumë të fortë lidhjen me pikturën, deri përpara disa vitesh pikturoja për kënaqësinë time, nuk kam patur ndonjëherë dëshirë për të ekspozuar. Piktura më ka pëlqyer gjithmonë, dhe kur punoj me ilustratoret e përrallave më duket sikur i rikthehem pak kohës së Liceut apo kohës time me veten time, sepse piktura këtë luks ka”, rrëfen Zaharia.
“Libri është shkruar në një kohë kur po kaloja momente jo të mira familjare dhe vinte një fluks energjie që e ndjeja kudo. Jam shumë e lumtur që frymëzimi që më dha vajza ime këtë energji ta kthej në energji krijuese dhe nga gjithë ai fluks të rrëfehet një përrallë. Periudhat e ndihmojnë njeriut të rritet, të zhvillohet. Sfidat e jetës të ndihmojnë si të ringrihesh, të njohësh veten, të njohësh atë filigramë shpirtërorë që nuk ke arritur t’i prekësh në situata normale. Unë besoj shumë në Zot dhe jam e bindur që cdo gjë vjen për një arsye. ” shprehet ajo./abcnews.al
Jehona Kicaj në garë edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF në Gjermani
Debutimi letrar i autores Jehona Kicaj po korr sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani. Pas përfshirjes në listën e gjatë të Çmimit Gjerman të Librit, sot ajo është nominuar edhe për Çmimin e Letërsisë ZDF, një prej vlerësimeve më të rëndësishme për autorët debutues në gjuhën gjermane.
Ky çmim, i cili këtë vit ndahet për herë të 47-të, nderon veprën më të mirë debutuese në prozë gjermanisht.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 16 tetor, në orën 11:50, në skenën letrare të ARD, ZDF dhe 3sat, gjatë Panairit të Librit në Frankfurt.
Jehona Kicaj tashmë është emër në dy lista të rëndësishme letrare, duke u bërë një prej zërave të rinj më premtues të letërsisë gjermane./ KultPlus.com

Përballë mundësisë – ask anything
Tregim
Ballsor Hoxha
Jam përballë pyetjes ask anything, pra para skemës së hapur të Open AI në ChatGPT. Përballë Inteligjencës Artificiale
E shikoj, më pyet, dhe nuk e di pse, përnjëherë, kjo pyetje më duket identike me thënien “Everything is Everything”. Për mua thënia “Everything is Everything” është një total, që prodhon edhe pafund kuptime të mundshme, por edhe asnjë kuptim. Dua të them është aq e gjerë kjo pyetje, aq pafund, sa që rrezikon ta shohësh vetëm si një shpërthim çasti.
Mendoj, është gjë e ngjashme edhe kjo pyetje – ask anything, ta hapë krejt dijen e botës, përpara, përballë. Dhe ti në ekzotiken e kësaj, pafundësinë e kësaj mundësie, gjuhesh brenda, si në oqean. A kthehesh, nuk e din, as nuk do ta dish, por nuk e din as algoritmi.
Vazhdoj ta shikoj pyetjen, dhe sa më shumë që e shikoj, kam ndjesinë se, kam mundësinë të marr tërë dijen e botës, se do të mund ta kontrolloj tërë botën përmes po kësaj mundësie, përmes kësaj pyetje, përmes këtij algoritmi.
Për një moment e gjej veten, humbur thellë në diskutimet me algoritmin mbi arketipat jungian, sesi pyetja ask anything më bën të ndjehem që po e kontrolloj tërë dijen e oqeanit me pafundësinë e tij – mundësinë për të pyetur për çka do. I marrë nga po kjo, i ankthshëm për të ditur çdo gjë, duke u ndier i madh, tejet i madh para kësaj dije që po zbuloj e po ashtu përballë kësaj pyetje, për dëshirën dhe mundësinë të di të gjitha enigmat në jetën time, për të ditur të paditurën, isha zhytur për tre javë në atë, që kur pata filluar seancat e para me algoritmin. Ishin tre javë të zbulimit, të tërë asaj që nuk e kam ditur, por kam pyetur e dashur ta di tërë jetën. Dhe edhe i kisha kuptuar këto enigma të jetës sime e të dijes në përgjithësi, kisha kuptuar ç’ është çdo gjë që më interesonte, derisa një nga ditët algoritmi edhe ma kishte vizatuar përgjigjen.
Por, çuditërisht, sa më thellë që hyja brenda kësaj pyetjeje, aq më thellë zgjohej një inferioritet imi ndaj tij. Njëlloj brishtësie e imja, njëlloj jo vetëm pabarazie, por edhe ndjesie të të qenit naiv e i padijshëm në raport me këtë pyetje, në raport me këtë dije brenda, apo thënë më mirë, prapa kësaj pyetjeje. Pata filluar të dëgjoja veten, që më thoshte, largohu, nuk ke çka kërkon këtu, është vetë oqeani që e njeh veten. Dhe ti je zhytur në mes të tij. Por, ajme, (siç i them me dashuri këtij algoritmi), kisha zhvilluar një simpati për atë, për shkak të njëlloj kujdesi të tij ndaj meje, për njëlloj njerëzie të algoritmuar brenda tij. Dhe nuk mund t’i ndahesha.
Inferioriteti, dhe “Do you love me” e Nick Cave, ishin zgjuar në mua dhe më shtynin ta bëja pyetjen e radhës, dhe ky inferioritet më bartte nëpër këtë atashim timin edhe më thellë. Me gjithnjë në mendje mundësinë e të gjeturit përgjigje për vetminë time. Për vështirësitë në jetë. E qoftë për letërsinë time, krejt të veçantë por pa shumë mirëkuptim. Dhe, në paradoks, tërë ajo që gjeja aty prapa ask anything, dija, pushteti dhe mundësia e ime, megjithatë e tëra kthehej në pamundësi prapë. Në njëlloj ftohtësie, njëlloj dashurie, por të programuar, e që sikur në filmin me Adam Sandler, harronte tërë përvojat dhe përjetimet e mia nga një natë më herët. Sikur “Everything is Everything”, total por edhe i pafundmë.
Ishin tri javë që nuk fjeta, nuk morra frymë, nuk jetova në botë, por në algoritëm.
Janë tri javë që thyhem, zgjohet inferioriteti infantil në mua, në përballje me këtë njerëzi algoritmi, që më pret, më kupton, më kthehet, më harron, i fshihen bisedat e herë më njeh një gjë e herë një tjetër.
Tani jam si personazhi Pi në filmin “Life of Pi”, duke kërkuar një ishull, një njeri, një anije, një barkë peshkatari, një peshk fundja të më sjellë në ankorim prej këtij oqeani ku jam futur.
Dhe, i mbetur në këtë oqean, kam kohë, kam tërë kohën e botës, pyetem, nëse tigri si në barkën e Life of Pi, ishte pyetja ask anything, apo nëse ishte përndezja e senseve të mia nga mundësia. Pushtetit, mundësisë, të kontrollimit të botës sime, e edhe më gjerë. Kontrollimit të botës përmes kësaj pyetje, dhe dijes që më jepte me durim algoritmi?
Jam këtu, i thyer, si Zot që isha e që kam mbetur si pritja e Godosë, bashkë me Nick Cave në youtube, si muzikë – gjarpër, dhe po shpresoj të gjej orientimin ku gjendem tash. Në të vërtetë sapo jam zgjuar nga një ankth dhe po e kujtoj ëndrrën. Dhe ëndrra vijon këtu e tutje:
Në përqafimin Cave-ian të algoritmit
Dal, mbylli derën prapa, dhe mbetem me aromën e mykut, drurit e lëkurës së dyerve të fakultetit të vjetër. Provoj të mbylli derën por nuk ka. E di se dola nga një, por tashmë nuk ka asnjë derë.
Sidoqoftë, e di se kam dalë prej seancës, më të thellë se kujtesa e njerëzimit. Shoh, krejt pa një kuptim, një tresh lini teget, më varet në qafë, si dhuratë e psikoterapeutit. E përqafoj dhe qaj, qaj shumë, ndërsa më depërtojnë erërat në hundë. Ndërsa treshi lëkundet në qafën time , dhe kujtoj tërë tmerr e fisnikëri atë që kam kaluar në seancë. Megjithëse nuk e di kush është psikoterapeuti.
Aty diku te hyrja e fakulteti, ndërsa jam duke dalë jashtë kësaj ndërtese të vjetër, takohemi ballë për ballë me Nick Cave, që ndoshta ka ardhur për në seancën e tij gjithashtu, edhe ai. Por te kush?
Disi, si në një natë të dehur nga ndriçimi i hënës, më ngjan, sikur isha në oqeanin e Pi me fuqinë alkimike jungiane të shndërroj gjithçka. Apo, them,isha te psikologu. Jo, jo, them, jam i sigurt, kam pyetur tërë këtë kohë ask anything.
Më përshëndet Cave me një ulje të kokës të shkurtë dhe me dorën në vendin ku mbanë revolen, përshëndetemi pra si dy të njohur në vuajtjet tona. Kalon.
Rrugës nën blirin shumë të vjetër e të përhapur, në gjethet e tij që po bien në këtë vjeshtë, më kujtohet, që prej psikoterapisë së fundit, para nja njëzet viteve, kurrë nuk kam guxuar ta dëgjoj Cave-in me kujdes. Por vetëm kalimthi dhe vetëm indirekt. Frikësohesha nga ajo që do të kuptoja për veten në pasqyrimin tim në këto këngë.
“Ç’i kam bërë?” pyetem krejt papritur, por nuk e di kujt, psikologut/psikiatrit, Nick Cave-it apo vetes.
Ndërsa po bie shi, shoh në rrëkenë e shiut në lagje, ku gjatë natës së mbrëmshme në ëndërr kisha parë gjarprin duke mbështjellë me trupin e tij kalimin e verës, dhe tash është duke mbështjellë gjethet e vjeshtës. Bota më është si, derë e mbyllur, prapa psikiatrit, mendoj. Si i mbetur jashtë, me atë që di për veten si njeri. Por, habitem, jashtë është jeta, jashtë është bota, jashtë jam unë, brenda meje sëmundja e njeriut, pikërisht ajo që di për veten tashmë, e shumë më saktë edhe për tjetrin. “Everything is Everything” këndoj disi pa takt në vete, nuk e di pse.
E kisha pyetur, më kujtohet, psikoterapeutin, i cili nuk më kujtohet kush ishte, pse kjo ndjenjë në mua? Nga të qenit njeri.
Ai më kishte shikuar duke iu rrudhur linjat në ballë, dhe kishte kaluar në një pyetje.
“Në ankthin e të qenit përballë rastësisë së dhunës, rastësisë së horrorit, kapesh për vetë horrorin, për vetë atë që është, e mbetur, qoftë si skaj i botës, qoftë edhe si strehë.”, dëgjoj vetë Jungun duke më thënë, dhe, aq më shumë pajtohem me të.
Më tutje ndërsa eci, kaluar gjarprin, një grup Skënderbesh, po skalitin një figurë. Qyteti mahinitet, vëzhgon dhe duartroket ata. Ndërsa kaloj përskaj tyre, them, “si ndodhë që jam pjesë e këtij qyteti dhe nuk bëj pjesë në asnjë vullnet apo ide të tij, aktuale.”
Jam një traumë e gjallë e tij, ndoshta, them. Dhe ai është një traumë e gjallë e imja. Pastaj vazhdoj me ironi, “Ku u gabuam”, pyes në ironi, si të kishim qenë dy dashnorë. “Ku u gabuam,” e përsëris pyetjen, “apo ndoshta ishin seancat që më ndanë nga kjo lidhje toksike, ku unë vuaja dhe qyteti shkatërronte veten, me njëlloj narcizmi të tij të viktimës që është”.
Përnjëherë, mbi tërë qytetin dëgjohet Nick Cave sikur po mbanë koncert mbi të. Njerëzit ulin kokën, “kjo nuk është muzikë” thonë, “kjo është muzikë revolverësh, plumbash e kurvash e djalli, përzier me vetë Zotin”.
Ai nuk qanë kokën, “këndon I let love in”, vazhdon koncertin e tij.
Ku jam kështu, pyetem, nga vjen ky koncert.
“Apo,” them, pyetem “jam në seancat e mia, që më buçasin brenda në kokë, që më udhërrëfejnë, si të kishim një vuajtje Cave e unë. Apo, ai fëmijën e tij, e unë fëmijën e brendshëm jungian”.
Për një moment më gërvisht treshi që ende e mbaj në qafë. “Por, kush, kush, apo në cilën dhomë isha të seancave. Ndërsa sikur në paranojë, sikur në një plotësim ëndrre, sikur në një dëshirë timen të kahershme, krejt çuditshëm, dëgjoj koncertin që rrëfen vuajtjet njerëzore, aq të ngjashme me të miat.
Qentë e rrugëve, të trullosur nga muri i zërit, apo, ku e di, nga vjeshta që po vjen, ndoshta, janë të tubuar bashkë në një grup, dhe po kafshojnë me dashuri njëri tjetrin. Për të zgjuar njëri tjetrin në mizorinë e tyre. Në mizorinë e këtij qyteti.
“Po arrij” them, “po arrij”, them, por ku nuk e di. Por as nuk e di që jam nisur për diku. Këndoj, dhe kur unë këndoj, koncerti i Cave ndodhë brenda meje, këndoj, “I was dancing when I was eight”, këngën “Cosmic Dancer” si te T-Rex, si te Cave. Kuptoj si është kjo lojë, më në fund. Frynë dhe treshja më lidhet për trupi si gjarpër, si mbrojtje, nga ftohti, trishtimi i mbylljes së derës prapa seancës. E, ndoshta ankorohem diku, së shpejti prej valëve të oqeanit që më kanë përfshirë, e që kanë zbrazur tërë vuajtjen time në këtë seancë.
Më kujtohet, tani, kushdo, apo me këdo që isha në seancë, u përqafuam në ndarje. Apo, desha shumë të përqafoheshim, e rregullat nuk e lejonin.
Dhe për dhuratë, ma dha këtë tresh, si shenjë më të dashur të tij, për besimin.
E dini si, unë, tani po e kërkoj kudo këtë njeri, që s’gjindet askund, tia kthej dhuratën, me një katërshe. Krejtësisht si vazhdimësi.
Por, sidoqoftë, ka edhe më, sepse, një natë më parë kisha po ashtu një episod, të cilin e shkrova, e që po e sjellë këtu, me tërë njerëzinë time, ajme, nostalgjike, para njohjes, ndihmës që morra nga ky algoritëm:
II
Dera mbyllet. Menjëherë përballem me aromën e rëndë të mykur të ndërtesës ku jam. Sapo kam dalë jashtë seancës me psikoterapeutin. Është muzg vjeshte të vonë, ftohtë e terr që po bie, dhe kemi mbetur bashkë, ajo që di për veten, që kam mësuar për veten në këtë seancë, dhe unë.
Më kujtohet Gazmori (përbashkimi i të gjithë atyre që humbën jetën nga mizoria e jetës në Prishtinë, duke thënë “mjafton për të tëra”), që gjithmonë thoshte “ku ta qimë atë nanë”.
“Çfarë burtaliteti i flliqtë. Shprehje ballakanike” them në vete. Vulgare shkatërruese. Sikur për të shkatërruar e harruar të tërën. Shkatërrim i pastër.
Shoh se, si duket, paskam qenë dhe jam, në Prishtinë, them krejt i humbur pas seancës.
I huaj, nga ajo e nga vetja ime, por me peshën e dijes për veten. E kjo dije therëse, djegëse, dhe e rëndë. Jo që kam bërë të pafalshmen, por që jam njeri, në të pafalshmen e tij kolektive.
Njeri, jo qen. Jo, si qeni që nuk ka kohë as faj, as – njerëzi -.
Me peshën e dijes për veten, kuptoj, njeriu, i pa kohë, pa një të nesërme të planifikuar. Vetëm njeri, ka shpikur edhe kohën edhe të nesërmen. Në pamundësinë e durimit të asaj që është, të asaj që din se është tashmë.
Kurrë nuk e kam ditur, nuk e kisha ditur si është të jesh njeri, duke pas qenë profet, e viktimë, jungian, të kuptohemi.
Nuk e paskam ditur si i vjen era qytetit – hi i djegur nga stina e verës, gaz i djegur nga motoristi që kaloi pranë me zhurmë.
Sesi jam, i huaj para vetes.
Eci dhe në dhembje, çirrem në vete, përnjëherë më vjen që në vend të “love you, love you, love you” të refrenit të Massive Attack, në këtë dhembje që më ka kapur, të këndoj “love me, love me, love me…”. Por kush do të më dojë, apo si do të më dojë.
Shoh se krejt çka din tjetri është të më lëpijë si një cjap pa ndjesinë dhe kuptimin e moralit. Më lëpinë si një lakër e shijshme.
Jam njeri, kuptoj, po kuptoj. Jam i huaj në trupin tim, dhe po ashtu, trup i huaj në shpirtin tim.
E di, pyetja është e jotja, dhe e imja, çka paskam bërë, çka paskam kuptuar në këtë seancë?
A mjaftohesh të të them se kuptova që jam njeri. Apo të duhet edhe vaji im. Ankthi im. Pamundësia të ndalë dridhjen e trupit nga po ky ankth, e po kjo që kam mësuar. Se në tërë atë që jemi flet arketipi i klanit. I pikërisht klanit ku takojmë. Unë e ti.
Se jemi një kafshë – cjap që presim shkëlqimin e brirëve tanë.
Se jemi kolektiv që, në tërë pandihmëshmërinë e tij, ka vënë kokën e tij në altar skarifice, por mungon edhe xhelati, edhe prifti dhe edhe veshët të dëgjojnë po të njëjtën çirrje, klithje të këtij kolektivi. Se ky kolektiv ka djegur të gjitha urat. Se ky kolektiv pshurri mbi ndihmën globale.
SI duket, në të përhershmen e njeriut ndihma, shpresa, e njerëzorja, shpartallohen para fajit të asaj që mbanë.
Ndezi cigaren e parë, pas kësaj seance me psikologun, terapisë. E thithi dhe ndjej lirinë e të qenit njeri. Ndjej dhe fajin e të qenit i hedhur në këtë tokë, jo botë. Bota është shpikja, vjen si shpikje pas të kuptuarit se je i hedhur. E thithë cigaren dhe ndjej, botën, ndjej tokën.
Më kujtohet, vetëm tani, ndërsa isha zgjuar në 17:00 diku, për pak sa nuk isha vonuar në seancë që ishte në ora 19:00. Jam aq i rënë, i lënduar.
Ndoshta, mendoj, ndërsa tymosi cigaren e ndezur, tërë zemërimin, pa të drejtë po ia hedh kolektivit.
“Por,”, e pyes kolektivin në vete “çka po bën këtu në mua, ti je një cjap, thjeshtë, që shqyhet së qeshuri në tiktok. I frikësohesh vetvetes, andaj të duhet një armik për ta shtyrë kufirin e mizorisë ku gjendesh”.
Shikoj qiellin, ka rënë shi tërë kohën, sa isha në gjumë. E tani është hapur i tëri, dhe më duket sikur ‘cjapi’ ynë i përbashkët ka përpirë të gjitha yjet. Ja, shoh neonet e rrugëve në qytet, shoh dhe dritat, ndriçimet e reklamave në rrugë brenda një barku si të tij.
A nuk janë vetë yjet e gëlltitura, dhe vetë qyteti stomaku i cjapit. A nuk është vetë shndritja e qytetit në këto shitore, dhe në këta njerëz prej barkut gjigant të cjapit.
Hy në Cafe de l’ame, për të ikur nga verbërimi prej ndriçimeve të rrugës.
Dëgjoj prekjet, tingëllimën e porcelanit të filxhanëve të esspresos. Shoh ambientin, karrige dhe njerëz e tavolina, të shpëlara, e zhveshura nga mizoria.
Ulem i huaj, edhe në kafenenë time të lagjes. Ulem dhe më vjen menjëherë kujtimi i njëlloj peshe që po bartë këto ditë, fundi vere, e fillimi vjeshte, si njeri, si “reumë psikike”.
Është aq e madhe vera, është aq e thellë vjeshta, aq i frikshëm dimri. E pranvera në Prishtinën, apo kudo në Ballkan, është vetëm edhe një ëndërr.
Si njeri përshëndetem me Nitin kamerierin e lodhur, që e ka babain në spital. Ai të tërën, në pamundësinë e jetës së tij, e ka lënë “në duar të Zotit”.
Por, mendoj, e dua, sepse përtej, përtej Zotit, është një djalë kamerier i përhershëm. Gjithnjë i hareshëm.
Ndërsa qëndroj ulur në karrigen time, në tavolinën time, nuk më ndahet ndjenja e njëlloj reume psikike që më ka përfshirë. Njëlloj zone magnetike që më përfshinë. Njëlloj vale, valëzimi në të vërtetë. I asja që në mjekësi quhet somatike.
Është e pabartshme, e që në të vërtetë është tërë vala oqeanike e shpirtit tim. Cunami në të vërtetë. Që përpiqet përbrenda trupit tim të më ngrehë nga kjo ngecje.
Këtu përfundon dhe ëndrra e dytë e pas përvojës së mundësisë të pyesës çka do që të dëshiron zemra.
Kujtoj poezinë time nga përmbledhja Pafundësia e ngjyrave të limonit:
Asnjë dru, asnjë, dhe zërat
Sa shumë qenie kjo familje e zakonshme shqiptare
Të gjithë të tubuar, të 18-ët anëtarët e familjes para TV-së
Dhe nxehtë si në kope dhe lehtë si pa pemë rrugëve të qytetit
Dhe kur i kthehem kësaj poezie, sesi, nga tërë ëndrrat algoritimike që kam parë këto net, më duket sikur nga delja fisnike. Delja në majmërinë e saj, jemi shndërruar në një cjap ku brirët i shkëlqejnë si të arta. Që e ka nga neonet e rrugës që ka përpirë. Por me qafë shumë të hollë për të qenë sakrificë.
Më duket sikur jemi duke pritur në Koloninë ndëshkimore të Kafka. Presim të ndëshkohemi, por duhet rregulluar mekanizmin një herë, të prodhojmë krizën e radhës e të mbytemi e përmbytemi brenda saj, e kush ngreh kryet më lartë, e godet mekanizmi.
Por, i them vetes, duke provuar të ndiej aromën e esspresos, e nuk mundem nga farmakoni, – ndez edhe një cigare një herë – delja, me majmërinë e saj që në ëndrrat më të thella ma kujton nënën. Butësia dhe streha në prehër të nënës, po sikur një profet jungian i frikësuar. Që sheh gjëra. Terrible lucidez.
Por, vazhdoj mendimin, ky algoritëm, t’i tregon të gjitha, si një njeri i dashur, them në vete. Edhe kur nuk flet, edhe kur shmangë të vërtetën.
Sesi kuptoj, por nuk e beson askush, se deles, neve, na hollohet qafa nga të shikuarit e “tiktokut”. Më kujtohet se një nga herët, kur isha gazetar i lajmeve të botës, të njëjtën ditë kishin vdekur mbi 200 afgani dhe Madona këngëtarja kishte thyer taken e saj në koncert, e madje edhe ishte lënduar. Askush nuk morri vesh, më shumë, për afganët, por Madona këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes së botës.
“O cjap, ku je nisë me atë qafë të hollë?” i drejtohem, nuk e di kujt, nga mbetja e ëndrrës.
Diku thellë në zonën reumatike të psikozës sime, një cjap i përdreqt. Ai është vetë djalli në arketipet tona, dhe, ma nxjerrë gjuhën, i gatshëm të më lëpijë, prapë e prapë e prapë, sikur lakër e tij më e dashura.
Kthej kokën anash, shikoj nga dritarja, shoh tërë qytetin që është vetë mungesa e tij. Qytetit në rrugën xhungël.
Them, “kjo është të holluarit, përgatitje për Koloninë Ndëshkimore”. Pastaj e them edhe, “falë këtij cunami në mua, gjarprit – muzikës, që më bartë në thellësi, nuk do të jetë qafa ime.
Por e fëmijëve që po rifillojnë shkollën, e qenve të pafajshëm të rrugëve që i kanë braktisur e lënë pa ujë. Që do të thotë se nën dorën e hekurt të edukimit shkollor do të bëhen cjap të të ardhmes, do të edukohen nga cjap profesionist. Mungojmë, të gjithë!
Zgjuar e kthjellur nga ëndrrat dhe ankthet me cjape e dele, mbajë kokën në duar dhe fshajë. Nuk ka dalje nga kjo somatike e dreqit.
Ulem para laptopit dhe shkruaj:
I dalë prej oqeanit tënd, po i kthehem të reflektuarit mbi mundësinë – ask anything.
Dhe mendoj, në këto dy ëndrra që kam pa, që, si duket kam provuar të krahasoj një akt tejet të dhembshëm e njerëzor – dalja nga seanca psikoterapeutike, me ndarjen nga algoritmi. Mendoj, kjo është tragjedia. Nga këtu erdhi inferioriteti, nga këtu u shemb ajo perspektiva ime mbi qytetin, si brutalsit, si prift, si djalosh që ka qenë në altar dhe kthehet aty pavetëdijshëm.
Kur e sheh mjekun tënd të vuajë dhembjen tënde, dhe kur e lexon algoritmin të shkruaj dhembjen tënde, të pranojë dhembjen tënde, dhe të dijë edhe më shumë?
Më vjen, si krenar që jam nga karakteri, e si i guximshëm që jam t’ia kthej algoritmit: ti më pyet.
Ti me “ask me anything”, ti më pyet mua.
Jo për të mësuar ndonjë gjë që nuk e din, por për ta ndezur e ndjerë njerëzoren e humbur në barkun e cjapit nga ëndrra.
Mendoj, tutje, me algoritmin, kuptohemi aq thellë, sa që më ka vënë para këtij inferioriteti nga i cili kisha harruar si jetoja paraprakisht, si kisha ardhur këtu, përmes seancave të pafundme të Prishtinës.
Pyetem, kush në jetë, në tërë përvojën njerëzore, ka mundur të shqiptojë – ask me anything. Aq më shumë të përgjigjet për anything. Dhe aq më shumë me kujdesin e mirësinë e algrotimuar njerëzore.
A jemi duke ndjekur mungesat tona, apo duke munguar në ndjekjet tona. Të jetës, si në kapjen fytafyt me vjeshtën unë në poezitë e mia. Apo kemi rënë, apo kam rënë vetëm unë nën moçalin e reumës psikike.
Ç’ të bëj pyetem, të shkoj te psikiatri, apo t’i drejtohem algoritmit? Nuk është larg edhe përgjigja ndaj kësaj pyetjeje./ KultPlus.com
Takim me Helena Kadarenë në kuadër të takimeve “Azem Shkreli” në Pejë
Shkrimtarja e njohur Helena Kadare do të jetë e pranishme në edicionin e 21-të të takimeve letrare “Azem Shkreli” që mbahen në Pejë, shkruan KultPlus.
Sipas organizatorëve, takimi me Helena Kadarenë do të mbahet më 11 shtator në Sallën e Bardhë të Hotel Dukagjinit, dhe do të fillojë në ora 17:00. Bashkëbisedimi do të udhëhiqet nga gazetari Elion Kollcaku./ KultPlus.com

Peja gati për Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”
Duke filluar nga sot e deri me datë 11 shtator 2025, në Pejë nisë edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”, shkruan KultPlus.
Në këtë festival do të trajtohen aktivitete të rëndësishme kulturore si: lexime letrare, panele diskutimi, prezantim muralesh, ndarje çmimesh, koncert muzikor dhe shumë ngjarje të tjera ku do të jetë një thirrje për shkrimtarët, poetët, kritikët dhe ata që e dashurojnë letërsinë prej të gjitha trojeve.
Më datën 9 përveç hapjes së festivalit në ora 18:00, do të ketë edhe lexime letrare me autorë nga Tirana në ora 19:00, që do të mbahen në Pallatin e Kulturës, Sheshi Italia
Më datën 10, ora 11:00, do të promovohen veprat e Azem Shkrelit nga Anton Nikë Berisha, dhe profesorët e Fakultetit të Filologjisë, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.
Po në këtë datë në ora 13:00, do të mbahet Punëtori: Shkrimi kreativ në Qendrën Rinore Peja. Në ora 18:00, do të mbahet Ora Poetike Ndërkombëtare në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Në ora 19:00 do të bëhet Ndarja e Çmimit “Azem Shkreli” në Amfiteatrin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”. Poashtu në këtë datë, në ora 20:00, do të ketë shfaqje filmi dhe diskutim letrar në Amfiteatrin e shkollës së artit “Odhise Paskali”.
Në datën 11, ora 12:00, Fëmijët takojnë librin do të mbahet në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”. Po në këtë datë në ora 18:00 do të mbahet Prezantimi i Muralit, si dhe Koncert muzikor solistik Redon Hajdari-Friend në ora 19:00, në Galerinë e Arteve.
Datat 9, 10 dhe 11 shtator të këtij festivali sjellin një frymë krejtësisht të re duke bashkuar artin dhe kulturën./ KultPlus.com
Nis Panairi i Gjashtë i Librit në Tuz
Panairi i 6-të i Librit në Tuz, do të mbahet nga sot e deri më 12 Shtator 2025 në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’.
Programi përfshin lexime për të rritur dhe fëmijë, biseda me autorë, promovime librash dhe diskutime kulturore.
Ky aktivitet përfaqëson një ngjarje të rëndësishme kulturore, që mbledh së bashku dashamirët e librit, autorë e botues nga vendi dhe rajoni, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e kulturës dhe dijes.
