Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëngata e shqipes, nga vetë ne shqipot

24 December 2025 at 12:46


Nga: Ndue Dedaj

Kur ndërrojnë motet, mbase i pari “bilanc” që duhet bërë është ai i gjuhës sonë, sa dhe si i kemi shërbyer asaj, duke i përmbushur detyrimet që kemi, në emër të së djeshmes, të sotmes dhe të nesërmes. Por, ç’të thuash! Mësuesja i ul një notë fëmijës së klasë së parë, që sapo ka kryer abetaren, ngaqë ai ka harruar t’i vërë dy pikat ‘ë’-së, duke mos ia falur një gabim kaq të vockël drejtshkrimor, vetëm për ta edukuar që sot me shenjtërinë e gjuhës. Ndërkohë në titrat, në ekranin e një televizioni, të gjitha ‘ë’-të janë shkruar me ‘e’, edhe pse emisioni i kushtohej “Mesharit” të Buzukut dhe profesori i Universitetit të Shkodrës, Vinçens Marku, përmes një qasjeje të re, sillte të dhëna të panjohura dhe argumente shkencore rreth botimit të kësaj vepre, lexueshmërinë e saj, pasi ka të bëjë me rrënjët e shqipes së shkruar etj..

Shqipja lëngon nga vetë ne përdoruesit e saj, jo aq të përgjegjshëm për fatet e saj. Po të ngrihej një i huaj e të na rrëmbente një fjalë të vetme, ne do të ngriheshim i madh dhe i vogël për ta mbrojtur, me flamurin tonë kombëtar në duar! Si të ishin vetë rilindësit e mëdhenj. Ndërkohë që pa na e sulmuar askush gjuhën, jemi ne që e vrasim çdo ditë, ashtu si pa dashje ... nga “dashuria” për të. E vrasim të mëdhenjtë e shtetit, kur bëjnë afera, ata që kanë dhe barrën e kujdesit institucional ndaj gjuhës. I keni parë në gazeta bisedat telefonike që bëjnë për tenderat e rrugëve, tuneleve, janë copë-copë edhe nga ana gjuhësore, por askush nuk “dënohet” për këtë gjë. Të ishin vetëm zyrtarët e qeverisë që e shpërdorojnë gjuhën! Jo, jemi të gjithë ne, kush më pak e kush më shumë.

Në tabelat e rrugëve nuk shkruhet më ‘ë’–ja, ndaj një turist i ardhur nga larg nuk di si ta lexojë fjalën ‘Lure’ etj.

Gjithandej ka rënë ‘ç’-ja duke u lexuar e shqiptuar ‘c’ (shkruhet certifikatë, ndërkohë që thuhet çertifikim) dhe diku tjetër ‘c’-ja bëhet padrejtësisht ‘ç’, si në rastin e mbiemrit Tuci, që shkruhet Tuçi (!?), kur ka tjetër tingëllim fonetik njëri e tjetër, tjetri. Por, ndodh dhe e kundërta, mbiemri Doçi në jo pak raste shkruhet Doci! A ka kuptim?

Nëse dikush do t’i vëzhgonte gjuhësisht emërtesat e ndryshme të lokaleve tregtare dhe jo vetëm, do të shihte se pjesa më e madhe e tyre janë në gjuhët të huaja, anglisht, italisht etj. Kështu për dyqan mishi, hasim ndokund dhe trajtën shqipe mishtore - krijuar sipas të ngjashmeve: barnatore, tregore etj., edhe atë turke hallall etj.

Dëgjojmë të thuhet rëndom në komentet sportive: e mposhti skuadrën iks, pse jo e mundi? Se me këtë “trend” edhe sportin e mundjes një ditë mund ta quajmë mposhtje?!

Një operator turistik po shpjegonte se cilët turistë targeton Shqipëria, në kuptimin: cili target turistësh viziton vendin tonë. Vetë fjala target është një fjalë e huaj e futur vonë në shqipe dhe nuk mund të prodhojë dhe një tjetër si veten, kur kemi gjegjësen shqipe: kategori.

Fëmijët zhvillojnë dhjetë ftohje në vit, thoshte në ekran një mjek, ndërkohë që saktë gjuhësisht do të ishte: prekën, kalojnë.

‘A e keni agjenduar për në ditët që vijnë?’, përdorim i gabuar për: a e keni vënë në rendin e ditës, a e keni planifikuar?

Shekullofsh! Është bërë kryeurimi i ditës, edhe pse më shumë se një urim i gjetur të ngjan me një sajesë rrjetesh sociale, kinse për të thënë diçka interesante. Ne nuk e kemi foljen me shekullue, ndërkohë që kemi foljen me shkullueenën.

Lexojmë diku “Flamuri flamuron” (për valëvitet), është si të thuash folja foljeron.

Një dikush duke shkruar në gegnisht, shkruan zemën për zemër!?

Përdorën përherë e më shumë fjalët: i mllefosur, i panikosur.

Në fjalor kemi fjalën furrë, kurse në rrjete hasim dhe furri ... i bukës?

Në lajmet e kronikës së zezë hasim: “Para se të niste karrierën kriminale”?! Karriera është diçka tjetër nga krimi. A nuk bëjmë karrierë në profesion? A nuk bëjmë këshillim karriere me nxënësit? Paçka se ka mbetur edhe vepër letrare, edhe vepër kriminale?!

Shkrimtari Agron Tufa tërhiqte vëmendjen në përdorimin pa vend të fjalës shqipfolës, që nënkupton të huajt që kanë mësuar të flasin shqip dhe jo assesi shqiptarët, pavarësisht se ku rrojnë.

Ka filluar të përdoret gabimisht fjala kulturolog për secilin person që ka qenë i punësuar në sektorët e kulturës, ndërkohë që kulturologët janë Ramadan Sokoli, Moikom Zeqo etj., dmth studiuesit e thelluar të kulturës, pra dikush që merret në nivel akademik me kulturën dhe jo përgjegjësit e vatrave të kulturës etj..

Filologu i njohur, shkrimtari Mehmet Elezi vazhdimisht këshillon se si të shkruajmë shqip pastër dhe saktë, në një rubrikë të tijën në rrjetet sociale, në media të ndryshme, apo librin e tij “Gjuha e medias dhe ’lemëza’”, ku ndër të tjera ironizon përdorimin e gabuar të foljes dekoroj: “Nisur nga fjalorët normativë të gjuhës shqipe, del se dekorimet, për të cilat flet media, nuk janë të njëmendta. Zbukurimi i qyteteve, i mjediseve e i bredhave për disa portale, gazeta e ekrane nuk qenka zbukurim, por qenka dekorim. Dritat zbukurese qenkan drita ‘dekoruese’, punëtorët nuk i zbukurojnë rrugët, por i dekorojnë”.

Ka vetëm reagim gjuhëtarësh, por jo dhe debat për kulturën e gjuhës, pjesëmarrjen e njeriut në gjuhën e tij, dhënien dhe marrjen përmes saj, ndryshon puna po u cek Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, i cili shihet si një tabu, që nuk mund t’i hiqet asnjë “cifël”, le pastaj po ra fjala për origjinën dhe lashtësinë e shqipes, ku ngrihen të gjithë në këmbë, ditur e pa ditur, a thua se flitet për pallatet parafabrikate të viteve ’70, kur kjo është një çështje rreptësisht shkencore, që iu përket vetëm specialistëve të zotë të shprehen, pavarësisht këndvështrimeve të tyre.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

24 December 2025 at 13:10

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë në ruajtjen dhe forcimin e kujtesës sonë kombëtare.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi se Shkupi është një qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella dhe të qëndrueshme, duke përmendur figura të shquara të kombit si Shën Tereza, Pjetër Bogdani dhe Hasan Prishtina, të cilët përfaqësojnë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni kombëtar i shqiptarëve.

Ajo vlerësoi rolin e Institutit si një pikë referimi, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e studimeve shkencore mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e vetëdijes kolektive.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi gjithashtu se gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duhet të mbrohet dhe të kultivohet vazhdimisht, si në aspektin ligjor ashtu edhe në praktikën e përditshme.

Ajo nënvizoi rëndësinë e transmetimit të saj brez pas brezi, me dashuri dhe përgjegjësi, si një pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik të vendit.

Ministrja u shpreh se, gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti dhe se në çdo shkronjë mban kujtesë, dritë dhe sakrificë që ende jeton.

/gj.m/a.f/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjuha shqipe nuk harrohet”/ Shkolla shqipe ‘Korabi’ në Bolonja, mësuesit: Gjuha e nënës nis nga familja

3 December 2025 at 22:23

Shkolla ‘Korabi’ është një investim që shoqata me të njëjtin emër ka ngritur në Bolonja të Italisë, për të gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë atje.

“Në Itali kam 31 vite, punojmë me kompani shqiptare në fushën e ndërtimit. Iniciativa për shoqatën u nis para tre vitesh. Ishte diçka shumë e rëndësishme, shpresojmë që kjo ëndërr e vogël të bëhet sa më e madhe. Është ëndërr e prindërve tanë që edhe fëmijët e tyre të komunikojnë në shqip”, thotë Astrit Bërxulli, një prej anëtarëve të shoqatës.

Për Julian Seferin, gjithashtu pjesë e shoqatës ‘Korabi’, të gjithë po mundohen të japin maksimumin për komunitetin shqiptar atje.

“Jetoj në Bolonja prej 27 vitesh. Ideja për shoqatën ishte e disa prej pjesëtarëve të shoqatës, shpresoj ta shtojmë sa më shumë grupin e Korabit. Ishte dicka emocionale. Të gjithë po mundohemi të japim maksimumin tonë duke nisur nga gjërat më të vogla. Kursi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë të Bolonjës, mund të duke e vogël, por ka peshë të madhe. Shpresojmë të nxisim edhe komunitete të tjera shqiptare që pak a shumë të ndjekin hapat tanë, shpresojmë të japim një shembull të mirë”-thotë ai.

Dy prej mësueseve të kësaj shkolle, Valbona Toçi dhe Aurela Poti,

“Prej 2019 punoj në Itali si edukatore në shkollat shtetërore italiane. Sa i përket shkollës shqipe, kërkoj t’i japim një stimul të ecim përpara, për mësimin e shqipes. Gjuha e nënës nis nga familja, sidomos për fëmijët e lindur në Itali, që për ta gjuha shqipe është gjuhë e dytë,” tha ajo.

“Jo gjithmonë është e lehtë, pasi fëmijët janë të lindur në Itali dhe jo të gjithë e flasin gjuhën shqipe, por që me vullnetin e tyre do ecin përpara.”

/abcnews.al/

 

“Shqipja do përfundojë gjuhë e dytë në Shqipëri”, pedagogia: Fëmijët po flasin anglisht

22 November 2025 at 21:43


Në Ditën e Alfabetit, u diskutua dhe për sfidat me të cilat po përballet gjuha shqipe sot.

Pedagogia Anila Kananaj ngriti alarmin se gjuha shqipe tashmë po përballet me anglishten e cila është përhapur shumë edhe për shkak të teknologjisë. Sipas saj, tashmë fëmijëve po iu vjen më lehtë të mësojnë anglisht.

“Kongresi i Manastirit ishte guri i themelit për atë që e quajmë gjuhë letrare. Pa atë nuk do të kishim një gjuhë të përbashkët letrare. Ai hapi rrugën për kongresin e drejtshkrimit, tekstet që i kemi një të përbashkët. Përsa kemi shqiptarë që flasin gjuhën shqipe, gjuha do të jetojë. Shqipja po përballet me gjuhë si anglishtja. Teknologjia po bën punën e vet. Fëmijët sot po flasin anglisht, iu vjen më lehtshëm”, tha Kananaj në A2 CNN.

Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa, nga ndikimet online

22 November 2025 at 20:50


Era dixhitale ka shtyrë gjuhën shqipe mbrapa duke kërcënuar standardin e vendosur në vitin 1908 në Manastir.

Rrjetet sociale kanë krijuar turbulenca në këtë drejtim, duke I dhënë kahje jashta kornizave të vëna në Kongres. Profesori I gjuhës shqipe Avzi Mustafa, në analizën e tij thotë se po vehet në pikëpyetje kultura e të folurit e ndikuar nga gjuha angleze.

Sipas tij forcat intelektuale mbarë shqiptare duhet të krijojnë strategji se si ta mbrojnë gjuhën shqipe.

“Rrjetet sociale bëjnë të veten. Çdo kush shkruan me gabime, me shkurtime. Nuk ka as kulturë të folurit, as të shkruarit dhe tani është në pyetje se sa janë në kontakt, përveç nxënësve në shkollë si libra që janë në gjuhën shqipe, vetëm sa janë në shkollë, pas shkollës ata përdorin gjuhën angleze dhe tani unë nuk e di a do të kemi më gjuhë amëtare, apo do të kemi gjuhë të parë, gjuhë të dytë apo të tretë se nipërit dhe mbesat flasin gjuhën angleze. Nuk kemi menduar ne si shqiptarë, qoftë Shqipëria apo Kosova si dy shtete që të bëjmë një strategji se si ta mbrojmë këtë gjuhë të bukur që e kemi ne shqiptarët. Unë mendoj se përsëri do ti mbete shkollës, që do të jetë ai faktori kryesor që do ta kultivojë gjuhën amëtare”, u shpreh albanologu Avzi Mustafa.

Mustafa me kritika edhe ndaj institucioneve. Sipas tij librat po botohen pa kritere në mungesë të liçencave për lektorë.

“Agjencia për Zbatimin e Gjuhës duhet të sjellë një ligj me të cilin do të liçencohet e të dihet kush ëhstë lector dhe ai ta marrë përgjegjësinë për çdo gabim, e jo të lishohen çdo libër. Vetëm të marrësh një lutje për një konkurim, do të shohësh se në dhjetë rrjeshta, mund ti kesh njëzet gabime”, theksoi Mustafa.

Në administratë, në gjyqësor sipas Mustafës janë pranuar njerëz joadekuat. Profesor Mustafa thotë se duhet të miratohet ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe ndërkohë vetëdijësimi për vlerësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe është më se i nevojshëm. /rtvm2

Spiropali: Gjuha shqipe trashëgohet ndër breza shqiptarësh kudo ku jetojnë

22 November 2025 at 10:21

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali uroi sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe përmes një videoje emocionuese, ku fëmijët shqiptarë në diasporë recitojnë vjersha në gjuhën shqipe

Spiropali theksoi në një postim se pamjet janë dëshmi se gjuha shqipe, e rrënjosur thellë në identitetin tonë kombëtar, trashëgohet ndër breza shqiptarësh, kudo që ata ndodhen e jetojnë.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.

Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu dhe alfabeti i ri.

/gj.m/j.p/

 

The post Spiropali: Gjuha shqipe trashëgohet ndër breza shqiptarësh kudo ku jetojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Alfabeti, themeli mbi të cilin ndërtohen arsimi, kultura dhe identiteti kombëtar

22 November 2025 at 10:11

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi uroi sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Peleshi u shpreh në një postim në rrjetet sociale se Alfabeti i Gjuhës Shqipe është baza e çdo fjale që shkruajmë e çdo historie që tregojmë.

“Nderojmë sot, aktin historik të Kongresit të Manastirit që i dha kombit tonë një gjuhë të unifikuar”, shtoi Peleshi.

“Alfabeti është themeli mbi të cilin ndërtohen arsimi, kultura dhe identiteti ynë kombëtar”, theksoi Peleshi.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.

Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, ku në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare.

Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh ku Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: N. Mjeda, Gj. Qiriazi, M. Frashëri, S. Peci, Sh. Kolonja, L. Gurakuqi, Dh. Buda, B.Topulli, N.Vrioni, G.Cilka.

Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu dhe alfabeti i ri.

Brenda pak vitesh alfabeti i ri u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, që është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Në këtë Kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

/gj.m/j.p/

 

The post Peleshi: Alfabeti, themeli mbi të cilin ndërtohen arsimi, kultura dhe identiteti kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi

22 November 2025 at 08:38

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Rama e cilësoi këtë ditë si vulosjen e shqipes, jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi dhe kulture, duke theksuar se gjuha është themeli më i fortë i lidhjes kombëtare.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Sot, 22 nëntor shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.

Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, ku në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare.

Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh ku Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: N. Mjeda, Gj. Qiriazi, M. Frashëri, S. Peci, Sh. Kolonja, L. Gurakuqi, Dh. Buda, B.Topulli, N.Vrioni, G.Cilka.

Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjerë, ashtu dhe alfabeti i ri.

Brenda pak vitesh alfabeti i ri u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, që është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Në këtë Kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

/gj.m/

The post Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe, nderimi më i madh

18 November 2025 at 11:08

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Rëndësia e gjuhës shqipe në identitetin tonë kombëtar u soll në vëmendje nga nxënësit e Shkollës së Baletit në Tiranë, të cilët bënë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e nxënësve të Shkollës së Baletit, ndërsa u shpreh se “të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë gjuhës sonë”.

Pas viteve ’90, gjuha shqipe u përball me një sërë ndryshimesh qofshin ato politike, sociale, të cilat ndikuan drejtpërdrejtë në çështjet gjuhësore.

Muaji nëntor sjell në kujtesë një ngjarje të rëndësishme, Kongresin e Manastirit, i cili është zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

22 nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

Kongresi i Manastirit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

/m.m/j.p/

The post Rama: Të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe, nderimi më i madh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

15 November 2025 at 14:00

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.

Presidenti vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.

Kreu i shtetit theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.

Po ashtu, Begaj u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.

“Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.

“Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, u shpreh Presidenti Begaj.

Në mbyllje, Begaj  falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.

Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitë në Gjirokastër
1 nga 6

/e.i/j.p/

The post Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj: Gjuha shqipe, identiteti ynë kombëtar dhe trashëgimia që duhet ta mbrojmë me përkushtim

15 November 2025 at 14:58

Kreu i Shtetit apelon për një strategji të re  për t’u mësuar shqip fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.

Mesazhin Presidenti i Republikës Bajram Begaj e dha nga Gjirokastra ku  mori pjese  ne  konferencën shkencore kombëtare  “Gjuha Shqipe- identiteti ynë” organizuar  nga shoqata atdhetare kulturore  “Labëria” dhe Universiteti “Eqrem Çabej”.

Kreu i Shtetit foli për ruajtjen  dhe pasurimin e Gjuhës Shqipe.

“Është detyrë parësore  kombëtare mbrojtja dhe promovimi i gjuhës shqipe, ashtu si kanë bërë të parët tanë, është detyrë e jona sot që ti lëmë trashëgimi fëmijëve tanë një gjuhë të pasur, të pasuruar me standarde dhe të mbrojtur nga huazimet e kohës që po jetojmë, si kanë bërë arbëreshët për më shumë se 5 shekuj më parë, si ka bërë diaspora e re e cila ka më shumë se 30 vite duhet të bëjmë edhe ne për të forcuar standardet e gjuhës shqipe”, tha ai.

Në konferencë  u  theksua roli i gjuhës shqipe si shtyllë e identitetit tonë kombëtar dhe kulturor.

Gjithashtu  u soll në vëmendje kontributi i personaliteteve të shquara të gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës nga trojet shqiptare  dhe diaspora.

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

By: armand
8 November 2025 at 22:12

Në Kishën e Shën Trinisë në Mat, 563 vite më parë është shkruajtur “Formula e pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe. Më 8 Nëntor të vitit 1462, u mbajt një kuvend kishtar i kryesuar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtori i ngushtë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pushtimi osman […]

The post Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat appeared first on BoldNews.al.

Gottfried Wilhelm Leibniz: Korrespondencë mbi gjuhën shqipe

21 October 2025 at 12:42


Filozofi dhe matematikani gjerman, Gottfried Wilhelm Leibniz (1646–1716), ishte një figurë madhore e mendimit perëndimor. Lindi në Lajpcig, shërbeu si diplomat dhe jetoi për një pjesë të madhe të jetës në Paris. Më vonë shërbeu pranë Dukës së Brunsvikut në Hanover dhe u bë presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave. Veprat e tij të gjera mbi filozofinë, matematikën, shkencën, historinë dhe jurisprudencën u shkruan në frëngjisht dhe latinisht. Leibniz ishte një njeri me interesa të shumta dhe madje u mor edhe me gjuhën shqipe, e cila në atë kohë ishte shumë pak e njohur. Më poshtë janë disa pjesë të shkëputura nga korrespondenca e tij.

Nga: Gottfried Wilhelm Leibniz[1]
Përktheu në anglisht (nga frëngjishtja): Robert Elsie
Përkthimi në shqip (nga anglishtja): Agron Shala / Telegrafi.com

I. Mbi një ilaç, II. Mbi vdekjen e Kontit të Shverinit, III. Gjuha shqiptaro-ilire, IV. Kinezishtja, V. Mbi Uellsin etj., VI. Mbi alfabetin e vjetër spanjoll.

I. Do të doja t’ju falënderoj që më informuat mbi ilaçin e Prorit të Kabrijerit. Ilaçe të tilla të provuara duhet të publikohen me detaje të përvojës me to. Ju përmendët disa të tjera.

II. Më trishton vdekja e Kontit të Shverinit. Ai ishte një njeri me dije dhe kureshtje, dhe ndihmonte në promovimin e studimeve dhe dijes. Disi dyshoj se z. Brand do t’i jepet tani pozicioni i drejtorit të Bibliotekës Mbretërore.

III. Nuk kam dyshim, Zotëri, se meritat tuaja do të vlerësohen gjithnjë e më shumë, pasi vërej që ata me pushtet janë të bindur për to. Po ashtu, shoh se jam in aere tuo pasi ju kam borxh [lutjen] Ati ynë në [gjuhën] hotentot. Ende nuk e kam gjetur, por jam i sigurt se e kam diku, ndaj do ta merrni një ditë, pa dyshim. Sa i përket gjuhës së shqiptarëve, kam përshtypjen se mund të jetë një lloj sllavishteje, pasi kjo gjuhë flitet përgjatë detit Adriatik. Ajo zakonisht njihet si Linguam Illyricam, por unë besoj se gjuha e ilirëve të lashtë ishte diçka krejt tjetër. Nëse do të kishte ndonjë mbetje të saj në malësitë e Epirit, kjo do të ishte padyshim shumë e pazakontë dhe mjaft e denjë për t’u hulumtuar. Kam menduar për këtë më shumë se një herë, por nuk më ra ndër mend kur isha në Romë, ku njihja z. Pastritio (nëse nuk gaboj), profesor në Kolegjin della propaganda (për Propagandimin e Fesë), i cili ishte vetë nga Dalmacia. Nuk e di nëse është ende gjallë. Kjo mund të mësohet në Raguzë (Dubrovnik) ose madje në Venedik, pasi territoret e Republikës janë shumë pranë Shqipërisë.

IV. Nëse do të më lejohet, Zotëri, do të doja t’ju inkurajoja të mësoni gjuhën kineze. Besoj, ashtu si ju, se i ndjeri z. Muller, një njeri me dije, ka parë diçka interesante në të. Shpresoj që do të marrim një kopje të Fjalorit Tartar-Kinez të cilën Perandori i Kinës po përgatit, dhe u kam shkruar jezuitëve duke u thënë se do të ishte mirë që të kishte ndonjë shpjegues në një gjuhë evropiane. Át Grimaldi nuk besonte se kishte një çelës për simbolet kineze. Por, duhet të ketë një arsye pse janë krijuar ashtu, edhe pse kalimi i kohës mund t’i ketë bërë të vështira për t’u deshifruar dhe të ketë sjellë parregullsi në to.

V. Kam marrë dy fjalorë të gjuhës së Uellsit. I pari nga Davies u botua në Londër më 1632 in fol. dhe më është dërguar me një gramatikë të botuar in 12 më 1621. Fjalori i dytë uellsian është nga Thom. Jones, botuar in 12 më 1688. Ai përkthen nga gjuha uellsiane në anglisht, por jo anasjelltas. Ndërsa Davies jep gjuhën uellsiane në latinisht dhe nga latinishtja në gjuhën uellsiane. Ende jam i bindur se të paktën gjysma e gjuhës uellsiane ka lidhje me gjermanishten, dhe se ajo është në njëfarë mënyre si greqishtja ndaj latinishtes. Gjermanishtja e vjetër përmbante mjaft fjalë që sot nuk i kuptojmë. Më duket se britanikët e lashtë kanë ardhur nga Gjermania, dhe se galët etj. kanë diçka nga gjuha e kimbrianëve dhe gjermanëve të lashtë, nga të cilët ka mbetur shumë pak, dhe se irlandezët janë pasqyrë e një migrimi më të hershëm të britanikëve të vjetër, të cilët gjithashtu kaluan detin. Kështu, irlandishtja është një formë edhe më e vjetër e keltishtes. Ka njerëz në Angli që po punojnë aktualisht për të shpjeguar gjuhën irlandeze dhe do të isha shumë kureshtar të di se çfarë do të nxjerrin. Davies citon një Dictionarium Britannico-Aremoricum, botuar në Paris me impensis Yvonis Quillevere, më 1521. Por, mjaft me këtë.

VI. I kërkova z. Cuper përshkrimin kinez, por ende nuk e kam marrë. Ai më foli për një holandez që kishte kaluar shumë kohë në Spanjë dhe shpresonte të mund të deshifronte alfabetin e lashtë spanjoll.

(Hanover, 24 qershor 1705)

I. Mbi gjuhën shqipe, II. Mbi gjuhët armene, koptike dhe gjeorgjiane etj., III. Mbi gjuhët e vendeve nën sundimin e Carit.

I. Meqë z. Hubener po kalon këtej, në kthimin e tij nga Holanda, i kërkova të sigurojë një dorëshkrim në Bibliotekën Mbretërore, të cilin po ua dërgoj përsëri me falënderime, dhe kam nderin t’ju shkruaj njëkohësisht. U gëzova shumë kur dëgjova që keni marrë një libër dhe një Fjalor të Gjuhës Shqipe. Nga ky fjalor shohim se si mund të ketë qenë gjuha e ilirëve të lashtë. Megjithatë, vërej se ka shumë fjalë latine në të. Attiyne për “Ati ynë” përputhet me gjuhët skite. Gjithashtu, duket se ka gjurmë të vogla fjalësh që i ngjajnë gjermanishtes, si seet për “tokë”, Enandeyenée për “të falësh”, dhe ndetekech për “në tundim”.

II. Do të bëheni së shpejti universal në linguistikë, Zotëri, pasi po zgjeroni njohuritë tuaja edhe mbi armenishten, e cila është mjaft e ndryshme nga gjuhët e tjera. E dini se i ndjeri z. Acoluthus mendonte se kishte gjetur një lidhje midis armenishtes dhe koptishtes, por besoj se kishte gabuar, dhe të paktën nuk më dha ndonjë provë bindëse kur më foli në Berlin. Ju tani do të mund të bëni një vlerësim më të mirë. Gjuha gjeorgjiane më është dukur më e pazakontë se armenishtja për shkak të shumësisë së mënyrave foljore që ka. Shpjegimi juaj për medaljet armene do të jetë i përshtatshëm si pjesë e Miscellanea-s sonë.

III. Këtu ndodhet një zotëri nga Moska, një i dërguar i Carit, i cili ndoshta do të qëndrojë për disa javë. E quan veten princ apo knjaz dhe është nga familja e vjetër Kurakin. Do të përpiqem ta bind të shkruajë në Kancelarinë e Moskës për të na siguruar mostra të gjuhëve të vendeve nën sundimin e Carit dhe të vendeve fqinje. Dhe, nëse keni ndonjë kërkesë, ju lutem më njoftoni sa më shpejt. Duke qenë vendas, ai mund të shkruajë më lehtë sesa të huajt që janë në shërbim të Carit, të cilëve u kam shkruar dhe folur, por pa sukses. Për të tjerat, mbetem i juaji etj.

(Hanover, 10 dhjetor 1709)

I. Mbi gjuhën shqipe, II. Gjuha gjeorgjiane, III. Vepra e Nestorit të Kievit, IV. Pagëzimi i dytë i latinëve ndër rusë etj., V. Origjina e fjalës Kozak.

I. Do të ishte ide e mirë që në shqip të bëhej dallimi midis atyre që janë fjalë amtare dhe atyre që janë të huazuara. Askush nuk mund ta bëjë më mirë këtë se ju, Zotëri. Megjithatë, do të doja t’ju jap mendimin tim për disa fjalë të kësaj gjuhe. Hunde pro naso, an dicemus antiquum Celticum esse? (hunde për “hundë” - a mund të themi se kjo është keltishte e lashtë?) dhe fjala gjermane “Hund” (qen) mund të ketë marrë emrin nga hunda, për shkak të aftësisë për të nuhatur, ashtu si Truye “troia” (dosa e egër) vjen ndryshe nga trogue apo truyn, që do të thotë “hundë” në galishten e lashtë dhe te galët modernë gjithashtu. “Hunting” [gjuetia] në anglisht ka një kuptim, por “hint” është një gjurmë apo tregues, që gjermanët modernë do ta quanin Spuhr. Pra, është e mundur që të gjitha këto rrjedhin nga rrënja Kunde “knowledge” [njohje], nga e cila vjen connoître (të dish) në frëngjisht dhe gnóoskein në greqisht (të njohësh). Do të arrija në përfundime të ngjashme me craha (krahu) në shqip, sepse Krebs apo crabbe (gaforre) është një kafshë me krahë, dhe Krallen (kthetra), krazzen “me gërvisht”, kriechen “me u zvarrit”, Kröte “bufo” (zhabë) duket se lidhen gjithashtu me këtë. Shkronja “k” në rrënjë shpesh shënon përkulje, ndërsa “r” një lëvizje, dhe krahët shpesh përshkruhen me kombinimin “cr”. Massa më duket se do të thotë “mish” në sllavisht. Kjo është bërë mix në shqip dhe mis në armenisht, që të dyja me kuptimin “mish”. Burri “maritus” (bashkëshort) mund të ketë lidhje me Braut (nuse), Bräutigam (dhëndër), Freia është perëndesha gjermane e dashurisë. Sa i përket gaforres, gaforreia në shqip, dyshoj se mund të ketë lidhje me Gafel, pra furca “pirun”. Çizmet që hungarezët i veshin zakonisht quhen citmes në Vjenë, me shqiptimin italian, pra tschismes. Duhet parë gjithashtu nëse ocrea nuk është e njëjta gjë me tschisme në hungarisht ose ndonjë vend fqinj, siç është në shqip. Fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që të mund të jetë huazuar nga gjuhët fqinje, por, meqë ju njihni të gjitha këto gjuhë, do të mund të kuptoni pse shqiptarët e quajnë kaun chau, dhe detin deet, “mulier” (grua) crue dhe “mirë” emir. Ndoshta deet vjen nga delt, pra thalassa etj.

(Hanover, 26 dhjetor 1709)

II. Me këtë rast, do t’ju lutesha, Zotëri, të më dërgoni lutjen Ati ynë në gjuhën epirote (shqipe) në një version interlinear dhe do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do të mund të shtonit edhe Besoj nëse është e mundur. Ju lutem gjithashtu të më dërgoni titujt e dy librave në këtë idiomë, përmasat dhe datën e vendin e botimit, sepse kjo gjuhë, që është pak e njohur, është e denjë për t’u studiuar. Do të përpiqem t’i gjej këta libra në Romë. Me ta janë zhgroposur monumentet e lashta nga themelet e Notre-Damit në Paris.

(Hanover, 28 dhjetor 1711)

... Alfabetet moderne evropiane rrjedhin nga latinishtja, përjashtuar dy alfabetet sllave: cirilik dhe të ashtuquajturin glagolitik. Disa autorë më vonë ua atribuojnë këto Shën Jeronimit, i cili ishte me origjinë ilire, por kjo është e rreme, sikur gjuha e lashtë ilire të ishte një lloj sllavishteje. Por, sllavët mbërritën vonë në Iliri, jo para epokës së Justinianit. Ilirët e lashtë ishin me origjinë kelte. Ata përdornin një gjuhë të afërt me gjermanishten dhe galishten. Është e qartë se mbetje të saj ruhen në gjuhën moderne, sidomos në atë të epirotëve, për të cilën kam parë mostra të botuara. Sot zakonisht e quajnë sllavishten “ilirike” sepse sllavët u vendosën në Iliri ...

(Vjenë, 13 janar 1714)

II. Një ditë në Berlin më dhatë një libër në gjuhën e epirotëve, i shtypur në Romë nga Propaganda Fide. Besoj se përmbante lutjen Ati ynë në atë gjuhë dhe e nxora. Por, nuk e gjej dot lehtësisht mes letrave të mia. A do të kishit mundësi, Zotëri, të ma dërgonit edhe një herë?

(Hanover, 24 mars 1715)

/Telegrafi/

_______________


[1] Gottfried Wilhelm Leibniz, Opera Philologica (Hildesheim: Georg Olms, 1989). Përkthyer nga frëngjishtja nga Robert Elsie.

Fjalët “kopile” - fjalor i të shkolluarve të pakënduar

7 October 2025 at 12:39


Nga: Rami Memushaj

Nuk ka gjuhë të botës që nuk merr fjalë nga gjuhët e fqinjëve apo të popujve të kulturave të mëdha. Janë nevojat e emërtimit të dukurive dhe të sendeve të reja që e bëjnë të domosdoshëm huazimin. Përderisa një gjuhë nuk ka fjalë të vetat për këto dukuri e sende, doemos që do t’i marrë hua nga të tjerët, të paktën derisa të krijojë fjalët e saj to. Por, krahas këtyre huazimeve të diktuara nga nevojat e komunikimit gjuhësor në rrafshin intelektual, në kohën e sotme po ndodh që, si pasojë e kontakteve të drejtpërdrejta ose virtuale me popuj dhe kultura të tjera, të futen në përdorim edhe fjalë që gjuha shqipe i ka tashmë, d.m.th. huazime të panevojshme. Këto gjuhësia i quan “huazime absolute” dhe gjuhëtarët këshillojnë që të shmangen nga përdorimi, sepse prishin natyrën e gjuhës.

Të tilla huazime të panevojshme janë edhe një varg fjalësh të huaja që sot kanë vërshuar në shtypin tonë të folur e të shkruar, sidomos në televizione. Këto fjalë të huaja, që po lënë në hije dhjetëra e dhjetëra fjalë të vetë shqipes, janë si një lloj çelësi kopil që hap shumë dyer. Prandaj, për analogji, po i quajmë “fjalë kopile”. Kemi zgjedhur këtë togfjalësh për të ndihmuar lexuesin ta kuptojë më lehtë objektin e këtij shkrimi dhe shqetësimin tonë për këtë dukuri tejet negative që ka marrë një përhapje të gjerë në ligjërimin e sotëm.

Ajo që e bën tepër shqetësues përdorimin e “fjalëve kopile”, është jo vetëm shtimi i numrit të përdoruesve të tyre, po depërtimi i këtyre fjalëve në të gjitha rrafshet e ligjërimit, duke përfshirë edhe nivelin më të lartë të tij, ligjërimin libror. Ato po përdoren në publicistikë, në tubime, në aulat akademike dhe në mediet audiopamore. Madje, kanë depërtuar edhe në vepra letrare të disa shkrimtarëve të rinj, që kanë filluar të shkruajnë pa kaluar më parë në shkollën gjuhësore të Fan Nolit, Jakov Xoxës, Ismail Kadaresë, Rexhep Qoses dhe të mjeshtrave të tjerë të shkrimit shqip. A do t’i shkruante një letrar i familjarizuar me këto fjalë të huaja vargjet e bukura të komedisë “14 vjeç dhëndër”: “Dhe djalën e parë/ e kam bërë nd’arë.../ Burri u mahnit,/ vjerra u çudit”, ku Çajupi përdor mjeshtërisht foljet sinonime për të dhënë shkallë të ndryshme të përjetimit të këtij rrëfimi të Tanës nga dy personazhet? Pikërisht këtu qëndron bukuria e ligjërimit - te sinonimet që shprehin ngjyrime të ndryshme kuptimore të dukurive dhe gjendje të ndryshme emocionore të njeriut, të cilat fjalët kopile i mjegullojnë e i rrafshojnë.

Si helmëza që mbyt jonxhën, edhe këto fjalë po i zënë frymën shqipes, duke helmuar leksikun dhe sintaksën e saj. Nga qindra syresh, sot kanë marrë të përhapur sidomos dy a tri duzina fjalësh që kanë hyrë së fundmi në shqipe ose që janë rikthyer nga syrgjyni i merituar, si: agravoj, agravim, i agravuar e agravues; alokoj, alokim, i alokuar; akses, aksesoj, i aksesuar, i aksesueshëm; benefit; disponoj, disponim, i disponueshëm; fokus, fokusoj, fokusim; impakt, impaktoj; investigoj, investigim, investigativ; live e direkt; realizoj, realizim e i realizuar; suport e suportoj; shok, shokoj, shokim, shokues e i shokuar; tentoj e tentim; total e totalisht etj. Siç do të shihet më poshtë, për secilën prej tyre gjuha jonë ka përgjegjëset e veta, madje për shumë prej tyre edhe vargje të tëra fjalësh.

Mendojmë se lexuesi do të arrijë ta kuptojë rëndësinë e problemit që po trajtojmë, duke u ndalur qoftë edhe vetëm në fjalët e mëposhtme, të cilat po i shoqërojmë edhe me pak shembuj për të kuptuar sa të panatyrshëm e bën ligjërimin shqip përdorimi i tyre.

Kështu, për akses shqipja ka fjalët: hyrje, qasje, mundësi, pranim, dalje, lidhje, pranim etj.; për aksesoj - hyj, lidhem, gjej, përdor, pranoj etj.; për i aksesueshëm - i arritshëm, i përdorshëm, i lejuar, i hapur, i kapshëm, i kuptueshëm, i mundshëm etj.:

“Çdokush që ka akses në internet”, “i afroi akses në literaturë profesionale”, “kushtet për akses të lirë në tregun e punës”, “në portalin zyrtar duhet të aksesojë çdo qytetar shqiptar”, “pse duhet të aksesojmë tregjet europiane?”; “nuk aksesojnë dot fondet e IPARD”, “kudo ku aksesojmë hapësira të mbyllura publike”, “mund të aksesohen lirisht”; “turizëm i aksesueshëm për të gjithë”, “a është i aksesueshëm ashensori?” dhe mijëra raste të tjera të përdorimit të këtyre fjalëve.

Për agravoj kemi fjalët rëndoj, thelloj, acaroj, përfundoj; për agravim - rëndim, acarim; për i agravuar - i rënduar, i acaruar; për agravues - rëndues, acarues.

“Debati agravoi”, “agravon në dhunë protesta”, agravimi im veçse rritej”, vendosi të sheshonte gjithë agravimin me D.”, “do vazhdojmë me hapa të agravuar”; “faktorë agravues”, “për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese”, “ka disa që janë të agravueshëm” (?!) etj.

Për suport kemi fjalët ndihmë, mbështetje, përkrahje; për suportoj - ndihmoj, mbështet, përkrah; duroj, përballoj etj.; për suportues - ndihmues, mbështetës, përkrahës; për i suportueshëm - i përballueshëm:

“Jeni suport për njëri-tjetrin”, “ofrohet suport financiar”, “suport psiko-social”, “të jepja suportin tim për Shqipërinë”; “suporton uljen e kileve të tepërta”, “doganat franceze kanë suportuar doganat shqiptare”, “e suportuar nga disa portale”, “nuk është akoma e suportuar”, “mbështetja dhe suportimi i çdo tipi”; “Gjermania është vendi i dytë suportues i OKB”, “gjithmonë suportues dhe mbështetës”, “shuhet gradualisht efekti i masave suportuese” etj.

Për shok kemi fjalët goditje, tronditje etj.; për shokoj - çudit, habit, mahnit, çmerit, emocionoj, lë pa mend, lë me gojë hapur etj.; trondit, hidhëroj, pikëlloj, helmoj etj.; për shokim - çudi, habi, mahnitje; tronditje, pikëllim, helmim etj. për i shokuar - i çuditur, i habitur, i mahnitur; i tronditur, i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar etj.; për shokues - tronditës, pikëllues, mahnitës, i çuditshëm etj.:

“Po përjeton shokun dhe tronditjen e thellë”, “si jetohet në një terminal pas shokut për këtë lajm”; “po shokohem me ty”, “shqiptarja që ka shokuar botën”, “i shokuar shpërthen në lot”, “jemi të shokuar, nuk e duam këtë luftë”, “të shokuar dhe të tmerruar”; “moment shokues i ndarjes nga jeta”, “humbje shokuese”, “pyetje shokuese”, “fitore shokuese”; “imagjino shokimin tim”, “kjo solli shokim të politikës”, “shokimi ynë është ulëritës” etj.

Këto fjalë mungojnë në fjalorët e shqipes, me përjashtim të fjalës shok dhe rrjedhojave të saj, që në fjalorët e fundit të gjuhës shqipe janë përfshirë të gjitha. Kjo fjalë ka çarë rrugë si term në mjekësi dhe në psikologji, duke marrë edhe kuptim të figurshëm. Po përse duhet të hyjë në fjalor e gjithë çerdhja e saj, kur as si folje, as si mbiemër nuk sjell gjë të re? Nëse është marrë si kriter frekuenca e përdorimit, ky kriter jo gjithnjë mund të përbëjë arsye për përfshirjen e një huazimi në fjalor kur ai nuk sjell kuptime të reja në gjuhë. Kjo është arsyeja pse në fjalorë të gjuhëve të mëdha të Europës ka hyrë ose vetëm emri shock, si në fjalorin akademik të gjuhës spanjolle dhe në rusishte, ose vetëm mbiemri shocking, si në frëngjishte e rumanishte, ose emri shock dhe mbiemri shocking, si në gjermanishte, pra jo e gjithë çerdhja e kësaj fjale të anglishtes.

Arsyeja e përdorimit të fjalëve kopile është kryesisht kultura e mangët gjuhësore, mosnjohja e leksikut abstrakt të gjuhës sonë, karakteristike për njerëz që kanë lexuar pak letërsi shqipe. Ata që i hedhin në qarkullim të parët këto fjalë - folësit televizivë, gazetarët dhe politikanët - ua dinë kuptimet nga gjuha e huaj që zotërojnë. Ata janë individë që kanë jetuar gjatë jashtë a që janë shkolluar në Perëndim dhe që për këtë shkak nuk e njohin mirë leksikun abstrakt të shqipes, ose njerëz të shkolluar në vend, po që kanë mësuar më mirë gjuhët e huaja në kurset ku i kanë çuar prindët, sesa gjuhën shqipe, që e kanë bërë si lëndë mësimore të paktën 12 vjet në shkollë. Por, ka edhe nga ata që e njohin mirë leksikun e shqipes, po i përdorin këto fjalë për snobizëm apo për t’u hequr si të dijshëm. Të ndikuar prej këtyre dhe televizionit, i përdorin edhe folës me pak shkollë. Kështu, mund të dëgjosh një zonjë të thotë “jam shokuar”, “nuk e suportoj dot” ose një të moshuar të thotë “nuk kam akses” etj.

Megjithatë, edhe për ata që njohin gjuhë të huaja, edhe për ata që nuk dinë gjuhë tjetër veç shqipes, përdorimi nga folësi i fjalëve “kopile” sjell paqartësi e pakuptueshmëri të mesazhit që u kumtohet, pa folur për rrafshimin e ngjyrimeve kuptimore dhe emocionore që përcjellin fjalët e burimit shqip. Në këtë mënyrë, prodhohen fjali që “gëlltiten” pa i tretur mirë, pa ua marrë vesh kuptimin e saktë, duke rezultuar në një ligjërim të vagët dhe pa shije e pa hije, në një ligjërim të “drunjtë”.

Tregojnë në formë anekdote se 70 vjet më parë një oficer i shkolluar në Rusi gjatë stërvitjes u thoshte ushtarëve: “Do të rrethojmë këtë kvartall”. E kishte fjalën për “bllok” (pjesë e një lagjeje), po oficeri nuk e dinte se shqipja kishte një fjalë për këtë objekt, kështu që përdorte fare natyrshëm fjalën ruse. Mirëpo, ushtarët, të cilët nuk dinin rusisht, s’e merrnin vesh çfarë u thoshte oficeri dhe nuk lëviznin. Mu këtij oficeri i ngjajnë sot shumë folës të radios e të televizionit, por edhe të tjerë që përfshihen në ligjërimin publik.

Pra, pasoja e parë negative e përdorimit të fjalëve kopile është se nuk kuptohet mesazhi që synohet të përcillet prej tyre. Po, përtej vlerësimit subjektiv, çka e bën tepër shqetësuese këtë dukuri që ka marrë përhapje të gjerë, janë pasojat e shumëfishta negative të përdorimit të fjalëve kopile. Kuptimi i fjalive ku përdoren këto fjalë, në mjaft raste rroket me vështirësi, sepse lexuesi a dëgjuesi nuk e kanë kuptimin e fjalës të ngulitur në tru si për fjalët e tjera të shqipes dhe nuk i gjejnë këto fjalë as në fjalorët e shqipes. Si rrjedhim, ata i referohen kontekstit, duke harxhuar kohë dhe energji mendore për të nxjerrë një kuptim të vagullt të tyre. Si rrjedhim, kemi fjali që nuk arrijnë të shprehin as atë që do të thotë folësi, as atë që duhet të përkapë bashkëbiseduesi, për shkak të kuptimit të mjegullt të vetë këtyre fjalëve në shqipe, gjë që nuk do të ndodhte, po të përdoreshin fjalë të brumit të shqipes.

Ana tjetër negative e përdorimit të fjalëve “kopile” është se e rrudh shumë inventarin e fjalëve të fjalorit aktiv që përdoren në të folurit e përditshëm. Po, me kalimin e kohës, një praktikë e tillë, nëse do të depërtojë edhe në letërsinë artistike, që është kulla e fundit e sintaksës, ka për të nxjerrë jashtë përdorimit fjalët e shqipes, duke i syrgjynosur ato në fjalorë, si në një arkiv ku nuk hyn kush. Dhe në këtë mënyrë do t’u japim shkas edhe pohimeve se shqipja është gjuhë e përzier.

Dëmi tjetër i madh që i sjell shqipes përdorimi i fjalëve kopile, është në fushën e sintaksës. Sepse fjalë të tilla bartin në shqipe edhe strukturat e gjuhëve nga janë marrë, dmth. sintaksën e gjuhëve të huaja. Po sjellim si shembull fjalën akses dhe rrjedhojat e saj. Në gjuhën e vet të origjinës ky emër lidhet me shprehjen parafjalore to something “në diçka”, p.sh. “(have) access to internet”. Këtë strukturë të anglishtes ky emër e bart edhe në shqipe: “(kam) akses në internet”, si në fjalinë: “Rreth 50% e popullatës është pa akses në internet”, kuptimi i së cilës shqip mund të jepet shkurt: “Rreth 50% e popullatës është pa internet” (ose “nuk ka internet”). Edhe më larg shqipes janë fjali të tilla, si: “aktualisht të gjithë banorët kanë akses në rrugën kombëtare”, në vend që të thuhet “aktualisht, të gjithë banorët e përdorin rrugën kombëtare” etj.; ose “qytetarët kishin akses në muzikën e huaj...”, në vend të: “qytetarët dëgjonin muzikë të huaj...” etj.

Ashtu si emri, edhe folja access, që në anglishte kërkon një emër kundrinë: access the market, këtë strukturë e ruan edhe në shqipe: “aksesoj tregun”, duke u përftuar kështu një ndërtim hibrid që të vret veshin. Domethënien e këtij togu fjalësh shqipja e jep fare natyrshëm me togun “hyj në...” Kështu që, në vend të fjalisë “Greqia do të aksesojë... tregjet”, mund të thuhet shqip “Greqia do të hyjë ... në tregjet”, ku folja “hyj” e shqipes merr një emër me parafjalë.

Në vend që të pyesim “A është i aksesueshëm ashensori?”, që është si të zësh veshin e djathtë me dorën e majtë, mund të themi shkurt “A punon ashensori?” Ose një fjali e tillë e alambikuar, si: “Vetëm duke i bërë të drejtat e njeriut më të aksesueshme, shoqëria bëhet më e fortë”, mund të thuhet thjesht e shkurt shqip “Vetëm duke respektuar të drejtat e njeriut shoqëria bëhet më e fortë”.

Pra, një fjalë e huazuar nga një gjuhë e huaj bart me vete edhe skemat e lidhjeve të saj me fjalë të asaj gjuhe dhe këto skema ia imponon edhe shqipes, çka rezulton në ndërtime të panatyrshme si këto më sipër. Fjalitë “shallvaregjera” që ndërtohen me këto struktura të huaja kanë kuptime të errëta, pa folur për ngjyrimet kuptimore e emocionore, që u mungojnë. Ato e shëmtojnë frazën shqipe, duke ia humbur asaj bukurinë që i japin strukturat e veta sintaksore.

Nga çdo anë që ta shohësh këtë çështje, përdorimi i fjalëve kopile infekton fjalorin e shqipes, po edhe strukturën e saj sintaksore me skema ndërtimesh të huaja, që përzihen me strukturat sintaksore vetjake të gjuhës sonë dhe, madje, dalëngadalë i zëvendësojnë ndërtimet origjinale të gjuhës sonë. Kjo shpie në përdhosje të shqipes, të kësaj pasurie të madhe që na ka ruajtur si një popull i veçantë i Ballkanit.

Sikur përdorimet e “fjalëve kopile” të ishin sporadike, kjo nuk do të përbënte kurrfarë rreziku për gjuhën tonë. Po puna është se këto fjalë kanë një frekuencë të lartë në ligjërimin e shkruar e të folur (vetëm akses dhe fjalët që rrjedhin prej saj, hasen në mbi 5 mijë raste në një korpus të shqipes prej 160 milionë fjalësh).

Kjo denduri e lartë e huazimeve të tilla kërkon që përdorimit të tyre t’i vihet fre. Institucionet shkencore që merren me gjuhën shqipe duhet të reagojnë. Akademia franceze boton çdo vit listën e fjalëve të reja që hyjnë në gjuhën frënge, që është edhe një miratim zyrtar i përdorimit të tyre. Akademitë tona këtë gjë nuk e bëjnë dot, sepse nuk kanë korpus elektronik të shqipes siç kanë francezët. Po të paktën një listë me “fjalë kopile” që duhet të shmangen, mund t’u dërgohej elektronikisht redaksive dhe institucioneve. Ky do të ishte një shërbim i mirë për të ruajtur sadopak pastërtinë e gjuhës sonë. /Gazeta “ExLibris”/

Konflikti i interesit/ Miratoi librin e saj si tekst shkollor, jep dorëheqjen drejtuesja e AKAP

26 September 2025 at 14:47

Rezarta Alla nuk do të jetë më drejtoresha e përgjithshme në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se ditën e djeshme ajo ka qenë e detyruar për të paraqitur dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin pas denoncimit për konfliktin e interesit që kishte duke shitur në pozicionin e drejtueses arsimore […]

The post Konflikti i interesit/ Miratoi librin e saj si tekst shkollor, jep dorëheqjen drejtuesja e AKAP appeared first on BoldNews.al.

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

26 September 2025 at 07:34


Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua "Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët", në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx.

I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht.

Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është fryt i një pune shumëvjeçare të drejtuar kryesisht nga udhëheqësi i komunitetit Mark Gjonaj dhe veprimtarja, mësuesja, dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Drita Gjongecaj, raporton illyria.com.

Shkolla PS/MS 108 në Bronx është streha e këtij programi që po fillon me një klasë në moshën e kopshtit parashkollor dhe do të rritet vit pas viti duke pasur nga një klasë për fëmijët shqiptarë në çdo nivel shkollimi.

Në ceremoninë historike që u mbajt në mëngjesin e 25 shtatorit 2025 mori pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjonaj dhe Gjongecaj prezantuan miqtë nga atdheu me drejtoreshën e shkollës, Stephanie Mustafa, por edhe me figura të larta të sistemit shkollor në New York si Superintendentja Cris Vaughan, Senatoren e Shtetit Nathalia Fernandez dhe Anëtarin e Asamblesë John Zaccaro Jr. për distriktin ku ndodhet shkolla.

Përpara ceremonisë, Presidenti Begaj vizitoi klasën ku do të mësojnë vogëlushët shqiptarë, u takua me ta dhe me mësuesen e tyre si dhe u shpërndau në mënyrë simbolike disa nga librat që kishte sjellë me vete Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati.

Në hyrje të sallës së madhe ku u mbajt ceremonia, Presidenti Begaj dhe Ministrja Gërvalla firmosën sipas traditës stendat me fotografitë e tyre që u uronin mirëseardhjen.

Salla ishte zbukuruar me tullumbace që kishin ngjyrat e flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe plot simbole të tjera kombëtare, flamuj amerikanë, shqiptarë e të Kosovës.

Salla ishte plot me fëmijë dhe prindër të zonës përreth

Në fillim të ceremonisë u lexuan emrat e fëmijëve që po hyjnë në histori si nxënësit e parë të këtij programi kalimtar dygjuhësh, për të siguruar që asnjë fëmijë shqiptar të mos diskriminohet apo të mbetet mbrapa sepse nuk di anglisht apo se familja nuk ka mundësi financiare që ta shkollojë privatisht. Ky program siguron një 'kalim të përshkallëzuar' duke ia ofruar mësimet në të dy gjuhët, duke ia lehtësuar kalimin nxënësve në gjuhën angleze.

Në fjalimin e tij me këtë rast, Gjonaj falënderoi të gjithë të ftuarit e nderit, sidomos drejtoreshën e shkollës, Mustafa, dhe veprimtaren Drita Gjongecaj për kontributin e tyre në vite që ky program të bëhej realitet.

“Kur Drita Gjongecaj erdhi dhe më foli për këtë ide, në 2013 unë i dhashë arsye se pse nuk mund të realizohej. Nuk kemi aq shumë fëmijë si numër, nuk ka interes, nuk ka fonde, e të tjera. Por ka rëndësi në këto çështje kur punon me njerëz që nuk pranojnë fjalën “jo” dhe vijojnë deri sa ia arrijnë qëllimit”, tha ai.

Gjonaj vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të shumë miqve të shqiptarëve në bashki dhe pushtetin lokal që ndihmuan që ëndrra të bëhej realitet.

Presidenti Begaj hapjen e programit dygjuhësh e vlerësoi si “një moment shumë të bukur dhe emocional”.

Ai nënvizoi se duke u dhënë mundësi fëmijëve që të mësojnë në gjuhën shqipe u japim atyre dhuratën e gjuhës, u japim rrënjë.



Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli si prind që ka rritur fëmijë në emigracion, sesi gjithmonë e ka menduar se çfarë duhej bërë që fëmijët e saj të mos rriteshin vetëm si gjermanë të mirë por edhe si shqiptarë, ndonëse në një vend tjetër, mes një kulture tjetër.

Ajo shprehu admirim për këtë program që e gërsheton bukur traditën me përfshirjen në atdheun e ri.

Duke iu drejtuar fëmijëve që dëgjonin të hutuar fjalimet, ajo u tha se mbase po mërziten dhe nuk e kuptojnë se çfarë rëndësie ka ky moment për komunitetin dhe kombin, por do të vijë një ditë dhe do ta kuptojnë dhe do të jenë krenarë që ishin pjesë e klasës së parë dygjuhëshe.

Një vizitë surprizë ishte ajo e kongresistes demokrate, Alexandria Octavia-Cortez, e cila uroi dhe përshëndeti komunitetin shqiptar për këtë arritje.

"Edhe unë jam rritur në New York si fëmijë me prindër portorikanë që kishin spanjishten si gjuhë të parë", tha ajo.

Ajo tha se pesha e mësimit të gjuhës nuk duhet të mbetet e gjitha në kurriz të prindit, por duhet të ndihmohet nga shteti pikërisht se si po ndodh në këtë rast.

Ndërkaq, Drita Gjongecaj e cila përshkroi rrugën që kishin ndjekur për të arritur deri aty dhe premtoi se ky program është vetëm fillimi.

“Ky hap i madh ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar: ai jo vetëm që ruan dhe forcon gjuhën amtare te brezat e rinj, por gjithashtu rrit prezencën dhe identitetin tonë kulturor në një nga sistemet më të mëdha arsimore në botë. Si nismëtare e këtij projekti, jam e bindur se kjo është vetëm pika e parë e një rruge të gjatë. Synimi ynë është që ky model të shtrihet në shkolla dhe lagje të tjera të Nju Jorkut, duke i dhënë mundësi sa më shumë fëmijëve shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, krahas zhvillimit akademik në anglisht”, tha ajo.

Begaj: Shkolla unike anglisht-shqip e Nju-Jorkut, urë lidhëse mes brezave

25 September 2025 at 19:12

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi sot një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të Nju-Jorkut, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.

Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh, që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare.

“Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, u shpreh Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe senatores së kësaj zone, ndërsa shprehu mirënjohje për nismëtarët e kësaj shkolle dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që mbajnë gjallë identitetin e tyre.

/m.q/r.e/a.f/

The post Begaj: Shkolla unike anglisht-shqip e Nju-Jorkut, urë lidhëse mes brezave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

24 September 2025 at 17:11

Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore. Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, zyrtarë publikë që janë autorë teksti. Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi […]

The post Konflikt interesi/ Si zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore appeared first on BoldNews.al.

Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

By: Kult Plus
5 September 2025 at 16:20

Përmeti feston sot ditën e teqes së Frashërit, një nga monumentet me vlera kulturore dhe historike në vendin tonë.

Teqeja e Frashërit nuk lidhet vetëm me bektashizmin, por mbi të gjitha me përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe pasi përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit.

Kjo teqe, me një histori gati dy shekuj e gjysmë, ka qenë dhe mbetet një vatër e rëndësishme besimi, por dhe një vatër e shquar atdhetare.

Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit dhe në 1908 u hap shkolla e parë shqipe nga baba Alushi në të cilën u mësua gjuha shqipe dhe ku u edukuan rilindasit.

Përveç vlerave shpirtërore për besimtarët bektashianë, ky monument kulture që e mori këtë status në vitin 1973, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ky monument kulti përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta, të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një muri.

Ndërtesa e sipërme ka formën e shkronjës “L” dhe përbëhet nga tre ambiente: “Kafe Oxhaku”, “Ashefi”, “Furra e Bukës” ndërsa ndërtesa e poshtme është pjesërisht dykatëshe dhe aty ndodhet “Mejdani”, vendi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe shkolla bektashiane./atsh/KultPlus.com

116 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

2 September 2025 at 07:54

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ 116 vjet më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar.

Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj.

Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor dhe përhapjen e mëtejshme të arsimit në gjuhën shqipe. Kongresi parashtroi edhe nevojën e krijimit të një shkolle të mesme në Elbasan.

Kongresi i Elbasanit, në rrugë demokratike zgjodhi kryetar Dervish Biçakçiun, si dhe nënkryetar Mit’hat Frashërin. Ndërsa shkrues të Kongresit u caktuan Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima. Kongresi i Elbasanit mori një sërë vendimesh të pasqyruara në Aktin e Vendimeve të Kongresit, prej 15 pikash si dhe miratoi dhe rregulloren e klubeve dhe shoqërive patriotike.

Në vendimet e këtij kongresi theksohet se Shoqëria “Përparimi”, që do të krijohej në Korçë, kishte për detyrë të financonte mbajtjen e Shkollës Normale (e hapur më 1 dhjetor të 1909), me ndihmat që do të grumbulloheshin, do t’u jepte ndihmë shkollave shqipe ekzistuese, do të orientonte çeljen e shkollave të rejave në shumë vise të vendit, si dhe futjen e mësimit shqip në të gjitha shkollat e huaja që ekzistonin. Jo rastësisht për mbajtjen e kongresit të arsimit u zgjodh qyteti i Elbasanit.

Ishin traditat e shkëlqyera patriotike, arsimore e kulturore dhe figurat e spikatura të Rilindjes Kombëtare të këtij qyteti që ndikuan në zgjedhjen e tij. “Njerëzia e Elbasanit jo vetëm tani, por edhe në kohët despotike, ishin quar për dashurinë e tyre për gjuhën shqipe”, shkruante Mit’hat Frashëri në ditarin e tij.

Kongresi i Elbasanit i dha një shtytje të re lëvizjes për shkollën dhe për arsimin kombëtar në përgjithësi. Të mbështetur në vendimet e tij, atdhetarët shqiptarë ngritën në Korçë, më 20 shtator 1909, Shoqërinë qendrore shkollore “Përparimi”, në kryesinë e së cilës u zgjodhën atdhetarët e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenë Kosturi e Mihal Gramenoja.

Shkolla shqipe u hapën në këtë periudhë pas Kongresit të Elbasanit edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të shtatorit u bë në Korçë përurimi i shkollës së riorganizuar të djemve (i Mësonjëtores së Parë Shqipe të vitit 1887), çelur qysh në pranverën e vitit 1909, e cila ishte një nga shkollat më të plota me pesë klasa dhe pesë mësues. Në tetor u hapën shkolla shqipe në Progër, në Cukaj të Martaneshit, në Verlen të Bilishtit, në Margëllëç, ndërsa në muajin dhjetor u çel shkolla shqipe në Negovan (nën drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe në fshatin Koshtan të Tepelenës.

Jehona e Kongresit të Elbasanit

Punimet e Kongresit të Elbasanit patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Kalendari “Korça”, në titullin “Kongresi i Elbasanit”, shkruante se “ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset. Me vendimet që mori e la emrin e tij të pa vdekur nëpër faqet e historisë sonë”. Ndërsa e përkohshmja “Italia për të huajt” (L’Italia al estero) do të theksonte se “në Elbasan u mbajt një kongres i madh, ku morën pjesë shqiptarë të shkëlqyer, me qëllim që të vënë në udhë të gjitha ato që janë të nevojshme për përparimin dhe paqen e Shqipërisë”.

Punimet dhe vendimet në rrafshin kombëtar të Kongresit të Elbasanit, përbëjnë vlerë dhe kontribut në drejtim të përhapjes së arsimit, gjuhës amtare e kulturës kombëtare.

/r.e/

The post 116 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌