Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin

By: Brisi
28 December 2025 at 14:59

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]

The post Plas sherri në familjen në Korçë/ Dy vëllezër përleshen me njëri tjetrin appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje, dy gra të keqtrajtuara

23 December 2025 at 08:33


Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje, ndaj dy viktimave femra, nënës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:30, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy familjaret e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e rendit dhe drejtësisë. /Telegrafi/

Policia e Ferizajt ndërhyn pas një rasti dhune dhe armëmbajtjeje të paautorizuar

17 December 2025 at 18:50


Njësitet policore në Ferizaj raportuan një rast të dhunës në familje, si dhe të mbajtjes në mënyrë të paautorizuar të një arme zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, pas një mosmarrëveshjeje verbale mes një gruaje dhe bashkëshortit të saj, e cila përfundoi me ofendime dhe goditje ndaj saj.

Gjatë hetimeve, Policia konstatoi se në banesë ndodhej një pistoletë, e cila dyshohet të jetë në posedim të paautorizuar nga i dyshuari, një mashkull 42-vjeçar. Njësiti i Hetimeve sekuestruar armën dhe 15 fishekë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është inicuar rast penal ndaj të dyshuarit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Telegrafi/


Nga frika te fuqizimi/ Çfarë i “pret” gratë pas raportimit të dhunës në familje?

By: Brisi
1 December 2025 at 21:54

Në ndërtesën katërkatëshe të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë, ditët nisin ngjashëm. Gratë e strehuara atje bëhen bashkë për të gatuar mëngjesin për vete dhe fëmijët e tyre. Por, këto gra, që i bashkon e kaluara – të gjitha i kanë mbijetuar dhunës nga bashkëshortët e tyre – nuk ndjekin më vonë përditshmërinë […]

The post Nga frika te fuqizimi/ Çfarë i “pret” gratë pas raportimit të dhunës në familje? appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person në Rahovec – ushtroi dhunë vazhdimisht ndaj viktimës

1 December 2025 at 09:25


Policia ka arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas raportit policor, tek viktima nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës fizike, ndërsa ajo ka refuzuar tretmanin mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë. /Telegrafi/

Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

29 November 2025 at 08:36


Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se "prindërit kanë pësuar dhunë fizike dhe psikike nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar".

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/


Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi

By: Brisi
28 November 2025 at 21:11

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do […]

The post Incest, dhunë dhe varfëri ekstreme/ Historia tronditëse e familjes nga Librazhdi appeared first on BoldNews.al.

I mbuluar me të nxira e djegie/ E rëndë në Berat, njerka dhunon brutalisht 15-vjeçarin me autizëm

By: Brisi
25 November 2025 at 21:09

Historia që vjen në emisionin “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur një familje prej pesë anëtarësh u shpërbë nga varfëria, emigrimi dhe lufta për mbijetesë e një nëne me një djalë 15-vjeçar me autizëm. Babai, Eduard Shano, qëndronte prej vitesh në Greqi, kurse gruaja e tij […]

The post I mbuluar me të nxira e djegie/ E rëndë në Berat, njerka dhunon brutalisht 15-vjeçarin me autizëm appeared first on BoldNews.al.

Nënë e bijë rrahën mes vete në Podujevë, intervenon policia

22 November 2025 at 08:36


Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të ndodhur paraditen e së premtes, rreth orës 11:40, në Podujevë, ku janë arrestuar dy të dyshuara – një nënë dhe vajza e saj e mitur.

Sipas policisë, pas një fjalosjeje mes tyre, situata ka degraduar në konfrontim fizik.

E mitura ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyja palët janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, të dyja të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Babë e bir rrihen mes vete në Gjakovë, dërgohen në mbajtje

20 November 2025 at 10:29


Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë, ku babë e bir janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, saktësisht rreth orës 23:00.

“Gjakovë 19.11.2025 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Arrestohet një person në Ferizaj për dhunë në familje

9 November 2025 at 10:27


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00.

Viktima, një grua kosovare, ka pranuar trajtim mjekësor pas incidentit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin “Dhunë në familje” janë duke vazhduar. /Telegrafi/

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

By: Ela
30 October 2025 at 09:52

Policia në Malësinë e Madhe ka arrestuar një 58-vjeçar të dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari. Në pranga i vu shtetasi Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi […]

The post I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me thikë

30 October 2025 at 08:39


Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 ku i dyshuari mashkull kosovar kishte përdorur një thikë kuzhine për ta frikësuar viktimën.

Gruaja ka marrë trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së saj të shqetësuar pas incidentit.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”. /Telegrafi/

Dyshime për dhunë në familje, arrestohet një zyrtar policor në Prizren

20 October 2025 at 12:34


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit thuhet se IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje.

"Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë", thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /Telegrafi/

Brenda një jave, 48 raste dhune në familje trajtohen nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave

26 September 2025 at 11:47


Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 53 raste për një javë (19.09.2025-26.09.2025).

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar 48 raste dhunë në familje, një rast vrasje në tentativëm një rast vrasje dhe shumë të tjera.

“2 raste – tentim dhunim; 1 rast – shkelja e KUM-it; 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë; 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME); 1 kërkesë për vazhdim të UM-së nga pala; 21 aktvendime të aprovuara; 80 seanca gjyqësore; 18 seanca në Prokurori; 88 këshilla juridike; 17 aktgjykime dënuese; 3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima; 2 raste – përfaqësim i rastit në polici; 1 rast – përfaqësim i rastit në strehimore; 6 raste – referim i rastit në ANJF”, thuhet në njoftim.

Ushtroi dhunë psikike ndaj vajzave, arrestohet burri nga Klina

21 August 2025 at 09:35

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej tyre e mitur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Klinës.

Sipas autoriteteve, pas intervistimit dhe grumbullimit të provave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

The post Ushtroi dhunë psikike ndaj vajzave, arrestohet burri nga Klina appeared first on Telegrafi.

Sulmoi një grua, nipi i Jack Nicholson arrestohet për dhunë në familje

By: gaze tare
8 August 2025 at 10:39

Nipi më i madh i Jack Nicholson, Sean Norfleet, po përballet me një akuzë për dhunë në familje pasi u arrestua në Los Angeles.

Sipas një raporti nga The Sun, producenti 29-vjeçar i muzikës, i njohur si Cutter Mattock, dyshohet se sulmoi një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, dhe u arrestua po atë ditë. Sipas raportit, Norfleet u lirua me kusht dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 26 gusht. Nëse dënohet, ai përballet me deri në katër vjet burg.

Edhe pse Norfleet nuk ka të kaluar kriminale, çështja ka shkaktuar trazira për shkak të lidhjes së tij familjare me Nicholson. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles tha se “nuk do të publikohet asnjë foto e arrestimit”.

Sean Norfleet është djali i Jennifer Nicholson, vajzës së aktorit fitues të çmimit Oscar, dhe ish-bashkëshortit të saj Mark Norfleet, me të cilin ajo ishte e martuar nga viti 1997 deri në vitin 2003. Edhe pse ai përdor publikisht emrin Sean Knight Nicholson, ai njihet me mbiemrin e babait të tij, Norfleet. Partnerja e fundit e njohur e Norfleet ishte Elizabeth Lawler, por ai nuk ka postuar për të në rrjetet sociale që nga qershori i vitit 2024.

The post Sulmoi një grua, nipi i Jack Nicholson arrestohet për dhunë në familje appeared first on iconstyle.al.

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

By: M C
24 June 2025 at 23:26

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, të moshës katër dhe nëntë vjeç.

Ajo rrëfen se është ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë, pasi ai nuk e lejonte të praktikonte fenë islame dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Pas largimit nga banesa familjare, fillimisht fëmijët qëndruan me të. Por një muaj më vonë, ish-burri i mori me pretekstin e një takimi dhe nuk ia ktheu më. Qytetarja tregon se, ndonëse kërkoi zyrtarisht masë të përkohshme kujdestarie në Gjykatën e Tiranës, kërkesa e saj u refuzua.

Ndërkohë, të dyja palët kanë marrë urdhër mbrojtjeje, por sipas saj, nuk është kryer asnjë vlerësim psikologjik dhe gjykata ka vendosur që nëna t’i takojë fëmijët vetëm një ditë në javë – të premten.

Ajo shprehet se është e dëshpëruar, pasi nuk i sheh fëmijët shpesh, dhe kërkon që institucionet të ndërhyjnë për të rishikuar vendimin e kujdestarisë. Zonja ka denoncuar gjithashtu gjuhën fyese dhe kërcënuese të përdorur nga ish-burri, për të cilën thotë se ndikon negativisht edhe mbi fëmijët.

“Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.

Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.

Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.

Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.

Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.

Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.

Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.

Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?

Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?

Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?

Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.

Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?

Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.

Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.

Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?

Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.

Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.

Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?

Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.

Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.

Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.

“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.

The post “Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi appeared first on Albeu.com.

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual

By: Elva
22 June 2025 at 11:06

Dy shtetas janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë: F. G., 34 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. M. Gj., 48 vjeç, u arrestua për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. E. M., 40 […]

The post Dy të arrestuar për dhunë në familje në Tiranë, adoleshenti në kërkim për ngacmim seksual appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

6 June 2025 at 19:52

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Osek Pashë të Komunës së Gjakovës, nën dyshimet për ushtrim të dhunës psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij, tek i cili janë konfiskuar edhe armë.

Gjatë hetimeve lidhur me këtë rast të dhunës në familje, policia ka siguruar informacione shtesë që çuan në dyshimin se i njëjti posedonte armë pa leje.

Si rezultat, është kryer një kontroll në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë, si dhe një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është hapur rast penal për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

The post Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Telegrafi.

❌
❌