Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të njohur amerikan Charlie Kirk, i cili u vra disa muaj më parë ka shpallur mbështetjen e saj për zëvendëspresidentin JD Vance për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. “Ne do ta bëjmë mikun e bashkëshortit tim, JD Vance, presidentin e 48-të të Shteteve të Bashkuara, në mënyrën më bindëse të […]
Pretendimi: Komentatorja politike amerikane Candace Owens ka zbuluar komplotin sekret të bashkëshortes së komentatorit politik Charlie Kirk
Verdikti: Mungon konteksti
——————————————————-
Vrasja e komentatorit konservator Charlie Kirk në shtator 2025 ka provokuar një valë teorish konspirative që duket se janë përhapur dhe në rrjetet sociale shqipfolëse. Postimet pretendojnë se komentatorja konservatore Candace Owens ka zbuluar komplotin sekret të Erika Kirk, bashkëshortes së Kirk, për të hequr qafe këtë të fundit.
Megjithatë, postimi i mësipërm nuk sjell ndonjë provë, burim apo referencë për të vërtetuar këtë pretendim të jashtëzakonshëm.
Ai përmban një lidhje që të drejton tek një artikull në anglisht, i cili pretendon se ekziston një video ku Erika Kirk flet për mënyrën se si do t’i zërë pritë bashkëshortit të saj. Megjithatë, kjo video nuk paraqitet në artikull.
Artikulli gjithashtu pretendon se dalja e kësaj video ka bërë që Erika Kirk të zhduket nga skena publike, duke mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjete sociale. Kjo është qartazi e pavërtetë. Rrjetetsociale të Erika Kirk mbeten aktive, ndërsa më 22 nëntor ajo u intervistua nga gazetarja Megyn Kelly drejtpërdrejt përpara një publiku.
Sa i përket pretendimeve të Candace Owens, ajo ka sugjeruar se versioni zyrtar i vrasjes së Charlie Kirk ishte i paplotë dhe se aktorë të fuqishëm mund të ishin të përfshirë.
Owens e akuzoi Erika Kirk si personin që pranonte historinë e thjeshtë dhe pretendoi se organizata Turning Point (TPUSA) miratoi një plan që mbronte personat e brendshëm në vend që të ndiqte transparencë të plotë.
Megjithatë, në 7 nëntor 2025, vetë Candace Owens iu kundërpërgjigj komentatorit Ben Shapiro pasi ai e akuzoi atë se kishte thënë se Erika Kirk, gruaja e të ndjerit Charlie Kirk, ishte pas vdekjes së burrit të saj.
Owens e quajti Shapiron gënjeshtar dhe tha se ai kishte sajuar pretendime të rreme për të. “Ai tha se unë e akuzova Erika Kirk për vrasjen e Charlie Kirk. Kjo është e sajuar nga hiçi”, shkroi Owens në Twitter.
Pretendimi: Një film i vitit 1998 parashikoi vrasjen e komentatorit amerikan Charlie Kirk
Verdikti: Mungon konteksti
———————————————-
Në rrjet po qarkullon pretendimi se një film i vitit 1998 i quajtur Snake Eyes parashikoi apo paralajmëroi vrasjen e komentatorit konservator Charlie Kirk në shtator 2025. Kjo ngjashmëri sillet si një argumentim për një komplot të organizuar apo edhe teorinë e inskenimit të vrasjes së Kirk.
Si provë për këtë, ofrohet fakti se “personazhi kryesor i [filmit] quhet Charlie Kirkland dhe në film ai vritet nga një djalë me emrin Tyler më 10 shtator. ”
Disa nga spekulimet rreth Snake Eyes bazohen në paralele reale midis filmit dhe vrasjes së Kirk. Për shembull, në film, emri i viktimës, Charles Kirkland, i ngjan atij të Kirk. Ashtu si Kirk, Kirkland i filmit qëllohet në qafë.
Një nga personazhet e përfshirë në komplotin e filmit është një boksier i quajtur Lincoln Tyler. Mbiemri i personazhit ishte i njëjtë me emrin e të dyshuarit në vrasjen e Kirk, Tyler Robinson.
Postimi pretendon se vrasja në film ndodhi më 10 shtator, të njëjtën ditë me vdekjen e Charlie Kirk në vitin 2025. Megjithatë, kjo është e pasaktë. Në film duket një poster që tregon datën 19 shtator, jo 10 shtator.
Një ndryshim tjetër ishte se personazhi Kirkland ishte Sekretari i Mbrojtjes i SHBA në film, ndërsa Kirk ishte një komentator politik pa pozicion qeveritar. Përveç kësaj, të shtënat fiktive ndodhën gjatë një ndeshjeje boksi, jo në një mjedis të ngjashëm me vrasjen e Kirk, e cila ndodhi në një aktivitet në natyrë të hapur në një kampus universitar.
Në film, hetimi zbuloi një komplot të koordinuar që përfshinte shumë persona në komplotin për të vrarë Kirkland. Në të kundërt, deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, autoritetet kanë identifikuar vetëm një të dyshuar të vetëm në vrasjen e Kirk, pa prova për një komplot më të gjerë.
Është e vërtetë që filmi Snake Eyes përfshin një personazh të quajtur Charles Kirkland i cili qëllohet në qafë, ngjashëm me mënyrën se si u vra Charlie Kirk, dhe se një personazh i përfshirë në vrasjen qendrore të filmit ndan një pjesë të emrit të tij me të dyshuarin për vrasjen e Kirk. Megjithatë, postimet e ekzagjeruan lidhjen duke pretenduar në mënyrë të rreme se vrasja e filmit ndodhi më 10 shtator (në fakt ishte 19 shtator) dhe duke injoruar dallimet e tjera në komplot.
Pas vdekjes tragjike të aktivistit konservator Charlie Kirk në shtator 2025, një thashethem ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke pretenduar se bashkëshortja e tij, Erika Kirk, ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit. Kjo deklaratë ka bërë xhiron e mediave dhe ka shpërthyer në një viralitet të shpejtë, pas një postimi në rrjetin social Facebook, ku citohej Erika të kishte thënë: “Ky fëmijë është dhuratë, një pjesë e Charlie-t që unë ende e mbaj.”
Megjithatë, një kontroll i fakteve ka zbuluar së fundmi se këto thashetheme janë të pavërteta. Burimet zyrtare konfirmuan se ky lajm u krijua nga burime të paidentifikuara, të cilat përdorën imazhe dhe tekste të manipuluara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI) për të gjeneruar klikime dhe të ardhura nga reklamat.
Një rishikim i fjalimit të Erikës në ceremoninë mortore të burrit të saj dhe postimeve të tjera të saj ka konfirmuar se ajo nuk ka përmendur kurrë një shtatzëni të re. Ajo ka shprehur dashuri dhe kujdes për dy fëmijët e tyre, një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar, por asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë shtatzëni tjetër.
Ky incident është një shembull tjetër i keqpërdorimit të informacioneve dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale.
Nga: Jordan King / Newsweek Përkthimi: Telegrafi.com
Letra e Charlie Kirkut drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është publikuar e plotë, pas akuzave se fillimisht ishte keqinterpretuar.
Letra ka qenë një pikë përplasjeje mes konservatorëve që kanë debatuar për pikëpamjet e Kirkut mbi Izraelin - që prej vrasjes së tij - ndërsa po mbante një fjalim në Jutah më 10 shtator.
Netanyahu citoi pjesë nga letra kur foli për Kirkun pas vrasjes së tij, por podkasterja konservatore, Candace Owens, e cila ishte mike me Kirkun, tha se Netanyahu “nuk e paraqiti letrën në kontekstin e duhur”.
Tani, New York Post e ka publikuar letrën të plotë, duke nxitur disa komentues të thonë se vetë narrativa e Owensit është hedhur poshtë.
Konteksti
Letra është pjesë e rëndësishme e debatit të vazhdueshëm mes konservatorëve për pikëpamjet e Kirkut mbi Izraelin dhe nëse ato po ndryshonin para vdekjes së tij. Newsweek e ka analizuar këtë në detaje. Newsweek gjithashtu ka mbledhur deklaratat e Kirkut për pikëpamjet e tij mbi Izraelin me fjalët e tij.
Pas vdekjes së Kirkut, Netanyahu tha për Fox News se ai ishte “një mik jashtëzakonisht i mirë” dhe shtoi: “(Kirk) më shkroi një letër më 2 maj të këtij viti, ku tha se ‘një nga kënaqësitë më të mëdha si i krishterë është të avokoj për Izraelin dhe të krijoj aleanca për të mbrojtur qytetërimin judeo-kristian’. Disa javë para tragjedisë e telefonova dhe e ftova në Izrael, por fatkeqësisht ajo vizitë nuk do të ndodhë”.
Owensi tha gjatë episodit të podkastit të saj, më 15 shtator, se Netanyahu po e “keqinterpreton keq” letrën.
“Ato fjali janë të vërteta, por unë i bëj thirrje Bibi Netanyahut, mikut të dashur të Charlie Kirkut, të publikojë të gjithë përmbajtjen e letrës”, tha ajo, “pra, mos fillo vetëm me dy fjali, publikoje të plotë”.
Ajo vazhdoi: “Po them që po e keqinterpreton rëndë përmbajtjen, sepse në maj Charlie ishte i shqetësuar për Izraelin dhe ndikimin e tij në politikën amerikane dhe se si po i shtynte gjëra që ai i konsideronte në kundërshtim me besimet e tij - si liria e fjalës, këtu në Amerikë”.
“Bibi po e paraqet thuajse Charlie në maj thjesht tha ‘hej, e di çfarë, dua t’i shkruaj një letër dashurie Izraelit’ ... nuk ka ndodhur kështu”.
Tani, disa persona po thonë se letra e plotë hedh poshtë narrativën e Owensit, përfshirë aktivistin pro-Izraelit Gideon Askowitz, i cili tha në një postim në X, të martën: “Letra e Charlie Kirkut drejtuar Izraelit është një nga akuzat më të ashpra ndaj Candace Owensit. Letra është e mbushur me dashuri për Izraelin dhe me frustrim për dështimin e tij në mediat sociale”.
Po ashtu, një regjisor i pavarur australian, Nathan Livingstone, i cili drejton MilkBarTV-në dhe ndiqet nga konservatorë të njohur amerikanë si Kelly dhe Ashley St. Clair, tha: “Candace e kishte krejt gabim”.
Çfarë përmbante letra e Charlie Kirk drejtuar Benjamin Netanyahut?
Letra e Kirkur, e publikuar fillimisht nga New York Post, fillon me fjalinë: "Një nga kënaqësitë më të mëdha që kam si i krishterë është të avokoj për Izraelin dhe të krijoj aleanca me hebrenjtë në luftën për të mbrojtur qytetërimin judeo-kristian”.
Ai vazhdoi duke thënë: "Më vjen keq të raportoj se tendencat anti-Izrael dhe antisemitike janë në nivelet më të larta ndonjëherë në rrjetet sociale. Këto ndjenja negative më pas kalojnë në kampuset universitare dhe madje depërtojnë edhe në komunitetin konservator të MAGA-s”.
Pjesa tjetër e letrës me shtatë faqe përfshin argumentin e Kirkut se Izraeli duhet të "ristrukturojë plotësisht strategjinë e vet të luftës informative”.
Kirk përshkruan pyetjet kryesore që i parashtrohen shpesh gjatë turneve në kampuse dhe paralajmëroi: "Izraeli po shkatërrohet në rrjetet sociale dhe po humb gjeneratat e reja të amerikanëve, madje edhe mes konservatorëve MAGA”.
"Më akuzojnë se jam një avokat i paguar për Izraelin kur e mbroj atë”, shkroi ai, "por, nëse nuk e mbroj Izraelin mjaftueshëm, më akuzojnë se jam antisemit. E di që ju po përballeni me një luftë në shtatë fronte dhe ankesat e mia zbehen përballë kësaj”.
"Por, po përpiqem t’ju them se Izraeli po humb mbështetje edhe në qarqet konservatore”, tha Kirk. "Ky duhet të jetë një alarm i nivelit të pestë”.
Kirk gjithashtu i bën thirrje Netanyahut që të angazhohet në "një komunikim efektiv që e paraqet Izraelin si një aleat të ngushtë të Amerikës”.
"Do të kishte qenë mirë të shihje një aeroplan izraelit me yllin e Davidit të mbërrinte në ShBA i mbushur me ndihma pas një uragani”, tha Kirk. "A ka ofruar Izraeli ndonjë ndihmë për ShBA-në në formën e teknologjisë për mbrojtjen e kufirit tonë apo për mburojën raketore për të cilën ka folur presidenti Trump”?
"Konsumatorët e rrjeteve sociale janë të vetëdijshëm për miliardat që ia dërgojmë Izraelit, por janë më pak të vetëdijshëm për atë që merr Amerika në këmbim”, shtoi ai.
Aktivisti konservator i tha Netanyahut se "çdo gjë që është shkruar këtu vjen nga një dashuri e thellë për Izraelin dhe popullin hebre”.
"Mendoj se është e rëndësishme të jesh brutalisht i sinqertë me ata që i do”, tha ai.
Letra përfundon me fjalët: "Sipas mendimit tim, ju po e humbni luftën e informacionit, e cila përfundimisht do të përkthehet në më pak mbështetje politike dhe ushtarake nga Amerika. Toka e Shenjtë është kaq e rëndësishme për jetën time, dhe më dhemb të shoh mbështetjen për Izraelin duke u venitur”. /Telegrafi/
Apple TV+ ka njoftuar shtyrjen e premierës së serialit të saj shumë të pritur thriller “The Savant”, disa ditë pas vrasjes së Charlie Kirk. Me Jessica Chastain në rolin kryesor, filmi tregon historinë e një studiuese amerikane që punon për të parandaluar ekstremizmin.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, kemi marrë vendimin për të shtyrë premierën e “The Savant”. Ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj dhe mezi presim ta prezantojmë serialin në një datë të ardhshme”, tha Apple në një deklaratë.
Sipas sinopsisit zyrtar, seriali ndjek “një studiues të fshehtë i cili specializohet në infiltrimin e grupeve online me qëllim parandalimin e ekstremistëve në Shtetet e Bashkuara nga kryerja e planeve të tyre”.
Apple TV+ ka shtyrë premierën e serialit dramatik me Jessica Chastain, “The Savant”, duke ofruar një tjetër shembull të frikshëm se si gjigantët e biznesit po i frikësohen administratës Trump dhe po i nënshtrohen presionit para se ai të ekzistojë.
Aktorja fituese e çmimit Oscar luan rolin e Jodi Goodwin, një veterane të ushtrisë që punon për Aleancën Kundër Urrejtjes. Si pjesë e punës së saj, ajo viziton forume të fshehta si 4Chan, duke u përpjekur të identifikojë terroristët e mundshëm përpara se ata të kryejnë sulme.
Seriali bazohet në artikullin e Andrea Stanley në Cosmopolitan të gushtit 2019 me titull “A është e mundur të ndalohet një të shtënë masive përpara se të ndodhë?”, raporton Variety.
Në kastin përfshihen edhe Nnamdi Asomugha, Cole Doman, Jordana Spiro dhe Trinity Lee Shirley, ndër të tjerë. Seriali me tetë episode fillimisht ishte planifikuar të shfaqej premierë më 26 shtator, por kjo datë tani është shtyrë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të rrjetit ABC për të rikthyer në transmetim emisionin e natës “Jimmy Kimmel Live!”, vetëm gjashtë ditë pas pezullimit “të pacaktuar” të tij.
Në një postim të bërë në platformën e tij, Truth Social, të martën, më 23 shtator, Trump shkroi: “Nuk mund ta besoj që ABC Fake News ia ktheu punën Jimmy Kimmel. Shtëpisë së Bardhë i thanë se shfaqja ishte anuluar. Çfarë ndodhi në mes? Audienca e tij është zhdukur dhe ‘talenti’ i tij nuk ka ekzistuar kurrë.”
Ai e akuzoi Kimmelin si një vegël politike të Partisë Demokratike dhe tha se rikthimi i tij është “një rrezik i madh për rrjetin”. “Pse do ta ktheje dikë që nuk është aspak qesharak, i cili i sjell vetëm dëme rrjetit? Ai është thjesht një zgjatim i DNC-së (Komitetit Kombëtar Demokrat). Në fakt, për aq sa di unë, kjo mund të jetë një ndihmë ilegale për fushatën e Biden-it.”
Trump gjithashtu paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime kundër ABC: “Mendoj se do ta testojmë ABC-në për këtë. Herën e fundit që i ndoqa, më dhanë 16 milionë dollarë. Kjo duket edhe më fitimprurëse.”
Pezullimi dhe kthimi i shpejtë i Kimmel
Më 17 shtator, ABC njoftoi pezullimin e emisionit pas një vale reagimesh të forta nga rrjeti konservator dhe figura politike të djathta, për shkak të komenteve që Kimmel kishte bërë për vrasjen e komentatorit politik konservator Charlie Kirk, gjatë një monologu në emisionin e tij.
Por më 22 shtator, ABC dhe kompania mëmë Disney u tërhoqën nga vendimi, duke deklaruar se kishin zhvilluar “biseda të thella” me Kimmel dhe se emisioni do të rikthehej në transmetim më 23 shtator.
Trump: “U pushua për mungesë talenti”
Gjatë një vizite në Britani më 18 shtator, Trump kishte deklaruar se “Kimmel u pushua nga puna për mungesë talenti”, dhe jo për çështje të lirisë së shprehjes. “Ai nuk është një person i talentuar. Kishte vlerësimet më të dobëta në TV. Duhej ta kishin pushuar shumë më herët,” tha ai.
Trump ka qenë një kritik i vazhdueshëm i Jimmy Kimmel dhe i emisioneve të tjera të natës si ato të Stephen Colbert, Jimmy Fallon dhe Seth Meyers, të cilët i ka quajtur “humbësa totalë” dhe “vegla të medias së rreme”.
Çështja Kirk dhe reagimi i Kimmel
Charlie Kirk, 31 vjeç, themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, u vra më 10 shtator gjatë një aktiviteti në universitetin Utah Valley. I dyshuari, Tyler Robinson, 22 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të rëndë.
Në një episod të mëparshëm të emisionit të tij, Kimmel kishte ironizuar përgjigjen e Presidentit Trump ndaj vrasjes, duke thënë:
“Kjo nuk është mënyra si një i rritur vajton dikë që e quante mik. Kështu një 4-vjeçar vajton një peshk të kuq.”
Ai gjithashtu sugjeroi se e djathta ekstreme po përpiqej të distancohej nga vrasësi, duke thënë: “Banda MAGA po bën çmos për të mos e lidhur vrasësin me veten, dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një tragjedi.”
Rrjetet e mëdha refuzojnë transmetimin
Pavarësisht rikthimit të emisionit, dy nga rrjetet më të mëdha televizive në SHBA, Nexstar dhe Sinclair, kanë njoftuar se nuk do ta transmetojnë Jimmy Kimmel Live! në stacionet e tyre lokale, një hap që është përshëndetur nga Trump dhe nga figura të tjera të administratës së tij.
Sinclair ka kërkuar që Kimmel të bëjë një kërkimfalje publike për familjen e Kirk dhe të dhurojë fonde për organizatën Turning Point USA, për të rishqyrtuar vendimin për bllokim.
Pas një ndërprerjeje të papritur javën e kaluar, emisioni i komedianit të njohur Jimmy Kimmel do të rikthehet të martën, ka njoftuar zyrtarisht kompania Disney, në pronësi të së cilës është televizioni ABC.
Kjo pauzë erdhi pas reagimeve të ashpra nga qarqet konservatore për komentet e Kimmelit lidhur me vrasjen e aktivistit të djathtë, Charlie Kirk. Në një nga episodet e “Jimmy Kimmel Live”, moderatori u shpreh se “shumë njerëz në botën MAGA po përpiqen të përfitojnë nga kjo ngjarje tragjike”.
ABC ndërpreu prodhimin pas paralajmërimit nga kompania Nextar Communications, e cila operon 23 stacione të lidhura me ABC, se do të ndalte transmetimin e emisionit. Presidenti i divizionit të transmetimeve në Nextar, Andrew Alford, e cilësoi deklaratën e Kimmelit si “fyese dhe të pandjeshme”.
Disney në reagimin e saj tha se vendimi për të pezulluar përkohësisht programin u mor “për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një situate të tensionuar”, duke shtuar se rikthimi vjen pas “bisedave të kujdesshme” me Kimmelin.
Rikthimi i emisionit vjen vetëm pak orë pasi mbi 100 figura të njohura të Hollivudit nënshkruan një letër në mbështetje të Kimmelit. Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro ishin mes tyre, duke e quajtur pezullimin “një moment të errët për lirinë e fjalës në vend”.
Erika Kirk mund të bëhet shpresa e re e republikanëve – si politikisht, ashtu edhe personalisht. Pas vrasjes së burrit të saj, Charlie Kirk (31 vjeç), aktivist pro-Trump dhe themelues i organizatës konservatore “Turning Point USA”, e veja po del në qendër të lëvizjes konservatore. Republikanët shpresojnë që ajo të arrijë të tërheqë sidomos një […]
Gjatë një fjalimi plot lot në memorialin e tij në Arizona , e veja e Charlie Kirk tha se e kishte falur burrin e akuzuar për vrasjen e tij dhe se aktivisti konservator donte të "shpëtonte të rinjtë njësoj si ai që i mori jetën".
“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti dhe kjo është ajo që do të bënte Charlie”, tha Erika Kirk.
“Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja. Përgjigja që dimë nga Ungjilli është dashuria.”
Përkujtimorja, e organizuar nga organizata Turning Point USA e Charlie Kirk, u mbajt në stadiumin State Farm në Glendale.
Njerëzit ishin rreshtuar për të marrë pjesë në shërbesë dhe për të dëgjuar udhëheqësit konservatorë dhe të dashurit e tij që kujtonin 31-vjeçarin që u vra ndërsa mbante një fjalim në Universitetin Utah Valley në Orem të Utah.
"Martesa ime me Çharlien ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, dhe e di që ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë edhe atij", tha Erika.
Ndryshe, vetëm pak ditë pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje, Erika Kirk premtoi se do të vazhdonte punën e burrit të saj. /Telegrafi/
Ditën e djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, u ribashkuan në funeralin e Charlie Kirk, disa muaj pas grindjes së tyre publike.
Themeluesi miliarder i Teslës, shtrëngoi duart me Trump në hapësirën e dedikuar për ta brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona , ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë ndikuesit konservator.
Trump dhe Musk folën për një moment të shkurtër përpara se të ndaheshin.
Ekspertja e transkriptimit të buzëve, Nicola Hickling, zbuloi se Trump e pyeti “si je?” ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.
Musk më pas dukej sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: “Pra, Elon, kam dëgjuar që doje të flisnim.”
Me kreun e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: “Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur”.
Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i afron dorën dhe i thotë: “Më ke munguar”.
Musk është përfshirë në një seri sulmesh në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).
Biznesmeni sulmoi Trumpin për Aktin ‘One Big Beautiful Bill’, një legjislacion historik për administratën e tij të dytë. Musk paralajmëroi se kjo mund t’u kushtojë taksapaguesve miliarda dhe të rrisë borxhin qeveritar.
E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.
“E fal,” tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë.” Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti,” shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson. “Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja.”
Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje.”
“Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën,” tha ajo, me zërin që i dridhej.
Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
“Bota ka nevojë për Turning Point USA,” tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe.”
“Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im,” shtoi ajo. “Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij.”
Erika Kirk tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë,” duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë,” duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
“Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë,” tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit.”
E prekur thellë gjatë ceremonisë përkujtimore, Erika Kirk tha se fal burrin që dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, duke marrë një ovacion në këmbë nga turma.
“E fal”, tha ajo, në atë që u konsiderua momenti më i fuqishëm i ceremonisë.
Ajo citoi fjalët e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç’bëjnë”.
Ishte një deklaratë që jehoi në stadium, duke ngritur në këmbë turmën prej dhjetëra mijëra njerëzish.
“E fal sepse kjo është ajo që bëri Krishti”, shtoi ajo, pa përmendur me emër të dyshuarin, Tyler Robinson.
“Përgjigjja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja”.
Ajo tha se misioni i bashkëshortit të saj kishte qenë të shpëtonte të rinjtë nga jeta e zbrazët, “e mbushur me mllef, zemërim dhe urrejtje”.
“Ai donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën”, tha ajo, me zërin që i dridhej.
Erika Kirk tha se ishte e nderuar të emërohej drejtuese e re ekzekutive (CEO) e organizatës që bashkëshorti i saj, Charlie Kirk, themeloi, Turning Point USA, duke premtuar hapjen e mijëra degëve të reja dhe vazhdimin e aktiviteteve universitare që Kirk kishte zhvilluar.
“Bota ka nevojë për Turning Point USA”, tha Erika Kirk. “Ka nevojë për një grup që do t’i largojë të rinjtë nga rruga e mjerimit dhe mëkatit. Ka nevojë për diçka që do t’i shpëtojë njerëzit nga ferri i kësaj bote dhe i botës tjetër. Ka nevojë për të rinj të drejtuar drejt së vërtetës dhe bukurisë, dhe unë ju premtoj sot se çdo pjesë e punës sonë do të bëhet më e madhe”.
“Charlie dhe unë ishim të bashkuar në një qëllim. Pasioni i tij ishte pasioni im, dhe tani misioni i tij është misioni im”, shtoi ajo.
“Gjithçka që Turning Point USA ndërtoi përmes vizionit dhe punës së palodhur të Charlie-t, ne do ta bëjmë dhjetëfish më të madhe përmes fuqisë së kujtimit të tij”.
Erika Kirk, tha se burri i saj “vdiq me punë të papërfunduar, por jo me mision të lënë përgjysmë”, duke theksuar se kauza e tij më e madhe ishte ringjallja e familjes amerikane.
Ajo u bëri thirrje burrave që po ndiqnin ceremoninë të “pranonin sfidën e Charlie-t dhe të përqafonin burrërinë e vërtetë”, duke dashur dhe mbrojtur familjet e tyre.
“Gruaja juaj nuk është shërbëtorja juaj. Gruaja juaj nuk është e punësuara juaj. Gruaja juaj nuk është skllavja juaj. Ajo është ndihmësja juaj. Ju nuk jeni rivalë”, tha ajo. “Ju jeni një trup i vetëm, që punoni bashkë për lavdinë e Zotit”.
Presidenti Donald Trump, e quajti të dielën aktivistin konservator të vrarë Charlie Kirk, “dëshmor për lirinë amerikane” dhe premtoi gjatë shërbesës përkujtimore se do ta vazhdonte veprën e tij, ndërsa përsëriti akuzat ndaj asaj që e quajti “e majta radikale” për vrasjen e Kirk.
“Dhuna vjen kryesisht nga e majta”, tha Trump.
Trump ka fajësuar të majtën për të shtënat vdekjeprurëse edhe para se të arrestohej një i dyshuar.
“Më pak se dy javë më parë, vendit tonë iu rrëmbye një nga dritat më të ndritura të kohës sonë, një gjigant i brezit të tij, dhe mbi të gjitha, një bashkëshort, baba, bir, i krishterë dhe patriot i përkushtuar. Charles James Kirk u vra mizorisht nga një përbindësh i radikalizuar, gjakftohtë, vetëm pse foli të vërtetën që kishte në zemër.
Kirk nuk i urrente kundërshtarët e tij. Ai u donte më të mirën atyre. Aty është vendi ku unë nuk jam dakord me Charlie. Unë e urrej kundërshtarin tim dhe nuk i dua më të mirën atij. Më vjen keq. Më vjen keq, Erika.
Ai tani është më i madh se kurrë më parë, dhe ai është i përjetshëm. Është i përjetshëm. Dhe thjesht dua të them se e duam, dhe ai po na sheh nga lart tani dhe po thotë: ‘Wow, ç’ turmë e mrekullueshme””, tha Trump.
Ceremonia, e organizuar nga organizata konservatore e të rinjve Turning Point USA, e themeluar nga Kirk, mblodhi dhjetëra mijëra pjesëmarrës të veshur me të kuqe, të bardhë dhe blu, të cilët mbushën stadiumin State Farm në Glendale, Arizona.
Miqtë e Kirk dhe konservatorë të tjerë, e lavdëruan si një të krishterë frymëzues që themeloi një lëvizje politike, të cilën ata u zotuan se do ta çonin përpara.
Bashkëshortja e tij, Erika, e cila ka marrë drejtimin e Turning Point, mbajti një homazh emocional për burrin e saj, duke parë nga qielli dhe duke pëshpëritur: “Të dua”, përpara se të fliste për përkushtimin e tij ndaj Krishtërimit, familjes dhe aktivizmit. Çifti Kirk kanë dy fëmijë të vegjël.
“Dua që të gjithë ju ta dini, se megjithëse Charlie vdiq shumë herët, ai ishte i përgatitur të vdiste”, tha ajo.
“Ai e la këtë botë pa pengje. Ai bëri 100% të gjithçkaje që mundi çdo ditë”, vijoi Erika.
Ajo ofroi gjithashtu falje për 22-vjeçarin që është akuzuar për vrasjen e Kirk, duke cituar rrëfimin biblik ku Jezu Krishti i fali torturuesit e tij ndërsa ishte në kryq.
“Burri im Charlie donte të shpëtonte të rinj, ashtu si ai që ia mori jetën”, tha ajo me lot në sy, ndërsa turma duartrokiste solemnisht.
Disa figura politike e paraqitën vdekjen e Kirk si një moment vendimtar për lëvizjen konservatore, duke u bërë thirrje ndjekësve që të përfundonin punën që ai nisi, shpesh me gjuhë të ashpër.
“Ne do ta mbajmë Charlie-n dhe Erikën në zemër çdo ditë, dhe do të luftojmë edhe më fort për shkak të asaj që na bëtë,” tha Stephen Miller, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim të zjarrtë. “Nuk e keni idenë çfarë dragoi keni zgjuar. Nuk e keni idenë sa të vendosur do të jemi për ta shpëtuar këtë civilizim, për ta shpëtuar Perëndimin, për ta shpëtuar republikën”.
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit Charlie Kirk, i vrarë rreth një javë më parë. Trump ka me vete në bordin e Air Force One një mori republikanësh të profilit të lartë që do të marrin pjesë në shërbesë.
Trump është pritur nga turma me thirrjet “SHBA, SHBA…”, ndërsa buzëqeshte nga vendi ku ndodhej i pozicionuar pas një xhami mbrojtës. Bashkë me presidentin, në ceremoni ka marr pjesë edhe shefja e stafit Susie Ëiles, dhëndri Jared Kushner, djali Donald Trump Jr., etj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Me anë të një postimi në Facebook Berisha shkruan se Kirk u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga […]
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në fjalimin e saj në festivalin rinor të partisë Vëllezërit e Italisë u shpreh se vendi i saj është i aftë të qeveriset dhe se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve. “Ndërsa ne vërtetojmë se jemi të aftë të qeverisim vendin tonë, kërcënimet shumëfishohen. Por ne nuk kemi frikë”, theksoi […]
Shtëpia e Bardhë ka postuar një video në rrjete sociale në nder të Charlie Kirk, ku shfaqen edhe fragmente nga një fjalim i gruas së tij, Erika, i mbajtur pas vrasjes së tij. “Charlie Kirk ishte një Kristian i devotshëm, patriot i jashtëzakonshëm, lider vizionar dhe një njeri i mirë” – hapet video me sekretarin […]
Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në Arizona të SHBA-ve për një ceremoni përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk. Të pranishëm do të jenë edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zv.Presidenti JD Vance të cilët do të flasin në këtë aktivitet. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Sekretarin e […]
Jimmy Kimmel po punon me Disney dhe ABC për të rikthyer shfaqjen e tij të orëve të vona, pas pezullimit për një kohë të pacaktuar për komentet e tij mbi Charlie Kirk, sipas burimeve të brendshme.
Tre burime thanë për Variety se po bëhen kompromise që Jimmy Kimmel Live! të kthehet në televizion, por kushtet e rikthimit ende nuk janë të qarta.
Pezullimi erdhi pas presionit nga Sinclair dhe Nexstar, stacione bashkëpunëtore të ABC-së, si dhe komentet e Kryetarit të FCC-së, Brendan Carr, që kërcënoi me veprime kundër transmetimeve, shkruan DailyMail.
Disney njoftoi se shfaqja do të pezullohej ‘për një kohë të pacaktuar’, gjë që shkaktoi debate mbi lirinë e fjalës dhe mbrojtjen e monologëve politikë në televizion.
Burimet thonë se Kimmel ishte i vetëdijshëm për ndikimin e pezullimit mbi ekuipazhin e tij prej rreth 200 personash, të cilët do të vazhdojnë të paguhen deri javën tjetër, por e ardhmja e tyre mbetet e pasigurt.
Polemika filloi kur Kimmel komentoi në monologun e tij hapës vrasjen e Charlie Kirk dhe u përqendrua në Tyler Robinson, të dyshuarin për krim, duke kritikuar mënyrën se si banda MAGA e përdori situatën për fitime politike.
Kolegët e Kimmel, përfshirë Stephen Colbert, Jon Stewart, Jimmy Fallon dhe Seth Meyers, shprehën mbështetje të hapur për të gjatë monologëve të tyre në ditët pas pezullimit.
Ndërkohë, konservatorët, përfshirë presidentin Trump, përgëzuan ABC-në dhe e lavdëruan pezullimin, duke e quajtur Kimmel “të pa aftë” dhe duke kritikuar shfaqjet e tij si “Fake News”. /Telegrafi/