Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

I dënuar 4 herë/ Drejtori i OSHEE Durrës Plator Mehmeti afera me tenderat, skemë si 5D-ja dhe Vis Berberi

By: Ela
15 December 2025 at 12:40

I dënuar të paktën 4 herë vjedhje dhe falsifikime, Plator Mehmeti është dora e zezë e OSHEE në Durrës dhe besohet se ka mbështetjen e një grupi kriminal, i cili është goditur nga SPAK-u. Aferat e tij janë sa të pabesueshme aq edhe flagrante. Duket e çuditshme se si Plator Mehmeti, në vend që të […]

The post I dënuar 4 herë/ Drejtori i OSHEE Durrës Plator Mehmeti afera me tenderat, skemë si 5D-ja dhe Vis Berberi appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen“5D”, shkak mungesa e të pandehurit Redi Molla dhe avokatëve

By: armand
27 November 2025 at 10:44

Në GJKKO është shtyrë seanca ndaj të pandehurve për dosjen 5D. Shkak është bërë mungesa e ish drejtorit të bashkisë Redi Molla dhe avokatëve të tij. Kujtojmë që Redi Molla ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë njëri nga avokatët mungonte për shkak të problemeve shëndetësore  të një familjari, ndërsa avokati tjetër […]

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen“5D”, shkak mungesa e të pandehurit Redi Molla dhe avokatëve appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘5D’ shtyhet seanca/ Mungoi i pandehur Redi Molla dhe avokati i tij

By: xhir jeta
27 November 2025 at 11:22

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D”.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e të pandehurit Redi Molla dhe avokatëve të tij.

Seanca e radhës u caktua më 10 dhjetor ora 9:30.

Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’, lëshohen 3 masa sigurie/ EMRAT

By: Ela
30 October 2025 at 11:58

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime. Masat e sigurisë: Ilir Allmeta – ‘Arrest në burg’, Ermir Gjoklaj – ‘Detyrim paraqitje’ Mirash Lula – ‘Detyrim paraqitje’, Ata dyshohen për […]

The post Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’, lëshohen 3 masa sigurie/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Apeli liron nga qelia Redi Mollën e dosjes 5D

10 October 2025 at 16:23

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të premten të zbusë masën e sigurimit personal ndaj ish-drejtorit të UKT-së së Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, i akuzuar se së bashku me ish-drejtorin tjetër të kësaj bashkie, Mariglen Qato dhe pesë persona të tjerë, krijuan një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D […]

The post Apeli liron nga qelia Redi Mollën e dosjes 5D appeared first on Reporter.al.

Dosja “5D”/ GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie

By: V K
10 October 2025 at 15:57

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Sipas vendimit të fundit, Molla është dërguar në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, duke lënë pas arrestin me burg.

Molla është një nga personat e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, ku disa zyrtarë të lartë ndodhen tashmë të ndaluar.

Vendimi zyrtar:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 10.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim R.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi” dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, si më poshtë:

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit R.M., me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar të pandehurin R.M., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: *.

Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit i të pandehurit R.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin në bashkëpunim me policinë gjyqësore, të zbatimit të urdhërimit të dhënë të pandehurit, nga kjo gjykatë.

U shpall sot në Tiranë, më datë 10.10.2025.

The post Dosja “5D”/ GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie appeared first on Albeu.com.

Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D

2 October 2025 at 19:17

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmoi të enjten më 2 tetor në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor për aferën korruptive të quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij në procedurat e tenderimeve. Veç Maznikut dhanë shpjegimet e tyre edhe pesë dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, disa […]

The post Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D appeared first on Reporter.al.

Dosja “5D”/ Mazniku në GJKKO: Me Redi Mollën, Qaton dhe Tushen kam patur marrëdhënie shumë të mira

By: Ela
2 October 2025 at 09:55

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është thirrur ditën e sotme në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D. Në dëshminë e tij, Mazniku ka treguar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen. “Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit […]

The post Dosja “5D”/ Mazniku në GJKKO: Me Redi Mollën, Qaton dhe Tushen kam patur marrëdhënie shumë të mira appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia e Belind Këlliçit për dosjen 5D u shoqërua nga tensioni

25 September 2025 at 15:36

Seanca gjyqësore të enjten ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për krijimin e skemës korruptive me kompaninë 5D Konstruksion u zhvillua mes tensioneve si pasojë e një serie pyetjesh të avokatëve të të pandehurve në drejtim të Belind Këlliçit, që sipas trupit gjykues nuk kishin lidhje me […]

The post Dëshmia e Belind Këlliçit për dosjen 5D u shoqërua nga tensioni appeared first on Reporter.al.

Provokoi Këlliçin, gjobitet avokati i Redi Mollës. Gjyqtarja: Mesa duket, dikujt i paska hyrë në xhep 5D

By: Ela
25 September 2025 at 11:27

Seanca për dosjen ‘5D’ po vijon në Gjykatën e Posaçme ku Belind Këlliçi është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarve në seancën e thirrjes së dëshmitarëve. Sipas raportimeve, avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ka pyetur deputetin Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante […]

The post Provokoi Këlliçin, gjobitet avokati i Redi Mollës. Gjyqtarja: Mesa duket, dikujt i paska hyrë në xhep 5D appeared first on BoldNews.al.

Dosja ‘5D’/ Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë

By: Ela
25 September 2025 at 10:34

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi për dosjen 5D, ku po hetohen ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës për një sërë akuzash. Në dëshminë e tij për togat e zeza të GJKKO, ku është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje, Belind Këlliçi është shprehur se u qëndron akuzave të tij për 5D, duke shtuar […]

The post Dosja ‘5D’/ Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë appeared first on BoldNews.al.

Provokoi Këlliçin, GJKKO gjobit avokatin e Redi Mollës/ Gjyqtarja: Kujdes, me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep “5D”

By: V K
25 September 2025 at 11:45

Teksa seanca për dosjen “5D” vijon në Gjykatën e Posaçme, ligjvënësi demokrat është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarve në seancën e thirrjes së dëshmitarëve.

Sipas raportimeve, ka qenë avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ka pyetur deputetin e PD, Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin, lidhur me aferën korruptive “5D” në Bashkinë e Tianës.

Në kundërpërgjigje, Këlliçi ka deklaruar se asokohe ka qenë kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale në kryeqytet, ndërsa kallëzimin në SPAK e ka depozituar në cilësinë e ligjvënësit, ende pa nisur garën zgjedhore për Tiranën.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as provokimet në sallë nga ana e avokatit të Redi Mollës ndaj Këlliçit, ku ëhstë dashur ndërhyrja e gjyqtares relatore, Flora Hajradinaj për t’i tërhequr vërjetje.

Pyetjet gjatë dëshmisë:

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?

Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit.

Deklaratave të mia publike u qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit?!

Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep!

Denion Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet…

Pas këtij debati, është dashur sërish ndërhyrja e Gjykatës e cila dënoi me 20 mijë lekë avokatin e Redi Mollës, për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës, ndërsa e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga seanca nëse vijon me provokimet.

The post Provokoi Këlliçin, GJKKO gjobit avokatin e Redi Mollës/ Gjyqtarja: Kujdes, me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep “5D” appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Belind Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë

By: V K
25 September 2025 at 10:58

Në Gjykatën e Posaçme, ka nisur gjyqi për dosjen “5D”, ku po hetohen ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës për një sërë akuzash.

Në dëshminë e tij për togat e zeza të GJKKO, ku është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje, Belind Këlliçi, është shprehur se u qëndron akuzave të tij për “5D”, duke shtuar se ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë kanë përfituar nga skema korruptive, 25 milionë dollarë.

‘Të gjithë informacionin e kam marrë në shkurt – mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Po të më jepni kohë rikthehem dhe ju them gjithçka që disponoj. Nuk kam pasur dijeni mbi pyetjet që do bëhen, dhe jam gati t’i shqyrtoj dhe të kthehem t’i deklaroj. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 milionë dollarë është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D“, ka deklaruar në seancë Këlliçi.

Po ashtu në GJKKO, dëshmi ka dhënë edhe Ergys Senka, ish0administrator që prej 2020. Në deklarimin e tij para trupës gjykuese, Senka ka thënë se nuk mban mend detajet nga kontrata që ka dhënë për kompaninë, Senka shpk, që ka fituar tender në Bashkinë e Tiranës dhe që aktualisht punon si ekonomist në këtë kompani.

“Në Senka shpk për momentin jam ekonomist. Kam qenë 3-4 vjet administrator. Më 2020 kam qenë admininistrator. Keni marrë pjesë në ndërtimin e një ujësjellësi në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’. Puna ishte që ne dhe kompania tjetër kishim mbarëvajtjen e punimeve. Aty njoha Nestor Muhametllarin dhe lindi ideja për të marrë pjesë në këtë procedurë. Procedura është negociuar me mua. Nga ana tjetër e ‘Vas konstruksion’, ka qenë vetëm Nestori. Nuk mbaj mend detaje, nuk e kujtoj përqindjen e ndarjes së kësaj kontrate. Ishte periudha e covidit, ishte kontratë me vlerë jo shumë të madhe, pata një siklet që m’u krijua me familjen, mamaja u sëmur, jemi biznes familjar, dhe u tërhoqa nga marrëdhënia, u thashë vazhdoni ju sa të zgjidh këto hallet, se ishte situatë vërtet…“, ka deklaruar Senka.

The post Dosja “5D”/ Belind Këlliçi në GJKKO: U qëndroj akuzave, kanë përfituar 25 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

By: Ela
25 September 2025 at 09:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte. Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme. Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte […]

The post Belind Këlliçi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës/ Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato, dëgjojnë dëshmitë e ish-vartësve

By: V K
18 September 2025 at 12:53

Në Gjykatën e Posaçme, ka vijuar seanca për gjyqin ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato edhe Taulant Tusha.

Në sallën e gjyqit u paraqit me kërkesë të SPAK-ut për të dëshmuar Jonida Hoxha, me detyrë Financiere

Jonida Hoxha:Në vitin 2015-16 kam punuar në UKT. Kam punuar në “5D” në vitin 2020 me detyrë shefe finance.

Kam pasur detyrë të kontrolloj të gjitha pasqyrat Financiare dhe të raportoj tek Nestor Muhametllari.

Kam pasur në varësi 2-3 punonjës. Unë kam pasur njohje me Mariglen Qaton dhe jam larguar nga Ujësjellësi dhe jam takuar me Qaton dhe më ka ofruar punë dhe më ka dhënë numrin e Nestorit.

Fillimisht administrator ka qenë Muhamet Petriti dhe pastaj u bë Nestor Muhametllari. Me Redi Mollën kam pasur marrëdhënie miqësore”.

Dëshmitar në proces ishte edhe Oltjan Dhrami punonjës në UKT.

Oltjan Dhrami:Kam punuar në UKT në vitin 2016, kam qenë përgjegjësi i Bovillës dhe pastaj kalova drejtor inxhenierik. Kam pasur kontakt me Mariglen Qaton”.

Në procesin ndaj ish-drejtorëve të “5D” në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe Elton Kacidhja.

Elton Kacidhja:Tetor 2020 kam punuar në UKT. Para 2020-ës kam qene drejtor në ndërmarrjen e punëtorëve nr. 2.

Në UKT kam mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Nestor Muhametllarin e njoh, kur kam qenë në ndërmarrje të qytetit.

Kur isha drejtor, “5D”-ja ka fituar një tender. Detyra ime ishte të shikoja punimet dhe kantieret.

Me Nestorin kam pasur marrëdhënie normale. E kam thirrur në zyrë Nestorin për të diskutuar për pjesë teknike. Kur isha drejtor i UKT-së ai që ndiqte punët në terren caktohej nga ndërmarrja”.

The post Gjyqi ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës/ Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato, dëgjojnë dëshmitë e ish-vartësve appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën

By: V K
1 August 2025 at 15:28

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, i cili ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Molla ka kërkuar masën arrest shtëpie, nga masa arrest me burg.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Redi Mollën e dosjes “5D”.

Redi Molla, akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave.

The post Dosja “5D”/ GJKKO “rrëzon” Redi Mollën appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton

By: V K
24 July 2025 at 11:37

Në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si “Dosja 5D”, në Prokurori ka dhënë dëshminë e saj edhe shtetasja Pranvera Shahinasi, e cila ka deklaruar se ka qenë punonjëse në sektorin e financës në shoqërinë “Igor Elektrik” gjatë viteve 2016-2019.

Sipas dëshmisë, Shahinasi ka punuar si ekonomiste në kompani, fillimisht nën drejtimin e administratorit Eduart Meta, i cili më pas u zëvendësua nga Nestor Muhametllari.

Ajo është shprehur se detyrat në punë ia caktonte drejtuesi dhe se nuk ka mbajtur para cash, apo përgjegjësi mbi arkën e shoqërisë.

“Nuk mbaja para në zyrë dhe pjesën e arkës nuk e kisha unë. Dokumentet që mbanim ishin mandat-pagesa dhe firmoseshin nga administratori”, ka deklaruar ajo.

Për pyetjet mbi dokumentet me përshkrimin “honorar”, Shahinasi është shprehur se nuk i kujtohet saktësisht, por mund të kenë qenë pagesa për shërbime të ndryshme.

Më tej, ajo shprehet se Mariglen Qaton, e njeh si një person që ka frekuentuar zyrat e shoqërisë dhe ka pasur kontakte me administratorin.

Ajo nuk ka pasur informacion nëse ai ishte ortak në shoqëri, duke sqaruar se sipas të dhënave të QKB-së, ortak figuronte vetëm Eduart Meta.

Shahinasi ka deklaruar se në raste të caktuara, me kërkesë të administratorit, ka dërguar e-maile me dokumente financiare, përfshirë edhe një rast kur një listë përmbledhëse me informacion financiar i është dërguar Mariglen Qatos.

“Kur më thoshte administratori ‘dërgoja këtë informacion filan personit’, unë e bëja. Edhe mund të kem dërguar e-mail Qatos”, është shprehur ajo.

Prokuroria i ka vënë në dispozicion dëshmitares një dokument shkresor, që përmban këtë komunikim elektronik si provë e përfshirjes së saj në dërgimin e të dhënave financiare.

The post Dosja “5D”/ Dëshmia e ekonomistes së “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton appeared first on Albeu.com.

Dosja 5D, nisin dëshmitë/ Nis në gjykatë procesi për ish drejtorët e bashkisë

By: xhir jeta
3 July 2025 at 15:44

Në gjykatën e posaçme ka nisur procesi për dosjen 5 d, ku të pandehur janë marrë ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato. Në seancën e së enjtës u kërkua dëshmia e 63 personave mes të cilëve edhe pronarë e administratorë të kompanive që siguronin tendera nga institucionet në varësi të bashkisë së Tiranës që drejtohesdhin në Qato, Tusha e Molla. Në gjykatën e posaçme u dëgjua dëshmia e Muhamet Petritit një prej pronarve të kompanisë “Vas konstruksion” që pas shitjes u emërua me emrin 5 D.

“Kam lidhje me Mariglen Qaton, vellai i Mariglenit është martuar me gocen time. Më eshte ofruar nje pune “Vas konstruksion”, si pronar. Kete dëtyre ma ofroi dhendri im Alfred Qato. Ai me tha do jesh pronar, nuk do besh ndonje pune sepse kompania ka stafin e vetedhe ti do besh vetem firmat. Pastaj mu kerkua te hapja nje llogari ku do tërhiqja shumat e parave, 40 mln te vjetra gjithmone. Leket i vija ne makinen e Fredit dhe ai i çonte te arka e kompanise. Une nuk e dija ca lidhje kishte Fredi me kete kompani. Kam terhequr disa here vlera monetare, me e vogla 18 deri në 41 milione leke”.

Dosja “5D” do gjykohet si grup me formën e procedurës së zakonshme. Kërkesën e katër të akuzuarve për tu veçuar nga pjesa tjeter e grupit te te arrestuarve për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, duke vendosur qe i gjithë grupi do të gjykohet së bashku. Ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas hetimeve, behet fjale per te pakten 11 procedura tenderimi në shkelje te ligjit ne harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022./abcnews.al

❌
❌