Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja e Benet Becit në GJKKO, e pandehur edhe bashkëshortja e Evis Berberit

By: armand
9 January 2026 at 16:11

Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim sot kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe zyrtarë të tjerë, lidhur me veprën penale të “Shkeljes së abrazisë në tendera”. Bëhet fjalë për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun, Premtim Dautin dhe Rudin Gjonin. Adela Ruko është bashkëshortja e ish […]

The post Dosja e Benet Becit në GJKKO, e pandehur edhe bashkëshortja e Evis Berberit appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

By: Elva
9 January 2026 at 15:54

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, në fund të vitit 2019 për një kontratë studimore me vlerë rreth 800 mijë […]

The post Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH

9 January 2026 at 16:28

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të […]

The post Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH appeared first on Reporter.al.

U dërguan për gjykim për një tender të KESH, mes të pandehurve edhe gruaja e Evis Berberit!

By: M C
9 January 2026 at 16:23

Mes personave të dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në tenderin nga KESH me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë, është edhe gruaja e Evis Berberit, Adela Ruko.

Në total, SPAK ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci për rolin si ish administrator i KESH dhe 6 të tjerë.

SPAK e akuzon gruan e vartësit të Belinda Ballukut, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, se ka vepruar me Becin dhe të tjerët në kundërshtim me ligjin dhe kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Sipas SPAK, të dhënat u zbuluan nëpërmjet telefonit të Berberit, që fundosën edhe Belinda Ballukun. Berberi ndodhet në burg për një tjetër çështje, ndërsa telefoni iu sekuestrua në shtator të vitit 2023, brenda të cilit u gjetën një sërë bisedash të zëvendës kryeministres që përcaktonte fituesit e tenderave.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

The post U dërguan për gjykim për një tender të KESH, mes të pandehurve edhe gruaja e Evis Berberit! appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘përlau’ 72 mln € nga buxheti i shtetit, tendera me porosi dhe transaksione të dyshimta

By: Ela
27 December 2025 at 11:39

Oligarku i kullës në qendër të Tiranës, Ram Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike. Përfitimet dhe favoret korruptive Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994. Gjatë viteve […]

The post Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘përlau’ 72 mln € nga buxheti i shtetit, tendera me porosi dhe transaksione të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

By: Elva
26 December 2025 at 21:11

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin

By: Elva
26 December 2025 at 17:57

Hetimet e SPAK për tenderët e Unazës së Madhe kanë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si është përzgjedhur fituesi i lotit 4. Sipas dosjes hetimore, biznesmeni Ilir Shtufi, pronar i kompanisë “Nova Construction 2012”, ka deklaruar se vendimi për t’u bërë pjesë e garës u mor vetëm pasi u takua me Evis Berberin, […]

The post Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin appeared first on BoldNews.al.

“Më bënë presion”/ Dëshmia e vartëses së Ballukut në SPAK: Evis Berberi më detyroi të firmosja për Tunelin e Llogarasë

By: Brisi
25 December 2025 at 16:26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Së fundmi është publikuar dëshmia e vartëses së saj, Mirzeta Kashnica në SPAK e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis […]

The post “Më bënë presion”/ Dëshmia e vartëses së Ballukut në SPAK: Evis Berberi më detyroi të firmosja për Tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV

By: armand
24 December 2025 at 22:01

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk […]

The post Nga VKM-të e personalizuara te shkeljet e rënda ligjore, si Rama i fali 4 mijë m² tokë Carlo Bollinos për të ndërtuar TV appeared first on BoldNews.al.

Investitori strategjik Ilir Trebicka në dosjen e Ballukut, ja çfarë ka përfituar nga Rama

By: Ela
20 December 2025 at 12:57

Ilir Trebicka, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike falë miqësisë me Edi Ramën, rezulton pjesë e dosjes së SPAK-u për zv/kryeministren Belinda Balluku. Pozitat e oligarkut Trebicka kompromentohen rëndë penalisht nga bisedat mes ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi dhe Belinda Balluku. Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara del në pah mekanizimi […]

The post Investitori strategjik Ilir Trebicka në dosjen e Ballukut, ja çfarë ka përfituar nga Rama appeared first on BoldNews.al.

“Shteti funksiononte me mesazhe”/ Gazetari: Hetimet për Ballukun kanë zbuluar vetëm “majën e ajsbergut”

By: Elva
19 December 2025 at 22:12

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke folur për mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmasat e dyshuara të abuzimeve. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai vlerësoi se deri tani është zbardhur vetëm një pjesë e vogël e asaj që mund të […]

The post “Shteti funksiononte me mesazhe”/ Gazetari: Hetimet për Ballukun kanë zbuluar vetëm “majën e ajsbergut” appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in

By: armand
19 December 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro). Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit […]

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in appeared first on BoldNews.al.

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

By: Brisi
19 December 2025 at 15:11

Të tjera përgjime  kanë dalë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, me vartësin e saj Evis Berberi. Sipas dosjes hetimore, Balluku flet me Berberin për pagesa që u janë bërë mediave të caktuara në vend, duke mos përmedur emrat e tyre. ‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një […]

The post Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave appeared first on BoldNews.al.

“Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja

By: Brisi
18 December 2025 at 21:33

Pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, rezulton të jetë i përfshirë në përgjimet e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi. Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se Carlo Bolino ka përfituar qindra milionë lekë nga ARRSH-ja. Në bashkëbisedimin mes Ballukut dhe Berberit, zbardhet se Carlo […]

The post “Thirre atë plehrën”/ Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut! Qindra miliona nga ARRSH-ja appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

By: Ela
17 December 2025 at 13:35

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, ku zv.kryeministrja komunikon me Evis Berberin për supervizimin e Unazës së Madhe. Në këto biseda diskutohet mbi hapjen e kontratave të supervizionit, kohëzgjatjen e tyre trevjeçare, si dhe mbi ndikimin financiar dhe vendimmarrjen për hapjen ose jo të […]

The post “Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen… appeared first on BoldNews.al.

I dënuar 4 herë/ Drejtori i OSHEE Durrës Plator Mehmeti afera me tenderat, skemë si 5D-ja dhe Vis Berberi

By: Ela
15 December 2025 at 12:40

I dënuar të paktën 4 herë vjedhje dhe falsifikime, Plator Mehmeti është dora e zezë e OSHEE në Durrës dhe besohet se ka mbështetjen e një grupi kriminal, i cili është goditur nga SPAK-u. Aferat e tij janë sa të pabesueshme aq edhe flagrante. Duket e çuditshme se si Plator Mehmeti, në vend që të […]

The post I dënuar 4 herë/ Drejtori i OSHEE Durrës Plator Mehmeti afera me tenderat, skemë si 5D-ja dhe Vis Berberi appeared first on BoldNews.al.

Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim

9 December 2025 at 16:57

Gjykata e Posaçme vendosi të martën të kalojë për gjykimin çështjen penale në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe 21 të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Pas disa seancash paraprake, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të martën të pranojë kërkimin e prokurorisë […]

The post Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim appeared first on Reporter.al.

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK kalon për gjykim çështjen e krahut të djathtë të Ballukut, Evis Berberit

By: Ela
9 December 2025 at 09:50

Prokuroria e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Evis Berberit, ish kreu i ARRSH-së, i cili është në burg si i dyshuar për abuzime me tenderat e institucionit që ai drejtonte. Vartësi i besuar Belinda Ballukut, seancën e kaluar, kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e […]

The post Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK kalon për gjykim çështjen e krahut të djathtë të Ballukut, Evis Berberit appeared first on BoldNews.al.

Afera e radhës, Balluku dhe Berberi “qepën” tenderat e energjisë, përfituese “Net Group”

By: Elva
4 December 2025 at 20:30

Një nga gjërat që ndikoi te rënia e sistemit në kolaps në 21 qershor 2024 në vendin tonë ishte edhe mungesa e planifikimit të projekteve infrastrukturore në raport me projektet energjitike, projekte të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Duhet theksuar se ndërtimi i rrugëve të reja kërkon spostime dhe ndryshime në linjat […]

The post Afera e radhës, Balluku dhe Berberi “qepën” tenderat e energjisë, përfituese “Net Group” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌