Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci, ka deklaruar se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Koci, i ftuar në emisionin “FIVE” në televizionin Dukagjini, tha se mbrojtja e të akuzuarve po tenton ta relativizojë të gjithë sulmin terrorist.
“Procedura është dashur të kthehet nga fillimi, gjë që është shumë e keqe për atë që ka ndodhur. Kryetari i mëparshëm i trupit gjykues ka kaluar në një pozitë më të lartë dhe është dashur të ndërrohet trupi gjykues. Megjithatë, e kam mirëpritur disponimin pozitiv të kryetarit aktual, i cili ka pranuar të udhëheqë trupin gjykues për ta mbajtur dinamikën e gjykimit. Gjykimi duhet të zhvillohet edhe brenda një kohe të arsyeshme dhe, si përfaqësues i familjes Bunjaku dhe palëve të dëmtuara, insistoj që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Në të njëjtën kohë, nuk duhet t’u lihet hapësirë të akuzuarve që, përmes zvarritjes së procedurës, të pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre”, u shpreh Koci.
Ai shtoi se këtë të premte, ditën kur edhe ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve, avokatja e njërit prej tyre ka tentuar të krijojë alibi.
“Sot mbrojtja po tenton, përmes disa propozimeve, ta relativizojë të gjithë këtë sulm terrorist. Avokatja e njërit prej të akuzuarve ka propozuar nëntë dëshmitarë të rinj, kinse për të gjetur alibi se i akuzuari nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por diku tjetër. Pra, personi që akuzohet nga Gjykata për kryerjen e sulmit terrorist bashkë me të tjerët po tenton të sigurojë alibi. Aktakuza është shumë e qartë – askush nuk është i akuzuar vetëm mbi një provë, por mbi shumë prova që i ngarkojnë për veprën. Ne e kemi parë ngjarjen edhe përmes pamjeve nga dronët dhe gjithçka ka qenë e qartë”, tha Koci.
Në fund, Koci theksoi se familja Bunjaku kërkon që rasti të përfundojë sa më shpejt dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme ndaj të akuzuarve, për çka ai ritheksoi se do të kërkojnë dënim me burgim të përjetshëm.
Në një periudhë pasigurie gjeopolitike, inflacioni të lartë dhe mosbesimi në rritje ndaj sigurisë digjitale, shërbimi i vjetër bankar, marrja me qira e kasafortave po rikthehet sërish në fokusin e klientëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan mediumi për çështje financiare dhe ekonomike Bloomberg Adria.
Edhe pse për dekada me radhë konsiderohej si shërbim i rezervuar për një rreth të vogël klientësh, sot po përdoret gjithnjë e më shpesh nga qytetarë që duan t’i mbrojnë fizikisht sendet e tyre më të çmuara: para të gatshme, stoli, ar, dokumente të rëndësishme, testamente, madje edhe mbajtës digjitalë me të dhëna të ndjeshme.
Bankat, nga ana e tyre, në heshtje vërejnë rritje të kërkesës, veçanërisht pas krizave të viteve të fundit, pandemisë, luftës në Ukrainë dhe rritjes së normave të interesit, të cilat kanë shtuar prirjen drejt “sigurisë materiale”.
“Interesi i qytetarëve për këtë shërbim është mjaft i lartë, veçanërisht vitet e fundit kemi vërejtur rritje të interesit”, thonë nga Hallkbank.
Inter raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray për Hakan Calhanoglu, por e ardhmja e mesfushorit turk përtej këtij sezoni mbetet ende në pikëpyetje.
Klubi nga Stambolli po shikon seriozisht tregun e Serie A, duke pasur në radar disa mesfushorë, përfshirë Youssouf Fofana të Milanit dhe pikërisht yllin e Interit.
Sipas një raportimit të fundit nga “Calciomercato.com”, situata e Calhanoglu vazhdon të monitorohet me vëmendje, ndërsa një transferim i mundshëm te Galatasaray ishte diskutuar edhe gjatë verës së kaluar. Interesi i klubit turk nuk është zbehur, por pengesa kryesore mbetet qëndrimi i fortë i Interit.
“SportsDigitale” ka raportuar se Inter ka refuzuar një ofertë nën 25 milionë euro për Calhanoglu. Nerazzurrët nuk kanë asnjë dëshirë ta shesin yllin e mesfushës gjatë afatit kalimtar të janarit, duke e konsideruar atë një element kyç në projektin sportiv aktual.
Megjithatë, e ardhmja e Calhanoglu në “Stadio Meazza” pas verës nuk është aspak e sigurt. Agjentët e lojtarit pritet të ulen në bisedime me drejtuesit e Interit për një rinovim të kontratës, pasi marrëveshja aktuale skadon në vitin 2027.
Në këtë fazë, Inter nuk është i gatshëm të heqë dorë nga Calhanoglu gjatë dimrit, por mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës./Telegrafi
Prodhuesi gjerman i veturave shiti 76,219 automjete vitin e kaluar.
Në krye të listës ishte Macan.
Porsche shiti 27,139 njësi të SUV-it të saj kompakt, gjithnjë të popullarizuar, në vitin 2025.
Cayenne e madhësisë së mesme ishte e dyta, me 20,314 njësi të shitura vitin e kaluar.
911 u rendit i treti me 13,574 vetura të shitura që arritën te pronarët e rinj në vitin 2025.
Nuk ishin vetëm modelet e reja të Porsche-s që vendosën rekorde në vitin 2025—Porsche pa gjithashtu një rritje të madhe në shitjet e veturave të përdorura të certifikuara vitin e kaluar.
Kompania shiti 48,092 automjete CPO vitin e kaluar.
Ky numër shënon një rritje prej 11% nga viti i kaluar dhe një rekord të ri të të gjitha kohërave për kompaninë. /Telegrafi/
Një grua australiane përjetoi një takim të frikshëm në mesnatë kur një piton 2.5 metra i gjatë hyri në dhomën e saj të gjumit dhe u mbështoll mbi barkun dhe gjoksin e saj.
Rachel Bloor, fillimisht e ngatërroi gjarprin me qentë e saj shtëpiakë, por sapo shtriu dorën për ta përkëdhelur kafshën, ajo ndjeu trupin e lëmuar dhe lëvizës të zvarranikut.
"Zemër, mos lëviz. Ka një piton rreth dy metra e gjysmë sipër teje", i tha burri i Bloorit, sipas një raporti të BBC-së .
Pavarësisht se u tremb, mendimi i parë i Bloor ishte t'i çonte dy qentë e saj sa më larg situatës, pasi ata mund të ishin përpjekur ta sulmonin pitonin.
“Mendova se nëse qeni im e kupton se atje ka një gjarpër... do të bëhet masakër”, tha ajo.
Me kafshët larg rrugës, burri i Bloorit e këshilloi atë të dilte zvarrë nga poshtë mbulesave pa e alarmuar gjarprin.
"Po përpiqesha të dilja me nxitim nga poshtë batanijes... në mendjen time, duke menduar, a po ndodh vërtet kjo, është kaq e çuditshme”, deklaroi Bloor.
Pasi doli nga shtrati, ajo filloi ta ngacmonte pitonin.
"Ishte aq i madh saqë, edhe pse ishte mbështjellë pas meje, një pjesë e bishtit të tij ishte ende jashtë. E kapa dhe ai nuk dukej shumë i frikësuar. Thjesht lëkundej në dorën time”, tha Bloor. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike lidhur me shpenzimet e fushatës për zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025.
Sipas raportit të publikuar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar shpenzime totale prej 203 mijë euro për fushatën zgjedhore, ndërkohë që të hyrat e raportuara nga kjo parti kapin vlerën prej vetëm 23 mijë e 540 euro.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve të LDK-së është orientuar në reklama dhe organizimin e konferencave, duke përbërë zërin kryesor të kostove të fushatës.
Sa i përket të hyrave, LDK ka raportuar rreth 16 mijë euro donacione në formë të mallrave dhe shërbimeve.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre donacioneve ka ardhur nga vetë zyrtarë të LDK-së apo kandidatë për deputetë.
Po ashtu, partia ka pranuar edhe donacione në të holla në vlerë prej rreth 8 mijë euro nga gjithsej gjashtë donatorë.
KQZ ka bërë të ditur se raportet financiare të partive politike janë publikuar në kuadër të transparencës dhe mbikëqyrjes së financimit të fushatave zgjedhore, ndërsa të njëjtat do t’i nënshtrohen procedurave të rregullta të verifikimit dhe auditimit.
Këngëtarja Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Iranit, duke i thënë atij të "mbahet fort".
Në një postim në Instagram të enjten, më 15 janar, muzikantja 67-vjeçare ndau një video të saj duke hipur mbi një kalë nëpër shkretëtirën e Marokut, duke e lidhur luftën e saj për liri me luftën e protestuesve në Iran, ku numri i të vdekurve vlerësohet të jetë në dhjetëra mijëra. Madonna është një nga të paktat personazhe të famshëm globalë që mbështet publikisht protestat.
"Mbahuni fort... Nuk mund të mendoj për një frazë më të rëndësishme se kjo, ndërsa hyjmë në vitin e 'Fire Horse't! Ndërsa reflektoj mbi kohën time në Marok gjatë festave, mendoj për të gjithë njerëzit në Iran që po luftojnë një revolucion shumë të nevojshëm dhe janë të gatshëm të vdesin për atë në të cilën besojnë", filloi Madonna.
"Ne i marrim shumë gjëra si të mirëqena. Përfshirë edhe mua. Lirinë për të udhëtuar nëpër botë. Të vesh çfarë të dua. Të hipi mbi kalë nëpër shkretëtirë. Të flas lirisht dhe të mos më heshtin ndëshkimet, torturat dhe vdekja e mundshme. Të këndoj. Të kërcej. Të zgjedh rrugën time shpirtërore, jo të dikujt tjetër... Gratë e Iranit nuk e kanë atë liri. Unë qëndroj me to", vazhdoi ajo.
Ajo e përfundoi mesazhin e saj me fjalët: "Populli i Iranit nuk e ka njohur lirinë për shekuj me radhë. Nuk mund të pretendoj se i njoh vërtet vuajtjet që janë përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit. Koha është tani. Mbajuni fort! Unë qëndroj me Iranin. Le të dëgjohen zërat e tyre… IRANI I LIRË!"
Kujtojmë se protestat në Iran filluan në fund të dhjetorit 2025 për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së monedhës dhe situatës së dobët ekonomike, dhe u përhapën në më shumë se 180 qytete.
Pasi autoritetet iraniane mbyllën internetin më 8 janar, vendi filloi vrasjet masive të protestuesve. Forcat e sigurisë nisën një valë të paparë dhune për të shuar demonstratat që u përhapën në të gjithë vendin. /Telegrafi/
Ende nuk është arritur marrëveshje për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi procedura është bllokuar tanimë disa muaj pasi shumica parlamentare nuk ka votat e shumicës së badinterit për të zgjedhur Faton Selamin. Kjo temë, ishte një ndër më të diskutuarat në takimin e liderëve, për çka kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi zgjidhje kreative për një periudhë të shkurtër.
Siç mëson Alsat, kushti i BDI-së që të zhbllokohet procesi është që koalicioni VLEN ta tërheqë emrin e Faton Selamit, ndërsa të zgjedhin njërin prej kandidatëve të paraqitur në konkurs, duke respektuar parimin e meritokracisë.
Megjithatë, koordinatori i grupit parlamentar të VLEN Bekim Qoku thekson për Alsat se ende nuk është arritur një marrëveshje e tillë. Burime nga BDI theksojnë për Alsat se nëse VLEN pa marrëveshje e vendos në rend dite emrin e Faton Selamit, ata nuk do ta votojnë.
Diskutimet pritet që të vazhdojnë javën e ardhshme, ndërsa pritjet janë që të ketë zgjidhje deri në fund të javës ose më së voni deri në fund të muajit janar.
Në konkursin për Avokat të Popullit krahas Selamit janë paraqitur edhe ish Avokati i Shtetit, aktualisht në paraburgim për ryshfet Fehmi Stafa, i propozuari për anëtar të Këshillit Gjyqësor Alban Kadriu, shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Driton Nebiu, zëvendës Avokati i Popullit Ylber Rufati, por edhe ish anëtari i Komisionit për Antikorrupsion Shemshi Sallai. Pos tyre kanë konkurruar edhe Muhamed Hodai, Svetisllav Jovanovski, Doan Sulejmanovski, Nikollçe Petkovski, Fatmir Emrullau dhe Ilir Ramadani.
Mungesa e zgjedhjes së Avokatit të Popullit për më shumë se gjashtë muaj ka bërë që institucioni të punojë me kapacitete të kufizuara. Ndërkohë pronarët e objektit ku ndodhet zyra e Avokatit të Popullit në Shkup, i kanë trokitur në derë institucionit meqë disa muaj nuk është paguar qiraja. Punëtorët janë të revoltuar plotësisht se nuk respektohet marrëveshja kolektive e cila parashikon paga më të larta për 30 për qind. Megjithatë, këto para do të jetë rëndë t’i gjejë Avokati i Popullit në rrethana kur buxheti për këtë vit është shkurtuar për 45 milionë denarë. Problem shtesë paraqet edhe mungesa e kuadrit.
Sipas sistematizimit të vitit 2021, institucioni duhet të ketë 180 punonjës. Aktualisht ka 84, ndërsa 4 prej tyre në fund të muajit dalin në pension. Ndër vite problem paraqet edhe mosvotimi i zëvendësve të Avokatit të Popullit që sipas ligjit duhet të jenë 10, por aktualisht janë vetëm dy, njëri prej të cilëve ushtron të autorizuarin e Avokatit të Popullit. /Alsat/
Manchester City është shumë pranë finalizimit të transferimit të kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, por ajo që po tërheq vëmendjen më të madhe është paga që pritet të përfitojë qendërmbrojtësi anglez në “Etihad”.
Sipas raportimeve të fundit, Guehi ka arritur tashmë një marrëveshje verbale për kushtet personale dhe pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare e gjysmë me kampionët e Anglisë.
Me këtë kontratë, 25-vjeçari do të futet menjëherë në mesin e dhjetë lojtarëve më të paguar në skuadrën e Pep Guardiolës.
Raportohet se paga e Marc Guehi do të jetë rreth 300 mijë funte në javë, një shifër që e vendos atë në elitën e hierarkisë financiare të Manchester Cityt dhe që reflekton besimin e madh të klubit në cilësitë dhe rëndësinë e tij për të ardhmen.
Sa i përket marrëveshjes mes klubeve, City dhe Crystal Palace kanë një akordim në parim për një shumë fillestare prej rreth 20 milionë funte, me bonuse që mund ta çojnë vlerën totale të transferimit afër 30 milionë funteve. Palace ka pranuar ofertën duke pasur parasysh edhe rrezikun e humbjes së lojtarit pa pagesë në fund të kontratës.
Me këtë lëvizje, Manchester City jo vetëm që forcon mbrojtjen me një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Angli, por gjithashtu dërgon një sinjal të qartë se Marc Guehi shihet si një figurë kyçe e projektit afatgjatë të klubit./Telegrafi
Djersa nuk është provë suksesi. Ja pse dimri shpesh sjell humbje peshe më të qëndrueshme se vera
Dimrit shumë njerëz e humbin besimin te stërvitja vetëm sepse nuk djersiten si në verë. Ushtrojnë, lodhen, ndjekin programin, por peshqiri mbetet pothuajse i thatë. Dhe menjëherë lind dyshimi klasik: “S’po funksionon.” Në realitet, dimri është shpesh periudha kur ndodhin ndryshimet më të pastra dhe më reale në trup.
E dimë se djersa është vetëm reagim i trupit ndaj temperaturës. Kur ambienti është i ftohtë, trupi nuk ka nevojë të prodhojë shumë djersë për t’u ftohur. Por kjo nuk e ndalon aspak procesin e humbjes së yndyrës. Metabolizmi vazhdon të punojë, kaloritë shpenzohen dhe trupi përdor rezervat e energjisë njësoj si në çdo stinë tjetër.
Një shembull shumë konkret është rasti i një femre që ka nisur dimrin me rreth 80 kilogramë. Nuk ka bërë asgjë ekstreme. As dieta drastike, as stërvitje pa kontroll. Ka filluar me një rutinë të rregullt, stërvitje force tre deri katër herë në javë, pak kardio të kontrolluar dhe ushqim të thjeshtë, por të rregulluar. Nuk ka ndjekur ndonjë “plan magjik”. Vetëm disiplinë.
Në javët e para, pesha nuk ka rënë menjëherë. Madje ka pasur ditë kur mendonte se nuk po bënte mjaftueshëm, sepse nuk djersitej shumë dhe nuk ndiente atë lodhjen e verës. Por trupi po punonte. Pas rreth një muaji, pesha ka zbritur nga 80 në 77 kilogramë. Jo me shpejtësi, por në mënyrë të qëndrueshme.
Gjatë muajit të dytë, trupi ka filluar të ndryshojë më dukshëm. Rrobat kanë filluar t’i rrinë më lirë, beli është holluar dhe energjia gjatë ditës është rritur. Pesha ka zbritur në 74–75 kilogramë. Ende pa djersë të tepërt, ende pa ndonjë ndjesi “u shkriva”, por me progres real.
Deri në fund të dimrit, pesha ka arritur rreth 70 kilogramë. Dhjetë kilogramë më pak, jo të humbur përmes ujit apo lodhjes së rreme, por përmes deficitit kalorik, stërvitjes së rregullt dhe kohës. Trupi është shtrënguar, forma është përmirësuar dhe ajo që është më e rëndësishmja, rezultati ka qenë i qëndrueshëm.
Çfarë ka ndodhur realisht gjatë gjithë këtij procesi. Trupi ka qenë vazhdimisht në një deficit kalorik të moderuar. Stërvitja e forcës ka ruajtur masën muskulore dhe ka mbajtur metabolizmin aktiv. Ambienti i ftohtë thjesht ka ulur nevojën për djersitje, por jo për punë metabolike.
Nëse djersa do të ishte kriter për dobësim, sauna do të ishte zgjidhja ideale për humbje peshe. Por të gjithë e dimë se ajo peshë kthehet sapo trupi hidratohet. Humbja reale e yndyrës ndodh në heshtje, pa zhurmë dhe pa spektakël.
Dimri ka një avantazh që shpesh nuk vlerësohet. Stërvitjet janë më të qeta, më të fokusuara dhe më të kontrolluara. Nuk ka nxehtësi ekstreme, nuk ka lodhje të rreme. Ka vetëm rutinë, disiplinë dhe kohë. Pikërisht këto japin rezultat.
Disa këshilla praktike për dimër:
Mos e mat progresin me djersë, por me javë dhe muaj.
Mbaje ushqimin të rregulluar, jo ekstrem.
Fokusohu te stërvitja e forcës, jo vetëm te kardio.
Ji i durueshëm, sepse trupi ndryshon gradualisht.
Trupi nuk pyet sa je djersitur pas një stërvitjeje. Ai reagon ndaj asaj që bën çdo ditë. Dimri nuk djersit shumë, por dobëson më mirë se sa mendoni. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se mund të ndëshkojë vendet me tarifa nëse nuk mbështesin kontrollin e Grenlandës nga SHBA-të, një mesazh që erdhi ndërsa një delegacion i Kongresit u takua me ligjvënës danezë dhe të Grenlandës në Kopenhagen dhe kërkoi të ulte tensionet.
Trump për muaj të tërë ka këmbëngulur që SHBA-të duhet të kontrollojnë Grenlandën, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleatit të NATO-s , dhe tha më parë këtë javë se çdo gjë më pak se ishulli Arktik në duart e SHBA-së do të ishte “e papranueshme”.
“Mund t’u vendos tarifa vendeve nëse nuk pajtohen me Grenlandën”, tha ai pa dhënë detaje.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, shtoi Trump.
Ai nuk e kishte përmendur më parë përdorimin e tarifave për të provuar ta zgjidhte çështjen.
Më herët këtë javë, ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës u takuan në Uashington këtë javë me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Ai takim nuk i zgjidhi dallimet e thella, por prodhoi një marrëveshje për të ngritur një grup pune - qëllimi i të cilit ishte që Danimarka dhe Shtëpia e Bardhë ofruan më pas pikëpamje publike krejtësisht të ndryshme. /Telegrafi/
Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur gjoba dhe masa disiplinore pas incidenteve të ndodhura në xhirot e fundit të Superligës.
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës është gjobitur me 2200 euro për sjellje të pahijshme të tifozëve gjatë ndeshjes ndaj Bashkimit të Prizrenit.
Në fund të çerekut të dytë, disa tifozë vendas sulmuan disa shikues mysafirë që ndodheshin në ballkonin përballë tribunës kryesore.
Një nga tifozët vendas hodhi një shishe që goditi ndihmës-trajnerin e Bashkimit, Bledar Gjeqaj.
Përveç gjobës, komisioni ka vendosur që Vëllaznimi të mos ketë shikues në ballkonin nga i cili u hodh shishja, si masë shtesë parandaluese.
Ndërkohë, Sigal Prishtina është gjobitur me 1400 euro për incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes së së enjtes ndaj Yllit, ndërsa Trepça ka marrë një gjobë prej 700 eurosh për fyerje të tifozëve ndaj lojtarëve të Pejës.
FBK rikujton se masat e tilla synojnë të rrisin sigurinë dhe disiplinën në stadiume, duke mbrojtur lojtarët, stafet dhe tifozët, dhe paralajmëron se përsëritja e incidenteve do të sjellë sanksione më të rënda./Telegrafi/
Futbollisti i Sunderlandit, Luke O’Nien, ka folur hapur për përvojën e tij duke punuar krah për krah me Granit Xhakën te Sunderland, duke pranuar se kjo eksperiencë ka pasur një ndikim të thellë tek ai, si lojtar ashtu edhe si lider.
Duke folur pas fitores së Sunderlandit ndaj Evertonit në FA Cup, O’Nien u ndal te përgjegjësia që ka mbajtur këtë sezon dhe te ndikimi që Xhaka ka pasur prapa skenave, veçanërisht pas momenteve si përballja e fundit në Ligën Premier ndaj Newcastle United, ku O’Nien iu drejtua skuadrës para ndeshjes, ndërsa Xhaka qëllimisht u tërhoq një hap mbrapa.
“Të jem i sinqertë, kjo do të thoshte gjithçka për mua”, tha O’Nien kur u pyet për gjestin e Xhakës para ndeshjes kundër Newcastle United në ‘Stadium of Light’, të cilën Sunderlandi e fitoi 1-0 falë një autogoli spektakolar të Nick Woltemade.
“Ai është një nga, në mos lideri më i mirë në futboll dhe ai ma dha mua këtë nder. Sinqerisht, nuk do të mund ta përshkruaj me fjalë se sa shumë do të thotë kjo për mua”.
“Ai është një lojtar i veçantë. Ndonjëherë e gjej veten duke mos besuar që është ende këtu dhe që po e çon klubin përpara në kaq shumë mënyra”.
“Bisedat që bën, mënyra se si sillet, edhe para ndeshjes së sotme, më tregonte çfarë është e rëndësishme, çfarë të kërkoj dhe çfarë të bëj”.
“Është një person shumë i lehtë për t’u komunikuar, qoftë për futbollin, familjen, të kaluarën apo të ardhmen. Ai është thjesht një njeri shumë i mirë”.
Mesfushori i Sunderlandit theksoi se ambienti i krijuar nga figurat me përvojë si Granit Xhaka po rrit standardet brenda skuadrës, pavarësisht minutave individuale të secilit lojtar në fushë./Telegrafi/
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën.
Vendimin për zgjatjen e kësaj mase ndaj tre ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen bashkë me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi.
Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”.
Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt..
Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-katërshes së UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim për më shumë se pesë vjet.
Nga kjo fundjavë, Maqedonia do të jetë nën ndikimin e një vale të re të ftohtë që do të sjellë rënie të temperaturave dhe shfaqje të akullit.
Depërtimi i ajrit të ftohtë nga lindja dhe verilindja do të ndihet në orët e natës dhe të hershme të mëngjesit. Megjithatë, meteorologët nuk presin krijimin e një mbulese të konsiderueshme dëbore për momentin, pasi reshjet do të jenë të lehta dhe të kufizuara në vëllim.
Analizat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike thonë se më ftohtë do të jetë të martën, kur temperaturat më të ulëta do të arrijnë në -9, ndërsa ato ditore do të sillet nga -1 të mërkurën deri në 7 gradë Celsius.
Afati kalimtar i janarit premton të jetë i zjarrtë edhe këtë vit, ku skuadrat e mëdha pritet të bëjnë disa lëvizje për të kompletuar ekipet e tyre.Ky afat dimëror është hapur zyrtarisht më datë 1 janar në top pesë ligat më të mira në botë dhe pritet të mbyllet më datë 2 shkurt.
Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do ta mbyllin afatin në orëm 19:00, teksa La Liga në orën 22:59.
Në ndërkohë në Arabinë Saudite ky afat është hapur pak më vonë, pra më 5 janar dhe pritet të përfundojë po ashtu më 2 shkurt.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për të gjitha lëvizjet e klubeve në kohë reale.
Ylli i Leverkusenit zbulon si u përpoq ta pengonte Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich
Transferimi rekord i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për 140 milionë euro verën e kaluar mbetet një nga lëvizjet më të përfolura në historinë e fundit të Bundesligës.
Por, para se reprezentuesi gjerman të vendoste të transferohej në Ligën Premier, pati një përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen dhe ajo erdhi nga brenda vetë skuadrës së tij.
Në podcastin Playmaker të 360Media, kapiteni i Leverkusenit, Robert Andrich, ka pranuar se personalisht e kishte këshilluar Wirtzin të mos transferohej te Bayern Munich, i cili në atë kohë konsiderohej favorit për ta nënshkruar.
FC Prishtina përforcohet me futbollistin holandez
FC Prishtina e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Sylian Mokono nga klubi holandez VVV-Venlo.
26-vjeçari ka një karrierë të madhe në Holandë, ku ka mbrojtur fanellën e disa klubeve.
Përmes një komunikate zyrtare, Prishtina i uroi mirëseardhje futbollistit më të ri.
Juventusi synon të përfitojë edhe 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar
Afati kalimtar i janarit ka hyrë në fazën më intensive dhe raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventusi shpreson të arkëtojë rreth 20 milionë euro përmes shitjes së dy brazilianëve që prej kohësh kanë dalë nga planet kryesore të klubit.
Njëri prej tyre është Arthur Melo, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me Juventusin, pavarësisht se pjesën më të madhe të tre viteve e gjysmë të fundit e ka kaluar larg Torinos, në formë huazimi te Liverpool, Fiorentina, Girona dhe së fundmi te Gremio në Brazil.
29-vjeçari iu bashkua Juventusit në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic, transferim që në atë kohë u raportua se kishte një vlerë prej 72 milionë eurosh, plus deri në 10 milionë euro bonuse dhe shtesa.
Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze
Mbrojtësi Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.
Pas largimit nga skuadra polake, Kastrati ka qenë agjent i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.
DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.
PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës
Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.
Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.
Man Utd me ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e madh të Atletico Madridit
Manchester United po përgatit një ofensivë madhore në afatin kalimtar, me synimin për të transferuar mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Pablo Barrios, për një shifër që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.
Klubi nga Old Trafford kërkon të rindërtojë repartin e mesfushës dhe ta rikthejë ekipin në nivelin më të lartë të futbollit evropian, pas sezoneve zhgënjyese.
Barrios shihet si profili ideal për t’i dhënë qartësi, ritëm dhe kreativitet lojës së “Djajve të Kuq”.
Jaap Stam rekomandon Manchester Unitedin për "nënshkrimin e ëndrrave"
Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit.
Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit.
Një lojtar i Real Madridit mund të largohet për shkak të mungesës së minutave
Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur.
Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa.
Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve.
Juventusi e dëshiron Matetën, por refuzon propozimin për shkëmbim nga Crystal Palace
Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.
Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.
Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve
Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.
Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.
Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.
Crystal Palace dhe Guehi i thonë ‘po’ ofertës së Man Cityt, gati zyrtarizimi
Manchester City është shumë afër të bëjë zyrtare transferimin e mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace.
Klubi nga Etihad nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi është afër të zyrtarizoj edhe transferimin e dytë të madh.
Pas transferimit të Antoine Semenyo nga Bournemouth, City pritet të konfirmoj edhe transferimin e Guehit nga Crystal Palace.
Interi vendos çmimin për largimin e yllit të madh të ekipit
Interi ka vendosur një qëndrim të fortë për të ardhmen e Hakan Çalhanoglut, i cili po tërheq sërish interesin e Galatasarayt në këtë afat kalimtar.
Klubi turk kërkon ta përforcojë mesfushën dhe e sheh mesfushorin turk si objektivin kryesor, duke u përpjekur ta bindë për një rikthim në kampionatin vendas.
Sipas mediave turke, Galatasaray e ndjek Çalhanoglun prej kohësh dhe kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës.
Një marrëveshje është arritur për Marc-Andre ter Stegen
Sipas informacioneve të zbuluara nga Cadena SER, është arritur marrëveshja që portieri të largohet nga Barcelona dhe të transferohet te Girona.
Klubi katalanas do të marrë përsipër rreth 1 milion euro nga paga e tij, ndërsa 90% e mbetur do të vazhdojë të paguhet nga FC Barcelona, e cila ka pranuar largimin e kapitenit për t’i mundësuar minuta aktivizimi.
Mbeten për t’u zgjidhur vetëm disa detaje finale për mbylljen e marrëveshjes, pas së cilës Barça do të mbetet pa shërbimet e portierit gjerman.
Ashton Kutcher e ka lavdëruar ish-gruan e tij, Demi Moore, 13 vjet pas divorcit të tyre.
Konkretisht, aktori komentoi për Moore gjatë promovimit të serialit "The Beauty", pasi u pyet për krahasimet me filmin e saj të vlerësuar të vitit 2024 "The Substance".
"Dua të them, para së gjithash, performanca e saj në 'The Substance', padyshim që mori lëvdata të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për të, ishte e shkëlqyer", tha Kutcher për Entertainment Tonight.
Në serialin "The Beauty" të Ryan Murphy-t, Kutcher luan rolin e krijuesit të një ilaçi që i bën njerëzit mahnitës të bukur, por me efekte anësore vdekjeprurëse.
Në “The Substance”, Moore luan rolin e një personazhi të famshëm në plakje që përdor një drogë të tregut të zi që krijon një version më të ri të vetes, gjithashtu me efekte anësore të papritura.
Për këtë rol, Moore fitoi një Golden Globe, çmimet Critics Choice dhe Screen Actors Guild (SAG), dhe u nominua për një Oscar.
Rastësisht, Kutcher (47) dhe Moore (63) e filluan lidhjen e tyre në vitin 2003, u martuan në vitin 2005 dhe u divorcuan në vitin 2013.
Pas 10 vitesh, Kutcher pranoi se ishte i zemëruar me Moore për shkak të kujtimeve të saj të vitit 2019, "Inside Out". Në libër, Moore shprehu keqardhje për dy treshe që ajo dhe Kutcher kishin pasur dhe e akuzoi atë se e kishte inkurajuar t'i jepte fund të qenit e saj të matur prej gati 20 vitesh.
Romanca e Kutcher dhe Moore ka tërhequr shumë vëmendje për shkak të diferencës së tyre në moshë prej 15 vitesh. Kutcher u bë gjithashtu njerk i tre fëmijëve të Moore nga martesa e saj me Bruce Willis: Rumer (37), Scout (34) dhe Tallulah (31). /Telegrafi/
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka dërguar email zyrtar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) para Kuvendit Zgjedhor, që do të zhvillohet më 5 shkurt.
MKRS-ja e ka paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.
“Para se të procedohet me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për datën 05 shkurt 2026 është e domosdoshme që FFK të ndërmarrë harmonizimin e disa çështjeve thelbësore të Statutit dhe akteve të tejra normative konkretisht:”.
“Harmonzimi sipas dakordimit të arritur gjatë procesit të licencimit në vitin 2023 në mes të përfaqësuesve të UEFA-s, FIFA-s dhe MKRS dhe harmonizimin e Statutit të FFK-së me Ligjin për Sport dhe Udhëzimin Administrativ përkatës që rregullon procedurat e lejimit të ushtrimit të veprimtarisë sportive të federatave”.
Ndër të tjera, MKRS-ja i ka kujtuar FFK-së që të përfundojë edhe procesin e lincencimit për shtatë lidhje rajonale si dhe licendimin për shoqatat profesionale, me këtë të fundit që thuhet se ka qenë kusht nga MKRS edhe gjatë vitit 2025.
Djali i shahut të ndjerë të Iranit tha se është i bindur se Republika Islamike do të bjerë mes protestave masive dhe bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare.
"Republika Islamike do të bjerë — jo nëse, por kur", tha Reza Pahlavi në një konferencë për shtyp në Uashington.
"Unë do të kthehem në Iran."
Pahlavi ka jetuar në mërgim në Shtetet e Bashkuara që kur revolucioni islamik i vitit 1979 rrëzoi nga pushteti babanë e tij pro-perëndimor, shkruan euronews.
Shumë protestues kanë brohoritur emrin e Pahlavit në protestat masive që përfshiu Iranin, të cilat regjimi në Teheran i shtypi me dhunë.
Të paktën 2,572 persona janë vrarë në këtë shtypje, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, megjithëse disa burime pohojnë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 15,000.
Pahlavi tha se dëshiron të shërbejë si figurë kryesore për të udhëhequr një tranzicion drejt një demokracie laike, pavarësisht kritikëve.
Pahlavi ka kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili nuk ka vepruar pavarësisht disa paralajmërimeve drejtuar Teheranit.
"Populli iranian po ndërmerr veprime vendimtare në terren. Tani është koha që bashkësia ndërkombëtare t'u bashkohet plotësisht atyre", tha Pahlavi.
Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “mbrojë popullin iranian duke degraduar kapacitetin shtypës të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve të dëbojnë diplomatët e Republikës Islamike. /Telegrafi/