Temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur këtë mëngjes në Berovë, dhe pothuajse kudo në vend janë matur temperatura minus, me përjashtim të Kodrës së Diellit, ku termometri tregoi 0 gradë.
Temperaturë prej -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, -5 në Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Prilep dhe Demir Kapi, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Vinicë, -3 në Ohër, Pretor, Kumanovë dhe Mavrovë, dhe -1 gradë në Gjevgjeli dhe Krushevë, informon Drejtoria Hidrometeorologjike.
Sipas DPHM-së sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erëra mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius.
Moti sot në vendin tonë gjatë paradites do të jetë me vranësira, në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë nga veriu.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Temperatura minimale do të lëviz prej -2 deri 2 gradë ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej 3 deri 10 gradë Celsius.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, posaçërisht paradite në pjesët lindore të vendit.
Në male dhe në disa vise më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Pasdite reshjet do të ndalojnë.
Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë.
Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të herëpashershme, në male me borë. Në vend të kësaj, në pjesët lindore, reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² në 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 7, ndërsa maksimale do të arrijë 4 deri në 9 gradë.
Në Shkup, me vranësira me reshje të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në 3, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.
Bora pasditen e sotme ka përfshirë zonat më të larta dhe disa qafa malore, për këtë arsye drejtuesit e mjeteve që lëvizin drejt Strazhës dhe Pletvarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.
Autoritetet për mirëmbajtjen e rrugëve njoftojnë se në këto segmente, në kushte të tilla krijohet shumë shpejt një shtresë e lagësht dhe e rrëshqitshme, ndërsa me rënien e temperaturës rreziku nga ngricat rritet ndjeshëm.
Shërbimet e mirëmbajtjes dhe të qarkullimit apelojnë për shpejtësi të përshtatur, mbajtje të distancës më të madhe mes automjeteve dhe shmangie të frenimeve të papritura dhe parakalimeve, sidomos në kthesa dhe në pjesët me hije.
"Drejtuesit të kontrollojnë nëse kanë pajisjet dimërore, ndërsa ata që udhëtojnë sonte duhet të llogarisin edhe mundësinë e uljes afatshkurtër të dukshmërisë. Nëse niseni drejt Strazhës ose Pletvarit, kontrolloni gjendjen e rrugëve para nisjes dhe planifikoni kohë shtesë për udhëtimin", njoftojnë autoritetet.
Vendin gjatë kësaj jave pritet ta përfshijë mot kryesisht i vranët, me reshje të dendura shiu në disa zona. Gjithashtu pritet edhe ulje temperaturash, sidomos ditët e fundit të muajit do të jenë nën zero.
Sipas sinoptikëve, ditëve në vijim nuk pritet paraqitje e mjegullës, gjë që do të ndikojë pozitivisht në dukshmërinë në komunikacion.
“Nesër në fund të ditës dhe ditëve të ardhshme zona jonë do të jetë nën ndikimin e motit të lagësht pas çka do të kemi mot me reshje shiu, të cilat nëpër male do të jenë reshje dëbore…të mërkurën kryesisht në pjesët jugore do të kemi reshje më të dendura dhe do presim që do ketë reshje deri në 30 litra metër katror".
"Ndërsa të enjten në pjesët lindore presim mbi 20 litra për metër katrorë. Nëpër male reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore ku do të formohet shtresë e borës 5 deri 10 centimetra”, deklaroi Lençe Ristova, sinpotike./Alsat/
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me periudha me diell.
Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.
Në Shkup, vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me mjegull në mëngjes.
Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë dendësi të mjegullave.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 14 gradë celsius. Deri ditën e hënë moti pritet të jetë i qëndrueshëm./Telegrafi/
Mëngjesin e sotëm, më ftohtë ishte në Berovë, ku u matën -7 gradë Celsius, dhe më ngrohtë në Vinicë, Kodër të Diellit, Topolçani, Gjurishte, Gjevgjeli me 0 gradë të matura, informon DPHM.
-5 gradë u matën në Manastir, -4 Shkup – Petrovec, Strumicë, Shtip, -3 Tetovë, Kriva Palankë, Prilep, Demir Kapi, Mavrovë, -2 Veles, Pretor, Kumanovë, Kavadar, dhe -1 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Pozharanë, Krushevë.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga veriperëndimi.
Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare.
Këtë mëngjes, temperatura më e ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë.
Më pas është -2 në Shkup – Petrovec, Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë, Krushevë, -1 në Shtip, Berovë, Prilep, Mavrovë, 0 në Demir Kapi, Pretor, Vinicë, 1 në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Veles, Kavadar, 2 në Tetovë, 5 në Kumanovë dhe 7 në Gjevgjeli.
Me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.
Në orët e mëngjesit, do të shfaqet mjegull në disa lugina dhe lugina lumenjsh, e cila do të ulet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup, mjegull do të shfaqet në disa pjesë të luginës në mëngjes. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë.
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.
Në orët e mëngjesit, në disa lugina lumenjsh do të shfaqet mjegull, e cila do të zvogëlohet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull në mëngjes.
Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë në 11 gradë.
Me do të jetë diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull dhe vranësira, të cilat do të zvogëlohen gjatë ditës.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 10 deri në 15 gradë.
Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 12 gradë Celsiusë.
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 13 gradë.
Moti sot në Maqedoni në orët e mëngjesit do të shoqërohet me mjegull në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.
Deri në fund të javës, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, i cili do të shkaktojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina në mëngjes dhe natën do të ketë mjegull.