Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

8 February 2026 at 09:10


Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut në orët e mëngjesit, ndërsa në malet në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të dëborës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në mëngjes do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë rreth 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.

Në ditët në vijim, nën ndikimin e valëve të lagështa të ajrit, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit, lokalisht më të bollshme, dhe reshje bore në male.

Të hënën, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet në disa vende më të larta do të shndërrohen në dëborë. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare, ndërsa të mërkurën dhe të enjten priten erëra të forta nga juglindja.

Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit 27 janar 2026/ Kushte atmosferike të qëndrueshme, reshje të lehta lokale

By: Rovena
27 January 2026 at 07:17

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Parashikimi i motit/ Shi dhe reshje dëbore, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

By: Rovena
26 January 2026 at 07:10

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Parashikimi i motit 15 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin

By: Rovena
15 January 2026 at 07:22

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Parashikimi i motit, 14 janar 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

By: Rovena
14 January 2026 at 07:17

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

By: Rovena
13 January 2026 at 07:25

Më 13 janar 2026, moti në vendin tonë pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, hera-herës të dendura.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, zonat luginore mund të përballen me mjegull, e cila mund të ulë dukshmërinë

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor–lindor me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Meteorologët rekomandojnë kujdes gjatë udhëtimeve në zonat me mjegull dhe mbajtje të ngrohtë për orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

By: Rovena
11 January 2026 at 07:22

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21 December 2025 at 09:10


Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me periudha me diell.

Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup, vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me mjegull në mëngjes.

Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 December 2025 at 09:10


Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.

Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe qetësi me mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

By: Rovena
19 December 2025 at 07:14

Të premten, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Parashikohen kthjellime të shumta, të ndërthurura me vranësira të lehta kalimtare.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, mjegulla apo mjegullina do të jenë të pranishme, kryesisht në zonat luginore, duke ulur dukshmërinë dhe duke kërkuar kujdes në rrugët e këtyre zonave.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/sek, duke sjellë një lehtësi freskie. Deti do të ketë valëzim të qetë, me forcë 1 ballë, duke e bërë të përshtatshëm për aktivitete të lehta detare.

Për qytetarët, kushtet e qëndrueshme të motit ofrojnë mundësi për aktivitete jashtë, megjithatë, kujdes duhet treguar gjatë mjegullës në zonat luginore.

Parashikimi i motit 14 dhjetor/ Diell në të gjithë vendin, erë më e fortë në bregdetin jugperëndimor

By: Rovena
14 December 2025 at 07:21

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit, 18 nëntor

By: Rovena
18 November 2025 at 07:15

Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa lokalisht pjesa perëndimore me reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve reshje bore

me intensitet të ulët. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek.

Parashikimi i motit, 17 tetor/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

By: Rovena
17 November 2025 at 07:13

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. nValëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

By: Rovena
13 November 2025 at 07:16

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë./abcnews.al

Parashikimi i motit 3 nëntor/ Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu

By: Rovena
3 November 2025 at 07:26

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s.

Mot i qëndrueshëm vijon të dielën, priten reshje të izoluara në lindje të vendit

By: Rovena
19 October 2025 at 07:16

Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

5 October 2025 at 09:09


Moti sot do të jetë me mëngjes të ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare gjatë ditës.

Drejt fundit të ditës, vranësirat do të shtohen dhe gjatë natës do të ketë shira të herëpashershëm lokalë.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, gradë Celsius, ndërsa maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Drejt fundit të ditës, vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.

Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë në 17 gradë Celsius.

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

By: Rovena
5 October 2025 at 07:08

Dita e diel, 5 tetor 2025, pritet të sjellë kushte të ndryshueshme atmosferike në Shqipëri, me vranësira dhe mundësi për reshje shiu në disa zona. Temperaturat do të jenë të moderuara, tipike për fillimin e muajit tetor.

Në Tiranë, moti do të jetë kryesisht i vranët gjatë mëngjesit, me mundësi për reshje të lehta shiu pasdite. Temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 20°C në mesditë. Erërat do të jenë të lehta, me shpejtësi deri në 15 km/h.

Në qytetet bregdetare si Durrës dhe Vlorë, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të izoluara shiu. Temperaturat do të variojnë nga 15°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë. Erërat do të jenë të lehta deri mesatare, me shpejtësi deri në 20 km/h.

Në Shkodër dhe zona të tjera malore, moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu gjatë ditës. Temperaturat do të jenë më të ulëta, duke variuar nga 10°C në mëngjes deri në 18°C në mesditë. Erërat do të jenë të lehta, me shpejtësi deri në 15 km/h.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21 September 2025 at 09:09


Moti sot do jetë më i freskët në mëngjes, me diell dhe i ngrohtë gjatë ditës.

Një erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga jugu.

Në Shkup, me diell dhe të ngrohtë. Një erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga jugu.

Temperatura e mëngjesit është regjistruar në 18 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Parashikimi i motit, 21 shtator 2025

By: Rovena
21 September 2025 at 07:17

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët dhe me vranësira të pakta e deri mesatare në jug, të cilat pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në male.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina e në bregdet, hera-herës fiton shpejtësi 8-15m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë./abcnews.al

❌
❌