Reading view

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

Dashi Ne vend qe te mendoni për aventura dhe ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni te ndryshoni rutinën dhe te mendoni si ta bëni jetën ne çift sa me te bukur. Beqaret do jene joshës dhe do marrin propozime pa fund. Shume gjera kane për te qene me ndryshe për ta. Ne planin […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026 appeared first on BoldNews.al.

  •  

Courtney Love rrëfen betejën që i rrezikoi jetën: Rashë në 45 kilogramë, më thanë se do të vdisja



Courtney Love ka rrëfyer për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Në vitin 2019, pasi mbërriti në Britani të Madhe, ajo u përball me një sëmundje të rëndë që ndikoi shumë në shëndetin e saj.

Sipas saj, trupi i saj “thjesht pushoi së funksionuari” dhe ajo përfundoi vazhdimisht në spitale.

Gjatë asaj kohe, Love humbi të gjithë flokët dhe pesha e saj ishte vetëm 45 kilogramë.

Mjekët i thanë se gjendja ishte aq serioze sa mund të mos mbijetonte.

Megjithatë, refuzoi ta pranonte këtë parashikim dhe vazhdoi të besonte se do të shërohej.

Pavarësisht përvojës së rëndë, Courtney Love nuk ka treguar se nga cila sëmundje vuante.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron të flasë publikisht për detajet e sëmundjes, por konfirmoi se tani është mirë dhe është rikuperuar.

Gjatë periudhës së sëmundjes, kur nuk ishte në spital, iu përkushtua muzikës.

Shkruante këngë dhe regjistronte materiale të reja, duke menduar se albumi që po krijonte mund të ishte i fundit.

Love ka shprehur gjithashtu dëshirën për të nisur një turne dhe për të kënduar përsëri para fansave.

Albumi i saj i fundit, “Nobody’s Daughter”, u publikua në vitin 2010 me grupin Hole.

Pas shumë vitesh larg muzikës, po përgatitet për një rikthim të ri. /Telegrafi/

  •  

22:59 Fundi i privilegjit për meshkujt, Lihtenshtejni ndryshon rregullat e trashëgimisë për fronin

Lihtenshtejni ka ndërmarrë një ndryshim historik në rregullat e trashëgimisë së fronit, duke i dhënë për herë të parë mundësinë edhe grave që të bëhen sunduese të principatës në të ardhmen.

Ndryshimi u bë i ditur gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Lihtenshtejnit dhe parashikon kalimin nga sistemi i trashëgimisë që favorizonte pasardhësit meshkuj.

Sipas rregullit të ri, pasardhësi i parë i një trashëgimtari do të ketë përparësi në fron, pavarësisht nëse është djalë apo vajzë.

Vendimi nuk prek linjën aktuale të trashëgimisë. Princi Hans-Adam II mbetet kreu i shtetit, ndërsa pas tij pritet të vijë djali i tij i madh, Princi i Kurorës Alois, i cili prej vitit 2004 ushtron pjesën më të madhe të detyrave të kreut të shtetit.

Rregulli i ri do të zbatohet për pasardhësit e Aloisit dhe bashkëshortes së tij, Princeshës së Kurorës Sophie.

Kjo do të thotë se, nëse pasardhësi i parë në brezat e ardhshëm është vajzë, ajo do të ketë të njëjtat të drejta për fronin si një djalë i parëlindur.

Sipas AP, ndryshimi synon që në të ardhmen drejtimi i principatës t’i besohet personit më të përgatitur për këtë përgjegjësi, pa u përcaktuar nga gjinia.

Lihtenshtejni, një nga shtetet më të vogla të Evropës, është një monarki kushtetuese ku princi ka kompetenca politike relativisht të gjera krahasuar me shumë monarki të tjera evropiane./mxh

  •  

Victoria Beckham me një nga çantat Hermès më të rralla dhe më të dëshiruara në botë



Fustani prej sateni ishte elegant, por një aksesor i vogël ia vodhi gjithë vëmendjen pamjes së saj verore

Ndërsa publiku botëror ndjek me vëmendje pothuajse çdo paraqitje të saj, një gjë është e qartë: Victoria Beckham nuk bën kompromise me stilin as gjatë pushimeve. Gjatë pushimeve familjare në jug të Francës, dizajnerja e la për pak kohë kuvertën e jahtit për rrugicat e gurta të Saint-Tropez, ku doli për shopping.

E shoqëruar nga bashkëshorti David Beckham, djali Romeo, e dashura e tij Kim Turnbull dhe vajza Harper, Victoria ishte mishërimi i elegancës mesdhetare.

Stili i saj veror mbështetet në filozofinë effortless chic – elegancë që duket sikur nuk kërkon aspak përpjekje. Këtë herë ajo zgjodhi një fustan të ngushtë prej sateni, në një nuancë të thellë dhe të sofistikuar kumbulle.

Me rripa të hollë dhe një prerje që bie lehtë deri poshtë gjurit, ky model midi përfaqëson thelbin e luksit minimalist. Një detaj interesant është se Victoria mund ta ketë gjetur frymëzimin, ndoshta edhe vetë fustanin, në gardërobën e vajzës së saj 15-vjeçare, Harper, e cila kishte veshur një siluetë pothuajse identike këtë pranverë gjatë Javës së Modës në Paris.

Megjithatë, ishin aksesorët e zgjedhur me kujdes ata që e ngritën kombinimin në një tjetër nivel, transmeton Telegrafi.

Krahas këpucëve të bardha me pjesën e përparme të hapur, kapelës së gjerë prej kashte dhe syzeve të errëta, Victoria mbante një Hermès Mini Picnic Kelly.

Kombinimi i thurjes së imët me lëkurën në nuancë të çelët, i plotësuar nga detajet karakteristike metalike në ngjyrë argjendi, e bën këtë çantë një nga modelet më të dëshiruara dhe njëkohësisht më të vështira për t’u siguruar. Për koleksionistët e modës luksoze, ajo konsiderohet një prej atyre pjesëve të rralla që kanë status pothuajse legjendar.

Pjesa tjetër e familjes zgjodhi një stil më të relaksuar, por po aq të menduar.

David Beckham u shfaq me një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra sportive dhe kapelë, ndërsa Harper e ndërtoi pamjen e saj verore rreth një kompleti dy pjesësh me detaje dantelle. /Telegrafi/

  •  

Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur mes tyre dy fëmijë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë. Mësohet se të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe se nuk paraqesin rrezik për jetën. Për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë nisur […]

The post Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur mes tyre dy fëmijë appeared first on BoldNews.al.

  •  

22:47 Irak/ Sekuestrohen mbi 26 milionë dollarë dhe 60 kg ar, dyshohet se pasuria u përfituan nga afera korruptive

Autoritetet irakiane njoftuan sot sekuestrimin e më shumë se 26 milionë dollarëve vash dhe më shumë se 60 kilogramëve ari, si pjesë e hetimeve kundër korrupsionit ndaj zyrtarëve qeveritarë. Autoritetet gjyqësore thanë se sekuestruan 20.34 milionë dollarë në para të gatshme, 60 kilogramë ari dhe shtatë automjete të lidhura me Adnan Al Jumaili, ish-zëvendësministrin e naftës për rafinimin.

Al Jumaili, i cili shërbeu gjithashtu si drejtor i përgjithshëm i Kompanisë së Rafinerive Veriore, u arrestua në maj si pjesë e një hetimi të zgjeruar për shpërdorim dhe përvetësim të dyshuar në projektet e rafinerive të mbikëqyrura nga ministria. Fushata çoi gjithashtu në arrestimin e zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe ligjvënësve dhe në rikuperimin e miliona dollarëve, arit dhe pasurive të paluajtshme.

Prokurorët pretendojnë se kontratat dhe fondet e ndara për përmirësimin dhe operimin e rafinerive u devijuan përmes një rrjeti kompanish dhe ndërmjetësish. Rikuperimi i parave cash dhe arit në të gjithë Bagdadin dhe Erbilin sugjeron që hetuesit po gjurmojnë asetet që lëvizin midis Irakut federal dhe Rajonit të Kurdistanit. Ministria e naftës nuk ka komentuar mbi sekuestrimet e fundit. Al Jumaili, i cili u shkarkua nga pozicioni i tij pasi akuzat për korrupsion kundër tij u bënë publike, mbetet në paraburgim në pritje të gjyqit.

Gjithashtu, Komisioni i Integritetit Kundër Korrupsionit të Irakut njoftoi rikuperimin e afërsisht 5.84 milionë dollarëve dhe 1.175 miliardë dinarëve irakianë (rreth 770,000 dollarë) në para cash, si dhe ari, në shtëpinë e Khalid Khazaie Attiyah, zëvendësministër i energjisë elektrike për transport dhe shpërndarje, i cili u arrestua të premten. Njoftimet vijnë ndërsa qeveria e Kryeministrit Ali Al Zaidi intensifikon fushatën e saj kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si thelbësore për rivendosjen e besimit publik dhe sigurimin e financave shtetërore përpara afateve kyçe të sigurisë dhe ekonomisë.

Që nga marrja e detyrës në maj, Al-Zaidi ka urdhëruar një sërë arrestimesh të profilit të lartë dhe sekuestrimesh të aseteve që synojnë zyrtarë të lartë në ministritë e naftës, energjisë elektrike dhe të tjera. Fushata është paraqitur nga qeveria si një provë e pushtetit shtetëror, veçanërisht në sektorët e dominuar prej kohësh nga partitë politike dhe rrjetet e fuqishme financiare./mxh

  •  

VIDEO/ Tensione te “Revolucioni Flamingo,” përplasen fizikisht 2 grupe të protestuesve para Kryeministrisë

TIRANË-  Përplasje të forta ka pasur këtë mbrëmje në protestën para Kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara nga “ABC News”, nga protesta shihen dy grupe protestuesish duke u përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa persona të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë.

Incidenti vjen në një moment kur brenda lëvizjes si edhe ështtë quajtur, “Revolucioni Flamingo”, janë shfaqur hapur pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe drejtimin e protestave.

  •  

I dërguari i Trump, Kushner takohet me liderin e Hamasit, diskutohet plani i paqes për Gazën

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka zhvilluar bisedime të rralla me drejtuesit e Hamasit për zbatimin e planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për paqen në Gaza.

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se Kushner, u takua të dielën në Egjipt me një delegacion të udhëhequr nga lideri i ri i Hamasit, Khalil al-Hayya.

Takimi konsiderohet i rëndësishëm pasi është kontakti i parë i këtij niveli që prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit për Rripin e Gazës vitin e kaluar.

Sipas raportimeve, në bisedime morën pjesë edhe të dërguarit e Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe përfaqësues të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, vende që kanë ndërmjetësuar në përpjekjet për paqe.

Nuk është publikuar ende një deklaratë zyrtare mbi rezultatet e takimit. Bisedimet raportohet se janë përqendruar te hapat konkretë për çarmatimin e Hamasit, tërheqja e trupave izraelite dhe përpjekjet humanitare në Gaza.

Muajin e kaluar, Bordi i Paqes i drejtuar nga Trump njoftoi se ishte arritur marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Megjithatë, javën e kaluar Izraeli kundërshtoi planin 15-pikësh të Trump, i cili parashikon gjithashtu tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës nën një administratë të re civile palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit përpara zbatimit të marrëveshjes dhe se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet deri në përmbushjen e këtij kushti.

Ndërkohë, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Arabia Saudite, Jordania, Turqia, Pakistani dhe Indonezia dënuan të dielën kundërshtimin e planit amerikan nga Izraeli, duke paralajmëruar se kjo rrezikon përpjekjet e Trump për paqe.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, Kushner zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Sipas mediave izraelite, Kushner, Mladenov dhe Blair pritet të takohen të hënën me Netanyahun për të çuar përpara planin amerikan për Gazën.

The post I dërguari i Trump, Kushner takohet me liderin e Hamasit, diskutohet plani i paqes për Gazën appeared first on Euronews Albania.

  •  

VIDEO/ Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, plagosen katër persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Të gjithë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  •  

Lens triumfon ndaj PSG-së dhe e fiton Superkupën e Francës



Lens ka shënuar fitore në Superkupën e Francës, për ta mposhtur Paris-Saint Germain në finale.

Lens edhe pse ishin me një lojtar më pak, arriti të regjistrojë një fitore prej 1-0.

Florian Thauvin ishte heroi me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë, ku u asistua nga Udol (32’).

Sidoqoftë, Lens ishte pa një lojtar që nga minuta e 39-të, kur Kyllian Antonio u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rndë (39’).

PSG kishte një rast të artë për të barazuar megjithatë Desire Duoe dështoi nga afërsia.

“Parisienët” më pas realizuan përmes Fabian Ruiz, por u anulua për pozitë jashtë loje. Edhe Ousmane Dembele kishte një mundësi të mirë shënimi mirëpo sërish nuk e finalizoi.

Situata u bë më e barabartë pasi Nuno Mendes u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e një ndërhyrje të ashpër (87’).

Kësisoj, PSG-ja pas Superkupës së Evropës nuk arrin ta gëzojë trofeun e dytë, me Lens që e shijon një trofe të madh./Telegrafi/

  •  

Autorët në shënjestër të mashtrimeve me inteligjencë artificiale, ftesat joshëse fshehin kurthe financiare

Një email i shkruar me gjuhë të kuruar, lavdërime të shumta dhe premtime për më shumë vëmendje mund të duket si një mundësi e artë për një autor. Por pas këtyre mesazheve, gjithnjë e më shpesh fshihen tentativa mashtrimi që synojnë shkrimtarët përmes ftesave të rreme, festivaleve të sajuara dhe identiteteve të falsifikuara.

Një rast i tillë është përshkruar nga autorja Sara Piazza, e cila mori një email nga një person që prezantohej si “Sophia Williams”. Mesazhi i premtonte një promovim më të madh për librin e saj mbi kinemanë e regjisorit Jim Jarmusch, i botuar në Londër më shumë se një dekadë më parë.

Emaili ishte i mbushur me formulime tepër lavdëruese dhe përshkrime akademike të librit. Qëllimi i pretenduar ishte rritja e dukshmërisë së veprës dhe zgjerimi i audiencës së saj. Megjithatë, gjuha e ekzagjeruar dhe mungesa e qartësisë rreth identitetit të dërgueses ngritën menjëherë dyshime.

Një kërkim i shpejtë online tregoi se mund të mos ekzistonte fare personi që qëndronte pas emrit “Sophia Williams”. Piazza zbuloi gjithashtu se autorja amerikane Claudia Ricci kishte marrë një ofertë të ngjashme. Ricci kishte komunikuar me personin në fjalë dhe vetëm pas disa shkëmbimeve elektronike dhe një telefonate të dyshimtë në Zoom kishte ndërprerë kontaktin. Më pas, ajo publikoi të gjithë korrespondencën online për të paralajmëruar autorë të tjerë.

Por mashtrimi nuk u ndal me kaq. Pak më shumë se një muaj më vonë, Piazza mori një tjetër email, këtë herë nga dikush që prezantohej si drejtor marketingu i “Nantucket Book Festival”, një festival letrar në ishullin Nantucket, në Massachusetts.

Këtë herë gjithçka dukej më bindëse. Festivali ekzistonte, emri i drejtuesit mund të verifikohej dhe mesazhi ishte i shkruar në mënyrë të qartë e profesionale. Autorja fillimisht e konsideroi ftesën si një mundësi reale për të prezantuar librin e saj në një aktivitet letrar.

Por në fund të komunikimit erdhi kërkesa konkrete: një tarifë prej 75 dollarësh për “prodhimin”. Në këmbim, autorja do të siguronte vendin e saj në një sesion të posaçëm të festivalit.

Pikërisht kjo kërkesë e bëri të qartë natyrën e ofertës. Ftesa që dukej si një mundësi prestigjioze për ekspozim dhe komunikim me lexuesit rezultonte të ishte një tjetër përpjekje për të marrë para nga autori.

Pas kësaj, Piazza filloi të merrte edhe ftesa të tjera të ngjashme. Njëra pretendonte se vinte nga “Theakston Old Peculier Crime Writing Festival” në Harrogate të Anglisë, ndërsa të tjera lidheheshin me “Wordfest” në Calgary të Kanadasë dhe “Mudgee Readers’ Festival” në Australi.

Rasti tregon se mashtruesit nuk mbështeten vetëm te emra të sajuar. Në disa raste, ata përdorin emra të vërtetë festivalesh dhe organizatash, duke kopjuar gjuhën, identitetin dhe mënyrën e komunikimit të tyre për ta bërë ofertën sa më të besueshme.

Festivali kanadez “Wordfest” ka publikuar një paralajmërim zyrtar për autorët lidhur me mashtrimet e krijuara me inteligjencë artificiale. Organizatorët kanë sqaruar se autorët ftohen vetëm përmes botuesve dhe se festivali nuk u kërkon atyre tarifa për pjesëmarrje.

Paula Turcotte, përgjegjëse për programet e të rinjve në festival, e lidh fenomenin me pasigurinë financiare që karakterizon një pjesë të industrisë së botimeve. Sipas saj, autorët po shfrytëzohen pikërisht për shkak të situatës së brishtë në të cilën ndodhen shumë prej tyre.

Edhe Rebecca Saunders, e lidhur me “Mudgee Readers’ Festival”, e ka cilësuar fenomenin shqetësues dhe të paskrupullt. Sipas saj, në një kohë kur shkrimtarët përballen me presione të konsiderueshme financiare, shfrytëzimi i dëshirës së tyre për të marrë pjesë në festivale dhe për të takuar lexuesit është veçanërisht mizor.

Rritja e vetëbotimit duket se ka krijuar një terren edhe më të madh për këto mashtrime. Platforma si Amazon e kanë bërë më të lehtë publikimin e një libri pa ndërmjetësimin e një botuesi tradicional, duke rritur njëkohësisht numrin e autorëve potencialë që mund të bëhen objektiv i mashtruesve.

Sipas një studimi të publikuar nga National Bureau of Economic Research, numri mujor i librave të publikuar online në Amazon u trefishua, duke kaluar 300 mijë tituj, gjatë periudhës nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025. Kjo periudhë përkon edhe me zhvillimin e shpejtë të modeleve të mëdha gjuhësore dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

Kjo e bën mashtrimin edhe më të vështirë për t’u dalluar. Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të prodhuar email-e të shkruara në mënyrë profesionale, për të krijuar përshkrime bindëse të librave dhe për t’i dhënë një ofertë të rreme pamjen e një komunikimi real.

Në këtë realitet, një ftesë tepër e bukur për të qenë e vërtetë duhet të shihet me kujdes. Lavdërimet e ekzagjeruara, kërkesat për pagesë, adresat jozyrtare të emailit dhe identitetet që nuk mund të verifikohen janë disa prej shenjave që mund të zbulojnë një mashtrim.

Për autorët, dëshira për të parë librin e tyre të arrijë më shumë lexues është një shpresë e natyrshme. Pikërisht këtë shpresë po përpiqen të shfrytëzojnë mashtruesit, duke e kthyer vëmendjen dhe prestigjin e premtuar në një mjet për të kërkuar para.

Në një industri ku autorët shpesh luftojnë për dukshmëri, një email i bukur mund të duket si lajmi që kanë pritur prej kohësh. Por pas fjalëve të mëdha dhe ofertave joshëse, ndonjëherë fshihet vetëm një qëllim: të bindet autori të paguajë./KultPlus.com

  •  

17 ditë protestë, banorët e Divjakës kundër bashkimit me Lushnjën: Rezistenca do të vijojë

Protesta e banorëve të Divjakës kundër reformës së re administrative-territoriale ka hyrë në ditën e 17-të. Qindra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin kryesor të qytetit për të kundërshtuar planin për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Protestuesit e konsiderojnë projektin një vendim me prapavijë politike dhe kundërshtojnë argumentet për ndryshimin e statusit […]

The post 17 ditë protestë, banorët e Divjakës kundër bashkimit me Lushnjën: Rezistenca do të vijojë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Ekskluzive | Aksidenti e çon në QKUK, Policia zbulon se ishte në kërkim për vjedhje – ndalohet 36-vjeçari në Gjakovë

Një aksident trafiku ka çuar Policinë te një person që rezultonte në kërkim për raste të vjedhjeve, duke përfunduar me ndalimin e tij për 48 orë, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Azem Rafuna 36-vjeçar, i cili më 15 gusht kishte përfunduar në QKUK në Prishtinë, pasi kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku.

Informacioni se Rafuna ndodhej në QKUK ka mbërritur edhe te Sektori i Hetimeve Rajonale, ndërsa pas verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar kërkim policor për disa raste të vjedhjeve.

Hetuesit janë nisur drejt QKUK-së dhe, pas procedurave përkatëse, 36-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, Prokurori i çështjes ka marrë vendim që Rafuna të ndalohet për 48 orë.

Sinjali mëson se një nga rastet për të cilat po trajtohet lidhet me dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhur më 3 nëntor 2024, rreth orës 02:40, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

Në këtë rast, si viktimë figuron Gj.D rreth 42-vjeçar.

Një tjetër detaj që ka dalë gjatë verifikimeve lidhet me identitetin e të dyshuarit. Në sistem ai rezulton edhe me emrin Azem Avdili, ndërsa sipas të dhënave policore, mbiemri i tij është ndryshuar me vendim nga Avdili në Rafuna.

Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente të hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Aksidenti e çon në QKUK, Policia zbulon se ishte në kërkim për vjedhje – ndalohet 36-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.

  •  

22:37 Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar në prag të vendimit që pritet të merret nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator pritet të përfundojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen prej vitesh në paraburgim në Hagë.

Hamza e cilësoi këtë periudhë si një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për Kosovën, duke theksuar se katër ish-krerët e UÇK-së kanë kaluar gjashtë vite larg familjeve dhe vendit.

Sipas kreut të PDK-së, pritshmëria është që 16 shtatori të shënojë përfundimin e këtij kapitulli dhe kthimin e tyre në Kosovë. “Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim. Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se Kosova pret drejtësi dhe se katër ish-udhëheqësit e UÇK-së duhet të kthehen në shtëpi pas përfundimit të procesit./mxh

  •  

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar të dielën në Zveçan një person me inicialet I.M., nën dyshimet për përfshirje në dhunën e majit të vitit 2023, gjatë së cilës u sulmuan pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, pas ndërmarrjes së një sërë veprimeve hetimore.

I.M. dyshohet për veprat penale sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, si dhe rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Dhuna në Zveçan shpërtheu më 29 maj 2023, pasi protestuesit serbë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektin e komunës.

Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë rezultuan me lëndimin e më shumë se 90 pjesëtarëve të KFOR-it, disa prej tyre rëndë. Të lënduar pati edhe në mesin e protestuesve. Protestat në veri pasuan zgjedhjet lokale të prillit 2023, të cilat u bojkotuan nga shumica e serbëve lokalë. Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, por hyrja e tyre në objektet komunale shkaktoi tensione dhe përleshje.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona të dyshuar për dhunën në Zveçan. Disa prej tyre janë dënuar me burgim, përfshirë raste kur të dyshuarit kanë pranuar fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë.

Në janar të këtij viti, autoritetet kosovare kishin arrestuar gjithashtu një person me inicialet S.R., nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave të vitit 2023.

Atëherë, në vendbanimin e të dyshuarit ishte kryer edhe një kontroll, ku ishin gjetur prova materiale që, sipas Prokurorisë, do të përdoreshin në procedurën penale.

Për dhunën në veri në maj 2023, autoritetet e Kosovës kanë akuzuar grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Beogradi i ka hedhur poshtë këto akuza.

NATO-ja në vazhdimësi ka kërkuar që personat përgjegjës për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it të mbahen përgjegjës./REL

  •  

Aksident gjatë punës, punëtori i KEK-ut lëndohet rëndë

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur sot gjatë punës, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Policia e Kosovës, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera për rrethanat e aksidentit apo gjendjen e saktë të punëtorit.

KEK-u ka bërë të ditur se detaje të tjera do të publikohen pas përfundimit të veprimeve dhe konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente, ndërsa ka theksuar se në këtë fazë duhet të njoftohen edhe familjarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident gjatë punës, punëtori i KEK-ut lëndohet rëndë appeared first on Sinjali.

  •  

Aksident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda



Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur të dielën në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Përmes një njoftimi, KEK ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

Pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

KEK ka bërë të ditur se për momentin nuk mund të japë detaje të tjera, për shkak të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve.

“KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


  •  

Përmbytje të rënda në Greqi, gruaja goditet nga rrufeja ndërsa ishte në veturë



Një stuhi e fortë goditi gadishullin grek të Manit në rajonin e Peloponezit, gjatë së cilës një grua u godit nga rrufeja.

Gruaja ishte në një makinë në Itilo kur rrufeja goditi automjetin ose afërsinë e tij.



Sipas informacionit zyrtar, jeta e gruas nuk është në rrezik dhe gjendja e saj është e qëndrueshme.

Për shkak të përmbytjeve jashtëzakonisht të rënda dhe dëmtimeve të rrugëve, ekipet e shpëtimit patën vështirësi në arritjen e saj, por me ndihmën e policisë, ata e trajtuan me sukses dhe e transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Spartës, ku u mbajt për ekzaminime të hollësishme.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi probleme serioze në Manin lindor, ku ekipet e shpëtimit nga departamenti i zjarrfikësve u detyruan të ndërhynin për të ndihmuar ata që ishin bllokuar.

Qendra operative e shërbimit zjarrfikës mori 50 thirrje për ndihmë dhe u ndërmorën veprime për transportimin e 10 personave nga makina në një vend të sigurt.

Zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut, bazuar në thirrjet e marra nga shërbimi zjarrfikës, janë kryesisht Itilo, Neo Itilo, Alypa, Kokkala dhe Exo Nymfio.

Stuhia zbuloi probleme në infrastrukturën rrugore dhe shkaktoi vështirësi edhe në ndërtesa të tjera. Sasi të mëdha uji hynë në shtëpi dhe ndërtesa banimi, ndërsa në disa vende niveli i ujit arriti deri në dritare.

  •  

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën

Qëndresa e Divjakës ka hyrë në ditën e 17 në sheshin kryesor të qytetit. Divjakasit protestojnë kundra reformës territoriale administrative që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjen dhe sipas tyre nuk ka asnjë arsye dhe nuk plotësohet asnjë kusht që kjo të ndodhë.

Protestuesit që e morën fjalën mbrëmjen e 17 të protestës kanë bërë thirrje për mbështetje më të madhe nga ana e qytetarëve dhe e elitës së Divjakës për të qenë në shesh më shumë dhe për t’i treguar ideatorëve të kësaj reforme se e kanë politike këtë shkrirje.

Historia, tradita, identiteti dhe kapacitetet ekonomike flasin të gjitha kundra reformës!

Marshimi i përnatshëm në rrugët e qytetit mbylli edhe ditën e 17 të protestës së divjakasve kundra shkrirjes së bashkisë së Divjakës me Lushnjen.

  •  
❌