Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Avokati i Hashim Thaçit kërkon 4 orë për mbrojtjen: Është i pafajshëm, dënimi i tij padrejtësi historike

Sot nis dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit, tha në fillim të deklaratës së tij përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën […]

The post Avokati i Hashim Thaçit kërkon 4 orë për mbrojtjen: Është i pafajshëm, dënimi i tij padrejtësi historike appeared first on BoldNews.al.

Bie kërkesa, Heineken do të shkurtojë deri në 6 mijë vende pune

Heineken tha të mërkurën tha se do të shkurtojë deri në 6,000 vende pune nga fuqia punëtore globale dhe do të vendosë pritshmëri më të ulëta për rritjen e fitimit në vitin 2026 sesa një vit më parë, pasi prodhuesi holandez i birrës dhe konkurrentët e tij përballen me kërkesë të dobët. Shkurtimet e vendeve […]

The post Bie kërkesa, Heineken do të shkurtojë deri në 6 mijë vende pune appeared first on BoldNews.al.

Protesta para Kryeministrisë/ Rama – Berishës: 80-vjeçar i damkosur dhe i lajthitur

Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i tij pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Kryeministria u ndez nga flakët e zjarri pasi qytetarët kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte. Përmes një postimi në rrjetin social X të cilin […]

The post Protesta para Kryeministrisë/ Rama – Berishës: 80-vjeçar i damkosur dhe i lajthitur appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria “ngec” në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, raporti: Larg standardeve të BE

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF). Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e […]

The post Shqipëria “ngec” në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, raporti: Larg standardeve të BE appeared first on BoldNews.al.

Kush u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “BBV”

Gjatë kësaj jave në “Big Brother VIP Albania”, gara u bë edhe më e fortë teksa në nominim ishin tetë banorë: Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Miri, Stenaldo dhe Rogerti. Publiku votoi për të shpëtuar banorin e preferuar përmes pyetjes: “Kë doni të shpëtoni?”. Pas një prime-i të mbushur me emocione dhe pritje të gjatë, […]

The post Kush u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “BBV” appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Reshjet e shumta të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane. Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në […]

The post Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona appeared first on BoldNews.al.

Bizneset e Dhomës Amerikane të shqetësuara për problemet në e-Albania, kërkohen masa urgjente

Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham) janë shprehur të shqetësuara për problemet e vazhdueshme në platformën shtetërore e-Albania, duke ngritur alarmin për ndikimin e drejtpërdrejtë që ndërprerjet dhe vonesat kanë në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Bizneser raportojnë se marrin shërbim të kufizuar në orare të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme, çka ka ndikuar në pamundësinë për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të garantuar vijimësinë normale të operacioneve.

Në disa raste, ndërprerjet kanë detyruar kompanitë të shtyjnë transaksione, të vonojnë pagesa, apo të riorganizojnë burimet njerëzore për të përballuar situatat e krijuara. Kjo, sipas një deklaratë publike nga AmCham, sjell kosto shtesë financiare, rrit pasigurinë operacionale dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet me klientët dhe partnerët. Për bizneset që operojnë në sektorë të rregulluar, vonesat në aksesimin e shërbimeve digjitale mund të përkthehen edhe në rrezik për penalitete apo humbje kontratash.

AmCham thekson se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive dhe, në mungesë të auditimeve të rregullta, standardeve të forta sigurie dhe përditësimeve të vazhdueshme sipas praktikave ndërkombëtare, ekzistojnë rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare.

Dhoma shpreh shqetësim edhe për proceset e prokurimit publik në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke theksuar se çdo mangësi në konkurrencën e ndershme dhe në vlerësimin teknik të ofertave mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë dhe sigurinë e sistemeve që mbajnë të dhëna kritike shtetërore dhe private.

Për këtë arsye, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të e-Albania-s, veçanërisht për shërbimet që janë thelbësore për aktivitetin e biznesit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Ndër propozimet konkrete të AmCham janë: auditime periodike dhe të pavarura të IT-së dhe sigurisë kibernetike sipas standardeve ndërkombëtare; forcimi i mekanizmave të autorizimit dhe kontrollit të aksesit në përputhje me Direktivën NIS2 të BE-së; vendosja e standardeve minimale të disponueshmërisë dhe vazhdimësisë së shërbimit (SLA), përfshirë rikuperimin nga fatkeqësitë; përmirësimi i procedurave të prokurimit në sektorin TIK mbi bazë merite dhe kritere teknike; si dhe krijimi i mekanizmave të detyrueshëm për njoftimin në kohë reale të incidenteve dhe ndërprerjeve.

Në përfundim, AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare, duke ofruar ekspertizë teknike dhe praktika më të mira ndërkombëtare, me qëllim rritjen e besueshmërisë së sistemeve digjitale, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe forcimin e sigurisë ekonomike të vendit.

The post Bizneset e Dhomës Amerikane të shqetësuara për problemet në e-Albania, kërkohen masa urgjente appeared first on Gazeta Si.

Garancia sovrane për fermerët, Sejko: Që të jetë efektive, të koordinohen institucionet

Nga Gazeta ‘SI’ – Rritja e aksesit në financim për sektorin e bujqësisë dhe ndërmarrjet e vogla ishte fokusi një takimi midis qeverisë dhe sektorit bankar.

Në një takim me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko nënvizoi se Skema e Garancisë Sovrane është konceptuar si një instrument plotësues, që kontribuon në përmirësimin e transmetimit të kreditimit drejt ekonomisë reale, duke ruajtur njëkohësisht parimet e menaxhimit të kujdesshëm të rrezikut dhe stabilitetin financiar.

Guvernatori evidentoi gjithashtu disa vëzhgime mbi zbatimin e Skemës, duke vlerësuar progresin e arritur deri tani, si dhe duke theksuar nevojën për adresimin e disa çështjeve operacionale, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe përthithjes së saj. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve publike, sektorit bankar dhe institucioneve të tjera të përfshira, për të siguruar që Skema të vijojë të jetë në linjë me objektivat strategjikë të politikave financiare dhe të kontribuojë në një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të kreditimit.

Ministri Malaj theksoi se bujqësia mbetet prioritet strategjik, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit në tregun e përbashkët evropian, që kërkon rritje të produktivitetit dhe të vlerës së shtuar në zinxhirin prodhues. Sipas tij, Skema e Garancisë Sovrane shërben si një instrument për përshpejtimin e investimeve në sektor, ndërsa mbështetja do të vijojë edhe përmes skemës kombëtare të bujqësisë, paketës fiskale dhe rifillimit të IPARD III.

Nga ana e tij, ministri Salla bëri të ditur se pas një periudhe informimi dhe njohjeje me instrumentin, është shënuar rritje e interesit dhe e aplikimeve nga fermerët dhe bizneset agropërpunuese. Sipas tij, kjo tregon si nevojën për financim, ashtu edhe besimin në potencialin zhvillimor të sektorit.

Drejtuesit e sektorit bankar konfirmuan se, pas një periudhe njohjeje për sipërmarrësit dhe për bankat, muajt e fundit kanë treguar një gjallërim të skemës. Për më tepër, sipas të dhënave të brendshme, bankat konfirmojnë se, aktualisht, janë në proces vlerësimi një sërë aplikimesh.

Nga ana e sektorit bankar u ofruan disa opinione mbi ndërhyrje të ndryshme që mund të ndërmerren në të ardhmen, me synim rritjen e efikasitetit të përdorimit të skemave.

The post Garancia sovrane për fermerët, Sejko: Që të jetë efektive, të koordinohen institucionet appeared first on Gazeta Si.

Mediat gjermane: Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në Shqipëri

Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. “Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa […]

The post Mediat gjermane: Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Oficerët e OPGJ 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

Prokuroria e Vlorës ka qenë ditën e martë në Bashkinë e Vlorës. Burime mediatike bëjnë me dije se dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestro për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht për dosje të viteve 2023–2025. Raportohet se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve […]

The post Oficerët e OPGJ 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve appeared first on BoldNews.al.

Të zhytur në varfëri! 54.5% e shqiptarëve thonë se nuk do të përballonin dot 1000 euro shpenzime emergjence

Të dhënat e vitit 2025 nga sondazhi i SecuriMeter i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit tregojnë se vetëm një e treta (33.1%) e të anketuarve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) ndihen të sigurt se familja e tyre mund të përballojë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa marrë borxh ose pa kërkuar ndihmë […]

The post Të zhytur në varfëri! 54.5% e shqiptarëve thonë se nuk do të përballonin dot 1000 euro shpenzime emergjence appeared first on BoldNews.al.

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se institucionet e dobëta dhe prapambetja demokratike po nxisin korrupsionin dhe po tkurrin hapësirën e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke lënë rajonin në një nivel mesatar prej vetëm 34 pikësh nga 100 të mundshme. Sipas […]

The post Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë appeared first on BoldNews.al.

“Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni”, Indrit Sefa: Ja kur mund të lirohet Erion Veliaj

Juristi Indrit Sefa ka komentuar çështjen e Erion Veliajt duke u shprehur se procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë, por thelbësore është që të garantohet një gjykim i drejtë për të gjitha palët. Sipas Sefës, gjykimi në Shkallën e Parë mund të përfundojë në vitet 2027–2028, ndërsa seancat gjyqësore mund të zhvillohen edhe një […]

The post “Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni”, Indrit Sefa: Ja kur mund të lirohet Erion Veliaj appeared first on BoldNews.al.

AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) në një deklaratë publike vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit, sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

AmCham shpreh shqetësim të veçantë në lidhje me reagimet e vazhdueshme të marra nga anëtarët e saj pas zhvillimeve të fundit që lidhen me AKSHI-n. Sipas raportimeve të anëtarëve, disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve. Këto shqetësime përfshijnë ndërprerje të shërbimeve, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme të sistemit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në ndërprerjen e aktivitetit normal të bizneseve.

Ndërprerje të tilla kanë një ndikim të prekshëm dhe të menjëhershëm negativ në aftësinë e kompanive për të përmbushur detyrimet rregullatore, për t’u shërbyer klientëve dhe për të zhvilluar operacionet e përditshme. Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për AmCham, pasi Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish anëtare që operojnë në ekosistemin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorë të lidhur me të. Shumë prej këtyre kompanive janë të certifikuara ndërkombëtarisht, zbatojnë standarde të larta sigurie dhe rregullatore, dhe disa prej tyre janë të verifikuara plotësisht dhe të autorizuara për të ofruar shërbime për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience të fortë vendase dhe ndërkombëtare, anëtarët e AmCham raportojnë shqetësime të vazhdueshme lidhur edhe me proceset e prokurimit publik në sektorin TIK. Këto shqetësime cenojnë konkurrencën e ndershme dhe përdorimin efektiv të fondeve publike, duke rritur njëkohësisht rreziqet që lidhen me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave tepër sensitive.

Këto të dhëna përfshijnë informacion që lidhet me institucionet publike, bizneset, të dhënat personale dhe pasurore të qytetarëve, si dhe informacione të tjera me rëndësi kritike për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në krahasim, në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të avancuara, kompanitë e përfshira në sistemet TIK qeveritare dhe sistemet sensitive i nënshtrohen proceseve strikte të verifikimit, kërkesave për autorizim sigurie dhe kontrolleve financiare, përfshirë edhe kufizime mbi marzhet e fitimit, me qëllim garantimin e transparencës, eficiencës dhe mbrojtjes së fondeve të taksapaguesve.

Për këtë arsye, AmCham i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Në zgjidhjet afat shkurtra, AmCham propozon ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme si më poshtë:

  • AmCham propozon krijimin e një kuadri ligjor të detyrueshëm për auditime periodike dhe të pavarura të IT-së dhe sigurisë kibernetike për të gjitha platformat kritike të e-Government, të kryera në përputhje me standarde ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, përfshirë ISO/IEC 27001, ISO/IEC 22301, NIST, SOC 2 dhe udhëzimet e ENISA, me përmbledhje ekzekutive të disponueshme për palët e interesuara.
  • Autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi: AmCham sugjeron forcimin e efektivitetit dhe nivelit të maturimit të mekanizmave ekzistues për autorizim sigurie, verifikim dhe kontroll aksesi në sistemet TIK qeveritare, në përputhje me rregulloret në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat e zbatuara prej AKSHI-t, rekomandohet vlerësimi dhe përmirësimi i këtyre mekanizmave, përfshirë kontrollin e aksesit të bazuar në role, në linjë me Direktivën NIS2 të BE-së dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare.
  • Standarde për disponueshmëri dhe vazhdimësi: Përcaktimi dhe zbatimi i kërkesave minimale për nivelin e shërbimit (SLA) lidhur me funksionimin, kohën e rikuperimit dhe performancën e sistemeve kritike, duke përfshirë redundancën, rikuperimin nga fatkeqësitë dhe vazhdimësinë e biznesit, në përputhje me ISO/IEC 22301 dhe parimet e reziliencës digjitale të BE-së.
  • AmCham sugjeron rritjen e efektivitetit dhe maturimit të procedurave ekzistuese të prokurimit në sektorin TIK, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë e informacionit, menaxhimin e databazave shtetërore, prokurimin e informacionit të klasifikuar dhe ligjin e prokurimit publik. Duke njohur praktikat aktuale të AKSHI-t, rekomandohet forcimi i vlerësimit mbi bazë merite, përmes peshimit më të qartë të kritereve teknike, certifikimeve, përvojës dhe profilit të sigurisë, në linjë me Direktivat e BE-së për Prokurimin Publik.
  • Komunikim i strukturuar dhe njoftim i detyrueshëm për incidentet: Krijimi i mekanizmave zyrtarë për njoftimin e bizneseve dhe qytetarëve mbi mirëmbajtjet e planifikuara, incidentet dhe ndërprerjet e shërbimit, përfshirë kohën e parashikuar të zgjidhjes dhe raportet pas incidentit, në përputhje me detyrimet e raportimit sipas NIS2.
  • Kuadër i rregulluar për integrimin e sistemeve: Krijimi i një kuadri të sigurt dhe të rregulluar që u mundëson sistemeve të autorizuara të sektorit privat të integrohen me platformat e e-Government, aty ku është e përshtatshme, në përputhje strikte me GDPR, eIDAS / eIDAS2, standardet e sigurisë kibernetike dhe rregullat e përcaktuara të kontrollit të aksesit, për të mbështetur automatizimin dhe reduktuar barrën administrative.

AmCham shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë duke ofruar ekspertizë teknike dhe duke ndarë praktikat më të mira ndërkombëtare, veçanërisht ato të zbatuara në Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e qeverisjes, minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe rritjen e sigurisë kombëtare dhe ekonomike, përfundon deklarata.

The post AmCham: E-Albania, rreziqe serioze për stabilitetin ekonomik, bizneset dhe sigurinë kombëtare appeared first on Revista Monitor.

Shkrepjet më të bukura të zogjve të artë, Oriole

Oriole është një zog i vogël e mesëm, shumëngjyrësh dhe shumë i bukur, i njohur për ngjyrat e ndezura dhe këngën e tij të këndshme.

Oriolet jetojnë kryesisht në pyje, kopshte dhe zonat me pemë të dendura. Ata ushqehen me fruta, fara dhe insekte dhe shpesh ndihmojnë në kontrollin e insekteve. Janë zogj shumë të gjallë dhe të zgjuar, të njohur për aftësinë e tyre për të kënduar melodikisht, sidomos gjatë pranverës dhe verës.

Sipas njohësve të fushës, Oriole në shqip njihet si Bengu.

Këtu janë disa foto nga një prej llojeve më të veçanta të zogjve në botë.

The post Shkrepjet më të bukura të zogjve të artë, Oriole appeared first on Gazeta Si.

Gjykata Speciale liron një nga ish-drejtuesit e UÇK

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe u kthye në Kosovë, pas vendimit të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, për modifikimin e dënimit të tij më 2 shkurt 2026. […]

The post Gjykata Speciale liron një nga ish-drejtuesit e UÇK appeared first on BoldNews.al.

U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar sot në burgun e Rrogozhinës. Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të […]

The post U vetëdorëzua pasi u dënua me 1 vit burg, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës appeared first on BoldNews.al.

Të thithësh vdekjen

2300 Persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e ndotjeve të emetuara në ajrin që thithim. Të dhënat e grumbulluara nga Raporti “State of Global Air” tregon se humbjet e jetëve njerëzore në Shqipëri kanë të bëjnë me shpërndarjen e grimcave të dëmshme, kryesisht të prodhuara nga djegia e karburanteve dhe sektori i ndërtimit. Raportet e […]

The post Të thithësh vdekjen appeared first on BoldNews.al.

Greqi – Qeni nuhatës i zbulon shqiptarit laboratorin e drogës në banesë

Një operacion nga Zyra e Sigurisë e Autoritetit Qendror Portual të Pireut çoi në shkatërrimin e një rrjeti trafikimi droge në Athinë, me arrestimin e tre të huajve dhe sekuestrimin e sasive të kanabisit dhe kokainës. Mes të ndaluarve është edhe një shqiptar, që cilësohet pjesë e drejtimit të grupit. Fillimisht u kap një 19-vjeçar […]

The post Greqi – Qeni nuhatës i zbulon shqiptarit laboratorin e drogës në banesë appeared first on BoldNews.al.

❌