TIRANĂ, 9 shkurt /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar i SigurisĂ« Kibernetike bĂ«ri me dije se gjatĂ« vitit 2025, ka menaxhuar 51 incidente kibernetike nĂ« infrastrukturat kritike dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« informacionit, duke garantuar monitorim dhe reagim tĂ« vazhdueshĂ«m ndaj kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« hapĂ«sirĂ«n digjitale.
Sipas AKSK-së, incidentet e tipit DDoS kanë qenë më të shpeshtat, me 16 raste, ndërsa janë evidentuar edhe 9 raste të kompromentimit të aplikacioneve.
Sipas sektorëve, numri më i lartë i incidenteve është regjistruar në Infrastrukturën Digjitale (24 raste), e ndjekur nga Sektori Energjetik (6 raste) dhe Sektori i Telekomunikimit (5 raste).
Gjatë gjithë vitit, ekipi i Drejtorisë së Analizës së Sigurisë Kibernetike në AKSK kanë ofruar monitorim të vazhdueshëm, analizë teknike, koordinim institucional dhe mbështetje operacionale, duke siguruar izolimin, rikuperimin dhe rikthimin në funksion të shërbimeve.
AKSK thekson se âmenaxhimi i incidenteve gjatĂ« vitit 2025 tregon se shumica e rasteve kanĂ« pasur impakt tĂ« ulĂ«t ose mesatar, falĂ« reagimit tĂ« shpejtĂ« dhe mbĂ«shtetjes sĂ« vazhdueshme tĂ« ofruar pĂ«r infrastrukturat digjitale publikeâ.
Gjykata Kushtetuese vendosi sot tĂ« mos japĂ« njĂ« vendim pĂ«rfundimtar pĂ«r çështjen e ndalimit tĂ« platformĂ«s sociale Tik-Tok. Ajo dha kohĂ« shtesĂ« pĂ«r palĂ«t e pĂ«rfshira duke konsideruar se kishte ende pyetje pĂ«r tâu shteruar.
Kështu, gjykata la afat deri më 12 shkurt për dorëzimin e komenteve dhe shpjegimeve shtesë, ndërsa seanca për konkluzionet përfundimtare u caktua për më 23 shkurt, në orën 10:00.
Vendimi pritet të përcaktojë jo vetëm fatin e aktit që ndaloi përkohësisht TikTok-un, por edhe standardin kushtetues mbi kufizimin e platformave digjitale nga pushteti ekzekutiv.
Tërheqja e qeverisë dhe vijimi i procesit në Kushtetuese
Seanca për shqyrtimin e ndalimit të përdorimit të platformës sociale TikTok nga qeveria shqiptare u mbajt paraditen e së enjtes në Gjykata Kushtetuese, por u parapri nga një zhvillim i papritur politik.
Dy ditë para seancës, qeveria miratoi vendimin Nr. 62, me të cilin shfuqizoi aktin e një viti më parë që ndalonte aksesin në TikTok.
Sipas vendimit të datës 3 shkurt, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore, duhet të ndërmarrë veprimet për heqjen e masave kufizuese, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Padia në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë ishte depozituar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), në mbrojtje të lirisë së medias dhe të shprehjes.
Përfaqësuesit e qeverisë argumentuan në seancën e Kushtetueses se shqyrtimi i çështjes është i panevojshëm, pasi vendimi që ndalonte TikTok-un tashmë është shfuqizuar.
âVendimi e humb efektin e tij nĂ« afatin 12-mujor,â tha Herold Jonuzaj si pĂ«rfaqĂ«sues i qeverisĂ«, teksa shtoi se ai âdo tĂ« shfuqizohej automatikisht brenda 6 marsit 2026.â Sipas tij, shfuqizimi ishte pjesĂ« e njĂ« procesi negociimi me platformĂ«n pĂ«r vendosjen e filtrave tĂ« kĂ«rkuar.
Avokati i palës paditëse, Franc Terihati, këmbënguli se çështja duhet të shqyrtohet pavarësisht vendimit të qeverisë për ta shfuqizuar ndalimin e platformës. Ai theksoi se akti normativ që e ndaloi Tik-Tok-un ka cenuar disa të drejta kushtetuese, përfshirë lirinë e shprehjes, të shtypit, të drejtën për informim dhe lirinë ekonomike.
PĂ«r kĂ«tĂ« Terihati e konsideroi âçështje me interes madhor publikâ ndaj dhe gjykata duhet tĂ« shprehet nĂ«se vendimi ka qenĂ« ose jo kushtetues gjatĂ« kohĂ«s qĂ« ka qenĂ« nĂ« fuqi.
Edhe përfaqësuesit e AGSH ngritën shqetësimin për rrezikun e një precedenti të krijuar. Ata e cilësuan gjithashtu problematike shfuqizimin e aktit vetëm 48 orë para seancës gjyqësore.
âĂfarĂ« ndodh nĂ«se çështja pushohet dhe pasnesĂ«r KĂ«shilli i Ministrave rimblidhet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« akt tjetĂ«r tĂ« ri tĂ« ngjashĂ«m?â u shpreh Isa Myzyraj nga AGSH duke theksuar se nga Gjykata Kushtetuese kĂ«rkohej vendosja e njĂ« standardi pĂ«r raste tĂ« tilla edhe pĂ«r qeveritĂ« e ardhshme.
Trupa e Gjykatës Kushtetuese pyeti se cilat kishin qenë pasojat e ardhura nga mbyllja e platformës, pyetje së cilës përfaqësuesit e organizatave iu përgjigjën duke theksuar se pasojat kanë qenë konkrete, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore.
Drejtorja ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko, iu referua raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR, ku evidentohej se kufizimi i platformës cenoi të drejtën e kandidatëve për të informuar dhe të qytetarëve për të marrë informacion.
Voko përmendi gjithashtu marrëveshjen ekzistuese mes Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe TikTok, e cila kishte shërbyer si mekanizëm funksional për adresimin e ankesave të qytetarëve.
âAMA nĂ« raportin e saj vjetor dhe nĂ« rezolutĂ«n drejtuar parlamentit thotĂ« qĂ« ka qenĂ« njĂ« praktikĂ« shumĂ« e mirĂ«â, tha Voko.
Në mars 2025, ankimimi për shpalljen antikushtetuese të vendimit u pranua për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse kërkesa për pezullim nuk u miratua.
Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, vlerëson se e ashtuquajtura luftë hibride e Rusisë përbën një nga kërcënimet më serioze të sigurisë për Evropën, duke u intensifikuar ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Sipas tij, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shërbimet sekrete perëndimore kanë akuzuar gjithnjë e më shpesh Moskën për përdorimin e metodave hibride, të cilat nuk janë të reja, por po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Ai pĂ«rmend njĂ« sĂ«rĂ« incidentesh tĂ« fundit nĂ« EvropĂ« â nga rrĂ«zimi i njĂ« avioni mallrash tĂ« DHL-sĂ« nĂ« Lituani, dĂ«mtimi i kabllove nĂ«ndetare nĂ« Detin Baltik, deri te rritja e ndikimit tĂ« aktorĂ«ve ekstremistĂ« pro-rusĂ« nĂ« disa shtete â si raste qĂ« kanĂ« ngritur dyshime serioze pĂ«r pĂ«rfshirjen e RusisĂ«.
Blakaj shpjegon se lufta hibride nënkupton zgjerimin e veprimeve ushtarake përmes spiunazhit, sabotazhit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjes në zgjedhje, propagandës dhe fushatave të dezinformimit, me synim dobësimin e shteteve kundërshtare nga brenda. Sipas tij, Rusia ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e këtyre mjeteve gjatë viteve të fundit.
Ai thekson se spiunazhi nën mbulesën diplomatike mbetet një nga format kryesore të veprimit rus.
"Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, të cilët shërbimet perëndimore i kanë identifikuar si agjentë të inteligjencës. Paralelisht, janë shtuar raportet për dronë të dyshimtë mbi baza ushtarake, përgjime komunikimesh dhe aktivitet të anijeve ruse pranë infrastrukturës kritike nënujore".
Në këtë kontekst, Blakaj përmend edhe rritjen e akteve të sabotazhit dhe zjarrvënieve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, si dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë kibernetike.
"Sulmet DDoS dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r depĂ«rtim nĂ« rrjetet e institucioneve dhe kompanive janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« shpeshta, ndĂ«rsa spiunazhi dhe sabotazhi po zhvendosen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n online. NjĂ« tjetĂ«r shtyllĂ« e luftĂ«s hibride, sipas Blakajt, Ă«shtĂ« lufta pĂ«r âzemrat dhe mendjetâ, pĂ«rmes dezinformimit dhe propagandĂ«s", shton tutje.
Tutje rikujton se në fillim të vitit 2024 autoritetet gjermane zbuluan një fushatë masive me dhjetëra mijëra llogari të rreme, të cilat shpërndanin narrativa pro-ruse dhe synonin të minonin mbështetjen për Ukrainën dhe të forconin partitë ekstreme në Evropë.
Blakaj thekson se ndërhyrja në zgjedhje dhe publikimi i dokumenteve të vjedhura pak para proceseve elektorale, si dhe atentatet ndaj kundërshtarëve politikë jashtë Rusisë, janë gjithashtu pjesë e këtij spektri të gjerë veprimesh hibride, akuza që Kremlini i mohon.
Duke iu referuar edhe vlerĂ«simeve tĂ« ekspertĂ«ve ushtarakĂ« perĂ«ndimorĂ«, ai nĂ«nvizon se Rusia i pĂ«rshtat taktikat e saj sipas secilit shtet, çka e bĂ«n tĂ« domosdoshĂ«m njĂ« reagim fleksibĂ«l, tĂ« koordinuar dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nga vendet evropiane pĂ«r tâu pĂ«rballur me kĂ«tĂ« kĂ«rcĂ«nim kompleks dhe afatgjatĂ«./Telegrafi.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. Në një deklaratë për shtyp AKSK reagoi ndaj disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit.
Kina ka ndaluar kompanitë vendase të përdorin softuer të sigurisë kibernetike nga disa kompani amerikane dhe izraelite për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Në mesin e kompanive të ndaluara janë VMware, Palo Alto Networks, Fortinet nga SHBA dhe Check Point nga Izraeli.
Autoritetet kineze shprehen shqetësimin se këto programe mund të grumbullojnë dhe transmetojnë informacion konfidencial jashtë vendit.
Nuk dihet saktësisht sa kompani kineze kanë marrë këtë urdhër.
Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të zëvendësuar teknologjinë perëndimore me alternativa vendase.
Analistët kinezë thonë se qeveria po shqetësohet gjithnjë e më shumë se pajisjet perëndimore mund të jenë të prekshme nga sulme të huaja. /Telegrafi/
Mikheil Biniashvili, 50 vjeçar, me shtetĂ«si gjeorgjiane, u mor i pandehur tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga Prokuroria e Bambergut nĂ« landin e BavarisĂ«, i konsideruar si kreu i njĂ« rrjeti ndĂ«rkombĂ«tar mashtrimi, i njohur si Milton Group, i cili dyshohet se mashtroi mĂ« shumĂ« se 1000 qytetarĂ« nĂ« vende europiane gjermanisht-folĂ«se nĂ«pĂ«rmjet investimeve fiktive. Biniashvili akuzohet se [âŠ]
Sulmet digjitale nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« ardhur duke u sofistikuar pĂ«rgjatĂ« 12 muajve tĂ« fundit. ShpeshherĂ« ato ndodhin nĂ« forma tĂ« fshehta, por pasojat nĂ« integritetin e tĂ« dhĂ«nave apo sigurinĂ« e qytetarĂ«ve janĂ« tĂ« dukshme dhe problematike. NjĂ« monitorim i BIRN pĂ«r hapĂ«sirĂ«n digjitale nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r periudhĂ«n kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje [âŠ]
Sulmet digjitale nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« ardhur duke u sofistikuar pĂ«rgjatĂ« 12 muajve tĂ« fundit. ShpeshherĂ« ato ndodhin nĂ« forma tĂ« fshehta, por pasojat nĂ« integritetin e tĂ« dhĂ«nave apo sigurinĂ« e qytetarĂ«ve janĂ« tĂ« dukshme dhe problematike. NjĂ« monitorim i BIRN pĂ«r hapĂ«sirĂ«n digjitale nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r periudhĂ«n kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje [âŠ]
Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.
Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.
Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.
Transferimi i pothuajse tĂ« gjitha shĂ«rbimeve publike nĂ« platformĂ«n digjitale qeveritare âe-Albaniaâ pĂ«rgjatĂ« viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar jo vetĂ«m me avantazhe pĂ«r qytetarĂ«t, por edhe me rrisqe pĂ«rsa i pĂ«rket mbrojtjes sĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« tyre personale.
Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.
Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.
âSulmet ndaj infrastrukturave kritike janĂ« mĂ« tĂ« rrezikshmet, pasi impaktojnĂ« shĂ«rbimet publike, dhe sĂ« dyti sigurojnĂ« akses tĂ« keqbĂ«rĂ«sve nĂ« tĂ« dhĂ«nat personale dhe sensitive tĂ« qytetarĂ«ve nĂ« masĂ«,â i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke pĂ«rmendur si shembull sulmin ndaj BashkisĂ« TiranĂ« nĂ« qershor 2025, qĂ« la pa shĂ«rbim mijĂ«ra qytetarĂ«.
Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
âNjĂ« tjetĂ«r rrezik gjatĂ« kĂ«tij viti ka qenĂ« pĂ«rhapja e dezinformimit dhe manipulimit tĂ« informacionit, veçanĂ«risht gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore pĂ«rmes pĂ«rmbajtjeve tĂ« gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencĂ«, dhe pĂ«rdorimin tĂ« bot-eve pĂ«r tĂ« amplifikuar mesazhe politikeâ, i tha BIRN Daniel Prroni.
Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.
Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë. Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.
EkspertĂ«t pranojnĂ« gjithashtu se gjatĂ« vitit 2025 tĂ« dhĂ«nat personale dhe financiare tĂ« qytetarĂ«ve janĂ« ndikuar ndjeshĂ«m prej njĂ« serie sulmesh âphishingâ qĂ« kanĂ« shĂ«njestruar financat e tyre, sulme tĂ« sofistikuara tĂ« cilat kamuflohen sikur vijnĂ« prej institucione reale tĂ« vendit.
âMashtrimet digjitale dhe sulmet âphishingâ janĂ« bĂ«rĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tâu dalluar nga komunikimet legjitime tĂ« institucioneve apo operatorĂ«ve ekonomik legjitim pĂ«rmes imitimit tĂ« domain-eve tĂ« institucioneve shtetĂ«rore dhe kompanive privateâ, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
âShitja apo rrjedhja e tĂ« dhĂ«nave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarĂ«ve rrit vulnerabilitetet pĂ«r sulme tĂ« tjera ndaj tyreâ, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.
Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.
Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.
Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.
âKĂ«rcĂ«nimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« njĂ« volum tĂ« lartĂ« tĂ« shkeljeve. QytetarĂ«t e angazhuar nĂ« publik dhe grupet e margjinalizuara janĂ« sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerĂ«z tĂ« paidentifikuarâ, tha Prroni pĂ«r BIRN.
âNĂ« thelb, kĂ«to sulme kanĂ« synuar tĂ« krijojnĂ« njĂ« klimĂ« frike dhe presioni qĂ« nxit vetĂ«censurĂ«n e gazetarĂ«ve dhe shkurajon pjesĂ«marrjen e qytetarĂ«ve nĂ« jetĂ« publikeâ, shtoi ai.
Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.
âNdĂ«rgjegjĂ«simi dhe rritja e kapaciteteve tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç pĂ«r adresimin e situatĂ«sâ, i tha BIRN Xhaferaj.
Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.
Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.
âNevojiten pĂ«rmirĂ«sime thelbĂ«sore tĂ« legjislacionit kundĂ«r mashtrimeve digjitale dhe mekanizma mĂ« efektivĂ« hetimiâ, i tha BIRN Prroni.
âGjithashtu duhet punuar pĂ«r harmonizimin e akteve tĂ« BE-sĂ« qĂ« rregullojnĂ« mjedisin digjital, posaçërisht DSA-sĂ« nĂ« lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e InteligjencĂ«s Artificiale nĂ« lidhje me pĂ«rdorimin dhe pĂ«rhapjen e materialeve tĂ« gjeneruara nga AIâ, pĂ«rfundoi ai./ Reporter.al
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Innovation Centre Kosovo (ICK), duke theksuar rolin kyç që teknologjia dhe inovacioni po luajnë në ndërtimin e ekonomisë së re të vendit.
Gjatë vizitës, Hamza u njoh nga afër me punën e vajzave dhe djemve të sektorit të teknologjisë, të cilët po zhvillojnë zgjidhje inovative në fusha si Inteligjenca Artificiale, siguria kibernetike dhe printimi 3D.
Ai bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdor teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.
âNjĂ« pjesĂ« e fushatĂ«s sime Ă«shtĂ« duke u gjeneruar me InteligjencĂ« Artificiale, si dĂ«shmi e vizionit dhe pĂ«rkushtimit tonĂ« pĂ«r inovacionin dhe tĂ« ardhmenâ, theksoi Hamza.
Kandidati për Kryeministër nënvizoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.
âSi kryeministĂ«r, do tĂ« punoj qĂ« Kosova tĂ« bĂ«het njĂ« shtet i dijes, me ekonomi digjitale tĂ« zhvilluar dhe mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme pĂ«r inovatorĂ«t tanĂ«â, u shpreh Hamza.
Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën.
TIRANĂ, 22 dhjetor /ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike ka pĂ«rmbyllur MaratonĂ«n KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ« Kibernetike 2025, njĂ« iniciativĂ« qĂ« u zhvillua pĂ«rgjatĂ« disa muajve, me qĂ«llim identifikimin e talenteve tĂ« reja nĂ« nivel kombĂ«tar.
AKSK njofton se maratona u organizua në tre kategori kryesore: Maratona për Universitetet dhe Shkollat Profesionale, Maratona për Vajzat dhe Gratë, si dhe Maratona Speciale për personat me nevoja të veçanta, duke reflektuar një qasje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Formati i kësaj nisme ngjalli interes të lartë, me mbi 1000 aplikantë, prej të cilëve më shumë se 500 konkurrentë u përzgjodhën për të marrë pjesë aktive në fazat konkurruese.
Sipas AKSK, pjesëmarrësit u testuan përmes sfidave teknike të nivelit profesional, të implementuara dhe të administruara përmes platformës SimSpace, e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sfidat përfshinë analiza, menaxhim incidentesh, simulime proaktive, si dhe zgjidhje skenarësh me kompleksitet të lartë.
Në aktivitetin e finales së maratonës, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, theksoi se Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike është një format që bashkon studentë të universiteteve, vajza dhe gra, si dhe persona me aftësi të kufizuara.
Ai nënvizoi se kjo maratonë shërben si një mekanizëm konkret për identifikimin e talenteve dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale, të domosdoshme për mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në vend, si dhe për zhvillimin e sigurt të shërbimeve digjitale në vend.
Fituesit e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025
Maratona për vajzat dhe gratë:
Vendi I: Ana Kaci
Vendi II: Adriana Roci
Vendi III: Irva Dafa
Maratona për studentët:
Vendi I: Earta Joca
Vendi II: Sidrit Zela
Vendi III: Orgito Leka
Vendi III: Firdeus Dikelari
Vendi III: Asim Lecini
Vendi III: Emanuel Dervishi
Vendi III: Abdurrahman Sejta
Vendi III: Arkel Lahi
Maratona speciale për persona me aftësi të kufizuara:
Vendi I: Dorina Olldashi
Vendi II: Erblin Karaj
Vendi III: Alvaro Dunja
Maratona për Universitetet:
Vendi I: Akademia e Forcave të Armatosura
Vendi II: Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
TIRANĂ, 13 dhjetor/ATSH/ NĂ« epokĂ«n digjitale, ku komunikimi zhvillohet me shpejtĂ«si marramendĂ«se dhe rrjetet sociale janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e pandashme e jetĂ«s sonĂ«, dhuna online Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« fenomen shqetĂ«sues qĂ« po prek gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« qytetarĂ«t shqiptarĂ«, veçanĂ«risht tĂ« rinjtĂ«.
NĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s sĂ« â16 ditĂ«ve tĂ« aktivizmit kundĂ«r dhunĂ«s me bazĂ« gjinoreâ, institucionet shtetĂ«rore dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK), kanĂ« marrĂ« njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« pĂ«rballjen me kĂ«tĂ« sfidĂ« tĂ« re, duke ndĂ«rtuar mekanizma tĂ« mbrojtjes, raportimit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit publik.
Floreta Faber, zĂ«vendĂ«sdrejtoresha e AKSK-sĂ«, tha pĂ«r ATSH-nĂ« se âdhuna online pĂ«rkufizohet si çdo formĂ« agresioni, kĂ«rcĂ«nimi apo ofendimi qĂ« ndodh pĂ«rmes internetit dhe platformave digjitaleâ.
âNĂ« ShqipĂ«ri, format mĂ« tĂ« pĂ«rhapura janĂ« bullizmi kibernetik, shantazhi digjital, mashtrimet me identitete tĂ« rreme dhe gjuha e urrejtjes nĂ« rrjetet sociale. KĂ«to forma janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e pĂ«rditshmĂ«risĂ« digjitale, shpesh duke kaluar pa u vĂ«nĂ« re, derisa pasojat e tyre prekin rĂ«ndĂ« jetĂ«n e individĂ«ve, sidomos tĂ« miturve. ShoqĂ«ria shqiptare po tregon njĂ« ndjeshmĂ«ri nĂ« rritje ndaj kĂ«tij fenomeni, por reagimi mbetet ende i kufizuar. ShumĂ« raste tĂ« dhunĂ«s online nuk raportohen, pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s, turpit apo mungesĂ«s sĂ« besimit tek institucionet. MegjithatĂ«, fushatat e ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« zhvilluara nga AKSK dhe Ministria e Arsimit kanĂ« ndihmuar nĂ« rritjen e raportimeve dhe nĂ« krijimin e njĂ« kulture tĂ« re pĂ«rgjegjĂ«sie digjitaleâ, tha Faber.
Sipas Faber, âtĂ« miturit janĂ« grup-mosha mĂ« e rrezikuar dhe janĂ« mĂ« tĂ« ekspozuar ndaj bullizmit kibernetik, pasi janĂ« pĂ«rdoruesit mĂ« aktivĂ« tĂ« rrjeteve sociale dhe shpesh nuk kanĂ« njohuritĂ« e duhura pĂ«r mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave personaleâ.
âSipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AKSK dhe PolicisĂ« sĂ« Shtetit pĂ«r vitin 2025, janĂ« regjistruar mbi 1200 raste tĂ« bullizmit kibernetik, nga tĂ« cilat 35 pĂ«r qind kanĂ« pasur si viktima tĂ« mitur, rreth 20 pĂ«r qind e rasteve lidhen me publikimin e materialeve personale pa pĂ«lqim, ndĂ«rsa vetĂ«m 40 pĂ«r qind e tyre janĂ« raportuar zyrtarisht. KĂ«to shifra tregojnĂ« njĂ« rritje tĂ« dukshme tĂ« raportimeve, por edhe tĂ« vetĂ« fenomenitâ, tha ajo.
Faber tha se trajtimi i një denoncimi për dhunë kibernetike ndjek një procedurë të qartë institucionale.
âFillimisht, viktima ose prindi bĂ«n raportimin pranĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit ose pĂ«rmes portalit tĂ« AKSK: https://aksk.gov.al/raporto-3/. MĂ« pas, ekspertĂ«t kryejnĂ« verifikimin teknik pĂ«r tĂ« identifikuar burimin e sulmit apo llogarinĂ« anonime. NĂ« rastet kur konstatohet shkelje ligjore, njoftohen institucionet pĂ«rgjegjĂ«se dhe hapet çështja penale. Paralelisht, pĂ«rfshihen edhe strukturat e mbrojtjes sĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe psikologĂ«t shkollorĂ«, pĂ«r tĂ« garantuar mbĂ«shtetje emocionale dhe sociale pĂ«r viktimĂ«nâ, u shpreh Faber.
ZĂ«vendĂ«sdrejtoresha e AKSK-sĂ«, theksoi mĂ« tej se ânĂ« aspektin ligjor, ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« hapa pĂ«rpara nĂ« pĂ«rfshirjen e krimeve kompjuterike nĂ« Kodin Penal, por ende mungon njĂ« nen specifik qĂ« tĂ« trajtojĂ« bullizmin kibernetik ndaj tĂ« miturve. AKSK ka propozuar ndryshime ligjore qĂ« do tĂ« parashikojnĂ« dĂ«nime mĂ« tĂ« qarta pĂ«r shpĂ«rndarjen e materialeve personale dhe pĂ«r pĂ«rdorimin e identiteteve tĂ« rreme me qĂ«llim abuzimi. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nevojĂ« urgjente, pasi realiteti digjital po ecĂ«n mĂ« shpejt se ligjiâ.
âNjĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« ka edhe shkolla. Ministria e Arsimit ka nxjerrĂ« udhĂ«zime tĂ« posaçme qĂ« detyrojnĂ« institucionet arsimore tĂ« kenĂ« njĂ« koordinator pĂ«r sigurinĂ« digjitale, si dhe tĂ« trajnojnĂ« mĂ«suesit pĂ«r identifikimin e rasteve tĂ« bullizmit online. Edukimi pĂ«r pĂ«rdorimin e sigurt tĂ« internetit Ă«shtĂ« integruar nĂ« lĂ«ndĂ«t e teknologjisĂ« dhe qytetarisĂ«, me synimin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kulturĂ« mbrojtjeje qĂ« fillon qĂ« nĂ« bankat e shkollĂ«sâ, vijoi ajo.
âNdikimi i dhunĂ«s online nĂ« shĂ«ndetin mendor Ă«shtĂ« i thellĂ«. PsikologĂ«t raportojnĂ« raste gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta tĂ« ankthit, depresionit, izolimit social dhe uljes sĂ« vetĂ«vlerĂ«simit te fĂ«mijĂ«t qĂ« janĂ« viktima tĂ« bullizmit digjital. PrindĂ«rit duhet tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m ndaj shenjave paralajmĂ«ruese, si ndryshime tĂ« papritura nĂ« sjellje, refuzim pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur telefonin apo rrjetet sociale, nervozizĂ«m pas pĂ«rdorimit tĂ« internetit dhe humbje interesi pĂ«r aktivitetet e zakonshme. KĂ«to sinjale mund tĂ« jenĂ« tregues tĂ« qartĂ« tĂ« njĂ« pĂ«rvoje traumatike onlineâ, shtoi Faber.
PĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar mbrojtjen e fĂ«mijĂ«ve, AKSK ka ofruar platformĂ«n âRaportoâ, qĂ« mundĂ«son raportimin anonim tĂ« rasteve tĂ« dhunĂ«s online.
Faber nĂ«nvizoi se âtĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit tregojnĂ« qĂ« gjatĂ« periudhĂ«s janar-shtator nĂ« kĂ«tĂ« platformĂ« janĂ« raportuar 184 raste tĂ« pĂ«rmbajtjeve keqdashĂ«se online. Rreth 69 pĂ«r qind e personave tĂ« prekur nga kĂ«to pĂ«rmbajtje keqdashĂ«se online ishin tĂ« mitur, nĂ«n 18 vjeçâ.
âNdĂ«rsa vajzat dhe gratĂ« pĂ«rbĂ«nin 73 pĂ«r qind tĂ« viktimave tĂ« kĂ«tyre pĂ«rmbajtjeve tĂ« paligjshme. Gjithashtu, janĂ« zhvilluar fushata kombĂ«tare, tĂ« cilat synojnĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simin e nxĂ«nĂ«sve, prindĂ«rve dhe mĂ«suesve pĂ«r rreziqet e botĂ«s digjitale. Sipas sondazheve tĂ« fundit, mbi 60 pĂ«r qind e tĂ« rinjve shqiptarĂ« kanĂ« dĂ«gjuar pĂ«r kĂ«to fushata, por vetĂ«m 35 pĂ«r qind deklarojnĂ« se kanĂ« ndryshuar sjelljen e tyre online, çka tregon se ndĂ«rgjegjĂ«simi duhet tĂ« shoqĂ«rohet me edukim praktik dhe tĂ« vazhdueshĂ«mâ, theksoi ajo.
Faber u shpreh se dhuna online është një sfidë që kërkon përgjigje të koordinuar nga të gjitha nivelet e shoqërisë.
âQeveria shqiptare, pĂ«rmes AKSK dhe institucioneve tĂ« tjera, ka hedhur themelet e njĂ« sistemi tĂ« mbrojtjes digjitale, por puna duhet tĂ« thellohet pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mjedis virtual tĂ« sigurt pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« dhe qytetar. VetĂ«m pĂ«rmes bashkĂ«punimit mes shtetit, shkollĂ«s dhe familjes mund tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« kulturĂ« e re digjitale, ku teknologjia tĂ« jetĂ« mjet zhvillimi dhe jo burim frike apo abuzimiâ, pĂ«rfundoi Faber.
Katër në dhjetë gra përballen me dhunë online dhe shumë prej tyre ndihen të pasigurta, kështu thonë të dhënat e grumbulluara nga UN Women, i cili ka nxjerrë në pah rrezikun që hasin gratë në Shqipëri përmes teknologjisë.
Sipas të dhënave të analizuara janë 1,804 raportime dhune në policinë e shtetit përmes teknologjisë ku ndër më të shpeshtat ishin keqpërdorimi i telefonit (36%) dhe përndjekja (33%).
Nga rastet rezultoi se gratë janë 1.3 herë më të ekspozuara ndaj dhunës online kryesisht te keqpërdorimi dhe dhunimi i privatësisë. Format të tjera të shpeshta të dhunës së hasur online ishin: zhvatja, bullizimi, gjuha e urrejtjes etj.
Statistikat shqetësuese
83.1% e përdoruesve të internetit raportojnë rritje të dhunës online ndaj vajzave dhe grave.
23.4% e grave që përjetuan dhunë online patën pasoja psikologjike; 45.3% e tyre u ndjenë të pasigurta.
90% e dhunës online kryhet nga burra 15-44 vjeç; 66% e tyre jetojnë në zona urbane.
70% e rasteve të dhunës online u hasën përmes platformës TikTok.
Dhuna online, pjesë e realitetit
Fushata globale â16 DitĂ«t e Aktivizmit KundĂ«r DhunĂ«s me BazĂ« Gjinoreâ kĂ«tĂ« vit u fokusua te dhuna online. Zhvillimi i mjeteve tĂ« komunikimit ka transferuar dhunĂ«n nga âofflineâ nĂ« âonlineâ, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« njĂ« terren tĂ« rrezikshĂ«m pĂ«r gratĂ«.
Sipas organizatave në Shqipëri, dhuna digjitale, veçanërisht ndaj grave, po rritet me shpejtësi, duke sjellë pasoja të rënda psikologjike dhe sociale.
âNĂ« LinjĂ«n e KĂ«shillimit ndeshim mĂ« shpesh raste ngacmimi dhe kĂ«rcĂ«nimesh online pĂ«rmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si WhatsApp, Telegram apo Signalâ, tha pĂ«r Citizens.al Ejnxhi Pepa nga Linja e KĂ«shillimit pĂ«r Gra dhe Vajza.
Pepa thotĂ« se format mĂ« tĂ« pĂ«rhapura pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rndjekjen digjitale, shantazhin me materiale intime, shpĂ«rndarjen pa pĂ«lqim tĂ« imazheve, manipulimet âdeepfakeâ, fyerjet dhe sulmet ndaj reputacionit, pa lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« edhe hapjen e profileve tĂ« rreme, qĂ« sipas saj janĂ« kthyer nĂ« raste tĂ« zakonshme.
Ajo thotë se tashmë këto lloje sulmesh po shënjestrojnë dhe aktivistë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut.
âKĂ«to forma tĂ« dhunĂ«s digjitale shpesh lidhen drejtpĂ«rdrejt me dhunĂ«n âofflineâ dhe e pĂ«rforcojnĂ« atĂ«â, shtoi Pepa.
Rritje e raportimeve, sfida institucionale
Nga janari në nëntor 2025, Ministria e Brendshme ka regjistruar 439 raste dhune kibernetike me 600 postime online, 73% prej të cilave u raportuan vetëm në Tiranë. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit (2024-2025), linja 116-117 raportoi për 705 gra dhe vajza që kanë kërkuar ndihmë për dhunë digjitale.
âTendenca ka qenĂ« nĂ« rritje pĂ«r disa vite, por veçanĂ«risht kohĂ«t e fundit kemi marrĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r raste tĂ« pĂ«rndjekjes online, shantazhit dhe shpĂ«rndarjes sĂ« imazheve intime,â tha Ejnxhi Pepa.
âShumĂ« gra dhe vajza e kanĂ« pezulluar denoncimin pĂ«r shkak tĂ« pengesave proceduriale. KĂ«rkesa nga gjykatat pĂ«r adresĂ«n fizike tĂ« dhunuesit online Ă«shtĂ« absurde kur agresorĂ«t pĂ«rdorin profile anonimeâ, argumenton Ines Leskaj nga AWEN duke nxjerrĂ« nĂ« pah tĂ« metĂ«n kryesore tĂ« sistemit.
Gratë nga komunitetet e margjinalizuara, vajzat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTIQ+ dhe gratë në zonat rurale janë më të ekspozuara ndaj kësaj dhune.
Sipas Altin Hazizaj, drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili menaxhon edhe Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (ISigurt.al), grupmosha më e prekur është ajo e adoleshencës dhe rinisë së hershme, si për djemtë ashtu edhe për vajzat.
âPor çka tĂ« bĂ«n pĂ«rshtypje Ă«shtĂ« se gjatĂ« 3 viteve tĂ« fundit Ă«shtĂ« rritur edhe numri i ankesave nga zonja nĂ« moshĂ« mĂ« tĂ« madhe plus 40 apo 50 vjeçâ, shprehet Hazizaj, duke shtuar se kjo situatĂ« flet pĂ«r shtrirjen e gjerĂ« tĂ« internetit dhe nivelin e pamjaftueshĂ«m tĂ« aftĂ«sive dixhitale nĂ« mosha mĂ« tĂ« mĂ«dha.
Pranë ISigurt.al gjatë vitit 2024 thuajse 60% e të gjitha ankesave të raportuara kanë të bëjnë me një formë të dhunës me bazë gjinore.
â70-80 pĂ«rqind e viktimave online janĂ« vajza dhe gra tĂ« reja, ndonĂ«se ato jo gjithnjĂ« preferojnĂ« tĂ« raportojnĂ« vetĂ«, por nĂ«pĂ«rmjet njĂ« tĂ« njohuri, shoku apo shoqeje apo mĂ«suesiâ, tha pĂ«r Citizens.al Altin Hazizaj, drejtuesi i QendrĂ«s pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« Drejtave tĂ« FĂ«mijĂ«ve (CRCA).
Rastet e raportuara në këtë platformë janë shtuar pas pandemisë së Covid-19.
âNĂ« vitin 2023 ne trajtuam diku tek 300 ankesa, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2024 ato u rriten tek 409 raste tĂ« regjistruara. KĂ«tĂ« vit vetĂ«m nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« ne kemi trajtuar mĂ« shumĂ« se 400 incidente kibernetikeâ, sjell nĂ« vĂ«mendje Altin Hazizaj.
Boshllëqe ligjore dhe nevoja për reforma
Shqipëria nuk ka ende një përkufizim ligjor për dhunën online. Ejnxhi Pepa thotë se përgjithësisht organizatat dhe institucionet i referohen përkufizimit të ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës në veprimtarinë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO).
Por brenda dhjetorit pritet tĂ« kalojĂ« nĂ« Kuvend drafti i ligjit âPĂ«r parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunĂ«s ndaj grave dhe dhunĂ«s nĂ« familjeâ, i cili pĂ«rfshin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« edhe dhunĂ«n digjitale.
âLigji do ta pĂ«rkufizojĂ« si çdo veprim qĂ« kryhet ose rĂ«ndohet pĂ«rmes teknologjisĂ« dhe cenon tĂ« drejtat e viktimĂ«sâ, thekson Ejnxhi Pepa.
Sipas draftit paraprak, dhuna online pĂ«rfshihet nĂ« Nenin 10 ku flitet pĂ«r âdhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjiaâ. Ky nen e pĂ«rcakton dhunĂ«n e lehtĂ«suar nga teknologjia si çdo veprim qĂ« kryhet pĂ«rmes mjeteve digjitale pa pĂ«lqim dhe qĂ« shkakton dĂ«m fizik, emocional apo social.
Ai përfshin gjuhën e urrejtjes, shpërndarjen e imazheve intime pa pëlqim, përndjekjen dhe ngacmimin digjital. Në thelb, neni synon të mbrojtje nga abuzimet online që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin.
Pepa dhe Leskaj mendojnë njësoj se strukturat ekzistuese për krimet kibernetike janë të pamjaftueshme në Shqipëri.
âZvarritja dhe mbivendosja e çështjeve nĂ« polici dhe prokurori ngadalĂ«sojnĂ« sĂ« tepĂ«rmi marrjen e masave,â vĂ«ren Leskaj teksa tregon se aktualisht krimet kibernetike mundet tĂ« denoncohen dhe ndiqen nĂ« prokurori, por rezultatet e tyre vonojnĂ«.
Nga ana tjetër, Pepa citon monitorime të GREVIO-s, sipas së cilave strukturat shqiptare nuk janë të trajnuara për dimensionin gjinor dhe kjo qasje ende nuk është integruar me mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna.
Ajo shton se Shqipërisë i mungojnë edhe protokollet e unifikuara për trajtimin e rasteve të dhunës digjitale dhe po kështu infrastruktura teknike për ruajtjen dhe sigurimin e provave.
âKĂ«to boshllĂ«qe synohen tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen me ndryshimet e fundme tĂ« legjislacionitâ, shprehet Leskaj duke iu referuar ligjit tĂ« ri.
Por sipas Pepës po aq urgjente janë edhe fushatat e ndërgjegjësimit, pasi ka prirje për të mos i raportuar rastet.
âNĂ«nraportimi mbetet shumĂ« i lartĂ«. NĂ« nivel vendor, Mekanizmat e Koordinuar tĂ« Mbrojtjes nga Dhuna duhet tĂ« forcohen pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« reagim tĂ« shpejtĂ«, tĂ« unifikuar dhe tĂ« ndjeshĂ«m gjinor pĂ«r çdo rastâ, pĂ«rfundon ajo.
Altin Hazizaj shprehet se kuadri ligjor ka nevojĂ« tĂ« forcohet sa mĂ« shpejt dhe se duhen ligje sipas modelit tĂ« BE-sĂ« dhe jo âmodeleve qĂ« krijohen ndonjĂ«herĂ« nga halli nĂ« ShqipĂ«riâ.
âMungesa e shumĂ« krimeve qĂ« ndodhin nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetike nĂ« Kodin Penal e bĂ«n mbrojtjen e viktimave tĂ« vĂ«shtirĂ«â, thekson mĂ« tej Hazizaj.
Hazizaj shprehet se vitin e ardhshëm Shqipëria duhet të zbatojë një nga aktet më të rëndesishme të BE-së, ligjin e shërbimeve digjitale (DSA).
âKjo do te na zgjidhte edhe problemin e dytĂ« kryesor, pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« gjitha platformat online, faqet, profilet etj., pĂ«r tĂ« respektuar tĂ« drejtat bazĂ« tĂ« çdo individi edhe nĂ« hapĂ«sirĂ«n kibernetikeâ, pĂ«rfundon Hazizaj.
Delegacioni i Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka realizuar një vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Estonisë (Eesti Pank) dhe në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Estonisë (Finantsinspektsioon), me synim forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat kryesore brenda mandateve të institucioneve.
Delegacioni i BQK-sĂ«, i udhĂ«hequr nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili sĂ« bashku me anĂ«tarĂ« tĂ« ekipit menaxhues, u mirĂ«prit nĂ« BankĂ«n Qendrore tĂ« EstonisĂ« nga Guvernatori z. Madis MĂŒller dhe ZĂ«vendĂ«sguvernatori z. Ălo Kaasik. Vizita filloi me njĂ« takim tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« mes Guvernatorit Ismaili dhe Guvernatorit MĂŒller, gjatĂ« tĂ« cilit pala ai paraqiti rolin, kornizĂ«n operacionale dhe prioritetet strategjike tĂ« Eesti Pank. Guvernatori Ismaili me pas bĂ«ri njĂ« prezantim gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s mbi zhvillimet makroekonomike nĂ« KosovĂ«s dhe Ballkanin PerĂ«ndimor, duke theksuar zhvillimet e fundit nĂ« sektorin financiar, iniciativat kryesore reformuese dhe avancimin e KosovĂ«s drejt pĂ«rafrimit me standardet evropiane rregullatore dhe mbikĂ«qyrĂ«se.
Pas diskutimeve të nivelit të lartë, ekipet teknike nga të dy institucionet vazhduan me sesione të detajuara mbi analizën e skenarëve dhe projeksionet makroekonomike, kornizat e mbikëqyrjes makroprudenciale, qasjet për monitorimin e rrezikut dhe përdorimin e instrumenteve mbikëqyrëse. Ata diskutuan gjithashtu raportimin e të dhënave dhe menaxhimin e cilësisë, veçanërisht qasjen në të dhëna të cilësisë së lartë nga bankat, si dhe strategjitë e komunikimit në kontekstin e mandateve të bankave qendrore. Këto shkëmbime u mundësuan të dy institucioneve ndarjen e qasjeve metodologjike dhe identifikimin e fushave ku bashkëpunimi i mëtejshëm mund të sjellë vlerë të shtuar.
Në kuadër të vizitës, delegacioni i BQK-së u takua me edhe z. Andres KurgpÔld, anëtar i Bordit Menaxhues të Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare. Takimi ofroi mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi strukturën dhe performancën e tregut financiar, zhvillimet e fundit mbikëqyrëse dhe sfidat e reja. Guvernatori Ismaili paraqiti informata mbi sektorin financiar të Kosovës, duke theksuar stabilitetin, avancimet rregullatore dhe prioritetet aktuale. Diskutimet adresuan gjithashtu kornizat mbikëqyrëse dhe rregullatore, zhvillimet në ekosistemin e pagesave dhe rreziqet e reja të lidhura me digjitalizimi dhe sigurinë kibernetike.
Në nivel teknik, ekspertët e BQK-së dhe ata të Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare zhvilluan diskutime mbi sektorin financiar dhe kornizat e tij analitike, qasjet ndaj sjelljes në treg dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe strukturën e mbikëqyrjes mikroprudenciale, përfshirë mbikëqyrjen bankare dhe proceset e përmbylljes bankare.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen më të lartë për Bankën e Estonisë për organizimin e takimeve dhe mikpritjen e ngrohtë gjatë gjithë vizitës. Njëkohësisht falënderon Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Estonisë për takimet e vlefshme dhe të dobishme gjatë diskutimeve. BQK angazhohet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar stabilitetin financiar dhe cilësinë e mbikëqyrjes sipas standardeve evropiane.
TIRANĂ, 3 dhjetor /ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot vendimin pĂ«r ngritjen e Ekipit tĂ« PĂ«rgjigjes ndaj Emergjencave dhe KrizĂ«s sĂ« SigurisĂ« Kibernetike (CERT), njĂ« strukturĂ« ad hoc qĂ« do tĂ« veprojĂ« pranĂ« Autoritetit KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike (AKSK).
CERT-i do të jetë përgjegjëse për trajtimin në kohë dhe me eficiencë të emergjencave dhe të krizës së sigurisë kibernetike në vend.
Ekipi do të kryesohet nga AKSK dhe do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, përfshirë Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, SHISH, Policinë e Shtetit, AKEP dhe AKSHI, si dhe nga ekspertë të sigurisë kibernetike, IT-së dhe teknologjive operative (OT).
Përzgjedhja e ekspertëve do të kryhet përmes një procedure të hapur, njëmujore, ku kandidatët duhet të plotësojnë kriteret profesionale, përfshirë të paktën 7 vite përvojë si dhe të zotërojnë njohuri të thelluara në fushën e sigurisë kibernetike dhe të teknologjisë së informacionit.
Sipas vendimit të qeverisë, CERT-i mblidhet nga AKSK-ja në rast emergjence dhe krize kibernetike për hartimin e planit të masave, menaxhimin dhe zgjidhjen e emergjencës e të krizës kibernetike.
Vendimi parashikon edhe mundësinë e angazhimit të ekspertëve shtesë nga institucione të tjera publike, sipas nevojës së situatës.
TIRANĂ, 1 dhjetor/ATSH/ Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike ka pĂ«rfituar pajisje tĂ« reja tĂ« avancuara pĂ«r mbrojtjen e rrjetit, tĂ« cilat iu dorĂ«zuan nga zĂ«vendĂ«sshefja e misionit tĂ« SHBA nĂ« detyrĂ«, Kathryn Hammond, si pjesĂ« e mbĂ«shtetjes sĂ« fortĂ« tĂ« qeverisĂ« amerikane pĂ«r forcimin e kapaciteteve kibernetike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Dorëzimi i pajisjeve teknologjike u realizua muajin e kaluar dhe përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e sigurisë kibernetike kombëtare, në një kohë kur kërcënimet digjitale janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të sofistikuara.
Ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale theksoi se siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse.
âShtetet e Bashkuara janĂ« tĂ« kĂ«naqura qĂ« kanĂ« mbĂ«shtetur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« forcimin e mbrojtjes sĂ« saj kibernetike, duke çuar pĂ«rpara sigurinĂ« rajonale dhe atĂ« tĂ« NATO-sâ, thuhet nĂ« postimin e ambasadĂ«s amerikane nĂ« TiranĂ«. /j.p/
Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se në qarkullim po shpërndahen përmes e-mail-it disa informacione jozyrtare dhe të rreme, të cilat paraqiten kinse si dokumente të lëshuara nga zyrtarë të lartë të institucionit.
NĂ« deklaratĂ«n zyrtare thuhet se e-mail-et, tĂ« emĂ«rtuara si âTHIRRJE GJYQĂSOREâ, pĂ«rmbajnĂ« ânumĂ«r referues tĂ« dosjeve tĂ« lĂ«shuara kinse nga stafi i lartĂ« menaxhues i PK-sĂ«, Agjencia e SigurisĂ« Kibernetike nĂ« KosovĂ«, Byroja Federale e Hetimeve, Policia KombĂ«tare e Krimit Kibernetik dhe Interpoliâ. Policia thekson qartĂ« se kĂ«to âNUK janĂ« dokumente zyrtare tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«sâ.
Sipas njoftimit, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r e-mail-e dhe dokumente tĂ« falsifikuara âpĂ«r pĂ«rdorim me qĂ«llime tĂ« caktuaraâ.
PK ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Ă«shtĂ« duke kryer hetime intensive nĂ« bashkĂ«punim me organet e drejtĂ«sisĂ«, me qĂ«llim tĂ« âhetimit, verifikimit dhe zbulimit tĂ« kryerĂ«sve tĂ« kĂ«saj vepre penaleâ, duke angazhuar njĂ«sitet kompetente policore.
Policia fton qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe u bën thirrje që çdo e-mail apo dokument të dyshimtë ta adresojnë në adresën zyrtare info@kosovopolice.com për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.
Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimeve Kibernetike njoftoi tĂ« enjten se ka arrestuar njĂ« shtetas 29-vjeçar, banues nĂ« TiranĂ«, me akuzĂ«n e veprĂ«s penale âPornografia me tĂ« miturâ. âPas informacioneve tĂ« ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimeve Kibernetike, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, ka kryer [âŠ]