❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Kamenicë



KRU “Hidromorava” njofton qytetarĂ«t dhe konsumatorĂ«t nĂ« zonat BerivojcĂ« dhe Lagjja Iliria tĂ« qytetit tĂ« KamenicĂ«s se furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« energjisĂ« elektrike nga KEDS-i.

Sipas njoftimit tĂ« KRU “Hidromorava”, ndĂ«rprerja Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« shmanget deri nĂ« ripĂ«rtĂ«ritjen e energjisĂ« elektrike, çka ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« punĂ«n e pompave tĂ« ujit dhe furnizimin normal tĂ« qytetarĂ«ve.

Kompania apelon tek konsumatorët për mirëkuptim dhe kujdes gjatë kësaj periudhe dhe siguron se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer furnizimin me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

Qytetarët do të njoftohen menjëherë pas normalizimit të situatës. /Telegrafi/


“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s - arrestohet njĂ« person



E plotësuar: Qytetarët sot po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërkaq gjatë protestës është arrestuar një nga protestuesit.











“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s

“Nuk sakrifikojmĂ« na pĂ«r KEDS”, “Rryma nuk Ă«shtĂ« luks”, “NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, janĂ« mbishkrimet nĂ« pankarta qĂ« qytetarĂ«t mbajnĂ« nĂ« duar gjatĂ« protestĂ«s pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar mundĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« para objektit tĂ« KEDS-it.

Protestuesit në shenjë revolte kanë gjuajtur tymosës në drejtim të objektit të KEDS-it.


Ndërkaq kjo protestë është organizuar nga një grup aktivistësh nga Kolektivi Feminist dhe Përpjekja kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.



Më poshtë Telegrafi ju sjellë fotografi të protestës të shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova. /Telegrafi/

Shtrenjtimi i rrymës paralajmërohet sërish, por qytetarët në lagjen Fidanishte në Pejë kanë katër ditë pa energji elektrike



Ndonëse energjia elektrike është shtrenjtuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër kohore, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesa të vazhdueshme të furnizimit me rrymë.

Që nga viti 2021, në Kosovë energjia elektrike është shtrenjtuar të paktën tri herë. Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në proces të shqyrtimit të kërkesave të operatorëve energjetikë për një shtrenjtim tjetër të rrymës.

Operatorët energjetikë kanë kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet për së paku edhe 21 për qind, ende pa kaluar një vit nga shtrenjtimi prej 16.1 për qind i miratuar në prill të vitit 2025.

Edhe pse ende nuk dihet epilogu i këtij procesi, paralajmërimet për një rritje të re të çmimit të rrymës kanë nxitur shqetësim dhe frikë te qytetarët, të cilët thonë se tashmë po përballen me fatura të papërballueshme, ndërkohë që mungesat e energjisë elektrike vazhdojnë.

Në lagjen Fidanishte të Pejës, mungesa e energjisë elektrike ka hyrë në ditën e katërt. Një qytetare ka bërë të ditur se kjo situatë po ua vështirëson ndjeshëm funksionimin e përditshëm banorëve të kësaj zone.

“Ne, banorĂ«t e lagjes Fidanishte nĂ« PejĂ«, kemi katĂ«r ditĂ« qĂ« jemi pa energji elektrike dhe kjo po na e vĂ«shtirĂ«son shumĂ« funksionimin ditor nĂ« shtĂ«pitĂ« tona”, ka deklaruar qytetarja.

Ajo ka shtuar se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës, ndërsa gjendja është përkeqësuar edhe më tej.

“Nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim lidhur me kĂ«tĂ« situatĂ« dhe, sikur tĂ« mos mjaftonte kjo, qĂ« nga dita e djeshme jemi edhe pa furnizim me ujĂ«â€, shtoi ajo.

Telegrafi ka tentuar të kontaktojë edhe me KRU Hidrodrini për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë problem, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Mitrovicës



Spitali i Mitrovicës ka bërë të ditur se pas sanimit të defektit në furnizimin me energji elektrike nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), është rikthyer furnizimi i rregullt me rrymë në të gjitha repartet e këtij institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit të spitalit, defekti kishte ndodhur në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali i Mitrovicës, çka kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa reparte.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës së ndërprerjes, shërbimet vitale kanë funksionuar normalisht përmes gjeneratorëve, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale dhe sigurinë e pacientëve.

Nga ky institucion shëndetësor bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it kanë qenë në terren dhe kanë punuar intensivisht për sanimin e defektit, ndërsa pas ndërhyrjes teknike është bërë e mundur rikthimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike.

Spitali i Mitrovicës ka falënderuar stafin mjekësor dhe teknik për angazhimin gjatë kësaj situate, si dhe qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se shërbimet shëndetësore janë duke u ofruar pa asnjë pengesë. /Telegrafi/


Disa reparte të Spitalit të Mitrovicës pa energji elektrike



Spitali i Mitrovicës ka njoftuar se për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur ky institucion shëndetësor, aktualisht disa reparte janë pa rrymë.

Sipas njoftimit, pjesët vitale të spitalit janë të furnizuara me energji elektrike përmes gjeneratorëve, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimeve esenciale për pacientët.

Nga Spitali i Mitrovicës bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit të rregullt me energji elektrike pritet të realizohet shumë shpejt. /Telegrafi/


Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës



Një grup aktivistësh, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata "Përpjekja", kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit për media, protesta do të mbahet sot, duke filluar nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Organizatorët e protestës kanë deklaruar se që nga viti 2022 faturat e energjisë elektrike janë shtrenjtuar në baza vjetore, duke theksuar se kërkesat e KEDS-it për rritje çmimesh po aprovohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në dëm të qytetarëve.

Sipas tyre, qytetarët nuk po paguajnë vetëm koston reale të energjisë, por edhe humbjet dhe keqmenaxhimin e kompanisë, ndërkohë që përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës, mungesë ngrohjeje dhe rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës.

Aktivistët përmendin rritjen prej 16.1 për qind të çmimit të energjisë elektrike vitin e kaluar, duke paralajmëruar se sivjet po diskutohet një rritje tjetër rreth 20 për qind, të cilën e cilësojnë si të papranueshme.

OrganizatorĂ«t kanĂ« ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s qĂ« t’u bashkohen nĂ« protestĂ«, duke theksuar se vetĂ«m pĂ«rmes reagimit qytetar mund tĂ« ndalet, siç thonĂ« ata, “hajnia shumĂ«vjeçare” dhe tĂ« mbrohet interesi publik.

Sa do të ishte ndikimi në fatura i propozimit për rritjen e tarifave të rrymës?



Sipas një llogaritje jo-zyrtare, një familje që shpenzon 800 kilovatë orë energji elektrike për një muaj, me 60% të konsumit me tarifë ditore dhe 40% me atë të natës, me tarifat e propozuara do të paguante rreth 13 euro më shumë se sa aktualisht.

Aprovimi eventual i propozimit për ngritje lineare të tarifave të energjisë elektrike për 21.3%, sipas një llogaritje jo-zyrtare të televizionit, do të bënte që tarifa e lartë apo ditore për konsumin mujor deri në 800 kilovatë orë të shkonte nga 9.05 në 10.97 centë për kilovatë orë.

Ndërkaq, tarifa e ulët apo e natës në këtë bllok konsumi do të ngrihej në 4.70 centë për kilovatë orë nga 3.88 sa është aktualisht.

Për konsumin mujor të energjisë elektrike mbi 800 kilovatë orë apo bllokun e dytë, tarifa e lartë do të shkonte në 18.71 centë për kilovatë orë nga 15.43 sa është aktualisht.

Tarifa e ulët apo e natës, ndërkaq, do të shkonte nga 7.28 në 9.55 centë për kilovatë orë.

Në shembullin e parë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike në vlerë 800 kilovatë, të ndarë 60% me tarifën e lartë apo ditës dhe 40% të ulët apo natës, me tarifat e reja do duhej të paguante rreth 13 euro më shumë se sa me ato aktuale.

Për këtë nivel konsumi, në raportin 60 me 40, aktualisht fatura është 60 euro, ndërkaq me tarifat e propozuara do të ishte 73 euro.

Në shembullin e dytë, një familje që do të regjistronte konsum mujor të energjisë elektrike 1200 kilovatë orë, në raportin 60 me 40, do të merrte faturë rreth 26 euro më të lartë se sa me tarifat në fuqi.

Derisa aktualisht, për këtë nivel konsumi, me këtë raport, fatura është 112 euro, me tarifat e propozuara do të ishte 138 euro.

Në këto llogaritje jo-zyrtare nuk përfshihen elemente, si: tarifa fikse, ajo për burimet e ripërtërishme të energjisë etj.

Sido që të jetë, deri në këtë fazë gjithçka mbetet në nivel propozimi pasi vendimi përfundimtar për tarifat, nga Zyra e Rregulluarit për Energji, do të merret vetëm pas shqyrtimit të aplikimeve dhe diskutimit publik, që pritet të vendoset deri në fund të marsit./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

KESCO kĂ«rkon rritje 21.3% tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ«, Kurti thotĂ« se qytetarĂ«t “pĂ«lqejnĂ« tĂ« kenĂ« shumĂ« nxehtĂ«â€



Kompania furnizuese me energji elektrike KESCO ka kërkuar që çmimi i energjisë për vitin 2026 të rritet për 21.3 për qind.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila do të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo këtë propozim.

Sipas dokumenteve të aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.

Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro. Nëse rritja aprovohet, kjo do të jetë hera e tretë në katër vitet e fundit që çmimi i energjisë elektrike rritet.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite të enjten në Qendrën e Inovacionit të Kosovës, derisa ishte duke folur për kursimin e energjisë, tha se qytetarët pëlqejnë të kenë temperatura të larta brenda apartamenteve.

“Duhet me menaxhu faktin qĂ« po ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. PĂ«rveç qĂ« ngrohemi me rrymĂ«, ne ngrohemi shumĂ« me rrymĂ«. Temperaturat nĂ«pĂ«r dhoma i kemi dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta se sa qĂ« Ă«shtĂ« normale. Kena qejf nxehtĂ«â€, tha Kurti.

Ai gjithashtu shtoi se menaxhimi i konsumit, sidomos për ngrohjen, është i rëndësishëm dhe se rritja ekonomike do të kërkojë përdorim më të madh të energjisë./Telegrafi.

Paralajmërimi për rritje 21%, Bajrami: Albini dikur thoshte, është tepër shtrenjt kur rrimë mbi gjithë këtë energji



Deputetja e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpĂ«r ndaj paralajmĂ«rimeve pĂ«r rritjen e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« proces si pĂ«rfitim pĂ«r, siç tha ajo, “mafinĂ« energjetike”, nĂ« kurriz tĂ« qytetarĂ«ve.

Në një reagim publik, Bajrami ka deklaruar se rritja e fitimeve të tregtarëve të energjisë po bëhet duke u zbrazur xhepat e qytetarëve, ndërsa kërkesa e fundit e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, sipas saj, nuk është as e vetmja dhe as përfundimtare.

Ajo ka theksuar se kërkesa për rritje çmimi, sipas informatave të saj, kanë bërë edhe operatorë të tjerë të sektorit energjetik, përfshirë KEDS-in, KOSTT-in dhe KEK-un.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar edhe premtimin e kryeministrit Albin Kurti para ardhjes në pushtet, kur, sipas saj, ai kishte deklaruar se energjia do të lirohej, pasi Kosova, siç ishte thënë atëherë, qëndron mbi burime të mëdha energjetike.

Bajrami ka paralajmëruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve bazë.

Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë ka gjithmonë efekt multiplikues dhe gjithmonë negativ për qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi.

Në reagimin e saj, Bajrami ka kritikuar edhe politikat sociale të Qeverisë, duke deklaruar se ndihmat financiare si 100 euro në kohë zgjedhjesh, shtesat për lehona, fëmijë, të moshuar dhe studentë, nuk janë rezultat i zhvillimit ekonomik, por pasojë e varfërimit të qytetarëve.

Në fund, deputetja e LDK-së ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë kundër çdo vendimi që ajo e cilëson si të padrejtë nga institucionet publike dhe Qeveria./Telegrafi.


Rikthimi i reduktimeve, LDK kritikon qeverinë në detyrë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë



Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika ndaj qeverisë në detyrë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, tha në konferencë për media të enjten se rikthimi i reduktimeve të rrymës është një dëshmi e qartë për një gjë të tillë.

Sipas tij, qeveria, siç e quajti ai, e territ nuk ka investuar asnjë cent në shtimin e kapaciteteve të reja të energjisë, derisa ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro përgjatë tërë mandatit të saj për import të energjisë elektrike.

“Rikthimi i reduktimeve tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« se keqmenaxhimi dhe menaxhimi skandaloz i kĂ«tij sektori tĂ« energjisĂ« nĂ« KosovĂ« ka ndodhur kĂ«to ditĂ«t e fundit. Kjo qeveri e territ nuk ka investuar asnjĂ« cent nĂ« shtimin e kapaciteteve tĂ« reja energjetike, ndĂ«rkohĂ« ka shpenzuar mĂ« shumĂ« sesa 1 miliard euro pĂ«rgjatĂ« tĂ«rĂ« mandatit tĂ« saj pĂ«r import tĂ« energjisĂ« elektrike nga shtete tĂ« tjera. PĂ«r tĂ« ardhur nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« absurde ka vetĂ«m dy shpjegime tĂ« mundshme. Ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me paaftĂ«si dhe keqmenaxhim tĂ« plotĂ« nĂ« qeverisje, ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me kapje tĂ« sektorit tĂ« energjisĂ« dhe hajni tĂ« organizuar nga mafia energjetike nĂ« krye me Martin Berishaj dhe Vuk Hamoviqin”, tha ai.

Azemi përmendi edhe emërimin e Trim Tërnavës si kryeshef i KOSTT-it, duke thënë se i njëjti është nip i ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“EmĂ«rimi i nipit tĂ« deputetit tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Ejup Maqedonci, flet mĂ« sĂ« miri pĂ«r kapjen e institucioneve energjetike nĂ« vend. Kjo Ă«shtĂ« hallka e fundit nĂ« sektorin e energjisĂ« qĂ« tashmĂ« ka rĂ«nĂ« komplet nĂ« duart e pushtetit. Sa pĂ«r dijeni, ky qĂ« sot Ă«shtĂ« emĂ«ruar drejtor i KOSTT-it Ă«shtĂ« bashkĂ«pronar i njĂ« kompanie private tĂ« energjisĂ«â€, theksoi Azemi.

Në anën tjetër, ai paralajmëroi se gjatë muajit mars mund të ketë sërish shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, si pasojë e importit të madh gjatë vitit të kaluar.

“UnĂ« alarmova se nĂ« mars do tĂ« kemi prapĂ« ngritje tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, pasi vendi ynĂ« ka qenĂ« i varur nga importet e shtrenjta tĂ« energjisĂ« elektrike dhe rrjedhimisht ato do tĂ« pasqyrohen nĂ« tarifat e ardhshme. UnĂ« kisha me i bĂ« thirrje operatorĂ«ve ekonomikĂ«, por edhe ZRrE-sĂ«, qĂ« ta kenĂ« parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Kjo gjendje Ă«shtĂ« rĂ«nduar dhe faturat e energjisĂ« elektrike janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r familjarĂ«t dhe bizneset”, pĂ«rfundoi Azemi. /KP/

KEK: Njësia B2 rikthehet në operim, garanton stabilitetin me energji elektrike



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses procesin e sanimeve dhe ekzaminimeve të pajisjeve kryesore, në përputhje me planin dhe dinamikën e parashikuar.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia është startuar me sukses dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit.

“Ky rezultat dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e KEK sh.a. pĂ«r operim tĂ« sigurt, efikas dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kapaciteteve prodhuese, si dhe aftĂ«sinĂ« e ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« domosdoshme nĂ« kohĂ« optimale”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e KEK-ut.

KEK ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se falë punës së tyre, rifillimi i operimit të Njësisë B2 u realizua pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.

Ndërkohë, të martën në mëngjes, një pjesë e vendit u përball me reduktime të energjisë elektrike.

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KESCO) njoftoi se reduktimet u rikthyen për shkak të kushteve të vështira dimërore, temperaturave të ulëta dhe rritjes së konsiderueshme të konsumit të energjisë për ngrohje.

Lidhja e Bizneseve alarmon për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe humbjet në sektorin prodhues



Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për situatën e rënduar të furnizimit me energji elektrike në vend.

Ndërprerjet e shpeshta dhe pa paralajmërim po godasin drejtpërdrejt sektorin prodhues, duke shkaktuar humbje të mëdha për bizneset në mbarë Kosovën.

Në ditët e fundit, përfaqësuesit e Lidhjes kanë marrë ankesa të shumta nga komuniteti i biznesit. Vizitat në terren, përfshirë regjionin e Pejës, kanë konfirmuar një gjendje alarmante: ndërprerjet e vazhdueshme po dëmtojnë pajisjet, pengojnë planifikimin normal të prodhimit dhe ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

“ËshtĂ« e papranueshme qĂ« nĂ« vitin 2026 qytete tĂ« tĂ«ra tĂ« mbeten pa furnizim me energji elektrike pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra, duke dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« ekonominĂ« dhe jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« qytetarĂ«ve. Akoma mĂ« shqetĂ«suese Ă«shtĂ« fakti se qytetarĂ«t dhe bizneset po paguajnĂ« energji gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« furnizimi mbetet i pasigurt dhe i paqĂ«ndrueshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e Lidhjes.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës i kërkon institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, të sigurojnë transparencë dhe paralajmërim paraprak për çdo ndërprerje, si dhe të mbrojnë sektorin prodhues, i cili është shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit në vend.

“Bizneset e KosovĂ«s nuk mund dhe nuk duhet tĂ« mbajnĂ« barrĂ«n e keqmenaxhimit energjetik”, deklaroi kryetari i Lidhjes, Besart Dreshaj.

Disa zona të Malishevës dhe Rahovecit pa rrymë shkaku i vërshimeve



KEDS ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me energji elektrike në zonat e Drenasit, Malishevës dhe Rahovecit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV.

Sipas KEDS: “Uji ka depĂ«rtuar nĂ« nĂ«nstacion, duke paraqitur rrezik serioz pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« rrjetit elektrik”.

Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës.

KEDS gjithashtu njofton se, për shkak të vërshimeve, gjendja mbetet jo stabile edhe në komunat e Malishevës dhe Rahovecit.

“PĂ«r arsye sigurie Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ndalja e furnizimit me energji elektrike deri nĂ« stabilizimin e situatĂ«s”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushtet e sigurta.

“Ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe do t’ju mbajmĂ« tĂ« informuar me njoftime tĂ« tjera”, shtohet nĂ« komunikatĂ«. /Telegrafi/


Lagje të mëdha të Pejës tash e katër ditë pa energji elektrike, KEDS nuk përgjigjet



Bashkësi të mëdha territoriale dhe disa lagje të qytetit të Pejës tash e katër ditë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

NĂ« BashkĂ«sinĂ« Territoriale “Karagaçi”, lagje tĂ« tĂ«ra kanĂ« mbetur pa energji elektrike pĂ«r katĂ«r ditĂ« me radhĂ«, duke e pritur kĂ«shtu edhe ndĂ«rrimin e moteve nĂ« errĂ«sirĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« lagjen “Tabhane”, nĂ« rrugĂ« si “Fatmir Uka”, banorĂ«t po furnizohen me energji elektrike vetĂ«m nga njĂ« fazĂ«, çka ka nxjerrĂ« jashtĂ« funksionit sistemet e ngrohjes dhe pajisjet shtĂ«piake.

BanorĂ«t dhe komuniteti lokal kanĂ« deklaruar pĂ«r “RADIO 1” se kompania KEDS nuk po u pĂ«rgjigjet kĂ«rkesave dhe thirrjeve tĂ« tyre, as nĂ« PejĂ« e as nĂ« qendrĂ«n e saj nĂ« PrishtinĂ«.

“ThonĂ« kryhet puna, askush s’vjen” – Fshatrat e PodujevĂ«s pa rrymĂ«



Shishen me bezninĂ« e mban afĂ«r vetes pĂ«r t’u siguruar qĂ« gjeneratori tĂ« mos fiket.

E kur atĂ« e mbush, gjeneratorin shpesh edhe e shkĂ«mbejnĂ« me fqinjĂ«t, qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« mund t’a pĂ«rdorin energjinĂ« elektrike pĂ«r pak kohĂ«.

Kështu po ia dalin banorët e fshatit Revuq të Podujevës pas përballjes me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.

‘’Na vjen shumĂ« keq, jemi tubu i gjithĂ« fshati, na duhet njĂ« e ardhme mĂ« e mirĂ« ja me e lĂ«shu fshatin tĂ« gjithĂ«. PĂ«r Vit tĂ« Ri s’kemi pas, veç njĂ« fazĂ« ka pas e edhe ajo s’i ka plotĂ«su. Veç u dufke me dal qytet, as me mĂ«rgimtarĂ« s’kemi fol, as programe televizive s’kem mujt me pa’’, ka thĂ«nĂ« Idriz Mustafa – Banor i fshatit Revuq.

E kërkesat e tyre, po hasin në vesh të shurdhër.

‘’Ne kemi bĂ« dy herĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r me rregullu, nĂ«nshkrime po kurrfar1% zgjidhje s’ka pas pĂ«r neve. Kemi mbet nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«. KĂ«rkesa jonĂ« ka qenĂ« me pas njĂ« trafo qĂ« ky fshati ynĂ« tĂ« ketĂ« rrymĂ« 220 qysh Ă«shtĂ« normal. Qe 10 herĂ« e kemi thirrĂ«. Na thotĂ« kryhet puna, kĂ«rkush nuk vjen me ndreq. Kemi mbet pa rrymĂ«, asnjĂ« pajisje s’funksionon’’, ka thĂ«nĂ« Idriz Mustafa – Banor i fshatit Revuq.

Me probleme të po të njëjtës natyrë po përballet edhe fshati Balloc i kësaj komune, tash e thuajse dy javë.

‘’ËshtĂ« shumĂ« problem marrĂ« parasysh qĂ« tash na kanĂ« ardh edhe mĂ«rgimtarĂ«t. NĂ« fshatin tone, nĂ« kĂ«tĂ« lagje nuk ka energji elektrike. Kemi tĂ« sĂ«mutĂ« rĂ«ndĂ« qĂ« janĂ« me oksigjen. ËshtĂ« situate alarmante dhe e papĂ«rballueshmne. Me KEDS-in, qe 10 ditĂ« kemi adresu ankesa, asnjĂ« ditĂ« s’na kanĂ« jep pĂ«rgjigje tĂ« detajune, veç s’po e pĂ«rballojnĂ« kabllot’’, ka thĂ«nĂ« Besmir Jaha – PĂ«rfaqĂ«sues i fshatit Balloc.

Por KEDS e mohon të mos ketë intervenuar e madje, edhe mungesën aktuale të rrymës.

“Ju njoftojmĂ« se nuk ka pasur reduktime. MirĂ«po, si pasojĂ« e ngarkesĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« kĂ«to fshatra, ka pasur djegie tĂ« siguresave tĂ« Tensionit te ulet dhe reagim tĂ« ndĂ«rprerĂ«sit ne kete tension. Ekipet tona çdo herĂ« kanĂ« intervenuar duke rregulluar prishjet qĂ« janĂ« shkaktuar. Reduktim apo kufizim tĂ« furnizimit me energji elektrike nuk ka pasur”, ka thĂ«nĂ« Bleona Dallaveraj – ZĂ«dhĂ«nĂ«se e KEDS.

Në ndërkohë, me reduktime të ashpra janë përballur edhe Komuna e Malishevës, Mamushës e Prizrenit.

- YouTube www.youtube.com

Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri



Në ndërrimin e mot-moteve, fishekzjarret pritet të jenë të vetmet elemente që do ndriçojnë disa nga rajonet.

Kjo pasi vala e reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike pritet të jetë prezente edhe më 31 dhjetor.

E këtë e ka konfirmuar edhe KEDS duke shtuar se ka rritur numrin e njësive intervenuese në terren.

Ju njoftojmë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme paraprake, si nga aspekti organizativ, teknik dhe logjistik në mënyrë që natën e ndërrimit të mot moteve të ketë furnizim stabil me energji elektrike, përkundër rritjes së lartë të konsumit dhe ngarkesës në rrjet në nivele të papara, krahasuar me vitet e kaluara.

Pra, ne kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim veprime në mënyrë që sistemi i shpërndarjes të përballojë këtë konsum të lartë, duke angazhuar, afro 500 punëtorë në terren dhe jo vetëm, në rast të ndonjë avarie të mundshme për intervenim të menjëhershëm.

Parashihet të ketë furnizim te rregullt me energji përkundër gjithë konsumit të lartë.

Vendet më të afektuara mund të jenë: Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Theranda dhe Lipjan, si rrjedhojë e mungesës së kapaciteteve nga ana e transmisionit.

Dje me datën 29 dhjetor, ne ora 23:00 është arritur piku më i lartë në nivelin e shpërndarjes me një vlerë prej 1418më, e cila e tregon një rritje prej 7.5% nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.

Për ekspert të energjisë, situata tregon një keqmenaxhim të kapaciteteve.

”Ramja e temperaturave dhe ardhja e diasporĂ«s nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ« qĂ« kĂ«rkesa pĂ«r energji elektrike tĂ« rritet duke shfaqur kĂ«shtu anomalitĂ« e rrjetit, mungesĂ«n e investimeve, kapaciteteve duke detyruar operatorĂ«t e rrjetit, KEDS dhe KOSTT tĂ« bĂ«jnĂ« ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrike. Kapaciteti gjenerues i KosovĂ«s maksimal Ă«shtĂ« diku 850 megavat/orĂ« kur janĂ« tĂ« gjitha kapacitetet gjeneruese tĂ« A dhe B nĂ« funksion ndĂ«rsa kĂ«rkesa maksimale nĂ« kohĂ« tĂ« pikut arrin diku tek 1500 megavat/orĂ«. Ky dallim duhet mbuluar nga importi qĂ« vijnĂ« nga vendet e rajonit ç’ka tregon shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vartĂ«sisĂ« energjetike por edhe njĂ« keqmenaxhim enorm qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sistem”, ka thĂ«nĂ« Adhurim Haxhimusa – Ekspert i energjisĂ«.

Mes të tjerash, Haxhimusa vlerëson se situata të kësaj natyre rrisin nevojën për investime urgjente.

”Furnizimi stabil me energji elektrike kĂ«rkon kapacitete tĂ« reja gjeneruese tĂ« transmisionit dhe distribucionit. Ato sigurojnĂ« ramjen e humbjeve qpftĂ« komerciale, qoftĂ« teknike, duke e ditĂ« qĂ« 20 pĂ«rqind e energjisĂ« elektrike e cila prodhohet nĂ« KosovĂ«, humbet. ËshtĂ« e domosdoshme qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« modernizim tĂ« sistemit elektroenergjetik, trafo dhe kabllo e njesorĂ« tĂ« ri”, ka thĂ«nĂ« Adhurim Haxhimusa – Ekspert i energjisĂ«.

Sipas KEDS-it, zonat më të prekura javët e fundit nga reduktimet kanë qenë Gjilani, Rahoveci, Vitia, Gjakova, Prizreni, Malisheva, Suhareka dhe Mitrovica.

Komuna e Junikut reagon ndaj reduktimeve të energjisë elektrike



Komuna e Junikut ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike që, sipas saj, po aplikohen nga KEDS në këtë komunë, duke theksuar se këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Në reagimin e saj, komuna vlerëson se mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve dhe po pengon zhvillimin ekonomik lokal.

Veçanërisht shqetësuese, sipas komunës, është koha kur po ndodhin reduktimet, përkatësisht gjatë periudhës së festave dhe pushimeve, kur bashkatdhetarë të shumtë po qëndrojnë pranë familjeve të tyre në Junik.

“NĂ« vend qĂ« tĂ« kalojnĂ« kohĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« sigurt me tĂ« afĂ«rmit, bashkatdhetarĂ«t po pĂ«rballen me mungesĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike, gjĂ« qĂ« ndikon negativisht nĂ« rehatinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s”, thuhet nĂ« reagim.

Komuna e Junikut thekson gjithashtu se kjo komunë renditet ndër komunat me nivelin më të lartë të parapagimit të faturave të energjisë elektrike, duke dëshmuar përkushtimin e qytetarëve për përmbushjen e obligimeve ndaj furnizuesit. Sipas komunës, aplikimi i reduktimeve në një komunë me këtë nivel kontributi financiar konsiderohet i padrejtë dhe i papranueshëm.

Në këtë drejtim, Komuna e Junikut ka adresuar disa kërkesa ndaj KEDS-it, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve të paarsyeshme, sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, veçanërisht gjatë periudhave festive, si dhe rritjen e transparencës dhe respektimin e dinjitetit të qytetarëve në menaxhimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/


"Importi i energjisë elektrike" Rizvanolli: Qeveria nuk blen energji, kontratat i kanë vetëm kompanitë private



Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është palë në proceset e blerjes së energjisë elektrike, duke theksuar se këtë e bëjnë vetëm operatorët privatë të licencuar si KEDS dhe KESCO.

Sipas saj, përgjegjësitë për licencimin dhe mbikëqyrjen e tregut të energjisë i takojnë institucioneve të pavarura dhe jo ekzekutivit. Ajo ka theksuar se qeveria nuk posedon kontrata tregtimi të energjisë dhe se këto dokumente i kanë në posedim vetëm kompanitë private dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përcjell Telegrafi.

“Ne si qeveri nuk jemi pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r licensimin e kompanive as pĂ«r mbikĂ«qyrjen e tregut tĂ« energjisĂ« elektrike. Dhe nuk posedojmĂ« kontrata tĂ« tregtimit tĂ« energjisĂ« tĂ« kompanive, mirĂ«po kĂ«to i kanĂ« vetĂ«m kompanitĂ« dhe ZRRE”, ka deklaruar ministrja.

Rizvanolli ka bërë të ditur se, për hir të informimit publik, qeveria ka kontaktuar të gjitha palët relevante lidhur me pretendimet për import energjie nga kompania EFT.

Sipas saj, as ndërmarrjet publike, e as ato private, nuk kanë pasur kontrata me këtë kompani gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

“KOSTT dhe KEK kanĂ« konfirmuar qĂ« gjatĂ« qeverisjes sonĂ« nuk kanĂ« pasur asnjĂ« kontratĂ« me EFT-nĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r edhe kompanitĂ« private KESCO dhe KEDS kanĂ« konfirmuar tĂ« njĂ«jtĂ«n – qĂ« nuk kanĂ« pasur kontratĂ« me EFT gjatĂ« kĂ«tyre viteve tĂ« qeverisjes sonĂ«â€, ka shtuar Rizvanolli.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r Rizvanolli tha: “PĂ«rkundĂ«r kĂ«saj, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur gĂ«njeshtrĂ«n se kinse po importohet energji nga EFT, nĂ« publik janĂ« plasur disa rezultate tĂ« ankandeve. KĂ«to janĂ« paraqitur sikur tĂ« ishin dĂ«shmi tĂ« blerjeve nga operatorĂ«t nĂ« KosovĂ«, e qĂ« nĂ« fakt nuk janĂ«â€. /Telegrafi/

Disa zona të Ferizajt dhe Kaçanikut mbesin pa ujë shkaku i energjisë elektrike



Konsumatorët e disa fshatrave në Ferizaj dhe Kaçanik do të përballen përkohësisht me mungesë ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm.

Kjo situatë vjen si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të ndërmarra nga KEDS.

Pa ujĂ« do tĂ« mbesin vendbanimet qĂ« furnizohen pĂ«rmes stacioneve tĂ« pompimit, pĂ«rfshirĂ« pjesĂ« tĂ« Elezajt, GĂ«rlicĂ«s, Qardakut – Kaçaniku i VjetĂ«r, si dhe Rakajn, Varoshin, Bibajn, Fshatin e VjetĂ«r dhe KomogllavĂ«n, si dhe disa segmente tĂ« magjistraleve Ferizaj–Kaçanik dhe Prishtinë–Ferizaj.

Nga KRU “Bifurkacioni” u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r mirĂ«kuptim, duke sqaruar se ndĂ«rprerja Ă«shtĂ« jashtĂ« kontrollit tĂ« tyre. Furnizimi me ujĂ« do tĂ« rifillojĂ« menjĂ«herĂ« sapo tĂ« rikthehet energjia elektrike.

“KĂ«rkojmĂ« falje pĂ«r shqetĂ«simin dhe falĂ«nderojmĂ« qytetarĂ«t pĂ«r mirĂ«kuptim”, thuhet nĂ« njoftim./Telegrafi/


Shkyçjet e ndriçimit publik në Vushtrri, Idrizi: Përmbarimi i buxhetit na la pa fonde për energji



Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar qytetarët se ditëve të fundit disa zona të qytetit janë përballur me shkyçje të ndriçimit publik nga ana e KEDS-it, si pasojë e pamundësisë për të kryer pagesat e faturave të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, situata ka ardhur si rezultat i përmbarimit të mjeteve komunale në kuadër të zbatimit të Kontratës Kolektive, e cila ka rënduar ndjeshëm buxhetin e komunës.

Vetëm gjatë vitit 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë përmbaruar mbi 3.5 milionë euro, që përfaqëson më shumë se 50 për qind të buxhetit vjetor të investimeve kapitale, përcjell Telegrafi.

Sipas kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, kjo ka pamundësuar kryerjen e pagesave të rregullta ndaj KEDS-it për ndriçimin publik.

Ai ka bërë të ditur se komuna po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për normalizimin e situatës. Në këtë kuadër, është thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, me qëllim të miratimit të tejkalimit të të hyrave vetanake dhe destinimit të një pjese të tyre për pagesën e faturave të energjisë elektrike.

“KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve dhe shpresojmĂ« qĂ« shumĂ« shpejt situata tĂ« kthehet nĂ« normalitet”, thuhet nĂ« njoftimin e kryetarit Idrizi.

Komuna ka siguruar qytetarët se po punon për zgjidhjen e menjëhershme të problemit dhe parandalimin e shkyçjeve të mëtejshme. /Telegrafi/


❌