Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Disa fshatra të Lezhës në errësirë, pa energji elektrike prej më shumë se 12 orësh

Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës. Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo […]

The post Disa fshatra të Lezhës në errësirë, pa energji elektrike prej më shumë se 12 orësh appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare këngëtari i ‘3 Doors Down’, Brad Arnold

Brad Arnold, themeluesi dhe solisti i grupit të njohur amerikan 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga vetë banda përmes një postimi në Instagram. “Me zemra të thyera ndajmë lajmin se Brad Arnold, themelues, këngëtar dhe autor këngësh i 3 Doors Down, u nda nga jeta të shtunën, më […]

The post Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare këngëtari i ‘3 Doors Down’, Brad Arnold appeared first on BoldNews.al.

“Paketa e Maleve”, bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Në vitin 2024, qeveria nisi të lakonte për herë të parë atë që e pagëzoi si “Paketa e Maleve”, një nismë që synonte jo vetëm të kthente vëmendjen te zonat rurale të vendit përmes investimeve, por të ishte edhe një nxitës për rikthimin e atyre që kishin emigruar. Kjo ftesë e hapur në kulmin e […]

The post “Paketa e Maleve”, bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 8 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 8 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Rruga e ‘florinjtë’ e Ballukut shembet sërish, aksi Qukës–Qafë Plloçë bllokohet nga rrëshqitja e gurëve

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës. Sipas informacioneve paraprake, punimet jashtë standarteve dhe reshjet e fundit kanë shkaktuar destabilizim të terrenit, duke sjellë sërish probleme këtë të dielë në këtë segment […]

The post Rruga e ‘florinjtë’ e Ballukut shembet sërish, aksi Qukës–Qafë Plloçë bllokohet nga rrëshqitja e gurëve appeared first on BoldNews.al.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë kthjellime të herëpashershme kryesisht përgjatë vijës bregdetare e lokalisht në jug gjatë orëve të pasdites. Nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në […]

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje. Përmes një deklarate, KLGJ thotë se mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe […]

The post KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor appeared first on BoldNews.al.

Avokati: Gjykata Kushtetuese vendos standardin, Edi Rama drejt pezullimit nga SPAK

Avokati Arben Llangozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u rrëzua kërkesa e Kryeministrit Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimin ai e ka cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm në praktikën kushtetuese dhe penale të vendit. Llangozi thekson se ky precedent i jep SPAK- ut bazën […]

The post Avokati: Gjykata Kushtetuese vendos standardin, Edi Rama drejt pezullimit nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Lapaj/ Edi Rama ka penguar drejtësinë në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Në një shkrim në rrjetet sociale ai thotë se u provua qartë se Këshilli i Ministrave dhe kryeministri Edi Rama kanë penguar drejtësinë me veprimet e tyre. Lapaj thekson se pas këtij vendimi, drejtësia duhet të shkojë drejtpërdrejt te […]

The post Lapaj/ Edi Rama ka penguar drejtësinë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Shehaj/ Nga sot Belinda Balluku nuk na vjedh dot më

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e konsideroi historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut. Shehaj theksoi se ky vendim shënon fundin e pandëshkueshmërisë vetëm për Ballukun, ndërsa për kryeministrin Edi Rama është rradha të përgjigjet para drejtësisë, duke shtuar se ai është “në krye të korrupsionit në Shqipëri”. Reagimi i Shehajt: […]

The post Shehaj/ Nga sot Belinda Balluku nuk na vjedh dot më appeared first on BoldNews.al.

106 vjeç e harruar nga shteti, e moshuara në Thumanë mes lagështirës e varfërisë

Në Thumanë, 106-vjeçarja Hava Janguzi jeton në kushte të vështira, pa përfituar ndihma nga institucionet. Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe bashkëshorti i ka ndërruar jetë prej vitesh. Prej më shumë se 40 vitesh, për të kujdeset Skënder Janguzi, i cili shprehet, se e moshuara është nusja e xhaxhait të babait të tij. Hava Janguzi […]

The post 106 vjeç e harruar nga shteti, e moshuara në Thumanë mes lagështirës e varfërisë appeared first on BoldNews.al.

“Ngërçi i Ballukut është politik”/ Lubonja: Nuk ka pse gjyqtarët të rrinë 10 orë brenda për një vendim

Analisti Fatos Lubonja, duke folur sonte në emisionin “Kjo Javë”, ka deklaruar se bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut është politik dhe jo ligjor. Sipas Lubonjës, nuk ka asnjë arsye që gjyqtarët e Kushtetueses të qëndrojnë 10 orë në shqyrtim për një vendim, pasi çështja ka më shumë se tre […]

The post “Ngërçi i Ballukut është politik”/ Lubonja: Nuk ka pse gjyqtarët të rrinë 10 orë brenda për një vendim appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave për një grabitje grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç. Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin […]

The post Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët appeared first on BoldNews.al.

E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda […]

The post E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti. Drama e qytetares në Durrës që humbi shtëpinë nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë

Gjashtë oficerë të Policisë në Itali u plagosën gjatë ekzekutimit të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere në Caserta, kundër 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, që besohet se janë anëtarë të një bande që dyshohet se kreu disa vjedhje në Kampania dhe Lazio-n jugore, midis nëntorit dhe janarit. […]

The post Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë appeared first on BoldNews.al.

Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa

Teksa Gjykata Kushtetuese po përpëlitet pa dinjitet për të zvarritur çështjen Balluku, duket se presioni ndërkombëtar mbi Edi Ramën po rritet në progresion asfiksues. Të hënën, kryeministri i Shqipërisë do të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Takimi i beftë dhe i palajmëruar vjen në kontekstin e […]

The post Imuniteti i Ballukut, Rama thirret me urgjencë në Bruksel nga Antonio Costa appeared first on BoldNews.al.

Gazetari denoncon mungesën e medikamenteve jetike në Onkologjik: Është vrasje!

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e disa medikamenteve jetike në Spitalin Onkologjik, duke e cilësuar situatën si dramatike për pacientët me kancer. Sipas tij bëhet fjalë për ilaçe që nuk mund të zëvendësohen dhe janë thelbësore për vijimin e protokolleve mjekësore të trajtimit. Stafa rendit katër medikamente që aktualisht mungojnë: Phesgo, i domosdoshëm për […]

The post Gazetari denoncon mungesën e medikamenteve jetike në Onkologjik: Është vrasje! appeared first on BoldNews.al.

Tentativë grabitjeje te posta në Shkodër, autori i maskuar kërcënon me thikë punonjësen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare. Sipas policisë, autori ka kërcënuar me thikë një punonjëse të postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. […]

The post Tentativë grabitjeje te posta në Shkodër, autori i maskuar kërcënon me thikë punonjësen appeared first on BoldNews.al.

“Balluku ia ka bërë benë”/ Berisha: Rama ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit

Kreu i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kaluar gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit në lidhje me çështjen Balluku. Deklarata u bë gjatë takimit të tij me anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Partisë Demokratike në Tiranë. Berisha u shpreh se shqiptarët prej 13 vitesh ndodhen […]

The post “Balluku ia ka bërë benë”/ Berisha: Rama ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja pritet të vendosë për Ballukun, Berisha: Rama ka urdhëruar gjyqtarët të votojnë pro Lubisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë Foltores së radhës në Tiranë, ka paralajmëruar se vendimi që pritet të merret sot nga Gjykata Kushtetuese për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë pasoja të rënda për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Berisha akuzoi […]

The post Kushtetuesja pritet të vendosë për Ballukun, Berisha: Rama ka urdhëruar gjyqtarët të votojnë pro Lubisë appeared first on BoldNews.al.

❌