❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SOFJE – Bullgari, dĂ«shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«

SOFJE, 16 janar /ATSH-AA/ – KanĂ« dĂ«shtuar pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« zgjidhur krizĂ«n qeveritare nĂ« Bullgari, e cila lindi pas dorĂ«heqjes sĂ« qeverisĂ« sĂ« koalicionit trepartiak tĂ« kryeministrit Rosen Jelyazkov.

Përpjekjet e grupeve politike në parlamentin bullgar për të formuar një kabinet të tretë kanë qenë gjithashtu të pasuksesshme.

Partia Alternativa për të Drejtat dhe Liritë (APS), e ngarkuar me formimin e qeverisë nga presidenti Rumen Radev, e refuzoi detyrën.

Kryetari i Grupit Parlamentar APS, Hayri Sadikov, deklaroi se ata po braktisnin përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri, duke marrë parasysh realitetet politike në vend.

“SĂ« bashku, duam tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« pĂ«rgjithshme tĂ« parakohshme tĂ« ndershme, tĂ« lira, transparente dhe demokratike”, tha Sadikov.

MĂ« parĂ«, Presidenti Radev u kishte ngarkuar aleancĂ«s QytetarĂ«t pĂ«r Zhvillimin Evropian tĂ« BullgarisĂ« (GERB) dhe aleancĂ«n Vazhdo Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), grupet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« parlament, formimin e njĂ« kabineti, dhe tĂ« dy e kishin refuzuar detyrĂ«n dy herĂ« radhazi.

Sipas rregullave të reja kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë vetëm kryeministrin, dhe atë nga një listë e kufizuar prej 10 personash që mbajnë poste publike.

Kryeministri i përkohshëm, i emëruar nga presidenti, duhet të paraqesë një draft kabineti, dhe pas konsultimit me grupet parlamentare, Radev duhet ta nënshkruajë dekretin.

Me emërimin e qeverisë së përkohshme, Radev do të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare brenda dy muajsh.

Parlamenti do të vazhdojë punën e tij derisa qeveria e re të betohet.   /os/

The post SOFJE – Bullgari, dĂ«shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave

GjatĂ« raportimit pĂ«rpara Kuvendit nĂ« tetor, ish-kreu i ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, Altin Dumani u ankua se ShqipĂ«risĂ« i mungonte njĂ« kuadĂ«r ligjor pĂ«r tĂ« mundĂ«suar sekuestrimin e pasurive tĂ« paligjshme nĂ« formĂ« dixhitale, nĂ«pĂ«rmjet kriptovalutave. PavarĂ«sisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionĂ« euro kriptovaluta me ndihmĂ«n e partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, por e [
]

The post Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave appeared first on Reporter.al.

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

✇Albeu
By: M C

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë.

NĂ« emisionin “Opinion”, Lapaj ka folur nĂ« lidhje me protestĂ«n e tij duke theksuar se ka pritur qĂ« qytetarĂ«t tĂ« cilĂ«t do i bashkoheshin protestĂ«s do tĂ« ishin mĂ« tĂ« shumtĂ«.

I pyetur se deri kur do të zgjasë protesta e tij, Lapaj nuk ka dhënë një afat.

“Kur unĂ« e nisia e nisa me bindjes se duhet reaguar. NĂ« çdo vend normal ku njĂ« punonjĂ«s shteti akuzohet pĂ«r vjedhje, kam pritur qĂ« njerĂ«zit tĂ« shtoheshin. JanĂ« shtuar, por jo nĂ« numrat qĂ« do tĂ« doja qĂ« tĂ« ishin shtuar. QytetarĂ«t kanĂ« njĂ« pritshĂ«mri nga drejtĂ«sia, por kjo nuk mjafton. Aty nuk Ă«shtĂ« njĂ« protestĂ« e bĂ«rĂ« nga lĂ«vizja”,-tha Lapaj.

The post Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë appeared first on Albeu.com.

Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot vendimin pĂ«r shpronĂ«simin, pĂ«r interes publik, tĂ« pronarĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, qĂ« preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i segmentit tĂ« parĂ« tĂ« linjĂ«s 110 kV Ballsh–Memaliaj”.

Sipas vendimit tĂ« qeverisĂ«, shpronĂ«simi kryhet nĂ« favor tĂ« Operatorit tĂ« Sistemit tĂ« Transmetimit, sh.a., ndĂ«rsa pronarĂ«t do tĂ« kompensohen nĂ« vlerĂ« tĂ« plotĂ« pĂ«r pasuritĂ« e llojit “arĂ«â€, “ullishte” dhe “kullotĂ«â€. Vlera totale e kompensimit arrin nĂ« 39 232.50 lekĂ«, ndĂ«rsa shpenzimet procedurale, nĂ« masĂ«n 70 000 lekĂ«, do tĂ« pĂ«rballohen nga OST.

Shpronësimi nis menjëherë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompesohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, do të nisë brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, për Operatorin e  Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë të pasurive që shpronësohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

/m.q/j.p/

The post Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica



Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro ndihmë financiare për veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë që kërkon trajtim të kushtueshëm mjekësor.

Vendimi u miratua nĂ« mbledhjen e QeverisĂ«, ku kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, theksoi se Gagica ka dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« vitet ’90 nĂ« organizimin politik tĂ« diasporĂ«s shqiptare dhe nĂ« mbĂ«shtetjen e institucioneve tĂ« pavarura tĂ« KosovĂ«s. Sipas Kurtit, gjendja shĂ«ndetĂ«sore e tij kĂ«rkon kujdes tĂ« veçantĂ« dhe shpenzime qĂ« familja nuk ka mundĂ«si t’i pĂ«rballojĂ«.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« kĂ«tij vendimi, ministrja e PunĂ«ve tĂ« Jashtme dhe DiasporĂ«s, Donika GĂ«rvalla-Schwarz, vlerĂ«soi rolin jetik tĂ« Hafiz GagicĂ«s nĂ« proceset qĂ« çuan drejt lirisĂ« dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Ajo theksoi se Gagica “ka tĂ« drejtĂ« tĂ« presĂ« solidaritetin e institucioneve tĂ« KosovĂ«s, tĂ« njĂ«jtin solidaritet qĂ« ai e tregoi pa hezitim pĂ«r KosovĂ«n nĂ« kohĂ«n e kĂ«rcĂ«nimit mĂ« tĂ« madh”.

GĂ«rvalla rikujtoi se gjatĂ« viteve ’90-ta, Gagica ishte njĂ« nga figurat kyçe nĂ« organizimin dhe forcimin e sistemit paralel tĂ« KosovĂ«s nĂ« arsim, shĂ«ndetĂ«si dhe furnizim ushqimor, nĂ« kohĂ«n e represionit tĂ« ushtruar nga Serbia. Sipas saj, ai ishte bartĂ«s kryesor i organizimit tĂ« mĂ«rgatĂ«s shqiptare nĂ« Gjermani dhe EvropĂ«, duke shĂ«rbyer si urĂ« lidhĂ«se mes KosovĂ«s dhe shteteve evropiane.

Një rol i veçantë, sipas Gërvallës, ishte edhe organizimi i vizitave dhe udhëtimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe delegacioneve të tjera kosovare në Gjermani, Zvicër, SHBA dhe vende të tjera evropiane, përmes qendrës së veprimtarisë që Gagica drejtonte në Shtutgart.

Ajo përmendi gjithashtu angazhimin e tij në organizimin e protestave dhe demonstratave të shqiptarëve në Gjermani, duke veçuar tubimin e vitit 1998 në Bonn, ku rreth 100 mijë pjesëmarrës kërkuan lirinë e Kosovës dhe ndaljen e shtypjes serbe, një nga protestat më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga një komunitet jo-gjerman në Republikën Federale të Gjermanisë.

Hafiz Gagica ka shërbyer si kryetar i LDK-së për diasporë dhe ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Kosova vendos regjim vizash për Fixhin



Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete qĂ« ndodhen nĂ« listĂ«n e vendeve tĂ« BE-sĂ«. PĂ«r tĂ« siguruar njĂ« menaxhim tĂ« rregullt tĂ« emigracionit, Republika e KosovĂ«s synon harmonizimin e plotĂ« tĂ« politikĂ«s sĂ« saj me atĂ« tĂ« BE-sĂ«, duke filluar nga viti 2025”, tha Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Donika GĂ«rvalla.

Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kontroll të rregullt të emigracionit dhe për të ruajtur standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 280-të të Qeverisë në detyrë



Qeveria në detyrë e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës, të cilat sipas saj ishin të padrejta që në fillim.

Sipas Qeverisë, institucionet e vendit nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat e veriut, ndërsa deeskalimi i situatës është meritë e tyre.

“NdĂ«rkohĂ«, Republika e KosovĂ«s dhe institucionet e saj u bĂ«nĂ« cak i sulmeve terroriste, pĂ«rfshirĂ« incidentin nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit mĂ« 24 shtator 2023, ku humbi jetĂ«n rreshteri policor Afrim Bunjaku, dhe sulmin mbi kanalin IbĂ«r-Lepenc nĂ« VaragĂ« tĂ« Zubin Potokut mĂ« 29 nĂ«ntor 2024. PĂ«r kĂ«to raste tashmĂ« janĂ« ngritur aktakuza”, u tha nĂ« mbledhjen e QeverisĂ«.

Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se çdo përpjekje për të cenuar sundimin e ligjit do të kishte pasojat e veta, ndërsa stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve në veri është rezultat i respektimit të ligjit dhe rendit publik.

Qeveria u shpreh se pavarësisht vështirësive, ka mbetur e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe përmbushjes së kritereve për anëtarësim.

Sipas Qeverisë, masat financiare më të mëdha nuk u vunë nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare, e cila pengoi votimin e Planit të Rritjes së BE-së dhe marrëveshjeve me Bankën Botërore, me një vlerë totale mbi 1 miliard euro.

PĂ«rveç kĂ«saj, Qeveria ka njoftuar edhe vendime tĂ« tjera: konfirmimin e zbatimit tĂ« vendimeve dhe protokolleve tĂ« CEFTA-s, themelimin e Komisionit Profesional pĂ«r ngritjen e Memorialit tĂ« Familjes Jashari dhe EpopenĂ« e UÇK-sĂ« nĂ« BashkinĂ« Hora e ArbĂ«reshĂ«ve nĂ« Itali, si dhe ndarjen e 1.65 milionĂ« eurove pĂ«r grupin e parĂ« tĂ« studentĂ«ve pĂ«rfitues tĂ« Programit tĂ« BursĂ«s sĂ« Mobilitetit.

“Ky memorial do tĂ« jetĂ« donacion i QeverisĂ« pĂ«r arbĂ«reshĂ«t nĂ« Itali, ndĂ«rsa bursat synojnĂ« tĂ« zvogĂ«lojnĂ« pabarazitĂ« dhe tĂ« krijojnĂ« mundĂ«si pĂ«r studentĂ«t nga zonat mĂ« tĂ« largĂ«ta”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Në përmbyllje, Qeveria uroi mirëseardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje dhe siguroi se institucionet, duke nisur nga policët kufitarë, do të jenë të gatshëm për mikpritje dhe shërbim për qytetarët. /Telegrafi/

ASK: Të hyrat dhe shpenzimet qeveritare u rritën në tremujorin e tretë të këtij viti



Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2025 ku paraqiten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Gjithsej tĂ« hyrat e QeverisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme nĂ« TM3 2025 ishin 927.2 milionĂ« euro, derisa tĂ« hyrat nĂ« TM3 2024 ishin 818.7 milionĂ« euro”, thuhet nĂ« njoftim.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte me 73.6%, tatimet rrjedhëse në të ardhura me 14.1%, si dhe pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) me 3.8%. Pjesa e mbetur shpërndahet në kategori të tjera të të hyrave.

Në të njëjtën kohë janë rritur edhe shpenzimet e Qeverisë.

“Gjithsej shpenzimet e QeverisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme nĂ« TM3 2025 ishin 826.6 milionĂ« euro, derisa shpenzimet nĂ« TM3 2024 ishin 774.8 milionĂ« euro”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Shpenzimet më të mëdha janë regjistruar në kompensimin e punëtorëve (28.2%), kontributet sociale dhe përfitimet (25.9%), formimin e kapitalit bruto (13.7%) dhe konsumin e ndërmjetëm (13.6%). Shuma e mbetur ndahet në kategori të tjera të shpenzimeve, sipas klasifikimit ESA2010.

Publikimi i ASK-së ofron një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve fiskale të Qeverisë së Kosovës për këtë periudhë tremujore. /Telegrafi/

Caktimi i datës së zgjedhjeve, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani



Dështimi i formimit të Qeverisë, ka aktivizuar menjëherë presidenten e vendit Vjosa Osmani e cila ka ftuar për sot në një takim të përbashkët konsultativ partitë politike parlamentare.

Takimi pritet të mbahet në orën 10:30, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar të gjitha partitë, LVV, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë kryetari Ramush Haradinaj.

“Po kemi pranuar ftesĂ«n, nĂ« takim do tĂ« marrĂ« pjesĂ« kryetari Haradinaj”, tha Xhemaili.

Nga partitë e tjera në këtë takim prezent, do të jenë Lumir Abdixhiku nga LDK, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Nga LVV e PDK zyrtarisht ende nuk kanë konfirmuar se kush do të marrë pjesë në takim, mirëpo Telegrafi mëson se kanë pranuar ftesën.

Ky zhvillim vjen pas seancĂ«s sĂ« sotme nĂ« Kuvend, ku i mandatuari i LVV-sĂ« pĂ«r formimin e QeverisĂ«, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojĂ« votat e nevojshme pĂ«r tĂ« marrĂ« postin e kryeministrit.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor./Telegrafi/

Zgjedhje të parakohshme? Cakolli tregon datat e mundshme për mbajtjen e tyre



Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka paralajmëruar se çdo vonesë nga Presidentja në shpalljen e datës për zgjedhjet e parakohshme rrit rrezikun për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm.

“Çdo ditĂ« e humbur sot i ngushton opsionet ligjore, i shtyn afatet dhe e afron vendin me skenarĂ« tĂ« pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal,” tha Cakolli.

Ai shtoi se sipas afateve aktuale, edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht të harmonizuara, datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

“Por nĂ«se konsultimet dhe vendimmarrja e Presidentes shtyhen pas 22 nĂ«ntorit, edhe 21 dhjetori bie si opsion, duke i shtyrĂ« zgjedhjet potencialisht drejt janarit,” paralajmĂ«roi Cakolli.

Sipas tij, zgjedhjet në janar përbëjnë rrezik shumëfish më të madh, pasi zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo edhe për shkurt.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve sa më herët në dhjetor është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të zvogëluar presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen patjetër në ditët e para të marsit.

“Sa mĂ« shumĂ« tĂ« vonohet shpallja e datĂ«s, aq mĂ« afĂ«r skajit tĂ« afateve kushtetuese shtyhet vendi, me tĂ« gjitha rreziqet qĂ« i sjell njĂ« skenar i tillĂ«,” pĂ«rfundoi Cakolli. /Telegrafi/


“NĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€ - PDK i reagon ashpĂ«r Albulena Haxhiut pas krahasimit me ListĂ«n Serbe



Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë të formojë Qeverinë. Pas seancës, në të cilën i mandatuari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk i mori votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu publikoi një fotografi në Facebook, ku shiheshin deputetët e PDK-së duke votuar kundër formimit të Qeverisë.

MirĂ«po Haxhiu e shoqĂ«roi kĂ«tĂ« fotografi me njĂ« mbishkrim “nĂ« harmoni tĂ« plotĂ«â€, duke aluduar tek deputetĂ«t e PDK-sĂ« dhe ListĂ«s Serbe, tĂ« cilĂ«ve u takojnĂ« ulĂ«set nĂ« Kuvend pikĂ«risht mbrapa deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s.



E ky krahasim ka nxitur reagimet e deputetĂ«ve tĂ« PDK-sĂ«. Altin Krasniqi djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi reagoi duke shkruar se ish-ministrja ka barazuar deputetĂ«t shqiptarĂ« me ata serb me qĂ«llim qĂ« t’i njollosĂ« tĂ« gjithĂ«.

“NĂ« rreshtin tim, pranĂ« meje Ă«shtĂ« deputeti Fadil Demaku, tĂ« cilit gjatĂ« luftĂ«s kundĂ«r ushtrisĂ« serbe iu vranĂ« vĂ«llai dhe motra. ËshtĂ« PĂ«rparim Gruda, tĂ« cilit iu vra babai. Po ashtu janĂ« deputetĂ« qĂ« janĂ« bashkĂ«luftĂ«tarĂ« tĂ« Adem Jasharit. NdĂ«r ta jam edhe unĂ«, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut qĂ« gjithĂ« jetĂ«n e tij Ă«shtĂ« pĂ«rndjekur nga regjimi fashist i SerbisĂ« dhe qĂ« tash e pesĂ« vite qĂ«ndron ballĂ«lartĂ« nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve, pikĂ«risht pĂ«rballĂ« akuzave tĂ« fabrikuara nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.



Ai ka shtuar se me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie.

Reagim pati edhe nga Sekretarja e PĂ«rgjithshme e PDK-sĂ« dhe deputetja, Vlora Çitaku. Çitaku ka shkruar se pĂ«r nevojat e “njĂ« narracioni tĂ« ultĂ« politik” nĂ«nkryetarja e Kuvendit deri dje ministre e DrejtĂ«sisĂ«, i tha mbesĂ«s sĂ« Adem Jasharit se Ă«shtĂ« “nĂ« koordinim me ListĂ«n Serbe”.

“Jo vetĂ«m Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-sĂ« ka mĂ« shumĂ« atribut dhe kontribut pĂ«r shtetin e KosovĂ«s sesa kjo nĂ«nkryetare. Diku kemi gabuar, nĂ« fakt, qĂ« njĂ« profil i tillĂ« ka arritur tĂ« mbajĂ« pozita tĂ« larta shtetĂ«rore, kjo Ă«shtĂ« e dukshme. Por uroj qĂ« sot tĂ« jetĂ« fillimi i fundit tĂ« kĂ«tij mentaliteti. E turpshme, pĂ«r besĂ«â€, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/


Mungoi në seancën e sotme, Bajrami: Votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe Kurtin



Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas seancës së fundit të Kuvendit, duke kritikuar ashpër udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe qeverisjen e tij.

Bajrami tha se sot nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, por theksoi rëndësinë e ngjarjeve të ditës.

“Sot u pa qartĂ« mashtrimi dhe pĂ«rbuzja e vullnetit tĂ« qytetarĂ«ve nga ai qĂ« doli i pari nĂ« zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetĂ«,” ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Kurtin për keqqeverisje, korrupsion, varfërim të qytetarëve dhe dështime në lidhjen e koalicioneve.

“Votuesit do ta ndĂ«shkojnĂ« arrogancĂ«n e z. Kurtit, qĂ« insistoi dhjetĂ«ra herĂ« tĂ« votohej njĂ« emĂ«r i vetĂ«m pĂ«r kryetare tĂ« Parlamentit. Do ta ndĂ«shkojnĂ« z. Kurti dhe VetĂ«vendosjen qĂ« dĂ«shtuan tĂ« lidhin koalicion me cilĂ«ndo parti shqiptare pĂ«r tĂ« shmangur zgjedhjet,” ka shtuar ajo.

Bajrami ka kritikuar gjithashtu humbjen e kohës dhe të resurseve shtetërore:

“ThĂ«nĂ« troç kjo kastĂ« politike ja humbi KosovĂ«s plot 5 vjet, por fituan shumĂ« ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpĂ«rdorimi i tĂ« gjitha resurseve shtetĂ«rore nĂ« kurriz tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« cilat njĂ« ditĂ« do tĂ« japin pĂ«rgjegjĂ«si”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka theksuar dështimet e qeverisë në sektorë kyç.

“Albin Kurti dhe LĂ«vizja VetĂ«vendosje do tĂ« mbahen mend si pushteti i pazareve dhe korrupsionit nĂ« energji, si pushteti qĂ« rriti çmimet e çdo produkti bazĂ«, qĂ« nuk mbajti asnjĂ« premtim - asnjĂ« tĂ« vetĂ«m, qĂ« nuk pĂ«rfundoi asnjĂ« rrugĂ« lokale a rajonale, qĂ« rrĂ«noi ekonominĂ«, arsimin dhe shĂ«ndetĂ«sinĂ«; si pushteti qĂ« u pĂ«rpoq tĂ« blinte vota me skema tĂ« korrupsionit publik. Fillimi i fundit politik tĂ« Albin Kurtit ka nisur mĂ« 9 shkurt. Vula e kĂ«tij fundi do tĂ« jetĂ« dita e zgjedhjeve tĂ« reja”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Partitë përplasen pas dështimit të formimit të Qeverisë, thirrje urgjente për shpalljen e zgjedhjeve



Pas dështimit të dytë për formimin e qeverisë, deputetë nga partitë kryesore politike kanë reaguar me qëndrime të ndryshme, duke kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të ndërmarrë hapat e radhës kushtetues.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza tha se dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike.

"Shumica qĂ« doli nga zgjedhjet e fundit Ă«shtĂ« treguar e paaftĂ« t’i krijojĂ« institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetĂ«rore. Sot e kemi vetĂ«m njĂ« rrugĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme pĂ«rpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojĂ« sa mĂ« shpejt datĂ«n e tyre, sepse mjaft kohĂ« kemi humbur",shkroi Hamza nĂ« Facebook.




E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës tha se tanimë presidentja ka obligim që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se dështimi për formimin e qeverisë ka qenë i paralajmëruar dhe se vendi ka humbur muaj të tërë në një proces pa epilog.

“Kemi mbi nĂ«ntĂ« muaj qĂ« nga zgjedhjet dhe qytetarĂ«t tashmĂ« i kishin thĂ«nĂ« ‘jo’ referendumit tĂ« Kurtit. Kam paralajmĂ«ruar qysh mĂ« 27 prill se ky ngĂ«rç do tĂ« vazhdojĂ« dhe kam kĂ«rkuar qĂ« vendi tĂ« shkojĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« zgjedhje. Pas kĂ«tij dĂ«shtimi tĂ« paralajmĂ«ruar, presidentja Ă«shtĂ« e obliguar tĂ« shpallĂ« sa mĂ« parĂ« datĂ«n e zgjedhjeve. Propagandat e pavĂ«rteta tĂ« dĂ«gjuara nĂ« seancĂ«n e parĂ« nuk qĂ«ndrojnĂ« – Kosova nuk rrezikon fondet e BE-sĂ«, kreditĂ« apo pagat e qytetarĂ«ve”, u shpreh Krasniqi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Armend Zemaj, e quajti procesin e sotĂ«m njĂ« “shfaqje teatrale” nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje. Ai i bĂ«ri thirrje presidentes qĂ« tĂ« respektojĂ« afatet kohore dhe tĂ« mos lejojĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« procedurat kushtetuese.

“Loja me numra kĂ«to tetĂ« muaj dhe dĂ«shtimi i sotĂ«m ishin tĂ« paralajmĂ«ruar. Vendit nuk i mbetet rrugĂ« tjetĂ«r veçse tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« jashtĂ«zakonshme. ËshtĂ« lajm i keq, por i pritshĂ«m”, deklaroi Zemaj.

NdĂ«rkohĂ«, deputeti i LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Hekuran Murati, akuzoi partitĂ« opozitare se janĂ« bashkuar me ListĂ«n Serbe me qĂ«llim tĂ« vetĂ«m – kundĂ«rshtimin e Albin Kurtit.

“Sot u pa qartĂ« se opozita, bashkĂ« me ListĂ«n Serbe, u unifikuan pĂ«r ta bllokuar Kurtin. JanĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« lĂ«nĂ« 700 punĂ«torĂ« tĂ« RTK-sĂ« pa paga, 85 mijĂ« shĂ«rbyes civilĂ«, 400 mijĂ« fĂ«mijĂ« pa shtesa dhe 300 mijĂ« pensionistĂ« pa pensione, vetĂ«m qĂ« tĂ« mos i mbetet atyre faji. Shpresoj qĂ« qytetarĂ«t ta kenĂ« parasysh kĂ«tĂ« nĂ« zgjedhjet qĂ« po vijnĂ«â€, u shpreh Murati.

Pas dështimit të votimit të mandatarit Glauk Konjufca, vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Formimi i Qeverisë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme



Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 14:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.

Konjufca ka deklaruar se kĂ«rkon mbĂ«shtetjen e deputetĂ«ve pĂ«r QeverinĂ« e tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangen zgjedhjet parlamentare nĂ« dhjetor dhe qĂ« vendi tĂ« ketĂ« ekzekutiv “sĂ« paku” deri nĂ« prill, kur duhet tĂ« zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Megjithatë me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, gjasat duken minimale që Lëvizjes Vetëvendosje do të arrij të krijoj ekzekutivin në përpjekjen e dytë.

Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t'i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

“Nuk ka çështje mĂ« urgjente”- Kurti kĂ«rkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet pĂ«r forminin e QeverisĂ«



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për formimin e Qeverisë.

Kurti ka theksuar se hapi më urgjent për institucionet është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditĂ« deri tek seanca e Kuvendit pĂ«r mandatarin e radhĂ«s. Ajo qĂ« mendoj se Ă«shtĂ« urgjente pĂ«r shtetin e KosovĂ«s, Ă«shtĂ« formimi i katĂ«r komisioneve tĂ« pĂ«rhershme parlamentare”, u shpreh Kurti, duke shtuar se mosfunksionalizimi i komisioneve rrezikon proceset institucionale.

Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, të gjitha procedurat e tjera duhet të ecin përpara pa vonesa.

“Tash qĂ« kemi konstituuar Kuvendin, Ă«shtĂ« gabim politik dhe dĂ«m financiar e social mosprocedimi i mĂ«tejshĂ«m nĂ« Kuvend,” tha kryeministri nĂ« detyrĂ«.

Ai paralajmëroi se çdo ditë pa komisione funksionale dëmton proceset ligjore, administrative dhe përfitimet qytetare.

â€œĂ‡Ă«shtje mĂ« urgjente se kjo nuk ka,” u shpreh ai.

Kurti kujtoi gjithashtu se afati 15-ditor për mandatarin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, skadon së shpejti.

“PesĂ«mbĂ«dhjetĂ«ditĂ«shi i mandatarit Konjufca vlen deri tĂ« mĂ«rkurĂ«n,” tha ai, duke mos treguar nĂ«se i kanĂ« numrat pĂ«r formimin e QeverisĂ«. /Telegrafi/

Osmani: Vonesat për formimin e Qeverisë si kam shkaktuar unë, shpresoj që seanca të thirret brenda afatit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur optimizmin se seanca ku do të votohet mandatar i dytë për kryeministër do të thirret brenda afatit kushtetues, pa pritur deri në ditën e fundit, më 19 nëntor.

“Siç e dini, ftesa pĂ«r seancĂ« mund tĂ« bĂ«het edhe si seancĂ« e jashtĂ«zakonshme me 40 nĂ«nshkrime tĂ« deputetĂ«ve, dhe jam e bindur qĂ« do tĂ« ftohet me kohĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« respektohen afatet kushtetuese. Nuk mund tĂ« paragjykoj se cili do tĂ« jetĂ« rezultati i votimit. MĂ« rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« qĂ« seanca tĂ« ftohet brenda atij afati. MĂ« pas, Ă«shtĂ« nĂ« duart e deputetĂ«ve dhe partive politike se çfarĂ« diskutojnĂ« mes vete,” tha Osmani para gazetarĂ«ve.

Presidentja ka theksuar se vlerësimi i saj për kandidatët nuk nënkupton kërkesë për garanci.

“Sa i pĂ«rket nĂ«nshkrimeve, kjo nuk ka qenĂ« çështje garancie. Sikur tĂ« ishin dy kandidatĂ«, atĂ«herĂ« do tĂ« shihej se cili prej tyre i ka gjasat mĂ« tĂ« mĂ«dha. Por, kur Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« propozim, shihet nĂ«se ai kandidat i ka gjasat, dhe nga ajo qĂ« ka shprehur kandidati pĂ«r kryeministĂ«r, Glauk Konjufca, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar nga ana ime se i ka ato gjasa,” tha ajo.

Osmani gjithashtu ka ritheksuar se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka shkaktuar vonesa në procesin e formimit të qeverisë.

“Kushtetuta Ă«shtĂ« e qartĂ«: nĂ«se dĂ«shtojnĂ« mandatarĂ«t e parĂ«, shkohet te i dyti. Nuk kam bĂ«rĂ« asgjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveçse kam respektuar KushtetutĂ«n. Mos tĂ« harrojmĂ« se ka pasur njĂ« vonesĂ« 9-mujore, tĂ« cilĂ«n nuk e kam kĂ«rkuar, as pĂ«rkrahur e as shkaktuar unĂ« si Presidente. PĂ«r 9 muaj i kemi pritur partitĂ« politike. Kam shpresuar se do tĂ« tregonin durim edhe pĂ«r kĂ«to dy javĂ«,” shtoi Osmani.

Presidentja ka bërë të qartë se optimizmi i saj për thirrjen e seancës ishte bazuar në bisedat me deputetët dhe partitë, dhe theksoi se çështja e bllokimit të procesit nuk lidhet me Presidencën. /Telegrafi/

Qeveri Konjufca apo zgjedhje të reja? NISMA tregon nëse ka pasur takim



Pas emërimit të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë nga Presidentja e Kosovës, po afrohet përfundimi i afatit kushtetues prej 15 ditësh për thirrjen e seancës së Kuvendit për votimin e kabinetit të ri qeverisës.

Afati përfundon të mërkurën, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të ftohet një seancë për votimin e qeverisë, gjë që krijon pasiguri mbi të ardhmen e procesit politik.

Situata ka ngjallur reagime nga partitë politike, duke përfshirë NISMA Socialdemokrate.

Albert Maxhuni nga ky subjekt në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, nuk është ftuar në ndonjë takim nga mandatari Glauk Konjufca për të diskutuar rreth formimit të qeverisë.

Ai tha se NISMA ka bërë të qartë qëndrimin e saj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

"Nuk jemi ftuar, ne e kemi bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« qĂ«ndrimin tonĂ« me kohĂ«: Ă«shtĂ« koha me shku nĂ« zgjedhje. Ka pas dakordim edhe nĂ« takim me presidenten nga tĂ« gjitha subjektet politike shqiptare, pĂ«rveç LVV-sĂ« e cila ka kĂ«rkuar kohĂ«, por nuk ka pasur vullnet nga subjektet tjera politike pĂ«r me pas mandatar tĂ« dytĂ« dhe mendoj se nuk Ă«shtĂ« dashur me pas mandatar tĂ« dytĂ« fare pĂ«r shkak se nuk ka shumicĂ«â€, tha Maxhuni.

Sa i përket mundësisë së thirrjes së seancës së Kuvendit këto ditë, Maxhuni tha se nuk kanë marrë ende ftesë nga administrata e Kuvendit.

“ Siç e dini, tĂ« mĂ«rkurĂ«n pĂ«rfundon koha e pĂ«rcaktuar pĂ«r seancĂ«, nuk kemi marrĂ« ftesĂ« ende nga administrata e Kuvendit, kĂ«shtu qĂ« mbetet tĂ« shihet çfarĂ« do tĂ« ndodh kĂ«to ditĂ«", u shpreh ai.

Ndryshe, e vetmja parti që tha se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t'i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje.

Haradinaj konsideron, se "zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik".

Dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.

Sikundër edhe ato kanë kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Marrë parasysh këto deklarata, procesi politik mbetet i paqartë. Tani mbetet të shihet nëse Kuvendi do të thërrasë seancën e votimit brenda afatit kushtetues, ose nëse vendi do të përballet me zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Trump nënshkruan paketën për rihapjen e qeverisë, fundi i mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën vonë një paketë financimi që i dha fund zyrtarisht mbylljes më të gjatë të qeverisë federale në histori. Marrëveshja, e cila kishte mbështetje nga të dy partitë, u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve me 222 vota pro dhe 209 kundër. Ajo siguron financimin e qeverisë deri në janar dhe rindihmon disa agjenci kyçe për pjesën e mbetur të vitit fiskal 2026.

Paketa pĂ«rfundoi njĂ« ngĂ«rç 43-ditor dhe mundĂ«soi rifillimin e pagave pĂ«r punonjĂ«sit e qeverisĂ« dhe rinisjen e shĂ«rbimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r amerikanĂ«t. Trump e cilĂ«soi legjislacionin si njĂ« fitore ndaj demokratĂ«ve, duke e kritikuar ata si “zhvatĂ«s”, pĂ«rpjekje qĂ« sipas tij dĂ«shtuan pĂ«r ta zgjidhur çështjen nĂ« mĂ«nyrĂ«n e lehtĂ«. NĂ« ceremoninĂ« e nĂ«nshkrimit nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« morĂ«n pjesĂ« ligjvĂ«nĂ«s republikanĂ«, ndĂ«rsa disa demokratĂ« e kritikuan marrĂ«veshjen pĂ«r shkak tĂ« pasigurisĂ« lidhur me subvencionet e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor.

Megjithatë, marrja e këtij kompromisi ka bërë që të hapen debate të tjera për rishikimin e disa dispozitave, si dhe për rreziqet që mund të sjellin ndryshimet në programet e kujdesit shëndetësor për vitet në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe, Doma e Përfaqësuesve do të ketë detyra të tjera të rëndësishme përpara, përfshirë debatet mbi bujqësinë dhe energjinë, ndërkohë që presioni për të zbuluar dosjet e Epstein vazhdon të rritet.

The post Trump nënshkruan paketën për rihapjen e qeverisë, fundi i mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Kriza nĂ« SHBA: Mbyllja e qeverisĂ« paralizon vendin dhe godet miliona qytetarĂ«

NJU JORK, 8 nĂ«ntor /ATSH/ – Mbyllja mĂ« e gjatĂ« e qeverisĂ« federale nĂ« historinĂ« e SHBA-sĂ« po ndikon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« qytetarĂ«ve, duke lĂ«nĂ« miliona njerĂ«z pa paga, pa ndihma dhe me pasiguri tĂ« thellĂ« ekonomike, sipas CNN.

Qeveria mbetet e paralizuar, pasi republikanët nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për të miratuar një ligj për financimin, ndërsa demokratët këmbëngulin për ruajtjen e subvencioneve të sigurimit shëndetësor.

Ndërkohë, pasojat ndihen fort në transportin ajror: Administrata Federale e Aviacionit ka urdhëruar ulje të fluturimeve, duke shkaktuar anulimin e mbi një mijë udhëtimeve dhe vonesa në aeroporte të mëdha si Uashington, Atlanta dhe San Francisko. Udhëtarët janë zemëruar dhe të frustruar , disa kanë humbur ngjarje familjare të rëndësishme, të tjerë po përpiqen të arrijnë tek të afërmit e sëmurë.

“NjerĂ«zit po vuajnĂ« vĂ«rtet kĂ«tu jashtĂ«â€, tha njĂ« pasagjer nĂ« Nju Jork, duke fajĂ«suar politikanĂ«t pĂ«r kaosin.

Situata Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ« pĂ«r familjet qĂ« varen nga ndihmat ushqimore. NjĂ« gjykatĂ«s federal urdhĂ«roi administratĂ«n Trump tĂ« paguajĂ« plotĂ«sisht pĂ«rfitimet e programit “SNAP” pĂ«r mĂ« shumĂ« se 40 milionĂ« amerikanĂ«, por vendimi u pezullua menjĂ«herĂ« nga Gjykata e LartĂ«, duke shtuar pasigurinĂ«. ShumĂ« familje tashmĂ« po mbeten pa ushqim, ndĂ«rsa depot bamirĂ«se janĂ« tĂ« mbingarkuara.

EkspertĂ«t ekonomikĂ« paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r pasoja serioze nĂ«se mbyllja vazhdon. Drejtori i KĂ«shillit KombĂ«tar Ekonomik, Kevin Hassett, tha se ndikimi Ă«shtĂ« “shumĂ« mĂ« i keq se pritej” dhe se njĂ« zgjatje e krizĂ«s mund tĂ« dĂ«mtojĂ« ndjeshĂ«m ekonominĂ« kĂ«tĂ« tremujor. NdĂ«rkohĂ«, miliona punonjĂ«s federalĂ« po hyjnĂ« nĂ« javĂ«n e shtatĂ« pa paga, duke kĂ«rkuar punĂ« tĂ« pĂ«rkohshme ose ndihmĂ« nga tĂ« afĂ«rmit.

Ndërsa debati politik në Uashington mbetet i bllokuar, jeta e përditshme e miliona amerikanëve po përkeqësohet. Nga aeroportet e mbingarkuara te raftet bosh në tregjet ushqimore, mbyllja e qeverisë ka kthyer pasigurinë ekonomike në realitet të përditshëm për shumë familje në mbarë vendin. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Kriza nĂ« SHBA: Mbyllja e qeverisĂ« paralizon vendin dhe godet miliona qytetarĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mandatimi i Konjufcës, LVV kërkon votat pa koalicion - opozita e sheh si tentativë për shtyrje të zgjedhjeve



Një ditë pas mandatimit për kryeministër të Glauk Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votën e partive të ish-opozitës në Kuvend, siç thonë, për një qeveri kalimtare afatshkurtër për votimin e projektbuxhetit për vitin 2026, si dhe miratimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Mirëpo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se nuk kanë votë për Konjufcën dhe asnjë qeveri të pakicës. Sipas tyre, nuk e kanë asnjë obligim që të votojnë qeverinë e LVV-së pa marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës. Madje, vendimin e presidentes Osmani për mandatimin e nënkryetarit të LVV-së për kryeministër më shumë e shohin si zvarritje të qëllimshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në partinë e Memli Krasniqit të martën kanë thënë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër vetëm sa e ka thelluar krizën politike.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar më 26 tetor të formojë qeverinë e re në Kuvend. Ai mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se pret që partitë e ish-opozitës të rezonojnë arsyeshëm dhe të votojnë kabinetin qeveritar të prezantuar nga Konjufca në Kuvend.

“Ne kemi ofruar njĂ« kompromis tĂ« madh pĂ«r opozitĂ«n duke mandatuar zotĂ«rinĂ« Glauk Konjufca si mandatar pĂ«r kryeministĂ«r, marrĂ« parasysh synimet tona pĂ«r tĂ« shmangur dy elemente: sĂ« pari zgjedhjet e menjĂ«hershme parlamentare dhe sĂ« dyti tĂ« miratohet buxheti pĂ«r shtetin pĂ«r vitin e ardhshĂ«m dhe Plani i Rritjes sĂ« BE-sĂ«... UnĂ« pres qĂ« edhe opozita tĂ« rezonojĂ« arsyeshĂ«m nĂ« kĂ«to 15 ditĂ« qĂ« i ka zoti Konjufca pĂ«r ta votuar kabinetin qeveritar. TĂ« votohet qeveria dhe tĂ« merren kĂ«to vendime... Ne i kemi bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« qeveri afatgjatĂ«, por pĂ«r njĂ« qeveri qĂ« do tĂ« marrĂ« kĂ«to tre-katĂ«r vendime qĂ« janĂ« nĂ« interes tĂ« qytetarĂ«ve dhe shtetit. MĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« evituar njĂ« rrezik real tĂ« madh, siç Ă«shtĂ« pamundĂ«sia e ekzekutimit tĂ« buxhetit pĂ«r vitin e ardhshĂ«m dhe mos humbja e Planit tĂ« Rritjes nga BE-ja. NĂ« situatĂ«n e tillĂ« nuk po flasim pĂ«r njĂ« qeveri tipike dhe rrjedhimisht pĂ«r tĂ« diskutuar pĂ«r koalicione. Ne presim bashkĂ«punimin me deputetĂ«t e opozitĂ«s pĂ«r ta miratuar buxhetin dhe Planin e Rritjes”, thekson ai.

Por kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, theksoi se nuk kanĂ« votĂ« pĂ«r KonjufcĂ«n dhe se Kosova s’ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« pakicĂ«s.

“Glauk Konjufca, me mandatar tĂ« trashĂ«guar nĂ« rrethanat e tanishme politike, duke kuptuar qartĂ« dhe saktĂ« vullnetin qytetar, duhet tĂ« jetĂ« i sinqertĂ« me veten. MĂ« shumĂ« dhe shumĂ« mĂ« shumĂ« sesa kryetari i tij. TĂ« konstatojĂ« se nuk ka shumicĂ« pĂ«r kryeministĂ«r”, tha ai tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« konferencĂ« pĂ«r media.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress se LVV-ja dhe presidentja Osmani, përmes mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, po tentojnë vetëm të përfitojnë kohë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo thekson se AAK-ja nuk ka votë për Konjufcën, derisa shton se asnjë parti politike në Kuvend nuk e ka obligim ta votojë atë pa një marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës.

“Ne nuk e kemi parĂ« ndonjĂ« ndryshim tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« partive parlamentare pasi janĂ« tĂ« njĂ«jtat qĂ«ndrime. NĂ« takimin e fundit qĂ« kanĂ« pasur te presidentja, dakordanca ka qenĂ« qĂ«, meqĂ« ka dĂ«shtuar LVV-ja dhe asnjĂ« parti nuk i ka votat pĂ«r formimin e qeverisĂ«, janĂ« dakorduar pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« zgjedhje. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« lojĂ« tjetĂ«r e LVV-sĂ«... Nuk e di se çfarĂ« po tenton tĂ« bĂ«jĂ« LVV-ja. Pa njĂ« koalicion askush nuk e voton njĂ« mandatar kur nuk kanĂ« njĂ« marrĂ«veshje politike apo koalicion politik... NĂ« asnjĂ« formĂ« nuk e ka obligim ndonjĂ« parti e cila nuk Ă«shtĂ« nĂ« qeverisje dhe as nĂ« ndonjĂ« koalicion ta votojĂ« qeverinĂ« e huaj. Ju e dini se edhe ato oferta qĂ« iu kanĂ« bĂ«rĂ« NismĂ«s dhe LDK-sĂ« nuk kanĂ« qenĂ« oferta serioze, por fyese”, thekson Kadrijaj.

Në anën tjetër, hulumtuesi në KDI, Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress se presidentja Vjosa Osmani ka vepruar drejt kur e ka mandatuar Konjufcën për kryeministër si të propozuarin e dytë të LVV-së për këtë post.

“Presidentja ka pasur para vetes njĂ« mandatar tĂ« propozuar nga njĂ« parti e cila relativisht Ă«shtĂ« fituese e zgjedhjeve nĂ« kuptimin e ulĂ«seve qĂ« i ka nĂ« Kuvend dhe votave qĂ« mund t’i sigurojĂ« nĂ« Parlamentin e KosovĂ«s. ËshtĂ« e vetmja qĂ« ka provuar dhe po tenton tĂ« formojĂ« qeverinĂ«, karshi partive tĂ« tjera qĂ« kanĂ« refuzuar tĂ« japin mandatarin dhe kanĂ« refuzuar tĂ« bashkĂ«punojnĂ« mes veti qĂ« shtetit t’i japin njĂ« qeveri. Gjykata Kushtetuese, nĂ« rastin KO20, e bĂ«n tĂ« qartĂ« detyrimin qĂ« ka presidenti i shtetit qĂ« tĂ« provohen dhe tĂ« shterohen tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« kushtetuese qĂ« tĂ« formohen institucionet dhe tĂ« krijohet mundĂ«sia qĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« shmangen zgjedhjet...Prandaj unĂ« mendoj se ka vepruar drejt nĂ« kuptimin kushtetues. VlerĂ«soj se duhet tĂ« shterohen tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« kushtetuese dhe tĂ« plotĂ«sohen tĂ« gjitha kushtet qĂ« i kĂ«rkon neni 82 i KushtetutĂ«s qĂ« vendi paraprakisht tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« zgjedhje pasi tĂ« dĂ«shtojĂ« nĂ« rundin e dytĂ«â€, deklaron ai.

NĂ« bazĂ« tĂ« afateve kushtetuese, Konjufca, si mandatar i dytĂ«, ka afat prej 15 ditĂ«sh pĂ«r t’ia prezantuar Kuvendit kabinetin qeveritar.

Që Konjufca të zgjidhet kryeministër, ai duhet të votohet nga së paku 61 deputetë prej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nëse as i mandatuari i dytë nuk arrin që të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas Kushtetutës, ato duhet që të mbahen brenda 40 ditësh, nga dështimi i të mandatuarit të dytë për kryeministër.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe më shumë se tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

❌