❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UKRAINË – Sulmet ruse shkaktojnĂ« ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha energjie

KIEV, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Rusia ka nisur njĂ« sulm tĂ« ri masiv ndaj sistemit energjetik tĂ« UkrainĂ«s, duke goditur rrjetin elektrik, termocentralet dhe nĂ«nstacionet, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sulmi i natĂ«s sĂ« kaluar pĂ«rfshinte mĂ« shumĂ« se 400 dronĂ« dhe rreth 40 raketa tĂ« llojeve tĂ« ndryshme”, shkroi Zelensky nĂ« X.

Dëme u raportuan në rajonet perëndimore të Ukrainës, Volyn, Ivano-Frankivsk, Lviv dhe Rivne.

“Çdo ditĂ«, Rusia mund tĂ« zgjidhte diplomacinĂ« e vĂ«rtetĂ«, por ajo zgjedh sulme tĂ« reja”, tha presidenti, duke i bĂ«rĂ« thirrje mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« procesit aktual tĂ« negociatave tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga SHBA-ja qĂ« tĂ« reagojnĂ« ndaj sulmeve tĂ« fundit.

Zelensky theksoi se MoskĂ«s duhet t’i mohohet mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi UkrainĂ«n pĂ«rmes motit tĂ« ftohtĂ«, dhe shtoi se Ukraina ka nevojĂ« pĂ«r raketa pĂ«r sistemet e mbrojtjes ajrore pĂ«r tĂ« arritur kĂ«tĂ« qĂ«llim.

Në Poloni, vend fqinj, avionë luftarakë u ngritën në ajër përgjatë natës si përgjigje ndaj sulmeve.

Sipas komandës operative të ushtrisë së shtetit anëtar të NATO-s, u mobilizuan forca dhe resurset e nevojshme.

Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët u vunë në gatishmëri.

Aeroportet në Rzeszow dhe Lublin, në lindje të vendit, detyruan të ndërprisnin përkohësisht trafikun ajror.

Kompania shtetĂ«rore e energjisĂ«, ”Ukrenergo”, njoftoi se nĂ« shumicĂ«n e rajoneve tĂ« UkrainĂ«s janĂ« vendosur ndĂ«rprerje emergjente pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve.

Këtë dimër, më i ftohti për Ukrainën prej disa vitesh, Rusia po synon gjithnjë e më shumë sistemin energjetik të fqinjit të saj, i cili tashmë është dëmtuar pas pothuajse katër vjetësh lufte./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post UKRAINË – Sulmet ruse shkaktojnĂ« ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha energjie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Vdes ikona çeke e filmit Jana Brejchova

PRAGË, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Aktorja çeke e filmit dhe televizionit, Jana Brejchova vdiq nĂ« moshĂ«n 86-vjeçare, pas njĂ« sĂ«mundjeje tĂ« gjatĂ«, raportuan sot mediat kombĂ«tare, duke cituar vajzĂ«n e saj, aktoren Tereza Brodska.

Brejchova, e njohur edhe si ”Brigitte Bardot çeke” pĂ«r bukurinĂ« e saj, ishte njĂ« nga yjet mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« kinemasĂ« çekosllovake dhe çeke.

Nga viti 1958 deri në 1962, ajo ishte e martuar me regjisorin dhe aktorin e ndjerë Milos Forman, i cili më pas u bë regjisori i Hollywood-it dhe fitues i Oskarit.

Motra e saj, Hana, e cila vdiq pak më pak se dy vite më parë, ishte gjithashtu një aktore e njohur.

Jana Brejchova u lind më 20 janar 1940 në Pragën e pushtuar nga nazistët.

Ajo mori rolin e saj të parë në film në moshën 13-vjeçare.

Suksesi i saj i madh erdhi mĂ« vonĂ« me rolin e nxĂ«nĂ«ses Jana nĂ« filmin “Higher Principle”, qĂ« trajton terrorin e pushtimit gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, pĂ«r tĂ« cilin mori njĂ« çmim nĂ« Festivalin e Filmit nĂ« Locarno.

Brejchova interpretoi gjithashtu nĂ« Gjermani, pĂ«rfshirĂ« nĂ« filmin antifashist “The House in Karp Lane” nga viti 1965.

NĂ« vendin e saj, aktorja luajti rolin e njĂ« mbretĂ«resheje nĂ« serialin e dashur tĂ« fĂ«mijĂ«ve “Arabela”, i njohur gjithashtu si “Arabela Princesha” ose “NjĂ« pĂ«rrallĂ« e unazĂ«s magjike”.

GjatĂ« karrierĂ«s, Brejchova mori shumĂ« çmime, pĂ«rfshirĂ« Medaljen e Merituar dhe Çmimin e Filmit “Luani Bohemian” pĂ«r gjithĂ« jetĂ«n e saj nĂ« art.

“Ajo ishte njĂ« aktore e shkĂ«lqyer, njĂ« ikonĂ« e kinemasĂ« çekosllovake dhe njĂ« personalitet i fortĂ« qĂ« tĂ«rhiqte gjenerata tĂ« tĂ«ra shikuesish me talentin dhe sharmĂ«n e saj”, shkroi kryeministri çek Andrej Babis nĂ« X./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KINEMA – Vdes ikona çeke e filmit Jana Brejchova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump: Bisedimet SHBA-Iran javĂ«n e ardhshme

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« administratĂ«s sĂ« tij dhe Iranit do tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme.

Duke folur pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« bordin e ”Air Force One”, gjatĂ« udhĂ«timit drejt rezidencĂ«s sĂ« tij Mar-a-Lago nĂ« Florida, Trump i cilĂ«soi si shumĂ« tĂ« mira takimet e zhvilluara dje me delegacionin iranian.

“Irani duket se dĂ«shiron shumĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi sërish për pasoja nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zotërojë armë bërthamore.

Të ndërmjetësuara nga Omani, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nisën dje një raund të ri negociatash.

“Ishte njĂ« fillim i mirĂ«â€, deklaroi mĂ« vonĂ« pĂ«r televizionin shtetĂ«ror iranian ministri i JashtĂ«m Abbas Araghchi, duke lĂ«nĂ« tĂ« hapur nĂ«se dhe kur do tĂ« vazhdojnĂ« bisedimet.

Deri në komentet e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara nuk kishin dhënë asnjë deklaratë zyrtare për rezultatin e takimit.

Presidenti amerikan ka kërcënuar gjithashtu me tarifa ndëshkuese ndaj partnerëve tregtarë të Iranit.

Sipas një urdhri ekzekutiv, SHBA-ja mund të vendosë tarifa mbi importet nga vendet që blejnë ose importojnë mallra apo shërbime nga Republika Islamike.

Trump nuk përmendi vende konkrete, por përmendi si shembull një normë tarife prej 25 për qind.

Kjo lëvizje ka rritur edhe një herë presionin ndaj Iranit.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen në Teheran, duke përmendur represionin e ashpër ndaj protestuesve gjatë demonstratave masive të fundit, si edhe programin e diskutueshëm bërthamor të vendit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Trump: Bisedimet SHBA-Iran javĂ«n e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa partnerĂ«t tregtarĂ« tĂ« Iranit

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/ –  Presidenti amerikan, Donald Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me vendosjen e tarifave ndĂ«shkuese ndaj partnerĂ«ve tregtarĂ« tĂ« Iranit, nĂ« mes tĂ« tensioneve me kĂ«tĂ« vend.

NĂ« njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv tĂ« lĂ«shuar dje, presidenti amerikan deklaroi se tarifa shtesĂ« “mund tĂ« vendosen mbi mallrat e importuara nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s qĂ« janĂ« produkte tĂ« çdo vendi qĂ« drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi blen, importon ose siguron nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre mallra apo shĂ«rbime nga Irani”.

Presidenti Trump nuk përmendi vende konkrete, por përmendi si shembull një normë tarife prej 25 për qind.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekreti krijon një mekanizëm që i hap rrugë vendosjes së këtyre detyrimeve shtesë ndaj partnerëve tregtarë të Iranit.

Me kërcënimin për tarifa ndëshkuese, Trump po rrit presionin ndaj udhëheqjes iraniane.

“Presidenti po e mban Iranin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pĂ«rpjekjet e tij pĂ«r tĂ« zhvilluar kapacitete bĂ«rthamore, pĂ«r mbĂ«shtetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal qĂ« rrezikon sigurinĂ«, aleatĂ«t dhe interesat amerikane”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen në Teheran, duke përmendur represionin e ashpër ndaj protestuesve gjatë protestave masive të fundit, si edhe programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa partnerĂ«t tregtarĂ« tĂ« Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara po krijojnĂ« varĂ«si si cigaret

BOSTON, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ushqimet industriale ultra tĂ« pĂ«rpunuara nuk janĂ« thjesht ushqime, por produkte shumĂ« tĂ« inxhinierizuara, tĂ« dizajnuara posaçërisht pĂ«r tĂ« maksimizuar kĂ«naqĂ«sinĂ« biologjike dhe psikologjike dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar pĂ«rdorim tĂ« zakonshĂ«m.

Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të formuar perceptimin e publikut.

Nga ky këndvështrim, këto ushqime kanë më shumë të përbashkët me cigaret sesa me ushqimin tradicional.

Ky Ă«shtĂ« pĂ«rfundimi i njĂ« analize tĂ« realizuar nga studiues tĂ« universiteteve tĂ« Michiganit, Dukes dhe Harvardit, e publikuar nĂ« revistĂ«n “Milbank Quarterly”.

Ekspertët theksojnë se lidhjet midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe cigareve janë të shumta.

“TĂ« dyja janĂ« substanca tĂ« inxhinierizuara industrialisht qĂ« ofrojnĂ« pĂ«rvoja tĂ« fuqishme sensoriale”, shpjegojnĂ« studiuesit, tĂ« cilĂ«t sugjerojnĂ« qĂ« kĂ«to produkte duhet tĂ« studiohen “pĂ«rmes lenteve tĂ« shkencĂ«s sĂ« varĂ«sisĂ«â€.

Një aspekt kyç është aftësia e këtyre produkteve për të stimuluar sistemet e kënaqësisë në tru.

“Si cigaret, ashtu edhe ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara janĂ« dizajnuar me saktĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« dozĂ«n e duhur tĂ« substancave qĂ« japin kĂ«naqĂ«si; nikotina pĂ«r cigaret dhe karbohidrate tĂ« rafinuara dhe yndyra pĂ«r ushqimet”, shkruajnĂ« studiuesit.

Ushqimet janĂ« gjithashtu tĂ« dizajnuara pĂ«r t’u tretur shpejt dhe pĂ«r tĂ« çliruar substancat menjĂ«herĂ«, duke krijuar nevojĂ«n pĂ«r tĂ« konsumuar pĂ«rsĂ«ri.

Përvoja sensoriale është shpesh e karakterizuar nga shpërthime të forta shijesh që zhduken shpejt, si dhe pamja vizuale që synon maksimizimin e tërheqjes së produktit.

”KĂ«to veçori bĂ«jnĂ« qĂ« konsumimi i kĂ«tyre produkteve tĂ« bĂ«het i detyruar dhe tĂ« ketĂ« pasoja shumĂ« tĂ« dĂ«mshme pĂ«r shĂ«ndetin”, pĂ«rfundon ekipi i studiuesve, i cili fton institucionet publike tĂ« konsiderojnĂ« ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara “mĂ« pak si ushqim dhe mĂ« shumĂ« si materiale konsumimi tĂ« optimizuara edonistikisht, tĂ« ngjashme me cigaret”./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

 

 

 

The post FOKUS – Ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara po krijojnĂ« varĂ«si si cigaret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – NjĂ« nĂ« dy tĂ« rinj italianĂ« i kĂ«rkon IA-sĂ« kĂ«shilla pĂ«r probleme sentimentale, shĂ«ndeti dhe psikologjike

ROMË, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Siguria digjitale Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga temat mĂ« urgjente nĂ« mbarĂ« botĂ«n, duke shtyrĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« shtete tĂ« kufizojnĂ« aksesin e hershĂ«m tĂ« tĂ« miturve nĂ« rrjetet sociale.

Franca ka shpallur ndalimin për fëmijët nën 15 vjeç, Spanja po përgatit një masë të ngjashme për nën 16-vjeçarët, ndërsa Australia ka bërë hapin e parë me një ligj pionier që vendos detyrime të rrepta për gjigantët e teknologjisë si Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.

KĂ«to zhvillime pĂ«rkojnĂ«  me publikimin e edicionit 2026 tĂ« observatorit ”Indifesa”, realizuar nga ”Terre des Hommes” nĂ« bashkĂ«punim me komunitetin ”Scomodo”, i cili synon tĂ« dĂ«gjojĂ« zĂ«rin e tĂ« rinjve mbi dhunĂ«n, bullizmin dhe sigurinĂ« nĂ« internet.

Raporti, i publikuar me rastin e DitĂ«s KundĂ«r Bullizmit dhe Kiberbullizmit dhe ”Safer Internet Day” (10 shkurt), ka mbledhur opinionet e mbi 2 000 tĂ« rinjve italianĂ« nĂ«n moshĂ«n 26 vjeç.

Sipas të dhënave, 1 në 2 të rinj deklaron se ka përjetuar të paktën një akt dhune gjatë jetës së tij, ndërsa interneti perceptohet si vendi më i rrezikshëm.

Vajzat raportojnë përjetim më të lartë dhune krahasuar me djemtë (57% kundrejt 42%), ndërsa përqindja më e lartë regjistrohet tek personat jo binarë (67%).

Vajzat identifikojnë si kontekste të rrezikshme edhe hapësirat publike të pakontrolluara dhe marrëdhëniet intime e familjare, ndërsa për djemtë peshojnë më shumë shkolla dhe rrethi shoqëror.

Rreziqet në internet janë të njohura për adoleshentët: rreth 80% e tyre janë kontaktuar nga të panjohur.

Sipas 59% tĂ« tĂ« rinjve, kĂ«rcĂ«nimi kryesor Ă«shtĂ« ”revenge porn”, pra shpĂ«rndarja pa pĂ«lqim e imazheve intime.

Edhe pse 79% e konsiderojnë të rrezikshme ndarjen e materialeve intime dhe janë të informuar për të drejtën e denoncimit dhe heqjes së përmbajtjes, ka më pak ndërgjegjësim për manipulimin e imazheve nga palë të treta, një praktikë që shpesh është e vështirë të identifikohet.

Një tjetër përvojë e përbashkët është kontakti nga persona të panjohur, që shkakton emocione negative ose të përziera.

Vajzat raportojnë më shumë bezdi, pasiguri dhe frikë, ndërsa tek djemtë shfaqet në masë më të madhe kureshtja.

Për djemtë, veçanërisht më të rinjtë, rreziku kryesor në internet mbetet kiberbullizmi , i deklaruar nga 45% e tyre .

Kur përballen me bullizëm apo kiberbullizëm, të rinjtë priren ta ndajnë përvojën fillimisht me miqtë dhe më pas me prindërit, sidomos në moshat më të vogla.

Një kapitull i veçantë i raportit i kushtohet inteligjencës artificial gjysma e të rinjve pranon se i është drejtuar të paktën një herë një chatboti për këshilla, kryesisht për probleme sentimentale (24%), shëndetësore (22%) ose për mbështetje psikologjike (21%).

Raporti ndalet edhe tek bisedat në grupe ku komentohet pamja fizike e të tjerëve: rreth një e treta e të rinjve thotë se ka qenë dëshmitare e këtyre praktikave.

Reagimet variojnë nga diskutimi me persona të besuar (40%), te heshtja apo largimi nga biseda, deri te raportimi i përmbajtjeve.

Vajzat priren më shumë drejt ndërhyrjes aktive, ndërsa djemtë drejt normalizimit ose shpërfilljes.

Së fundi, shumica e të rinjve e konsideron të papranueshëm kontrollin e telefonit, edhe pse 69% ndajnë fjalëkalimet me të tjerët për arsye sigurie.

Sipas ”Terre des Hommes” dhe ”Scomodo”, tĂ« rinjtĂ« janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rreziqet, por kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mjete konkrete mbrojtjeje.

Institucionet dhe shoqĂ«ria, theksojnĂ« autorĂ«t e studimit, duhet tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive pĂ«r t’i pajisur me informacion dhe mbĂ«shtetje, duke marrĂ« parasysh edhe dimensionin gjinor qĂ« i bĂ«n vajzat veçanĂ«risht tĂ« ekspozuara ndaj dhunĂ«s online./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – NjĂ« nĂ« dy tĂ« rinj italianĂ« i kĂ«rkon IA-sĂ« kĂ«shilla pĂ«r probleme sentimentale, shĂ«ndeti dhe psikologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kremlini: Bisedimet e fundit pĂ«r paqen ruso-ukrainase ishin konstruktive

BERLIN, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Moska ka dhĂ«nĂ« njĂ« vlerĂ«sim pozitiv pĂ«r bisedimet e paqes mes UkrainĂ«s dhe RusisĂ«, tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga Shtetet e Bashkuara dhe tĂ« zhvilluara nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.

“JanĂ« kryer dy ditĂ« pune konstruktive dhe njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« komplekse”, tha sot  zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse tĂ« lajmeve, duke shtuar se puna do tĂ« vazhdojĂ«.

Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara u takuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n dhe tĂ« enjten nĂ« kryeqytetin e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, Abu Dabi, nĂ« njĂ« raund tĂ« ri bisedimesh qĂ« synojnĂ« t’i japin fund luftĂ«s gati katĂ«rvjeçare tĂ« RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«.

Edhe pse nuk u prezantuan rezultate konkrete, paralelisht me negociatat u realizua një shkëmbim i më shumë se 300 robërve lufte.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu sot skepticizëm lidhur me mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes udhëheqësve evropianë dhe presidentit rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës.

GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« Abu Dabi, Merz kujtoi njĂ« vizitĂ« tĂ« kryeministrit hungarez Viktor Orban nĂ« MoskĂ«, e cila, sipas tij, u pasua vetĂ«m disa ditĂ« mĂ« vonĂ« nga “bombardime tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« njĂ« spital fĂ«mijĂ«sh nĂ« Kiev”.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur së fundmi mbështetje për bisedime të drejtpërdrejta mes evropianëve dhe Putinit.

Këshilltari i tij për politikën e jashtme, Emmanuel Bonne, udhëtoi këtë javë drejt Moskës../ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Kremlini: Bisedimet e fundit pĂ«r paqen ruso-ukrainase ishin konstruktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – Papa Leone XIV thirrje pĂ«r armĂ«pushim olimpik

VATIKAN, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« armĂ«pushim olimpik gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore nĂ« Milano dhe Cortina duke e pĂ«rshkruar atĂ« si simbol shprese dhe pajtimi ndĂ«rkombĂ«tar.

”Nxis fuqishĂ«m tĂ« gjitha kombet, nĂ« rastin e LojĂ«rave Olimpike dhe Paralimpike DimĂ«rore, tĂ« rikthejnĂ« dhe respektojnĂ« kĂ«tĂ« mjet shprese qĂ« Ă«shtĂ« ArmĂ«pushimi Olimpik, simbol dhe profeci e njĂ« bote tĂ« pajtuar”, shkruan papa Leone XIV nĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« publikuar sot me rastin e LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore, qĂ« zhvillohen nĂ« Milano dhe Cortin nga sot deri mĂ« 22 shkurt, dhe LojĂ«rave Paralimpike, qĂ« do tĂ« zhvillohen gjithashtu nga 6 deri mĂ« 15 mars.

”GjatĂ« LojĂ«rave Olimpike tĂ« kaluara, paraardhĂ«sit e mi theksuan se sporti mund tĂ« luajĂ« njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« mirĂ«n e njerĂ«zimit, veçanĂ«risht pĂ«r promovimin e paqes”, kujton ai.

”NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r qĂ«ndron ArmĂ«pushimi Olimpik, i cili nĂ« GreqinĂ« e LashtĂ« ishte njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« pezulluar armiqĂ«sitĂ« para, gjatĂ« dhe pas LojĂ«rave Olimpike, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« sportistĂ«t dhe spektatorĂ«t tĂ« mund tĂ« lĂ«viznin lirshĂ«m dhe garat tĂ« zhvilloheshin pa ndĂ«rprerje”, shton papa.

NĂ« letrĂ«n e tij, papa Leone XIV thekson se ”praktika sportive mund tĂ« ketĂ« njĂ« natyrĂ« profesionale, me specializim shumĂ« tĂ« lartĂ«: nĂ« kĂ«tĂ« formĂ« ajo korrespondon me njĂ« thirrje tĂ« pakicĂ«s, duke ngjallur admirim dhe entuziazĂ«m nĂ« zemrat e shumĂ« tĂ« tjerĂ«ve, qĂ« ndihen tĂ« emocionuar nga fitoret ose humbjet e atletĂ«ve. Por, ushtrimi i sportit Ă«shtĂ« njĂ« aktivitet i pĂ«rbashkĂ«t, i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe i dobishĂ«m pĂ«r trupin dhe shpirtin, saqĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« shprehje universale tĂ« tĂ« qenit njeri”.

Duke nisur nga ”interesi i kishĂ«s pĂ«r sportin dhe mĂ«nyra se si njĂ« i krishterĂ« i qaset atij”, papa vĂ« nĂ« dukje se ”njeriu duhet tĂ« mbetet gjithmonĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« sportit”./  /Ad.Ab./

The post MILANO 2026 – Papa Leone XIV thirrje pĂ«r armĂ«pushim olimpik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ«

NUUK (GroenlandĂ«), 6 shkurt /ATSH/ – Kanadaja dhe Franca planifikojnĂ« tĂ« hapin sot konsullata diplomatike nĂ« kryeqytetin Nuuk, duke treguar mbĂ«shtetje pĂ«r aleatin e NATO-s, DanimarkĂ«n, dhe ishullin arktik, pas pĂ«rpjekjeve tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« siguruar kontroll mbi territorin gjysĂ«m tĂ« pavarur danez, sipas AP.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, po udhëton drejt Nuuk për të inauguruar konsullatën, e cila sipas zyrtarëve mund të ndihmojë gjithashtu në bashkëpunimin mbi çështje si ndryshimet klimatike dhe të drejtat e inuitëve.

Ajo do të shoqërohet nga guvernatorja kanadeze indigjene, Mary Simon.

Franca, për herë të parë, do të vendosë një konsullatë të përgjithshme në Groenlandë, me Jean-Noël Poirier në krye.

Ai do të ketë detyrën të thellojë projektet ekzistuese të bashkëpunimit në fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar gjithashtu lidhjet politike me autoritetet lokale.

Kanadaja kishte premtuar hapjen e një konsullate në 2024, para diskutimeve të Trump për një marrëveshje të mundshme të marrjes së Groenlandës.

Inaugurimi u shty nga moti i keq.

Vendimi francez u mor pas vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Groenlandë në qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar me tarifa ndaj Danimarkës dhe shteteve të tjera evropiane që kundërshtonin përpjekjet e tyre, por më pas e tërhoqën këtë kërcënim pas një marrëveshjeje të paqartë për qasje në mineralet e pasura të ishullit.

Negociatat teknike midis SHBA-së, Danimarkës dhe Greenlandit po vazhdojnë për një marrëveshje sigurie në Arktik, ndërsa grupet e punës po krijohen për këtë qëllim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post”

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH/ – Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi  punonjĂ«sit se po ecĂ«n pĂ«rpara me njĂ« valĂ« tĂ« gjerĂ« shkarkimesh, pjesĂ« e asaj qĂ« drejtuesit e pĂ«rshkruajnĂ« si njĂ« rivendosje strategjike tĂ« gjerĂ« tĂ« gazetĂ«s, sipas ”The Independent”.

Masat përfshijnë mbylljen e redaksisë së sportit, shkurtime të thella në mbulimin ndërkombëtar, çmontimin e seksionit të recensioneve të librave dhe ristrukturimin e ekipit të lajmeve lokale.

Edhe pse fillimisht nuk u bë e ditur shifra e saktë e të prekurve, më herët ishte raportuar se rreth 100 gazetarë nga redaksia dhe deri në 300 punonjës në total nga kompania mund të humbnin vendet e punës.

Megjithatë, pas emaileve të dërguara pritet që rreth një e treta e stafit, afërsisht 300 nga rreth 800 gazetarë të redaksisë,  të shkarkohen.

Disa punonjës e përshkruan situatën si një gjakderdhje.

”I pĂ«rket ndĂ«r ditĂ«ve mĂ« tĂ« errĂ«ta nĂ« historinĂ« e njĂ« prej organizatave mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« lajmeve nĂ« botĂ«â€, deklaroi ish-redaktori ekzekutiv i ”Washington Post”, Marty Baron.

”Ambiciet e ‘Washington Post’ do tĂ« zvogĂ«lohen ndjeshĂ«m, stafi i tij i talentuar dhe i guximshĂ«m do tĂ« tkurret edhe mĂ« tej, dhe publikut do t’i mohohet raportimi nĂ« terren, i bazuar nĂ« fakte, nĂ« komunitetet tona dhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n, raportim qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i nevojshĂ«m se kurrĂ«â€, shtoi ai.

Njoftimi, i bërë nga redaktori ekzekutiv Matt Murray, erdhi pas një apeli kolektiv të redaksisë, i cili i kërkoi publikisht pronarit miliarder të gazetës, Jeff Bezos, të tërhiqej nga planet për zvogëlim.

Fushata ”SaveThe Post” duket se nuk pati efekt.

Gjatë një telefonate me stafin, Murray theksoi se po eliminohet redaksia e sportit, për vite me radhë pjesë thelbësore e gazettes, megjithëse disa anëtarë do të mbeten në një seksion të ri që do të mbulojë kulturën e sportit.

Ai njoftoi gjithashtu tkurrjen e zyrave tĂ« huaja, ndryshime rrĂ«njĂ«sore nĂ« mbulimin lokal dhe pezullimin e podkastit kryesor ”Post Reports”.

Edhe seksioni i recensave të librave është shpërbërë pothuajse tërësisht.

”Nuk mund tĂ« jemi gjithçka pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi Murray nĂ« mesazhin e tij.

”Por duhet tĂ« jemi tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m aty ku konkurrojmĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« pyesim vazhdimisht pse njĂ« histori ka rĂ«ndĂ«si, kĂ« i shĂ«rben dhe si u jep njerĂ«zve njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« botĂ«s dhe njĂ« avantazh pĂ«r ta naviguar atĂ«â€, theksoi ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij

PEKIN, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina ka deklaruar se mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e interesave tĂ« tij dhe pĂ«rballĂ« çdo forme kĂ«rcĂ«nimi, sipas njĂ« komunikate tĂ« publikuar sot nga diplomacia kineze, pak pĂ«rpara bisedimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mes Teheranit dhe Uashingtonit.

”Pekini mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e sovranitetit, sigurisĂ« dhe dinjitetit kombĂ«tar si edhe tĂ« tĂ« drejtave dhe interesave tĂ« tij legjitime”, deklaroi zĂ«vendĂ«sministri kinez i PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Miao Deyu, gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« kryeqytetin kinez me homologun e tij iranian, Kazem Gharibabadi.

”Kina kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim tĂ« njĂ«anshĂ«m ose pĂ«rdorim tĂ« forcĂ«s nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare”, theksoi Miao gjatĂ« bisedĂ«s me pĂ«rfaqĂ«suesin iranian, i cili e informoi atĂ« mbi situatĂ«n e brendshme nĂ« Iran dhe mbi zhvillimet qĂ« lidhen me programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit, thuhet nĂ« komunikatĂ«n kineze tĂ« bĂ«rĂ« publike sot./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone

ATHINË, 6 shkurt /ATSH-ANA/ – NjĂ« burrĂ« rezulton i zhdukur pasi tentoi tĂ« kalonte me makinĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« pĂ«rmbytur pranĂ« Komotinit, nĂ« GreqinĂ« veriore, ndĂ«rsa reshjet e dendura nĂ« disa rajone tĂ« vendit shkaktuan probleme serioze nĂ« qarkullim dhe çuan nĂ« mbylljen e shkollave.

Sipas një dëshmitari, shoferi i zhdukur u përpoq të kalonte një kalim ujor në zonën Ifestos, afër Komotinit, ku që nga orët e para të së enjtes ka pasur reshje të forta.

Dyshohet se automjeti i tij u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vozvozis.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u vështirësuan për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa në terren u angazhuan shërbimet emergjente, policia greke dhe zyrtarë të Mbrojtjes Civile për të lokalizuar makinën dhe drejtuesin e saj.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Pyrgos, Stathis Kannis, në Peloponezin veriperëndimor, urdhëroi mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme për sot, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit dhe problemeve në infrastrukturën e qytetit dhe rrjetin rrugor. Një rrëshqitje dhe shembja e një ure mbi lumin Kladeos, në zonën Koskina të Olimpisë së Lashtë, dëmtuan tubacionin kryesor të ujësjellësit, duke lënë pa ujë Pyrgosin dhe Olimpin antik.

Kannis bëri të ditur gjithashtu se tre shkolla u evakuuan në një zonë të Pyrgosit me histori përmbytjesh, ndërsa shprehu shqetësim për rrezikun e daljes nga shtrati të lumit Alfios.

Në ishullin e Samothrakës, reshjet e vazhdueshme i kthyen përrenjtë në rrjedha të furishme, duke rrëmbyer degë, gurë dhe dhe.

Kryebashkiaku Thanassis Vitsas tha se ishulli është mësuar me pamje të tilla, pasi relievi i tij bën që të nevojiten reshje të gjata për të ndikuar seriozisht në qarkullim.

Duke bërë një bilanc të reshjeve, Observatori Kombëtar i Athinës njoftoi se sasitë më të dendura të shiut u regjistruan në disa zona të Peloponezit.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike, reshjet më të mëdha u shënuan në Andritsena të prefekturës Ilia (114 milimetra), pasuar nga Stemnitsa në Arkadi (98,6 milimetra) dhe Mystras në Lakoni (88,6 milimetra).

Observatori theksoi se reshje pati pothuajse në të gjitha rajonet e Greqisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Milano 2026 njĂ« olimpiadĂ« qĂ« bĂ«n thirrje pĂ«r paqe nĂ« njĂ« botĂ« nĂ« pĂ«rplasje

MILANO, 6 shkurt /ATSH/ – Olimpiada dimĂ«rore Milano–Cortina 2026, qĂ« fillon sot, zhvillohet nĂ« njĂ« moment historik tĂ« ngarkuar me tensione, kur rendi ndĂ«rkombĂ«tar duket gjithnjĂ« e mĂ« i brishtĂ« dhe konfliktet po rikthehen si mjet i zakonshĂ«m i politikĂ«s globale.

Në këtë klimë pasigurie, Lojërat Olimpike shfaqen jo vetëm si një ngjarje sportive, por si një simbol i rrallë i bashkimit dhe i vlerave të përbashkëta njerëzore, sipas Euronews.

Italia, vend pritës i olimpiadës, përpiqet ta shndërrojë këtë edicion në një festë që shkon përtej sportit, duke ndërthurur traditën olimpike me kulturën, historinë dhe mikpritjen që e karakterizon.

Milano dhe Cortina d’Ampezzo nuk ofrojnĂ« vetĂ«m pista gare dhe arena sportive, por njĂ« hapĂ«sirĂ« ku kombet mblidhen nĂ« kushte barazie, larg logjikĂ«s sĂ« pĂ«rplasjes dhe armiqĂ«sisĂ«.

Që nga zanafilla e tyre në Greqinë e lashtë, Lojërat Olimpike janë menduar si një institucion paqeje.

Ato shoqëroheshin nga Armëpushimi Olimpik, një marrëveshje e shenjtë që detyronte qytet-shtetet të ndalonin luftërat dhe të garantonin sigurinë e atletëve dhe të udhëtarëve gjatë zhvillimit të Lojërave.

Për më shumë se 1 000 vjet, ky armëpushim u respektua dhe u zbatua edhe ndaj fuqive më të mëdha të kohës, duke treguar se edhe në një botë të dominuar nga rivalitetet, vlerat e përbashkëta mund të vendosen mbi interesat e ngushta politike dhe ushtarake.

Në dallim nga arenat romake, ku dhuna dhe dominimi ishin pjesë e spektaklit, Olimpiada përfaqësonte një vizion alternativ të qytetërimit.

Ajo lartësonte konkurrencën paqësore, dinjitetin njerëzor dhe ekselencën, duke e parë forcën jo si mjet shtypjeje, por si shprehje të disiplinës dhe vetëpërmbajtjes.

Sot, ky vizion përballet me sfida serioze.

Lufta në Ukrainë, krizat humanitare në Gaza, konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe rajone të tjera tregojnë se ideja se forca bën të drejtën po rikthehet rrezikshëm në skenën ndërkombëtare.

Ringjallja e OlimpiadĂ«s moderne nĂ« vitin 1896 u frymĂ«zua pikĂ«risht nga dĂ«shira pĂ«r t’i kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«saj logjike njĂ« model tjetĂ«r marrĂ«dhĂ«niesh mes kombeve.

Sporti u pa si një mjet edukimi, dialogu dhe ndërtimi besimi, jo si një iluzion idealist, por si një nevojë reale për bashkëjetesë në një botë të ndërlidhur.

Historia moderne ofron shembuj konkretë të këtij roli.

Në disa raste, gjatë olimpiadave janë hapur korridore humanitare, janë shmangur përplasje ushtarake dhe janë krijuar kushte për komunikim diplomatik mes palëve në konflikt, duke dëshmuar se sporti mund të krijojë hapësira të përkohshme paqeje.

Në një epokë të sfidave globale, ku ndryshimet klimatike, pabarazitë sociale, migracioni masiv dhe zhvillimi i shpejtë teknologjik po ndryshojnë jetën e njerëzve, zgjidhjet nuk mund të vijnë nga konfrontimi dhe politika me rezultat zero.

Ato kërkojnë bashkëpunim, besim dhe institucione të forta shumëpalëshe.

Evropa e njeh këtë realitet më mirë se kushdo tjetër. E ndërtuar mbi përvojën shkatërruese të dy luftërave botërore, ajo u konceptua si një projekt paqeje i bazuar në ligj, dialog dhe respekt të ndërsjellë, parime që sot po vihen në provë nga krizat e reja.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, olimpiada e Milano–Cortinas fiton njĂ« domethĂ«nie qĂ« shkon pĂ«rtej medaljeve, rekordeve dhe ceremonive.

Ajo ofron një moment reflektimi për rolin e Evropës dhe të komunitetit ndërkombëtar në mbrojtjen e paqes dhe të rendit të bazuar në rregulla.

Thirrja për respektimin e Armëpushimit Olimpik, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe nga 165 shtete, e forcon këtë mesazh, duke e kthyer olimpiadën në një apel simbolik për vetëpërmbajtje, dialog dhe tolerancë në një botë të përçarë.

Milano–Cortina 2026 mund tĂ« mbetet nĂ« kujtesĂ« jo vetĂ«m pĂ«r sukseset sportive, por edhe si njĂ« kujtesĂ« se njerĂ«zimi ka ende zgjedhje.

Në një kohë kur frika dhe forca po fitojnë terren, kjo olimpiadë ofron një skenë ku dinjiteti, bashkëpunimi dhe përgjegjësia e përbashkët mund të riafirmohen si themele të qytetërimit modern./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KOMENT – Milano 2026 njĂ« olimpiadĂ« qĂ« bĂ«n thirrje pĂ«r paqe nĂ« njĂ« botĂ« nĂ« pĂ«rplasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – Starmer u kĂ«rkon falje viktimave tĂ« Epstein pĂ«r skandalin Mandelson

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kĂ«rkuar falje viktimave tĂ« Jeffrey Epstein pĂ«r emĂ«rimin e Peter Mandelson si ambasador tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe nĂ« Uashington, ndĂ«rsa pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rballojĂ« njĂ« krizĂ« politike.

Starmer kĂ«mbĂ«nguli sot se “askush prej nesh nuk e dinte thellĂ«sinĂ« e errĂ«sirĂ«s” sĂ« marrĂ«dhĂ«nies sĂ« Mandelson me tĂ« dĂ«nuarin pĂ«r krime seksuale, nĂ« kohĂ«n kur ai u pĂ«rzgjodh pĂ«r kĂ«tĂ« detyrĂ«.

Mes pasigurive nĂ« rritje pĂ«r tĂ« ardhmen e tij politike, kryeministri tha se ndante “zemĂ«rimin dhe frustrimin” e kolegĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, por u zotua se do tĂ« vazhdojĂ« detyrĂ«n si kryeministĂ«r.

“U zgjodha nĂ« vitin 2024 me njĂ« mandat pĂ«r ta ndryshuar vendin pĂ«r mirĂ« dhe kĂ«tĂ« kam ndĂ«rmend ta bĂ«j”, tha Starmer duke u pĂ«rballur me  zemĂ«rimin e deputetĂ«ve laburistĂ« pĂ«r vendimin e tij.

Ai e trajtoi skandalin në fillim të një fjalimi mbi programin qeveritar të rigjallërimit të komuniteteve në qytetin jugor të Hastings.

“Ka qenĂ« e njohur publikisht prej kohĂ«sh qĂ« Mandelson e njihte Epstein, por askush prej nesh nuk e dinte thellĂ«sinĂ« e errĂ«sirĂ«s sĂ« asaj marrĂ«dhĂ«nieje”, tha Starmer.

“Viktimat e Epstein kanĂ« jetuar me trauma qĂ« shumica prej nesh vĂ«shtirĂ« se mund t’i kuptojĂ«, dhe janĂ« detyruar t’i pĂ«rjetojnĂ« ato sĂ«rish e sĂ«rish”, tha ai.

“Dua tĂ« them kĂ«tĂ«, mĂ« vjen keq,  mĂ« vjen shumĂ« keq pĂ«r atĂ« qĂ« ju Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«, mĂ« vjen keq qĂ« kaq shumĂ« njerĂ«z me pushtet ju dĂ«shtuan, mĂ« vjen keq qĂ« besova gĂ«njeshtrat e Mandelson dhe e emĂ«rova, dhe mĂ« vjen keq qĂ« edhe sot jeni tĂ« detyruar ta shihni kĂ«tĂ« histori tĂ« shpaloset sĂ«rish publikisht”, shtoi  Starmer duke u kĂ«rkuar falje viktimave tĂ« Epstein.

“Por, dua tĂ« them edhe kĂ«tĂ«: nĂ« kĂ«tĂ« vend, ne nuk do tĂ« kthejmĂ« kokĂ«n mĂ«njanĂ«, nuk do tĂ« ngremĂ« supet dhe nuk do t’i lejojmĂ« tĂ« pushtetshmit ta trajtojnĂ« drejtĂ«sinĂ« si opsionale. Do tĂ« ndjekim tĂ« vĂ«rtetĂ«n, do tĂ« mbrojmĂ« integritetin e jetĂ«s publike dhe do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqinĂ« tonĂ«, nĂ« interes tĂ« drejtĂ«sisĂ«, pĂ«r tĂ« siguruar llogaridhĂ«nie. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« publiku pret, ajo qĂ« viktimat meritojnĂ« dhe ajo qĂ« do tĂ« bĂ«j”, shtoi ai./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post LONDËR – Starmer u kĂ«rkon falje viktimave tĂ« Epstein pĂ«r skandalin Mandelson appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – 11 viktima dhe miliarda euro dĂ«me pas stuhive katastrofike

LISBONË, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Stuhi tĂ« rĂ«nda kanĂ« shkaktuar shkatĂ«rrime tĂ« shumta nĂ« Gadishullin Iberik, duke lĂ«nĂ« tĂ« paktĂ«n 11 tĂ« vdekur nĂ« Portugali qĂ« nga java e kaluar dhe duke detyruar mijĂ«ra njerĂ«z tĂ« evakuohen nĂ« SpanjĂ«, ndĂ«rsa autoritetet paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r mot tĂ« ekstrem nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

”NĂ« Portugali, njĂ« burrĂ« 70-vjeçar u gjet i vdekur nĂ« makinĂ«n e tij, e cila ishte pĂ«rfshirĂ« nga uji i njĂ« lumi nĂ« komunĂ«n e Serpas”, raportoi sot agjencia shtetĂ«rore e lajmeve LUSA.

Vdekja e tij rrit numrin e të vdekurve nga stuhitë në Portugali që nga java e kaluar në 11 persona.

Ministri portugez i Ekonomisë, Manuel Castro Almeida, vlerësoi se dëmi i shkaktuar nga stuhitë arrin mbi 4,0 miliardë euro (rreth 4,7 miliardë dollarë), raportoi  sot transmetuesi shtetëror RTP.

Pesë persona humbën jetën kur sistemi i stuhive atlantike kaloi në disa zona me shpejtësi erë mbi 200 kilometra në orë.

Pesë të tjerë vdiqën në ditët pasuese gjatë operacioneve të pastrimit dhe rikuperimit./ /Ad.Ab./

The post PORTUGALI – 11 viktima dhe miliarda euro dĂ«me pas stuhive katastrofike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump paralajmĂ«ron Iranin pĂ«rpara negociatave nĂ« Oman

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmĂ«roi liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, duke thĂ«nĂ« se duhet tĂ« jetĂ« “shumĂ« i shqetĂ«suar”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rifillojnĂ« bisedimet e paraformale bĂ«rthamore pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bĂ«rthamore iraniane vitin e kaluar, sipas Reuters.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pas shtypjes brutale të protestave antiqeveritare në Iran.

Trump ka rritur prezencën ushtarake në rajon, duke dërguar një flotë të madhe dhe duke kërcënuar përsëri me sulme të reja, ndërsa Irani ka paralajmëruar për hakmarrje të shpejtë ndaj forcave dhe objektivave amerikane në Lindjen e Mesme. Një dron iranian u rrëzua nga forcat amerikane këtë javë.

Bisedimet janë caktuar të zhvillohen nesër në Muskat, kryeqytetin e Omanit, me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe përfaqësuesit special të Trump, Steve Witkoff.

Kërkesa amerikane përfshin diskutime mbi programin bërthamor, raketat dhe mbështetjen për grupe militante, ndërsa Irani kërkon të fokusohet vetëm në programin bërthamor dhe heqjen e sanksioneve.

Kjo diferencë në agjendë ka rritur dyshimet për dështimin e negociatave, pasi SHBA-ja kërkonte një dialog më të gjerë, ndërsa Irani insiston të mos diskutojë për raketat, të cilat i konsideron për vetëmbrojtje kundër Izraelit.

Rifillimi i bisedimeve vjen pas dështimit të negociatave indirekte në mes të vitit 2025, pas sulmeve izraelite dhe më pas goditjeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. Trump ka thënë se këto sulme parandaluan një konflikt më të gjerë rajonal dhe se Irani po tentonte të rindizte programin e tij bërthamor në vende alternative.

Irani hyn në bisedime duke përballur presion të brendshëm nga protestat e shtypura dhe dobësim të ndikimit rajonal pas goditjeve izraelite ndaj Hezbollahut në Liban dhe rënies së Bashar al-Assad në Siri. Me tensionet dhe flotat e vendosura në rajon, bisedimet në Oman kanë rëndësi të madhe për shpërshkallëziin e situatës, edhe pse rreziku i përleshjeve mbetet i lartë.  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Trump paralajmĂ«ron Iranin pĂ«rpara negociatave nĂ« Oman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Xi: SHBA tĂ« jetĂ« e kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ«

PEKIN, 5 shkurt /ATSH/ – Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut tĂ« tij amerikan, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« tregohen tĂ« kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ«, gjatĂ« njĂ« bisede telefonike tĂ« zhvilluar mbrĂ«mĂ«, sipas  BBC.

Sipas medias shtetërore kineze, Xi e quajti Tajvanin çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA.

Sipas agjencisë shtetërore Hsinhua, Xi tha se i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Uashingtonin dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Trump e përshkroi bisedën si të shkëlqyer.

Telefonata vjen pas një vale vizitash të liderëve perëndimorë në Kinë muajt e fundit, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Vetë Trump pritet të vizitojë Kinën në prill, një udhëtim për të cilin tha se e pret me padurim.

Trump shtoi se Pekini po shqyrton blerjen e 20 milionë tonëve sojë amerikane, nga rreth 12 milionë tonë aktualisht.

”MarrĂ«dhĂ«nia me KinĂ«n dhe marrĂ«dhĂ«nia ime personale me presidentin Xi, Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e mirĂ«, dhe tĂ« dy e kuptojmĂ« sa e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« ta mbajmĂ« kĂ«shtu”, shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

Në dhjetor, administrata Trump njoftoi një shitje të madhe armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

Pekini reagoi duke thënë se kjo përpjekje për të mbështetur pavarësinë e Tajvanit do të përshpejtojë shtytjen drejt një situate të rrezikshme dhe të dhunshme në Ngushticën e Tajvanit./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post PEKIN – Xi: SHBA tĂ« jetĂ« e kujdesshme nĂ« furnizimin e Tajvanit me armĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MYNIH – Reza Pahlavi nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« mes tensioneve pĂ«r Iranin

MYNIH, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Reza Pahlavi, djali i shahut tĂ« fundit tĂ« Iranit dhe njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« njohura tĂ« opozitĂ«s iraniane nĂ« mĂ«rgim, pritet tĂ« marrĂ« pjesĂ« javĂ«n e ardhshme nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Mynih, thanĂ« burimet.

OrganizatorĂ«t i thanĂ« se Pahlavi, 65 vjeç, ka konfirmuar pjesĂ«marrjen nĂ« konferencĂ«n qĂ« do tĂ« mbahet nga 13 deri mĂ« 15 shkurt dhe qĂ« mbledh liderĂ« tĂ« lartĂ« politikĂ« dhe ekspertĂ« tĂ« sigurisĂ« nĂ« hotelin ”Bayerischer Hof” nĂ« Mynih.

Qeveria e Iranit fillimisht ishte ftuar në këtë konferencë, por më pas ftesa u tërhoq pas shtypjes së dhunshme të protestave, ku mbetën të vrarë mijëra persona.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte këshilluar kundër ftesës për Teheranin.

Pahlavi ka shprehur mbështetje për protestat masive kundër udhëheqjes iraniane dhe shihet gjerësisht si figura më e njohur dhe me ndikim e opozitës iraniane jashtë vendit.

Imazhet e tij janë shfaqur në tubime solidariteti për lëvizjen protestuese iraniane, përfshirë edhe në Gjermani.

NjĂ« demonstratĂ« Ă«shtĂ« planifikuar nĂ« Mynih mĂ« 14 shkurt nĂ«n sloganin ”TĂ« drejtat e njeriut dhe liria nĂ« Iran. Solidaritet ndĂ«rkombĂ«tar me popullin iranian”.

Pahlavi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim përmes rrjeteve sociale, ndërsa organizatorët synojnë të mobilizojnë deri në 100 000 persona.

Më shumë se 60 liderë botërorë dhe rreth 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes pritet të marrin pjesë në konferencë.

Pahlavi mori pjesë për herë të fundit në këtë event në vitin 2023.

Detajet mbi paraqitjet e tij të planifikuara këtë vit ende nuk janë bërë të ditura.

Babai i tij, Mohammad Reza Shah Pahlavi, sundoi Iranin nga viti 1941 deri në rrëzimin e tij gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Reza Pahlavi, i cili ishte shpallur princ i kurorës nga i ati, jeton prej dekadash në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /Ad. Ab./  a.jor.

The post MYNIH – Reza Pahlavi nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« mes tensioneve pĂ«r Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Shiu i akullt ndalon fluturimet nĂ« aeroportin e Berlinit

BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – AvionĂ«t nuk kanĂ« mundur tĂ« nisen nga aeroporti ”Berlin Brandenburg” (BER) sot nĂ« mĂ«ngjes pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« akullta, bĂ«ri tĂ« ditur njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e aeroportit.

”Aktualisht nuk po kryhen nisje nga BER pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« motit”, tha ajo duke shtuar se avionĂ«t nuk mund tĂ« nisen pĂ«r shkak tĂ« shiut qĂ« ngrin shpejt.

Sipas saj, ndërprerja prek vetëm nisjet, ndërsa fluturimet që mbërrijnë vijojnë të ulen normalisht.

Mbetet e paqartë se sa do të zgjasë pezullimi i ngritjeve.

Pasagjerët duhet të presin anulime fluturimesh dhe vonesa të konsiderueshme dhe këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre pranë kompanive ajrore.

Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëroi për një rrezik të lartë të kushteve të rrezikshme të akullit në Berlin, për shkak të shiut që ngrin shpejt./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – Shiu i akullt ndalon fluturimet nĂ« aeroportin e Berlinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – HRW: Situata pĂ«r migrantĂ«t nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar

BERLIN/NJU JORK, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Kushtet e jetesĂ«s pĂ«r migrantĂ«t dhe pasardhĂ«sit e tyre nĂ« Gjermani janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar, deklaroi sot  organizata ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW).

“Ngritja e politikave regresive pĂ«r migracionin dhe azilin, shtimi i krimeve dhe gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes, si dhe kufizimet ndaj lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe tubimit kanĂ« ngritur shqetĂ«sime serioze,” thuhet nĂ« raportin e HRW pĂ«r GjermaninĂ«.

Sipas Almaz Teffera, studiuese e HRW për çështjet e racizmit, retorika politike e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është përvetësuar gjithnjë e më shumë edhe nga partitë demokratike. Ajo e bëri këtë deklaratë në Berlin, gjatë prezantimit të raportit vjetor më të fundit të organizatës. AfD ka në qendër të programit të saj kërkesën për ligje më të ashpra mbi emigracionin.

Teffera theksoi se Ă«shtĂ« e dĂ«mshme qĂ« fillimisht njerĂ«zit me prejardhje migrante tĂ« etiketohen si problem dhe mĂ« pas tĂ« sqarohet se ”migrantĂ«t e mirĂ« qĂ« punojnĂ« fort kĂ«tu nuk janĂ«, gjoja, objekt i kritikave”.

Sa i përket politikës së jashtme, drejtori i HRW për Gjermaninë, Philipp Frisch, tha se si qeveria e mëparshme e qendrës së majtë, ashtu edhe ajo aktuale e qendrës së djathtë, kanë shpërdoruar kredinë morale të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, duke humbur kështu ndikim.

Sipas Frisch, mbështetja pothuajse e pakushtëzuar e qeverisë gjermane për qeverinë izraelite, përballë sulmeve sistematike ndaj popullsisë civile palestineze në Rripin e Gazës, është arsyeja kryesore për këtë humbje besueshmërie dhe influence ndërkombëtare./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – HRW: Situata pĂ«r migrantĂ«t nĂ« Gjermani Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌