Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Erozioni detar kërcënon zhdukjen e plazhit të Porto Romanos në Durrës

Një nga plazhet e njohura të qytetit të Durrësit po përballet me një rrezik serioz zhdukjeje për shkak të erozionit detar. Në Porto Romano, brenda pak vitesh, deti ka avancuar disa metra në brendësi të tokës, duke ngushtuar ndjeshëm brezin e rërës dhe duke ndryshuar hartën natyrore të zonës. Për të frenuar dallgët dhe gërryerjen […]

The post Erozioni detar kërcënon zhdukjen e plazhit të Porto Romanos në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal: Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në Parlament. Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale. Për herë të parë kriminalizohet edhe përfshirja e fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, shfrytëzimi i prostitucionit […]

The post Kodi i ri Penal: Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Kinemaja në zi! Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone”

Është shuar në moshën 71-vjeçare aktorja Catherine O’Hara, e njohur për filmat “Home Alone” dhe “Best in Show”. Menaxheri i saj e konfirmoi lajmin për ndarjen nga jeta të aktores, e cila vuante nga një sëmundje. O’Hara e filloi karrierën e saj në komedi në vitet 1970 dhe ndihmoi në krijimin e emisionit kanadez të […]

The post Kinemaja në zi! Ndahet nga jeta aktorja e famshme e filmit “Home Alone” appeared first on BoldNews.al.

Neptuni në Dash për herë të parë që nga viti 1875, shenjat e horoskopit që do preken më shumë

Më 26 janar, Neptuni hyri në shenjën e Dashit, ku do të qëndrojë deri në vitin 2039, për herë të parë që nga viti 1875, një epokë e shënuar nga ngjarje historike si Lufta Civile Amerikane, bashkimi i Gjermanisë dhe Italisë dhe lulëzimi i spiritualizmit dhe lëvizjeve të reja fetare. Kjo lëvizje planetare shënon një […]

The post Neptuni në Dash për herë të parë që nga viti 1875, shenjat e horoskopit që do preken më shumë appeared first on BoldNews.al.

“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë

Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua. Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që […]

The post “Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Dy kompani, një dron dhe polemikat e ngritura në Kosovë

Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani – “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” – se droni kamikaz “Skifteri K1” është prodhim i tyre, u shoqëruan me reagime dhe dyshime në opinionin publik. Çfarë ndodhi? Dyshimet u ngritën pasi në fillim të muajit janar, drejtuesit e këtyre kompanive postuan në rrjete sociale një video, që, sipas tyre, […]

The post Dy kompani, një dron dhe polemikat e ngritura në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

10 mijë banorë në errësirë totale në Shushicë të Elbasanit, Karakaçi i OSHEE ‘në gjumë’

Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e motit të keq. Ndërprerja e zgjatur e furnizimit ka lënë fshatrat e zonës në errësirë totale, duke shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme dhe në aktivitetin ekonomik. Teksa OSHEE me në krye […]

The post 10 mijë banorë në errësirë totale në Shushicë të Elbasanit, Karakaçi i OSHEE ‘në gjumë’ appeared first on BoldNews.al.

Njoftim i rëndësishëm! Pse u tërhoq nga tregu qumështi i kompanisë “Danone”

Kompania Danone ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një produkti qumështi pluhur, si masë paraprake sigurie, pasi dyshohet se një nga seritë e prodhimit të qumështit Aptamil mund të përmbajë mikroorganizma ose baktere. Ky produkt Aptamil shitet edhe nga kompania Rossmann Lala e cila, në një sqarim publik, informon qytetarët se ka tërhequr të gjithë […]

The post Njoftim i rëndësishëm! Pse u tërhoq nga tregu qumështi i kompanisë “Danone” appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Itali, zbardhen EMRAT e dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një automjet është përplasur me një tjetër automjet të tonazhit të rëndë. Përplasja e fortë u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptar, të identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi. “Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim […]

The post Aksidenti tragjik në Itali, zbardhen EMRAT e dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën appeared first on BoldNews.al.

SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2” (Dokumentet)

Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një gërvishtje të lehtë të qendrës së pushtetit, mazhoranca socialiste ka riaktivizuar mekanizmat parlamentarë për të “monitoruar”, testuar dhe nëse është e mundur, disiplinuar drejtësinë e re. Një dokument zyrtar, provon se […]

The post SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2” (Dokumentet) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge

Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një […]

The post VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Balluku” mes dy qasjeve PE dhe qeveri

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shveshi disi gjuhën diplomatike teksa komentoi punën e Prokurorisë Speciale SPAK në përballje me politikën. “Është thelbësore që puna e SPAK-ut të mos ndërpritet nga aktorë të tjerë dhe që institucionet e tjera shtetërore të mbështesin punën e SPAK-ut”, tha zyrtari i PE-së. Në përcjellje të mesazhit […]

The post Çështja “Balluku” mes dy qasjeve PE dhe qeveri appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë – Detajet e para

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Athinë të Greqisë, duke çmontuar një rrjet të trafikut të narkotikëve. Në qendër të goditjes ka qenë një organizatë narkotrafiku greko-shqiptare, që kryente aktivitetin e saj në Kampusin Universitar. Media greke informon se janë 4 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë deri tani. Gjithashtu u sekuestruan sasi […]

The post Operacion antidrogë në Athinë, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë – Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

Komunat me shumicë serbe votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të premten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend. Kjo është hera e dytë që ato votojnë […]

The post Komunat me shumicë serbe votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë nga partneri

Modelja seksi Brikena Selmani ka shkaktuar trazira në rrjet me deklaratën e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo tha se nuk do e prishte martesën e saj për hir të fëmijëve nëse partneri do e godiste me shuplakë. Deklarata e saj është kritikuar nga personazhe të famshëm në rrjet dhe e kanë cilësuar […]

The post Brikena: Nuk e kisha prishur martesën për një shpullë nga partneri appeared first on BoldNews.al.

Ksamil – Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshohet e qëllimshme

Një varkë, e cila përdorej gjatë sezonit turistik për të shëtitur pushuesit, është mbytur gjatë natës në zonën e Ksamilit. Bëhet me dije se mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të detit. Mëngjesin e sotëm, pronari e ka konstatuar varkën të mbytur dhe, me ndihmën e një vinçi, ajo është nxjerrë nga uji. […]

The post Ksamil – Përmbytet varka që shëtiste pushuesit, dyshohet e qëllimshme appeared first on BoldNews.al.

Revolucioni i pestë industrial dhe Shqipëria

Nga Ilir Kalemaj Prej kohësh, shkencëtarët, inovatorët, industrialistët dhe sipërmarrësit më të njohur në botë por edhe po elitat politike veçanërisht në vendet e zhvilluara apo ato vende që kërkojnë të kryejnë kapërcime transformuese (leap frog) po flasin për pritshmëritë dhe efektet e atij që rëndom po njihet si Revolucioni i Pestë Industrial. Po çfarë […]

The post Revolucioni i pestë industrial dhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë ka filluar të premten pasdite, pasi transportuesit serbë i dhanë fund bllokadës disaditore, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i Kosovës. Shoferët e kamionëve nga Serbia thanë në një deklaratë se po i heqin bllokadat pas pesë ditësh sepse Komisioni Evropian “ka njoftuar […]

The post Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës appeared first on BoldNews.al.

Esposito: Përdorim i tepruar dhe i paarsyetuar i masës së paraburgimit në Shqipëri

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës, Gianluca Esposito e konsideroi mbipopullimin e burgjeve në Shqipëri sfidë, ndërsa tërhoqi vëmendjen mbi praktikat e paraburgimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pjesë nga prononcimi i djeshëm i Espositos në Tiranë, ndërsa u shpreh se “arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, duke alarmuar Këshillin e Europës”.

Esposito u shpreh se mbipopullimi i burgjeve mbetet sfidë e madhe për administratën shqiptare të burgjeve.

“Këtë e thotë Komiteti ynë për Parandalimin e Torturës. Paraburgimi mund të justifikohet në një rast të caktuar vetëm nëse ekzistojnë tregues specifikë për një nevojë reale të interesit publik. Gjykata për të Drejtat e Njeriut vëren gjithashtu se ‘autoritetet gjyqësore kombëtare duhet të marrin në konsideratë marrjen e masave më pak dëmtuese sesa paraburgimin në fazën para nisjes së gjyqit, në varësi të rrethanave specifike të çështjes’”, shtoi ai.

Sipas tij “është përgjegjësi e autoriteteve gjyqësore kombëtare të sigurojnë që në një rast të caktuar paraburgimi i një personi të akuzuar të mos tejkalojë një afat të arsyeshëm”.

“Gjykata për të Drejtat e Njeriut thotë qartë se barra e provës në këto raste nuk duhet të përmbyset duke ia ngarkuar personit të ndaluar detyrimin për të provuar ekzistencën e arsyeve që justifikojnë lirimin e tij. Problemi kryesor i praktikës së paraburgimit në Shqipëri është përdorimi i tepruar dhe i paarsyetuar mjaftueshëm i kësaj mase veçanërisht në gjykatat e shkallës së parë dhe gjatë rishikimeve periodike”, theksoi Esposito.

/m.m/j.p/

The post Esposito: Përdorim i tepruar dhe i paarsyetuar i masës së paraburgimit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trendet nga Java e Modës në Paris

Pupla, veshje mahnitëse dhe fytyra të famshme në rreshtin e parë, mund t’i gjesh vetëm në Javën e Modës Haute Couture në Paris.

Këtë vit u prezantuan koleksionet debutuese të drejtuesve të rinj krijues të Chanel dhe Dior, duke i dhënë frymë të re markave klasike, si edhe shfaqja e parë e couture e Armani Privé që prej ndarjes nga jeta të Giorgio Armanit vitin e kaluar.

Të famshëm si Victoria dhe David Beckham, Gracie Abrams, Dua Lipa, A$AP Rocky dhe Rihanna mbushën rreshtat e parë të sfilatave për të parë krijimet më të fundit të modës së lartë në kryeqytetin francez.

Ky event ekskluziv katërditor, që zhvillohet dy herë në vit, prezanton dizajne unike, të qepura me porosi dhe të realizuara plotësisht me dorë, nga një përzgjedhje elitare prej 13 shtëpish mode.

The post Trendet nga Java e Modës në Paris appeared first on Gazeta Si.

❌