Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar “LOCKDOWN”. Sikurse bëhet me dije ky operacon vjen pas një një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët shisnin në Tiranë armë  të trafikuara nga Kosova. Sipas policisë në ambjentin ku monoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit janë gjetur:

5 pistoleta dhe 3 automatikë, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

 

“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Anastasi për ATSH-në: Ndryshimet Kushtetuese, moment për fuqizimin e demokracisë

TIRANË, 1 shkurt /ATSH-Maela Marini/ Konstitucionalistja Aurela Anastasi, anëtare e Akademisë së Shkencave, në një intervistë dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) deklaron se: “Shqipëria është shtet unitar dhe nuk e ka traditë senatin si dhomë e parlamentit, ndërkohë që propozimi për reduktimin në 100 deputetë duhet të analizohet, pasi nga pikëpamja kushtetuese lidhet veçanërisht me normën e përfaqësimit të popullit në organin më të lartë përfaqësues”.

E pyetur lidhur me propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend, konstitucionalistja Anastasi shprehet se së pari, ndryshimet kushtetuese duket të shërbejnë si moment për fuqizimin e demokracisë.

Në këtë drejtim, ajo nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare përmes diskutimit dhe konsultimit publik për ndryshimet kushtetuese.

“Njoftimi i nismës për ndryshimin e Kushtetutës kërkon që shoqëria të përgatitet për të thënë fjalën e saj në kohën e duhur. Idetë e propozuara lidhen vetëm me një reformë parlamentare. Konkretisht, nga pikëpamja përmbajtjesore, kërkohet pakësimi i anëtarëve të Kuvendit, nga 140 anëtarë në 100 anëtarë si dhe krijimi i një senati, si dhomë e dytë e parlamentit. Nga pikëpamja e procesit, kemi vetëm dy të dhëna: krijimin e një komisioni që do të hartojë ndryshimet dhe kohëzgjatjen për miratimin e tyre, pikërisht, deri në fund të kësaj legjislature”, tha Anastasi.

Kohëzgjatja në të cilën realizohen ndryshimet kushtetuese, për Anastasin, është shumë e rëndësishme për procesin e konsultimit qytetar të amendamenteve.

Në këtë rast, sipas saj, “duket sikur ka kohë, por kjo kohë merr vlerë vetëm nëse nuk do të shpërdorohet”.

“Procesi për ndryshimet kushtetuese ka nevojë për një kodifikim më të mirë të rregullave për përgatitjen dhe miratimin e ndryshimeve. Ky është një detyrim i rëndësishëm kushtetues. Për më tepër, që nga viti 2016, Kushtetuta ka vendosur se për amendamentet e Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese mund të kontrollojë respektimin e procedurës së parashikuar nga Kushtetuta. Deri tani, rregullat e procesit për amendamentet kushtetuese, përpos atyre të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 177), janë vendosur edhe nga Rregullorja e Kuvendit”, tha Anastasi.

Ajo theksoi se Rregullorja e Kuvendit ka nevojë për rishikim dhe plotësime që sigurojnë krijimin e komisionit përgatitor, pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe të shoqërisë civile, si dhe kohëzgjatjen e mjaftueshme për të diskutuar projektin me ta.

“Nuk mjafton vetëm rregulli për transmetimin e hapur në media të punimeve parlamentare për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Në Rregullore nevojiten edhe rregulla për krijimin e komisionit përgatitor, dëgjimin e diskutimin e projektit me përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore, etj. Për këtë ka nevojë të përcaktohen edhe afate efektive”, tha Anastasi, ndërsa vlerësoi se aktualisht afatet e përcaktuara në Rregullore janë mjaft të ngushta.

Në kuptimin e procesit kushtetues, Anastasi theksoi se “mjaft e rëndësishme mbetet edhe mbarëvajtja e referendumit”.

“Neni 177 i Kushtetutës ka parashikuar mundësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me referendum në dy raste. Së pari, Kuvendi mund të vendosë me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Së dyti, amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Anastasi theksoi se “dispozitat aktuale të Kodit Zgjedhor për referendumet janë shumë të mangëta dhe kanë nevojë të rishikohen”.

“Kjo kërkohet për të gjitha llojet e referendumeve, por veçanërisht për këto referendume. Mungesa e dispozitave ligjore mund të bëhet shkas për pakushtetutshmëri të procedurave në bazë të Kushtetutës. Nga ana tjetër, në lidhje me pjesëmarrjen qytetare në vendime kaq të rëndësishme për vendin, jemi shumë mbrapa në kohë. Kodifikimi i rregullave për procesin e amendimit kushtetues do t’i shërbente konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, sidomos në kuadrin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë popullore me referendum”, tha ajo.
Në lidhje me krijimin e komisionit për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, Anastasi u shpreh se është e rëndësishme që ai të ketë një mandat të qartë, i cili t’u bëhet i ditur edhe qytetarëve.

“Punimet e tij duhet të jenë të hapura për publikun. Kjo kërkesë siguron jo vetëm legjitimitetin e ndryshimeve, por edhe përgjegjshmërinë politike në lidhje me qëllimin e ndryshimeve. Kushtetutshmërisht, qëllimi i ndryshimeve është shumë i rëndësishëm në rastin e amendamenteve. Nëse ka ardhur një “moment kushtetues” për ndryshime në ndërtimin e Kuvendit, kjo nuk do të thotë që nismëtarët apo komisioni të nxjerrin një produkt me ndryshime për të tjera qëllime”, tha Anastasi.

Për Anastasin, e drejta e qytetarëve për të mos u ndjerë të befasuar nga amendime të befta, sikurse ndodhi me ndryshimet kushtetuese në vitin 2008, është një e drejtë procedurale me rëndësi kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtojë këtë në kuadrin e procedurës së parashikuar nga Kushtetuta”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te përmbajtja e propozimeve, Anastasi theksoi se “propozimi për të pakësuar numrin e deputetëve është vetëm një ide që ka nevojë të analizohet”.

“Nuk e kemi të qartë shkakun apo arsyen e këtij ndryshimi, i cili ka nevojë të shtjellohet. Nga pikëpamja kushtetuese, numri i anëtarëve të parlamentit, lidhet veçanërisht me normën e përfaqësimit të popullit në organin më të lartë përfaqësues. Ky është aspekti kryesor. Por mund të lidhet me cilësinë dhe efektivitetin e ndërtimit të brendshëm dhe të jashtëm të Kuvendit. Lidhja me nevojat financiare nuk është prioritare për ndryshimet”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Anastasi theksoi se “ideja për krijimin e një senati si Dhoma e Dytë e Kuvendit të Shqipërisë, është diskutuar gjerësisht përgjatë procesit për Kushtetutën e vitit 1998”.
“Komisioni për hartimin e Kushtetutës si dhe ekspertë të Komisionit të Venecias kanë zhvilluar analiza dhe bisedime të vyera për këtë çështje. Një pjesë e tyre janë botuar edhe në përmbledhjen e diskutimeve për Kushtetutën në vitin 2006. Prandaj, një analizë mbi këtë propozim nuk ka përse të fillojë nga e para, por aty ku ka mbetur, për të parë nëse ka ndryshuar diçka nga ato rrethana që u diskutuan atëherë”, shtoi ajo.

Anastasi theksoi se “një senat në parlamentin e Shqipërisë nuk ka mbështetje as nga tradita, as nga forma e organizimit të Shqipërisë, e cila është një shtet unitar”.

Në përfundim, Anastasi theksoi se “procesi për diskutimin dhe konsultimin e propozimeve për amendamentet kushtetuese ka një rëndësi të veçantë kushtetuese”.

“Nga njëra anë, ai e bën më cilësor përmbajtjen e amendamentit dhe nga ana tjetër, e bën më të kuptueshëm dhe më të qartë për qytetarët, duke e rritur pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen, mjaft e nevojshme për legjitimitetin e amendamenteve”, tha ajo.

Ndaj, Anastasi theksoi se një “moment kushtetues” për ndryshimin e Kushtetutës duhet konsideruar i lidhur ngushtë me “momentin kushtetues” për forcimin e demokracisë.

/r.e//a.g/

The post Anastasi për ATSH-në: Ndryshimet Kushtetuese, moment për fuqizimin e demokracisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 1 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

DASHI: Hyrja e Saturnit në shenjë ditën e Shën Valentinit do të përfaqësojë një kthesë të rëndësishme për Dashin në nivelin e marrëdhënieve ndërpersonale. Deri atëherë do t’ju duhet të armatoseni me durim dhe të menaxhoni konfliktet që mund të lindin në familje dhe në punë me diplomaci dhe maturi. DEMI: Muaji do të nisë […]

The post Horoskopi, 1 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj i përsërit kushtet Berishës për bashkim

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj thotë se ka propozuar krijimin e një komiteti për një qeveri tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas tij, në këtë komitet duhet të ketë përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, parti politike të përfaqësuara jo në nivel […]

The post “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj i përsërit kushtet Berishës për bashkim appeared first on BoldNews.al.

“Bën lojën e Ramës”/ Shehaj i përgjigjet Palokës: Manipuluat votat kur kandidova kundër Bashës

Agron Shehaj i është përgjigjur deklaratave të deputetit Edi Paloka, pasi ky i fundit u shpreh se po bën lojën e Edi Ramës. Sipas Palokës, Shehaj pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës pasi ”iu rrit mendja”. Në një reagim në […]

The post “Bën lojën e Ramës”/ Shehaj i përgjigjet Palokës: Manipuluat votat kur kandidova kundër Bashës appeared first on BoldNews.al.

E papritur! Lim Hoti del nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 4”

Një largim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Limi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format. Vendimi i tij u komunikua drejtpërdrejt nga vetë Limi para banorëve të tjerë. “Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i […]

The post E papritur! Lim Hoti del nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 4” appeared first on BoldNews.al.

Monika ‘avokatja’ e Mirit, Ledjoni i përmend Ilir Metën: Ti s’ke mbrojtur kaq shumë as ish-burrin

Gjatë Prime-it të sotshëm të Big Brother VIP Albania 5, vëmendja e publikut nuk shkoi vetëm te dinamika mes banorëve, por edhe te qëndrimi i opinionistes së spektaklit, e cila u vu re për mbrojtjen e vazhdueshme që i ka bërë banorit Miri. Komentet e saj në favor të Mirit u përsëritën disa herë gjatë […]

The post Monika ‘avokatja’ e Mirit, Ledjoni i përmend Ilir Metën: Ti s’ke mbrojtur kaq shumë as ish-burrin appeared first on BoldNews.al.

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi/ Këngëtari prek me mesazhin për të atin

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi i ka prekur të gjithë dhe veçanërisht familjen e tij. I biri, këngëtari i njohur Redon Makashi ka ndarë sot dhimbjen e thellë me një mesazh prekës në rrjetin social, duke njoftuar edhe detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet. Ai shprehet se po njofton me dhimbje […]

The post Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi/ Këngëtari prek me mesazhin për të atin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momenti kur protestuesit rrahin brutalisht policin në Torino, reagon Meloni

Torino u përfshi nga skena të rënda dhune, që shënojnë një nga episodet më të ashpra të muajve të fundit në Itali. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, dhe ish-senatori i PD-së, Stefano Esposito, tregon momentin kur një grup manifestuesish rrethojnë dhe sulmojnë brutalisht një polic, dhjetë kundër […]

The post VIDEO/ Momenti kur protestuesit rrahin brutalisht policin në Torino, reagon Meloni appeared first on BoldNews.al.

Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Përballja e fortë me banorët pas shfaqjes së klipit

Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit që ai i dha që të luajë vetëm, duket se Selin ka zgjedhur që të distancohet nga Miri. Këtë Prime, ata nuk janë ulur më në të njëjtin divan por përballë. Në lidhje me raportin e tyre, është transmetuar edhe një klip, nga komentet që ata të […]

The post Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Përballja e fortë me banorët pas shfaqjes së klipit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, Policia aksion te burgu i Koridhalosit

Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje autoritetet helene. Pak ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari përjetë Jani Aliaj, i akuzuar në Shqipëri dhe Greqi për krime të rënda, teksa vuante dënimin e dhënë nga […]

The post Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, Policia aksion te burgu i Koridhalosit appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i skautizmit të Elbasanit shpërthen ndaj Kërnajës: Burrë m***, je anti-futboll!

Drejtori i skautizmit të Elbasanit, Mino Manoku ka shpërthyer ndaj trajnerit Oltjon Kërnaja, pas barazimit 2 me 2 që verdheblutë regjistruan në transfertë ndaj të kuqve. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Manoku, ka postuar një foto të Kërnajës me një kryq të kuq, teksa shkruante: “Ti s’je futboll, ti je anti-futboll”. (Burrë m***).

The post Drejtori i skautizmit të Elbasanit shpërthen ndaj Kërnajës: Burrë m***, je anti-futboll! appeared first on BoldNews.al.

Itali – Dy shqiptarë kthejnë parkingun në “dyqan” kokaine, arrestohen

Dy shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në pikë shitjeje të kokaine. Arrestimet u kryen pasditen e djeshme nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos, në kuadër të një operacioni të nisur pas disa raportimeve anonime për aktivitet të dyshimtë në këtë zonë. […]

The post Itali – Dy shqiptarë kthejnë parkingun në “dyqan” kokaine, arrestohen appeared first on BoldNews.al.

Publikohet email-i/ 21-vjeçarja shqiptare aplikoi për punë te Jeffrey Epstein! Ja çfarë i kërkuan

Në materialet e reja nga dojsa Epstein që u publikua dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për pune si asistente personale. Mësohet se emaili i vajzës E.T. është dërguar në mars të vitit 2017. Terziu ka dërguar CV-në e saj […]

The post Publikohet email-i/ 21-vjeçarja shqiptare aplikoi për punë te Jeffrey Epstein! Ja çfarë i kërkuan appeared first on BoldNews.al.

Përfundon pas 2 orësh protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë

Ka përfunduar pas rreth 2 orësh protesta kombëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt e kësaj lëvizjeje. Qytetarë të shumtë iu bashkuan protestës me pankarta në duar “Edi Rama o hajdut”, “ku shkuan miliardat e vjedhur”, “Edi Rama je bo bajat”. Të shumtë ishin edhe shqiptarë nga Diaspora në këtë protestë. Në […]

The post Përfundon pas 2 orësh protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

“Të rinjtë i dëbojnë, prindërit i vjedhin”, pankartat pikante në protestën e “Shqipëria Bëhet:

Në protestën e “Shqipëria Bëhet” drejtuar nga Adriatik Lapaj, pankartat me mesazhe që kanë spikatur më shumë kanë qenë ato drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i drejothen me fjalët hajdut apo çyryk. “O çyryk, o hajdut, këmbët me një këpucë kanë për tu fut”, apo “Shqipëria po mbytet, kryeministri luan me bjeshkat”, “Të rinjtë […]

The post “Të rinjtë i dëbojnë, prindërit i vjedhin”, pankartat pikante në protestën e “Shqipëria Bëhet: appeared first on BoldNews.al.

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 mln € të internetit, ç’po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve

Një situatë e pazakontë po shoqëron tenderin e madh të internetit me fond limit rreth 5.1 milionë euro, të shpallur disa muaj më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Edhe pse gjatë kësaj jave janë shpallur ofertat fituese, zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi atë që po ndodh në Komisionin e […]

The post Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 mln € të internetit, ç’po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve appeared first on BoldNews.al.

Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve

Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit. E ftuar në studion e emisionit […]

The post Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë narkotike kokainë me makinën e tij në Perugia. Edhe pse çau postbllokun duke mos ndaluar, nuk i shpëtoi dot ndjekjes dhe prangosjes. Autoritetet raportojnë se i riu është një personazh i njohur dhe i skeduar për forcat e […]

The post Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit appeared first on BoldNews.al.

Martesat e hershme, ende një fenomen i përhapur te vajzat në Shqipëri

Ndonëse në Shqipëri martesat tek të miturit nën 18 vjeç janë më të ulëta se ato në rang global, sërish fenomeni është prezent dhe më i përhapur te vajzat. “Martesat në moshë të hershme tek vajzat janë më të shpeshta si raste në kulturën tonë, kjo edhe për shkak të një të kaluare ku mendësia […]

The post Martesat e hershme, ende një fenomen i përhapur te vajzat në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌