TIRANĂ, 9 shkurt/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali reagoi lidhur me zhvillimet e sotme nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dĂ«nimeve ndaj ish-drejtuesve tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas Spiropalit, kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Kjo situatë, vijoi ajo, ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.
âEdhe sot, shumĂ« nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisĂ« civile tĂ« KosovĂ«s mbeten tĂ« patrajtuara dhe pa pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale. Kjo pabarazi nĂ« ndjekjen e drejtĂ«sisĂ« rrezikon tĂ« krijojĂ« ndjesinĂ« e standardeve tĂ« dyfishta dhe tĂ« cenojĂ« besimin e publikut nĂ« drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tareâ, tha ajo.
Ne besojmë, vijon Spiropali, se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt.
Sipas saj, drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.
âUshtria Ălirimtare e KosovĂ«s ishte njĂ« lĂ«vizje çlirimtare qĂ« gĂ«zoi mbĂ«shtetjen e gjerĂ« tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« pĂ«rballje me njĂ« regjim qĂ« ushtroi dhunĂ« sistematike, spastrim etnik dhe krime tĂ« dokumentuara gjerĂ«sisht ndaj popullsisĂ« civile. Ădo proces gjyqĂ«sor qĂ« trajton individĂ« tĂ« asaj lufte duhet tĂ« ruajĂ« me kujdes dallimin thelbĂ«sor midis pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale penale dhe karakterit historik tĂ« luftĂ«s pĂ«r liriâ, deklaroi ministrja.
Sipas Spiropalit, Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri.
âVetĂ«m njĂ« vendim i drejtĂ«, i bazuar nĂ« prova dhe nĂ« standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« drejtĂ«sisĂ«, mund tĂ« largojĂ« hijen e rĂ«ndĂ« qĂ« kĂ«to qĂ«ndrime kanĂ« hedhur mbi kujtesĂ«n historike tĂ« njĂ« lufte tĂ« drejtĂ«â, tha ajo.
Shqipëria, deklaroi ministrja, riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ministrja theksoi rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.
âRepublika e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« vijojĂ« ta ndjekĂ« me vĂ«mendje kĂ«tĂ« proces dhe mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj vlerave tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, drejtĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe dinjitetit tĂ« luftĂ«s çlirimtare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«sâ, deklaroi Spiropali.
/a.f/r.e/
The post Spiropali: Të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.