Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë IADK, e cila synon mbështetje konkrete për sektorin e bujqësisë në këtë komunë.
Kastrati ka bërë të ditur se kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për fermerët, gratë, të rinjtë dhe studentët që merren dhe jetojnë nga bujqësia në Malishevë.
âSot kam nĂ«nshkruar marrĂ«veshjen e bashkĂ«punimit me IniciativĂ«n pĂ«r Zhvillimin e BujqĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ« IADK, njĂ« mundĂ«si e mirĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje konkrete tĂ« fermerĂ«ve, grave, tĂ« rinjve dhe studentĂ«ve nĂ« KomunĂ«n e MalishevĂ«sâ, ka deklaruar ai.
Sipas kryetarit të komunës, marrëveshja do të kontribuojë drejtpërdrejt në fuqizimin e bujqësisë lokale.
âKjo marrĂ«veshje do tĂ« sjellĂ« trajnime, grante dhe pĂ«rkrahje direkte pĂ«r ata qĂ« punojnĂ« dhe jetojnĂ« nga bujqĂ«siaâ, ka theksuar Kastrati.
Ai ka shtuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin ekonomik dhe rural.
âVazhdojmĂ« me punĂ« dhe angazhim pĂ«r zhvillimin e komunĂ«s sonĂ«â, ka pĂ«rfunduar Kastrati. /Telegrafi/
Në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, sot u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të kësaj komune, Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu, si dhe plagosja e dhjetëra qytetarëve të tjerë.
Me këtë rast, u bënë homazhe pranë varrezave të dy dëshmorëve, duke rikujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e Malishevës, e cila kishte ndodhur më 30 janar 1990.
Në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, familjarë të dëshmorëve, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët me praninë e tyre nderuan sakrificën dhe kujtimin e të rënëve.
Gjatë fjalëve përkujtimore, 30 janari i vitit 1990 u cilësua si dita më e rëndë për Malishevën, kur protestat paqësore të qytetarëve shqiptarë u shtypën me dhunë nga pushteti i atëhershëm, duke lënë pas të vrarë, të plagosur dhe shumë qytetarë të maltretuar.
âKrahas dhimbjes sĂ« madhe qĂ« kjo ngjarje mbart, ajo pĂ«rfaqĂ«son edhe krenarinĂ« tonĂ« si MalishevĂ«, sepse institucionet lokale tĂ« asaj kohe, tĂ« prira nga kryetari i komunĂ«s, Daut Krasniqi, me bashkĂ«punĂ«torĂ«, shĂ«nuan njĂ« kthesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme historike. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, reagimi institucional ndaj kĂ«saj masakre u artikulua zyrtarisht, madje edhe nĂ« Kuvendin e atĂ«hershĂ«m tĂ« KosovĂ«sâ, tha kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati.
Ai theksoi se Komuna e MalishevĂ«s do tĂ« vazhdojĂ« tâi pĂ«rkujtojĂ« dhe tâi nderojĂ« vlerat dhe kontributin e dĂ«shmorĂ«ve, si dhe tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« u sakrifikuan pĂ«r liri, duke ruajtur gjallĂ« kujtesĂ«n pĂ«r ngjarjet e viteve â90, tĂ« cilat mĂ« pas kulmuan me luftĂ«n çlirimtare tĂ« UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s.
Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, kanë shënuar rezultate të larta pune gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të institucionit, gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 425 ndërhyrje kirurgjikale në fushën e ORL-së, ndërsa janë ofruar edhe rreth 10 mijë e 600 vizita ambulantore për pacientët.
Këto shërbime janë realizuar me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentareve dhe infermierëve, të cilët kanë kontribuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm dhe cilësor.
Nga spitali vlerësohet angazhimi profesional i mjekëve dhe stafit mbështetës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekipor në përmbushjen e nevojave shëndetësore të qytetarëve. /Telegrafi/
Kuvendi Komunal i MalishevĂ«s ka miratuar sot, me shumicĂ« votash, buxhetin e KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s pĂ«r periudhĂ«n 2026â2028, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« vitin 2026, i cili kap vlerĂ«n prej 22,088,710 euro.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar miratimin e buxhetit si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e komunës dhe për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.
âKy buxhet Ă«shtĂ« besim, punĂ« dhe investim pĂ«r çdo lagje e çdo fshat, pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ« dhe pĂ«r MalishevĂ«n Urbane qĂ« po e ndĂ«rtojmĂ« bashkĂ«â, ka deklaruar Kastrati.
Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit Komunal për përkrahjen e dhënë, duke theksuar se miratimi i buxhetit krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
âFaleminderit pĂ«r besimin dhe pĂ«rkrahjenâ ka shtuar kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati.
Sipas Komunës së Malishevës, buxheti i miratuar synon investime të balancuara në të gjitha zonat e komunës, duke përfshirë zhvillimin urban, infrastrukturën, arsimin dhe mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.
Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:
Flamur Fetahaj, Nënkryetar i Komunës
Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa
Shkumbin Kastrati, Drejtor për Infrastrukturë
Adea Roka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Haxhi Sejdiu, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
Gani Hajdari, Drejtor i Bujqësisë
Lediana Bardhi, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër
Lulzim Goqi, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Jon Bytyqi, Drejtor i Shërbimeve Publike
Zeqë Tahiraj, Drejtor i Administratës
Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/
Mbrojtësi Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.
Pas largimit nga skuadra polake, Kastrati ka qenë agjent i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.
DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.
âJam i lumtur qĂ« jam kĂ«tu. Arrita me pritje tĂ« mĂ«dha sepse e di qĂ« Diogyor Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r klubet me mĂ« traditĂ« nĂ« futbollin hungarezâ.
âKam luajtur shpesh kundĂ«r DVTK dhe secila ndeshje ishte e vĂ«shtirĂ«, mĂ« kujtohet edhe atmosfera e shkĂ«lqyer qĂ« ishte krijuar nga tifozĂ«tâ.
âPasi u largova nga Hungaria luajta nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« vit e gjysmĂ«, ku mĂ«sova njĂ« kulturĂ« tĂ« re. NĂ« dhjetor nisa stĂ«rvitjet nĂ« Ujpest dhe u pĂ«rgatita me skuadrĂ«n, luajta edhe nĂ« fazĂ«n parapĂ«rgatitore, prandaj arrita nĂ« kampin e dimrit me kushte plot 100 pĂ«r qind, thuajse perfekte. Mezi pres tĂ« vesh fanellĂ«n e kuqe mĂ« tĂ« bardhĂ«â, deklaroi ai.
Kastrati ka pasur shumë sukses në Hungari, ku edhe e fitoi Kupën në edicionin 2020/21./Telegrafi/
Mëngjesi i 9 prillit të vitit 2025 ishte tragjik për Habib Dinën nga Rahoveci. Në një hektar vresht në kodrat lindore të qytetit nuk kishte mbetur asnjë syth i padëmtuar.
Ngrica e orëve të para të mëngjesit, që zbriti nën -5 gradë, shkatërroi gjithçka.
âKur kam dalĂ« nĂ« vnesht, e kam pas krejt shkrumb⊠mâu ka dok si me i pas ra njĂ« mortajĂ«â, thotĂ« ai.
Ky fenomen goditi pjesën më të madhe të vreshtave të Rahovecit e Suharekës. Dëmi ishte i madh për të gjithë, pasi hardhitë e rrushit kishin filluar të lulëzojnë, pasi në mars temperaturat ishin mbi 20 gradë Celsius.
Përkundër përvojës familjare me breza, Habibi thotë se kishin të pamundur të parashikojnë një mot të tillë. Metodat tradicionale nuk pinë më ujë: kur bie shi, bie pafund duke shkaktuar vërshime, e kur fillon vapa, ajo zgjatë me javë pa asnjë rigë shiu.
Shkenca prapa "çmendurisë" së motit
Këto çrregullime janë derivat i drejtpërdrejt i ngrohjes globale, që e shkaktojmë vet ne njerëzit. Aktivitetet njerëzore, si djegia e lëndëve fosile, shpyllëzimi dhe bujqësia intensive kanë rritur emetimet e gazeve serrë si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit.
Ironikisht, vetĂ« bujqĂ«sia Ă«shtĂ« edhe viktimĂ«, edhe shkaktare nĂ« njĂ« masĂ«. Ădo lĂ«vrim toke liron gazra nĂ« atmosferĂ«, ndĂ«rsa pĂ«rdorimi i plehrave kimike dhe blegtoria rrisin praninĂ« e oksidit tĂ« azotit dhe metanit.
Këto gazra krijojnë një shtresë në atmosferë që bllokon nxehtësinë e diellit, duke rritur temperaturën mesatare të planetit.
Krejt kĂ«to çârregullime kanĂ« burimin tek ndryshimet klimatike, qĂ« dukeshin tĂ« largĂ«ta pĂ«r njerĂ«zit nĂ« KosovĂ« para disa viteve.
Megjithatë, një raport i vitit 2024 nga NATO për Ndikimin e Klimës në Siguri ngriti alarmin në Kosovë. Vendi ynë ishte në pikën e kuqe të rajonit, ku pritet të përballemi me rritje më të shpejtë të temperaturave sesa mesatarja botërore, duke përjetuar valë të nxehta të gjata, përmbytje të përsëritura dhe zjarre pyjore gjithnjë e më të rrezikshme.
Kjo situatë, e kombinuar me rritjen e popullsisë dhe me menaxhimin e dobët të burimeve ujore, rrezikon të çojë vendin drejt mungesës serioze të ujit në dekadat e ardhshme.
Sipas raportit, âparashikimet e temperaturave mĂ« tĂ« larta dhe rritja e rrezikut nga zjarret, ulja e reshjeve dhe shtimi i popullsisĂ« tregojnĂ« se deri nĂ« vitin 2050, katĂ«r nga pesĂ« pellgjet ujore tĂ« KosovĂ«s mund tĂ« pĂ«rballen me stres ose mungesĂ« uji, gjĂ« qĂ« mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« furnizimin me ujĂ« si pĂ«r popullsinĂ« lokale, ashtu edhe pĂ«r trupat e KFOR-itâ.
Raporti i NATO-s i vitit 2024 thekson se nĂ« KosovĂ«, numri i ditĂ«ve me temperatura mbi 35°C mund tĂ« rritet nga 4.4 ditĂ« nĂ« vit nĂ« periudhĂ«n 2020â2039 nĂ« mbi 39 ditĂ« deri nĂ« fund tĂ« shekullit, nĂ« skenarin mĂ« tĂ« keq.
Viti 2024 ishte viti mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« histori me rreth 1.55 gradĂ« celsius mbi nivelin paraindustrial. Por, ky rekord po âthyhetâ vit pas viti nga 2015-ta, sipas OrganizatĂ«s Meteorologjike BotĂ«rore.
Ato ndodhin për shkak të rritjes së emetimeve të gazeve serrë si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit, të cilat çlirohen nga djegia e lëndëve djegëse fosile, shpyllëzimi, bujqësia intensive dhe industria.
Këto gazra grumbullohen në atmosferë dhe bllokojnë nxehtësinë e diellit brenda hapësirës tokësore, duke shkaktuar ngrohje globale. Si pasojë, ndryshojnë modelet e reshjeve, rritet frekuenca e thatësirave, përmbytjeve dhe valëve të nxehtësisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt tek ne. E kështu vijnë ndryshimet klimatike, që një prej caqeve e kanë bujqësinë.
âBujqĂ«sia sâĂ«shtĂ« mĂ« si dikurâ
Ecnim mes rreshtave të vreshtave në Rahovec bashkë me Habib Dinën. Ai ka një jetë në vreshta. Familjarisht gjithmonë kanë punuar. Duket që më lehtë ec mes hardhive se sa në asfalt.
Dëshira për ta avancuar jehonën e rrushit të qytetit të tij nuk e ka lënë edhe pa aktivitet shoqëror, duke e themeluar dhe udhëhequr Shoqatën e vreshtarëve.
Ai së bashku me vreshtarët e tjerë kërkuan ndihmë edhe për dëmin e shkaktuar nga ngricat e fillimit të vitit 2025.
Me ta u morën fillimisht Ministria e Bujqësisë e tutje Komuna e Rahovecit, por nuk u kompensua për dëmet e ngricave. Vizita në terren, raporte dhe aty përfundoi gjithçka. Në llogaritë e tyre nuk u derdh asnjë cent.
Habib Dina frikĂ«sohet se tĂ« tilla âsulmeâ nga natyra mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« shpeshta, marrĂ« parasysh trendin e 15 viteve tĂ« fundit.
âNga viti 2010 e tutje ka filluar ndryshimi. Ka ra breshĂ«r shumĂ«, gati çdo vit e shkatĂ«rronte njĂ« territor tĂ« vreshtaveâ, thotĂ« ai, teksa kujton se si, nĂ« verat e fundit, reshjet e breshrit janĂ« shndĂ«rruar nĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« pĂ«rvitshĂ«m, shpesh duke rĂ«nĂ« edhe natĂ«n.
âPara katĂ«r viteve ka ra breshĂ«r nĂ« ora 22:00. NatĂ«n nuk ka ra kurrĂ« bre breshĂ«r, rrallĂ« e rrallĂ« herĂ«. Kjo tregon se moti Ă«shtĂ« çârregulluâ, shton ai, duke tundur kokĂ«n.
MegjithatĂ«, ai tregon pĂ«r parashikimin tradicional qĂ« ju ka ndihmuar dikur, ânĂ«se dita ka qenĂ« e nxehtĂ« e nata e çelne, gjasat pĂ«r brymĂ« janĂ« 100%. Aty mundesh me e mbrojt hardhinĂ« me tym, ose me ujĂ«. NĂ« shtetet e zhvilluara pĂ«rdorin sisteme qĂ« lagin vreshtin gjatĂ« natĂ«s. KĂ«shtu e heqin tĂ« ftohtin. Ne kemi ndezĂ« kashtĂ« edhe goma nĂ«pĂ«r vresht dhe e kemi mujtĂ« tĂ« ftohtitâ, kujton ai, qĂ« nĂ« -6 gradĂ« kĂ«to masa parandaluese nuk kryejnĂ« punĂ«.
Por, breshĂ«ri e ngrica janĂ« vetĂ«m fillimi i tregimit tĂ« tij. âKĂ«to katĂ«r vitet e fundit ka nisĂ« mos me pas borĂ« gjatĂ« dimritâ, shpjegon Habibi. âE bora ndikon nĂ« resurset nĂ«ntokĂ«sore qĂ« nuk ngihet toka me ujĂ«. E kur nuk ngihet toka, nuk ka as pusetĂ« qĂ« me nxjerr ujĂ« pĂ«r me ujit. Sistemet e ujitjes nuk janĂ« tĂ« shpĂ«rndara mĂ« pasâ.
Inxhinieri i bujqësisë, shumë vjet udhëheqës i programit të USAID-it për bujqësi, Fatmir Selimi shpjegon se nga 280 mijë hektarë me potencial për ujitje, vetëm rreth 20 mijë janë realisht nën ujitje.
âSistemi i ujitjes pĂ«rdoret vetĂ«m nĂ« 10â15% tĂ« kapaciteteve ekzistueseâ, thotĂ« Selimi, duke theksuar se mungesa e dijes tek bujqit nĂ« shumĂ« raste dhe mungesa e planifikimit pĂ«r pĂ«rdorimin e ujit e rĂ«ndon problemin.
Ai thotĂ« se sistemet moderne tĂ« ujitjes, si ato pikĂ«âpikĂ« dhe digjitalizimi i tyre, po hyjnĂ« ngadalĂ« nĂ« pĂ«rdorim, por pa njĂ« strategji tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r menaxhimin e ujit, çdo verĂ« e nxehtĂ« e kthen mungesĂ«n e ujit nĂ« krizĂ«.
Ky çâekuilibĂ«r nuk pĂ«rfundon mĂ« kaq. Vreshtaria Ă«shtĂ« njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« tĂ« ndjeshĂ«m ndaj ndryshimeve klimatike. Rrushi kĂ«rkon ekuilibĂ«r midis diellit dhe shiut, nxehtĂ«sisĂ« dhe lagĂ«shtisĂ«.
âThatĂ«sia ndikon nĂ« rendiment, nĂ« pjekje, nĂ« kohĂ«n kur del rrushiâ, shpjegon Habibi, ânĂ«se rrushi ka pas kushte normale me dalĂ« me datĂ«n 1 shtator, nga thatĂ«sia ai sâmundet edhe mbetet i imĂ«t, nuk ka kualitet.â
Vera e vitit 2024, kujton ai, ishte ndĂ«r mĂ« tĂ« nxehtat ndonjĂ«herĂ«, âtemperaturat kanĂ« arrit deri nĂ« 44 gradĂ«. Edhe nata ka qenĂ« e nxehtĂ«, e kĂ«tĂ« vit veç pak mĂ« e flladitshmeâ.
âKur del rrushi pa kualitet, importi tĂ« mund. TregtarĂ«t largohen, e humb klientinâ, tregon ai.
Në mungesë të sistemit të ujitjes dhe pajisjeve mbrojtëse, fermerët përballen të pambrojtur.
âNuk jemi tĂ« pĂ«rgatitur, as nuk ka kushte. Qeveria nuk Ă«shtĂ« interesu. Ne veç çka Ă«shtĂ« prej Zotitâ, thotĂ« Habibi me njĂ« ton dorĂ«heqjeje.
PĂ«r tĂ«, vreshtaria nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m punĂ«, por pasuri kombĂ«tare qĂ« duhet ruajtur. âVreshtaria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« pasuri. Duhet me pas ligj pĂ«r me e mbrojtâ, thotĂ« me bindje.
Këtë hall ai thotë se nuk e kishin menduar, pasi dikur ka qenë disi e projektuar të funksionojë si duhet.
âAtĂ«herĂ« ka qenĂ« nĂ« vijĂ«, si e programume, pritshe me ra shi qat javĂ«, edhe bike. BorĂ« ka pas. Ka pas stinĂ«. E tash sâke as pranverĂ«, as vjeshtĂ«â, thotĂ« teksa buzĂ«qesh lehtĂ«, si tĂ« kujtonte njĂ« rend natyror qĂ« sâkthehet mĂ«.
âPranvera po bĂ«het e ftohtĂ«, po kthehet kah dimri, e vjeshta po merr nxehtĂ«. NĂ« vitin 2024 pemĂ«t kanĂ« lulĂ«zu nĂ« vjeshtĂ«. Ajo ia ka prish ciklin. Ădo ndryshim qĂ« ndodh, patjetĂ«r qĂ« e ka efektin e vetâ.
Sipas ekspertit të bujqësisë Fatmir Selimi, bujqësia e Kosovës nuk është përgatitur për një klimë që ka ndryshuar kaq shpejt.
âBujqĂ«sia e KosovĂ«s ka qenĂ« e mĂ«suar me kushtet pĂ«rafĂ«rsisht tĂ« njĂ«jta gjatĂ« viteve dhe pasi ka filluar ndryshimi nĂ« kĂ«to 10 deri 15 vitet e fundit, bujqit po ndryshojnĂ« dhe po tentojnĂ« me ju pĂ«rshtatĂ« kushteve tĂ« rejaâ, thotĂ« ai, duke treguar se pĂ«rshtatja nuk po ndodhĂ« e plotĂ«.
Raportet e ministrisë
Tregimi i Habibit nuk është i vetëm. Ato që ai i ka bartë në shpinën e tij, e tregojnë edhe raportet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Pasojat e ndryshimeve klimatike lexohen qartë në Raportet e Gjelbra të viteve të fundit.
Në Raportin e Gjelbër të vitit 2023, sektori i pemëve paraqitet si një nga më të prekurit nga ndryshimet klimatike. Aty thuhet se rendimentet e mollëve, dardhave dhe kumbullave kanë rënë dukshëm për shkak të ngricave të prillit që dëmtuan frutat e hershme, ndërsa temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve në verë çuan në tkurrje të prodhimit në kulturat që kërkojnë lagështi të vazhdueshme, si rrushi dhe pjeshka.
Në të njëjtin raport, përmendet se rendimentet e grurit dhe misrit në rajonet e Dukagjinit e Anadrinit ishin më të ulëta për shkak të thatësisë gjatë fazës së pjekjes, çka solli kokrra më të vogla dhe cilësi më të dobët.
E njĂ«jta gjendje pasqyrohet edhe nĂ« Raportin e GjelbĂ«r tĂ« vitit 2022, ku Ministria konstaton se periudhat e zgjatura tĂ« thatĂ«sirĂ«s dhe temperaturat e larta gjatĂ« verĂ«s kishin shkaktuar ulje tĂ« rendimenteve tĂ« drithĂ«rave dhe dĂ«mtime tĂ« kulturave nĂ« perime. Po aty theksohet se breshĂ«ri dhe reshjet e forta nĂ« muajt majâqershor kishin shkatĂ«rruar pjesĂ«risht prodhimin nĂ« Rahovec e SuharekĂ«, duke e lĂ«nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« fermerĂ«ve pa tĂ« ardhura. NĂ« raport, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pĂ«rmendet se ândryshimet klimatike po krijojnĂ« pasiguri tĂ« madhe nĂ« planifikimin bujqĂ«sorâ.
NĂ« Raportin e GjelbĂ«r 2021, kjo pasiguri shihet nĂ« mungesĂ«n tĂ« borĂ«s gjatĂ« dimrit dhe nĂ« mungesĂ«n e reshjeve tĂ« pranverĂ«s qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« uljen e rendimenteve. Ministria konstaton se rendimenti i grurit dhe misrit ishte mĂ« i ulĂ«t se nĂ« vitin 2020, ndĂ«rsa nĂ« sektorin e pemĂ«ve vĂ«rehet se âlulĂ«zimi i vonuar dhe temperaturat e larta gjatĂ« verĂ«s kanĂ« ndikuar nĂ« cilĂ«sinĂ« e frutaveâ. Raporti paralajmĂ«ron pĂ«r ândryshime tĂ« papritura tĂ« temperaturaveâ qĂ« shkaktojnĂ« stres nĂ« bimĂ«, njĂ« dukuri qĂ« bujqit tashmĂ« e pĂ«rjetojnĂ« çdo sezon.
NĂ«se kthehemi edhe mĂ« herĂ«t, Raporti i GjelbĂ«r i vitit 2019 kishte qenĂ« njĂ« ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« kishte paralajmĂ«ruar drejtimin qĂ« do tĂ« merrte klima. NĂ« tĂ« dokumentohet se temperaturat mesatare vjetore pĂ«r periudhĂ«n 2002â2018 kishin shĂ«nuar rritje tĂ« ndjeshme, ndĂ«rsa sasia e reshjeve kishte rĂ«nĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme.
Ky raport lidh drejtpĂ«rdrejt kĂ«to ndryshime me rĂ«nien e rendimenteve nĂ« disa kultura bazĂ«, si gruri dhe patatja, tĂ« cilat u pĂ«rballĂ«n me mungesĂ« uji dhe reshje tĂ« pakontrolluara gjatĂ« sezonit tĂ« mbjelljeve. Ministria kishte paralajmĂ«ruar qĂ« âkushtet klimatike tĂ« paqĂ«ndrueshme po ndikojnĂ« nĂ« ciklet prodhuese dhe nĂ« koston e prodhimit bujqĂ«sorâ, njĂ« vĂ«rejtje qĂ« sot tingĂ«llon si parashikim i pĂ«rmbushur.
Sipas inxhinierit të bujqësisë Fatmir Selimi, shumë bujq kanë filluar të kuptojnë se ndryshimi është i pashmangshëm, dhe po e përballojnë atë me dije. Ai thotë se bujqit po modernizohen, po bëjnë analiza të tokës dhe ujit, po marrin këshilla teknike dhe po i përshtatin kulturat dhe teknologjitë me kërkesat e tregut dhe me klimën e re.
âEfikasiteti nĂ« prodhimtari Ă«shtĂ« rritur pasi qĂ« bujqit kanĂ« rritur njohuritĂ«, kĂ«shillohen me ekspertĂ« privat, marrin kĂ«shilla nga barnatoret bujqĂ«sore dhe pĂ«rdorin inpute dhe teknologji tĂ« reja qĂ« tĂ« rrisin prodhimtarinĂ« dhe kualitetin dhe tĂ« zvogĂ«lojnĂ« koston e prodhimitâ, thotĂ« ai.
Kjo përshtatje e bujqve sipas tij shihet tek gruri ku përdorimi i variteteve të reja ka sjellë rritje të rendimentit, teksa zhvendosja e prodhimtarisë në masë të madhe në sera edhe të digjitalizuara, farave hibride e plehrave cilësorë, po i mban bujqit në lojë.
SidoqoftĂ«, Selimi kujton se ndikimi i klimĂ«s i prek pothuaj tĂ« gjitha kulturat, por goditje mĂ« tĂ« fortĂ« jep te pemĂ«t dhe perimet. Efekti Ă«shtĂ« jo vetĂ«m njĂ« sezonal, por qĂ« humbja e investimit nga dĂ«mi qĂ« mund tâi bĂ«j ngrica, breshĂ«ri apo thatĂ«sia, njĂ« bujk e demoralizon pĂ«r tĂ« vazhduar tutje dhe ju shton frikĂ« bujqve tĂ« rinj.
Ai tregon se ânĂ« vitet e fundit kemi pas reshje tĂ« tepĂ«rta nĂ« muajin maj dhe qershor qĂ« ka ndikuar nĂ« mospunim tĂ« tokĂ«s dhe zvogĂ«lim tĂ« rendimentitâ, duke shtuar se reshjet e tepĂ«rta çojnĂ« nĂ« situatĂ«n kur kulturat bujqĂ«sore sulmohen nga sĂ«mundje qĂ« shkatĂ«rrojnĂ« gjithĂ« rendimentin.
Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, hidrolog që përcjell ndryshimet klimatike, në analizat e tij ka treguar se nëse krahasojmë vitet 1991-2015 me vitet 2016-2024 rënia në sasinë mesatare të reshjeve është afër 14 milimetra. Gjithashtu, një krahasim në sasinë mesatare të reshjeve në nivel vendi nga 2015-2024 ka një rënie 4.4%. Megjithatë, nëpër vite edhe sikur sasia e reshjeve mos të ketë ndryshuar shumë, problemi që sjell ndryshimi klimatik është tek shpërndarja e reshjeve nëpër muaj.
âPranvera po karakterizohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me reshje intensive dhe tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« periudha tĂ« shkurtra. KĂ«to shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m nuk arrijnĂ« tĂ« pĂ«rthithen nga toka, duke shkaktuar erozion, largim tĂ« lĂ«ndĂ«ve ushqyese dhe vĂ«shtirĂ«si nĂ« mbjelljet e hershme. NdĂ«rkohĂ«, numri i ditĂ«ve me reshje tĂ« moderuara po zvogĂ«lohet, çka e bĂ«n furnizimin natyror tĂ« tokĂ«s me ujĂ« shumĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«mâ, tregon Kastrati.
Duke u kthyer në Kosovë, Kastrati tregon që kur shihen modelet dhe diagramet e reshjeve, vërehet qartazi se vera është e thatë, e temperatura mbi 35 gradë me ditë të tëra.
âTĂ« dhĂ«nat e paraqitura tregojnĂ« se muajt verorĂ« po shĂ«nojnĂ« njĂ« rĂ«nie tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« reshjeve, e cila nĂ« disa skenarĂ« mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« â50%. Ky deficit shoqĂ«rohet me temperatura mĂ« tĂ« larta, avullim mĂ« tĂ« madh dhe mungesĂ« tĂ« ditĂ«ve me shi tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, duke krijuar kushte pĂ«r thatĂ«sira agrometeorologjikeâ, tregon ai.
Regional Rural Development Standing Working Group kanë bërë një analizë për Ballkanin Perëndimor ku trajtojnë rrezikun e ndryshimeve klimatike. Ajo që parashikohet deri në vitin 2050 duke u bazuar në Shërbimin për Indikatorët e Ujit në Adaptimin ndaj Ndryshimeve Klimatike (SWICCA) për të ardhmen në aspektin e reshjeve është shqetësuese.
âSipas kĂ«saj parashikimi, shihet se gjatĂ« periudhĂ«s qershorâtetor do tĂ« ketĂ« mĂ« pak reshje, duke filluar nga 4.8% nĂ« qershor deri nĂ« 11.9% nĂ« korrik, ndĂ«rsa temperaturat do tĂ« rriten nga 1.5 nĂ« 3°C nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ«. NĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« vitit, nĂ«ntorâmaj, reshjet do tĂ« rriten nga 7.6% nĂ« dhjetor deri nĂ« 17.6% nĂ« shkurt, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shkaktojĂ« pĂ«rmbytjeâ, thuhet aty. Ashtu sikur edhe nisi nĂ« 18 dhe 19 nĂ«ntor tĂ« viti 2025, kur brenda dy ditĂ«ve pati reshje dhe pĂ«rmbytje nĂ« disa zona tĂ« KosovĂ«s.
Këtë rrezik e konfirmon edhe Ministria e Bujqësisë, duke thënë se nëse trendet klimatike vazhdojnë, do të ketë rrezik serioz në ulje të rendimenteve, stres ujor e erozion, bujqësia do të përballet me rreziqe serioze (ulje të rendimenteve, ulje në të ardhura, stres ujor e erozion.
âBujqit presin shtetin qĂ« sâpo u vjenâ
Fakti i konfirmuar nëpër raportet e Gjelbra të ministrisë nuk përcillet me veprime që vërehen. Përveç subvencionimit dhe granteve, bujqit kanë nevojë për dorën e shtetit edhe në rastet kur kulturat e tyre bujqësore dëmtohen nga kushtet ekstreme natyrore.
Ngrica e prillit në vreshta bëri dëme shumë të mëdha. Në dokumentin e vlerësimit të dëmeve në terren nga komisioni i ministrisë, kemi parë që është mbi 7 milionë euro, duke prekur prej 20 deri 70% të varieteteve të vreshtave.
Duke ditur që bujqësia është një prej sektorëve kryesorë në Kosovë, për Fatmir Selimin fatkeqësisht deri tash ka pasur improvizime dhe jo një strategji serioze.
âKosova ka nevojĂ« urgjente pĂ«r StrategjinĂ« e pĂ«rballimit me ndryshime klimatike nĂ« bujqĂ«si, pĂ«r diversifikim tĂ« kulturave bujqĂ«sore dhe njĂ« politikĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e ujit, tokĂ«s dhe pyjeve si burime natyroreâ, thotĂ« ai qĂ« pĂ«r shumĂ« vjet ka ndihmuar nĂ« kĂ«to aspekte pĂ«rmes organizatave ndĂ«rkombĂ«tare.
Këto politika, sipas Selimit, nuk mund të mbesin vetëm në letër, dhe jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal.
NĂ« nivel kombĂ«tar ai sheh nevojĂ«n pĂ«r ligje, rregullore dhe kritere tĂ« qarta qĂ« adresojnĂ« ndryshimet klimatike, ndĂ«rsa niveli lokal duhet tâi zbresĂ« kĂ«to nĂ« praktikĂ«, pĂ«rmes kushteve konkrete dhe kĂ«shillimit tĂ« bujqve.
Në anën tjetër ministria thotë se ata parashikojnë të gjitha këto në strategji dhe në planin e veprimit të tyre, në të cilin janë paraparë investime prej planeve të menaxhimit e deri te sigurimi e kompensimi.
Por, në këtë peizazh bujqësor, ngecjet më të mëdha ai i sheh pikërisht aty ku duhej të ishin zgjidhjet. Sipas tij, sektori bujqësor ka bërë përpjekje të modernizohet dhe të përdorë teknologji të reja për të zvogëluar dëmet nga klima, por institucionet kanë mbetur prapa.
âNgecjet mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« nĂ« zhvillimin e politikave pĂ«rkrahĂ«se qĂ« mund tĂ« zbatohen nĂ« praktikĂ« dhe zhvillimi i informative tĂ« sakta dhe dijenisĂ« se si duhet tĂ« ballafaqohet me kĂ«to ndryshime dhe zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« bujqĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ«â, thotĂ« Selimi.
Një prej boshllëqeve më të mëdha është mungesa e një sistemi funksional të sigurimeve bujqësore, pikërisht në një kohë kur dëmet nga thatësirat, përmbytjet, breshëri dhe ngricat po rriten nga viti në vit.
Selimi kujton se âprocesi i zhvillimit tĂ« sigurimeve bujqĂ«sore ka filluar nga viti 2014 nĂ«pĂ«rmjet njĂ« studimi qĂ« ka zhvilluar programi pĂ«r bujqĂ«si i USAID-it NOA (New Opportunities for Agriculture) me kĂ«rkesĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«â. MĂ« pas, me mbĂ«shtetjen e IFC/BankĂ«s BotĂ«rore, Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar njĂ« model sigurimesh qĂ« Ă«shtĂ« testuar dhe ka funksionuar deri nĂ« vitin 2023.
Por, ndryshimet ligjore e kanë lënë këtë sistem në ajër.
âMinistria e BujqĂ«sisĂ« ka vendosĂ« me Ligjin pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim Rural tĂ« zhvendosĂ« sigurimet bujqĂ«sore nga pĂ«rkrahja direkte/subvencionet nĂ« pĂ«rkrahje me grante dhe deri mĂ« tani nuk ka arrit ta zbatojĂ« kĂ«tĂ« sistem tĂ« riâ, shpjegon ai.
Ministria nuk e zë në gojë këtë zhvillim, por ata qasen duke treguar rreth kompanive private të sigurimeve që prej 2023 e tutje nuk kanë ofruar më polica të sigurimit.
âDisa kompani tĂ« sigurimeve kanĂ« ofruar polica tĂ« sigurimit bujqĂ«sor deri nĂ« vitin 2023. MegjithĂ«se ekziston Masa pĂ«r Sigurime BujqĂ«sore, gjatĂ« vitit 2024 kĂ«to kompani nuk kanĂ« ofruar polica tĂ« sigurimit bujqĂ«sorâ, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e tyre.
PĂ«r Selimin, sigurimet janĂ« njĂ« prej mjeteve tĂ« pakta qĂ« mund ta bĂ«jnĂ« bujqĂ«sinĂ« mĂ« pak tĂ« rrezikshme nĂ« kohĂ« krize klimatike. âSigurimet bujqĂ«sore duhet tĂ« pĂ«rkrahin bujqit qĂ« tĂ« zvogĂ«lojnĂ« rrezikun nga dĂ«met qĂ« nuk i kemi planifikuar dhe tĂ« mbulojĂ« shpenzimet tĂ« cilat bujku nuk ka mundĂ«si tĂ« i rekuperojĂ«â, thotĂ« ai.
Efekti ekonomik
Ndryshimet klimatike në një ambient sikur ky i Kosovës ku parandalimi dhe përballja me të është në nivel të ulët, aq sa Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë vlerësim të detajuar, të nivelit të humbjeve të fermerëve të shpërndara sipas thatësirës apo përmbytjeve, ngricave apo faktorë të tjerë, bëhen edhe më të dukshme.
E pasojat në ekonomi nga ndryshimet klimatike janë të shumta.
Së pari, nëse një kulturë bujqësore nuk ka rendiment në Kosovë, menjëherë hapet rruga nga tregtarët për ta importuar atë. Importi i një kulture bujqësore do të thotë rritje e çmimit për atë dhe ndikim negativ në rritjen ekonomike.
Raportet e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e paraqesin këtë gjendje qartazi.
Tremujori i dytë i vitit 2025 tregon një rritje të çmimeve të prodhimeve bujqësore për 8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Njëjtë edhe në tremujorin e tretë i vitit 2025, që e tregon se rritja vazhdon të jetë në nivel të njëjtë me vitin paraprak, duke shënuar 8.2% rritje.
Nëse analizojmë pemët dhe perimet si baza e shportës së konsumatorit, rritja në tremujorin e tretë, si muaj që mbushin tregun me pemë dhe perime, shihet qartazi rritja e cila është eksponenciale prej vitit 2020.
Vetëm importin e rrushit të tryezës për vitin 2025 në Kosovë për periudhën janar-nëntor, del se kemi importuar diku pak më shumë se 3 tonë rrush, me vlerë të mallit 3.34 milionë euro, që me taksë të doganës dhe TVSH, shkon në total diku 4 milionë euro.
Rasti me ngrica në prill na e nxjerr qartë efektin. Në vitin 2025 kemi importuar më shumë rrush se sa vitin 2024. Afër 1 ton rrush i freskët i tryezës është importuar më shumë se sa në vitin 2024.
Kurse për 2025 në periudhën janar-nëntor, vetëm speca të freskët, sipas Doganës së Kosovës, janë importuar afër 11.5 tonë speca të freskët, në vlerë të mallit afër 10.3 milionë euro, që i shtohen afër 130,000 euro taksë doganore, 1.8 milion euro TVSH dhe një pjesa tjetër e kostove të transportit.
Kështu ndikon mungesa e produktit vendor, duke u zëvendësuar me produkt të importit.
Sipas Fatmir Selimit, ndikimi ekonomik i ndryshimeve klimatike në bujqësinë e Kosovës është tashmë i dukshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në të ardhurat e fermerëve dhe në stabilitetin e tregut ushqimor. Ai vlerëson se humbjet nga thatësirat, përmbytjet dhe valët ekstreme të nxehtësisë po rrisin koston e prodhimit, duke e bërë bujqësinë gjithnjë e më pak të parashikueshme financiarisht. Rendimentet e paqëndrueshme, sipas tij, po ndikojnë edhe në çmimet e produkteve bujqësore, duke rritur varësinë nga importi dhe duke dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë.
Në shumë raste, dëmet klimatike nuk kompensohen, çka i shtyn fermerët drejt borxheve ose heqjes dorë nga prodhimi.
Bujqve kosovarë nuk u janë ulur të hyrat vetëm nga dështimi i zhvillimit të kulturave për shkak të ndodhive natyrore që shkaktohen nga ndryshimet klimatike. Atyre u janë shtrenjtuar edhe inputet që i përdorin për të punuar.
Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s nĂ« raportin e tyre pĂ«r Indeksin e Ămimeve tĂ« Inputeve dhe Ămimet nĂ« BujqĂ«si 2020â2024, konstaton se ka njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« kostove pĂ«r inputet bujqĂ«sore, veçanĂ«risht krahasuar me vitin bazĂ« 2020. Sipas tĂ« dhĂ«nave, indeksi i pĂ«rgjithshĂ«m i inputeve bujqĂ«sore nĂ« vitin 2024 Ă«shtĂ« rritur me 39.6% krahasuar me vitin 2020. Inputet qĂ« lidhen me investimet bujqĂ«sore, si makineritĂ«, pajisjet dhe ndĂ«rtesat e fermave, kanĂ« shĂ«nuar rritjen mĂ« tĂ« madhe. Indeksi i kĂ«tij grupi Ă«shtĂ« rritur me 55.8% nĂ« vitin 2024 krahasuar me vitin 2020.
PĂ«r bujqit tashmĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« linjĂ« e qartĂ« pĂ«r investime vetĂ«m nĂ« pĂ«rballje me ndryshime klimatike, sikur janĂ« sistemet e mbrojtjes nga breshĂ«ri, drenazhimet pĂ«r tâi shpĂ«tuar pĂ«rmbytjeve, kanalet e ujitjes pĂ«r luftĂ« kundĂ«r thatĂ«sisĂ« e forma tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ujit apo ngrohĂ«sve pĂ«r tâi shpĂ«tuar ngricave.
Me shpresë të vogël, herë më mirë e herë më keq, bujqit vazhdojnë luftën e tyre ndaj ndryshimeve klimatike dhe luftën e mbijetesës me këtë veprimtari.
PRISHTINĂ, 7 janar/ATSH/ Sot, nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes, Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka vizituar KomunĂ«n e MalishevĂ«s, ku Ă«shtĂ« pritur nga kryetari i KomunĂ«s, Ekrem Kastrati. QĂ«llimi i vizitĂ«s ishte njoftimi i drejtpĂ«rdrejtĂ« me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me tĂ« cilat po pĂ«rballet Komuna e MalishevĂ«s.
Pas takimit, presidentja Osmani dhe kryetari Kastrati vizituan digĂ«n e Liqenit tĂ« MirushĂ«s, pĂ«r tâu njohur nga afĂ«r me gjendjen dhe rrezikun eventual qĂ« mund tĂ« paraqesĂ« ajo.
Vjosa Osmani përgëzoi Komunën e Malishevës dhe të gjitha ekipet emergjente për menaxhimin e situatës, duke shprehur solidarizimin e plotë me qytetarët dhe institucionet lokale. Ajo theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë, nuk ka pasur humbje jete dhe se mbrojtja e jetës së qytetarëve ka qenë prioritet.
âBashkĂ« gjithmonĂ« mund tĂ« punojmĂ« nĂ« menaxhimin dhe parandalimin e situatave tĂ« tilla, sidomos tani qĂ« problemet janĂ« identifikuar, gjĂ« qĂ« e lehtĂ«son marrjen e masave nga tĂ« gjitha niveletâ, tha Presidentja Osmani, duke ofruar mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« PresidencĂ«s nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s, citohet ajo nĂ« komunikatĂ«.
Kryetari Ekrem Kastrati, pasi e falënderoi presidenten për vizitën, e informoi atë për situatën aktuale, masat e ndërmarra për menaxhimin e saj, si dhe për rreziqet potenciale me të cilat është përballur komuna. Ai theksoi se është aktivizuar Shtabi Emergjent, se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe sa komuna iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë.
âKemi monitoruar vazhdimisht digĂ«n e Liqenit tĂ« MirushĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« rrezikut qĂ« mund tĂ« paraqesĂ« ndonjĂ« avariâ. Po ashtu, kryetari Kastrati, e ka informuar presidenten edhe pĂ«r dĂ«met e shkaktuara deri mĂ« tani.
Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e nivelit qendror për sanimin e dëmeve, kompensimin e të dëmtuarve dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar, përfshirë digën dhe disa ura.
Osmani, gjatë ditës ka vizituar edhe Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe ka vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës. /Kosovapress/
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se publikimi i detajeve për armatimin që blen FSK-ja nuk duhet të përdoret për qëllime mediatike apo politike.
Në emisionin FIVE, Kastrati tha se qeveria dhe institucionet duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos i shndërrojnë Forcat e Armatosura në mjet fushate.
Ai ka shtuar se ndonëse karakteristikat teknike të armatimit janë të njohura publikisht, detaje si sasia, vendosja dhe mënyra e përdorimit nuk duhet të publikohen.
âMe tĂ« vĂ«rtetĂ« me keqardhje i shoh tĂ« gjitha kĂ«to ngjarje mediatike. Do tĂ« sugjeroja fuqishĂ«m, si pĂ«r QeverinĂ« ashtu edhe pĂ«r institucionet, qĂ« tĂ« mos i pĂ«rdorin forcat tona tĂ« armatosura pĂ«r fushata mediatike apo politike. TĂ« gjitha armĂ«t qĂ« blihen, qoftĂ« tipi apo sasia e tyre, nuk do tĂ« duhej tĂ« bĂ«heshin publike pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« publikut â e ajo pjesĂ« janĂ« fqinjtĂ« tanĂ«. Pse duhet ta dinĂ« ata se me çfarĂ« po furnizohemi, me cilĂ«t dronĂ« apo raketa? KĂ«to çështje nuk do tĂ« duhej tĂ« ishin kaq mediatike. E kemi parĂ« edhe me dronĂ«t qĂ« erdhĂ«n nga Turqia â çdo blerje bĂ«het publike dhe shndĂ«rrohet nĂ« lajm pĂ«r interesa tĂ« ngushta, qofshin ato mediatike apo politikeâ, ka deklaruar ai.
Kastrati përmendi edhe rastin e mëhershëm të dronëve të blerë nga Turqia, duke thënë se çdo blerje po shoqërohet me ekspozim të tepruar mediatik për interesa politike apo të ngushta.
âArmiku asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«n ta dijĂ« se me çfarĂ« sasie tĂ« armatimeve dhe çfarĂ« numri posedon FSK-ja sa i pĂ«rket karakteristikat e kĂ«tyre armĂ«ve ato dihen janĂ« publike mirĂ«po sasia vendndodhja e tyre, pĂ«rdorimi i tyre kush i pĂ«rdorĂ« duhet tĂ« jenĂ« jo publikeâ ka theksuar ai.
Deklarata e tij vjen pas pranimit nga Kosova të një dërgese me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia.
Avokati Emrush Kastrati vlerĂ«son se procesi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UĂK-sĂ« nĂ« HagĂ« Ă«shtĂ« i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtĂ«.
MegjithatĂ«, Kastrati nĂ« âFIVEâ u shpreh optimist se ish-krerĂ«t do tĂ« lirohen nĂ« pranverĂ«.
âBesoj qĂ« nĂ« pranverĂ«n e hershme do tĂ« kemi rezultate pozitive sidomos pas dĂ«shmive tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve kyq si Rubin, Clark e Hillâ, u shpreh Kastrati.
Avokati tjetër, Skendër Musa, u shpreh se dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë më të fuqishëm e më kredibil teksa për dëshmitarët e prokurorisë u shpreh se kanë qenë të përgatitur nga autoritetet serbe dhe UNMIK-u.
âKa qenĂ« njĂ« proces i rĂ«ndĂ« e sfidues jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« akuzuarit e mbrojtjen por pĂ«r shqiptarĂ«t nĂ« pĂ«rgjithĂ«si sidomos nĂ« dĂ«gjimin e dĂ«shmitarĂ«ve pasi kanĂ« qenĂ« dĂ«shmitarĂ« tĂ« prokurorisĂ« tĂ« pĂ«rgatitur nga Serbia, Eulex e tĂ« tjerĂ« â por vitin e fundit janĂ« dĂ«gjuar dĂ«shmitarĂ«t e mbrojtjes kanĂ« qenĂ« mĂ« te fuqishĂ«m dhe mĂ« kredibil sidomos gjatĂ« procesit tĂ« luftĂ«sâ.
âGjithĂ« kĂ«tij procesi i ka ardhur fundit dhe tĂ« gjithĂ« presim njĂ« epilog pozitiv dhe me kĂ«tĂ« verdikt tĂ« pastrohet çdo njollĂ« ndaj UĂK-sĂ« dhe luftĂ«s sĂ« tyreâ, tha Musa.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e thellë për ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e komunës.
Sipas tij, këto ndërprerje po shkaktojnë vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset lokale.
Në një reagim zyrtar, Kastrati thekson se situata është veçanërisht e vështirë në këtë periudhë, kur temperaturat janë të ulëta, është afër festave të fundvitit dhe prezente është edhe diaspora.
Ai paralajmëron se ndërprerjet po ndikojnë negativisht në jetën e përditshme, funksionimin e shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve komunale, si dhe po krijojnë pasoja ekonomike për bizneset.
Kryetari i Komunës ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës për trajtimin e situatës energjetike dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët e Malishevës. Ai ka kërkuar gjithashtu nga KEDS dhe KESCO sqarime për arsyet e ndërprerjeve dhe ndërhyrje urgjente teknike për evitimin e mungesës së energjisë.
âQytetarĂ«t e MalishevĂ«s meritojnĂ« trajtim tĂ« barabartĂ«, ashtu si çdo komunĂ« tjetĂ«r e vendit. Furnizimi me energji elektrike Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«rbim bazik dhe e drejtĂ« themelore qĂ« duhet tĂ« garantohet pa pĂ«rjashtime,â ka deklaruar Kastrati.
Komuna e Malishevës ka njoftuar se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjata për këtë problem. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri energjetik 220/35/10(20) kV në Malishevë, projekt ky që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për qytetarët dhe bizneset lokale.
Sipas Kastratit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit energjetik në komunë, e cila për vite me radhë është përballur me ndërprerje të shpeshta të rrymës.
âSot shĂ«nojmĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, vĂ«nien e gurthemelit pĂ«r ndĂ«rtimin e NĂ«nstacionit tĂ« ri 220/35/10(20) kV nĂ« MalishevĂ«, njĂ« projekt i shumĂ«pritur qĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e furnizimit me energji elektrike nĂ« komunĂ«n tonĂ« dhe mĂ« gjerĂ«â, ka shkruar Kastrati nĂ« Facebook.
Ai theksoi se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi do të jenë familjet, mërgata dhe sektori privat, të cilët janë prekur rëndë nga problemet energjetike në vitet e fundit.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r çdo familje tĂ« MalishevĂ«s, pĂ«r mĂ«rgatĂ«n tonĂ« qĂ« na viziton gjatĂ« festave, si dhe pĂ«r bizneset tona lokale, tĂ« cilat pĂ«r vite me radhĂ« janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« shpeshta tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, bĂ«ri tĂ« ditur ai.
Megjithatë, kryetari i Malishevës ngriti edhe kritika ndaj institucioneve qendrore për, siç tha ai, trajtim të pabarabartë të komunës ndër vite, përcjell Telegrafi.
âPĂ«r shumĂ« vite me radhĂ«, Malisheva Ă«shtĂ« diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. KatĂ«r dimra radhazi, qytetarĂ«t tanĂ« kanĂ« mbetur pa energji elektrike, me ndĂ«rprerje tĂ« vazhdueshme qĂ« ua kanĂ« prishur festat familjare, kanĂ« dĂ«mtuar bizneset dhe kanĂ« krijuar pasiguri tĂ« vazhdueshme nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshmeâ, shtoi Kastrati.
Ai theksoi se komuna nuk ka kërkuar privilegje, por vetëm trajtim të barabartë dhe respekt institucional.
âMalisheva nuk ka kĂ«rkuar asgjĂ« mĂ« shumĂ« se trajtim tĂ« barabartĂ« dhe respekt institucional. Kjo situatĂ« nuk ka qenĂ« e drejtĂ« dhe nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«ritet mĂ«â, thuhet nĂ« postimin e tij.
Në fund, Kastrati kërkoi që projekti të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh, duke paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për realizimin e tij të plotë.
âPres dhe uroj qĂ« ky projekt tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda afatit prej 13 muajsh dhe tĂ« mos mbetet njĂ« tjetĂ«r projekt i nisur e i lĂ«nĂ« pĂ«rgjysmĂ«. Si kryetar i komunĂ«s, do tĂ« jem zĂ« i fuqishĂ«m i qytetarĂ«ve dhe do tĂ« kĂ«rkoj llogaridhĂ«nie qĂ« ky projekt tĂ« realizohet plotĂ«sisht dhe nĂ« kohĂ«â, pĂ«rfundoi Kastrati.
Në vënien e gurthemelit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ku në fjalën e saj theksoi se, sot po fillojnë punimet në nënstacionin e ri në Malishevë në vlerë prej 6.8 milionë euro, investim ky që lidhë për herë të parë Malishevën në rrjetin 220 kV, që është ndryshim i kategorisë, jo vetëm për kapacitet më të larta, por edhe për punime të qëndrueshme dhe më të besueshme krahas rrjetit i cili gjithashtu është 35 kV.
"Unë e di që Malisheva ka pasur nevojë për këtë investim qysh moti. Problemet i keni që nga viti 2007, pra, kjo që po bëjmë sot, që po nisim sot, është përmirësim i një padrejtësie të gjatë për Malishevën.
"Qysh në vitin 2021, kur e kemi marrë mandatin, e kemi ditur që Malisheva e ka këtë problem jashtëzakonisht të madh, dhe e kemi ngritur këtë çështje menjëherë, ku në vitin 2022 KOSTT-i e ka vendosur në plan pesëvjeçar të investimeve. Më pas në vitin 2023, KOSTT-i e ka tenderuar dhe kontraktuar dizajnin e projektit. Pastaj në 2024-tën, e gjatë këtij viti është marrë leja ndërtimore e procedurat e tjera të nevojshme, dhe jam e lumtur që më në fund, kontrata është nënshkruar, para disa javësh, e sot po fillojnë punimet", ka thënë Rizvanolli. /Telegrafi/
Me rastin e festave të fundvitit 2025, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët e komunës, duke sjellë buzëqeshje dhe atmosferë festive në prag të Vitit të Ri.
Gjatë aktivitetit, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura posaçërisht për ta. Kryetari Kastrati uroi të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri.
âFĂ«mijĂ«t janĂ« e ardhmja e komunitetit tonĂ«, dhe institucioni do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« iniciativa qĂ« synojnĂ« edukimin, argĂ«timin dhe zhvillimin e tyreâ, tha Kastrati.
Prindërit dhe të pranishmit vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll me duartrokitje dhe urime për festa të mbara. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kastrati e ka cilësuar takimin si të ngrohtë dhe miqësor, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Malishevës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
âSot pata kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« mirĂ«pres nĂ« MalishevĂ« Ambasadorin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« KosovĂ«, mikun tim, Jonathan Hargreaves. Ishte njĂ« takim i ngrohtĂ« e miqĂ«sor, ku biseduam pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«â, ka shkruar Kastrati.
Ai ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira për vendin.
âMalisheva, me shpirtin e saj mikpritĂ«s, vlerĂ«son lart BritaninĂ« e Madhe pĂ«r rolin dhe mbĂ«shtetjen e saj nĂ« periudhat mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r vendin tonĂ«â, ka theksuar kryetari i MalishevĂ«s.
Kastrati e ka falënderuar ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës dhe Kosovës. /Telegrafi/
Kolegji i Posaçëm tĂ« Apelimit, KPA vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 17 dhjetor lĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« shkarkimit nga detyra tĂ« prokurorit tĂ« LezhĂ«s, Sabri Kastrati. Vendimi u mor nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Ăomo dhe anĂ«tare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas [âŠ]
Kolegji i Posaçëm tĂ« Apelimit, KPA vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 17 dhjetor lĂ«nien nĂ« fuqi tĂ« shkarkimit nga detyra tĂ« prokurorit tĂ« LezhĂ«s, Sabri Kastrati. Vendimi u mor nĂ« mĂ«nyrĂ« unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Ăomo dhe anĂ«tare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas [âŠ]
Humanisti dhe hoxha Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar të veçantë duke strehuar një të moshuar të vetmuar dhe të braktisur në komunën e Malishevës.
Sipas njoftimit të bërë nga Kastrati në Facebook, i moshuari kishte qenë i rrënuar fizikisht dhe emocionalisht, i ftohtë, i uritur dhe i izoluar, duke shfaqur shenja të qarta lodhjeje dhe dëshpërimi.
Brenda vetëm 24 orëve që pas ndërhyrjes, i moshuari është dërguar në shtëpinë e të moshuarve, ku ka marrë trajtim të plotë: është larë, është veshur, ushqyer dhe ngrohur, ndërkohë që ka marrë mbështetje dhe respekt të plotë.
âDhe mbi tĂ« gjitha, iu kthye shpresa. SytĂ« qĂ« dje ishin tĂ« fikur, sot qeshin, trupi qĂ« dje mezi qĂ«ndronte, sot ecĂ«n me dinjitet,â shkruan Kastrati nĂ« postim.
Ky rast tregon fuqinë e veprave humanitare të shpejta dhe të përkushtuara, duke ndryshuar jo vetëm pamjen, por edhe jetën e një personi të braktisur.
Kastrati falënderon të gjithë bamirësit që e mbështesin këtë punë dhe i bën thirrje shoqërisë për solidaritet ndaj më të pambrojturve. /Telegrafi/
Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar në Komunën e Malishevës, pas njoftimit për një të moshuar që jetonte i vetëm dhe në kushte të rënda jetese.
Sipas njoftimit, i moshuari ishte i braktisur nga familja dhe i harruar nga shoqëria, duke jetuar në kushte të papërshtatshme dhe të padenja për jetën njerëzore.
I rĂ«nduar nga varfĂ«ria dhe vitet, ai kishte shprehur vetĂ«m disa fjalĂ« qĂ« pasqyronin gjendjen e tij tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke thĂ«nĂ«: âMirĂ« qĂ« toka po na mbanâ, pĂ«rcjell Telegrafi.
Pas takimit me të moshuarin, Halil Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndërhynë menjëherë, duke e strehuar atë në një shtëpi për të moshuarit. Aty, ai do të ketë kushte më të mira jetese, ushqim, ngrohtësi, kujdes shëndetësor dhe mbështetje të vazhdueshme, me synimin që të jetojë me dinjitet.
Kastrati ka theksuar se askush nuk duhet të kalojë vitet e fundit të jetës në vetmi dhe se asnjë njeri nuk duhet të ndihet barrë për shoqërinë.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Zotit dhe bamirësve që mbështesin veprimet humanitare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet dhe kujdes ndaj personave më të pambrojtur në shoqëri. /Telegrafi/
Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e prezantoi Kastratin përmes një video-adresimi në Facebook.
Sipas Haradinajt, Ardian Kastrati do të jetë kandidat për deputet në listën e AAK-së.
âArdian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe njĂ« figurĂ« e formuar nĂ« akademi, institucione dhe diplomaci. Nga LĂ«vizja Studentore â97ââ98 e deri te pĂ«rfaqĂ«simi nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s u dallua si njĂ« ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« zĂ«shme, mĂ« aktive dhe i palĂ«kundur nĂ« qĂ«ndrimet e tijâ, shkroi Haradinaj.
Ai shtoi se ardhja e Kastratit nĂ« AAK Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« vizioni mĂ« tĂ« gjerĂ«: âMirĂ«sevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi tĂ« vendosur dhe tĂ« qartĂ« se çka duam pĂ«r KosovĂ«n tonĂ«: zhvillim, siguri dhe integrim.â
Me këtë lëvizje politike, AAK-ja forcon listën e saj zgjedhore me një tjetër figurë të njohur nga fusha e politikës dhe akademisë.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni së bashku me hoxhën dhe humanistin Halil Kastrati, ka vizituar sot Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i konsideruar si ndër më të rëndësishmit për ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për gjeneratat e moshuara.
Sipas njoftimit, punimet në qendër janë drejt finalizimit, ndërsa objekti pritet të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe të dinjitetshme për të moshuarit që kanë nevojë për kujdes dhe përkrahje institucionale.
Kryetari ka falënderuar Halil Kastratin për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e këtij projekti, duke vlerësuar kontributin e tij në fuqizimin e shërbimeve sociale në komunë. /Telegrafi/