Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Problemet me faturat e fiskalizuara/ DPT informon tatim paguesit: Platforma funksionon normalisht

Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së sotme, 28 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë në konsideratë sa vijon:

1. Tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave
Rreth 139.000 tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave, duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave përmes tij edhe në rastet kur konstatojnë se faturat nuk janë pajisur me kodin unik (NIVF). Në momentin që platforma rikthehet në shërbim të plotë, këta tatimpagues do të vijojnë me fiskalizimin e faturave të pafiskalizuara, duke u siguruar që për çdo faturë të lëshuar të gjenerohet kodi unik përkatës (NIVF).

2. Tatimpaguesit, që nuk disponojnë software fiskalizimi
Rreth 3000 tatimpaguesit, që nuk janë të pajisur me software, por përdorin Platformën Qendrore të Faturave për lëshimin e tyre mund të pajisen me software që i përshtatet aktivitetit të tyre ose t’i drejtohen me kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me parashikimet e nenin 30 të ligjit nr. 87/2019. Blloku i veçantë i faturave përdoret edhe në rast të një defekti apo ndërprerje të plotë të punës së zgjidhjes software-ike. Faturat e lëshuara me bllokun e veçantë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore, brenda afateve ligjore të përcaktuara.

3. Fiskalizimi i faturave në lidhje me zhdoganimin e mallrave
Në rastet e zhdoganimeve, afati ligjor për kryerjen e fiskalizimit është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast se ky afat tejkalohet si rrjedhojë e vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të marrin në konsideratë situatat specifike, që kanë çuar në tejkalimin e afatit, rast pas rasti.

Sulmohet sërish Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Disa ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të lajmeve rozë, Elton Tozaj këtë të enjte ka ndodhur një tjetër ngjarje. Tozaj ka denoncuar në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.

Gjatë dëshmisë së tij para uniformave blu, Tozaj ka thënë se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona si të dyshuar të lidhur me boten e krimit, që ai pretendon se i ka denoncuar publikisht me emra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari Tozaj u dhunua në autostradën Tiranë-Durrës ndërsa nga dhuna i rrezikohej dhe shikimi./abcnews.al

 

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiq, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiç.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./rel

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, një prej tyre niset drejt Tiranës

Një shërr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe vetë Qorri. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj, ndërsa është shpallur në kërkim, Florjan Gjoncaj.

Shansi i fundit për PD/ Balla: Ejani të hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Pasi dorëzuan në Kuvend propozimin për komisionin e posacëm për reforëm territorial, më qëllim vijimin e punës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka edhe një apel të fundit për PD.

“Mbledhja e radhës së komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin cbllokues. Reforma do të bëhet doni apo sdoni ju.” -u shpreh Balla

Në ndryshimet që kanë propzuar, socialistët marrin shumicën e anëtarëve, nga 8 deputetë aktualisht, e cojnë në 9, çka prish barazinë mazhorancë-opozitë.

Në dokumentin që do të duhet të marr miratim në Parlament, citohet se: “Kmisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i
Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë”

Ky komision aktualusht përbëhet nga 8 anëtarë, deputetët të Partisë Socialiste, 6 të PD, Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë dhe Vangjel Dule, nga Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, pra barazi 8 me 8 mes maxhorancës dhe opozitës.

Me ndryshimet e reja, numri i socialistëve shkon në 9, duke formuar shumicën aty. Në dokument ka dhe një propozim të dytë. Luciano Boci nuk do të jetë bashkëkryetar, pra nuk ka të drejtë vetoje.

“Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

Këto dy ndryshime bëjnë të mundur që puna në Komision të mos pengohet, për shkak të mosprezencës së deputetëve demokratë. Ata edhe aktualisht I kanë bojktouar dy komisionet e posacme, sipas porosisë së kryetarit Berisha.
Komisioni për reformën territoriale është ngritur më 27 tetor dhe janë njoftuar 4 mbledhje, nga të cilat demokratët kanë qenë vetëm në 1./abcnews.al

Aksident në aksin Fier – Kallm/ Kamioni përfundon në kanal, fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier – Kallm pranë mbikalimit të autostradës ku një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me demtime të lehta.

Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikese, autoambulanca policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit

“Liria ka Emër” fton qytetarët të marrin pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të zhvillohet marshi “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Platforma “Liria ka Emër” si organizatorë të këtij marshi, kanë ndarë një video njoftuese dhe mobilizuese, duke ftuar qytetarët të marrin në një thirrjeje paqësore dhe gjithëpërfshirëse për drejtësi të vërtetë, transmeton Klankosova.tv.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme, të lirë nga ndikimet politike dhe nga interpretimet selektive të historisë. Të bashkuar, me dinjitet dhe qetësi ne kërkojmë që drejtësia të jetë ligj dhe jo narrativë politike”, thuhet në videon e ndarë në faqen zyrtare të platformës “Liria ka Emër”.

“Partners” dhe “Artikujt”, tre të arrestuar për vjedhje në Tiranë gjatë janarit

Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një disa vjedhjeve të kryera në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, gjatë muajit janar, 2026.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetasit që kryen vjedhje në subjekte, si dhe vodhën mjet dhe sende me vlerë.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve, për vjedhje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht:

-në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit V. C., 36 vjeç dhe O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet, në Rrugën e Kavajës, si dhe se kanë vjedhur sende me vlerë, në banesën e shtetasit K. Z.. Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-në kuadër të operacionit “Artikujt”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 markete, më datë 13.01.2026 dhe dje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./abcnews.al

Gjyqi i Ilir Metës/ Vijon paraqitja e akuzave dhe gjetjeve nga SPAK

Vijon këtë të enjte në GJKKO, seanca paraprake për ish Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje./abcnews.al

Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, më thanë të shkoja në sulm

Portieri ukrainas Anatoliy Trubin e ka përjetuar një nga momentet më të pazakonta dhe emocionuese të karrierës së tij, duke u bërë protagonist në minutat vendimtare të një ndeshjeje dramatike.

Duke folur pas takimit, Trubin pranoi se fillimisht ishte i hutuar nga ajo që po ndodhte në fushë, shkruan “Gazeta Express”.

“Para golit, nuk e kuptova çka po ndodhte. Më thanë ‘edhe 1 gol, edhe 1 gol’, por nuk dija për çfarë po flisnin bashkëlojtarët e mi”, u shpreh portieri.

Situata u bë edhe më e çuditshme për të kur e pa reagimin e të gjithëve rreth tij.

“Pastaj i pashë të gjithë duke më thënë të shkoja në sulm, e pashë trajnerin duke më bërë shenjë të nisem, kështu që dola në sulm”, shtoi Trubin.

Dalja e portierit në zonën kundërshtare e krijoi një skenë të rrallë dhe të jashtëzakonshme, duke i kthyer momentet e fundit të ndeshjes në spektakël të vërtetë.

“Ishte një moment i çmendur, i pabesueshëm për mua”, përfundoi ai, duke mos e fshehur emocionin.

Ky episod e dëshmon edhe një herë se futbolli vazhdon të dhurojë histori unike dhe momente që mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve./Express

Barcelona “luan me zjarrin”/ Katalanasit ia dolën me përmbysje ndaj rivalit danez Kopenhagen

Nuk dihet nëse do të heqin dorë nga ky lloj stili. Barcelona vërtet luan futboll të shkëlqyer, shënon shumë dhe më së shumti fiton, por e merr gjithnjë rrezikun në sy, madje pak si shumë.

Edhe pse shorti i Ligës së Kampionëve i kishte caktuar një ndeshje relativisht të lehtë në shtëpi për të siguruar kualifikimin, sërish tifozët vuajnë jo pak.

Kjo për një orë të plotë.

FC Kopenhagen nga Danimarka kaloi në epërsi papritur në “Kamp Nou” kur Dabason shfrytëzoi porozitetin e mbrojtjes “blaugrana” që në 4’. Më pas dialog I sulmit vendas me mbrojtjen daneze, por barazimi erdhi vetëm pas pushimit. Robert Levandovski e tregoi klasin dhe përvojën e tij.

Më pas, Lamin Jamal pati fat për të vazhduar me serinë e rrjetave apo asisteve këtë sezon, ndërsa suksesi u rrumbullakos nga kapiteni Rafinja me penallti dhe nga sulmuesi I rilindur anglez, Markush Rashford, që shënoi nga goditja e dënimit pesë minuta para fundit.

Të përditshmet nga Katalonja, “El Mundo Deportivo’ dhe “Sport” theksuan suksesin me përmbysje, që për të parën ishte nivel maksimal, ndërsa e dyta bën një krahasim të Barçës dhe të Realit me titullin: Festë dhe kalvar!

Skuadra e trajnerit Hansi Fliks e meritoi triumfin duke pasur plot 28 gjuajtje, nga të cilat 12 në kuadrat dhe 71 për qind mbajtje topi.

FC Kopenhagen ishte dukshëm inferior. Tashmë, Barcelona do të pushojë deri në 10 apo 11 mars dhe mund të përqëndrohet në La Ligë ku vazhdon dueli i ashpër me Realin.

“Buxhet domethënës për çdo bashki”, Vengu: Përmbytjet, po ndihmojmë në dy drejtime

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se qeveria do i vijë në ndihmë Bashkive lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, që prekën vendin ditët e para të këtij viti.

“Riparimet e argjinaturave po vijojnë, dhe nga ana tjetër kemi nisur punën e rehabilimit me disa bashki të vendit. Kemi një buxhet domethënës për cdo bashki në funksion të digave, pritave themelore. “ u shpreh Vengu, ndërsa shtoi se po i vihet në ndihmë bashkive, kryesisht atyre më të vogla lidhur me situatën e përmbytjeve.

“Nuk ngremë gishtin e akuzës, është një zinxhir reagimi i njëjtë me të gjitha vendet e BE. Po ndihmojmë bashkitë në dy drejtime, fondet e emergjencave civile po rriten ndjeshëm, bashkitë e vogla do marrin më shumë fonde, do rrisim edhe rrogat e personelit. E dyta, janë elementët e infrastrukturës, investime duke mos pranuar asnjë devijim nga objekte pa leje. Rinovimi i flotës së mjeteve tokësore, dhe investimi për 2 qendra rajonale nga katër që parashikohen, një në veri dhe një në jug.” -shtoi Vengu./abcnews.al

Hija “Makbethiane “ në jetën e Kadaresë/ Kuçuku: Mbi 2500 shkrime kritike dhe analiza për veprën e tij

Në 90 vjetorin e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, Akademia e Shkencave boton veprën me 2500 shkrime  në kritikën botërore që nga vitet 70 deri në 2015.

Studiuesi Bashkim Kuçuku i cili ka përgatitur veprën rrëfen në emisionin  “Pas Mesnatë”  hijen makbethiane në jetën e Kadaresë.

“Ky vëllim është i treti, vjen pas dy të tjerëve dhe puna është bërë njëherësh për të gjithë bashkë, është një punë shumëvjecare, të paktën nga 1992-1993. Informacionet për botimet jashtë ishin shumë të pakta, të përzgjedhura dhe doja të dija deri ku shkonte. Pak nga pak doli shumë punë”, Kuçuku, ndërsa ndan bisedën me shkrimtarin e njohur në bibliotekën që ndodhej në shtëpinë e tij.

“Kam punuar për ditë të tëra, mbaja shënime cfarë kishte në bibliotekë Ismail Kadare, ishte një informacion i jashtëzakonshëm, një formim kulturor që më krijoi mundësinë ku mund të përqëndrohesha për të kapur nga vepra e tij. Nuk kishte shumë libra atje, kishte libra të përzgjedhur, shkrimtarë në gjuhën ruse dhe gjuhë të tjera”, shton më tej ai.

Kuçuku thekson se Kadareja e befasoi kritikën botërore që në vitet ’70, duke e vendosur letërsinë shqipe në hartën ndërkombëtare. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i përkthyer në 35 gjuhë, u kthye në një pikë referimi jo vetëm për autorin, por edhe për njohjen e Shqipërisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë sonë në botë.

Rruga letrare e shkrimtarit nisi herët.

“ Kadareja që në moshën 12-vjeçare kopjonte ‘Makbethin’, duke treguar se ndikimi shekspirian do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës krijuese. Thelbi i njeriut është fëmijëria dhe hija shekspiriane e shoqëroi deri në fund”, nënvizon kritiku.

Ndërkohë që jashtë Shqipërisë Kadareja pati jehonë të madhe në shtypin botëror, brenda vendit ai shpesh u cilësua si tradhtar. Kuçuku kujton se protestat studentore nisën me thirrjen “Kadare” në universitete dhe se ka pasur përpjekje për ta hequr nga programet shkollore. “Nëse do ta hiqnin nga kurrikulat, do hiqja dorë nga pedagogjia”, shprehet ai me vendosmëri.

Vepra e Kadaresë është analizuar nga akademikë, nobelistë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Sipas Kuçukut, madhështia e tij qëndron edhe në faktin se Kadare është në qenien edhe të atyre që nuk e duan, por e pëlqejnë./abcnews.al

Droni rus godet trenin me pasagjerë në Ukrainë, 5 viktima. Pasagjeri rrëfen momentet e panikut

Një ushtar ukrainas ka përshkruar momentin kur një tren pasagjerësh u shënjestrua nga dronët rusë, duke vrarë pesë persona. Kur një vagon në tren u godit në Ukrainën verilindore, pasagjerët u hodhën në dysheme nga paniku dhe oficeri ushtarak u tha atyre të dilnin menjëherë.

Pa udhëzimin e tij, të dhënë pak çaste para se vagoni të shpërthente në flakë, shumë pasagjerë të tjerë mund të kishin vdekur, shkruan BBC. Oficeri, i cili në ushtri njihet si Omar, është pjesë e brigadës së 93-të të Ukrainës. Ai ishte midis pasagjerëve që udhëtonin në një itinerar nga Chop, në kufirin me Sllovakinë, në Barvinkove, ndalesa e fundit para vijës së frontit në Ukrainën lindore.

I pari nga tre dronët rusë u ul pranë trenit, duke e detyruar atë të ndalonte.

“Pastaj dëgjuam gjëmimin e një droni tjetër dhe pastaj një shpërthim,” i thotë Omar BBC-së. “Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesë të vagonit u ndanë në copa.”

Si komandant i një njësie dronësh, ai e kuptoi shpejt se ai dhe pasagjerët e tjerë duhej të zbrisnin pasi treni mund të goditej përsëri. Gjithsej, 291 persona ishin në tren në atë kohë, thonë zyrtarët. “Pas goditjes së dytë, kuptova se operatori i dronit po vëzhgonte se çfarë lloj objektivi po godiste”, thotë Omar, dhe një tren i palëvizshëm ishte një objektiv i lehtë.

Vagoni që pësoi një goditje të drejtpërdrejtë u përfshi shpejt nga flakët. “Unë jam në ushtri dhe jam i përgatitur për sulme të tilla”, thotë Omar. “Por për të tjerët ishte një tronditje të ishin kaq afër vdekjes”.

Shumë pasagjerë u evakuuan nga tren në një gjendje ankthi të thellë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që bërtasin dhe qajnë ndërsa largohen nga rrënojat që digjeshin.

Ishte shumë e rrezikshme që një numër kaq i madh njerëzish të qëndronin pranë vagonëve që digjeshin, kështu që ai i nxiti ata të fillonin të lëviznin drejt një autostrade aty pranë./abcnews.al

Kina ekzekuton 11 anëtarë të familjes famëkeqe mafioze të Myanmarit

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar përgjatë kufirit të saj verilindor, raportojnë mediat shtetërore.

Anëtarët e familjes Ming u dënuan në shtator për krime të ndryshme, duke përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe drejtim kazinosh nga një gjykatë në provincën Zhejiang të Kinës.

Mings ishin një nga shumë klanet që drejtonin qytetin Laukkaing, duke transformuar një qytet të varfër të prapambetur në një qendër të shndritshme kazinosh dhe lagjesh me drita të kuqe.

Perandoria e tyre mashtruese u shemb në vitin 2023, kur ata u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë etnike që kishin marrë kontrollin e Laukkaing gjatë një përshkallëzimi në konfliktin e tyre me ushtrinë e Myanmarit, shkruan BBC.

Me këto ekzekutime, Pekini po u dërgon një mesazh frenimi mashtruesve të mundshëm. Por biznesi tani është zhvendosur në kufirin e Myanmarit me Tajlandën dhe në Kamboxhia dhe Laos, ku Kina ka shumë më pak ndikim.

Qindra mijëra njerëz janë trafikuar për të kryer mashtrime online në Mianmar dhe gjetkë në Azinë Juglindore, sipas vlerësimeve të OKB-së. Midis tyre janë mijëra kinezë, dhe viktimat e tyre nga të cilët ata kanë përvetësuar miliarda dollarë janë kryesisht kinezë gjithashtu.

I frustruar nga refuzimi i ushtrisë së Mianmarit për të ndaluar biznesin e mashtrimeve, nga i cili pothuajse me siguri po përfitonte, Pekini mbështeti në heshtje një ofensivë nga një aleancë etnike kryengritëse në shtetin Shan në fund të vitit 2023. Aleanca pushtoi territor të konsiderueshëm nga ushtria dhe pushtoi Laukkaing, një qytet kyç kufitar.

Kush janë familja Ming?
Njëmbëdhjetë anëtarët e familjes Ming janë të parët nga shefat e mashtrimeve të Mianmarit që ekzekutohen nga Kina.

Por ata nuk do të jenë të fundit. Pesë anëtarë të familjes Bai u dënuan gjithashtu me vdekje në nëntor, dhe gjyqet e dy grupeve të tjera të të pandehurve nga familjet Wei dhe Liu nuk kanë përfunduar ende.

Gjyqi i familjes Ming u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithëse më shumë se 160 persona u lejuan të merrnin pjesë në seancën e dënimit vitin e kaluar, përfshirë familjet e viktimave.

Operacionet mashtruese dhe strofullat e lojërave të fatit të mafias Ming sollën më shumë se 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë; 1 miliard paund) midis viteve 2015 dhe 2023, sipas gjykatës më të lartë të Kinës, e cila hodhi poshtë apelet e tyre në nëntor. Krimet e tyre rezultuan në vdekjen e 14 qytetarëve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve, tha gjykata.

Më shumë se 20 të tjerë nga familja Ming u dënuan me burgim në shtator duke filluar nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm. Ming Xuechang, patriarku i klanit, vrau veten në vitin 2023 ndërsa përpiqej të shmangte paraburgimin, kishte thënë ushtria e Myanmarit atëherë.

Rrëfimet e atyre që u arrestuan u transmetuan në dokumentarë të mediave shtetërore, për të theksuar vendosmërinë e autoriteteve kineze për të zhdukur rrjetet mashtruese.

Familja Ming ishte midis një grushti familjesh të ngjashme me “Kumbarin” që erdhën në pushtet në Laukkaing në fillim të viteve 2000. Kjo ndodhi pasi kryekomandanti i qytetit u rrëzua në një operacion ushtarak të udhëhequr nga Min Aung Hlaing, i cili u bë udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Myanmarit pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

Kryefamiljari, Ming Xuechang, drejtonte një nga qendrat më famëkeqe të mashtrimit në Laukkaing, Crouching Tiger Villa.

Në fillim, bixhozi dhe prostitucioni ishin burimet kryesore të të ardhurave për këto familje, por ato përfundimisht filluan mashtrimet online, të përbëra kryesisht nga njerëz që ishin rrëmbyer dhe ishin detyruar të kryenin këto mashtrime.

Brenda mureve të kompleksit të gjerë dhe të ruajtur mirë, mbizotëronte një kulturë dhune. Rrahjet dhe torturat ishin rutinë, sipas dëshmive të mbledhura nga punëtorët e liruar./abcnews.al

“Koha po mbaron”/ Trump paralajmëron Iranin, ndërsa ushtria amerikane shtohet në Gjirin Persik

Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Presidenti amerikan tha se një “Armadë masive” po “lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh” drejt Iranit, duke iu referuar një force të madhe detare amerikane.

Në përgjigje, misioni i Iranit në OKB tha se Teherani “është gati për dialog bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella”, por nëse shtyhet, shkroi me të gjitha kapitalet, do të mbrohet dhe “do të përgjigjet si kurrë më parë”.

Trump kishte thënë më parë se do të “shpëtonte” protestuesit e përfshirë në shtypjen brutale dhe të pashembullt të demonstratave në Iran në fillim të këtij muaji.
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se ka konfirmuar vrasjen e më shumë se 6,000 njerëzve, përfshirë 5,858 protestues, që nga fillimi i trazirave në fund të dhjetorit.

Ajo thotë se aktualisht po heton edhe 17,000 vdekje të tjera të raportuara pavarësisht një mbylljeje të internetit pas gati tre javësh. Një grup tjetër, Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR) me seli në Norvegji, ka paralajmëruar se numri përfundimtar mund të kalojë 25,000.

Trump bëri paralajmërimin e tij të fundit ndaj Iranit në një postim në platformën e tij Truth Social të mërkurën. “Shpresojmë që Irani të ‘Vijë shpejt në Tavolinë’ dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE”, shkroi ai.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht se kërkon të zhvillojë armë bërthamore.

Presidenti amerikan tha se forca detare në Gjirin Persik ishte më e madhe se ajo e dërguar në Venezuelë para se forcat amerikane të kapnin ish-udhëheqësin e vendit, Nicolás Maduro.

Trump shtoi se kjo forcë ishte “e gatshme dhe e aftë të përmbushte shpejt misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”.

Duke iu referuar sulmeve të SHBA-së në vendet kryesore bërthamore iraniane qershorin e kaluar – të nisura gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Izraelin – Trump paralajmëroi: “Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri.”/abcnews.al

❌