Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) kanë konfirmuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka realizuar ndryshimet statutore në përputhje të plotë me parimet dhe rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe me Ligjin për Sportin dhe kërkesat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Në një shkresë të përbashkët drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dy institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se amendamentet statutore janë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe të koordinuar konsultimi ndërmjet FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe MKRS-së.
Në letër rikujtohet gjithashtu se përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s kanë qenë të pranishëm në të gjitha kuvendet e FFK-së ku janë miratuar këto ndryshime, me qëllim garantimin e standardeve të qeverisjes.
FIFA dhe UEFA theksojnë rëndësinë e respektimit të parimit të pavarësisë institucionale, duke nënvizuar se procesi zgjedhor i FFK-së duhet të zhvillohet pa asnjë ndërhyrje të padrejtë nga palë të treta.
Sipas tyre, çështjet që lidhen me qeverisjen dhe anëtarësinë e federatës janë kompetencë ekskluzive e organeve statutare të FFK-së.
Po ashtu, FIFA dhe UEFA kanë konfirmuar se përfaqësuesit e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, i cili është planifikuar të mbahet më 5 shkurt 2026, për të vëzhguar zhvillimin e procesit në përputhje me Statutin e FFK-së.
Sulmuesi i Galatasaray do të kthehet në Manchester të mërkurën për një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve, duke pranuar se megjithëse mbetet i afërt me ish-shokët e skuadrës, kërkesat taktike të Pep Guardiolës janë ato që kanë formuar vërtet karrierën e tij.
NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r BBC Sport para ndeshjes evropiane, sulmuesi e pĂ«rshkroi GuardiolĂ«n si âarkitektin pĂ«rfundimtar tĂ« futbollit modernâ.
Sane shpjegoi se arsimi intensiv që mori në Etihad Campus e shndërroi nga një talent i papërpunuar në një sulmues elitë, të aftë të konkurrojë në nivelet më të larta.
âPep tĂ« tregon njĂ« sport krejt tjetĂ«r. KĂ«rkesat e tij taktike janĂ« tĂ« pandĂ«rprera, por ai nuk mĂ« stĂ«rviti vetĂ«m â ai mĂ« zhvilloi. U largova nga udhĂ«heqja e tij si njĂ« lojtar shumĂ« mĂ« i plotĂ«suar seç mund ta kisha imagjinuar ndonjĂ«herĂ«â, deklaroi gjermani.
Sulmuesi i Galatasaray shtoi se trajneri âri-programoi plotĂ«sisht trurin tim futbollistik,â njĂ« proces qĂ« kulmoi me fitimin e çmimit PFA Young Player of the Year nĂ« sezonin 2017-18, moment qĂ« ai e pĂ«rshkruan si kohĂ«n kur âvĂ«rtet u shfaqa nĂ« skenĂ«n botĂ«roreâ. /Telegrafi/
Pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Juventusit në Torino, Napoli rrezikon seriozisht pozitat e tij në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Fansat e Juventusit nuk kursyen batutat ndaj ish-trajnerit Antonio Conte, duke kĂ«nduar âAntonio Conte, kĂ«rce me ne!â nĂ« minutat e fundit tĂ« ndeshjes. Conte, megjithatĂ«, nuk reagoi, teksa skuadra e tij e dĂ«mtuar pĂ«soi njĂ« humbje tĂ« thellĂ« qĂ« i la ata nĂ« vendin e katĂ«rt.
Napoli ndodhet tani në nëntë pikë pas liderit Inter dhe vetëm një pikë mbi Juventusin e rikthyer, duke rritur shqetësimet për një mundësi reale që skuadra e ngarkuar e Contes të mos kualifikohet për Ligën e Kampionëvesezonin tjetër.
Rreziku i një eliminimi të hershëm në Ligën e Kampionëve
Situata përkeqësohet edhe më tej në nivel evropian. Napoli është 25-të në renditjen e Ligës së Kampioneve dhe do të përballet me Chelsea në një ndeshje vendimtare në Stadio Diego Armando Maradona.
Një eliminim i hershëm do të ishte një humbje financiare e rëndë për kampionët e Italisë dhe do të vendoste Conten në një pozicion shumë të pafavorshëm, duke pasur parasysh rekordet e tij të dobëta në këtë kompeticion prestigjioz.
Conte: Trajner elitë, por sfida e Ligës së Kampionëve mbetet e vështirë
Conte Ă«shtĂ« pa dyshim njĂ« trajner elitar. Alessandro Bastoni, mbrojtĂ«s i Inter, e quajti njĂ«herĂ« âLionel Messi i trajnerĂ«veâ, dhe ky mendim ndahen nga shumĂ« prej ish-lojtarĂ«ve tĂ« tij.
Andrea Pirlo e pĂ«rshkroi ashtu nĂ« autobiografinĂ« e tij: âKur flet Conte, fjalĂ«t e tij sulmojnĂ« mendjen tĂ«nde. Ai thyen dyert e mendjes dhe ngulitet thellĂ« brenda teje. Sa herĂ« kam thĂ«nĂ«: âJa, Conte foli sĂ«rish njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« saktĂ«!ââ
Ky miks inspirues i vlerĂ«simeve taktike dhe intensitetit ka bĂ«rĂ« qĂ« Conte tĂ« marrĂ« drejtimin e skuadrave nĂ« krizĂ« si Juventus, Chelsea dhe Napoli dhe tâi çojĂ« menjĂ«herĂ« drejt titullit nĂ« sezonin e parĂ«.
Por sfida e Champions League duket se është gjithmonë një pengesë e madhe.
Intensiteti i Contes dhe stil unik i lojës
Skuadrat e Contes kĂ«rkojnĂ« ritĂ«m maksimal: lojtarĂ«t duhet tĂ« lĂ«vizin âme 200 km/hâ. Ai gjithmonĂ« ka preferuar lojtarĂ« me eksperiencĂ« nĂ« LigĂ«n Premier, tĂ« mĂ«suar me intensitetin dhe fizikĂ«n qĂ« kĂ«rkon stili i tij.
Tek Napoli, Scott McTominay është shembulli perfekt i këtij profili, si lojtar atletik dhe teknikisht i kompletuar. Por pyetja e përsëritur është: a është e qëndrueshme një qasje kaq e lodhshme gjatë gjithë një sezoni evropian?
Rekordi jo i mirë i Contes në Champions
Pavarësisht suksesit në Serie A me tre klube të ndryshme, Conte kurrë nuk ka shkuar afër trofeut të Ligës së Kampionëve.
Ai ka fituar vetëm 17 nga 49 ndeshjet e drejtuara në këtë kompeticion dhe është eliminuar disa herë në fazat grupore dhe 1/16 e finaleve.
Vetëm një herë ka arritur çerekfinalet me Juventusin (13 vjet më parë), dhe që nga ajo kohë është eliminuar dy herë në fazat grupore dhe në 1/16 e finaleve me Chelsea dhe Tottenham.
Napoli rrezikon të bie në raundin e parë për herë të tretë pas një barazimi zhgënjyes 1-1 me Copenhagen me 10 lojtarë.
Problemet me dëmtimet dhe shumë afrime të reja
Conte shpesh ka fajĂ«suar mungesĂ«n e mbĂ«shtetjes nĂ« afatet kalimtare, por kĂ«tĂ« sezon te Napoli nuk ka pasur mungesĂ« transferimesh â pĂ«rkundrazi, ai thekson se âshumĂ« lojtarĂ« tĂ« rinjâ kanĂ« ardhur, duke e vĂ«shtirĂ«suar ndĂ«rtimin e unitetit nĂ« dhomĂ«n e zhveshjes.
Pavarësisht kësaj, disa lojtarë kyç janë jashtë të lënduar: De Bruyne, Neres, Rrahmani, Gilmour, Politano, Zambo Anguissa dhe Milinkovic-Savic.
Conte kĂ«rkon mbĂ«shtetje maksimale nga tifozĂ«t e Napolit: âStadiumi duhet tâu japĂ« lojtarĂ«ve energji pozitive, sidomos kur situata Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«. Duhet tĂ« jemi tĂ« bashkuar, njĂ« trup i vetĂ«m. Nevojitet energji pozitive, energji emergjente â sidomos nga jashtĂ«â.
Ai beson se mbështetja e tifozëve mund të jetë çelësi për shpëtimin e sezonit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
NĂ« mesin e gjyqtareve femra qĂ« po ndĂ«rtojnĂ« emrin e tyre nĂ« futbollin evropian, njĂ« emĂ«r i ri po spikat gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« Itali â Giuliana Vigile.
Vetëm 23 vjeçe, Vigile ka nisur të gjykojë ndeshje të futbollit të të rriturve dhe aktualisht është pjesë e Serie D, niveli i katërt i garave në futbollin italian. Ajo shihet si një nga talentet premtuese të arbitrimit dhe po hedh hapa të sigurt drejt niveleve më të larta.
Sipas mediave italiane, përfshirë Gazzetta dello Sport, prania e saj në ndeshjet e Serie D ka shtuar interesimin e publikut për këto përballje.
Shoqata Italiane e Gjyqtarëve (AIA) e ka vlerësuar rregullisht me nota të larta për paraqitjet e saj, duke theksuar profesionalizmin dhe saktësinë në fushë.
Me origjinë nga Cesena, Vigile është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga karriera e saj si gjyqtare. Ajo numëron mbi 100 mijë ndjekës në Instagram dhe është shndërruar në një figurë të njohur për publikun sportiv italian.
NĂ« biografinĂ« e saj nĂ« Instagram, Vigile mban moton âPresioni Ă«shtĂ« njĂ« privilegjâ, njĂ« mesazh qĂ« pĂ«rmbledh qasjen e saj ndaj profesionit.
Nëse progresi i saj vazhdon me këtë ritëm, e ardhmja mund ta shohë shumë shpejt në futbollin profesionist dhe potencialisht edhe në Serie A. /Telegrafi/
Para katĂ«r vitesh, FFK kishte nisur njĂ« projekt, âNjĂ« fushĂ« futbolli çdo 45 ditĂ«â, dhe kĂ«tĂ« projekt nĂ« vitet e fundit e pĂ«rcjell me shumĂ« sukses.
Në drejtimin e Agim Ademit, në mandatin e fundit katërvjeçar, ka ndëruar 34 fusha në anë e mbanë Kosovës.
Fusha futbolli janë ndërtuar në Prizren, Prishtinë, Suharekë, Ferizaj, Lipjan, Shtime, Rahovec, Dragash dhe qytete tjera.
Këto fusha, FFK i ka postuar në rrjetet sociale zyrtare, ku janë paraqitur të gjitha.
âĂdo 45 ditĂ« nga njĂ« fushĂ«. 34 fusha nĂ« 4 vite E ardhmja ndĂ«rtohet me investime reale nĂ« infrastrukturĂ«. FjalĂ«t kalojnĂ«, puna e vĂ«rtetĂ« mbetetâ, shkruan FFK.
Shumë klube janë bërë me infrastrukturë shumë të mirë se sa që kishin, duke kontribuar në masovizimin e futbollit dhe mbarvatjen e garave. /Telegrafi/
Mediat nga Izraeli shkruajnë se Maccabi Tel Aviv është i interesuar për huazimin e Emir Sahitit nga Hamburgu.
Sipas gazetës gjermane Bild, tashmë është bërë edhe një kërkesë zyrtare drejt Hamburger SV.
Klubi gjerman thuhet se është i hapur për një transferim të mundshëm, pasi Sahiti nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadër që nga ardhja e tij në vitin 2024 nga Hajduk Split, për shumën prej 1.2 milionë eurosh.
Anësori kosovar ka regjistruar 7 paraqitje dhe një gol me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa kontrata e tij me Hamburgun është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Vlera aktuale e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 1.5 milionë euro.
Përveç Maccabi Tel Avivit, interesim për Sahitin ka shfaqur edhe St. Pauli, duke e bërë të hapur të ardhmen e tij në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/
Eintracht Frankfurt ka gjetur një trajner të ri. Sipas informacioneve nga gazeta gjermane Bild, trajneri i ri i klubit duhet të jetë Albert Riera, i cili do të zëvendësojë Dino Toppmoller në atë pozicion.
Riera është aktualisht trajner i klubit slloven NK Celje, fituesit aktual të Kupës së Sllovenisë, dhe është trajneri më i kërkuar në rajonin tonë, duke marrë parasysh se si Dinamo Zagreb ashtu edhe Crvena Zvezda donin ta shihnin në stol.
Celje është kundërshtari I Dritës në play-offin e Ligës së Konferencës, më 19 dhe 26 shkurt, për një vend në çerekfinale të garës evropiane.
Drejtuesit e Eintrachtit janë në negociatat e fundit me klubin nga Celje dhe janë të bindur se një marrëveshje do të arrihet së shpejti.
đšđŠ EXCLUSIVE | Albert #Riera (NK Celje) is currently the top candidate to become the new head coach of Eintracht Frankfurt.
Axel Hellmann confirmed yesterday: âWeâre on the final stretchâ - and it is expected to be Riera. Slovenian sources closely involved in the process⊠pic.twitter.com/xwGHb9T1hF â Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 27, 2026
"Së shpejti do të prezantojmë një trajner të ri, jemi në fund të procesit të marrëveshjes", tha drejtori i klubit Axel Hellmann të hënën në mbrëmje në takimin e anëtarëve në Jahrhunderthalle të Frankfurtit.
Vendimi pĂ«r tâia besuar stolin Rieras Ă«shtĂ« njĂ« surprizĂ« pĂ«r shumĂ« njerĂ«z. GjatĂ« karrierĂ«s sĂ« tij si lojtar, ish-lojtari i kombĂ«tares spanjolle luajti pĂ«r klube tĂ« mĂ«dha si Manchester City dhe Liverpool, por pĂ«rvoja e tij si trajner aktualisht lidhet vetĂ«m me Olimpija Ljubljana, Girondins Bordeaux dhe Celje.
Riera ka një kontratë të vlefshme me Celjen deri në vitin 2028, që do të thotë se Eintracht do të duhet të paguajë kompensim për ardhjen e tij.
Drejtori sportiv i Eintracht, Markus Krosche, e kishte tashmë Rierën në listën e trajnerëve të mundshëm dhe tani shpreson të jetë në gjendje ta prezantojë zyrtarisht spanjollin në ditët në vijim. /Telegrafi/
Edin Dzeko u bë lojtar i ri i Schalke 04 në mes të javës së kaluar, ndërsa gazeta gjermane Bild ka zbuluar detajet e kontratës dhe të ardhurave të tij.
Ish-sulmuesi i Fiorentinës mbërriti në Gelsenkirchen si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit aktual, pra për rreth pesë muaj.
Sipas Bild, Dzeko do të përfitojë pak më pak se 300 mijë euro si pagë bazë për këtë periudhë. Në kontratë është përfshirë edhe një bonus prej 400 mijë eurosh, të cilin sulmuesi boshnjak do ta përfitojë nëse Schalke siguron ngjitjen në Bundesliga.
Pavarësisht afrimit të një emri me përvojë të madhe, lojtari më i paguar i ekipit pritet të mbetet kapiteni Kenan Karaman, paga vjetore e të cilit vlerësohet në rreth 800 mijë euro.
Klubet kroate paguajnë më shumë
Këto shifra kanë befasuar tifozët e Dzekos, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë. Nëse paga e tij do të ishte për një sezon të plotë, ajo do të arrinte në rreth 600 mijë euro, një shumë që aktualisht e fitojnë disa lojtarë te Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split, madje edhe më shumë.
Te Dinamo, lojtarët kryesorë përfitojnë deri në një milion euro në vit, ndërsa te Hajduk, Marko Livaja ka kontratën më të lartë, rreth 850 mijë euro në vit. Për krahasim, te Fenerbahçe, Dzeko përfitonte rreth 5 milionë euro në sezon.
Ardhja e Dzekos te Schalke 04 po konsiderohet si një përforcim kyç në luftën për rikthim në elitën e futbollit gjerman.
Pritet qĂ« ai tĂ« ketĂ« ndikim jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«, por edhe nĂ« dhomat e zhveshjes nĂ« fazĂ«n vendimtare tĂ« sezonit. Dzeko ka debutuar tashmĂ« pĂ«r Schalken nĂ« derbin ndaj Kaiserslautern, qĂ« pĂ«rfundoi 2-2, ku ai shĂ«noi edhe golin e tij tĂ« parĂ« pĂ«r âMinatorĂ«tâ. /Telegrafi/
Legjenda e futbollit brazilian, Adriano, ka reaguar ashpër publikisht ndaj një mashtruesi që arriti ta mashtrojë nënën e tij përmes një mesazhi të rremë në WhatsApp, duke i marrë më shumë se 15 mijë realë brazilianë (rreth 2400 euro).
Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Interit zbuloi se mashtruesi ishte paraqitur si vetë Adriano, duke pretenduar se kishte ndërruar numrin e telefonit.
PĂ«rmes kĂ«tij mashtrimi, ai arriti ta bindte nĂ«nĂ«n e tij, Rosilda Ribeiro, qĂ« tâi transferonte shumĂ«n e parave.
Adriano u shfaq i revoltuar dhe i prekur, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë mashtruesit: paratë duhet të kthehen brenda 24 orëve, përndryshe do të përballet me pasoja.
âNuk luhet me familjen timeâ, ishte mesazhi i qartĂ« i ish-futbollistit, i cili pĂ«rdori gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r nĂ« reagimin e tij publik, duke treguar se Ă«shtĂ« i vendosur ta çojĂ« çështjen deri nĂ« fund.
Rasti i Adrianos është një tjetër shembull i mashtrimeve gjithnjë e më të shpeshta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku autorët shfrytëzojnë emra të njohur dhe besimin familjar për të përfituar financiarisht. /Telegrafi/
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka reaguar ndaj kritikave të ish-sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, duke theksuar se në futboll ka njerëz inteligjentë dhe budallenj, dhe se ai nuk do të humbasë kohën duke u fokusuar tek ato që thonë të tjerët.
Conte po kalon një periudhë të vështirë me Napolin, përballë shumë lëndimeve dhe një humbjeje të rëndë 3-0 kundër ish-klubit të tij, Juventusit, në Serie A, raporton Football Italia.
ĂfarĂ« tha Diego Costa pĂ«r Conten?
Diego Costa, i cili fitoi Ligën Premier me Chelsean në sezonin 2016/17 nën drejtimin e Contes, foli së fundmi në podcastin e John Obi Mikel, duke komentuar jo vetëm si trajner, por edhe si person.
âConte Ă«shtĂ« i mirĂ« si trajner, por si person ai Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e keqe qĂ« mund tĂ« tĂ« ndodhĂ« nĂ« punĂ«n tĂ«nde tĂ« pĂ«rditshme. Ai Ă«shtĂ« shumĂ« i keq. Ai Ă«shtĂ« njĂ« njeri qĂ« nuk i beson askujt dhe mendon se di gjithçka. Nuk Ă«shtĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« stĂ«rvitesh me tĂ«. Ai Ă«shtĂ« gjithmonĂ« i zemĂ«ruar, gjithmonĂ« i vrenjtur. Ndoshta nuk bĂ«n seks nĂ« shtĂ«pi sepse Ă«shtĂ« shumĂ« i hidhĂ«ruarâ.
âMĂ« vjen keq sepse isha shumĂ« i lumtur te Chelsea, por nuk doja tâi shkaktoja probleme klubit. LojtarĂ«t donin qĂ« unĂ« tĂ« kthehesha, por askush nuk e pĂ«lqente. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ai nuk qĂ«ndroi gjatĂ«â, deklaroi Costa
Përgjigja e Antonio Contes
Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, Conte komentoi shkurt dhe prerë rreth fjalëve të tij.
âSinqerisht, nuk e humbas energjinĂ« time duke lexuar gazetat dhe duke ndjekur atĂ« qĂ« thuhet. Ka njerĂ«z inteligjentĂ« dhe budallenj nĂ« futboll, kĂ«shtu qĂ« nuk do ta humbas kohĂ«n time duke lexuar atĂ« qĂ« thonĂ« ataâ.
âCosta ishte me mua pĂ«r njĂ« sezon. Mund tĂ« flas pĂ«r futbollin: ne fituam ligĂ«n dhe ai u pĂ«rpoq tĂ« largohej tre herĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin sezon. ĂfarĂ« ndodhi mĂ« pas, nuk e diâ, deklaroi Conte.
Një marrëdhënie e tensionuar te Chelsea
Diego Costa dhe Antonio Conte kanë pasur tensione të pazgjidhura që nga koha kur punuan së bashku te Chelsea në vitin 2017.
Gjatë verës, Conte i kishte dërguar një mesazh Costas se nuk ishte më i nevojshëm në klub, pavarësisht se sulmuesi spanjoll kishte shënuar 20 gola në sezonin e Ligën Premier dhe ishte në formë të shkëlqyer.
Marrëdhënia e tyre mbeti e tendosur gjatë gjithë sezonit, duke lënë shije të hidhur për të dyja palët. /Telegrafi/
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit të Napolit, Antonio Conte, për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Fiorentinës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, kapiteni dardan ka shënuar përparim të dukshëm në rikuperim dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën që Napoli e zhvillon të shtunën nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian.
Megjithatë, Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së mërkurës ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, duel në të cilin Conte nuk do të mund të llogarisë ende në shërbimet e tij.
QendĂ«rmbrojtĂ«si u lĂ«ndua mĂ« 17 janar nĂ« ndeshjen kundĂ«r Sassuolos, njĂ« dĂ«mtim muskulor qĂ« e la jashtĂ« skuadrĂ«s pĂ«r dy ndeshjet e fundit â pĂ«rballĂ« Copenhagenit nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve dhe ndaj Juventusit nĂ« Serie A.
Edhe në pjesën e parë të sezonit, Rrahmani kishte munguar në disa takime për shkak të lëndimeve, ndërsa deri tani ka regjistruar 19 paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat.
Rikthimi i tij pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Napolin, që në javët e fundit është përballur me mungesa të shumta për shkak të lëndimeve në repartet kyçe të skuadrës. /Telegrafi/
Kobbie Mainoo, mesfushori i talentuar i Manchester United, po rikthen shkëlqimin nën drejtimin e Michael Carrick, pas një periudhe të vështirë me trajnerin e mëparshëm, Amorim.
Rio Ferdinand e ka krahasuar Mainoo me legjendën Clarence Seedorf, por nën drejtimin e Amorim, talenti i lindur në vitin 2005 u shfrytëzua shumë pak: vetëm 225 minuta në Ligën Premier. Megjithatë, si shpesh ndodh në futboll, një ndryshim në stolin e klubit mund të ndryshojë gjithçka. Ky ishte rasti i Mainoo: nga një rezervë e përhershme, ai u bë titullar i padiskutueshëm.
Fjalët nga Ferdinand dhe Gerrard
Nga akademia e Manchester United deri te debutimi nën Ten Hag, i cili në kohën e tij te Ajax tregoi se di të zhvillojë talentet e reja, dhe rruga e Mainoo ka qenë e shpejtë. Ai ka fituar vendin e tij në ekip ndeshje pas ndeshjeje, duke treguar klas dhe personalitet, pavarësisht moshës së re.
Rio Ferdinand e vlerĂ«soi: âMĂ« duket se luan si Clarence Seedorf. Nuk po them qĂ« Ă«shtĂ« po aq i mirĂ« sa ai, apo se do tĂ« bĂ«het njĂ«soj, por shoh shumĂ« ngjashmĂ«riâ.
Jo vetëm Ferdinand ka folur për Mainoo. Edhe Steven Gerrard, ish-kapiteni i Liverpool, ka mbetur i impresionuar nga stili i tij.
âDo tĂ« doja tĂ« isha i aftĂ« tĂ« luaja edhe gjysmĂ«n e mirĂ« tĂ« asaj qĂ« bĂ«n Mainoo. Ai Ă«shtĂ« e ardhmja. Dhe ju lutem, ndaloni krahasimet me Curtis Jones apo Harvey Elliot: nuk janĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin univers me Kobbieâ.
Pengesat me Amorim
Pavarësisht talentit të madh, Amorim nuk e konsideroi Mainoo pjesë të rëndësishme të rotacionit. Me sistemin 3-4-2-1, mesfusha u mbush kryesisht nga Casemiro dhe Bruno Fernandes, duke e lënë Mainoo jashtë. Në 14 paraqitje me të gjitha garat, ai nuk ka filluar asnjëherë nga minuta e parë, një vendim që nuk është ndarë nga tifozët dhe familjarët e mesfushorit.
NĂ« ndeshjen kundĂ«r Bournemouth, vĂ«llai i Mainoo shkoi nĂ« Old Trafford me njĂ« fanellĂ« ku shkruhej âFree Kobbie Mainooâ, njĂ« mesazh i qartĂ« qĂ« Carrick nuk e la pa u dĂ«gjuar.
Ringjallja nën drejtimin e Carrick
Kur Michael Carrick mori drejtimin e Manchester United, ai vendosi të ndryshojë hierarkinë e mesfushës. Mainoo u zgjodh të luajë krahas Casemiro në sistemin 4-2-3-1, duke kombinuar eksperiencën me freskinë dhe teknikun e lartë të mesfushorit anglez.
Rikthimi i tij ishte i menjëhershëm dhe mbresëlënës. Kundër Manchester City të Guardiolas, Mainoo tregoi aftësi të jashtëzakonshme: 34 pasime me 91% saktësi, 2/2 pasime të gjata të sakta, dy duele fitues, tre ndërhyrje dhe tre largime nga zona mbrojtëse. Një performancë e plotë që e bëri të duket si një veteran në fushë.
âKobbie Ă«shtĂ« njĂ« lojtar fantastik, ka talent tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe aftĂ«si tĂ« mĂ«dha. Ai ka menaxhuar ndeshje tĂ« mĂ«dha me pĂ«rvojĂ« dhe ka luajtur mirĂ« edhe pĂ«r KombĂ«taren. Pres me padurim sukseset e tijâ, deklaroi Carrick pas ndeshjes.
Paraqitja që përcakton liderin
Mainoo vazhdoi të tregojë klasën edhe kundër Arsenalit, ku shërbeu me asistim për golin e Cunha në fitoren 3-2, duke thyer një rekord pa humbje prej 267 ditësh në "Emirates Stadium".
Kjo periudhë shënon kthimin më të mirë të mundshëm për Kobbie Mainoo, i cili tani po konsolidon rolin e tij si lider i mesfushës së Manchester United.
Në këtë mënyrë, Kobbie Mainoo ka treguar se një ndryshim në stolin e klubit mund të jetë vendimtar për karrierën e një të riu, duke shndërruar pengesat e mëparshme në një ringjallje të plotë në Ligën Premier. /Telegrafi/
Edicioni i pestë i Ligës së Kombeve të UEFA-s do të nisë më 24 shtator 2026, duke shënuar vazhdimin e një gare që ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe që njëkohësisht sjell përfitime financiare për federatat nacionale dhe vetë UEFA-n.
Liga e Kombeve përbëhet nga katër nivele, ndërsa Kosova për herë të parë në histori do të garojë në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare.
Kjo u arrit vitin e shkuar, kur Kosova mposhti Islandën në play-off, duke siguruar vendin në Ligën B.
Nga Liga D nĂ« LigĂ«n B â rrugĂ«timi i KosovĂ«s
NĂ« edicionin e parĂ« (2018/19), Kosova ishte pjesĂ« e LigĂ«s D, niveli i katĂ«rt dhe i fundit. MĂ« pas, pĂ«r tri edicione radhazi, âDardanĂ«tâ garuan nĂ« LigĂ«n C.
Promovimi në Ligën B për edicionin 2026/27 erdhi falë dy fitoreve në play-off ndaj Islandës, në mars të vitit të kaluar, një sukses historik për përfaqësuesen kosovare.
Shorti dhe vazot: Kosova në vazon e katërt
Shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel. Kosova do të jetë në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut.
Vazoja 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli
Vazoja 2: Zvicra, Bosnjë-Hercegovina, Austria, Ukraina
Vazoja 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania
Vazoja 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlandën e Veriut, Kosova.
Përballja e vetme e ndaluar, ndaj Bosnje-Hercegovinës
Kosova do tĂ« ketĂ« nĂ« grup nga njĂ« pĂ«rfaqĂ«suese nga secila prej tri vazove tĂ« para. PĂ«rballja e vetme e ndaluar: Kosova â BosnjĂ«-HercegovinĂ«.
Sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të përballet me Bosnjë-Hercegovinën, ndonëse kjo e fundit ndodhet në vazon e dytë.
âBazuar nĂ« vendimet e Komitetit Ekzekutiv tĂ« UEFA-s, ekipet qĂ« nuk mund tĂ« jenĂ« nĂ« njĂ« grup janĂ«: BosnjĂ«-Hercegovina (Liga B, vazo 2) â Kosova (Liga B, vazo 4)â, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« UEFA-s.
QĂ« nga viti 2016, UEFA ka ndaluar pĂ«rballjet e KosovĂ«s me SerbinĂ« dhe BosnjĂ«-HercegovinĂ«n pĂ«r arsye sigurie, ndĂ«rsa nĂ« vitin 2019 u ndaluan edhe ndeshjet KosovĂ« â Rusi.
Rumania dhe Ukraina, sfida potenciale me histori tensioni
Ndër përballjet potencialisht më të ndërlikuara për Kosovën janë ato me Rumaninë. Të gjitha ndeshjet e mëparshme mes dy përfaqësueseve janë shoqëruar me tensione politike dhe sjellje fyese nga tifozët rumunë, përfshirë thirrje provokuese edhe në Prishtinë.
Edhe ndeshjet e kaluara me Ukrainën kanë pasur elemente ndjeshmërie politike, çka e bën grupin e Kosovës potencialisht shumë interesant dhe delikat.
Datat e ndeshjeve dhe fokusi aktual i Kosovës
Ndeshjet e fazës së ligës do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më 17 nëntor, me nga dy ndeshje në shtator, tetor dhe nëntor.
MegjithatĂ«, aktualisht i gjithĂ« fokusi i KosovĂ«s Ă«shtĂ« te play-offi pĂ«r kualifikim nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026. MĂ« 26 mars, âDardanĂ«tâ luajnĂ« ndaj SllovakisĂ« nĂ« BratislavĂ« nĂ« gjysmĂ«finale, ndĂ«rsa nĂ« rast fitoreje, mĂ« 31 mars do tĂ« pĂ«rballen me TurqinĂ« ose RumaninĂ« nĂ« finale.
Fituesi i finales siguron biletën për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ligë më lart se Sllovakia, konkurrencë më e fortë
Derisa Kosova do të garojë në Ligën B, Sllovakia mbetet në Ligën C, çka do të thotë se nuk mund të ketë përballje mes dy përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.
NĂ« LigĂ«n B, ku do tĂ« garojĂ« Kosova, ndodhen pĂ«rfaqĂ«suese shumĂ« mĂ« tĂ« forta, duke e bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« edicion njĂ« sfidĂ« tĂ« madhe, por edhe njĂ« test real pĂ«r nivelin e âDardanĂ«veâ. /Telegrafi/
Visar Bekaj është lojtar i Tiranës. Portieri i Kombëtares së Kosovës ka arritur marrëveshje me klubin bardheblu dhe pritet që zyrtarizimi të bëhet shumë shpejt.
Bekaj ka nënshkruar kontratë për 1 vjet e gjysmë me një klauzolë shkëputjeje gjatë verës, e cila i hap rrugë një transferimi të mundshëm jashtë vendit.
Telegrafi mëson se ai do të jetë lojtari më i paguar në ligë, me një pagë mujore që kalon 15 mijë euro.
Ky është një rikthim për portierin kosovar te Tirana, klub me të cilin ka pasur paraqitje shumë të mira në të kaluarën, duke mbajtur madje edhe shiritin e kapitenit. Performancat e tij e bënë një nga figurat kryesore të skuadrës në atë periudhë.
Nga Tirana, Bekaj u transferua në Turqi te Hatayspor, ku qëndroi për dy sezone, duke fituar përvojë në një kampionat më të fortë. Më herët në karrierë, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e FC Prishtinës.
Portieri 28-vjeçar është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka qenë rregullisht i grumbulluar, ndërsa rikthimi i tij te Tirana shihet si një lëvizje e duhur dhe një sinjal i qartë për ambiciet e klubit kryeqytetas për t'i shpëtuar rënies. /Telegrafi/
Brezi i futbollistëve me të cilin u rritën miliona tifozë në mbarë botën sot nuk feston më gola në fushë, por jep udhëzime nga zona teknike.
Ish-yje të Ligës Premier, La Liga, Serie A dhe Bundesligës kanë ndërruar fanellën me kostumin e trajnerit, duke ndërtuar kapituj të rinj në karrierën e tyre.
Disa tashmĂ« udhĂ«heqin klube gjigante, tĂ« tjerĂ« po rriten gradualisht â por tĂ« gjithĂ« dĂ«shmojnĂ« se koha nĂ« futboll ecĂ«n shpejt.
Wayne Rooney
Legjenda e Manchester United dhe Anglisë hyri herët në zejen e trajnerit, duke drejtuar Derby County në kushte ekstreme. Ka kaluar edhe nga DC United e Birmingham City dhe mbetet një emër i respektuar për projekte rindërtimi.
Michael Carrick
I qetë dhe inteligjent si dikur në fushë, Carrick u dallua te Middlesbrough për futboll posedues. Në janar 2026 u rikthye te Manchester United si trajner i përkohshëm, duke fituar dy ndeshje të mëdha. E ardhmja pritet të sjellë më shumë suksese.
Jack Wilshere
I detyruar të tërhiqej herët si lojtar, Wilshere u formua si trajner në akademinë e Arsenalit. Në vitin 2025 mori drejtimin e Luton Town, në sfidën e tij të parë serioze si trajner kryesor.
Tom Cleverley
Ish-mesfushori i Manchester United nisi karrierën e trajnerit te Watford dhe më pas u emërua trajner i Plymouth Argyle. Vlerësohet për punën metodike dhe komunikimin e fortë me lojtarët.
Vincent Kompany
Nga Anderlechti te Burnley dhe mĂ« pas te Bayern Munich â ngjitje e shpejtĂ« pĂ«r ish-kapitenin e Man Cityt. Stili i tij intensiv dhe dominues e ka bĂ«rĂ« njĂ« nga trajnerĂ«t mĂ« interesantĂ« tĂ« EvropĂ«s.
Frank Lampard
Filloi te Derby, promovoi talente te Chelsea dhe kaloi beteja të vështira te Everton. Aktualisht po ringjall Coventry City, me synimin e kthimit në Ligën Premier.
Steven Gerrard
Hero i Liverpoolit, fitoi titullin historik me Rangers pa humbje. Pas Aston Villas dhe një aventure në Arabinë Saudite, vazhdon të kërkojë stabilitet në karrierën e trajnerit.
Xabi Alonso
Një nga mendjet më brilante taktike të brezit të tij. Pas suksesit historik me Bayer Leverkusen, u emërua trajner i Real Madridit, por periudha përfundoi në janar 2026. Tani në kërkim të një projekti më afatgjatë.
Xavi Hernandez
Ikonë e Barcelonës, e riktheu klubin te titulli i La Ligës në 2023. Pavarësisht kritikave evropiane, ai simbolizoi rikthimin te ADN-ja klasike e klubit.
Cesc Fabregas
Nga dirigjent në fushë, në arkitekt nga banka. Trajner i Comos në Serie A, Fabregas po ndërton një projekt ambicioz me futboll posedues.
Alvaro Arbeloa
Rrugë akademike dhe disiplinë madrilene. Pas suksesit me të rinjtë, në janar 2026 mori drejtimin e Real Madridit, duke u bërë pjesë e tranzicionit të klubit.
Javier Mascherano
Nga organizator i mbrojtjes, në udhëheqës ekipesh. Pas Argjentinës U-20, drejtoi Inter Miami drejt suksesit dhe fitoi respekt si trajner.
Ruud van Nistelrooy
Metodik dhe i përmbajtur, nisi te PSV dhe fitoi trofe. Pas një eksperience të vështirë te Leicester, sot është pjesë e stafit të Holandës.
Fernando Torres
Ikonë e Atleticos, po rritet si trajner brenda klubit të zemrës. Aktualisht drejton Atletico Madrid B dhe shihet si pasardhës i mundshëm i Simeones.
Rafael Marquez
I qetë dhe taktik, punon me Barcelonën B. Një figurë kyçe në zhvillimin e talenteve dhe në strukturën e brendshme të klubit katalanas.
Andrea Pirlo
Filloi papritur te Juventusi dhe fitoi trofe, por u largua shpejt. Sot vazhdon të kërkojë stabilitet, duke mbetur një emër që tërheq interes.
Thiago Motta
Një nga trajnerët më modernë në Serie A. Me Bolognan ka ndërtuar një ekip agresiv dhe taktikisht inteligjent, pavarësisht dështimit te Juventusi.
Gael Clichy
Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Man Cityt u emërua trajner i Caen në fund të vitit 2025. Fokus i madh në intensitet dhe zhvillimin e të rinjve.
Stephan Lichtsteiner
Legjenda e Juventusit dhe Arsenalit u rikthye në Zvicër. Në janar 2026 mori drejtimin e Baselit, me misionin për ta rikthyer klubin në majë.
Liam Rosenior
Nga mbrojtës i qëndrueshëm në Ligën Premier, në trajner progresiv. Në janar 2026 u emërua trajner i Chelseat me kontratë afatgjatë.
Sulmuesi Mërgim Berisha mund të rikthehet në futbollin austriak, këtë herë te kampioni në fuqi, Sturm Graz.
Sipas mediave austriake, klubi nga Graci ka hyrë në negociata intensive me Berishën, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit, por 27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje në këtë edicion dhe nuk ka qenë as pjesë e listës së të grumbulluarve, duke e bërë të qartë se nuk bën më pjesë në planet e klubit gjerman.
Kontrata e Berishës me Hoffenheimin skadon në verën e vitit 2027, çka e bën të mundur një transferim gjatë këtij afati kalimtar, nëse palët arrijnë marrëveshje.
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« âTransfermarktâ, vlera e sulmuesit nĂ« tregun e transferimeve vlerĂ«sohet rreth 2.5 milionĂ« euro.
Berisha e njeh mirë futbollin austriak, pasi më parë ka luajtur për klube si Salzburg, LASK, Altach dhe Liefering, ku ka lënë gjurmë pozitive. Përveç Austrisë dhe Gjermanisë, ai ka qenë pjesë edhe e Fenerbahces në Turqi.
Për shërbimet e tij raportohet se ka interesim edhe nga disa klube të tjera, por Sturm Graz momentalisht duket më i avancuari në garë për firmën e sulmuesit. /Telegrafi/
Mos e quani âklub plastikâ. Ajo qĂ« po bĂ«n Hoffenheim nĂ« futbollin gjerman Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« vizioni afatgjatĂ«, i ndĂ«rtuar me durim, strukturĂ« dhe ide tĂ« qarta â jo thjesht me para.
Mjafton një vështrim në renditjen aktuale të Bundesligës për të habitur shumëkënd: TSG 1899 Hoffenheim ndodhet në vendin e tretë, menjëherë pas gjigantëve Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Rastësi? Aspak.
Pas kësaj historie fshihet rrugëtimi i jashtëzakonshëm i një klubi të vogël dhe i një njeriu që u kthye te rrënjët e tij për të ndërtuar diçka të madhe.
Nga fshati në elitë
Hoffenheim Ă«shtĂ« njĂ« vend i vogĂ«l nĂ« Baden-WĂŒrttemberg, me vetĂ«m disa mijĂ«ra banorĂ«. MegjithatĂ«, çdo fundjavĂ« stadiumi modern i klubit mbushet dhe popullsia e zonĂ«s trefishohet, duke e kthyer qytetin nĂ« njĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ« futbolli.
Gjithçka nisi nĂ« fund tĂ« viteve â90, kur Dietmar Hopp â bashkĂ«themelues i gjigantit teknologjik SAP dhe ish-lojtar i Hoffenheimit nĂ« rini â vendosi tĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ« klubin e zemrĂ«s. NĂ« atĂ« kohĂ«, Hoffenheim luante nĂ« divizionin e shtatĂ« tĂ« futbollit gjerman, larg çdo vĂ«mendjeje.
Hopp nuk ndĂ«rtoi suksesin pĂ«rmes âafisheveâ apo emrave tĂ« mĂ«dhenj, por pĂ«rmes infrastrukturĂ«s, qendrave stĂ«rvitore moderne dhe njĂ« modeli menaxhimi profesional. Ideja ishte e qartĂ«: suksesi sportiv vjen si pasojĂ« e organizimit tĂ« fortĂ«.
Ngritja marramendëse dhe dimri magjik
Rruga drejt elitës u shënua nga dy figura kyçe të futbollit modern. Fillimisht Hans-Dieter Flick, i cili përpara lavdisë me Bayern Munich dhe Barcelonën, ndihmoi Hoffenheimin të hidhte hapa të mëdhenj nga ligat e ulëta. Më pas erdhi Ralf Rangnick, arkitekti i projektit që tronditi Gjermaninë.
Me investime tĂ« mĂ«dha pĂ«r nivelin e atĂ«hershĂ«m â mbi 18 milionĂ« euro nĂ« Zweite Liga â Rangnick ndĂ«rtoi njĂ« skuadĂ«r konkurruese me emra ende tĂ« panjohur pĂ«r publikun e gjerĂ«: Demba Ba, Chinedu Obasi dhe Vedad Ibisevic. Rezultati ishte spektakolar: brenda vetĂ«m 24 muajsh, Hoffenheim u ngjit nga liga e tretĂ« nĂ« BundesligĂ«.
Sezoni 2008-2009 mbetet historik. NĂ« debutimin e tyre nĂ« elitĂ«, Hoffenheim e mbylli gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« kampionatit si âkampion dimĂ«rorâ. VetĂ«m dĂ«mtimi i rĂ«ndĂ« i Ibisevicit, i cili kishte shĂ«nuar 18 gola nĂ« 17 ndeshje, i ndali Ă«ndrrat pĂ«r titull. Por projekti nuk u ndal kurrĂ«.
Hoffenheim sot - stabilitet dhe ambicie
Sot, Hoffenheim po jeton njĂ« tjetĂ«r kapitull tĂ« artĂ«. I udhĂ«hequr nga pĂ«rvoja dhe klasi i Andrej KramariÄ (6 gola dhe 2 asistime) dhe energjia e talentit tĂ« ri Tim Lenperle (6 gola dhe 2 asistime), klubi ka siguruar vendin e tretĂ« nĂ« BundesligĂ«, duke u konfirmuar si forcĂ« serioze nĂ« futbollin gjerman.
Gur në këtë mur, këtë vit kanë vënë edhe treshja shqiptare që luan te Kosova, Albian Hajdari, Leon Abdullahu dhe Fisnik Asllani, të moshës nga 21 deri në 23 vjeç, që kanë qenë motorët e skuadrës që nga rikthimi i tyre në formën e lartë.
Edhe pse shpesh Ă«shtĂ« etiketuar si klub âpa historiâ, realiteti flet ndryshe. NdĂ«rsa emra tĂ« mĂ«dhenj si Schalke 04 dhe Hambur SV kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« krizĂ«, Hoffenheim ka ndĂ«rtuar vazhdimĂ«si. Ky Ă«shtĂ« sezoni i 18-tĂ« radhazi i klubit nĂ« BundesligĂ« â njĂ« arritje qĂ« flet pĂ«r stabilitet dhe vizion.
Një histori që vazhdon
Hoffenheim është dëshmia se në futbollin modern, pasioni i një ish-lojtari të kthyer në miliarder, i kombinuar me ide të qarta dhe punë afatgjatë, mund ta shndërrojë një fshat të vogël në një emër të respektuar të futbollit evropian.
Nga divizioni i shtatĂ« deri nĂ« zonĂ«n e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve â rrugĂ«timi i Hoffenheimit dĂ«shmon se asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« e pamundur kur projekti Ă«shtĂ« i fortĂ« dhe ambicia nuk njeh kufij. /Telegrafi/
Basel ka emëruar zyrtarisht legjendën zvicerane Stephan Lichtsteiner si trajner të ri të ekipit të parë.
42-vjeçari, i cili njeh mirë klubin për shkak të përvojës së tij të gjatë në punën me të rinjtë e Basel, ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2029. Me të, në stafin teknik vjen edhe Pascal Bader, 43 vjeç, si asistent trajner.
"Ne e njohim Stephanin që nga puna e tij me të rinjtë dhe kemi punuar direkt me të për më shumë se dy vjet. Ai sjell një kuptim të thellë taktikor dhe di si të motivojë skuadrat e tij për të performuar si një kolektiv. Edhe pse nuk ka përvojë si trajner kryesor në nivel profesional, ne i besojmë 100% për këtë detyrë. Ai është detajist dhe perfeksionist, me një mentalitet fitues që do të na ndihmojë menjëherë në këtë situatë", thuhet në njoftimin e klubit.
Lichtsteiner, i cili gjatë karrierës së tij aktive fitoi me Juventusin shtatë tituj kampionati italian, pesë kupa dhe katër Superkupa, dhe përfaqësoi Zvicrën në më shumë se 100 ndeshje, komentoi pas emërimit.
"Jam i bindur për projektin afatgjatë te FC Basel dhe jam i lumtur që tani bëj pjesë të tij. Edhe pse ky hap vjen pak më herët se sa e kisha planifikuar, është një sfidë që e pranoj me dëshirë. Jam i sigurt se së bashku mund të arrijmë shumë", deklaroi legjenda zvicerane.
Trajneri zviceran do të udhëheqë edhe yjet e ekipit, përfshirë Xherdan Shaqirin, duke sjellë përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe mentalitetin fitues te skuadra. /Telegrafi/
Pas muajsh në hijen e Kylian Mbappes dhe yjeve të tjerë të Real Madridit, Endrick po merr vëmendjen kryesore në Lyon: 4 gola dhe 1 asist në tre paraqitjet e tij të para për klubin francez.
Pas një fillimi sezoni të vështirë në Madrid, me më shumë hije se dritë, braziliani 18-vjeçar po e gjen veten përtej Pirenejve, 1235 km larg: në Lyon.
Në tre paraqitjet e tij të para nën drejtimin e Paulo Fonsecas, Endrick ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist. Debutimi i tij u bë në Kupën e Francës, ku realizoi golin e parë, përpara se të shënonte një tregolësh në Ligue 1 kundër Metz.
Tre fitore dhe njĂ« konstante: pseudonimi i tij âBobbyâ â njĂ« nofkĂ« qĂ« ai e krijoi gjatĂ« kohĂ«s sĂ« tij te Real Madrid nĂ« nder tĂ« idhullit tĂ« tij, Bobby Charlton. Dhe tĂ« mendosh qĂ« Evropa e zbuloi kĂ«tĂ« talent brazilian fillimisht pĂ«rmes mediave sociale.
Endrick, nga YouTube ... te Lyon
Shpejtësia, përfundimi dhe vizioni i lindur⊠nga YouTube. Nëse sot mund ta admirojmë talentin e pastër të Endrickut në Evropë, kjo është falë videove të postuara në kanalin e babait të tij, Douglas Sosa.
Babai i tij, i papunë në atë kohë dhe plot besim në aftësitë e të birit, nisi të publikonte lojërat e Endrickut, duke shpresuar për një telefonatë nga një klub i madh brazilian.
Pas shumë komentesh dhe pëlqimesh, Palmeiras e vuri re talentin e tij. Përveç që mbuloi shpenzimet e vogla të Endrickut, klubi i ofroi familjes akomodim dhe një punë për babanë e tij si punëtor në klub.
âPalmeiras na hapi dyert dhe ne nuk mund tĂ« bĂ«nim gjĂ« tjetĂ«r veçse tâi falĂ«nderonim. Ata na dhanĂ« gjithçka, dhe pĂ«rpjekjet e tyre ishin thelbĂ«sore pĂ«r jetĂ«n time,â rrĂ«fente futbollisti pĂ«r Globo Esporte.
Në ekipin e të rinjve të Verdao, Endrick shënoi 165 gola në 169 paraqitje, shifra që i siguruan promovimin në ekipin e parë në vitin 2022. Një vit e gjysmë më vonë, në moshën 18-vjeç, ai debutoi në Evropë me Real Madridin.
Në moshën 16 vjeç, 2 muaj dhe 25 ditë, ai u bë debutuesi më i ri në historinë e Palmeiras. Dhjetë ditë më vonë, shënoi edhe golin që e bëri golashënuesin më të ri të klubit, duke thyer një rekord 108-vjeçar. Ai u bë gjithashtu lojtari i parë që fitoi të paktën një titull në çdo kategori, nga U-11 deri te skuadra e parë.
Me transferimin te Real Madrid, ai i kaloi Vinicius dhe Rodrygo në listën e lojtarëve më të shtrenjtë nën 18-vjeç të të gjitha kohërave. Në Spanjë, trendi vazhdoi: ai u bë golashënuesi më i ri i huaj në historinë e La Ligas në moshën 18 vjeç e 35 ditë dhe më pas, në 18 vjeç, 1 muaj e 27 ditë, golashënuesi më i ri i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht, ai ndodhet në huazim te Lyon, duke synuar të zhvillohet larg presionit të Bernabeu-s dhe të gjejë qëndrueshmëri. Vetëm atëherë, nga sezoni i ardhshëm, do të ketë mundësinë të zërë hapësirën që Real Madrid ka planifikuar për të. /Telegrafi/
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, 32 vjeç, pritet të largohet nga LASK, por së fundmi ai ka refuzuar ofertat nga Bosnja, dhe është në pritje të destinacioni të ti të ardshëm.
Dino Buric, drejtori sportiv i LASK-ut, deklaroi se gjetja e një zgjidhjeje është në interes si të klubit ashtu edhe të lojtarit dhe se një marrëveshje për largimin e tij pritet të arrihet brenda ditësh.
âUnĂ« besoj fuqimisht se po. Valoni Ă«shtĂ« njĂ« lojtar me objektiva. NjĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« tĂ« rikthehet nĂ« aksion pĂ«r KosovĂ«n nĂ« marsâ.
Dino Buric, drejtori sportiv i LASK-ut
âPĂ«r kĂ«tĂ«, ai ka nevojĂ« pĂ«r ndeshje, tĂ« cilat pĂ«r fat tĂ« keq nuk mund tâi luajĂ« me ne. Jemi tĂ« sinqertĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« tĂ« dyja palĂ«ve tĂ« gjejnĂ« njĂ« zgjidhjeâ, deklaroi Buric.
Berisha u bashkua me LASK-un në janar 2024 dhe ka bërë 10 paraqitje në ligën vendase këtë sezon pa asnjë gol ose asist.
Mesfushori ka bërë 52 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola për Kosovën.
Valon Berisha, mesfushori i Kosovës
Kontrata e tij me klubin austriak është e vlefshme deri në qershor 2026, dhe vlera e tij aktuale e tregut, sipas Transfermarkt, është 500 mijë euro. /Telegrafi/