❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Esposito pĂ«r ATSH: Paraburgimi nĂ« ShqipĂ«ri pesĂ« herĂ« mĂ« i lartĂ« se mesatarja e BE-sĂ«, t’i jepet pĂ«rparĂ«si alternativave tĂ« tjera

TIRANË, 8 shkurt /ATSh – Gjergji Mima/ ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sfida serioze nĂ« fushĂ«n e paraburgimit, si nĂ« drejtim tĂ« numrit tĂ« lartĂ« tĂ« personave nĂ« paraburgim, ashtu edhe nĂ« kohĂ«zgjatjen e tij, vlerĂ«son Gianluca Esposito, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare (ATSh).

Sipas Espositos, situata aktuale paraqet arsye reale për shqetësim.

Ai i referohet raportit më të fundit të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), i cili evidenton se Shqipëria vazhdon të ketë një nga normat më të larta të burgosjes midis shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. CPT gjithashtu identifikoi një përdorim në rritje të paraburgimit, duke rezultuar në mbipopullim në disa nga qendrat e paraburgimit.

“Sipas statistikave zyrtare, qĂ« nga nĂ«ntori 2025, nĂ« burgjet e ShqipĂ«risĂ« kishte 4578 tĂ« burgosur, nga tĂ« cilĂ«t 58% ishin nĂ« paraburgim. Shkalla e paraburgimit nĂ« ShqipĂ«ri prej 94,6 personash pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ« Ă«shtĂ« gati katĂ«r ose pesĂ« herĂ« mĂ« e lartĂ« se mesatarja e BE-sĂ«â€, tha Esposito.

Ai theksoi se, një tjetër çështje kyçe në Shqipëri është kohëzgjatja e paraburgimit.

Mesatarja prej 253 ditësh (8,4 muaj) është mjaft e lartë, nënvizoi Esposito.

“Paraburgimi i gjatĂ« dhe mungesa e arsyetimit tĂ« mjaftueshĂ«m u identifikuan gjithashtu nga Gjykata Evropiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« disa vendime kundĂ«r ShqipĂ«risĂ« (Hysa kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«, Strazimiri kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«, Delijorgji kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«)”, tha Esposito.

Duke folur për rreziqet kryesore që lidhen me paraburgimin e zgjatur, Esposito thekson se kjo fushë është ndër më të ndjeshmet e drejtësisë penale, pasi prek drejtpërdrejt liritë individuale dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

Sa i përket masave që duhet të merren për përmirësimin e kushteve dhe menaxhimit të paraburgimit, ai nënvizon se nevojiten njëkohësisht përmirësime materiale dhe reforma sistemike.

“Hapi i parĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet Ă«shtĂ« ulja e mbipopullimit. MegjithatĂ«, kjo nuk bĂ«het vetĂ«m duke ndĂ«rtuar mĂ« shumĂ« burgje, por duke kufizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive pĂ«rdorimin dhe kohĂ«zgjatjen e paraburgimit dhe duke i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si alternativave ndaj paraburgimit, duke pĂ«rfshirĂ« zbatimin e regjimit jondĂ«shkues tĂ« paraburgimit nĂ« pĂ«rputhje me prezumimin e pafajĂ«sisĂ«â€, tha ai.

Esposito vëren se kuadri ligjor në Shqipëri është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Problemi kryesor, thekson ai pĂ«r ATSh, â€œĂ«shtĂ« pĂ«rdorimi i tepĂ«rt dhe i paarsyetuar mjaftueshĂ«m i paraburgimit, veçanĂ«risht nĂ« gjykatat e shkallĂ«s sĂ« parĂ« dhe gjatĂ« shqyrtimeve periodike”.

“Masat pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar pĂ«rdorimin e tepĂ«rt tĂ« paraburgimit duhet tĂ« adresohen nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike. Ndryshimet legjislative duhet tĂ« mbĂ«shtesin kĂ«to objektiva, por faktorĂ«t kryesorĂ« janĂ« praktika gjyqĂ«sore dhe kultura ligjore”, tha Esposito.

Duke iu referuar standardeve evropiane, ai rikujton se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, paraburgimi duhet të jetë një masë e jashtëzakonshme dhe të përdoret vetëm si mjet i fundit, kur masat më pak kufizuese rezultojnë të pamjaftueshme.

“PĂ«rmirĂ«simi i paraburgimit Ă«shtĂ« thelbĂ«sor sepse ka tĂ« bĂ«jĂ« me individĂ« qĂ« supozohen tĂ« pafajshĂ«m dhe liria e tĂ« cilĂ«ve kufizohet vetĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar administrimin e duhur tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, tha Esposito.

“Fushat prioritare duhet tĂ« jenĂ« pĂ«rmirĂ«simi i cilĂ«sisĂ« sĂ« arsyetimit gjyqĂ«sor, rritja e pĂ«rdorimit kuptimplotĂ« tĂ« alternativave ndaj paraburgimit dhe sigurimi i shqyrtimit periodik substancial dhe efektiv”, shton ai.

Duke pasur parasysh kĂ«tĂ«, roli i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s Ă«shtĂ« tĂ« ndihmojĂ« nĂ« sigurimin qĂ« paraburgimi tĂ« kryhet nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtat themelore dhe dinjitetin njerĂ«zor. KĂ«shilli i EvropĂ«s ofron njĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se qĂ« kombinon ekspertizĂ«n ligjore, ndĂ«rtimin e kapaciteteve dhe monitorimin, tĂ« gjitha tĂ« bazuara nĂ« standardet evropiane tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe sundimit tĂ« ligjit”, shton Esposito.

“NĂ« ShqipĂ«ri, ne kemi njĂ« projekt bashkĂ«punimi tĂ« hartuar posaçërisht me autoritetet shqiptare qĂ« adreson sfidat qĂ« lidhen me paraburgimin, ndĂ«r tĂ« tjera. Projekti bazohet nĂ« nevojat konkrete tĂ« identifikuara sĂ« bashku me autoritetet shqiptare pĂ«rmes gjetjeve dhe rekomandimeve tĂ« CPT-sĂ« dhe jurisprudencĂ«s pĂ«rkatĂ«se tĂ« GjykatĂ«s Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut. Ai synon tĂ« pĂ«rkthejĂ« standardet evropiane nĂ« pĂ«rmirĂ«sime praktike nĂ« legjislacion dhe praktikĂ«n gjyqĂ«sore”, shprehet mĂ« tej Esposito.

Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës shprehet mirënjohës për bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet shqiptare dhe besimin se do të ndërmerren veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështjeje.

Ai shton se Shqipëria mund të përfitojë nga praktikat e mira të vendeve të tjera evropiane, ku paraburgimi përdoret si masë e fundit, me arsyetim individual, shqyrtim të rregullt gjyqësor, përdorim të gjerë të alternativave dhe mbrojtje të posaçme për personat në situata të cenueshme.

“Standardet evropiane mbi paraburgimin janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« shumĂ« praktika tĂ« mira nĂ« tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s. Hulumtimet krahasuese kanĂ« treguar se pavarĂ«sisht ndryshimeve midis sistemeve ligjore, problemet qĂ« ndikojnĂ« nĂ« vendimet e paraburgimit janĂ« tĂ« zakonshme nĂ« tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare dhe tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u trajtuar. Qasjet efektive ndajnĂ« karakteristika tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e paraburgimit si masĂ« e fundit, arsyetimin individual, shqyrtimin e rregullt gjyqĂ«sor, pĂ«rdorimin e gjerĂ« tĂ« alternativave ndaj paraburgimit, aksesin nĂ« kĂ«shillim ligjor dhe mbrojtje tĂ« tjera procedurale, dhe konsideratĂ«n specifike pĂ«r personat nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« cenueshme. KĂ«shilli i EvropĂ«s promovon shkĂ«mbimin e praktikave tĂ« tilla, tĂ« pĂ«rshtatura me kontekstin ligjor kombĂ«tar dhe traditĂ«n ligjore”, thekson Esposito.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Esposito pĂ«r ATSH: Paraburgimi nĂ« ShqipĂ«ri pesĂ« herĂ« mĂ« i lartĂ« se mesatarja e BE-sĂ«, t’i jepet pĂ«rparĂ«si alternativave tĂ« tjera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, zhvilloi sot nĂ« Milano njĂ« takim me njĂ« pĂ«rfaqĂ«si tĂ« arbĂ«reshĂ«ve qĂ« jetojnĂ« dhe punojnĂ« nĂ« zonĂ«n e LombardisĂ«.

Presidenti Begaj theksoi se arbëreshët e Lombardisë, po ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe në të gjithë Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila forcohet çdo ditë.

Ai nënvizoi rëndësinë e kësaj diaspora historike, e cila shërben si model për diasporën e re, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të kombit shqiptar.

/gj.m/a.f/

The post Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ GjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj nĂ« Uashington tĂ« SHBA-ve, Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi njĂ« takim nĂ« Departamentin Amerikan tĂ« TregtisĂ« me ZĂ«vendĂ«ssekretarin pĂ«r TregtinĂ« NdĂ«rkombĂ«tare, William P. J. Kimmitt, dhe ZĂ«vendĂ«ssekretarin pĂ«r IndustrinĂ« dhe SigurinĂ«, Jeffrey I. Kessler.

Takimi me dy zyrtarët e lartë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.

Spiropali theksoi se “ShqipĂ«ria mbetet njĂ« aleate e besueshme nĂ« NATO dhe njĂ« vend i hapur pĂ«r biznesin amerikan nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.”

“Partneriteti ynĂ« me SHBA-tĂ« po forcohet jo vetĂ«m nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, por edhe nĂ« zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete”, nĂ«nvizoi Ministrja e Jashtme e ShqipĂ«risĂ«.

/gj.m/

The post Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj në liqenin e Urakës pas një muaji kërkimesh

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Pas pothuajse njĂ« muaji kĂ«rkimesh intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« basenin e lumit Mat, ditĂ«n e sotme Ă«shtĂ« konstatuar nĂ« sipĂ«rfaqe njĂ« trup i pajetĂ« nĂ« liqenin e UrakĂ«s, rreth dy milje larg urĂ«s sĂ« Rrethabazit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, pas sinjalizimit nga ekipet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Dibrës kanë kryer verifikimet përkatëse, duke konfirmuar se trupi i përket shtetasit Jurgen Karaj, 30 vjeç, i shpallur i humbur që prej datës 10 janar.

Në operacionin e kërkimit dhe mbështetjes në terren vijojnë të jenë të angazhuar 18 efektivë të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me autoritetet kompetente.

Autoritetet shprehin ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e viktimës në këtë moment të vështirë.

/a.f/

The post Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj në liqenin e Urakës pas një muaji kërkimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat EOD shqiptare dhe Garda Ajrore Kombëtare e New Jersey-t forcojnë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ TeknikĂ«t e AsgjĂ«simit tĂ« Municioneve ShpĂ«rthyese (EOD) tĂ« GardĂ«s Ajrore KombĂ«tare tĂ« New Jersey dhe tĂ« Forcave tĂ« Armatosura stĂ«rviten sĂ« bashku pĂ«r tĂ« forcuar ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« nĂ« NATO dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kapacitet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m EOD nĂ« ShqipĂ«ri.

Sipas njĂ« njoftimi tĂ« AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ«, ky partneritet afatgjatĂ« zhvillon aftĂ«sitĂ«, standardizon procedurat dhe siguron qĂ« ekipet shqiptare EOD tĂ« mund t’u pĂ«rgjigjen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt kĂ«rcĂ«nimeve shpĂ«rthyese nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

/gj.m/a.f/

The post Forcat EOD shqiptare dhe Garda Ajrore Kombëtare e New Jersey-t forcojnë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe drejt përmbylljes, mbi 1 mijë ekipe shkollash pjesëmarrëse

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Faza e dytĂ« e Konkursit KombĂ«tar tĂ« GjuhĂ«s Shqipe po shkon drejt pĂ«rmbylljes, duke pĂ«rfshirĂ« nxĂ«nĂ«sit e klasave tĂ« IX-ta nĂ« njĂ« garĂ« qĂ« vĂ« nĂ« qendĂ«r njohjen, pĂ«rdorimin e saktĂ« dhe dashurinĂ« pĂ«r gjuhĂ«n shqipe.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi rëndësinë e këtij konkursi, duke theksuar se gjuha shqipe po shndërrohet në një garë pasioni dhe dijeje për brezin e ri.

Sipas saj, sfida mes nxënësve nxiti mendimin kritik, saktësinë gjuhësore dhe vlerësimin e fjalës së bukur, si elementë thelbësorë të identitetit kombëtar.

Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 022 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

/gj.m/a.f/

The post Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe drejt përmbylljes, mbi 1 mijë ekipe shkollash pjesëmarrëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« zbardhur fshatin turistik tĂ« DardhĂ«s, duke e shndĂ«rruar atĂ« nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« frekuentuara dimĂ«rore nĂ« juglindje tĂ« vendit.

Pamja alpine dhe bora e bollshme kanë tërhequr qindra turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht të apasionuarit pas sporteve dimërore.

Vetëm 18 kilometra larg Korçës, pista e skive në Dardhë po vizitohet masivisht nga të rinj dhe familje që shijojnë ski, snowboard dhe aktivitete të tjera rekreative në dëborë.

Kushtet klimatike dhe infrastruktura turistike e zonës e bëjnë Dardhën një zgjedhje ideale për pushime dimërore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Dardha e mbuluar nga dëbora, ku fëmijë dhe të rritur shihen duke shijuar sportet dimërore dhe bukurinë natyrore të zonës, duke përcjellë edhe një mesazh pozitiv për fundjavën.

Dardha mbetet një nga atraksionet kryesore turistike të dimrit, duke ofruar jo vetëm sporte dimërore, por edhe mikpritje tradicionale, kuzhinë karakteristike dhe një atmosferë të veçantë alpine.

/gj.m/a.f/

 

The post Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia mposht Vorën dhe kryeson Superioren, Partizani përmbys Bylisin në limite

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Java e 23-tĂ« e KategorisĂ« Superiore ka prodhuar emocione dhe rezultate tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« luftĂ«n pĂ«r klasifikimin e superligĂ«s, me VllazninĂ« qĂ« konfirmon formĂ«n e shkĂ«lqyer dhe Partizanin qĂ« rikthehet te fitorja me njĂ« pĂ«rmbysje dramatike nĂ« transfertĂ«.

Vllaznia regjistroi fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur 1-0 Vorën dhe duke u shkëputur në krye të kampionatit. Shkodranët siguruan tri pikë të arta falë një supergoli të Sherif Kallakut në fundin e pjesës së parë, i cili me një goditje të saktë me të majtën dërgoi topin në rrjetë.

Pavarësisht përpjekjeve të Vorës në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë sukses, Vllaznia kryeson renditjen me 45 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e shtatë me 25 pikë.

Në Ballsh, Partizani arriti një fitore dramatike 2-1 ndaj Bylisit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Të kuqtë e nisën takimin me vështirësi dhe u ndëshkuan në minutën e 30-të, kur Sandeu kaloi në avantazh vendasit.

Pjesa e dytë ishte e ekuilibruar, deri në fundin e saj, ku Partizani reagoi fuqishëm. Toma barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa Human realizoi golin e fitores në minutën e 91-të, duke përmbysur rezultatin.

Pas këtij suksesi, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 20 pikë. Fitorja e Partizanit është një asist për Tiranën e Vlorën në sfidën e mbijetesës.

Rezultate:
Bylis-Partizani 1-2
Vllaznia – Vora 1-0
Elbasani-Teuta Ora 16:30
Flamurtari – Egnatia  Ora 19:00
Të shtunën:
Tirana-Dinamo City  Ora 13:30

Klasifikimi: Vllaznia 45 pikë, Egnatia 39, Elbasani 39, Dinamo City 34, Partizani 30, Teuta 27, Vora 25, Bylis e Tirana me 20 dhe Flamutari 19

*Bylis, Partizani, Vllaznia e Vora kanë një ndeshje më shumë

/gj.m/r.e/

The post Vllaznia mposht Vorën dhe kryeson Superioren, Partizani përmbys Bylisin në limite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës pranë Urës së Bahçallëkut

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Punimet nĂ« kantierin pranĂ« UrĂ«s sĂ« BahçallĂ«kut nĂ« ShkodĂ«r po vijojnĂ« me intensitet, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit pĂ«r rikualifikimin e hyrjes kryesore tĂ« qytetit, njĂ« nga nyjat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« aksesit rrugor.

Kryeministri Edi Rama teksa ndau foto nga ky kantier, bëri të ditur se, punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës po avancojnë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë për qarkullimin dhe krijimin e një imazhi më dinjitoz e estetik për qytetin.

Kreu i qeverisë theksoi se, kjo ndërhyrje synon ta kthejë këtë zonë në një hyrje funksionale dhe përfaqësuese, që reflekton identitetin dhe zhvillimin urban të Shkodrës, duke i dhënë qytetit një prezantim më të rregullt, më modern dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vijojnë punimet për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës pranë Urës së Bahçallëkut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër fitore në katër ndeshje në Superiore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

TIRANË, 6 shkurt /ATSh/ Drejtoria Teknike e FShF-sĂ« ka pĂ«rzgjedhur trajnerin e VllaznisĂ«, Edi Martini, si trajnerin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« muajit janar nĂ« Superiore.

Tekniku kuqeblu ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve si Egnatia, Dinamo City, Partizani dhe Teuta, duke u ngjitur gjithashtu në krye të renditjes.

Vllaznia kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” me 42 pikĂ« dhe meritĂ«n kryesore pĂ«r kĂ«tĂ« e ka stafi teknik, nĂ« krye me trajnerin Edi Martini.

Trofeu si trajneri më i mirë i muajit janar iu dorëzua Edi Martinit nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, përpara ndeshjes Vllaznia-Vora.

Edi Martini, trajneri i Vllaznisë

/gj.m/r.e/

The post Katër fitore në katër ndeshje në Superiore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare do tĂ« mĂ«sojĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e saj nĂ« edicionin e ardhshĂ«m tĂ« UEFA Nations League mĂ« 12 shkurt, kur nĂ« Bruksel do tĂ« hidhet shorti i kompeticionit.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga:

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shorti i UEFA Nations League, Shqipëria mëson kundërshtarët më 12 shkurt në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë çështje bazuar në prova

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka shpĂ«rndarĂ« sot njĂ« mesazh nĂ« rrjetet sociale duke vĂ«nĂ« theksin tek pavarĂ«sia institucionale dhe tek ligji.

SPAK bën të ditur se vepron në mënyrë të pavarur, dhe se heton çështje bazuar në prova.

“SPAK vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe heton çështje bazuar nĂ« prova”, shkruhet nĂ« postimin e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme.

/gj.m/a.f/r.e/

The post SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur dhe hetojmë çështje bazuar në prova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ« ka pĂ«rfunduar hetimet dhe ka dĂ«rguar nĂ« gjyq shtatĂ« persona pas humbjes sĂ« jetĂ«s sĂ« 3-vjeçarit, shtetasit B.S., pas njĂ« ndĂ«rhyrje dentare nĂ« njĂ« klinikĂ« nĂ« kryeqytet.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« hetimeve, mbi procedimin penal tĂ« vitit 2023, Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, TiranĂ«, dĂ«rgoi nĂ« gjyq shtetasit R.Xh dhe M.G., pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim, shtetasen I.Xh. pĂ«r veprĂ«n penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m’, shtetasit E.S. dhe E.A. pĂ«r veprĂ«n penale ‘ShpĂ«rdorim detyre’, si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. pĂ«r veprĂ«n penale ‘Neglizhenca nĂ« trajtimin mjekĂ«sor’.

MĂ« datĂ« 28.09.2023, i mituri B.S., iu nĂ«nshtrua njĂ« ndĂ«rhyrjeje dentare nĂ« 14 dhĂ«mbĂ«, tek klinika “Splendent”, e drejtuar nga mjekĂ«t R.Xh dhe I.Xh. Pas ndĂ«rhyrjes i mituri u kthye nĂ« shtĂ«pi dhe brenda pak orĂ«sh u dĂ«rgua nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore (koma dhe insuficiencĂ« respiratore akute) nĂ« Spitalin e PediatrisĂ« nĂ« QĂ«ndrĂ«n Spitalore “NĂ«nĂ« Tereza”, TiranĂ«, ku dhe mĂ« pas, nĂ« datĂ«n 1 tetor 2023, ndĂ«rroi jetĂ«.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insuficiencën progresive shumorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S.

Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit.

Ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë sesa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

Nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët I.Xh dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur, por nuk ishin mbushur.

PĂ«r kĂ«tĂ« fakt, ndaj tyre u ngrit akuza pĂ«r ‘Mashtrim’ e kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Ndërkohë nga hetimi, u provua që stomatologia I.Xh. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licensën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të IML-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjekët e rojës të Pediatrisë, V.A. dhe D.S., në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë.

Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vdekja e të miturit pas ndërhyrjes dentare, 7 persona në gjyq, 3 për vrasje nga pakujdesia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, katĂ«r ndeshje tĂ« premten, derbi Tirana–Dinamo tĂ« shtunĂ«n

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Java e 23-tĂ« e Superiors do tĂ« zhvillohet tĂ« premten dhe tĂ« shtunĂ«n, me pesĂ« ndeshje qĂ« premtojnĂ« spektakĂ«l dhe emocione tĂ« forta.

TĂ« premten, Bylisi do tĂ« presĂ« Partizanin nĂ« “Adush Muçaj”, ndĂ«rsa Vllaznia do tĂ« pĂ«rballet me VorĂ«n, tĂ« dyja sfidat nĂ« orĂ«n 13:30.

NĂ« orĂ«n 16:30, AF Elbasani do tĂ« luajĂ« ndaj TeutĂ«s nĂ« “Elbasan Arena”, ndĂ«rsa mbrĂ«mjen e sĂ« premtes, Flamurtari do tĂ« presĂ« Egnatian nĂ« VlorĂ«.

Java do tĂ« mbyllet tĂ« shtunĂ«n nĂ« orĂ«n 13:30 me pĂ«rballjen Tirana – Dinamo City nĂ« “Selman StĂ«rmasi”.

Java 23

Bylis – Partizani, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Adush Muçaj”

Vllaznia – FK Vora, 06.02.2026 13:30 Stadiumi “Vora”

AF Elbasani – Teuta, 06.02.2026 16:30 Stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Egnatia, 06.02.2026 19:00 Stadiumi “Flamurtari”

Tirana – Dinamo City, 07.02.2026 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

/gj.m/a.f/

The post Superliga, katĂ«r ndeshje tĂ« premten, derbi Tirana–Dinamo tĂ« shtunĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Strukturat e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r kanĂ« finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Livadhet 3”, si rezultat i kontrolleve tĂ« ushtruara nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë një shtetas 19-vjeçar, banues në Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e PolicisĂ« ShkodĂ«r, me mbĂ«shtetjen e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, NjĂ«sia ShkodĂ«r.

GjatĂ« kontrollit tĂ« ushtruar nĂ« banesĂ«n e shtetasit tĂ« arrestuar, nĂ« kuadĂ«r edhe tĂ« dy operacioneve tĂ« mĂ«parshme tĂ« koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n dhe sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale, 164 300 euro, tĂ« dyshuara tĂ« falsifikuara; municion luftarak; 8 aparate celularĂ«; njĂ« sasi lĂ«nde djegĂ«se; 1 automjet, i dyshuar i vjedhur nĂ« qytetin e FushĂ«-KrujĂ«s nĂ« vitin 2019; 2 targa automjeti, tĂ« dyshuara tĂ« vjedhura nĂ« TiranĂ« nĂ« vitin 2025.

Shtetasi i arrestuar dyshohet pĂ«r veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

Policia bën me dije se vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1 nga 2

/gj.m/a.f/

The post Pranga 19-vjeçarit në Shkodër, sekuestrohen mbi 160 mijë euro dhe municion lufutarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Sot nisin LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore Milano-Kortina 2026 tĂ« cilat do tĂ« mbahen deri mĂ« datĂ«n 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

Shqipëria shpreson që kjo pjesëmarrje të jetë një hap i rëndësishëm për sportet dimërore dhe të sjellë sukses në arenën olimpike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e AKSHI-t

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lĂ«nĂ« sot nĂ« fuqi masĂ«n “arrest shtĂ«pie” pĂ«r drejtoreshĂ«n e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Gjyqtari i Apelit tĂ« GjKKO, Florjan Kalaja ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi tĂ« njĂ«jtĂ«n masĂ« tĂ« “arrestit nĂ« shtĂ«pi” edhe pĂ«r zv.drejtoreshĂ«n e AKShI-t, Hava Delibashi.

Në vendimin e Apelit të GjKKO-së, thuhet se lihet në fuqi edhe masa e pezullimit nga detyra për zyrtarin e policisë Erion Ismaili, njëkohësisht i revokoi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.

Gjithashtu, pĂ«r tre zyrtarĂ«t e tjerĂ« tĂ« AKShI‑t, Andis Papa, GĂ«zim Hoxha dhe Rogers Rryta u la nĂ« fuqi masa shtrĂ«nguese “ndalim i daljes jashtĂ« shtetit”.

SPAK ka kërkuar tetë masa sigurie në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderët e AKShI-t. Sipas SPAK, këta persona dyshohet se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderave.

/gj.m/r.e/

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e AKSHI-t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Sot paradite papa Leoni XIV priti nĂ« audiencĂ« kryeministrin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

“NĂ« bisedimet e pĂ«rzemĂ«rta, – thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Shtypit tĂ« SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ«, – u vu nĂ« dukje marrĂ«dhĂ«nia e mirĂ« ekzistuese ndĂ«rmjet SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ« dhe RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe u trajtuan tema me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet bashkĂ«sisĂ« kishtare dhe asaj civile”.

NdĂ«r temat nĂ« qendĂ«r tĂ« bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “pĂ«rfshirĂ« situatĂ«n nĂ« vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor dhe rrugĂ«timin e ShqipĂ«risĂ« drejt integrimit tĂ« plotĂ« nĂ« Bashkimin Evropian”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Vizita e kryeministrit në Vatikan do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Presidenti i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit, Armand Duka mori sot pjesĂ« nĂ« Kuvendin Zgjedhor tĂ« FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« KosovĂ«s, zhvilluar nĂ« PrishtinĂ«, njĂ« ngjarje me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r qeverisjen dhe tĂ« ardhmen e futbollit nĂ« KosovĂ«.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh president i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Investime në radarë dhe burime njerëzore të Forcës Ajrore

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot efektivĂ«t e ForcĂ«s Ajrore dhe njĂ« sĂ«rĂ« infrastrukturash kritike, duke pĂ«rfshirĂ« sistemet e radarĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« investimeve tĂ« vazhdueshme pĂ«r forcimin e kapaciteteve tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

“Jemi nĂ« proces investimesh domethĂ«nĂ«se, qoftĂ« pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sistemeve tĂ« radarĂ«ve, qoftĂ« pĂ«r zgjerimin e kapaciteteve tĂ« tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« ndĂ«rveprueshme me NATO-n dhe me komandat pĂ«rkatĂ«se qĂ« mbulojnĂ« zonĂ«n e interesit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe tĂ« gjithĂ« rajonit”, deklaroi ministri Vengu, gjatĂ« vizitĂ«s.

Ai shtoi se prioritet i qeverisë mbetet zhvillimi i burimeve njerëzore dhe inovacioni brenda Forcës Ajrore.

“Do tĂ« vijojmĂ« tĂ« investojmĂ« veçanĂ«risht nĂ« kapacitetet njerĂ«zore tĂ« ForcĂ«s Ajrore, me mĂ« shumĂ« oportunitete kĂ«tĂ« vit pĂ«r inxhinierĂ«, pĂ«r gjithĂ« personelin e specializuar qĂ« vjen nga bota civile, pĂ«r mĂ« shumĂ« inovacion dhe pĂ«r njĂ« mirĂ«mbajtje gjithnjĂ« e mĂ« cilĂ«sore tĂ« kĂ«tyre sistemeve kritike qoftĂ« pĂ«r mjetet tona, qoftĂ« pĂ«r mjetet e reja qĂ« do t’i bashkohen flotĂ«s sĂ« ForcĂ«s Ajrore Shqiptare”, tha Vengu.

Sipas ministrit, këto investime synojnë të forcojnë ndërveprimin me aleatët dhe të sigurojnë funksionimin optimal të infrastrukturës kritike të vendit, duke rritur kështu gatishmërinë dhe kapacitetet tona mbrojtëse.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Investime në radarë dhe burime njerëzore të Forcës Ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌