Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

DASHI Yjet flasin për fillime të reja. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Për sa i përket punës, jeni të etur për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj. Edhe mundësitë janë të shumta. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra. DEMI Sipas horoskopit të […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Si grupi i Ermal Beqirit krijoi kompani të reja për t’u regjistruar në Durana Tech Park

Duket se grupi kriminal, ka depërtuar deri tek menaxhimi i fondeve nga vendet e Bashkimit Europian, duke pozuar edhe me presientit francez Emanuel Macron. Por a do të mund të krijoheshin të gjitha këto pa mbështetjen e njeriut që mund të lëvizi të gjitha fijet? I mbetet SPAK-ut ta provojë… Por ne do të kalojmë […]

The post Si grupi i Ermal Beqirit krijoi kompani të reja për t’u regjistruar në Durana Tech Park appeared first on BoldNews.al.

Si u shndërrua Shqipëria në pikë tranziti për grupet e trafikut të klandestinëve

Kalimi ilegal i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore është një biznes i vërtetë. Fitimet e personave që merren me kalimin ilegal të këtyre personave arrijnë deri në miliona euro vjetore. Ata kanë një rrjet të mirëorganizuar ku përfshihen që nga momenti i nisjes e deri në momentin kur mbërrijnë në […]

The post Si u shndërrua Shqipëria në pikë tranziti për grupet e trafikut të klandestinëve appeared first on BoldNews.al.

Skandali “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t

AKSHI i cilësuari nga SPAK si  “grup i strukturuar kriminal”, është kujdesur që për abuzimet qindra milionë euro, të mos paguanin as taksat. E për këtë duket se është kujdesur personalisht Edi Rama, që me ligj dhe VKM-të posaçme krijoji Duranën. Projekti fantazmë, që iu shit qytetarëve si një investim që do të gjeneronte miliarda […]

The post Skandali “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Lapaj para Kryeministrisë: Rama ka ndërtuar një sistem monstruoz

Adriatik Lapaj, ka vijuar edhe këtë të martë qëndrimin e tij para Kryeministrisë, ku ka reaguar lidhur me çështjen e ministres Belinda Balluku dhe procesin në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë rast po vonohet, duke e cilësuar situatën si pasojë të […]

The post Lapaj para Kryeministrisë: Rama ka ndërtuar një sistem monstruoz appeared first on BoldNews.al.

Media spanjolle: Rama krijoi ministre IA për t’i dhënë fund ryshfetit, krijuesit e saj arrestohen për korrupsion

Nga Felix Esteban, HUFFINGTON POST Shprehja e famshme “cili është kulmi i…?” mund të aplikohej pikërisht në këtë rast. Të krijosh një inteligjencë artificiale (IA) për të luftuar korrupsionin dhe pastaj të dalë “e përfshirë” në një skandal ryshfeti. Dhe, sigurisht, IA-të krijohen për momentin nga njerëzit, që nga natyra janë të korruptueshëm. Kjo është ajo […]

The post Media spanjolle: Rama krijoi ministre IA për t’i dhënë fund ryshfetit, krijuesit e saj arrestohen për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Liria e shprehjes në rrezik, duhet ndryshuar legjislacioni

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e lirisë së shprehjes në Shqipëri, duke kërkuar depenalizimin e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes, në përputhje me standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se raportet e OSBE-ODIHR dhe praktikat e Bashkimit Evropian rekomandojnë që shpifja dhe fyerja të trajtohen […]

The post Bardhi: Liria e shprehjes në rrezik, duhet ndryshuar legjislacioni appeared first on BoldNews.al.

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Këshillit të Paqes” të Trump

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes”, strukturë e prezantuar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, bëri të ditur kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković deklaroi se vendimi është marrë pas një analize të qeverisë, pa dhënë detaje konkrete për arsyet e mosangazhimit. “Qëndrimi i qeverisë është që, për momentin, […]

The post Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Këshillit të Paqes” të Trump appeared first on BoldNews.al.

Kokainë nga Franca në Angli, dënohet banda shqiptare

Autoritetet franceze kanë dënuar një grup prej dhjetë personash të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine në rajonin Morbihan të Francës, pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Vannes. Sipas vendimit të gjykatës, dënimet variojnë nga një deri në gjashtë vite burg për të pandehurit, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Dënimi […]

The post Kokainë nga Franca në Angli, dënohet banda shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura në ankimin e prokurores së Kukësit, Rita Gjati lidhur me cënimin e procesit të rregullt ligjor nga Komisioni, për profesionalizmin, si dhe një pjesë të pretendimeve të saj për pasurinë. Megjithatë, mbeti në fuqi konkluzioni përfundimtar për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin […]

The post Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën appeared first on BoldNews.al.

Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionë viktima

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar deri tani gati 2 milionë viktima ushtarake, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), cituar nga The Guardian. Sipas studimit, forcat ruse kanë pësuar humbjet më të mëdha, me rreth 325 mijë të vrarë, […]

The post Lufta Ukrainë–Rusi, mbi 2 milionë viktima appeared first on BoldNews.al.

Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW. Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej të Bashkisë Kavajë. “Afati i operimit do të jetë 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi,” thuhet në vendimin […]

The post Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë […]

The post Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia me “zarf të zi”, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëri Live”. Ai ka komentuar raportin mes Mirit dhe Stelinës, duke deklaruar se ata njiheshin edhe jashtë shtëpisë dhe kishin një shoqëri të fortë prej kohësh, por nuk e […]

The post Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të nisë bisedime për një marrëveshje, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump konfirmoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues janë vendosur në rajon, duke e cilësuar këtë si një sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. […]

The post Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron! appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla detare dhe për anijet e peshkimit për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet të arrijë forcën 6–7 ballë dhe dallgët nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur në […]

The post Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Njerëzimi më pranë rrezikut se kurrë”/ Shkencëtarët vendosin “Orën e Qametit”  

Njerëzimi është më pranë se kurrë një krize globale. Shkencëtarët e Bulletin of the Atomic Scientists kanë vendosur “Orën e Qametit” në vetëm 85 sekonda para mesnatës, niveli më alarmues i shënuar ndonjëherë që nga krijimi i këtij treguesi simbolik. Vendimi reflekton rritjen e rreziqeve që lidhen me armët bërthamore, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e […]

The post “Njerëzimi më pranë rrezikut se kurrë”/ Shkencëtarët vendosin “Orën e Qametit”   appeared first on BoldNews.al.

Kalemaj: Sinjalet nga SHBA tregojnë izolim diplomatik të Ramës

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në emisionin e Adi Krastës në Syri TV se Shqipëria ka shumë pak hapësirë manovrimi në një botë gjithnjë e më shumëpolare dhe se kryeministri Edi Rama po tenton forma lobimi pas sinjaleve negative të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Kalemajt, Shqipëria ndodhet mes dy “gjigantëve” gjeopolitikë: SHBA-së […]

The post Kalemaj: Sinjalet nga SHBA tregojnë izolim diplomatik të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Deklarata e fortë e Malajt: Një gjyqtare e Apelit shoqërohet me bandat

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, është parë duke shoqëruar me persona të botës së krimit. “E di çfarë bën Gjykata e Apelit Tiranë? Kthen për rigjykim bashkimin e dënimeve pas […]

The post Deklarata e fortë e Malajt: Një gjyqtare e Apelit shoqërohet me bandat appeared first on BoldNews.al.

❌