❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Parmës

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Kapiteni i KombĂ«tares sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Berat Gjimshiti Ă«shtĂ« rikuperuar nga dĂ«mtimi qĂ« e mbante jashtĂ« fushe.

Lojtari kuqezi, i cili luan me Atalantën në Itali, është stërvituar këto ditë me klubin bergamask dhe këtë fundjavë, në sfidën përballë Parmës, pritet të jetë i gatshëm për të nisur nga minuta e parë.

Gjimshiti u dëmtua në sfidën ndaj Torinos, e vlefshme për Serinë A, e luajtur më 10 janar.

Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren në prag të angazhimeve të ardhshme në play-off-in e Botërorit, ku kuqezinjtë më 26 mars do të luajnë kundër Polonisë në Varshavë.

/a.f/r.e/

The post Gjimshiti rikuperohet nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Parmës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve

TIRANË, 20 janar/ATSh- Arbi Fortuzi/ Ministri i Shtetit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Toni Gogu, njoftoi sot se njĂ« prej nismave ligjore qĂ« do tĂ« diskutohet nĂ« Kuvend, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit reformues pĂ«r integrimin nĂ« Bashkimin Europian, Ă«shtĂ« ligji pĂ«r median.

Sipas ministrit Gogu, ndryshimet përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke forcuar dhe mbrojtur rolin e tyre në shoqëri, si dhe garantimin e transparencës mbi pronësinë së platformave televizive.

DeklaratĂ«n Gogu e bĂ«ri gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r median, tĂ« zhvilluar nĂ« Kryeministri, me fokus “fazĂ«n e re tĂ« negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimin politik pĂ«r t’ia dalĂ« mbanĂ«â€.

Në konferencë ishin të pranishme edhe Majlinda Dhuka, ministre Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Gogu bĂ«ri me dije se “njĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e nismave ligjore lidhet me median dhe rolin e saj nĂ« shoqĂ«ri. Ligji pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e medias audiovizive ka nĂ« fokus transparencĂ«n e platformave televizive, ku publiku ka tĂ« drejtĂ« tĂ« dijĂ« pronĂ«sinĂ« dhe aktorĂ«t qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pas medieve. Vitin e kaluar kemi bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r luftĂ«n ndaj dezinformimit”.

Ai shtoi se “njĂ« tjetĂ«r element i rĂ«ndĂ«sishĂ«m lidhet me mbrojtjen e gazetarĂ«ve nĂ« rolin e tyre jetik pĂ«r demokracinĂ«. Dekriminalizimi i shpifjes do tĂ« garantojĂ« qĂ« gazetarĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« çliruar nga barra e shpifjes, kur veprojnĂ« nĂ« mirĂ«besim dhe pĂ«rpiqen tĂ« pasqyrojnĂ« zhvillimet e fundit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga gurĂ«t themelorĂ« tĂ« paketĂ«s ligjore, qĂ« mĂ« pas pĂ«rkthehet nĂ« standardet europiane tĂ« BE-sĂ« nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme”.

Një tjetër paketë ligjore është ajo që lidhet me mbrojtjen e familjes.

“Familjet shqiptare janĂ« duke u pĂ«rplasur me pĂ«rbindĂ«shin e dhunĂ«s, prandaj janĂ« propozuar ndryshime ligjore pĂ«r forcimin e mbrojtjes sĂ« familjes nga dhuna, zonjave, por dhe mĂ« tĂ« dobtĂ«ve, pasi nga dhuna preken edhe tĂ« miturit, prandaj fuqizojmĂ« mekanizmin koordinues dhe mekanizmin reagues tĂ« ndĂ«rhyrjes”, tha Gogu.

“Ndryshimet e tjera kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me luftĂ«n ndaj korrupsionit, me luftĂ«n ndaj krimit, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« me ato propozime qĂ« bĂ«hen nĂ« Kodin Penal, edhe janĂ« disa projektligje qĂ« forcojnĂ« luftĂ«n ndaj narkotikĂ«ve, qĂ« janĂ« pjesĂ« e paketĂ«s. MĂ« pas do tĂ« ketĂ« dhe ndryshime nĂ« ligjin pĂ«r rolin e komisioneve hetimore etj.”, tha Gogu.

/r.e/

The post Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe Drejtuesi Politik pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla vlerĂ«soi marrĂ«veshjen mes ShqipĂ«risĂ« dhe ItalisĂ« si njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m strategjik, me fokus tĂ« veçantĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r diasporĂ«n shqiptare nĂ« Itali dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Në fjalën e tij në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Balla theksoi rolin vendimtar të komunitetit shqiptar në Itali në proceset demokratike të vendit, duke nënvizuar se diaspora shqiptare në Itali ishte komuniteti me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 11 majit, çka sipas tij i dha qeverisë mandatin për të vijuar reformat integruese.

“Dhe gjej rastin tĂ« falĂ«nderoj diasporĂ«n shqiptare qĂ« jeton nĂ« Itali edhe pĂ«r njĂ« fakt tjetĂ«r, qĂ« ishin edhe numri mĂ« i madh i shqiptarĂ«ve qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« zgjedhjet e 11 majit. Duke votuar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. Dhe duke i dhĂ«nĂ« mbĂ«shtetjen qeverisĂ« sonĂ« pĂ«r tĂ« vijuar reformat integruese nĂ« rrugĂ«n drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian”, u shpreh Balla.

Një vend të veçantë në fjalën e tij zuri edhe komuniteti italian në Shqipëri, si dhe komuniteti arbëresh, të cilin Balla e cilësoi si një frymëzim për shqiptarët.

“Komuniteti arbĂ«resh Ă«shtĂ« njĂ« inspirim i madh pĂ«r çdo shqiptar pas 500 vitesh, njĂ« model i shkĂ«lqyer i ruajtjes dhe promovimit tĂ« kulturĂ«s dhe gjuhĂ«s shqipe”, tha ai, duke pĂ«rshĂ«ndetur njĂ«kohĂ«sisht vendimin e QeverisĂ« Meloni pĂ«r tĂ« mundĂ«suar transmetime nĂ« gjuhĂ«n shqipe arbĂ«reshe nĂ« kanalet e RAI-t.

Balla theksoi se një element thelbësor i kësaj marrëveshjeje historike është sanksionimi i transmetimeve të ndërsjella të kanaleve publike, çka do të rrisë mirëkuptimin kulturor mes dy vendeve dhe do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit gjuhësor të diasporës.

“ËshtĂ« sanksionuar pĂ«rfshirja e transmetimit tĂ« kanaleve publike nĂ« territorin e palĂ«s tjetĂ«r, njĂ« hap shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ndĂ«rveprimin kulturor dhe qytetar mes komuniteteve”, u shpreh ai.

Në vijim, Balla u ndal edhe te marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

“Sot, rreth 500 mijĂ« motra dhe vĂ«llezĂ«r shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« Itali janĂ« pĂ«rfitues tĂ« kĂ«saj marrĂ«veshjeje, e cila u miratua nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar nga tĂ« dyja dhomat e Parlamentit italian”, deklaroi ai.

Në përfundim, Balla theksoi rolin e Kuvendit në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe nxitjen e qeverisë për të zgjeruar modele të ngjashme bashkëpunimi edhe me vende të tjera partnere ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.

“Besoj qĂ« shpreh vlerĂ«simin e tĂ« gjithĂ«ve, Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e cila gĂ«zon mbĂ«shtetjen dhe pa dyshim qĂ« roli i Kuvendit Ă«shtĂ« tĂ« monitorojĂ«. Dhe tĂ« monitorojĂ« zbatimin e kĂ«saj marrĂ«veshjeje, dhe tĂ« nxisĂ« qeverinĂ«, qĂ« marrĂ«veshje tĂ« tilla tĂ« negociohen dhe tĂ« firmosen edhe me vende tĂ« tjera partnere. E nĂ«nvizova GreqinĂ«, por edhe me vendet e tjera ku jetojnĂ« dhe punojnĂ« shqiptarĂ«t”, pĂ«rfundoi Balla fjalĂ«n e tij nĂ« Komision.

/a.f/r.e/

The post Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan pozicionin në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

TIRANË, 20 janar/ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion nĂ« klasifikimin e FederatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Futbollit pĂ«r muajin janar.

Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion siç e mbyllën edhe vitin 2025, në vendin e 63-të me 1401,07 pikë të grumbulluara.

Ajo që ka fituar sërish pozicion është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79-të, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308,84 pikë.

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje. Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar. Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12-të, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13-të, shkruan TCh.

Për sa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga kampionia e botës në fuqi Argjentina dhe Franca në të tretin.

/a.f/r.e/

The post Shqipëria ruan pozicionin në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet në vendin e 79-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot nĂ« takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili po zhvillon njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« TiranĂ«.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerĂ«soi partneritetin me BelgjikĂ«n dhe rolin e saj si aleate e besueshme nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me vendet mike dhe aleate: “KĂ«naqĂ«si tĂ« prisja nĂ« TiranĂ« homologun belg Theo Francken, njĂ« mik i vyer i vendit tonĂ«. Me BelgjikĂ«n po punojmĂ« pĂ«r tĂ« thelluar bashkĂ«punimin nĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, ndĂ«rveprim operacional dhe industrinĂ« e mbrojtjes, si pjesĂ« e pĂ«rpjekjes pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet tona dhe sigurinĂ« rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

Ministri Vengu pret homologun belg:
1 nga 16

/a.f/r.e/

The post Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve njofton se, rreth orĂ«s 04:35 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, ka ndĂ«rruar jetĂ« i dĂ«nuari i sigurisĂ« sĂ« lartĂ« Mihal Pavllo MĂ«rkuri, i shtruar nĂ« Reanimacionin Qendror, Pavijoni i KirurgjisĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo MĂ«rkuri, i datĂ«lindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues nĂ« SarandĂ«, ishte i dĂ«nuar me 10 vjet burg pĂ«r veprat penale “vrasje me dashje e mbetur nĂ« tentativĂ«â€ dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ndjeri është shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

/a.f/

The post Pësoi hemoragji, ndërron jetë në spital i dënuari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baste të paligjshme, masa sigurie për gjashtë punonjës policie

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (AMP), Rajoni Elbasan–Korçë, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisĂ« ndaj 6 punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe njĂ« shtetasi, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Last Bet”.

Sipas AMP-sĂ«, Gjykata ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi” ndaj nĂ«nkomisarit R.T., specialist pĂ«r krimet pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« ManĂ«z, inspektorit E.K., ndihmĂ«s specialist/kontrollor pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, si dhe ndaj shtetasit I.T., banues nĂ« TiranĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, masat “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore” janĂ« caktuar ndaj komisarit D.S., shef i Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Volum nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Devoll, nĂ«nkomisarit A.M., pĂ«rgjegjĂ«s turni pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Kufitare MorinĂ«, inspektorit G.B., ndihmĂ«s specialist/kontrollor nĂ« tĂ« njĂ«jtin stacion, si dhe inspektorit E.D., trupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« NjĂ«sisĂ« Speciale “RENEA”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, rezulton se të dyshuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Veprimet e tyre dyshohet se pĂ«rbĂ«jnĂ« elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Në funksion të hetimeve janë sekuestruar 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

/a.f/

The post Baste të paligjshme, masa sigurie për gjashtë punonjës policie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ vendos rinumërim të votave për kandidatë në të gjithë Kosovën

PRISHTINË, 19 janar /ATSh/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s ka vendosur qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen votat pĂ«r kandidatĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Po ashtu, KQZ vendosi se pĂ«rveç rinumĂ«rimit edhe nĂ« 28 komuna tjera, u Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« mandati pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« subjekteve politike nĂ« Komisionin Komunal tĂ« Zgjedhjeve nĂ« komunĂ«n e Prizrenit.

Ky vendim erdhi pas manipulimit të votave, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, është rekomanduar rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

KĂ«shtu ka thĂ«nĂ« kryesuesi i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi i cili tha se gjetjet do t’i adresohen ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit.

“Sot, para mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«, ky raport Ă«shtĂ« diskutuar nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit pĂ«r Operacione Zgjedhore, nga ku kanĂ« dalĂ« dy rekomandime kryesore: RinumĂ«rimi i tĂ« gjitha vendvotimeve edhe pĂ«r 28 komunat tjera; NdĂ«rprerjen e mandatit pĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit e subjekteve politike nĂ« Komisionin Komunal tĂ« Zgjedhjeve nĂ« komunĂ«n e Prizrenit. NĂ« fund, nĂ« emĂ«r tĂ« KQZ-sĂ«, ritheksojmĂ« se gjetjet nga procesi i rinumĂ«rimit do t’i adresojmĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e Shtetit dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« ofrojmĂ« bashkĂ«punimin e plotĂ« institucional nĂ« procesin hetimor”, u shpreh Radoniqi.

Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komunat është në zhvillim e sipër.

Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërimit, Radoniqi tha se tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi

“Ndryshimi nĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve pas rinumĂ«rimit tregon se procesi i numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktĂ«si. Analiza numerike e veçon komunĂ«n e Prizrenit si rastin mĂ« ekstrem. Pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR tĂ« komunĂ«s sĂ« Prizrenit janĂ« zbritur nga rezultati 29 343 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN tĂ« Prizrenit. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 16 366 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN. MegjithatĂ«, nĂ« komunat tjera tĂ« rinumĂ«ruara nuk vĂ«rehen dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« votat e kandidatĂ«ve. Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« gabimet eventuale tĂ« regjistrimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerĂ«simit tĂ« fletĂ«votimeve tĂ« pavlefshme, por nĂ« vendvotime tĂ« caktuara janĂ« evidente ndryshime tĂ« mĂ«dha tek disa kandidatĂ«â€, ka shtuar Radoniqi.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Radoniqi tha se sot kanë pranuar një raport pas rinumërimit të gjysmës së vendvotimeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« mandatit tĂ« saj kushtetues dhe ligjor mbetet i pĂ«rkushtuar nĂ« mbrojtje tĂ« integritetit tĂ« procesit zgjedhor, nĂ« transparencĂ« dhe nĂ« ruajtjen e besimit tĂ« publikut nĂ« procesin zgjedhor. PĂ«r tĂ« qenĂ« plotĂ«sisht transparent me kĂ«tĂ« proces, rezultati i çdo vendvotimi tĂ« rinumĂ«ruar Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate. Siç e theksova nĂ« fillim, gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme kemi pranuar njĂ« raport pas rinumĂ«rimit tĂ« mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«s  sĂ« vendvotimeve sipas vendimit tĂ« datĂ«s 13 janar. Sipas raportit, kur flasim pĂ«r votat e subjekteve politike, ndryshimet e verifikuara janĂ« minimale dhe pothuajse tĂ« pa pĂ«rfillshme. Kjo do tĂ« thotĂ« se rezultatet e subjekteve politike janĂ« numĂ«ruar dhe paraqitur saktĂ«. PĂ«r dallim, nga votat pĂ«r subjektet politike, tĂ« dhĂ«nat pĂ«r kandidatĂ«t pas rinumĂ«rimit paraqesin njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ« nĂ« rinumĂ«rim. Sipas raportit nga vendvotimet e rinumĂ«ruara nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR janĂ« zbritur nga rezultati 36 007 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 20 978 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN”, theksoi Radoniqi.

Me këtë gjetje ka rënë dakord edhe anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi. Ai tha se duhet të shkarkohet edhe zyrtari komunal zgjedhor.

“Pajtohem edhe me rekomandimin e shkarkimit tĂ« komisionit komunal zgjedhor nĂ« Prizren, mendoj se aty duhet tĂ« pĂ«rfshihen tĂ« gjithĂ« personat qĂ« janĂ« pjesĂ« e Komiosionit Komunal, pĂ«rfshirĂ« edhe zyrtarin komunal qĂ« Ă«shtĂ« zyrtari ekzekutiv”, ka thĂ«nĂ« Kurteshi.

Me rekomandimet e Këshillit të Operacioneve Zgjedhore ka rënë dakord edhe anëtari Ilir Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës.

“Natyrisht se e mbĂ«shtes propozimin i cili ka dalĂ« nga KOZ, i cili udhĂ«hiqet nga zotĂ«ri Elshani, dhe natyrisht qĂ« nga ajo çfarĂ« ka dalĂ« nĂ« rinumĂ«rimin e votave nga komunat nĂ« 10 pĂ«r qind nxit edhe domosdoshmĂ«rinĂ« e rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n, pĂ«r gjitha vendvotimet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pasqyrohet saktĂ« vullneti i qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, u shpreh ai.

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se këto gjetje janë shqetësuese.

“Gjetjet qĂ« kanĂ« dalĂ« pas raportit qĂ« Ă«shtĂ« prezantuar janĂ« shqetĂ«suese jo vec pĂ«r KQZ-nĂ«, mirĂ«po edhe pĂ«r opinionin publik. ËshtĂ« lajm i mirĂ« qĂ« dallimet mes partive politike kanĂ« qenĂ« tĂ« pa pĂ«rfillshme dhe njĂ« segment i kĂ«tyre zgjedhjeve minimalisht ka kaluar mirĂ«. tani, pĂ«r fat tĂ« keq komuna e cila ka quar nĂ« ekstrem mospĂ«rputhjen e votave mes kandidatĂ«ve Ă«shtĂ« komuna e Prizrenit, ku pjesa mĂ« e madhe qĂ« shpĂ«rputhĂ«n janĂ« tĂ« kĂ«saj komune”, pĂ«rfundoi ai.

Koordinatorja Kombëtare për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që, në të gjitha komunat ku ka përfunduar rinumërimi i votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe sigurimin e provave relevante, që mund të dëshmojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor.

/KosovaPress//r.e/

The post KQZ vendos rinumërim të votave për kandidatë në të gjithë Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PDK kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

PRISHTINË, 19 janar /ATSh/ Kryetari i PDK-sĂ«, Bedri Hamza ka reaguar lidhur me rinumĂ«rimin e pjesshĂ«m tĂ« votave, duke e cilĂ«suar situatĂ«n si “tepĂ«r shqetĂ«suese” pĂ«r shkak tĂ« mospĂ«rputhjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« zbuluara.

Ai ka vlerësuar se, në rrethanat e krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas Hamzës, çdo vonesë apo hezitim përbën cenim të drejtpërdrejtë të besimit qytetar.

“NĂ« kĂ«to rrethana tĂ« krijuara, si Kryetar i PDK-sĂ« vlerĂ«soj se rinumĂ«rimi i plotĂ« i votave nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n Ă«shtĂ« hap i domosdoshĂ«m dhe i drejtĂ«. Institucionet pĂ«rgjegjĂ«se e kanĂ« detyrim kushtetues tĂ« veprojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesĂ« apo hezitim Ă«shtĂ« cenim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i besimit qytetar”, shkruan Hamza nĂ« Facebook.

Personat që vërtetohet se kanë cenuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 janarit 2025 mund të dënohen nga 3 deri në 5 vjet. Kështu thonë njohësit e çështjeve juridike të cilët theksojnë se falsifikimi i rezultatit zgjedhor përbën vepër të rëndë penale, raporton KosovaPress.  

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, i ka cilësuar manipulimet me vota si një nga skandalet më të mëdha që ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për KosovaPress se në varësi nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.


/KosovaPress//r.e/

The post PDK kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale nuk mund të bllokohen

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se mazhoranca Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« bashkĂ«punojĂ« me opozitĂ«n pĂ«r miratimin e Kodit tĂ« ri Zgjedhor dhe realizimin e reformĂ«s territoriale.

GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« KonferencĂ«n e KryetarĂ«ve, nĂ« prag tĂ« nisjes sĂ« sesionit tĂ« ri parlamentar, Balla i bĂ«ri thirrje opozitĂ«s qĂ« tĂ« fokusohet te puna parlamentare pĂ«r pĂ«rmbylljen e dy reformave tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, duke theksuar se “revolucionet” e shpallura prej saj nuk do tĂ« ndodhin.

“Jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojmĂ« plotĂ«sisht pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« njĂ« Kod tĂ« ri Zgjedhor sipas standardeve mĂ« tĂ« mira zgjedhore, njĂ« ndarje administrativo-territoriale funksionale dhe gjithçka tjetĂ«r qĂ« kĂ«rkon procesi”, u shpreh Balla.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, ai theksoi se reformat nuk mund të bllokohen, duke kujtuar marrëveshjen e arritur në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve përkatëse.

“NĂ«se sot tĂ«rhiqeni nga komisionet, kjo pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« njĂ«anshme tĂ« marrĂ«veshjes. Ne do tĂ« detyrohemi tĂ« vijojmĂ« punĂ«n edhe pa ju”, tha Balla.

Ai theksoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, duke vënë theks të veçantë te depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore.

“Duhet tĂ« marrĂ« fund kjo qasje e papranueshme pĂ«r njĂ« vend qĂ« synon anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE, ku partitĂ« jo vetĂ«m garojnĂ«, por edhe numĂ«rojnĂ« votat”, u shpreh Balla.

Sipas tij, është e domosdoshme që procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultateve zgjedhore të përshpejtohet, duke mos përjashtuar mundësinë që numërimi të kryhet drejtpërdrejt në qendrat e votimit.

Balla nënvizoi se koha nuk pret më, si për sa i përket komisioneve zgjedhore partiake, ashtu edhe për vonesat në nxjerrjen e rezultateve, sidomos në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Ai kujtoi se reforma zgjedhore kërkon të paktën 84 vota në Kuvend, ndërsa mazhoranca, sipas tij, synon një reformë më të thellë, që përfshin edhe reduktimin e numrit të deputetëve në 100 ose 101.

Në reagim ndaj pretendimeve të opozitës për kufizim të së drejtës së fjalës, Balla theksoi se të dhënat nga sesioni i kaluar tregojnë të kundërtën.

“Opozita ka pasur 48 orĂ« diskutime nĂ« seancĂ« plenare, ndĂ«rsa shumica bashkĂ« me qeverinĂ« 40 orĂ«â€, pĂ«rfundoi ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu në fjalën e saj në Konferencën e Kryetarëve u ndal te çështjet që lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.

“NĂ« fundjavĂ« ishim dĂ«shmitarĂ« tĂ« njĂ« lajmi plotĂ«sisht tĂ« pavĂ«rtetĂ« dhe pa asnjĂ« fakt, i cili vendosi nĂ« shĂ«njestĂ«r familjarĂ« tĂ« kryetarit tĂ« grupit parlamentar tĂ« PS. Mediet tĂ« cilat i servirĂ«n kĂ«to lajme, edhe pse u vunĂ« nĂ« dijeni tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, vazhduan tĂ« pĂ«rhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« tĂ« opozitĂ«s. ËshtĂ« e paparanueshme ajo qĂ« ndodhi. Duhen gjetur mekanizmat qĂ« raste tĂ« tilla si ky tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qoftĂ« edhe penale personat qĂ« orkestrojnĂ« lajme tĂ« rreme tĂ« tilla”, tha Spahiu.

/r.e/

The post Balla: Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale nuk mund të bllokohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gati 2 mijë inspektime për sigurinë e produkteve joushqimore në vitin 2025

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Inspektorati ShtetĂ«ror i MbikĂ«qyrjes sĂ« Tregut (IShMT) zhvilloi gjatĂ« vitit 2025 gjithsej 1 959 inspektime pĂ«r sigurinĂ« e produkteve joushqimore nĂ« treg.

Në një njoftim për mediet, Inspektorati pasqyron rezultatet e punës gjatë vitit 2025.

“GjatĂ« vitit 2025, Inspektorati ShtetĂ«ror i MbikĂ«qyrjes sĂ« Tregut ka kryer 1 959 inspektime me fokus garantimin e sigurisĂ« sĂ« produkteve joushqimore, nĂ« mbrojtje tĂ« konsumatorĂ«ve dhe nĂ« zbatim tĂ« kritereve ligjore”, bĂ«n tĂ« ditur IShMT.

Sipas njoftimit, nga këto inspektime janë realizuar 1 922 inspektime të programuara dhe 451 inspektime mbi bazë ankese, ndërsa janë vendosur 69 masa administrative.

Inspektimet sipas sektorëve ndahen si më poshtë: 171 në sektorin e produkteve mekanike, 827 në sektorin metrologjik, 377 në sektorin kimik dhe 584 në sektorin elektrik. Gjithashtu, janë trajtuar 85 ankesa.

“Siguri nĂ« treg, mbrojtje pĂ«r çdo konsumator”, pĂ«rfundon njoftimi.

/a.f/

The post Gati 2 mijë inspektime për sigurinë e produkteve joushqimore në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 6 mijë automjete elektrike u regjistruan në Shqipëri gjatë vitit 2025

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Numri i mjeteve elektrike nĂ« vendin tonĂ« u dyfishua gjatĂ« vitit 2025. Konkretisht vitin qĂ« sapombyllĂ«m u regjistruan 6 187 mijĂ« mjete “green”, ose 98% mĂ« shumĂ« krahasuar me vitin 2024.

Shifrat u publikuan sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

“Vit pas viti, flota e mjeteve nĂ« ShqipĂ«ri po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« ‘GREEN’!”, thuhet nĂ« njoftimin pĂ«r mediet.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave, gjatĂ« vitit 2025 janĂ« regjistruar 6 187 mjete ‘All-Electric’, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 98% krahasuar me vitin 2024”, bĂ«n tĂ« ditur DPSHTRR.

“MĂ« shumĂ« mjete ‘green’ nĂ« rrugĂ«t tona, pĂ«r njĂ« transport mĂ« tĂ« pastĂ«r, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe miqĂ«sor me mjedisin!”, pĂ«rfundon njoftimi.

/a.f/

The post Mbi 6 mijë automjete elektrike u regjistruan në Shqipëri gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore

TIRANË, 18 janar/ATSh/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditĂ«n e diel vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë./r.e/

The post Moti sot i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e tarrifave të ujit në Kosovë

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ QytetarĂ«t dhe bizneset nĂ« KosovĂ« po pĂ«rballen me njĂ« valĂ« shtrenjtimesh tĂ« ujit pĂ«r periudhĂ«n 2026-2028. Drejtori i Departamentit tĂ« Tarifave, Refik Ramaj, paralajmĂ«ron rritje deri 39 pĂ«r qind pĂ«r familjet dhe 29 pĂ«r qind pĂ«r konsumatorĂ«t jo-shtĂ«piak, ndĂ«rsa pĂ«r ujĂ«rat e ndotura rritja shkon deri 25 pĂ«r qind. Rritja vjen pas shtrenjtimit tĂ« energjisĂ« elektrike.

Ramaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se rritja e tarifave është e ndikuar nga disa faktorë kryesorë, siç është shtrenjtimi i energjisë elektrike, zvogëlimi i normës së subvencionimit dhe inflacioni.

“Tarifat e vjetra pĂ«r konsumatorĂ« shtĂ«piak kanĂ« qenĂ« 0.38 centĂ«, kurse tani do tĂ« ketĂ« njĂ« rritje. PĂ«r procesin tarifor 2026-2028 do tĂ« ketĂ« njĂ« rritje prej 39 pĂ«r qind pĂ«r amvisĂ«ri, ndĂ«rkaq 29 pĂ«r qind pĂ«r konsumatorĂ«t jo shtĂ«piak. Mesatarja e rritjes konsumatorĂ« shtĂ«piak dhe jo-shtĂ«piak Ă«shtĂ« 34 pĂ«r qind. Tarifat pĂ«r ujĂ«rat e ndotura, sektori shtĂ«piak 25 pĂ«r qind, po ashtu edhe ai jo-shtĂ«piak, mesatarja natyrisht 25 pĂ«r qind. ÇfarĂ« ka ndikuar nĂ« kĂ«tĂ« rritje prej 34 pĂ«r qind, sĂ« pari ka ndikuar rritja enorme e energjisĂ« elektrike, e cila Ă«shtĂ« 150 pĂ«r qind apo 2.5 herĂ« Ă«shtĂ« rritur. Siç Ă«shtĂ« e ditur nĂ« bazĂ« tĂ« kalkulimeve tona, pjesĂ«marrja e energjisĂ« elektrike nĂ« strukturĂ«n e shpenzimeve operative Ă«shtĂ« 20 pĂ«r qind, kur kjo shumĂ«zohet me 150 me kĂ«tĂ« rritjen, del 30 pĂ«r qind. 30 pĂ«r qind Ă«shtĂ« rritja vetĂ«m pĂ«r energji elektrike
.Faktori i dytĂ« Ă«shtĂ« zvogĂ«limi i normĂ«s ndĂ«r subvencionimit
Faktori i tretĂ« Ă«shtĂ« inflacioni”, thekson Ramaj.

Duke folur për tarifat sipas qyteteve, Ramaj tha se në Prishtinë çmimi për ujë ka kaluar nga 0.45 në 0.63 euro, ndërsa për ujërat e ndotura nga 0.08 në 0.12 euro.

“NĂ« PrishtinĂ« ka qenĂ« 0.45 pĂ«r ujĂ«, tash Ă«shtĂ« 0.63. PĂ«r ujerat e ndotura ka qenĂ« 0.08, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« 0.12, Prizreni ka qenĂ« 0.40 Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« 0.56, pĂ«r ujĂ«rat e ndotura  0.15, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« 0.19. Peja ka qenĂ« 0.28 pĂ«r ujĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« 0.39
Gjakova ka qenĂ« 0.39 tash Ă«shtĂ« 0.53
_(PĂ«r biznese)pĂ«r Prizrenin pĂ«r biznese Ă«shtĂ« 0. 42, nga 0.32, pĂ«r PejĂ«n ka qenĂ« 0.39, tash 0.51, pĂ«r MitrovicĂ«n ka qenĂ« 0.55, 0.69, Gjakova ka qenĂ« 0.55 tash 0.67
 KompanitĂ« me aplikacionin tarifor kanĂ« ardhĂ« me kĂ«rkesa shumĂ« mĂ« tĂ« lartĂ«, disa kanĂ« kĂ«rkuar 100 pĂ«r qind rritjen e tarifave, disa mĂ« pak, por ne kemi aplikuar norma shkencore, kritere profesionale, kemi ardhe deri tek kjo strukturĂ«â€, shprehet ai.

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku thotë se shtrenjetimi i tarifave të ujit do të ketë ndikim të madh tek konsumatoret. Sipas tij, jeta e qytetareve vetëm sa vazhdon të rendohet.

Ndërkaq, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, paralajmëron se rritja e tarifave rëndon mbi sektorin hotelier dhe turistik, që ende po përpiqet të rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë. Madje, nuk përjashton edhe mundësinë e mbylljes se disa bizneseve.

/KosovaPress/

The post Rritje e tarrifave të ujit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zeka: Kosova të tregojë seriozitet për dialogun me SHBA-në, të përmirësojë klimën e biznesit

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ Kryetari i OdĂ«s Ekonomike Amerikane nĂ« KosovĂ«, Arian Zeka, kĂ«rkon nga qeveria e KosovĂ«s tĂ« tregojĂ« seriozitet tĂ« plotĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa konkrete pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar klimĂ«n e biznesit, pĂ«rndryshe siç thotĂ« ai, vendi rrezikon tĂ« humbasĂ« mundĂ«si strategjike dhe ekonomike.

Në një intervistë për KosovaPress, Zeka vlerëson se vendimet e pakoordinuara dhe vonesat në politikë kanë sjellë tensione të brendshme dhe kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet me aleatët strategjikë. Ai thekson se vetëm një qeveri e përkushtuar dhe serioze mund të avancojë dialogun strategjik dhe të përfitojë nga mundësitë për tregti dhe investime.

Por ky seriozitet, sipas tij, ka munguar shumë përgjatë viteve të fundit.

Zeka gjithashtu u ndal tek marrëveshjet tregtare dhe tarifat doganore. Ai vlerëson heqjen e tarifave në gusht të vitit të kaluar, derisa thekson se kjo hap mundësi për rritje të shkëmbimeve tregtare dhe për promovimin e produkteve amerikane në Kosovë.

Zeka, megjithkĂ«tĂ« dyshon se vonesa e kĂ«tij vendimi, tash mund t’i kushtojĂ« KosovĂ«s.

Përfaqësuesi i bizneseve amerikane në Kosovë, foli edhe për pasojat e krizave politike dhe mungesës së qeverisë së re në vitin 2025, duke pohuar se kjo ka ndikuar keq në rritjen ekonomike dhe në pasigurinë juridike, nga të cilat janë afektuatr drejtpërdrejt bizneset dhe konsumatorët.

Shqetësimin më të madh, Zeka e ka për raportin negativ midis eksportit dhe importit. Ai përmendi idenë e Odës për mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese dhe startup-eve për të zvogëluar deficitin tregtar dhe për të krijuar vende të reja pune, por që sipas tij, nuk u zbatua nga qeveria e kaluar.

Ndërkohë, problem për operimin e bizneseve është edhe shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike, si edhe nxitimi për liberalizimin e tregut në këtë fushë. .

Zeka e nënvizon sektorin e energjisë, si njërin nga sektorët e anashkaluar nga qeveria, ani se ka potencial të madh për zhvillim.

eka thekson se Kosova duhet të dëshmoj sundim të plotë të ligjit dhe të ofrojë klimë stabile për investitorët. Kjo, duke zatuar ligjet dhe politikat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike.

/Kosovapress/

The post Zeka: Kosova të tregojë seriozitet për dialogun me SHBA-në, të përmirësojë klimën e biznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fushata informuese për dy ligjet e reja në pikat kufitare dhe Aeroport

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme njofton se nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« Ligjit pĂ«r tĂ« Huaj dhe Ligjit pĂ«r Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese pĂ«r qytetarĂ«t nĂ« tĂ« gjitha pikat kufitare tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, si dhe nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« PrishtinĂ«s “Adem Jashari”.

Sipas ministrisë, kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.

Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

/KosovaPress/

The post Fushata informuese për dy ligjet e reja në pikat kufitare dhe Aeroport appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elita e basketbollit në Kosovë i beson vetëm trajnerëve të huaj

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ NjĂ« trend gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« po vĂ«rehet nĂ« basketbollin kosovar, ku klubet elitĂ«s sĂ« SuperligĂ«s po anashkalojnĂ« masivisht trajnerĂ«t vendas pĂ«r t’ua besuar drejtimin e skuadrave teknikĂ«ve tĂ« huaj. Ky fenomen ka ngritur pikĂ«pyetje tĂ« mĂ«dha rreth besimit tĂ« kapacitetet vendore dhe strategjisĂ« afatgjatĂ« tĂ« zhvillimit tĂ« basketbollit nĂ« vend.

KosovaPress i ka kushtuar njĂ« artikull kĂ«tij fenomeni. NĂ« shkrimin e publikuar sot, KosovaPress vĂ«ren se pĂ«rveç “Rahovecit 29”, qĂ« sĂ« fundi ndau rrugĂ«t me trajnerin Bujar Loci dhe qĂ« ende nuk e ka emĂ«ruar pasuesin e tij, shtatĂ« klubet tjera tĂ« SuperligĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« basketboll, drejtohen nga trajnerĂ« tĂ« huaj duke dĂ«shmuar kĂ«shtu qĂ« klubet elitare tĂ« basketbollit vendor e kanĂ« humbur totalisht besimin te trajnerĂ«t kosovarĂ«.

Por pse po ndodh kjo?

Trajneri i basketbollit, Lorik Kllokoqi, vlerëson se në vitet e fundit është krijuar një perceptim i gabuar në mesin e klubeve, pasi trajnerët vendas angazhohen kryesisht në situata kur mungojnë mjetet financiare. Ai nënvizon se ky trend është i padrejtë dhe nuk reflekton realitetin, pasi ka pasur raste konkrete kur trajnerë vendas, edhe me buxhete modeste, kanë arritur rezultate të mëdha dhe kanë mposhtur ekipe me resurse shumëfish më të mëdha.

Ish-kryetari i “KB PrishtinĂ«s”, Blerand Stavileci, shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r trajnerĂ«t vendas dhe njĂ«kohĂ«sisht kĂ«rkon mĂ« shumĂ« profesionalizĂ«m dhe vetĂ«kritikĂ« nga vet ata.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ndalet te struktura dhe kushtet në të cilat punojnë trajnerët vendas, duke theksuar se numri i tyre është relativisht i vogël dhe se pjesa më e madhe nuk e ushtrojnë profesionin e trajnerit si punë primare. Sipas tij, kjo gjendje ndikon drejtpërdrejt në nivelin e profesionalizmit dhe në mundësinë që trajnerët të fokusohen plotësisht në zhvillimin e ekipeve dhe lojtarëve.

Në përpjekje për të adresuar këtë problem, Shoqata e Trajnerëve ka propozuar vendosjen e një pagese shtesë për klubet që angazhojnë trajnerë të huaj, si një masë për të stimuluar punësimin e vendasve.

Paralelisht, Federata e Basketbollit tĂ« KosovĂ«s ka nisur hapa konkretĂ« pĂ«r ngritjen profesionale tĂ« kuadrove, duke pĂ«rfunduar procesin e licencimit “FIBA Level One” dhe duke planifikuar fillimin e nivelit tĂ« dytĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj, vetĂ« trajnerĂ«t po investojnĂ« individualisht nĂ« edukimin e tyre pĂ«rmes pjesĂ«marrjes nĂ« seminare ndĂ«rkombĂ«tare, duke dĂ«shmuar pĂ«rkushtimin pĂ«r tĂ« qenĂ« konkurrues nĂ« tregun modern tĂ« basketbollit.

/KosovaPress/

The post Elita e basketbollit në Kosovë i beson vetëm trajnerëve të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krimet e luftës në Kosovë, 11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar

PRISHTINË, 17 janar/ATSh/ NjĂ«mbĂ«dhjetĂ« aktakuza pĂ«r krime lufte janĂ« ngritur deri nĂ« dhjetorin e vitit tĂ« kaluar nĂ« KosovĂ«. GjatĂ« kĂ«saj periudhĂ« janĂ« akuzuar 36 persona, nĂ« mesin e tyre 33 pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«.

Shifrat i ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, ndërsa shton se numri total i aktakuzave në mungesë është 20, ku akuzohen 102 persona.

“Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, ju njofton se gjatĂ« vitit 2025, konkretisht deri mĂ« 01 dhjetor tĂ« kĂ«tij viti janĂ« ngritur 11 aktakuza pĂ«r veprĂ«n penale “Krim i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile. GjatĂ« kĂ«saj periudhe janĂ« akuzuar 36 persona, prej tyre 33 persona tĂ« akuzuar pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ«, ndĂ«rsa janĂ« parashtruar 8 kĂ«rkesa pĂ«r caktim te paraburgimit ndaj 10 personave. NdĂ«rsa, numri total  i rasteve me aktakuza Ă«shtĂ«: 74 raste me 80 aktakuza ndaj 216 personave. Numri i aktakuzave tĂ« dorĂ«zuara me gjykim nĂ« mungesĂ« Ă«shtĂ«: 20 aktakuza pĂ«r gjykim nĂ« mungesĂ« ndaj 102 personave”, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rgjigje.

Ish-kryetari i GjykatĂ«s Supreme, Fejzullah Hasani flet pĂ«r vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« kanĂ« autoritetet vendore pĂ«r tĂ« ndjekur penalisht kriminelĂ«t e luftĂ«s. Ai thekson se ka kaluar kohĂ« e gjatĂ« dhe se “provat janĂ« lehtĂ«sisht tĂ« zhdukshme”.

Hasani thotë ndër tjera se është me rëndësi që Kosova të ketë aktgjykime të formës së prerë për krime lufte.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se vitet e fundit kanë dominuar aktakuzat në mungesë për krime lufte.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e konsideron vitin 2025 si vit të drejtësisë. Fatmire Haliti nga kjo organizatë thotë se ka pasur progres në aspektin e qasjes në drejtësi të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ« Ă«shtĂ« shpallur gjatĂ« vitit 2024, ku i dĂ«nuari Ă«shtĂ« Çedomir Aksiq i cili kreu krime lufte nĂ« Reçak, Mulapolc dhe PetrovĂ« – fshatra nĂ« komunĂ«n e Shtimes.

NĂ« luftĂ«n e fundit nĂ« KosovĂ« janĂ« vrarĂ« mbi 13 mijĂ« civilĂ«, mbi 20 mijĂ« gra e burra tĂ« dhunuar seksualisht, mbi gjashtĂ« mijĂ« tĂ« zhdukur, prej tyre 1.600 vazhdojnĂ« tĂ« jetĂ« tĂ« pagjetur e mĂ« shumĂ« se 800 mijĂ« persona tĂ« zhvendosur gjatĂ« viteve 1998-1999. Por Serbia vazhdon t’i mohojĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«to krime tĂ« kryera nĂ« KosovĂ«.

/KosovaPress/

The post Krimet e luftës në Kosovë, 11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot parashikohet i kthjellët, mjegull në lugina

TIRANË, 17 janar /ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditĂ«n e shtunĂ« do tĂ« ketĂ« mot tĂ« kthjellĂ«t nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« territorit. NĂ« relievet malore lindore priten vranĂ«sira mesatare deri tĂ« dendura, me intervale tĂ« herĂ«pashershme dielli.

Mjegull e dendur do të regjistrohet gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në zonat luginore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-lindja me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në det 1-2 ballë.

/a.f/r.e/

The post Moti sot parashikohet i kthjellët, mjegull në lugina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rregulla të reja për hyrjen në Kosovë, në fuqi nga 15 marsi

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Ministria e PunĂ«ve tĂ« Brendshme ka njoftuar se ka publikuar njĂ« dokument udhĂ«zues pĂ«r shtetasit e huaj qĂ« hyjnĂ« nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, me qĂ«llim informimin e tyre pĂ«r detyrimet ligjore gjatĂ« hyrjes, qĂ«ndrimit dhe punĂ«simit nĂ« vend.

Sipas njoftimit, çdo shtetas i huaj, me rastin e hyrjes në Kosovë, detyrohet të zotërojë dokument të vlefshëm udhëtimi, vizë ose leje qëndrimi kur kërkohet, të respektojë qëllimin dhe afatin e qëndrimit, si dhe të lajmërojë adresën e qëndrimit brenda tri ditësh nga hyrja në vend. Po ashtu, kërkohet respektimi i ligjeve të Republikës së Kosovës dhe mospërbërja e kërcënimit për sigurinë dhe shëndetin publik.

Ministria ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se qĂ«ndrimi afatshkurtĂ«r lejohet deri nĂ« 90 ditĂ« brenda njĂ« periudhe prej 180 ditĂ«sh, pa tĂ« drejtĂ« punĂ«simi pa leje pune. Çdo qĂ«ndrim mbi kĂ«tĂ« afat kĂ«rkon aplikim pĂ«r lejeqĂ«ndrim. PĂ«r qĂ«llime punĂ«simi, shtetasit e huaj duhet tĂ« pajisen me leje qĂ«ndrimi tĂ« pĂ«rkohshme dhe leje pune, ndĂ«rsa puna pa leje Ă«shtĂ« e ndaluar.

Gjithashtu, për qëndrime për studime, ribashkim familjar, arsye humanitare apo kërkime shkencore, kërkohet pajisja me lejeqëndrim të përkohshëm dhe plotësimi i kritereve ligjore përkatëse. Aplikimet mund të bëhen në misionet diplomatike ose në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në rastet kur nuk kërkohet vizë hyrëse.

Ministria paralajmëron se mosrespektimi i këtyre rregullave mund të rezultojë me masa ligjore, përfshirë anulimin e lejeqëndrimit, gjoba, urdhër largimi apo ndalim të hyrjes në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, zbatimi i plotë i këtyre rregullave fillon më 15 mars 2026, ndërsa çdo hyrje pas kësaj date që nuk është në përputhje me udhëzuesin do të rezultojë me ndalim hyrjeje në Kosovë.

/KosovaPress//r.e/

The post Rregulla të reja për hyrjen në Kosovë, në fuqi nga 15 marsi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌