❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohet “shtĂ«pi bari” nĂ« LezhĂ«- gjenden armĂ«, municion luftarak, kokainĂ« dhe kanabis



Policia e Shtetit ka zbuluar armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara në një ndërtesë në Lezhë.

Sipas njĂ« njoftimi bĂ«het e ditur se policia ka finalizuar operacioni i koduar “Second floor”.

"Zbulohen në një objekt trekatësh në fshatin Rrilë, 4 ambiente të përshtatura për kultvimin e bimëve narkotike dhe tharjen e tyre, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sekuestrohen 8.8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë, 960 fidanë dhe 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë Kokainë, 3 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 automjet dhe 4 celularë", thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh.

"Kapen në flagrancë në këto ambiente dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Vihet në pranga dhe 1 punonjës i OSHEE-së, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Vihen në hetim 4 punonjës të tjerë të OSHEE-së, për shpërdorim detyre".

Tutje thuhet se shĂ«rbimet e Komisariatit te PolicisĂ« LezhĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, bazuar nĂ« informacionit e siguruara pĂ«r njĂ« rast tĂ« kultvimit tĂ« bimĂ«ve narkotike, nĂ« njĂ« objekt nĂ« fshatin RrilĂ«, kanĂ« organizuar operacionin e koduar “Second floor”.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në objektin 3-katësh dhe kanë kontstatuar se në katin e dytë të këtij objekti, ishin pështatur 4 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, dhe për tharjen e tyre, me qëllim përgatitjen për shitje. Nga verifikimet rezultoi se në këtë objekt kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në këtë ambient dhe kanë arrestuar shtetasit: -A. Gj., 57 vjeç dhe A. GJ., 22 vjeç, babë e bir, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale".


Babai kishte dalë nga burgu në Itali, zbardhen detaje nga plagosja e dy të rinjve në Durrës



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.

Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.

Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e situatĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« ai t’i shkonte vajzĂ«s nĂ« vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikĂ« nĂ« rrugĂ«.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r t’i ndarĂ«, njĂ« kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./euronews/

18 të arrestuar dhe 11 policë të lënduar gjatë protestës së PD-së në Tiranë



GjatĂ« protestĂ«s sĂ« zhvilluar mĂ« 24 janar 2026 nga Partia Demokratike nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, disa pjesĂ«marrĂ«s hodhĂ«n lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe kundĂ«rshtuan punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Policia njoftoi se ka identifikohen 37 shtetas, ku ka arrestuar 18 prej tyre, ku 17 janë proceduar penalisht 17 në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.

Gjatë tubimit janë lënduar 11 zyrtarë të policisë.

Sipas njoftimit, grupi hetimor ka identifikuar shtetasit që kryen veprime të kundërligjshme.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 33 shtetas qĂ« kanĂ« kryer veprime tĂ« kundĂ«rligjshme gjatĂ« tubimit. U arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; -nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 tĂ« mitur, u shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasit S. D dhe E. Ll”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Po ashtu, Policia e Shtetit theksoi se 11 punonjësit e Policisë që mbetën të lënduar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme. /Telegrafi/

Protesta, shoqata Amerikano-Shqiptare e zbatimit të ligjit dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit tĂ« Ligjit (AALEA) ka shprehur solidaritet dhe mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« pĂ«r PolicinĂ« e Shtetit Shqiptar, duke dĂ«nuar ashpĂ«r aktet e dhunĂ«s ndaj punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« gjatĂ« ngjarjeve tĂ« fundit nĂ« TiranĂ«.

Në një reagim zyrtar, AALEA e cilëson sulmin ndaj oficerëve të Policisë si një akt brutal dhe të papranueshëm, duke theksuar se dhuna ndaj atyre që shërbejnë për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë së komuniteteve duhet të marrë përgjegjësinë e plotë ligjore.

Shoqata shpreh respektin dhe mbështetjen më të thellë për punonjësit e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë tubimit, si dhe për familjet e tyre, duke vlerësuar guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre si burim krenarie për shqiptarët kudo në botë.

AALEA gjithashtu nderon shërbimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe lutet për shërim të plotë dhe të shpejtë të oficerëve të lënduar, duke ritheksuar mbështetjen e saj të palëkundur ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

“Ne nderojmĂ« shĂ«rbimin e tyre dhe lutemi pĂ«r shĂ«rimin e tyre tĂ« plotĂ« dhe tĂ« shpejtĂ«:, thekson AALEA.

“PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit Shqiptar: nuk jeni vetĂ«m. Komuniteti amerikan-shqiptar i zbatimit tĂ« ligjit qĂ«ndron me ju nĂ« solidaritet, sot dhe pĂ«rherĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« mbĂ«shtesim misionin tuaj pĂ«r tĂ« mbrojtur dhe shĂ«rbyer, dhe kurrĂ« nuk do tĂ« harrojmĂ« guximin e atyre qĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« sigurisĂ« publike”, thuhet nĂ« reagim.

/gj.m/a.f/

The post Protesta, shoqata Amerikano-Shqiptare e zbatimit të ligjit dënon dhunën ndaj Policisë së Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e opozitës, 11 efektivë policie dhe disa protestues të plagosur



Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, pas protestës së organizuar këtë të shtunë nga Partia Demokratike, ku situata u tensionua përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit kanë përdorur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime ndaj 11 efektivëve të policisë, të cilët aktualisht po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies.

“GjatĂ« tubimit tĂ« sotĂ«m, tĂ« thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojĂ« e sulmeve me molotov, lĂ«ndĂ« piroteknike dhe sende tĂ« forta para KryeministrisĂ« dhe sallĂ«s sĂ« Kuvendit, janĂ« dĂ«mtuar dhe po marrin ndihmĂ« mjekĂ«sore 11 punonjĂ«s policie, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pĂ«r mbarĂ«vajtjen dhe garantimin e protestĂ«s.


Ata janĂ« vizituar nĂ« Spitalin e TraumĂ«s dhe nĂ« repartin e djegies nga Drejtori Vendor i PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Elton Alushi, dhe ZĂ«vendĂ«s/Drejtori pĂ«r Rendin, Dashnor Muhaj.”, bĂ«jnĂ« me dije uniformat blu.

Policia thotë se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme përmes qendrës së zërit që të ndaloheshin aktet e dhunës, turma ka vijuar me përplasjet, çka i ka detyruar ata të ndërhyjnë.

“MegjithĂ« thirrjet e vazhdueshme tĂ« PolicisĂ«, pĂ«rmes qendrĂ«s sĂ« zĂ«rit, pĂ«r tĂ« ndalur aktet e dhunĂ«s, ato vijuan, çka detyroi ndĂ«rhyrjen pĂ«r shpĂ«rndarjen e turmĂ«s, sipas parashikimeve ligjore nĂ« fuqi. Grupi hetimor, nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« sĂ« Rrethit GjyqĂ«sor TiranĂ«, ka nisur menjĂ«herĂ« punĂ«n pĂ«r dokumentimin ligjor tĂ« veprimeve tĂ« dhunshme tĂ« protestuesve ndaj punonjĂ«sve tĂ« rendit. ShĂ«rbimet e PolicisĂ« vijojnĂ« veprimet pĂ«rmes analizimit tĂ« pamjeve filmike, pĂ«r identifikimin e personave qĂ« kanĂ« sulmuar dhe kryer akte tĂ« dhunshme, si dhe pĂ«r shoqĂ«rimin e tyre.“, vijon njoftimi.

Një i mitur mes 23 të shoqëruarve

Ndërkohë, bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar 23 persona. Gjatë verifikimeve, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Policia bën me dije se prindërit e tij janë njoftuar menjëherë dhe i riu nuk është mbajtur në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes. Derisa e kanë marrë prindërit.

“Deri nĂ« kĂ«to momente janĂ« shoqĂ«ruar 23 persona, dhe gjatĂ« verifikimeve tĂ« gjeneratĂ«s dhe moshĂ«s, njĂ«ri prej tyre ka rezultuar i mitur. MenjĂ«herĂ« janĂ« njoftuar prindĂ«rit dhe, deri sa Ă«shtĂ« marrĂ« nga prindĂ«rit, i mituri nuk ka qenĂ« i shoqĂ«ruar nĂ« dhomat e shoqĂ«rimit, por ka qĂ«ndruar nĂ« zyrĂ«n e pritjes sĂ« qytetarĂ«ve, derisa Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ«zim nga prindĂ«rit e tij.”, sqaron policia.


Tensionet në Shqipëri nuk ndalen, protestuesit futen brenda objektit të policisë



Ndonëse protesta kombëtare e opozitës ka përfunduar, tensionet mesa duket ende jo.

Raportohet se deri më tani janë rreth 23 protestues të shoqëruar dhe për shkak të kësaj, në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet ka tensione.

Mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike janë futur në komisariat duke kërkuar lirimin e protestuesve.

NĂ« vendngjarje kanĂ« mbĂ«rritur edhe forcat “Shqiponja”.


Brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.

Situata raportohet të jetë e tensionuar mes palëve.



Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit

TIRANË, 24 janar /ATSh/ DhjetĂ«ra kokteje molotov u hodhĂ«n nĂ« drejtim tĂ« KryeministrisĂ«, duke shpĂ«rthyer nĂ« flakĂ«, gjatĂ« protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« thirrur nga opozita.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhej në podium gjatë kohës që hidheshin koktejet me molotovë, të cilat rrezikuan forcat e rendit që ishin mbledhur kordon, në ruajtje të institucionit.

Gjithashtu protestuesit hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë edhe një mori me fishekzjarrë.

Në përgjigje të lëndëve piroteknike të hedhura nga protestuesit, policia reagoi duke hedhur gaz lotësjellës si dhe ujë me presion përmes një autoboti, për të shpërndarë protestuesit.

Pas këtyre momenteve të tensionuara, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në drejtim të Kuvendit.

Pasi mbërritën para ambienteve të Kuvendit, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, mes tyre edhe deputetë të PD-së si Luciano Boçi, Flamur Noka dhe Besart Xhaferri. Gjatë tensioneve, policia hodhi sërish gaz lotësjellës duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bëri thirrje policisë që mos të prekë qytetarët.

“Mos merrni urdhra pĂ«r tĂ« mbrojtur kartelet e drogĂ«s dhe korrupsionit, por bĂ«huni besnikĂ« tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« ligjit dhe KushtetutĂ«s. Çdo shĂ«rbim ndaj narkoshtetit Ă«shtĂ« shĂ«rbim kundĂ«r shtetit. I bĂ«j thirrje tĂ« bĂ«jnĂ« kujdes, mos tĂ« prekin asnjĂ« qytetarĂ« kjo Ă«shtĂ« njĂ« protestĂ« qytetare, Ă«shtĂ« njĂ« revoltĂ« qytetare. Arrestimet dhe shoqĂ«rimet tregojnĂ« panik”, tha Noka.

Protesta e thirrur nga opozita pĂ«rfundoi pas rreth tre orĂȘsh ku pati edhe tĂ« shoqĂ«ruar nga policia pas akteve tĂ« dhunĂ«s.

Kjo ishte protesta e dytë kombëtare e PD-së në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndante kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Bulgarec - në hetim një polic dhe dhjetëra persona tjerë



Policia e Shtetit ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka finalizuar operacioni policor tĂ« koduar “Organizatori”, ndĂ«rkaq Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga pronari i njĂ« lokali qĂ« organizonte lojĂ«ra fati dhe shpĂ«rndante lĂ«ndĂ« narkotike tĂ« llojit kokainĂ«, nĂ« lokal.

Policia njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Po ashtu penalisht është proceduar edhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punĂ«s operative, tĂ« kryera nĂ« zbatim tĂ« planit tĂ« posaçëm tĂ« masave ‘PĂ«r goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e organizimit tĂ« lotarive sportive online’, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Korçë, me mbĂ«shtetjen e Forcave Operacionale ‘Shqiponjat’, Seksionit pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve pranĂ« DVP Korçë dhe AgjencisĂ« sĂ« MbikĂ«qyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar ‘Organizatori’.

Si rezultat, u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi A. R., 57 vjeç, banues nĂ« Korçë, pĂ«r veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive tĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin’, ‘VĂ«nia nĂ« dispozicion e lokaleve pĂ«r lojĂ«ra tĂ« palejuara’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve’”, thuhet nĂ« njoftim.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, ku u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« PolicisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ambient, disa shtetas tentuan tĂ« fshihnin provat dhe, nĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r veprĂ«n penale “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, pĂ«r shtetasit: R. K., banues nĂ« Korçë; F. A., banues nĂ« fshatin Vinçan, Korçë; H. M., banues nĂ« fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit” pĂ«r 14 shtetas tĂ« tjerĂ«, tĂ« cilĂ«t, edhe pse kishin dijeni pĂ«r ushtrimin e kĂ«saj veprimtarie tĂ« paligjshme, nuk e kallĂ«zuan tek organet policore.

PĂ«r shkak se ishte prezent nĂ« kĂ«tĂ« ambient dhe nuk ka kryer detyrimet qĂ« rrjedhin nga ushtrimi i detyrĂ«s, u referuan materialet nĂ« Prokurori, ku filloi procedimi penal pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” pĂ«r shtetasin D. L., me detyrĂ« punonjĂ«s policie pranĂ« PKK KapshticĂ«.

Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Tubimi i PD-së në Tiranë, Policia u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga veprimet e kundërligjshme



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi të shtunën, në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e premte dhe të shtune do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

Nga ora 23:45, e premte do tĂ« bllokohet lĂ«vizja dhe nuk do tĂ« lejohet parkimi i automjeteve deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit nĂ« bulevardin ”DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”,

Nga ora 15:00 e sĂ« shtunĂ«s deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia thekson tutje se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi/

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

Drejtuesja pranĂ« Sektorit pĂ«r Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin njĂ« javĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r njĂ« rritje tĂ« formave dhe intensitetit tĂ« krimeve kibernetike ndaj tĂ« miturve nĂ« ShqipĂ«ri. “Spektri i formave tĂ« abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« abuzimit”, tha Bonjaku gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« saj nĂ« [
]

The post Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata appeared first on Reporter.al.

Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri

TIRANË, 21 janar/ATSh/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “AnĂ«tarĂ«t”, policia e TiranĂ«s njoftoi sot se pas tre muajve hetime, goditi njĂ« grup kriminal i cili shiste armĂ« zjarri.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, sipas policisë u kapën në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur dy armë zjarri kallashnikov.

Policia bĂ«ri tĂ« ditur se nga hetimet dyshohet se kĂ«ta shtetas ishin pjesĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« grupi qĂ« shiste armĂ« zjarri nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« TiranĂ«s, kryesisht nĂ« TufinĂ« dhe nĂ« Fresk. NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u sekuestruan pesĂ« armĂ« zjarri dhe municion luftarak, qĂ« dyshohet se do tĂ« shiteshin nĂ« zonat e TufinĂ«s dhe tĂ« “Freskut”.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/a.f/

The post Tiranë, goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda pret kreun e Policisë së Romës: Bashkë për të luftuar krimin e organizuar

TIRANË, 20 janar /ATSh/ MesditĂ«n e sotme, Kuestori i RomĂ«s, drejtori i policisĂ« sĂ« kryeqytetit italian, Roberto Massucci, sĂ« bashku me delegacionin qĂ« e shoqĂ«ronte, zhvilloi njĂ« vizitĂ« kortezie nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, ku u prit nga drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtues tĂ« lartĂ« tĂ« institucionit.

Gjatë takimit, kuestori Massucci vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes dy policive.

Nga ana e tij, Proda e siguroi Kuestorin e Romës se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë ngushtësisht me partnerët italianë dhe ata ndërkombëtarë.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Policinë italiane përbën një shembull shumë të mirë, përmes shkëmbimit të informacionit, krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë takimit u shkëmbyen gjithashtu eksperienca mbi menaxhimin e situatave të ndryshme, u vlerësua roli dhe mbështetja e ambasadës italiane në Tiranë, si dhe u dakordësua forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit edhe me Kuesturën e Romës.

1 nga 3

/m.q/r.e/a.f/

The post Proda pret kreun e Policisë së Romës: Bashkë për të luftuar krimin e organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u për trafikim me njerëz



Policia e Shtetit ka finalizuar gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit dy faza tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Operacionalja”, duke kapur dhe vĂ«nĂ« nĂ« pranga dy shtetas tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar.

Shtetasit e ndaluar, R. B. dhe G. H., banues nĂ« TiranĂ«, ishin tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga UNMIK, pasi dyshohen pĂ«r “PjesĂ«marrje ose organizim tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal” nĂ« fushĂ«n e trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore

“PĂ«rfaqĂ«suesi Special i Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UNMIK/KosovĂ«, mĂ« datĂ« 13.01.2026, ka lĂ«shuar urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r kĂ«ta dy shtetas, si tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale ‘PjesĂ«marrje ose organizim i grupit tĂ« strukturuar kriminal’, nĂ« fushĂ«n e trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore, parashikuar nga Kodi Penal i KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim,

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, dhe policia njofto se po vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit. /Telegrafi/

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

suplemente bimore

NjĂ« postim nĂ« Facebook, qĂ« i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe kĂ«shilltar bashkiak nĂ« TiranĂ«, paralajmĂ«ron se “9 nga 10 njerĂ«z janĂ« tĂ« infektuar me parazitĂ«â€, ndĂ«rsa premton njĂ« recetĂ« “shtĂ«piake” qĂ« do t’i çlirojĂ« pacientĂ«t nga “deri nĂ« dy kilogramĂ« krimba brenda natĂ«s”. NjĂ« klikim mbi postimin e çon lexuesin nĂ« njĂ« faqe [
]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po [
]

The post Kontrollet për Call-Centerat/ Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen appeared first on BoldNews.al.

ÇfarĂ« ndodhi mbrĂ«mĂ« nĂ« VlorĂ«, Policia e Shtetit ‘alarmon’ tĂ« riun

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve në media, i riu ka deklaruar se një automjet i dyshimtë [
]

The post ÇfarĂ« ndodhi mbrĂ«mĂ« nĂ« VlorĂ«, Policia e Shtetit ‘alarmon’ tĂ« riun appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati

Altin Ndoci, 38 vjeç, i arrestuar fillimisht nĂ« vitin 2020, mbi tĂ« cilin rĂ«ndojnĂ« tetĂ« akuza, u arratis nga Spitali i DurrĂ«sit tĂ« martĂ«n mĂ« 13 janar, nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« denjĂ« pĂ«r filma, ku dukshĂ«m organizimi ishte i lartĂ« me njĂ« automjet qĂ« e priste dhe, siç duken punĂ«t, me polici tĂ« paaftĂ« pĂ«r [
]

The post Arratisja e Ndocit risjell në vëmendje numrin e lartë të bosëve të krimit në arrati appeared first on Reporter.al.

Policia e Shtetit hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në disa qytete, afati i fundit deri më 23 janar

✇Albeu
By: M C

Policia e Shtetit ka hapur garĂ«n pĂ«r drejtor policie dhe shef komisariati nĂ« disa qytete. PĂ«rmes njĂ« njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bĂ«n me dije se ky Ă«shtĂ« njĂ« proces vlerĂ«simi objektiv, i cili nxit konkurrencĂ«n profesionale. NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj, janĂ« shpallur thirrjet pĂ«r konkurrim pĂ«r pozicionin “Drejtor Vendor i PolicisĂ« nĂ« PolicinĂ« e Shtetit” dhe pĂ«r pozicionin “Shef Komisariati”.

Kërkohet Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit Drejtor në një tjetër DVP të punonjësit të Policisë dhe Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të punonjësit të Policisë. Faza e aplikimeve është deri më datë 22 janar.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Me qĂ«llim zhvillimin e njĂ« procesi vlerĂ«simi objektiv, transparent dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, nxitjen e konkurrencĂ«s profesionale dhe drejtuese nĂ« pĂ«rzgjedhjen e kandidatĂ«ve qĂ« shfaqin aftĂ«si, rezultate tĂ« larta, integritet moral dhe profesional, si dhe promovimin nĂ« detyrĂ« tĂ« punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, nĂ« zbatim tĂ« urdhrave tĂ« Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, shpallen thirrjet pĂ«r konkurrim pĂ«r pozicionin “Drejtor Vendor i PolicisĂ« nĂ« PolicinĂ« e Shtetit” dhe pĂ«r pozicionin “Shef Komisariati”, pĂ«r plotĂ«simin e funksioneve organike, si mĂ« poshtĂ« vijon:

Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit Drejtor në një tjetër DVP të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi; Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi.

Faza e aplikimeve: deri më datë 22.01.2026.

Shef, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kavajë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në Policinë e Shtetit dhe transferimit në struktura të tjera shtetërore;

Shef, në Komisariatin e Policisë Mat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Faza e aplikimeve: deri më datë 23.01.2026.

Procesi i konkurrimit do të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, mbi parimet e transparencës, barazisë së mundësive dhe meritokracisë, duke garantuar një vlerësim objektiv dhe të paanshëm të të gjithë kandidatëve pjesëmarrës.

The post Policia e Shtetit hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në disa qytete, afati i fundit deri më 23 janar appeared first on Albeu.com.

Policia hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në 4 qytete. Afati i fundit 23 janar

Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, procesi ka në fokus përzgjedhjen e kandidatëve me aftësi, rezultate të larta në punë, integritet moral dhe profesional. Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, janë shpallur vakancat: Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit


Source

Sekuestrohen 60 kg kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë



Finalizohet nga Seksioni pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”.

Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Seksioni pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me Seksionin e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve, bazuar nĂ« informacionet e siguruara pĂ«r njĂ« rast tĂ« shitjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor tĂ« koduar “Cargo”, si rezultat i tĂ« cilit u kap nĂ« flagrancĂ« dhe u arrestua shtetasi:

-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”. /Euronews.al/

❌