MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7
TIRANĂ, 7 janar/ATSH/- Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale informon se, nĂ« bashkĂ«punim me Operatorin e ShĂ«rbimeve tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor (OSHKSH), po ndjek nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme situatĂ«n nĂ« terren dhe funksionimin e strukturave shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« motit.
MSHMS bën të ditur në njoftimin zyrtar se nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore.
Ndërkohë, strukturat shëndetësore kanë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.
Në këtë kuadër, vijon monitorim i pandërprerë 24/7 i situatës në terren, verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës, sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile si dhe caktim i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor
Ndërsa në nivel spitalor, MSHMS nënvizon se janë marrë një sërë masash si aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës me gatishmëri 24/7, forcim i koordinimit operacional me OSHKSH-në, pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave, monitorim i situatës çdo 3 orë dhe kontroll i vazhdueshëm i infrastrukturës si dhe verifikim i rezervave kritike: medikamente, materiale mjekësore, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente.
The post MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.









