Gonxhja në FITUR 2026, takim me Presidenten e Ishujve Baleare
TIRANĂ, 26 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjatĂ« panairit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« turizmit nĂ« Madrid, Fitur 2026 zhvilloi njĂ« takim me Marga Prohens, Presidente e Ishujve Baleare.
Gonxhja dhe Prohens shkëmbyen eksperienca mbi politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, menaxhimin e destinacioneve dhe promovimin kulturor, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Gjithashtu, gjatë ditëve të panairit u zhvilluan një seri takimesh zyrtare dhe dypalëshe në stendën e Shqipërisë me përfaqësues të nivelit të lartë institucional dhe drejtues të kompanive kryesore ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve.
âParalelisht, zhvilluam takime profesionale me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KPMG, LeadPro Advisors, Transat, IMC, Grupo Piñero dhe THB Hotels, tĂ« fokusuara nĂ« mundĂ«sitĂ« e investimeve strategjike, strukturimin e projekteve turistike, partneritete afatgjata dhe interesin konkret pĂ«r tregun shqiptarâ, u shpreh Gonxhja nĂ« rrjetet sociale.
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, stenda shqiptare tërhoqi interes të jashtëzakonshëm nga vizitorët dhe profesionistët e industrisë.
Vizitorët u njohën nga afër me ofertën turistike të vendit përmes prezantimeve inovative që përfshijnë përvoja virtuale (VR), degustime të produkteve tradicionale, performanca artistike live, artizanat dhe elemente të traditës shqiptare të mikpritjes.
Në këtë panair, Shqipëria u promovua si një destinacion turistik gjithëvjetor, autentik dhe gjithëpërfshirës, duke synuar zgjerimin e pranisë së saj në tregjet ndërkombëtare dhe forcimin e imazhit si një destinacion me potencial të lartë turistik.
/k.s/j.p/r.e/
The post Gonxhja në FITUR 2026, takim me Presidenten e Ishujve Baleare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.























