Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrasja e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur sot në 15 janar të ndryshojë masën e sigurisë për tre personat e dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest shtëpie”. Burime nga drejtësia konfirmojnë se bëhet fjalë për Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe çobanin Bleti Angjo, të […]

The post Vrasja e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Martin Çeços/ Gjykata e Apelit ndryshon masën për tre të dyshuarit, kalojnë në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço.

Raportohet se Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga ambientet e paraburgimit, pasi Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së masës së arrestit të caktuar më 20 qershor 2022, për shkak të tejkalimit të afatit maksimal të qëndrimit në paraburgim.

Megjithëse masa e sigurisë është zbutur, hetimet për vrasjen e Martin Çeços vijojnë dhe tre të dyshuarit mbeten nën masën e “arrestit shtëpiak”, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2022, kur 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq. Tre të dyshuarit u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila ndodhet ende në burg në lidhje me këtë çështje.

Pajollari u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes dhe ka dhënë informacione kyçe që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

“Ç’punë kishe me pronën time”/ Përmbaruesi dhe eksperti i marrin të moshuarës shtëpinë në Ersekë

Në Gostivisht të Ersekës, në vitin 2015 një vendim i Apelit Korçë u zbatua gabim nga përmbaruesi Artan Sima dhe eksperti Gjergji Janollari, duke i marrë shtëpinë të moshuarës Liri Dine. Konflikti lidhet me keqdokumentimin e sipërfaqes së pronës. Vendimi gjyqësor dhe vetë Apeli pranojnë se prona është 260 m², por ekzekutimi u krye për […]

The post “Ç’punë kishe me pronën time”/ Përmbaruesi dhe eksperti i marrin të moshuarës shtëpinë në Ersekë appeared first on BoldNews.al.

Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt



Gjykata e Apelit ka marrë vendim për t’i ulur dënimin Tom Dodajt, i cili shiti armën me të cilën dyshohet se është vrarë Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Sipas vendimit të Apelit që është marrë më 30 dhjetor 2025, Dodaj është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh dhe me një gjobë prej 3,000 euro, të cilat do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ky ndryshim vjen pas ankesës së bërë nga mbrojtësi i tij, avokati Agron Kuqi.

Në aktgjykimin e mëparshëm, Dodaj ishte dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 5,000 euro për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, por ky dënim është reduktuar në vendimin e fundit.

Nëse gjoba nuk paguhet në mënyrë vullnetare, ajo do të konvertohet në dënim me burg, ku për çdo 20 euro gjobë, shtohet një ditë burgim.

Gjykata do ta marrë parasysh edhe kohën që Dodaj ka kaluar në paraburgim, nga data 9 dhjetor 2023 deri më 17 prill 2024, e cila do të llogaritet në dënimin e tij.

Dodaj ia shiti armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro, dhe e cila armë dyshohet se u përdor më pas për vrasjen e Ademajt.

Ai e kishte pranuar fajësinë dhe pati kërkuar falje për rastin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni se arma do të përdorej për vrasje.

Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava si ekzekutor e Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë



Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët u vranë gjatë luftës.

Rasti është aprovuar nga shkalla përfundimtare e Gjykatës së Apelit.

Gjatë luftës, Shyhrete Berisha, ishte detyruar që të kërcej nga një kamion i ushtrisë serbe që po barte aro 50 viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, si formë e vetme për të shpëtuar.

Nga krejt viktimat në kamion, Shyhrete Berisha kishte shpëtuar së bashku me djalin, Gramosin dhe kushëriren Vjosa. Ajo kishte arritur që të mbes gjallë, të kalojë edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundim të luftës.

Por lufta, për Shyhrete Berishës nuk kishte përfunduar.

Ajo kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët të cilët ishin vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe, e bashkë me të kishte kuptuar se ka humbur edhe shtëpinë

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu kishte vendosur në 2017-tën Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u ishte lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera./GAZETA10/

Pala e dëmtuar kërkon nga Apeli burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, mbrojtja thotë se i akuzuari në kohën e vrasjeve ishte në burg



Në Gjykatën e Apelit të hënën me rastin e elabrimit të ankesës së mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Millosh Pleskoviq u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte në Prizren, pala e dëmtuar kërkoi burgim të përjetshmëm. Në anën tjetër, avokatja e të akuzuarit, Jovana Filipoviq tha se në kohën kur pretendohet të kenë ndodhë vrasjet për të cilat ngarkohet Pleskoviq, ai ishte në burg.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, gjyqtarja referuese, Albina Shabani-Rama njoftoi se ndaj vendimit të Themelores, ankesë ka parashtruar avokatja Filipoviq.

Ndërsa, përgjigje në ankesë, Shabani-Rama tha se ka parashtruar pala e dëmtuar, Prokuroria Speciale dhe ajo e Apelit, duke propozuar që vendimi Themelores të vërtetohet.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Gent Gjini tha se Themelorja saktë ka vërtetuar faktet vendimtare, por se ndaj të akuzuarit duhet shqiptuar dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.

Vetë e dëmtuara Mihrije Daçaj tha se i janë vrarë dy djemtë binjakë dhe se burgu prej 15 vitesh është pak. Ajo kërkoi burg të përjetshëm.

“Dy djemë m’u kanë vra, pak o 15 vjet burgim. Përjetshëm duhet”, tha Daçaj.

Kurse, avokatja Filipoviq kishte vërejtje në vendimin e Themelores dhe tha se Prokuroria i kishte hetimet tendencioze.

Sipas Filipoviq, shkalla e parë nuk mblodhi provat që si mbrojtje kishin propozuar të nxirreshin. Ajo shtoi se në kohë e kryerjes së veprimeve, Filipoviq ishte në burg dhe jo polic.

Gjithnje sipas avokates, nuk është arritur të dihet saktë vendi i kryerjes së veprës penale, pasi që dëshmitarët kanë përmend vend tjetër, aktakuza tjetër dhe vendimi Gjykatës vend tjetër të kryerjes së veprës penale.

Për dëshmitarin anonim, Filipoviq tha se deklaratën e dhënë nuk e kanë pasur në dispozicion, duke iu pamundësuar mbrojtje efektive.

Gjatë elaborimit të ankesës nga avokatja e të akuzuarit Pleskoviq, Jovana Filipoviq, reagoi pala e dëmtuar- Bashkim Kastrati, duke iu drejtuar asaj në gjuhën serbe.

Por, kryetari i kolegjit të Apelit, gjykatësi Mentor Bajraktari ia tërhoqi vërejtjen dhe kërkoi nga pala e dëmtuar të mos e përsëritë këtë veprim.

Në fund, gjykatësi Bajraktari tha se brenda afatit të arsyeshëm, palët do ta pranojnë vendimin.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 korrik 2025, e ka dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, për krime lufte në Kosovë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.

Andaj, për këto veprime Pleskoviq ngarkohej për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale. /BetimipërDrejtësi/

Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviq



Nënë Mihrije Daçaj, të cilës iu vranë djemtë binjakë në Prizren gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kërkuar dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin.

Këto deklarime ajo i bëri në seancën e Gjykatës së Apelit për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

"Ne kërkojmë dënim për jetë", ka thënë shkurt Mihrija.

Dënim kapital kërkoi edhe avokati mbrojtës, Blend Gjini, i cili tutje theksoi se ankesa e avokates është e pabazë.

"Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me vrasje të civilëve shqiptarë, pasi që edhe përjetimet e vuajtjet janë riprodhuar sërish në seancë, konsiderojmë se shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është i vogël, pasi që ligji, dënimi për këto vepra penale e parasheh deri në 20 vjet, ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që duke marrë parasysh këto rrethana dhe fakte, të akuzuarit t'i shqiptohet një dënim kapital. Andaj, për fund, i propozoj kolegjit të Departamentit Special për Krime lufte që të refuzohet kërkesa e avokates, pasi që një kërkesë e tillë është e pabazë", tha ai. /Kp/

Apeli i Tiranës heq sekuestron nga pronat e dy biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, kërkesa e prokurorisë kthehet për rigjykim

✇Albeu
By: M C

Gjykata e Apelit të Tiranës ka hequr sekuestron mbi pronat e dy biznesmenëve Elman Abule, Kristian Boçi dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Drilona Boçi, duke prishur vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës më herët.

Në një komunikim zyrtar, thuhet se mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi interesin e shfaqur nga disa gazetarë, po ju referojmë informacionin zyrtar të dhënë nga ana e gjyqtarit të çështjes, si në vijim:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros ndaj shoqërive të personave nën hetim E. A., K. B., D. B., etj., fillimisht është gjykuar nga gjyqtarja L.Ç., e cila në përfundim të gjykimit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros.

Mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:

“Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”

Gjithashtu mbi bazën e rekursit të bërë nga të hetuarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur “Mospranimin e rekursit…”

Më pas kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros e kthyer për rigjykim i është caktuar me short elektronik gjyqtarit Altin Abdiu, i cili në zbatim dhe të orientimeve të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në përfundim të gjykimit në “Dhomë këshillimi” ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky vendim i gjyqtarit nuk është ankimuar nga prokurorja e çështjes dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 17.10.2025.

Bazuar në nenin 103, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale: “Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake”. Vendimi ju komunikohet vetëm palëve.

The post Apeli i Tiranës heq sekuestron nga pronat e dy biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, kërkesa e prokurorisë kthehet për rigjykim appeared first on Albeu.com.

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit



Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Në seancën fillestare, më 3 shtator 2025, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani ishin deklaruar të pafajshëm.

Klinaku kishte shkruar Fb më 29 gusht 2023 se: “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Aktvendimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” është nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj.

Ndaj këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktvendimit, Gjykata ka vendosur që aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, të hudhet pjesërisht dhe procedura penale të pushohet vetëm në raport me të akuzuarin Faton Klinaku, i cili akuzohej për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike, ndërsa shpenzimet e procedurës penale që lidhen me këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga mjetet buxhetore të Gjykatës.

Në aktvendim theksohet se, pas plotfuqishmërisë së tij, procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj Nuredin Selmanit, i cili vazhdon të përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja” sipas të njëjtit nen të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

15 kandidatë në garë për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit



Sipas listës së publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pesëmbëdhjetë kandidatë kanë aplikuar për tri pozita për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Lista e kandidatëve:

  1. Alban Ajvazi;
  2. Adnan Kamberi;
  3. Arben Hoti;
  4. Armend Berisha;
  5. Fatime Dermaku;
  6. Gëzim Shehu;
  7. Hysni Ismajli;
  8. Kujtim Krasniqi;
  9. Liridona Ajeti-Kajtazi;
  10. Lutfi Shala;
  11. Ngadhnjim Arrni;
  12. Nikoll Komani;
  13. Rilind Sermaxhaj;
  14. Shaban Shala, dhe
  15. Violeta Namani-Hajra.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të, kishte shpall konkurs për avancimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit më 30 shtator 2025.

Në këtë takim ishte caktuar edhe paneli për intervistim me këtë përbërje:

  1. Albert Zogaj- kryetar;
  2. Teuta Ibrahimi- anëtare;
  3. Burim Ademi- anëtar;
  4. Kadrije Goga-Lubishtani- anëtare dhe
  5. Drita Rexhaj– anëtare
Tashmë, Këshilli ka dërguar ftesën për monitorim të procesit të intervistimit, që është planifikuar të zhvillohet më 16 dhe 17 dhjetor 2025.

Në ftesën e dërguar, KGJK-ja ka theksuar se procesi bazohet në parimin e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe në një proces tërësisht objektiv, duke e konsideruar shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e monitoruesve.

Procesi i avancimit bazohet në Rregulloren nr. 01/2014 për procedurën e ngritjes në detyrë për gjyqtarë dhe plotësimet/ndryshimet e Rregullores nr. 04/2023.

Sipas këtyre akteve nënligjore, kandidatët e suksesshëm mund të poentohen deri në 100 pikë, dhe kandidati duhet të arrijë së paku 70 pikë që të mund të rekomandohet për votim në Këshill, e që i njëjti pastaj të votohet për ngritje në detyrë.

Sipas Rregullores, vlerësimi i fundit i performancës vlerësohet me 50 pikë, aftësitë profesionale me 15 pikë, analizimi dhe interpretimi i normave ligjore dhe akteve ndërkombëtare me 15 pikë, përvoja e punës si gjyqtar dhe aftësia për të punuar me ngarkesë me 10 pikë, si dhe performanca profesionale dhe integriteti profesional me 10 pikë.

Pas përfundimit të intervistimit, hartohet raporti përfundimtar i vlerësimit të kandidatëve, duke nxjerrë pikët nga secili anëtar i panelit dhe mesataren e pikëve.

Në këtë raport përfundimtar, po ashtu njihet e drejta për kërkesë rishqyrtimi brenda 5 ditësh, dhe pas kësaj, kandidatët me mbi 70 pikë rekomandohen në Këshill për votim./BetimipërDrejtësi/

Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit, (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja) për masë më të butë sigurie. Kjo ishte hera e dytë që ai i drejtohej Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë, por edhe këtë herë kërkesa e tij është rrëzuar […]

The post Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli appeared first on BoldNews.al.

I vunë tritol gjatë natës, pamje nga dëmet në banesën e Gentian Zotos

Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, në portën e jashtme të banesës së një 63-vjeçarje Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:38 në rrugën “Ali Demi”. Në fotografi duken shenjat e shpërthimit në pjesën e jashtme të portës, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banesa i përket nënës së […]

The post I vunë tritol gjatë natës, pamje nga dëmet në banesën e Gentian Zotos appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

Gjykata e Apelit ka dënuar Klaudio Përkolën me 25 vite burgim si ndihmës në atentatin që rezultoi në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. 26-vjeçari u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese. Më herët, gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët e sulmit, përfshirë Eduart Lamaj, i cili u plagos gjatë incidentit dhe u arrestua […]

The post Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Apelit vërteton lirimin e Ukë Rugovës dhe të tjerëve në rastin “Ukë Rugova I”



Gjykata e Apelit – Departamenti Special, ka refuzuar sot si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Ukë Rugova I”, të datës 30 qershor 2023.

Sipas njoftimit, Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje procedurale dhe se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e provave që do të vërtetonin fajësinë e të akuzuarve përtej çdo dyshimi.

Me këtë vendim, mbeten në fuqi lirimi nga akuzat për veprat penale: krim i organizuar (neni 283 paragrafi 2 KPRK) dhe kontrabandim me migrantë (neni 170 paragrafi 1 dhe 2 KPRK). Të liruar nga këto akuza janë Ukë Rugova, Izet Beqiri, Qefser Baholli dhe A.H.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur më parë të akuzuarit fajtorë vetëm për veprën penale të mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve (neni 374 paragrafi 1 të KPRK), duke i dënuar veç e veç me gjobë prej 6,000 eurosh, të cilën ata duhet ta paguajnë brenda 15 ditëve pas marrjes së aktgjykimit të prerë.

Në arsyetim, Apeli thekson se gjykata e shkallës së parë ka shqyrtuar të gjitha provat e administruara dhe ka dhënë arsye për çdo dëshmi të marrë, duke konstatuar se nuk ka prova që të vërtetojnë kryerjen e veprave penale për të cilat të akuzuarit ishin gjykuar.

Gjykata e Apelit thekson se nuk ka shkelje procedurale që do të justifikonin anulimin e aktgjykimit ose kthimin e çështjes në gjykatën e parë.

Me këtë vendim, çështja konsiderohet përfundimisht e mbyllur për të pandehurit e liruar nga akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandim me migrantë.

Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të godinës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nga Ministria e Drejtësisë, te Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas vendimit, përgjegjësia e administrimit për pasuritë me numër 6/523 dhe pjesë të pasurisë me numër 6/210, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, kalon nga Ministria e Drejtësisë, te Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto pasuri do të përdoren për ushtrimin e aktivitetit administrativ të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Po ashtu, prona me emërtimin “Ish-Gjykata e Apelit Ushtarak, Tiranë” hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore që i përkiste Ministrisë së Drejtësisë, sipas vendimit nr. 1292, datë 24.9.2008, të Këshillit të Ministrave.

Vendimi parashikon se Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pasurisë, tjetërsimi apo dhënia në përdorim të tretëve.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f//r.e/

The post Godina e Gjykatës së Apelit i kalon në administrim Këshillit të Lartë Gjyqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit

30 familje krutane kanë protestuar paraditen e kësaj të marte përpara gjykatës së Apelit, ku kërkuan përshpëjtim të seancave gjyqësore lidhur me një ankim që është depozituar ndaj tyre në këtë gjykatë nga Nikolin Lleshi, person ky që ka humbur betejën ligjore për një çështje pronësie ndaj këtyre familjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë […]

The post Zvarritja në gjykatë lë pa shtëpi 30 familjet krutane, Apeli mban pezull procesin ndaj Nikolin Lleshit appeared first on BoldNews.al.

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

Gjykata e Apelit të Venecias uli dënimin për Klinton dhe Ilmi Rakipaj, dy vëllezër me origjinë shqiptare, nga 18 në 15 vjet për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre 24-vjeçar, Albert Deda, dhe plagosjen e dy personave të tjerë gjatë një konflikti më 23 korrik 2023 në Padova. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Dorighello’, ku gjatë një […]

The post Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj appeared first on BoldNews.al.

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla e Rezervës” sot pa frikë do quhej “Prona e Gjakut”, pasi në një vend ku drejtësia duhet të jetë mburojë, ajo u kthye vetë në viktimë. Ky truall prej 4 mijë metrash katrorë dhe kjo godinë e amortizuar u […]

The post Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

Sekretarja e Gjykatës së Apelit ka dhënë një dëshmi të fortë për hetuesit, duke përshkruar momentet dramatike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. “Sapo shpalli vendimin, gjyqtari u ngrit për t’u drejtuar drejt dhomës së këshillimit. Në atë moment, Elvis Shkambi u afrua para podiumit dhe e qëlloi me pistoletë. Unë […]

The post Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës appeared first on BoldNews.al.

❌