❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjendet i gjallë personi i zhdukur në Jezercë të Ferizajt



Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.

Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.

Menjëherë pas pranimit të rastit, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë mbledhur informacione relevante. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, pa u raportuar ndonjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren.

Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Ndërkohë, më 23 janar 2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur Gurra e Kadisë. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për personin e kërkuar S.P., i cili më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë së rajonit të Ferizajt dhe qytetarët e angazhuar në këtë rast, duke veçuar qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se për informata të tjera do të njoftohet me raporte vijuese. /Telegrafi/

Në Suharekë mërgimtarët kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve



Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.

Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.

Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në një të ardhme të afërt pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synimin për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe menaxhimin sa më të mirë të rasteve emergjente.

Nga Komuna u bë e ditur se kontributet e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes, duke ndihmuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/


Në Mitrovicë intensifikohen aktivitetet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit



Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës ka intensifikuar gjatë këtyre ditëve angazhimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave Uniteti janë duke realizuar fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në zona të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, shërbimet po kryhen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe KRM Uniteti, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/


Podujevë nënshkruan marrëveshje me UP-në për zbatimin e projektit CLIPP në kuadër të Horizon Europe



Komuna e Podujevës dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar Marrëveshje Konsorciumi për zbatimin e projektit Climate Integrated Pathways for Podujeva CLIPP, në kuadër të programit Horizon Europe.

Sipas njoftimit, projekti CLIPP ka për qëllim zhvillimin e strategjive dhe planeve konkrete për përballjen me ndryshimet klimatike në Komunën e Podujevës, përmes analizës së avancuar të të dhënave, përdorimit të mjeteve digjitale dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal. Në fokus të projektit është forcimi i kapaciteteve institucionale dhe rritja e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Granti për realizimin e projektit është në vlerë prej 209,943.75 euro dhe është i tipit financim kaskadë, që nënkupton se mjetet sigurohen si nëngrant nga një projekt ekzistues i programit Horizon Europe.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, dhe përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lirie Hoti, e cila njëkohësisht është koordinatore e projektit nga ana e Komunës.

Projekti pritet të zbatohet nga janari i vitit 2026 deri më 30 qershor 2027 dhe përfaqëson një bashkëpunim të rëndësishëm ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre akademike, me synim përfitime konkrete në planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Podujevës. /Telegrafi/


Pyjet e Kosovës në fokus të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutohet menaxhimi afatgjatë dhe sfidat kryesore



Në Prishtinë është mbajtur një konferencë e rëndësishme kushtuar pyjeve dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 45 për qind e territorit të vendit është i mbuluar me pyje.

Në këtë konferencë morën pjesë ekspertë të mjedisit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen pyjet në Kosovë, përfshirë prerjet ilegale, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për politika më efektive për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre.


Qëllimi i konferencës ishte informimi dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve relevantë, si dhe nxjerrja e rekomandimeve konkrete për ruajtjen afatgjatë të pyjeve dhe përmirësimin e cilësisë së menaxhimit në këtë sektor.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se rëndësia e pyjeve është shndërruar në veprime konkrete, raporton Telegrafi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“PĂ«rmes kĂ«tij programi, rĂ«ndĂ«sinĂ« e pyjeve e kemi shndĂ«rruar nĂ« veprime konkrete – nga planet e reja tĂ« menaxhimit tĂ« pyjeve dhe zhvillimi i zinxhirĂ«ve tĂ« vlerĂ«s sĂ« produkteve jodrurore, te pĂ«rmirĂ«simi i legjislacionit, ngritja e kapaciteteve trajnuese dhe pajisja me mjete operative. TashmĂ« janĂ« vendosur themelet, ndĂ«rsa investimi i qĂ«ndrueshĂ«m kombĂ«tar nĂ« njerĂ«z dhe infrastrukturĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar mĂ« tej mbi kĂ«to rezultate”, tha Palatova.


Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi se pyjet e Kosovës përbëjnë një aset strategjik kombëtar.

“Sot shĂ«nojmĂ« pĂ«rmbylljen e programit pĂ«r forcimin e menaxhimit tĂ« pyjeve, tĂ« zbatuar nga FAO dhe tĂ« bashkĂ«financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Pyjet e KosovĂ«s janĂ« njĂ« aset strategjik kombĂ«tar, tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r jetesĂ«n rurale, zhvillimin rural, biodiversitetin dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ndaj ndryshimeve klimatike”, u shpreh Westerlund.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, deklaroi se ky projekt do të kontribuojë në një pasqyrë më të qartë për sfidat e ardhshme në sektorin pyjor.

“NĂ« sektorin pyjor, falĂ« kĂ«tij projekti qĂ« po pĂ«rmbyllet sot, besojmĂ« se nĂ« vitet nĂ« vijim do tĂ« kemi tĂ« dhĂ«na edhe mĂ« tĂ« sakta pĂ«r pĂ«rqindjen dhe gjendjen e pyjeve nĂ« KosovĂ«, si dhe njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r sfidat me tĂ« cilat po pĂ«rballemi dhe mĂ«nyrĂ«n se si t’i shfrytĂ«zojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive informacionet e ofruara nga ky program”, tha Demelezi.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Drejtori i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, falënderoi donatorët dhe partnerët për mbështetjen e dhënë në realizimin e projektit.

“NĂ« emĂ«r tĂ« stafit tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Pyjeve tĂ« KosovĂ«s, dĂ«shiroj t’i falĂ«nderoj donatorĂ«t e kĂ«tij projekti – QeverinĂ« e SuedisĂ« dhe Bashkimin Evropian – si dhe OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si (FAO) pĂ«r zbatimin e tij”, tha Ibra.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ndërkaq, Udhëheqësi i Zyrës Teknike të FAO REU, Ekrem Yazici, theksoi se qasjet tepër mbrojtëse në menaxhimin e pyjeve shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.

“TĂ« kesh mbulim tĂ« lartĂ« pyjor Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si e madhe, por njĂ«kohĂ«sisht paraqet edhe sfida tĂ« konsiderueshme nĂ« menaxhim, duke marrĂ« parasysh kĂ«rkesat e komunitetit dhe tĂ« sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ« si turizmi, bujqĂ«sia, energjia, transporti dhe urbanizimi. Si pylltar, e theksoj se qasjet tepĂ«r mbrojtĂ«se shpesh kanĂ« dĂ«shtuar. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« sektori i pylltarisĂ« tĂ« integrohet realisht me zhvillimet e sektorĂ«ve tĂ« tjerĂ«â€, u shpreh Yazici. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja do të dërgohet në Kuvend për ratifikim



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhĂ«heq, paqja Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrĂ«veshja do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« marrĂ« miratimin pĂ«rfundimtar tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« popullit.

“Kjo marrĂ«veshje historike do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, nĂ« pĂ«rputhje me kushtetutĂ«n e KosovĂ«s”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump pĂ«r lidershipin e tij dhe pĂ«r ftesĂ«n qĂ« ta pĂ«rfaqĂ«soj RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« paqes, sot e pĂ«rherĂ«â€, ka pĂ«rfunduar presidentja. /Telegrafi/


KRU “Prishtina” vazhdon aksionet e shkyçjes pĂ«r konsumatorĂ«t borxhlinj nĂ« Drenas



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina” ka vazhduar aksionet ndaj konsumatorĂ«ve me borxhe tĂ« papaguara, duke realizuar sot njĂ« aksion nĂ« qytetin e Drenasit.

Sipas njoftimit tĂ« KRU “Prishtina”, gjatĂ« kĂ«tij aksioni janĂ« shkyçur nga shĂ«rbimi i furnizimit me ujĂ« konsumatorĂ«t tĂ« cilĂ«t nuk i kanĂ« pĂ«rmbushur obligimet financiare nĂ« pĂ«rputhje me kontratat e lidhura me kompaninĂ«.

Nga kompania bëhet e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së disiplinës së pagesave dhe funksionimit të qëndrueshëm të shërbimit të furnizimit me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/


Policia e Kosovës dhe KFOR realizojnë ushtrim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale



Policia e KosovĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me ushtarĂ« nga Batalioni Manovrues i KomandĂ«s Rajonale–Lindje tĂ« misionit tĂ« udhĂ«hequr nga KFOR/NATO, ka realizuar ushtrimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe praktikimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, me synim sigurimin e një niveli të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Nga Policia e Kosovës thuhet se angazhime të tilla të përbashkëta pasqyrojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e të gjithë partnerëve dhe mbështetësve që kontribuojnë në avancimin e mëtejmë profesional të institucionit. /Telegrafi/


Rikthimi i reduktimeve, LDK kritikon qeverinë në detyrë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë



Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika ndaj qeverisë në detyrë për keqmenaxhim në sektorin e energjisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, tha në konferencë për media të enjten se rikthimi i reduktimeve të rrymës është një dëshmi e qartë për një gjë të tillë.

Sipas tij, qeveria, siç e quajti ai, e territ nuk ka investuar asnjë cent në shtimin e kapaciteteve të reja të energjisë, derisa ka shpenzuar më shumë se 1 miliard euro përgjatë tërë mandatit të saj për import të energjisë elektrike.

“Rikthimi i reduktimeve tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« se keqmenaxhimi dhe menaxhimi skandaloz i kĂ«tij sektori tĂ« energjisĂ« nĂ« KosovĂ« ka ndodhur kĂ«to ditĂ«t e fundit. Kjo qeveri e territ nuk ka investuar asnjĂ« cent nĂ« shtimin e kapaciteteve tĂ« reja energjetike, ndĂ«rkohĂ« ka shpenzuar mĂ« shumĂ« sesa 1 miliard euro pĂ«rgjatĂ« tĂ«rĂ« mandatit tĂ« saj pĂ«r import tĂ« energjisĂ« elektrike nga shtete tĂ« tjera. PĂ«r tĂ« ardhur nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« absurde ka vetĂ«m dy shpjegime tĂ« mundshme. Ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me paaftĂ«si dhe keqmenaxhim tĂ« plotĂ« nĂ« qeverisje, ose kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me kapje tĂ« sektorit tĂ« energjisĂ« dhe hajni tĂ« organizuar nga mafia energjetike nĂ« krye me Martin Berishaj dhe Vuk Hamoviqin”, tha ai.

Azemi përmendi edhe emërimin e Trim Tërnavës si kryeshef i KOSTT-it, duke thënë se i njëjti është nip i ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“EmĂ«rimi i nipit tĂ« deputetit tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Ejup Maqedonci, flet mĂ« sĂ« miri pĂ«r kapjen e institucioneve energjetike nĂ« vend. Kjo Ă«shtĂ« hallka e fundit nĂ« sektorin e energjisĂ« qĂ« tashmĂ« ka rĂ«nĂ« komplet nĂ« duart e pushtetit. Sa pĂ«r dijeni, ky qĂ« sot Ă«shtĂ« emĂ«ruar drejtor i KOSTT-it Ă«shtĂ« bashkĂ«pronar i njĂ« kompanie private tĂ« energjisĂ«â€, theksoi Azemi.

Në anën tjetër, ai paralajmëroi se gjatë muajit mars mund të ketë sërish shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, si pasojë e importit të madh gjatë vitit të kaluar.

“UnĂ« alarmova se nĂ« mars do tĂ« kemi prapĂ« ngritje tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, pasi vendi ynĂ« ka qenĂ« i varur nga importet e shtrenjta tĂ« energjisĂ« elektrike dhe rrjedhimisht ato do tĂ« pasqyrohen nĂ« tarifat e ardhshme. UnĂ« kisha me i bĂ« thirrje operatorĂ«ve ekonomikĂ«, por edhe ZRrE-sĂ«, qĂ« ta kenĂ« parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Kjo gjendje Ă«shtĂ« rĂ«nduar dhe faturat e energjisĂ« elektrike janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r familjarĂ«t dhe bizneset”, pĂ«rfundoi Azemi. /KP/

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve bën thirrje urgjente, 15 këlyshë dhe 4 qene lehona në rrezik në Prishtinë



Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se në një lagje të Prishtinës janë identifikuar 15 këlyshë të vegjël dhe katër femra lehona, të gjitha të pasterilizuara, të cilët kanë nevojë për ndihmë veterinare urgjente. Në të njëjtin lokacion u vunë re edhe dy qen të rritur që po shumohen, duke rritur rrezikun e lindjes së kafshëve të tjera në rrugë.

“Ky rast Ă«shtĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e mungesĂ«s sĂ« ndĂ«rhyrjes nga strehimorja publike dhe e ndalimit tĂ« sterilizimeve, qĂ« ka çuar nĂ« rritjen e popullsisĂ« sĂ« kafshĂ«ve nĂ« rrugĂ«. KĂ«lyshĂ«t dhe nĂ«nat e tyre kanĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r vaksinim, trajtim kundĂ«r parazitĂ«ve, kujdes veterinar bazik dhe sterilizim tĂ« qenve tĂ« rritur pĂ«r tĂ« ndaluar ciklin e lindjeve”, ka shkruar Fondacioni pĂ«r tĂ« Drejtat e KafshĂ«ve nĂ« faqen e tyre nĂ« Facebook.

Fondacioni apelon tek qytetarët që të mbështesin rastin përmes donacioneve, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për trajtimin e këlyshëve dhe kujdesin e nënave të tyre:

Brenda Kosovës

  • Xhirollogaria: 1701017700005277
  • Banka: NLB Bank
  • PĂ«rshkrimi: Donacion pĂ«r trajtimin e kĂ«lyshĂ«ve nĂ« PrishtinĂ«

Jashtë Kosovës

  • IBAN: XK051701017700005277
  • SWIFT: NLPRXKPR
  • PĂ«rshkrimi: Donacion pĂ«r trajtimin e kĂ«lyshĂ«ve nĂ« PrishtinĂ«

“Çdo kontribut, sado i vogĂ«l, ndihmon drejtpĂ«rdrejt pĂ«r mbijetesĂ«n e kĂ«lyshĂ«ve, shĂ«ndetin e nĂ«nave dhe parandalimin e dhjetĂ«ra lindjeve tĂ« tjera tĂ« pakontrolluara nĂ« rrugĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« histori pĂ«r 17 kĂ«lyshĂ«, por pasojĂ« e ndalimit tĂ« sterilizimit dhe mungesĂ«s sĂ« menaxhimit adekuat tĂ« popullsisĂ« sĂ« kafshĂ«ve nĂ« qytet”, shtoi Fondacioni. /Telegrafi/


Komuna e Mitrovicës përfiton mbi dy milionë euro për Banimin Social Adekuat



Komuna e Mitrovicës ka siguruar mbi 2 milionë euro për implementimin e Projektit të Banimit Social Adekuat, që synon ndërtimin e njësive të reja të banimit social, renovimin e objekteve ekzistuese dhe përmirësimin e kushteve për familjet në nevojë.

Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, së bashku me udhëheqësen e Njësitit të Implementimit të Projektit, Sebahate Tahiri, pritën përfaqësuesit e Njësitit për Menaxhimin e Projektit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

“Ky projekt Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rmirĂ«simit tĂ« kushteve tĂ« jetesĂ«s pĂ«r familjet e cenueshme dhe pĂ«r zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m urban nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut”, tha Ardian Kavaja.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e përfitimit të projekteve shtesë, veçanërisht për rindërtimin dhe renovimin e njësive të banimit në ndërtesat e vjetra në zonën e Tunelit të Parë.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit e komunës realizuan një vizitë në terren për të parë nga afër objektet dhe parcelat përkatëse.

Komuna e Mitrovicës së Jugut falënderoi MMPHI-në për mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e këtij projekti strategjik për komunitetin. /Telegrafi/


Komuna e Gjilanit vazhdon subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë



Komuna e Gjilanit ka njoftuar se edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë subvencionimin e qirasë për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 30 janar 2026. Të drejtë aplikimi kanë vetëm familjet rezidente në Komunën e Gjilanit që plotësojnë kriteret e nevojës ekonomike.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se subvencionimi i qirasë është njëra prej politikave që vazhdohet edhe në mandatin e dytë.

“NjĂ«ra prej politikave tĂ« cilat i kemi ndjekur gjatĂ« mandatit tĂ« parĂ«, po e vazhdojmĂ« edhe nĂ« mandatin e dytĂ«. 163 mijĂ« euro i kemi financuar nĂ« mandatin e parĂ« dhe kĂ«tĂ« mbĂ«shtetje po e vazhdojmĂ« edhe gjatĂ« kĂ«tij mandati”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se tash është mundësia për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim të aplikojnë dhe bëri thirrje që të mos vonohen, duke vënë në dukje se afati i aplikimit po afrohet.

Për më shumë detaje rreth procedurës së aplikimit dhe kriteret e pranueshmërisë, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/


Komuna e Vitisë njofton për vazhdimin e afatit për legalizimin e ndërtimeve pa leje



Komuna e Vitisë informon qytetarët se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur të vazhdojë afatin për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

Sipas këtij vendimi, afati do të zgjatet për një periudhë prej 12 muajsh, duke filluar nga data e nënshkrimit të vendimit, dhe është vendosur për të lejuar qytetarët të përmbushin objektivat e ligjit.

Qytetarët mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre në Zyrat e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM) në objektin e ri të Komunës së Vitisë.

“Ky vendim u mor duke marrĂ« parasysh nevojĂ«n pĂ«r kohĂ« shtesĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« arrihen objektivat e Ligjit pĂ«r Trajtimin e NdĂ«rtimeve pa Leje", ka deklaruar Liridon Januzi, U.D. i DrejtorisĂ« pĂ«r UrbanizĂ«m, Planifikim dhe Mbrojtje tĂ« Mjedisit.

Komuna e Vitisë fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të legalizuar ndërtimet e tyre sipas ligjit.


Instituti GAP publikon analizĂ«n e premtimeve tĂ« kryetarĂ«ve tĂ« komunave pĂ«r mandatin 2025–2029



Instituti GAP ka prezantuar tĂ« dhĂ«nat mbi premtimet e dhĂ«na nga kryetarĂ«t e komunave tĂ« KosovĂ«s pĂ«r mandatin e ri qeverisĂ«s 2025–2029. Sipas raportit, gjatĂ« kĂ«tij mandati janĂ« dhĂ«nĂ« gjithsej 1,683 premtime nĂ« 26 komuna, shifĂ«r kjo 132 premtime mĂ« pak se mandati i kaluar.

Raporti evidenton komunat me rritjen më të madhe të numrit të premtimeve, ku spikasin Lipjani me 170 premtime (nga 61 në mandatin e kaluar), Deçani 124 (nga 20), Fushë Kosova 110 (nga 35), Drenasi 88 (nga 37), Obiliqi 104 (nga 69) dhe Podujeva 88 (nga 61).

Ndërkohë, komunat që shënuan rënie më të madhe të premtimeve janë Prishtina 115 (nga 206), Kaçaniku 38 (nga 94), Suhareka 24 (nga 78), Shtimja 58 (nga 107), Mitrovica e Jugut 74 (nga 123), Rahoveci 44 (nga 84), Hani i Elezit 39 (nga 78), Malisheva 20 (nga 48), Klina 35 (nga 63) dhe Istogu 55 (nga 78).

Sipas raportit, fushat me më së shumti premtime janë infrastruktura me 382 premtime, arsimi 322, shërbimet publike 184 dhe shëndetësia 146. Fushat me më së paku premtime janë urbanizmi me 51 dhe administrata 50.

Instituti GAP vë në dukje gjithashtu përfaqësimin gjinor, ku nga 185 kandidatë që kanë garuar, 20 kanë qenë gra, ndërsa vetëm një kryetare është zgjedhur. Partitë që udhëheqin komunat janë VV (7), PDK (7), LDK (7), LS (10), AAK (5), Nisma (1) dhe PDTK (1).

“Edhe nĂ« kĂ«tĂ« mandat, Instituti GAP do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« periodikisht pĂ«rmbushjen e premtimeve, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« publike tĂ« kryetarĂ«ve tĂ« zgjedhur pĂ«r ato qĂ« kanĂ« premtuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Platformën e plotë të premtimeve të kryetarëve mund ta gjeni në: https://www.komunat.institutigap.org/Premtimet. /Telegrafi/


Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës, kryen mbi 400 operacione



Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, kanë shënuar rezultate të larta pune gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të institucionit, gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 425 ndërhyrje kirurgjikale në fushën e ORL-së, ndërsa janë ofruar edhe rreth 10 mijë e 600 vizita ambulantore për pacientët.

Këto shërbime janë realizuar me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentareve dhe infermierëve, të cilët kanë kontribuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm dhe cilësor.

Nga spitali vlerësohet angazhimi profesional i mjekëve dhe stafit mbështetës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekipor në përmbushjen e nevojave shëndetësore të qytetarëve. /Telegrafi/


Hidrodrini u bën thirrje konsumatorëve të marrin masa për mbrojtjen e ujëmatësve nga ngricat



Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini nga Peja u ka bërë thirrje konsumatorëve që, në prag të rënies së temperaturave gjatë sezonit dimëror, të kenë kujdes të shtuar në mirëmbajtjen dhe izolimin e ujëmatësve dhe instalimeve të ujit.

Sipas njoftimit të kompanisë, tubacionet dhe instalimet brenda pronave private, përfshirë edhe ujëmatësit, mund të ngrihen nëse janë të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj temperaturave të ulëta. Për këtë arsye, konsumatorëve u rekomandohet që të ndërmarrin masa parandaluese në kohë.

Hidrodrini këshillon që në ndërtesat kolektive, përkatësisht në pusetat me ujëmatësin kryesor, si dhe në shtëpitë private, ujëmatësit të izolohen në mënyrë adekuate për të shmangur ngrirjen. Po ashtu, rekomandohet izolimi i pusetave ku janë të vendosur matësit e ujit.

Sipas kompanisë, tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata të vendosur në mure të paizoluara mirë, në garazhe, bodrume, si dhe tubacionet e vendosura cekët nën sipërfaqen e tokës. Në këto raste, këshillohet shtimi i izolimit në muret e jashtme dhe veshja e gypave me materiale izoluese, si dhe izolimi i brendshëm i ujëmatësve me materiale që pengojnë depërtimin e ajrit të ftohtë.

Nga KRU Hidrodrini theksohet se konsumatorët janë përgjegjës për mbrojtjen e ujëmatësve dhe tubave të ujit, qoftë të brendshëm apo të jashtëm brenda pronës së tyre, dhe u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet gjatë dimrit. /Telegrafi/


Spitali i Gjakovës realizoi mbi 2,100 ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2025



Gjatë vitit 2025, në Traktin Operativ, përkatësisht në sallat e operacionit të Spitalit të Gjakovës, është realizuar një numër i konsiderueshëm ndërhyrjesh kirurgjikale, duke reflektuar ngarkesën e punës dhe angazhimin e stafit mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 2,127 ndërhyrje operative, nga të cilat 1,481 kanë qenë me anestezion të përgjithshëm, ndërsa 646 me anestezion lokal.

Ndërhyrjet kirurgjikale janë realizuar në disa specialitete mjekësore. Në repartin e kirurgjisë janë kryer 1,440 ndërhyrje, në ortopedi 387, ndërsa në oftalmologji janë realizuar 94 ndërhyrje kirurgjikale, si dhe 946 aplikime të terapisë Avastin.

Në urologji janë kryer 149 ndërhyrje kirurgjikale dhe 239 cistoskopi, ndërsa në repartin e ORL-së janë realizuar 12 ndërhyrje kirurgjikale.

Nga Spitali i Gjakovës është theksuar se këto të dhëna dëshmojnë përkushtimin profesional të stafit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve operative në përputhje me kapacitetet ekzistuese të institucionit. /Telegrafi/


Premtimi 50/50 mbetet në letër, ekzekutivet komunale pa barazi gjinore - kritika për mungesë ndëshkimesh institucionale



Kryetarët e komunave në Kosovë kanë nisur emërimin e drejtorëve në ekzekutivet e reja katërvjeçare, por procesi po shoqërohet me mospërputhje të theksuara mes premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe praktikës institucionale pas zgjedhjeve.

Gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025, e cila nisi më 12 shtator, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kishin premtuar ndarje të barabartë të drejtorive, me përfaqësim 50 me 50 mes burrave dhe grave. Megjithatë, emërimet e deritanishme tregojnë se ky premtim nuk po zbatohet.

Procesi zgjedhor përfundoi më 12 tetor në një pjesë të komunave, ndërsa 18 komuna shkuan në balotazhin e mbajtur më 9 nëntor. Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi rezultatet brenda afateve ligjore, ndërsa në muajin dhjetor filloi procesi i emërimit të drejtorëve, i cili ka vazhduar edhe gjatë janarit të vitit 2026.

Sipas të dhënave të deritanishme, në shumicën e komunave kryetarët kanë emëruar më shumë burra sesa gra në pozita drejtuese. Raste të tilla janë evidentuar në Podujevë, Gjakovë, Lipjan dhe Vushtrri, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e parimit të barazisë gjinore.

Pse nuk po mbahen premtimet?

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ka deklaruar për Telegrafin se mungesa e mekanizmave ndëshkues po u krijon komunave hapësirë për të mos respektuar premtimet e dhëna.

“Komunat po e shfrytĂ«zojnĂ« edhe faktin se ende nuk ka njĂ« qeveri funksionale. Kjo krizĂ« politike po pĂ«rdoret si justifikim pĂ«r tĂ« vazhduar emĂ«rimet pa respektuar kriterin 50 me 50, edhe pse gjatĂ« fushatĂ«s ky ishte njĂ« premtim i pĂ«rsĂ«ritur dhe njĂ« kĂ«rkesĂ« e vazhdueshme nga ana jonĂ« nĂ« takimet me partitĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Demolli.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore Foto: Ridvan Slivova


Ajo ka shtuar se emërimet janë ndikuar nga kalkulime politike dhe shpërblimi i personave që kanë siguruar më shumë vota gjatë fushatës.

“NĂ« shumicĂ«n e rasteve janĂ« emĂ«ruar burra nĂ« drejtori pĂ«r tĂ« shpĂ«rblyer strukturat partiake nĂ« terren. NdĂ«rkohĂ«, tĂ« njĂ«jtat parti ankohen se nuk ka gra nĂ« lidership apo nĂ« lista zgjedhore, pa reflektuar mbi mĂ«nyrĂ«n se si vetĂ« i pĂ«rjashtojnĂ« gratĂ« nga pozitat vendimmarrĂ«se”, ka theksuar ajo.

Sipas Demollit, qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar zbatimin e barazisë gjinore.

“Komunat qĂ« nuk e zbatojnĂ« ligjin pĂ«r barazi gjinore dhe nuk respektojnĂ« ndarjen 50 me 50 tĂ« posteve drejtuese duhet tĂ« ndĂ«shkohen pĂ«rmes buxhetit dhe granteve qeveritare, pasi nuk ka forma tĂ« tjera efektive ndĂ«shkimi”, ka pĂ«rfunduar ajo.

Edhe drejtoresha ekzekutive dhe kryeredaktorja e QendrĂ«s pĂ«r Informim, KritikĂ« dhe Aksion – QIKA, Leonida Molliqaj, ka vlerĂ«suar se sjellja e kryetarĂ«ve tĂ« komunave tregon mungesĂ« tĂ« vullnetit real politik pĂ«r barazi gjinore.

“MospĂ«rputhja mes premtimeve publike dhe praktikĂ«s konkrete pas zgjedhjeve dĂ«shmon qartĂ« se barazia gjinore vazhdon tĂ« trajtohet si retorikĂ« elektorale dhe jo si angazhim politik real”, ka deklaruar Molliqaj.

Leonida Molliqaj, drejtoresha ekzekutive dhe kryeredaktorja e QendrĂ«s pĂ«r Informim, KritikĂ« dhe Aksion – QIKA

Ajo ka paralajmëruar se dominimi i burrave në pozita drejtuese në nivel lokal ka pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata në proceset vendimmarrëse.

“Vendimet e marra pa perspektivĂ«n e grave shpesh nuk adresojnĂ« nevojat reale tĂ« gjysmĂ«s sĂ« popullsisĂ« dhe riprodhojnĂ« pabarazi strukturore nĂ« fusha si punĂ«simi, shĂ«rbimet sociale, kujdesi shĂ«ndetĂ«sor dhe planifikimi urban”, ka theksuar ajo.

Sipas Molliqajt, përfaqësimi real i grave kërkon masa të detyrueshme dhe mekanizma llogaridhënieje.

“Nevojitet vendosja e kritereve tĂ« detyrueshme pĂ«r barazi gjinore nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e ekzekutiveve komunale, mekanizma ndĂ«shkues pĂ«r mosrespektimin e tyre dhe investim i vazhdueshĂ«m nĂ« fuqizimin politik dhe profesional tĂ« grave. Pa kĂ«to hapa, pĂ«rjashtimi i grave nga sfera publike do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« normalizohet”, ka pĂ«rfunduar ajo. /Telegrafi/

Në QKMF-në e Fushë Kosovës funksionalizohet ekrani informues për barnat esenciale



NĂ« QendrĂ«n Kryesore tĂ« MjekĂ«sisĂ« Familjare “Dr. Fatmir Krasniqi” nĂ« FushĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, pĂ«rmes tĂ« cilit qytetarĂ«t mund tĂ« informohen nĂ« kohĂ« reale pĂ«r listĂ«n e barnave esenciale qĂ« gjenden nĂ« stok nĂ« barnatore.

Ky sistem informues u mundëson qytetarëve qasje të drejtpërdrejtë në të dhëna të sakta dhe të verifikueshme mbi disponueshmërinë e barnave esenciale, duke rritur transparencën, llogaridhënien institucionale dhe besimin në shërbimet shëndetësore publike.

Nga Komuna e Fushë Kosovës është bërë e ditur se vendosja e këtij ekrani është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe informimin e drejtë të qytetarëve.

Komuna e Fushë Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar të jetë pranë qytetarëve dhe në shërbim të nevojave të tyre në sektorin e shëndetësisë. /Telegrafi/


Ministria e Bujqësisë vazhdon realizimi i pagesave direkte për fermerët, rritje e subvencioneve në disa sektorë bujqësorë



Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se po vazhdon realizimi i pagesave për fermerët në kuadër të Programit të Pagesave Direkte.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të aplikuesve, me mbi 3,000 fermerë më shumë krahasuar me vitin paraprak, çka ka ndikuar që një numër i vogël i pagesave të realizohen me vonesë.

Po ashtu, gjatë vitit 2025 janë rritur pagesat për njësi përkrahjeje për disa kultura dhe sektorë bujqësorë. Në sektorin e blegtorisë, është shënuar rritje e numrit të lopëve qumështore për rreth 10,000 krerë krahasuar me vitin paraprak. Në pemëtari, subvencionet janë rritur nga 450 euro në 600 euro për hektar, ndërsa pagesat direkte për dele janë rritur nga 25 euro në 30 euro për krerë. Rritje është shënuar edhe në bletari, nga 20 euro në 25 euro për koshere, si dhe në akuakulturë, nga 0.20 euro për kilogram në 0.25 euro për kilogram.

Nga MBPZHR bëhet e ditur se këto rritje kanë ndikuar që buxheti i planifikuar për subvencione të mos jetë i mjaftueshëm për realizimin e të gjitha pagesave brenda vitit 2025.

Ministria thekson se procesi i realizimit të pagesave është në zhvillim dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e plotë të të gjitha pagesave të parapara sipas Programit të Pagesave Direkte.

MBPZHR ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë dhe fermerëve në vend, duke falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


❌