Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar ndaj protestuesve do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë se protesta e mbrëmshme u dominua nga të rinjtë, teksa dënoi sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve

“Protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë dhe adoleshentët.”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se ky është një ogur i bardhë për shqiptarët.

“Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Dje policia, vijoi ai, “përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s’mund të përdoret kurrë ndaj protestave”.

“Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera, të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.  U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit”, vijoi Berisha.

Ai tha se ky akt do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare. “Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare:, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se u agresuan qytetarë që s’kishin lidhje me protestën.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale”, tha Berisha.

“Agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve. Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin”, tha Berisha.

Me tej Berisha tha se protestat nuk do të ndalen. “Pa dyshim që do ketë protesta. Ne jemi në kilometrin e fundit të fitores. Këtu ne të gjithë potencialin tonë, ne jemi mirënjohës pa fund përgjigjes qytetare.

“Një thirrje kam për çdo qytetar kjo nuk është protestë kjo as për një person, as për një parti. Është protestë e ndërgjegjes qytetare, është protestë e ndërgjegjes kombëtare” tha Berisha.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar ndaj protestuesve do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e PD-së/ Al Jazeera: Përplasje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste

Media e njohur ndërkombëtare Al Jazeera, një nga platformat më me ndikim global, i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita shqiptare në Tiranë. Në publikimet e saj në rrjetet sociale, Al Jazeera ka shpërndarë imazhe nga protesta masive, duke evidentuar reagimin qytetar kundër asaj që opozita e cilëson si […]

The post Protesta e PD-së/ Al Jazeera: Përplasje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protestat do të vazhdojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar vijimin e protestave të PD, duke deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e fundit, duke theksuar se reagimi i tyre është […]

The post Berisha: Protestat do të vazhdojnë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Policia dhunoi protestuesit dhe përdori gaz helmues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Berisha deklaroi se policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar, të cilin e cilësoi si të rrezikshëm për shëndetin, duke shtuar se […]

The post Berisha: Policia dhunoi protestuesit dhe përdori gaz helmues appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ “The Mirror”: Kriza politike thellohet pas akuzave për korrupsion ndaj zv.kryeministres

Media britanike “The Mirror” i ka kushtuar një artikull protestës së organizuar nga PD në Tiranë, duke theksuar se mijëra qytetarë u mblodhën përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar drejtësi pas akuzave për korrupsion që rëndojnë mbi zëvendëskryeministren Belinda Balluku. “The Mirror”, shkruan se demonstrata e thirrur nga Partia […]

The post Protesta e PD-së/ “The Mirror”: Kriza politike thellohet pas akuzave për korrupsion ndaj zv.kryeministres appeared first on BoldNews.al.

Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues […]

The post Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar  ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga PD, duke e cilësuar atë si një drejtues “të skaduar” që mbron korrupsionin dhe përdor dhunën ndaj qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se askund në […]

The post Reagimi i Ramës për protestën e PD, Bardhi: Kryeministër i skaduar që mbron korrupsionin appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së, reagon ashpër Rama: Mercenarë dhe rrugaçë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për protestën e organizuar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Rama i cilëson protestuesit si “mercenarë” dhe “rrugaçë”. Në reagimin e tij, Rama shkruan se Partia Demokratike është e vetmja parti parlamentare në Europë që organizon protesta të dhunshme dhe […]

The post Protesta e PD-së, reagon ashpër Rama: Mercenarë dhe rrugaçë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së, Policia: 18 të arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht, mes tyre 3 deputetë

Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 18 persona janë arrestuar në flagrancë, 17 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë […]

The post Protesta e PD-së, Policia: 18 të arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht, mes tyre 3 deputetë appeared first on BoldNews.al.

Rama reagon pas protestës së PD: Degjenerim i pandalshëm! Mercenarë të rekrutuar nga rrugaçët e lagjeve hedhin molotovë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend europian.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se në Europë ka lloje të ndryshme protestash dhe protestuesish, nga anarkistë e ekologjistë, te studentë apo grupe ekstremiste, të cilët shpesh maskohen dhe kryejnë akte vandalizmi, duke dëmtuar prona dhe plagosur punonjës policie. Megjithatë, sipas tij, ekziston vetëm një parti parlamentare në Europë që, që nga krijimi i saj, e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit politik.

“Kjo parti ka në program shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj institucioneve dhe mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, ndërsa sot janë mercenarë të rekrutuar me para nga rrugaçët e lagjeve”, shkruan Rama.

Kryeministri shton se protestat e fundit kanë lënë pas ndotje dhe shkatërrim në bulevard, duke i krahasuar ato me “jashtëderdhjen në rrugë të plakut të lajthitur që i organizon”, ndërsa i cilëson si shenjë të një “degjenerimi të pandalshëm dhe dëshpërimi të pangushëllueshëm”.

Në fund të reagimit të tij, Rama u ka uruar shërim të shpejtë punonjësve të policisë që u plagosën gjatë protestës.

The post Rama reagon pas protestës së PD: Degjenerim i pandalshëm! Mercenarë të rekrutuar nga rrugaçët e lagjeve hedhin molotovë appeared first on Albeu.com.

Tension në komisariatin nr.1, deputetët e PD përplasen me policinë

Situatë tensionuese është shënuar në ambientet e Komisariatit nr.1 në Tiranë, ku ndodhen disa protestues të ndaluar gjatë protestës së sotme të opozitës. Deputetet e Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Gazment Bardhi, u përplasën me policinë në ambientet e brendshme të komisariatit, ku janë shoqëruar protestuesit. Brenda ambienteve hynë edhe familjarë të personave që […]

The post Tension në komisariatin nr.1, deputetët e PD përplasen me policinë appeared first on BoldNews.al.

PD: Nuk ka efektivë të plagosur gjatë protestës

TIRANË, 24 janar/ATSH/-Partia Demokratike ka reaguar pas njoftimi të Policisë së Shtetit se gjatë protestës janë plagosur 11 efektivë.

Duke i konsideruar mashtrime dhe të pabaza reagimin e policisë, PD thekson se “sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë”.

“Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’.
Partia Demokratike thekson se, jo vetëm nuk ka policë të plagosur, por ka dhjetëra protestues të lënduar dhe dhjetra të tjerë të arrestuar, shpesh në mënyrë të paligjshme nga patronazhistë të qeverisë, njerëz pa uniformë dhe pa simbolet e policisë”, thuhet në deklaratën për mediet të PD.

PD shton se “çdo tejkalim i ligjit do të merret shënim dhe çdo abuzues do të mbajë përgjegjësi të plota”.

“Partia Demokratike falenderon edhe njëherë të gjithë mbështetësit dhe protestuesit, dhe siguron të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se ata do të marrin çdo ndihmë ligjore dhe mbështetje. Ky është fillimi i fundit për narkoregjimin dhe narkopolicinë. Tërbimi i demonstruar sonte me përdorim gazrash helmuese dhe dhune të shpërpjestuar është dëshmi e kësaj”, përfundon PD njoftimin për shtyp.

The post PD: Nuk ka efektivë të plagosur gjatë protestës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Narko-banditët me uniformë rrëmbejnë qytetarin nga spitali

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se policia ka rrëmbyer një qytetar nga spitali dhe e kanë dërguar në komisariat. “Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër policore ndaj protestuesve paqësor!”– thekson Berisha. Postimi i Berishës: Pasi i ranë të fikët nga gazi dhe shkon me urgjencë në spital, narko-banditë me […]

The post Berisha: Narko-banditët me uniformë rrëmbejnë qytetarin nga spitali appeared first on BoldNews.al.

“Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo s’mund të tolerohet”, Lapaj: Protestat të mos ndalen

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar përpara Kryeministrisë. Në një reagim në rrjete sociale pas protestës së PD, Lapaj shprehet se narko-regjimi që na vjedh është kërcënim për atdheun dhe ata duhen ndalur! Lapaj thekson se nuk mund të mbrohet vjedhja me […]

The post “Edhe hajdut, edhe të dhunojnë kjo s’mund të tolerohet”, Lapaj: Protestat të mos ndalen appeared first on BoldNews.al.

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë. PD deklaron se, sipas informacioneve të tyre të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë. “Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë […]

The post PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital appeared first on BoldNews.al.

Arrestime dhe plagosje/ PD me molotovë kundër Ramës, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme, 24 janar, protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë e cila zgjati për rreth 3 orë mes fjalimeve dhe përplasjeve. Pas fjalimit të Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me bomba molotovë dhe fishekzjarrë godinën e Kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit iu kundërpërgjigjen me sasi të madhe gazi lotsjellës dhe […]

The post Arrestime dhe plagosje/ PD me molotovë kundër Ramës, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me piper appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protesta e arriti qëllimin, të lirohen 25 protestuesit

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia e PD  theksoi se policia “sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera”. Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkoi përleshje me protestuesit.

“Përkundrejt qëndrimit qytetar e guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera.Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe t’i them këtu: mos ndërse policinë kundër protestuesve”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje efektivëve të policisë që mos të bëhen ushtarë e shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj as moral.

“Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari”, tha Berisha.

Berisha kërkoi lirimin e 25 protestuesve, të cilët sipas tij nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë. Të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.

Sipas tij protesta e sotme e arriti qëllimin, ndërsa shtoi se do të njoftojë protestën e radhës dhe variantet e saj.

/m.q/r.e/  /a.g/

The post Berisha: Protesta e arriti qëllimin, të lirohen 25 protestuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Dhjetëra kokteje molotov u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë, gjatë protestës kombëtare të thirrur nga opozita.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhej në podium gjatë kohës që hidheshin koktejet me molotovë, të cilat rrezikuan forcat e rendit që ishin mbledhur kordon, në ruajtje të institucionit.

Gjithashtu protestuesit hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë edhe një mori me fishekzjarrë.

Në përgjigje të lëndëve piroteknike të hedhura nga protestuesit, policia reagoi duke hedhur gaz lotësjellës si dhe ujë me presion përmes një autoboti, për të shpërndarë protestuesit.

Pas këtyre momenteve të tensionuara, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në drejtim të Kuvendit.

Pasi mbërritën para ambienteve të Kuvendit, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, mes tyre edhe deputetë të PD-së si Luciano Boçi, Flamur Noka dhe Besart Xhaferri. Gjatë tensioneve, policia hodhi sërish gaz lotësjellës duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bëri thirrje policisë që mos të prekë qytetarët.

“Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës dhe korrupsionit, por bëhuni besnikë të qytetarëve dhe të ligjit dhe Kushtetutës. Çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. I bëj thirrje të bëjnë kujdes, mos të prekin asnjë qytetarë kjo është një protestë qytetare, është një revoltë qytetare. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik”, tha Noka.

Protesta e thirrur nga opozita përfundoi pas rreth tre orêsh ku pati edhe të shoqëruar nga policia pas akteve të dhunës.

Kjo ishte protesta e dytë kombëtare e PD-së në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po protestojnë për ndërgjegjen kombëtare si shqiptarë pasi “nuk duam që Shqipëria vithiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj”.

“Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se opozita proteston “se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përmbysin këtë qeverisë për të krijuar një qeveri teknike.

“Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre.

“Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Evropë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores”, tha ai në mbyllje të fjalës së tij gjatë protestës.

/m.q/r.e/

The post Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha thirrje policisë: Mos u bëni shërbëtor të kryeministrit! Lironi 25 të arrestuarit

Kreu i PD në një deklaratë në selinë blu ka bërë një thirrke për policinë të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

Sali Berisha: E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.
Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.

❌