SMIAL platforma kombëtare për menaxhimin e arsimit të lartë
TIRANĂ, 5 janar /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bĂ«ri tĂ« ditur se, me vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave, SMIAL â Sistemi i Menaxhimit tĂ« Informacionit nĂ« Arsimin e LartĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« zyrtarisht platforma kombĂ«tare pĂ«r menaxhimin e arsimit tĂ« lartĂ«.
Sipas ministres, sistemi modernizon menaxhimin e arsimit të lartë duke siguruar të dhëna të unifikuara, transparencë dhe siguri të informacionit për studentët dhe universitetet.
SMIAL synon të ofrojë një qasje më të integruar dhe efikase ndaj të dhënave, duke përmirësuar planifikimin, monitorimin dhe raportimin në nivel kombëtar, si dhe duke mundësuar marrjen e vendimeve të bazuara në informacion të saktë dhe të përditësuar.
Ministrja Kumbaro theksoi rëndësinë e këtij sistemi për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe për sigurimin e një administrimi më transparent dhe efektiv të resurseve dhe të dhënave universitare.
The post SMIAL platforma kombëtare për menaxhimin e arsimit të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
