Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare.
Prej disa kohësh ai ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.
Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.
I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha.
Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve të vrullshme politike që ndodhën në Shqipëri si edhe në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes.
E shpejtĂ« ishte edhe ngritja e tij nĂ« detyrĂ«. NĂ« dhjetor 1990 u emĂ«rua sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m i KĂ«shillit tĂ« Ministrave, e njĂ« muaj mĂ« vonĂ« zv.kryeministĂ«r nĂ« qeverinĂ« e Adil Ăarçanit. NĂ« fund tĂ« shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me njĂ« mandat tĂ« pĂ«rcaktuar: pĂ«rgatitjen e tranzicionit tĂ« vendit drejt demokracisĂ« liberale dhe ekonomisĂ« sĂ« tregut.
Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.
Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.
Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.
MĂ« 30 korrik 1993, Nano u arrestua nĂ« zyrĂ«n e Prokurorit,[21] dhe u akuzua pĂ«r âshpĂ«rdorim detyre dhe falsifikim tĂ« dokumenteve zyrtare nĂ« lidhje me ndihmĂ«n italianeâ dhe 9 muaj mĂ« vonĂ« u dĂ«nua me 12 vite burg.
Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin: në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.
Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normaltitet në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.
E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.
U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.
U rikthye edhe njĂ«herĂ« tjetĂ«r kryeministĂ«r nĂ« 31 korrik 2002 deri nĂ« humbjen e zgjedhjeve nĂ« qershor 2005, kur u detyrua tâi linte pushtetin kundĂ«rshtarit tĂ« tij qĂ« e kishte burgosur, Sali Berisha.
Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.
DĂ«shira e tij pĂ«r tâu bĂ«rĂ« kreu i shtetit nuk iu plotĂ«sua as nĂ« vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as nĂ« vitin 2012 kur Berisha megjithĂ«se e afroi, nĂ« fund zgjodhi tĂ« ndjerin Bujar Nishani.
Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.
Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoanën.
I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare ai e shndërroi PS-në nga një parti bolshevike në një formacion të së majtës progresive.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.
The post Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano appeared first on iconstyle.al.