❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci



Akademikut Nexhat Daci do t’i jepet lamtumira e fundit sot (02/02/2026), nĂ« njĂ« ceremoni solemne me nderime shtetĂ«rore, ndĂ«rsa prehja e tij e pĂ«rhershme do tĂ« jetĂ« nĂ« varrezat e Dragodanit.

Familjarët kanë bërë publike detajet e agjendës zyrtare të ceremonisë mortore.

Sipas njoftimit, homazhet për të ndjerin do të zhvillohen në hollin e Kuvendit të Kosovës, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:45.

Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në sallën plenare të Kuvendit do të mbahet akademia përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij akademike dhe publike.

Ceremonia e varrimit është paraparë të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, ndërsa e pamja do të mbahet gjatë ditëve 3, 4 dhe 5 janar.

Kur kanë mbetur 262 kuti - më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vijon me intensitet.

Sipas të dhënave të fundit, janë përfunduar 2,295 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, që përbën rreth 89.75 për qind të procesit të numërimit.

Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, prin Albin Kurti me mbi 312 mijë vota, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme. Pas tij renditet Glauk Konjufca me rreth 242 mijë vota.

Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, me mbi 127 mijë, përkatësisht 126 mijë vota.

Lista e mĂ« tĂ« votuarve tĂ« VV-sĂ« plotĂ«sohet nga Donika GĂ«rvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndryshime të mëdha në renditje. Bedri Hamza vazhdon të jetë kandidati më i votuar, me mbi 140 mijë vota.

Arian Tahiri dhe PĂ«rparim Gruda mbajnĂ« vendet pasuese, ndĂ«rsa pas tyre renditen Uran Ismaili, Sala Jashari dhe Vlora Çitaku.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani dhe Rrahman Rama.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesimin e mban Lumir Abdixhiku me mbi 70 mijë vota.

Hykmete Bajrami pozicionohet e dyta, e ndjekur nga Ukë Rugova. Në vazhdim renditen Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Armend Zemaj, ndërsa listën e dhjetëshes së parë e mbyllin Lutfi Haziri dhe Jehona Lushaku Sadriu.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, deri në përmbylljen e plotë. /Telegrafi/


Sot mot me diell, nuk do të mungojnë as reshjet e shiut herë pas here



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell.

Sipas IHK-së, herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në zona dhe momente të caktuara, reshjet mund të përzihen ose të shndërrohen në borë, si pasojë e mbetjeve të masave ajrore të ftohta që po tërhiqen drejt lindjes së kontinentit.

Reshjet më të përqendruara parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga -9 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius.

Sot nis numërimi i votave nga diaspora



Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre përmes postës.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas tij, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako, prej të cilave 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.

Ndërkohë, nga votimi në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 16,165 qytetarë apo 84.24%. /Telegrafi/

Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025



Statistikat zyrtare pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor 2025 tregojnĂ« se Kosova ka realizuar eksporte tĂ« konsiderueshme, kryesisht drejt vendeve tĂ« rajonit dhe Bashkimit Evropian, ndĂ«rsa industria e pijeve mbetet sektori dominues i eksporteve.

Sipas statistikave që ka siguruar Zëri nga Dogana e Kosovës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet ku Kosova ka eksportuar më shumë.

Top 10 shtetet ku Kosova ka eksportuar më së shumti (sipas sasisë):

  1. ShqipĂ«ri – 38,135,646
  2. Maqedonia e Veriut – 29,299,750
  3. Turqi – 9,773,293
  4. Itali – 6,475,230
  5. Bullgari – 5,647,172
  6. Serbi – 5,596,684
  7. Mali i Zi – 4,620,140
  8. Gjermani – 4,602,711
  9. ZvicĂ«r – 4,270,647
  10. Suedi – 2,063,812

Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tregjet kryesore për produktet kosovare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e eksporteve shkon edhe në BE dhe Turqi.

Top 10 produktet më të eksportuara nga Kosova (sipas sasisë):

Pije freskuese (ujĂ« me shtesa) – 59,454,548

UjĂ« mineral natyral, jo i karbonuar – 18,494,324

BirrĂ« nĂ« shishe – 7,827,529

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve – 6,845,923

PĂ«lhura tekstili (fibra sintetike) – 5,368,161

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve (kategori tjetĂ«r) – 3,531,365

PĂ«lhura tekstili (variant tjetĂ«r) – 3,057,765

Tulla ndĂ«rtuese prej qeramike – 2,940,618

Shishe dhe ambalazh plastik – 2,187,818

VerĂ« e kuqe – 1,233,547

Sipas këtyre statistikave, pijet freskuese, uji mineral dhe birra përbëjnë shtyllën kryesore të eksporteve të Kosovës, ndërsa tekstili, ndërtimtaria dhe ambalazhi industrial zënë një rol të rëndësishëm plotësues.

Të dhënat tregojnë se eksportet e Kosovës janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve rajonale, me një prani të qëndrueshme edhe në vendet e Bashkimit Evropian, duke reflektuar strukturën aktuale të prodhimit dhe industrisë vendore.

Nisma bën koalicion me LDK-në në Malishevë, Ademaj zgjidhet Kryesues i Kuvendit



Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesuesi i ri i këtij organi.

Me shumicë votash të anëtarëve të Kuvendit Komunal, për kryesues u zgjodh Fatmir Ademaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga gjithsej 27 anëtarë, ku Nisma Socialdemokrate ka 13 përfaqësues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjashtë, LDK katër, Lëvizja Vetëvendosje tre dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar.

Pas zgjedhjes, Ademaj falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do ta ushtrojë funksionin e tij me paanshmëri dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Prishtina feston sonte ndërrimin e viteve, aktivitetet nisin nga ora 18:00



Në kryeqytet sonte shënohet ndërrimi i viteve me një program festiv të organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet festive nisin nga ora 18:00 dhe do të zgjasin deri pas mesnatës, duke ofruar muzikë live dhe performanca artistike për qytetarët që do të festojnë Vitin e Ri në shesh.

Qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në numërimin tradicional për ndërrimin e viteve pak para mesnatës, i cili do të shoqërohet me shfaqje fishekzjarresh.

“NĂ«n organizimin e Kryetarit tĂ« Kryeqytetit, PĂ«rparim Rama, kjo mbrĂ«mje vjen si njĂ« festĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t – me muzikĂ«, gĂ«zim dhe energji pozitive pĂ«r ta nisur vitin e ri sĂ« bashku”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s.

Sipas agjendĂ«s sĂ« publikuar, programi pĂ«rfshin nisjen e aktiviteteve me DJ nga ora 18:00, ndĂ«rsa nga ora 23:30 deri nĂ« 00:30 do tĂ« performojnĂ« Jehona Lumi & Band. Pas mesnatĂ«s, nĂ« orĂ«n 00:40, skena do t’i takojĂ« Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestra.

Komuna e Prishtinës u ka uruar mirëseardhje të gjithë qytetarëve dhe ka ftuar ata që të bëhen pjesë e festës së ndërrimit të viteve në kryeqytet.


Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 12 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit fizikĂ« N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B. dhe I.E., si dhe personat juridikĂ« “A&F P.” Sh.p.k, “S.” Sh.p.k dhe “Sh.G” Sh.p.k, dyshohet se kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrat zyrtare, kanĂ« falsifikuar dokumente dhe kanĂ« manipuluar procedurat e prokurimit publik me qĂ«llim tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m pasuror.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit A.M. dhe N.D., në periudhën nga 2 prilli 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit për blerjen e pakove të pajisjeve për fusha lëndore dhe mirëmbajtje, të cilat, sipas Prokurorisë, kanë favorizuar operatorin fitues dhe kanë përjashtuar padrejtësisht operatorë të tjerë ekonomikë. Si pasojë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 1,824,970 euro.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., në periudhën nga 26 tetori 2020 deri më 27 nëntor 2023, duke vepruar si persona zyrtarë pranë MASHTI-t, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1,900 për qind më të larta se çmimet e tregut, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 2,148,282.35 euro.

Në aktakuzë theksohet gjithashtu se, në kundërshtim me kushtet kontraktuale, janë lejuar dorëzime të produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia, në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte paraparë në kontratë. Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, buxheti i shtetit është dëmtuar edhe për 3,626,243.80 euro të tjera.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të vazhdojë ndjekjen penale të këtij rasti në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/


Osmani viziton fëmijët në Hemato-Onkologji, përcjell mesazh shprese në prag të Vitit të Ri



Në ditën e fundit të vitit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, ku janë duke u trajtuar fëmijë me sëmundje të rënda, për të cilët ajo përcolli mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti.

Gjatë kësaj vizite, Osmani u takua nga afër me fëmijët dhe prindërit e tyre, duke vlerësuar forcën dhe përkushtimin që ata po tregojnë në përballje me sfida të mëdha shëndetësore. Ajo theksoi se guximi i fëmijëve dhe dashuria e familjarëve përbëjnë shembull frymëzimi për shoqërinë.

Presidentja vuri në dukje se, ndonëse koha në ambiente të tilla duket se ecën më ngadalë, shpresa mbetet gjithmonë e gjallë dhe e fortë.

“Uroj qĂ« viti qĂ« vjen tĂ« sjellĂ« shĂ«ndet, shĂ«rim, gĂ«zim dhe mrekulli tĂ« vogla e tĂ« mĂ«dha pĂ«r kĂ«ta fĂ«mijĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe pĂ«r familjet e tyre”, deklaroi Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja përshkroi vizitën si një përvojë të veçantë, duke theksuar se repartet e tilla dëshmojnë se shpresa dhe dashuria janë forca të pazëvendësueshme në procesin e shërimit.

Ajo falënderoi gjithashtu stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në kujdesin ndaj fëmijëve. /Telegrafi/


Ambasada amerikane uron Vitin e Ri, liston bashkëpunimet që rriten ekonominë e Kosovës



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar ndërrimin e viteve me një mesazh urimi drejtuar qytetarëve, miqve dhe partnerëve në vend, duke vënë theksin në bashkëpunimin dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve.

Në urimin e saj, Ambasada shprehu shpresën që viti i ardhshëm të sjellë zhvillim, paqe dhe mirëqenie për të gjithë.

“UrojmĂ« qĂ« viti qĂ« vjen tĂ« sjellĂ« paqe, prosperitet dhe progres tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. GĂ«zuar Vitin e Ri nga tĂ« gjithĂ« ne nĂ« AmbasadĂ«n e SHBA-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«â€, thuhet nĂ« mesazhin e publikuar.

Përmes një video-mesazhi të realizuar nga stafi i Ambasadës, u theksua bashkëpunimi i ngushtë i zhvilluar gjatë vitit që po mbyllet, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë. Në këtë kontekst, u përmend edhe roli i kompanive amerikane që kanë investuar në vend.



Shefi i njësitit ekonomik në Ambasadën e SHBA-së, Micah Savidge, tha se këto partneritete kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin e mundësive ekonomike.

“BashkĂ«punimi ynĂ« ka ndihmuar nĂ« ndĂ«rtimin e sektorit privat tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« zgjerimin e mundĂ«sive. KĂ«to partneritete janĂ« njĂ« kujtesĂ« se kur bizneset nĂ« KosovĂ« punojnĂ« me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilĂ«sinĂ« dhe besueshmĂ«rinĂ«â€, u shpreh ai, duke shtuar se mbĂ«shtetja amerikane do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen.

NdĂ«rkohĂ«, drejtori pĂ«r Çështjet NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« NarkotikĂ«ve dhe Zbatimit tĂ« Ligjit, Kevin Miles, vuri nĂ« pah progresin e arritur nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, duke pĂ«rmendur bashkĂ«punimin me institucionet kosovare.

“Ne ndĂ«rmorĂ«m hapa domethĂ«nĂ«s pĂ«r t’i bĂ«rĂ« tĂ« dy kombet tona mĂ« tĂ« sigurta, duke punuar krah pĂ«r krah me institucionet e sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s”, tha Miles, duke pĂ«rmendur operacionet e ekstradimit, sigurinĂ« kibernetike dhe luftimin e krimit tĂ« organizuar si fusha kyçe tĂ« bashkĂ«punimit. /Telegrafi/

Luksemburgu ndan mbi 1 milion euro për ide inovative në Kosovë



LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, vazhdon mbështetjen për bizneset inovative në Kosovë, duke u ofruar kompanive fituese prej 100 mijë deri në 350 mijë euro bashkëfinancim për zgjidhje inovative digjitale dhe të gjelbra.

Pas suksesit të edicionit të parë, LuxDev, ka lansuar edicionin e dytë të LuxAid Demostration Fund (LDF) për mbështetje të zgjedhjeve inovative të bizneseve në Kosovë. Përmes thirrjes së re, LuxAid Demonstration Fund synon të bashkëfinancojë projekte biznesore inovative në dy fusha: inovacionin digjital dhe inovacionin e gjelbër.

Përmes LuxAid Demonstration Fund, mbi 1 milion euro do të vihen në dispozicion dhe bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë bashkëfinancim deri në 350,000 euro për projektet e tyre, me qëllim zgjerimin e aktivitetit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e ndikimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 6 shkurt 2026.

Thirrja do të mbështesë kompanitë, projektet ekzistuese të të cilave fokusohen në fusha si: inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, automatizimi, fintech, e-commerce, siguria kibernetike, ofrimi i shërbimeve ICT të gatshme për eksport, zgjidhje inovative që ndërlidhin tranzicionin digjital dhe tranzicionin e gjelbër me punësimin si dhe zgjidhje HealthTech dhe e-shëndetësisë, me fokus të veçantë në kujdesin kardiovaskular.

Po ashtu, do të mbështeten zgjidhje inovative që tashmë funksionojnë dhe kanë treg, të cilat synojnë kursimin e energjisë dhe kalimin drejt energjisë së pastër, zbatimin e modeleve të ekonomisë qarkore dhe shfrytëzimin e mbetjeve, si dhe ofrimin e zgjidhjeve për përballjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në reduktimin e emetimeve të CO2 dhe në menaxhimin efikas të burimeve të tjera natyrore.

Nga kjo mbështetje mund të përfitojnë kompanitë që janë të regjistruara në Kosovë para 1 nëntorit 2022, punësojnë të paktën pesë persona, kanë qarkullim nën 50 milionë euro dhe ofrojnë një produkt ose shërbim inovativ të testuar në treg, me të ardhura të dëshmuara për së paku një vit nga zgjidhja inovative.

Projektet duhet të kenë kohëzgjatje një deri në dy vite dhe aplikantët duhet të jenë në gjendje të bashkëfinancojnë të paktën 50% të shpenzimeve totale.

Nga të gjitha aplikimet, dhjetë kandidatë që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të përfitojnë mentorim për realizimin e propozimit dhe përgatitjen e prezantimit përpara komisionit përzgjedhës. Prezantimet para komisionit përzgjedhës pritet të mbahen në qershor të vitit 2026, ndërsa vendimi final do të shpallet në korrik 2026, me përzgjedhjen e tre deri në katër projekteve fituese.

Një webinar informues do të mbahet më 14 janar 2026, në ora 10:00, ndërsa dy sesione informuese me prani fizike do të organizohen më 21 dhe 28 janar 2026. /Telegrafi/

KRM “Uniteti” njofton pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« grumbullimit tĂ« mbeturinave gjatĂ« festave tĂ« fundvitit



Me rastin e festĂ«s sĂ« Vitit tĂ« Ri, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” ka njoftuar se shĂ«rbimet e grumbullimit tĂ« mbeturinave nuk do tĂ« kryhen mĂ« 1 dhe 2 janar 2026 nĂ« territorin e KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s dhe asaj tĂ« Skenderajt.

Sipas njoftimit, shërbimet e planifikuara për këto dy ditë do të realizohen javën pasuese, përkatësisht më 8 dhe 9 janar 2026.

Po ashtu, nga KRM “Uniteti” bĂ«het e ditur se gjatĂ« kĂ«saj periudhe shĂ«rbimet do tĂ« kryhen vetĂ«m nĂ« tĂ« ashtuquajturat “unaza” tĂ« dy qyteteve.

Nga kompania u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke falënderuar paraprakisht për respektimin e këtij njoftimi. /Telegrafi/


Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për fushatë mashtruese përmes SMS-ve



Policia e Kosovës ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj qytetarëve pas përhapjes së një fushate mashtruese (phishing) përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si dërguar nga Posta e Kosovës.

Sipas njoftimit, këto mesazhe përmbajnë lidhje mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe të kartelave bankare, me qëllim keqpërdorimin financiar. Policia thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe faqet e përfshira nuk janë domene zyrtare.

Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në lidhjet e dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, dhe të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linkeve.

Mesazhet mashtruese duhet të fshihen menjëherë, ndërsa çdo pagesë e kryer gabimisht duhet të raportohet menjëherë në bankën përkatëse dhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar për të mbrojtur vetveten nga aktivitetet kriminale online. /Telegrafi/


Komuna e GjakovĂ«s nĂ«nshkruan marrĂ«veshje bashkĂ«punimi me KRM “Çabrati” pĂ«r vitin 2026



NĂ« prag tĂ« Vitit tĂ« Ri 2026, Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka nĂ«nshkruar marrĂ«veshjen e radhĂ«s tĂ« bashkĂ«punimit me KompaninĂ« Rajonale tĂ« Mbeturinave “Çabrati”, partner i çmuar nĂ« kujdesin pĂ«r mjedisin dhe qytetin.

“Edhe nĂ« vitin qĂ« po vjen, ekipi i KRM ‘Çabrati’ do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r gjelbĂ«rimin, mbjelljen e fidaneve dhe luleve, si dhe pĂ«r mirĂ«mbajtjen e autorrugĂ«ve,” tha Gjini, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit pĂ«r mirĂ«qenien e qytetit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të kompanisë.

“Shpreh mirĂ«njohjen time pĂ«r punĂ«n e palodhshme dhe pĂ«rkushtimin qĂ« KRM ‘Çabrati’ jep pĂ«r njĂ« GjakovĂ« mĂ« tĂ« pastĂ«r dhe mĂ« tĂ« bukur. Komuna e GjakovĂ«s do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« krah kĂ«saj ndĂ«rmarrjeje, me pĂ«rkushtim tĂ« plotĂ« ndaj mjedisit dhe qytetarĂ«ve tanĂ«", pĂ«rfundon shkrimi i Gjinit. /Telegrafi/


Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit



Punëtorët e administratës publike në Kosovë do të marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, konfirmoi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Telekomin e Kosovës.

Ai theksoi se vendimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, duke përfshirë edhe këtë pagesë, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.

“PĂ«r tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«t e administratĂ«s publike me ligjin e buxhetit pĂ«r vitin 2026-tĂ«, tĂ« cilin e kaluam njĂ«herĂ« nĂ« mbledhjen e QeverisĂ« me 31 tetor sivjet, pra tĂ« cilin tash nĂ« legjislaturĂ«n e 10 kur tĂ« konstitutohet Kuvendi do ta kalojmĂ« nĂ« dy lexime,” tha Kurti.

Ai shtoi se paga e 13-tĂ« nuk do tĂ« ndahet nĂ« fund tĂ« vitit, por nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m: “Kam thĂ«nĂ« qĂ« me kĂ«tĂ« ligj tĂ« buxhetit parashihet paga e 13-tĂ«; kush punon 12 muaj nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore i ka 13 paga, por paga e 13-tĂ« nuk merret nĂ« fund tĂ« vitit, nĂ« dhjetorin e vitit 2026, por nĂ« vitin qĂ« do tĂ« nisĂ« nesĂ«r”.

Kurti bĂ«ri tĂ« ditur gjithashtu se shpĂ«rndarja do tĂ« bĂ«het menjĂ«herĂ« pas formimit tĂ« QeverisĂ« sĂ« re: “Do tĂ« merret nĂ« fillim tĂ« vitit, varĂ«sisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejtĂ« e formojmĂ« QeverinĂ«. Pra nĂ« mbledhjen e parĂ«, pĂ«rveç vendimit pĂ«r ligjin pĂ«r buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin qĂ« pagĂ«n e 13-tĂ« e jep nĂ« fillim tĂ« vitit, do t’i kemi edhe tri tĂ« tjera”.

Duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve pĂ«r lidhjen me fushatĂ«n zgjedhore, Kurti theksoi: “Por, mos ta pĂ«rsĂ«ris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato pĂ«rfunduan tĂ« dielĂ«n". /Telegrafi/

- YouTube youtube.com

Komuna e Podujevës njofton për orarin e punës gjatë festave të Vitit të Ri 2026



Komuna e Podujevës ka njoftuar qytetarët mbi orarin e punës gjatë festave të fundvitit, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunë.

Sipas njoftimit, për nëpunësit e administratës ditët e pushimit zyrtar do të jenë 1 dhe 2 janar 2026.

Përsa i përket bizneseve, më 1 janar 2026 nuk do të punojnë veprimtaritë, përjashtuar:

  • Bizneset e hotelerisĂ« dhe gastronomisĂ«,
  • Internet kafe, videolojĂ«ra dhe aktivitete tĂ« ngjashme,
  • Pompat e derivateve,
  • Furrat e bukĂ«s,
  • Barnatoret sipas kujdestarisĂ« nĂ« zonat I, II dhe III. /Telegrafi/


Hetohet rasti i vdekjes së një personi në Restelicë



Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 dhjetor 2025 rreth orës 14:00, ndërsa viktima është identifikuar si mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim. /Telegrafi/

Numërohen mbi 70 për qind e votave, top pesë kandidatët më të votuar për deputetë



Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 70 për qind e kutive.

KQZ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se edhe sot (31/12/2025) do tĂ« numĂ«rojnĂ« votat deri nĂ« ora 12:00, pĂ«r ta ndĂ«rprerĂ« kĂ«tĂ« proces shkaku i ndĂ«rrimit tĂ« viteve, pĂ«r t’u rikthyer mĂ« 1 janar nga ora 16:00.

Andaj, ky proces pritet që të përfundojë deri ditën e nesërme, për të vazhduar më pas me votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë.

Por, cilët janë kandidatë më të votuar nga secila parti.

Telegrafi ua sjell pesë kandidatët më të votuar nga secila prej partive më të mëdha në vend.

Lëvizja Vetëvendosje:

Partia Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Osmani paralajmëron të tjera njohje për Kosovën në vitin 2026



Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se vendi ka hyrĂ« nĂ« njĂ« “tempo tĂ« re” sa i pĂ«rket sigurimit tĂ« njohjeve tĂ« reja ndĂ«rkombĂ«tare dhe se nĂ« pjesĂ«n e parĂ« tĂ« vitit 2026 priten “lajme tĂ« mira” pĂ«r vendin nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

“Jemi shumĂ« afĂ«r qĂ« tĂ« arrijmĂ« 2/3 e shteteve anĂ«tare tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara”, ka thĂ«nĂ« Osmani.

Presidentja ka refuzuar të përmendë emrat e shteteve mosnjohëse me të cilat Kosova ka kontakte, duke shpjeguar se një publikim i tillë mund të pengohet nga Serbia.

“NĂ« fakt, ne nĂ« kĂ«tĂ« vit kishim katĂ«r njohje, tĂ« cilat janĂ« rezultat i njĂ« pune dhe i njĂ« angazhimi tĂ« vazhdueshĂ«m. Dhe tani Ă«shtĂ« krijuar njĂ« tempo e re, njĂ« tempo e re njohjesh, natyrisht e cila nuk do tĂ« ndalet, ka shumĂ« shtete qĂ« janĂ« afĂ«r marrjes sĂ« vendimit. Por, mos tĂ« harrojmĂ« qĂ« gjithnjĂ« i dĂ«mton interesat e KosovĂ«s, nĂ«qoftĂ«se flasim pĂ«r kĂ«to shtete publikisht. Dhe dua t’ju bĂ«j thirrje edhe njerĂ«zve tĂ« tjerĂ«, qoftĂ« edhe brenda institucioneve dhe jashtĂ« tyre, qĂ« mos t’i bĂ«jnĂ« publike emrat e shteteve qĂ« po punojnĂ«, sepse kjo pastaj po e nxit SerbinĂ« dhe shtetet e tjera qĂ« tĂ« angazhohen, shpeshherĂ« edhe me mjete jashtĂ« diplomacisĂ« dhe me mjete tĂ« ndryshme presioni, pĂ«r tĂ« bllokuar kĂ«tĂ« proces tĂ« pakthyeshĂ«m pĂ«r KosovĂ«n”, shtoi ajo pĂ«r indeksonline.

Bahamas u bë shteti i 121-të që e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Komuna e Shtimes publikon orarin e kujdestarisë së barnatoreve për shërbime gjatë natës



Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Shtimes ka bërë të ditur orarin zyrtar të kujdestarisë së barnatoreve që do të ofrojnë shërbime gjatë natës në qytetin e Shtimes.

Sipas njoftimit, orari i kujdestarisë së natës do të jetë nga ora 20:00 deri në 08:00, ndërsa ky shërbim do të realizohet në bashkëpunim me barnatoret private, me qëllim të garantimit të qasjes së qytetarëve në barna dhe shërbime farmaceutike edhe gjatë orëve të vona të natës.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se ky organizim është ndërmarrë për të përmbushur nevojat shëndetësore të qytetarëve dhe për të siguruar shërbime të vazhdueshme farmaceutike, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.

Drejtoria pĂ«r ShĂ«ndetĂ«si dhe MirĂ«qenie Sociale u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve qĂ«, pĂ«r nevoja urgjente, t’i referohen orarit tĂ« publikuar dhe tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« shĂ«rbimet e barnatoreve kujdestare nĂ« pĂ«rputhje me datat e pĂ«rcaktuara. /Telegrafi/


❌