Rritja respektive e investimeve, AIDA memorandum mirëkuptimi me Spirit Slovenia
TIRANĂ, 5 shkurt /ATSH/ NĂ« Forumin e Biznesit dhe EkonomisĂ« ShqipĂ«riâSlloveni, i mbajtur ditĂ«n e sotme nĂ« TiranĂ«, u nĂ«nshkrua njĂ« Memorandum MirĂ«kuptimi pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit ekonomik mes dy vendeve.
Forumi i Biznesit Shqipëri-Slloveni u organizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me SPIRIT Slovenia, Institute for Strategic Solutions (ISR) dhe ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, me fokus të veçantë në sektorët e ndërtimit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), industrisë ushqimore dhe të pijeve, inovacionit në bujqësi dhe turizmit.
Ky forum është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja mes dy vendeve.
Sipas AIDA-s, Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar mes këtij institucioni dhe Spirit Slovenia ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe rritjes së investimeve në vendet respektive.
Gjatë forumit u mbajtën fjalime dhe prezantime nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, i cili ftoi bizneset sllovene të investojnë në Shqipëri, duke theksuar stabilitetin makroekonomik.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, prezantoi potencialin e investimeve dhe rolin e agjencisë si partner i investitorëve gjatë gjithë procesit, me procedura të digjitalizuara dhe mbështetje institucionale të vazhdueshme.
Ambasadori i SllovenisĂ« Jakob Ć tunf dhe Tine KraÄun, CEO i Institute for Strategic Solutions, theksuan rĂ«ndĂ«sinĂ« e momentit pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet ekonomike dypalĂ«she.
Ndërsa, Nataƥa Kos, përfaqësuese e SPIRIT Slovenia, gjatë fjalës së saj vendosi një fokus të veçantë te ekonomia sllovene, eksportet dhe inovacioni.
Forumi pĂ«rfshiu dy panele diskutimi, âMĂ« tĂ« FortĂ« sĂ« Bashkuâ dhe âKur Tregjet Bashkohenâ, shndĂ«rrim i sfidave globale nĂ« mundĂ«si zhvillimi, me fokus te financat, sigurimet, logjistika, inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale.
Forumi theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit ekonomik ShqipĂ«riâSlloveni dhe mundĂ«sitĂ« pĂ«r zgjerim dhe investime afatgjata.
Në event morën pjesë përfaqësues institucionalë, liderë biznesi dhe investitorë nga Shqipëria dhe Sllovenia.
/e.i/j.p/
The post Rritja respektive e investimeve, AIDA memorandum mirëkuptimi me Spirit Slovenia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.